Close
Faqja 3 prej 30 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 297
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Nuk eshte var, eshte piramide kufiri e si e tille behet.

    E sic kane thene duan te ndertojne memoriale gjigande ne Sarande, Gjirokaster, Permet Korce, sipas vijave te pushtimit grek, e qe te shenojne Vorio Epirin.

    Sic e tha dhe dikure Papulasi 'qe ata jane ne tokat e tyre'?!

    Italianet u interesuan me pare se greket, po qe fjala per te renet,e per te nderuar e respektuar ata, e u interesuan, e hodhen para e cuan misione, e i mblodhen kudo e i cuan ne vendin e tyre te preheshin rehat, e as i perdoren e shperdoren politikisht.
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  2. #22
    Citim Postuar më parë nga Iliriani
    Nuk eshte var, eshte piramide kufiri e si e tille behet.

    E sic kane thene duan te ndertojne memoriale gjigande ne Sarande, Gjirokaster, Permet Korce, sipas vijave te pushtimit grek, e qe te shenojne Vorio Epirin.

    Sic e tha dhe dikure Papulasi 'qe ata jane ne tokat e tyre'?!

    Italianet u interesuan me pare se greket, po qe fjala per te renet,e per te nderuar e respektuar ata, e u interesuan, e hodhen para e cuan misione, e i mblodhen kudo e i cuan ne vendin e tyre te preheshin rehat, e as i perdoren e shperdoren politikisht.
    Bukur e the!

  3. #23
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    Me falni per nderhyrjen por diplomacia e Greqise me diplomacine e Bizantit jane si nata me diten!
    Kryeplak krahasimi me bizantin nuk ka te beje me aftesite qe kishin ata ne ate kohe per tja dale gjerave ne krye. Po ka te beje me mentalitetin grek qe ka mbetur i para 700 vjeteve...

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    po Greqia tek dera e shtepise pse nuk i merr ushtaret e vet e i varros ne vend te vet... po rrin e gerricet me ne...?
    Te njejten gje mund te thote edhe ai greku ne mes te Athines. Perse duhet te mbajme ne ne mesin tone 600 000 shqiptare qe punojne/jetojne/mesojne ne Greqi, kur keta nuk na mbajne 100 varre ushtaresh te vdekur ne token e tyre?!

    Problemi i varreve te ushtareve greke ne toke shqiptare nuk do te ekzistonte, nese Italia fashiste nuk do te kish pushtuar Shqiperine dhe nuk do te kish goditur Greqine gjoja "per clirimin e Camerise". Ishte nderhyrja e pushtuesit italian, ashtu sic ishte edhe nderhyrja e Turqise per 500 vjet, qe prishi bashkejetesen midis dy popujve me te lashte te Ballkanit.

    Po ceshtje e varrezes se ushtareve greke te vrare gjate luftes Italo-Greke nuk doli sot si problem. Pse cakton vizite Ministri i Mbrojtjes se Greqise kur e di qe kjo ceshtje nuk eshte zgjidhur ende? Apo per ta anulluar me pas dhe per ta pedorur si presion ndaj Tiranes zyrtare apo per ti treguar dhembet shqiptareve qe u varkan nga Greqia?
    Ministri grek i mbrojtjes ka maredhenie te shkelqyera me ministrin shqiptar te mbrojtjes ashtu si kryeministri shqiptar ka maredhenie te shkelqyera me ate grek. Ata qe mundohen qe te bejne "lajm" ate qe nuk eshte lajm, eshte Gazeta Shqiptare ne Tirane, gazeta e propagandes se matane Adriatikut ne Shqiperi, qe nuk i sheh me sy te mire frymen e re te mirekuptimit e bashkepunimit ballkanik midis Shqiperise dhe Greqise. Nese Shqiperia ka maredhenie te mira me fqinjet e saj, ajo nuk ka me nje nevoje jetike per mbeshtetjen e njeanshme italiane.

    Rikthimi ne krye te qeverise italiane te mikut te Zan Caushit, vetem sa ka per ti dhene nje hov te ri maredhenieve shqiptaro-greke dhe ka per te nxjerre ne plan te pare rendesine kombetare (jo thjeshte diplomatike) qe ka mbajtje e maredhenieve te fqinjesise se mire me te gjithe fqinjet ballkanike, jo vetem Greqine.

    Te gjitha shtetet ballkanike e kane kaluar tashme epoken e tranzicionit ne mendim, dhe 2 dekada kane mjaftuar per te kuptuar perplasjen e te gjithe interesave te paleve ne rajon e me gjere. Dhe ne ka nje mesim qe te gjithe ballkanasit kane nxjerre apo duhet te nxjerrin, perfshi ketu shqiptaret, eshte se nuk ka "integrim evropian", pa nje "integrim ballkanik", nuk ka nje mirekuptim kontinental pa krijuar nje mirekuptim ballkanik, dhe mirekuptimi lind vetem atehere kur problemet qe ngelen pezull zgjidhen ne frymen e bashkepunimit dhe respektit dypalesh.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-05-2006 më 13:44

  5. #25
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    Me falni per nderhyrjen por diplomacia e Greqise me diplomacine e Bizantit jane si nata me diten! Diplomacia -dhe intrigat sigurisht- e beri Bizantin perandorine me jetegjate te historise boterore mesjetare... kurse diplomacia greke vetem me shtete si Maqedonia dhe Shqiperia duket se po nxjerr suksese.

    Nejse, nderhyrjen e bera per hir te se vertetes historike se kam vene re qe permendet termi "bizant" me vend e pa vend (mbase dhe qillimisht)!
    'Er krieplak, nuk behet fjale ketu as per diplomaci greke, as per diplomaci bizantine. Behet fjale per mentalitetin mesjetar bizantin qe i karakterizon greqerit e sotem dhe politikanet e tyre. 'Bizantin' mund te nenkuptoje edhe nje 'fanatik orthodoks', ashtu sikurse 'bizantizem' mund te nenkuptoje 'fanatizem orthodoks'.

    Sic mund ta kesh mesuar nga historia, Perandoria Lindore Romake, pra ajo Bizantine, ka qene nje perandori e krishtere orthodokse. Kete perandori, udheheqesit politik dhe fetar te kesaj perandorie, si dhe banoret e saj, i ka karakterizuar nje fanatizem i theksuar orthodoks, fantizem ky qe ka qene shkaktari i perndjekjeve, persekutimeve, shkaterrimeve, vrasjeve, dhunimeve te te gjithe atyre qe dyshoheshin apo qe nuk shkonin konform ideologjise bizantine, te asaj ideologjie qe cilesohej si 'besim i drejte'. Me nje fjale bizantinet kane qene te kompleksuar fetarisht.

    Kete fanatizem te bizantineve e kane trasheguar greqerit e sotem, por jo vetem ata. Edhe popujt e tjere orthodoks te Ballkanit, perfshire ketu edhe nje pjese te orthodokseve shqiptare, kush me shume e kush me pak, kane trasheguar nga bizantinet kete kompleks te fanatizmit fetar.

    Greqerit e sotem, ashtu sikurse bizantinet e mesjetes, cdo gje e shohin ne prizmin e orthodoksise, dhe kjo nenkupton qe edhe mardheniet dhe raportet e tyre me shqiptaret dhe Shqiperine shihen dhe udhehiqen nga ky prizem i ngushte i orthodoksise. Rezultat i ketij te pari te gjerave nga nje kendveshtrim i ngushte orthodoks eshte fanatizmi fetar qe i karakterizon greqerit. Rezultat i fanatizmit fetar te greqerve eshte qendrimi armiqesor i tyre ndaj shqiptareve dhe Shqiperise.

    Termi 'bizantin' pra nuk nenkupton vetem diplomaci 'bizantine', por edhe fantizem te tepruar orthodoks. Ne kuptimin e dyte te fjales, dhe ne kete kontekst, e ka perdorur Darius fjalen 'bizantin'. Po ne te njejtin kuptim e perdorim edhe ne te tjeret. Une per shembull, shpesh here e perdor fjalen 'albanofone bizantine' per t'ju referuar atyre shtetasve shqiptare qe flasin shqip, por qe e identifikojne veten e tyre me Greqine dhe Bizantin, ngaqe ne shpirt keta albanofone ndihen bizantine (grek).

    Ne rast se ti krieplak mendon qe fjala 'bizantin' duhet te perdoret vetem me kuptim 'diplomaci bizantine', atehere ky eshte problem yt, jo i joni.

    PS: Diplomacia greke, te cilen ti refuzon ta barazosh me ate bizantine, ndoshta nuk eshte teresisht e njejte me te, po ama i afrohet goxha asaj. Fundja, po nuk pate parasysh diplomacine 'bizantine' te greqerve 'modern', nuk mund te kuptosh dhe te spjegosh krijimin e shtetit grek nga hici, me 1829. Po nuk pate parasysh diplomacine 'bizantine' te greqerve, nuk mund te kuptosh dhe te spjegosh zgjerimin e shtetit grek, nga nje vend xhuxh me vetem 32,000km2, ne nje shtet me mbi 131,000km2, per nje kohe ralativisht te shkurter (me pak se 100 vjet). Po nuk pate parasysh diplomacine 'bizantine' greke, nuk mund te kuptosh dhe spjegosh mbeshtetjen dhe simpatine qe gezonin greqerit ne Europe, ne fushatat e tyre te spastrimeve etnike. E gjitha kjo qe u tha me siper, 'er krieplak, do te ishte e pamundur pa diplomacine 'bizantine' greke.

    Rep. e Shqiperise po e mbush qindvjecarin e krijimit te saj, dhe vazhdon te mbetet ne ato 28,000 km2 qe po ja zene frymen ....'er krieplak
    .....

  6. #26

    Gjella me kripe e kripa me karar,

    Albo,

    Me behet disi qejfi qe je liberal ne mendimin tend dhe deri diku jam dakord me ty se ne Ballkan duhet te kemi me shume mirekuptim me njeri-tjetrin.

    Por nga ana tjeter mos flit per "marredhenje te shkelqyera" mes politikaneve e popujve.
    Pse u anulluan dy here vizitat greke? Kjo eshte nje shpulle diplomatike. Po puna e shkolles pa leje dhe varri (piramide kufiri) po pa leje? Keto te fundit nuk jane shpulla por grushta. Prandaj nqs do te vazhdojme me keto politika Gandhiste do te bejme greqishten gjuhe zyrtare ne Tirane per tu integruar me shpejt ne Evrope.
    Shtese: Se harrova fare, po politiken ekonomike qe ka Greqia ndaj Shqiperise e merr parasysh?

    Trendafili ngjall dashurine per natyren... gjembat respektin per te.

    Nuk e mbaj mend se kush e ka thene por sic mund ta kuptosh, edhe gjembat nuk jane kot!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kinezi : 16-05-2006 më 14:00

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ishte nderhyrja e pushtuesit italian, ashtu sic ishte edhe nderhyrja e Turqise per 500 vjet, qe prishi bashkejetesen midis dy popujve me te lashte te Ballkanit.
    Dmth Italia na paska prishe bashkjetesen tone me greket thua ti?!

    Pa u fute shum thelle ne histori:

    Mos vall ishte faji i Italise qe 20 vjet para pushtimit greku e shprazi Camerine?

    Mos ishte faji i Italise qe ne vitet 1913-1914 e dogji komplet Jugun e Shqiperise e vrau me mijra civila shqiptare... neper fshatrat shqiptare Tepelene-Permet-Korce?

    Mos ishte faji i italianeve qe Italia grabiti tokat shqiptare Turqise dhe nuk u lejoi shqiptareve identitetin kombtar, shkollimin etj?

    Shqiptaret e greket kane pase konflikte prej qindra vjetsh... e me fajesu Italine per krimet e Greqise ndaj shqiptareve nuk m'duket e ndershme as e logjikshme...


    Italianet nuk kane ba kurr masakra ndaj shqiptareve as ne L2B as ne L1B, dhe megjithse pushtues na kane njofte flamurin, shkollat shqipe, administraten. SHTETIN me qeveri e parlament, polici, xhandarmeni etj, si dhe Shqipnine etnike...

    Edhe trajtimi i shqiptareve ne Itali asht si nata me diten me ate ne Greqi...

    shumica e shqiptareve kane soxhorno te perhershme kurse ne Greqi tallen e i sorollatin perdite tash 15 vjet...


    Ministri grek i mbrojtjes ka maredhenie te shkelqyera me ministrin shqiptar te mbrojtjes ashtu si kryeministri shqiptar ka maredhenie te shkelqyera me ate grek.
    Inshallah! ... deri tash vetem po japim... e me marre kurgja... as pronat e grekeve-came nuk po ja njofin...


    Rikthimi ne krye te qeverise italiane te mikut te Zan Caushit, vetem sa ka per ti dhene nje hov te ri maredhenieve shqiptaro-greke ...
    Miqt e Zan Caushit jane ata qe e liruan prej burgut te perjetshem ne Greqi... e na e nisen me mision ne Shqipni....
    Italia nuk pat kurrfar interesi per rremujat ne Shqipni.... sepse si pasoje u detyru me prite dhjetra mija emigranta te rinj...

    Dhe ne ka nje mesim qe te gjithe ballkanasit kane nxjerre apo duhet te nxjerrin, perfshi ketu shqiptaret, eshte se nuk ka "integrim evropian", pa nje "integrim ballkanik", nuk ka nje mirekuptim kontinental pa krijuar nje mirekuptim ballkanik, dhe mirekuptimi lind vetem atehere kur problemet qe ngelen pezull zgjidhen ne frymen e bashkepunimit dhe respektit dypalesh.
    Albo
    Integrim europian ka tash 60 vjet pa pase nevojen e integrimit ballkanik.
    Jane vendet e Ballkanit qe kane nevoje per BE. Greqia ma e para ka perfitu prej Europes pa pase nevojen e "integrimit" ballkanik deri me 1990.

    Respekt dypalesh ka kur ka barazi.... se me lepe-peqe nuk te respekton kush por te poshtenon si Greqia sot me punen e varrezave apo protestave te 100 cameve...

    Na duhet me u lidhe me shtetet e forta te perendimit si Italia, Gjermania dhe jo me lypesat e BE, te cilet subvencionohen pervit me qindra milione euro prej shteteve te pasuna.
    Natyrisht qe si fqinj duhet me zhvillu marrdhanie normale por per vete historine dhe konkurrencen lokale nuk mund te shpresojme qe do te na hapin rrugen ne per te shku ne BE.
    Rrugen e dime edhe na vete se ne Europe jetojme e jo ne Azi.

  8. #28
    Labeati ke bere komentin me me vend. Skam ca ti shtoj dhe ca ti heq pervec asaj qe integrimi ballkanik nuk nenkupton nenshtrim apo pozita vasaliteti. Kujtohuni heret e fundit, sidomos ato kur Greqia ka patur presidencen e rradhes ne BE, sa probleme kane nxjerre duke filluar me Himaren dhe zgjedhjet e deri me te drejtat e minoritetit te tyre qe po na del shumice vendosese ne kete vend. Une nuk e di ne te ardhmen por tani per tani psikoza e mosbesimit dhe antipatia qe ekziston ndaj Greqise dhe politikaneve greke eshte mese e justifikuar. Kane bere ceshte e mundur qe ta meritojne !

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    At Nikolla Marku: Pushtuesit Grekë s'duhet të nderohen në Shqipëri

    At Nikolla Marku: Pushtuesit Grekë s'duhet të nderohen në Shqipëri

    Kohët e fundit janë shtuar përpjekje të tjera të filialit grek të Tiranës që pretendon prej vitesh se është Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, në drejtim të derdhjes së pafundme të lavdisë ndaj ushtrisë pushtuese greke dhe eshtrave që ajo la në vitin 1940 në jugon e Shqipërisë. Pikërisht nga 14 nëntori 1940 e deri në prill 1941 ushtria greke pushtoi tokën shqiptare me dëshirën e madhe se kishte “çliruar Vorio – Epirin”. Edhe kur grekët pushtuan më 22 nëntor 1940 Korçën komanda greke deklaroi se kishte çliruar “Korçën greke”, gjë që shkaktoi kundërveprimin dhe zemërimin e qytetarëve korçarë të shquar për atdhetarinë e tyre në vite.Kudo ku shkeli ushtria greke ngriti flamurin grek dhe shpalli se kishte “çliruar Vorio - Epirin”. Është me vend të kujtohet se vetëm gjatë kësaj kohe nga popullsia çame në Greqi u vranë 1.950 burra dhe 350 gra (gjithsej 2.300 veta), ndërsa vdiqën në tortura 450 veta. Nisur nga pikëpamja humane ne nuk jemi kundër nderimit dhe sistemimin me një varr të këtyre ushtarëve nga vendi i tyre, pavarësisht se çështja që ata u vranë është krejt ndryshe nga çështja jonë. Por nderimi i tyre në Shqipëri, përligj, veprimet pushtuese të ushtrisë greke në Shqipëri, veprimet e saj terroriste mbi popullsinë shqiptare, si dhe pretendimet për të ashtuquajturin “Vorio – Epir”. Eshtrat e ushtarëve grekë, duhet të tërhiqen nga shteti i tyre ashtu si fuqitë e tjera pushtuese në Shqipëri. Pse duhej të krijohej precendenti që Shqipëria të nderojë një ushtri pushtuese dhe pse duhet që i ashtuquajturi kryepeshkop, Anasatasios Janullatos, të bekojë në Shqipëri “shpirtin” apo “trimërinë” e këtyre ushtarëve. Zoti Janullatos si grek që është mund të nderojë bashkëkombasit e tij të vrarë në Greqi, por këtë nuk mund ta bëjë duke pasur mbi shpinë edhe ofiqin e kryepeshkopit.

    SOT.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #30
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    At Nikolla Markun mos e merrni per shembull te mire.Une ne Elbasan kam degjuar se ky person ka lidhje me lobe te dyshimta ne SHBA.Keshtu qe jo se i dhimset ceshtja kombetare ,por do te mbushi portofolin e tij.

    Sa per ate qe duan greket, eshte nje provokacion i hapur dhe shteti shqiptar duhet te mbaje nje qendrim te prere.Duhet te behet nje proteste diplomatike dhe te thirret ambasadori grek per ti terhequr vemendjen.Une shtroj pyetjen se perse pikerisht tani u kujtuan greket per kete!!!??Politika greke gjithmone e me shume po me ngjan me nje loje shahu shume te llogaritur dhe ky veprim ishte levizja e fundit.Nuk duhet te cuditemi se dikur kane per te na zene MAT.

Faqja 3 prej 30 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •