Close
Faqja 3 prej 57 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 561
  1. #21
    Gjashte Fuqite e Medhaja te Botes zgjedhin rrugen diplomatike me Iranin

    Kina, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes rane dakort me nje pakete stimuluese per Iranin, perfshi ketu dhe lejen per ky i fundit te vazhdoje me programin berthamor CIVIL.

    Viene, Austri: Gjashte fuqite e botes qe u mblodhen per te diskutuar mbi programin berthamor te Iranit, rane dakort diten e enjte qe ti ofronin Teheranit nje pakete stimuluese per ta bindur qe te nderpresi pasurimin e uraniumit, u shpreh Sekretarja e Jashteme Britanike Margaret Beckett.
    "Kam nderin te deklaroj se ne rame dakort ne nje sere propozimesh," u shpreh ajo. "Besojme se i ofruam Iranit nje mundesi per te arritur nje marrveshje te bazuar ne bashkepunim."
    "Nese Irani do zgjedhi rrugen e mohimit te dialogut dhe marrveshjeve, atehere do ndiqen masa te tjera," shprehet Beckett mbas takimit qe u zhvillua midis ministrave te jashtem te Frances, Britanise, Gjermanise, Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Rusise dhe Kines. Ajo tha se aksioni i Keshillit te Sigurise se Kombeve te Bashkuara ndaj Iranit do nderpritet nese Teherani bie dakort qe te pushoje pasurimin e metejshem te uraniumit...
    Per me shume lexoni linkun ne origjinal: Six World powers agree to Diplomacy in IRAN

    Ky propozim erdhi fill mbas takimit qe Condoleezza Rice kreu me ministrat e jashtem te Britainise, Kines, Frances, Gjermanise dhe Rusia. Normalisht qe Amerika smund te rrinte menjeane ne nje situate te tille. Perkundrazi eventualisht ajo fiton kredo diplomatike ne kete rast dhe ne te njejten kohe perdor Kombet e Bashkuara si per te imponuar sanksione ndaj Iranit ashtu dhe per te leshuar rezoluta kercenuese "per konseguenca serioze".

    Por Amerika tashme do jete me e prirur per justifikuar agresionin (ka mundesi ajror) ndaj Iranit dhe te mos presi nje sulm te ketij te fundit ndaj Izraelit. KJo gje mund te jete nje vazhdimesi e politikes Amerikane dhe mbas nderrimit te administrates aktuale.
    Nga ana tjeter Irani mund te llomotiti gjithe retorike se do shkaterroje Izraelin por e ka shume mire te qarte qe po guxoje ta beje nje gje te tille, fshihet nga faqja e dheut.
    Nese nuk do mund te shmanget respektimi i kesaj oferte nga ana e diplomacise perendimore atehere Amerika do kerkoje forma te tjera per te justifikuar agresionin ndaj Iranit dhe skemi pse te cuditemi fare nese shikojme ndonje tjeter 9-11 qe kete rradhe mund te jete akoma dhe me shume katastrofik per qytetaret amerikane.
    Irani nuk humb asgje nga ky propozim, perkundrazi.

  2. #22
    Irani kercenon me mbyllje te "rrubinetave" te naftes

    Mbas paketes stimuluese qe Perendimi i ofroi Iranit, vjen dhe pergjigja e ketij te fundit me kercenimin e hapur se do bllokoje transportin e naftes per ne vendet e botes.
    Lideri suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei
    ka kercenuar me nje nderprerje te eksportimit te naftes krudo nese vendi i tij behet objekt sanksionesh nga ana e perendimit. Ne fjalimin e tij Ayatollah Ali Khamenei la te kuptoj se do mbyllte Ngushticen e Hormuzit nepermjet te ciles kalon pkese me e madhe e rezerva te naftes qe furnizojne boten. Kercenimi i fundit beri qe cmimi i naftes brenda dy diteve te fundit te rritej akoma dhe me shume.
    Tensioni midis Iranit dhe Perendimit mbi programin berthamor te Teherani ka cuar cmimet e naftes ne nje rritje deri ne 20 % qe nga fillimi i vitit 2006.

    Ndersa Irani vazhdon te ngule kembe ne pasurimin e uraniumit me qellimin e vetem per te prodhuar energji berthamore (sic deklarohet), Perendimi i druhet faktit qe Teherani mund te perpiqet te prodhoje dhe arme berthamore.
    Nga ana tjeter Amerika duket e pranoi per nje zgjidhje paqesore te situates por komenti i fundit i Khameneit duket se tregon qarte qe Irani vazhdon te kete frike nga nje sulm ushtarak i Amerikes.
    Lajmi ne origjinal eshte ketu: Iran vows to close key oil passage

  3. #23
    USA i ofron Iranit teknologji nukleare - Ky eshte limiti

    Iranit i behet oferta me e mire dhe e fundit. Ai do marri teknologji berthamore por si shkembim duhet te nderpresi menjehere pasurimin e uraniumit.
    Lajmi i fundit konsiderohet nga diplomacia boterore si nje koncesion i madh qe Amerika i ben Iranit duke ja bashkangjitur kete oferte paktes stimuluese qe ju ofrua vendit te Lindjes se Mesme para disa ditesh nga 6 fuqite me te medha te botes.
    Mbas kaq vitesh refuzimi nga ana e Iranit te ofertave te ndryshme nga vende te ndryshme, kjo eshte oferta me e madhe dhe e fundit qe i behet Teheranit.
    Te pesta vendet qe mbajne veton ne Kombet e Bashkuara si dhe Gjermania kane ideuar kete oferte per Iranin qe perfshin dhenien e teknologjise berthamore ne shkembim te nderprerjes se menjehereshme te pasurimit te uraniumit.

    Pra 6 vendet ku perfshihet Rusia dhe Kina, kane rene dakort qe nese Irani refuzon kete oferte kaq bujare, atehere kunderpergjigja e Perendimit do jete e natyres se raprezaljeve nepermjet sanksioneve, perfshi ketu edhe sulme te mundeshme ushtarake. Rusia dhe Kina qe kane qene gjithmone per nje zgjidhje paqesore te konfliktit nepermjet dialogut diplomatik, tashme i bashkohen Perendimit ne idene per masa te ashpra ndaj Iranit nese refuzon oferten e fundit.
    Lajmi origjinal ndodhet ketu: USA offers Iran nuclear tech - The line has been drawn


    Oferta qe mesa duket eshte propozuar nga qeveria Amerikane eshte nje levizje shume e mencur e kesaj te fundit dhe qe si le me shteg as nje refuzimi llogjik nga ana e Iranit dhe as kundershtimit per sulme ajrore nga Ruset dhe Kinezet.
    Ditet e fundit kam lexuar qe USA ka mbi 3 aeroplanmbajtese ne zone, shume me teper sesa i duhen per te mbeshtetur sulmet ajrore ne Iraq dhe Afganistan. Eshte thjesht demonstrim force? Ate vendoseni vete...

    Shpresoj qe Irani ta pranoje kete oferte qe i behet dhe nese me te vertete interesi i Teheranit ka qene vetem ne prodhimin e energjise berthamore, atehere kjo oferte qe i behet perputhet me ambicien e Iranit dhe shmang nje konflikt te mundshem. Por nese Irani e refuzon (gje qe kam shume frike se do e beje) atehere smbetet me asnje dyshim sesi do shkojne gjerat. Po ashtu mendimi im eshte qe Kombet e Bashkuara e ka te qarte mire sesa do funksionoje kjo oferte por ne kete menyre lajne duart dhe gojen duke dale te paster diplomatikisht perpara botes. Pra nese Irani refuzon me siguri do i jepet ndonje afat i shkurter per te permbushur kerkesat dhe menjehere mbas kesaj do fillojne sanksionet. Nga ana tjeter Irani do perpiqet te beje ndonje budallallik duke bllokuar daljen e naftes nga Gjiri dhe ky do jete dhe momenti i sulmit ndaj ketij vendi.
    Sma ha mendja se bota do perpiqet te pushtoje Iranin. Do jete thjesht nje sulm per te shkaterruar forcat e tij ushtarake si dhe infrastrukturen e lidhur me aparatin ushtarak.

  4. #24
    Lajmi eshte zyrtarizuar edhe nga Fox News por cuditerisht kur klikon ne link hapet faqja me lajmin dhe pa kaluar disa sekonda faqja rifreskohet automatikisht duke e nxjerre lidhjen te pavlefshme dhe duke e quajtur te gabuar.
    Une arrita ti beja nje screenshoot sa per te konfirmuar vertetesine e lajmit.
    Link mund te kontrollohet dhe do paraqesi te njejtin problem qe sapo shpjegova.

    http://www.foxnews.com/story/0,2933,198316,00.html

    Me poshte eshte fotoja e faqes qe nuk eshte e qendrueshme.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #25
    Iranit i jepet afati i fundit per tju pergjigjur ofertave te bera


    Irani ka me pak se tre j ave per tu pergjigjur ne lidhje me paketen e ofertave te ofruara nga fuqite e medha ne shkembim te nderprerjes se pasurimit te uraniumit, thane diplomatet Europiane dhe zyrtare te administrates se Bushit.

    Shtetet e Bashkuara dhe Europa kane caktuar daten 29 Qershor si afatin e fundit, dite kur ministrat e jashtem te G* do takohen ne Moske. Caktimi i afatit nuk ishte pjese e paktes se ofertave por shefi i Politikes se Jashte per Bashkimin Europian, Javier Solana i njoftoi qeverise iraniane propozimin e bere, shprehen diplomatet.
    Caktimi i nje afati perfundimtar reflekton shqetesimin e Shteteve te Bashkuara, Britanise se Madhe dhe Frances ne faktin qe Irani eshte duke vazhduar pasurimin e uraniumit dhe zhvillimin e aftesive te tij berthamore pa e marre parasysh oferten e bere. Ne e dime, thone diplomatet europian qe koha nuk punon per ne prandaj nuk mund te presim me shume.
    Ky eshte link ne origjinal: Iran Gets Deadline to Respond to Deal on Ending Enrichment

  6. #26
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    irani nuk mund te sulmoje ameriken, biles mund te jete cmenduri per pasojat nese sulmon izraelin. por rreziku per te pasur nje iran me aftesi nukleare eshte nje rrezik me i madh per ameriken ne rajon.

    kush eshte sot polici ne lindjen e mesme?

    Ne e dime, thone diplomatet europian qe koha nuk punon per ne
    biri mbretit shah tha se amerika duhet te veproje shpejt.

    dhjetra agjente "zogiste" iraniano-amerikane jane tashme ne iran. kam frike dicka po kurdiset nga brenda.

  7. #27
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Darius! Teorite se Rusia e Kina do mbeshtesin nje banditizem te rradhes ne Iran eshte thjesht nje automasturbim propagandistiko-psikologjik i qarqeve qe po pergatisin luften!
    Sot deshtoi (per momentin) provokimi skandaloz i USA ne Krime ku qelbesirat janki u larguan me autobuze (me perdet ulur) per ne shtepi!
    A ta pret mendja se gjendet ndonje i shitur ne Moske qe ne momentin kur amerikanet po u futin NATO-n ne dhome te gjumit do lejojne renjen e nje shteti shume te rendesishem ne Jug te vendit ne duart e banditeve janki?
    Pardje Lavrovi deklaroi ne menyre kategorike para Dumes se "Rusia do mbeshtese sanksione kunder Iranit vetem nese ai shkel Traktatin e Mosperhapjes se WMD"!
    Presidenti i Iranit pritet qe 4-5 ditet e ardheshme te beje nje vizite ne Kine ku do kete bisede koke me koke me Presidentin Hu!
    USA e ka kollaj te pellase me histerizem per sanksione ekonomike ndaj Iranit sepse nuk ka gati asnje lidhje ekonomike me te, te shohim protektoratet janki ne Europe (Gjermani e France) se si do perdridhen para humbjes se disa dhjetra miljarda dollaresh (Kina e Rusia jane gati te zene vendet e ketyre dy palacove te shitur)!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Ish kancelari gjerman Gerhard Shreder nė njė seminar ekonomik nė Damask theksoi se e drejta e Iranit pėr tė poseduar energji paqėsore bėrthamore ėshtė e padiskutueshme dhe shtoi se kėrcėnimi pėr pėrdorimin e forcės apo sanksioneve ėshtė njė rrugė e gabuar qė nuk i inkurajon Iranin pėr bisedime.Shreder duke kritikuar doktrinėn e luftės mes civilizimeve e cilėsoi atė si inkurajuese e dhunės mes vendeve dhe shtoi se duhen inkurajuar vlerat e pėrbashkėta mes kulturave dhe civilizimeve sepse paqja dhe drejtėsia do ti afroj edhe mė shumė njerzit.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    amerika nuk ka frige se po e sulmon Irani ,ka frige se po i zhduket Izraeli nga harta e botes........

    -----------------------------------------------------------------------------------

    Zėdhėnsi i ministrisė sė punėve tė jashtme tė RII theksoi se nuk ėshtė pėrcaktuar ndonjė afat pėr pėrgjigjen e Iranit ndaj propozimeve tė ofruara nga BE.Zoti Hamid Reya Asefi zėdhėnsi i ministrisė sė jashtme tė Iranit nė njė konferencė shtypi me gazetarė duke theksuar se Irani nė programin e tij bėrthamor nuk dėshiron zgjatjen e kėsaj cėshtjeje dhe fitimin e kohės dhe shtoi se Teherani synon shqyrtimin e saktė tė propozimeve evropiane nė mėnzrė qė ky projekt tė arrij nė njė rezultat konkret.Nė vazhdim zoti Asefi deklaroi se RII nuk do tė heqė dorė nga e drejta e saj legjitime dhe do tė veproj nė bazė tė pėrgjeqsive dhe obligimeve qė i takojnė dhe nė lidhje me kėtė iniciativa ėshtė nė dorėn e Iranit.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  10. #30
    Irani akuzohet se ka fshehur vendndodhje sekrete te armeve berthamore

    Fakte e reja qe kane dale tregojne se Irani eshte duke punuar ne sekret te plote ne nje projekt ushtarak per te prodhuar arme nukleare dhe qe nuk i eshte deklaruar inspektoreve te Kombeve te Bashkuara qe jane pergjegjes per monitorimin e programit berthamor te Iranit.

    Ekspertet berthamore qe punojne per Agjencine Nderkombetare te Energjise Berthamore ne Viene po ushtrojne presion ndaj iranianeve qe te tregojne rrjetin e laboratoreve kerkimor qe ndodhen ne nje baze sekrete ushtarake jashte kryeqytetit Teheran.

    Projekti quhet me emrin e koduar Zirzamin 27 dhe qellimi i tij eshte te aftesoje Iranin ne pasurimin e uraniumit sipas standarteve ushtarake. Zirzamin do te thote "bodrum" ne dialektin Farsi, gje qe tregon se laboratoret jane nendhe dhe 27 eshte numer qe i referohet revolucionit 27 vjecar iranian.

    Dyshimet per programin sekret ushtarak mbi kerkimet berthamore qe po ben Irani u krijuan qe ne vitin 2003 kur inspektoret e OKB zbuluan pjeseza te uraniumit te pasuruar ne nje kompleks kerkimor ne Lavizanm nje baze ushtarake ne periferi te Teheranit.
    Kerkesave te inspektoreve per nje shpjegim me te detajuar mbi projektin Lavizan, qeveria iraniane ka refuzuar dhe injoruar vazhdimisht ti pergjigjet. Por informacionet e fundit te inteligjences tregojne se projekti kerkimor i Lavizan eshte transferuar ne bazen sekrete ushtarake ne periferi te Teheranit.

    Per me shume lexoni link origjinal nga Telegraph.co.uk:
    Iran accused of hiding secret nuclear weapons site

    Kjo akuza qe i behet Iranit tani sikur bie ca ere. Harrohet Demona qe Izraeli zhvilloi prej dekadash te tera dhe permenden gjera qe diheshin qe ne 2003. Mua me duket si skenari i njejte me Irakun. Mesa duket kjo qenka vendosur ne takimin e para dy diteve te Bilderberg ne Ottawa, Kanada ( Alex Jones u ndalua ne kufi nga emigracioni kanadez dhe u mbajt aty me ore te tera qe mos lejohej ti afrohej hotelit ku zhvillohej takimi), ose me sakte Bilderberg e paska dhene verdiktin dhe mesa shikoj une Irani i paska ditet e numeruara.

    Fillon countdown: 100...,99...,98...,97...

Faqja 3 prej 57 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Situata nė Irak
    Nga Lioness nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 505
    Postimi i Fundit: 13-09-2013, 10:59
  2. Situata epidemiologjike nė Kosovė konsiderohet e qetė
    Nga argjenddre nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 00:56
  3. Situata nė Kondovė, Maqedoni
    Nga Prespar_ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-10-2007, 01:51
  4. BALLKAN, CIA: Situata nė Ballkan vazhdon tė keqėsohet
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •