Close
Faqja 23 prej 30 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 297
  1. #221

    Kali i Trojes mbetet simbol; Leter z. Berisha

    (Letër z.Sali Berisha prej shqiptarëve të Australisë)

    I nderuar zoti Kryeminister!

    Sadoqë e shkurtër, letra jonë do ju marrë ca kohë nga angazhimi juaj i vyer në drejtim të mbarëvajtjes së punëve të rëndësishme në Atmëmëdheun tonë të shtrenjtë. Dëshërojmë t’ju bëjmë me dije se këto rreshta janë vetë zëri i pak a shumë 20 mijë shqiptarëve të Australisë, të cilët kanë mërguar gjatë shekullit të kaluar prej mbarë hapsirës sonë etnike.
    Natyrisht, ne ndjekim përditshmërisht situatën në vendlindje. Kështuqë gëzohemi së tepërmi për sukseset e arritura në luftën tuaj si ndaj korrupsionit e po ashtu edhe ndaj krimit të organizuar. Gjithashtu, na bëhet zemra mal që Shqipëria po hedh hapa të sigurta drejt anëtarësimit në NATO. Shprehim bindjen që kjo udhë e bën më të mundshëm edhe afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Dhe kjo nuk është utopi kur mendon se kombi ynë është jo vetëm më paqedashësi, por edhe më properëndimori në Ballkan. Ndërkohë që mëvetësimin e Malit të Zi e shohim si pragun e pavarësisë së Kosovës.
    Për t’ju gëzuar edhe juve theksojmë me plot gojën se ne shqiptarët në raport me shtetin Australian jemi ndër etnitë më shëmbullore e pa as më të voglin problem serioz, paçka se në drejtim të vetorganizimit tonë lëmë shumë për të dëshiruar.
    Por, për diçka jemi tepër të shqetësuar këto muajt e fundit. Çfarë po ndodh realisht me Shqipërinë e Jugut? Vërtet galopi grek ka marrë revansh të cmendur?! Vërtet këta barbarë arritën deri atje sa të zhvarrosin edhe eshtrat e të parëve tanë e ti tjetërsojnë ato në kokalla të ushtarëve grekë të rënë ne tokën tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore? ! Një krim i tillë është i paimagjinuar në botën e civilizuar. Është sa i kobshëm e po aq edhe makabër.
    Duke qënë të sinqertë dëshirojmë t’ju themi se vërtet diaspora shqiptare në Australi është jashtëzakonisht e shqetësuar për atë çfarë ka ndodhur, për atë çfarë po ndodh e për atë çfarë mund të ndodhë nesër me jugun e Atmëmëdheut. Historia e marrëdhënieve tona me fqinjët e jugut është identike me atë të veriut. Genocidi allamilosheviçian i çamërisë martire (1944-45) dëshmon qartë për këtë të vërtetë tragjike. Por, siç dihet grekët janë më të djallëzuar, më të sofistikuar se sërbët. Ata jo vetëm kërkojnë ti vënë kapakun e hekurt çamërisë, por kanë marrë edhe një ofensivë të gjërë në “Vorio-Epir”. Në krye të kësaj fushate të rrezikshme siç dihet është vënë kryegjenerali i Asfalisë i veshur me veladon të zi, Janullatos. A nuk është tashmë çasti me i përshtatshëm për të vënë në krye të Autoqefalisë shqiptare një Nol të ri? Ne e dimë që një shporrje e tillë është e vështirë, por jo e pamundur. Revanshi helen në Himarë nuk është për tu nënvlerësuar. Athina zyrtare së toku me gjakprishurit shqiptarë, me Himarën synon të përsërisë Sulin shqiptar, që fatkeqësisht bëri historinë moderne të Greqisë. Na vjen keq që edhe në gjirin e minoritetit po kristalizohen zëra antishqiptarë. A nuk do të ishte më mirë që minoriteti sot të ndjekë shëmbullin e baballarëve apo gjyshërve të tyre të cilët gjatë luftës sonë partizane u bënë edhe vetë dëshmorë apo heronj të kombit tonë? Përsa i takon raportit kombësi–religjion, shqiptarët e Australisë i mbeten besnik vargut monumental të Pashko Vasës që thotë se feja e shqiptarit është shqiptaria.
    Reaksion kanë zgjuar tek ne edhe vizitat e dy Presidentëve të fundit të Greqisë ne Shqiperi; Stefanopullos e Papulias. Hera herës ata krijuan përshtypjen se vinin në Jugun tonë si në pronat e tyre. I pa precedentë do të mbetet incidenti i Sarandës më 1 nëntor të vitit 2005, kur Presidenti Papulias anullon takimin e tij me Presidentin tone zotin Alfred Moisiu. Me këtë rast Papuliasi i kujtoi botës se ai mbetet një mik i patjetërsueshëm i ish-Jugosllavisë së Milloshevicit dhe një armik i përbetuar i shqiptarëve.
    Të kuptohemi zoti kryeministër. Letra jonë nuk ka karakter konfrontues. Në të vërtetë shqiptarët e Australisë kanë besim e janë të bindur në Atdhetarizmin tuaj. Kjo letër është një lloj bashkëbisedimi i largët apo nje lloj qarje hallesh mes shqiptarësh. Sidoqoftë grekërve nuk duhet t’ju besohet. Një fljalë e urtë popullore, veç jo e shqiptarëve por e të huajve thotë se atyre edhe dhuratat nuk duhet t’ju pranohen. Kali i Trojës mbetet simbol…


    Me respekt gazeta “Skënderbeg”, i vetmi organ për shqiptarët e Australisë.

  2. #222
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-04-2006
    Postime
    23

    Vellezer Shqiptare

    Te dashur vellezer Shqiptare
    ne faqet e forumit lexova
    letren tuaj drejtuar
    kryeministrit Shqoptare
    Zotit Sali Berisha, u gezova
    pa mase nga ndjenja
    atdhetare tuaja, nje gje te tille
    duhet ta bejme ne Shqiptaret
    kudo ne bote,djalli me brire
    kryeagjenti janullatos nen petkun
    e veladonit edhe te vdekurit
    po i nxjerin nga varet,keto dite
    ne shtypin Shqiptar po flitet
    shume per kete xhest makaber
    por qeverija akoma nuk ka bere
    note zyrtare greqise,
    Deri kur qeveritaret tane
    do te jene servile
    karshi athines, Djalli
    janullatos te largohet sa me
    pare dhe kisha autoqefale
    Shqiptare te kryesohet nga
    prifterinj Shqiptare, ka shume
    prifterinj qe jane shume te zote
    por nuk jane ne kryesine e kishes
    autoqefale per te vetmen arsye se
    nuk jane vasale te djallit janullatos.
    I Madhi Noli ka thene kisha
    shqiptare me prifterinj Shqiptare,
    sa prifterinj Shqiptare dhane jeten
    e tyre vetem pse jepnin meshen
    ne gjuhen e embel SHQIPE.
    E keta prifterinj u vrane nga
    po keta djaje me veladon.
    Organizata famekeqe e vorio epirit
    qe komandohet nga djajte me
    veladon nate e dite punon
    kundra Kombit Shqiptare.
    I madhi Vaso Pashe Shkodrani
    thashte:

    Nga Tivari e deri Preveze
    Tane Shqiptare
    Tane nje bese.

    Pa Kosove e çameri
    Nuk ka Shqiperi.

    Me Nderime Dhe Respekt

    Pellazg Kanina.

  3. #223
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    E VERTETA NUK MUND TE SHTREMBEROHET

    Sekretari i Sinodit te Shenjte te K.O.A.SH. Jani Trebicka pergjigjet per sulmet e fundit qe jane bere ndaj Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise dhe Kryepiskopit Anastas

    Duke filluar nga fundi i muajit te kaluar e ne vazhdim, ne median shqiptare u be buje e madhe lidhur me zhvarrimin e ushtareve greke te vrare ne luften italo greke ne vitin 1941. Ne kete zhurme te madhe te mediave dhe te antiorthodhokseve u akuzua padrejtesisht Kisha Orthodhokse dhe nje prift i Permetit i quajtur At Vasil Thomallari.

    Gjithmone duke u nisur nga fjala e urte: "fol,fol se dicka do te mbetet" dhe dicka ka mbetur, mendova qe nepermjet ketij artikulli t'i shpjegoj te verteten opinionit shqiptar dhe vecanerisht besimtareve orthodhokse. U vura ne kontakt me vellain tim, bashkemeshatarin At Vasil Thomallari disa here dhe i kerkova te me tregonte se si kishte ndodhur e verteta.

    Pas Pashke, disa qytetare greke se bashku me nje perkthyes kishin shkuar te prifti At Vasil Thomallari dhe i kishin kerkuar qe te bente nje Trisai ne disa varre qe sipas fshatareve, te vjeter ne moshe, ishin te ushtareve greke. Prifti shkoi dhe kreu sherbesen. Me vone, perkthyesi qe shoqeronte qytetaret greke, pasi u takua me kryeplakun e fshatit Kutal dhe mori leje prej tij, gjeti punetore qe te nxirrnin eshtrat. Prifti shkonte sa here qe e therrisnin per te bere sherbesen e Trisaise kur zhvarrosnin eshtrat.

    Keto lipsane njerezish, sipas tradites orthodhokse u vendosen ne kishen e Kutalit. Nje nga punetoret filloi te hapte varre pasditeve dhe per kete arsye punedhenesi e largoi nga puna. Duke qene i indinjuar dhe me nje te kaluar jo te mire, meqenese s'kishte c'ti bente punedhenesit, akuzoi priftin sic eshte dhene me shume buje ne media. Grupe te caktuara perfituan nga rasti per te sulmuar Kishen.

    C'pergjegjesi ka Kisha ne kete rast apo prifti, i cili beri detyren sic do ta bente cdo prift orthodhoks. Policia dhe prokuroria e Permetit kerkonin me cdo kusht qe prifti t'i dorezonte lipsanet e ushtareve. Por a mund ta mbante ai kete pergjegjesi? Si do t'ju pergjigjej atyre qe ia kishin dorezuar kishes per ruajtje, sipas tradites se saj? Por duket qarte se pas gjithe kesaj buje per zhvarrimin e varreve te shqiptareve ne vend te ushtareve greke fshihet dicka tjeter. Mbeturina ateiste ne qytetin e Permetit kane kohe qe bejne nje lufte te vazhdueshme per te marre kishen e Shen Marise se Pazarit ne qender te qytetit dhe ta kthejne perseri ne shtepi kulture.

    Megjithese kjo ndertese iu kthye kishes, me dokumenta te fallsifikuar arriten te fitojne shkallet e gjyqesorit dhe duan te kthehet perseri viti 1967 dhe kishen ta kthejne perseri ne vater kulture. Prifti At Vasil Thomallari ka qene vazhdimisht nje pengese per ta.

    Ai iu ka bere thirrje besimtareve qe te bashkohen kunder kesaj padrejtesie qe i behet Kishes Orthodhokse, ndaj gjeten rastin qe ta diskretitojne ne opinionin publik dhe te arrijne qellimn e tyre. Por harrojne se shteti sot po e lufton korupsionin duke filluar nga gjykatat dhe ne gjithe organet e tij. Shqiperia po shkon drejt Evropes, nuk mund te perseritet viti 1967 kur kishat dhe xhamite u kthyen ne vatra kulture dhe klube.

    Gjeten rastin dhe intelektuale te besimeve te tjera dhe shume ateiste madje midis tyre ka edhe ndonje deputet ose ish deputet qe te sulmojne Kishen Orthodhokse dhe kreun e saj Fortlumturine e Tij Imzot Anastasin. Z. Godo, si zakonisht i shquar per "zgjuarsine" e tij pasi ve ne dukje pak vlerat e Kryepiskopit Anastas dhe punen e madhe qe ka bere, na jep mendimin se: "Mos u be si shume kohe qe ai eshte ne krye te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise?" dhe na tregon rrugen qe mund ta zevendesoje nje prift nga Korca ose nje prift i Elbasanit.

    Z. Kastriot Myftari i njohur per vrerin e tij karshi gjithe besimeve, duke nxjerre ne pah nacionalizmin e tij flet keq per shenjtoret e Kishes sone, te vendit tone, shen Kozmain se eshte grek dhe shen Joan Vladimirin se eshte serb. Vjell urrejtjen e tij karshi Kryepiskopit dhe na ben verejtje ne menyre paradoksale per prifterinjte se kush ka qene infermier dhe kush karrocjer.

    Z. Abdi Baleta, del ne "Vizion Plus" edhe pse mban mbi vete vulen e te qenit karte e djegur si politikan, fillon kete radhe te provoje mos kete sukses kunder Kishes Orthodhokse dhe Kryepiskopit Anastas duke u shfaqur si aktor humori.
    Deputeti Brokaj jep mendime se c'duhet bere dhe flet me urrejtje per Kishen Orthodhokse dhe kreun e saj .

    Ju pergjigjemi ketyre mbjellesve te urrejtjes se kombit: Ju falenderojme per verejtjet dhe mendimet, por na lini te qete. Shikoni punet dhe besimin tuaj, jo tonin. Ne dime t'i rregullojme punet vete dhe pa ndihmen tuaj. Ju vret syte perparimi i KOASH dhe nuk lini rast pa shprehur urrejtjen tuaj.


    Zhurma e mbytur e Nikolla Markut

    Nuk do te mjaftonte ne kete shkrim te shkurter per te informuar opinionin publik dhe me nje tjeter keqdashes te KOASH, Nikolla Markun. Ai vazhdimisht shkruan kunder Kishes dhe Kryepiskopit Anatas, domosdo dhe i influencuar nga grupet antiorthodhokse.


    E kam njohur ne vitin 1991, ku me nje grup djemsh e burrash erdhi ne Mitropoline e Kosturit, ku isha dhe une per te mesuar per t'u bere prift. Vazhdimisht shkruan se ka bere atje studime teologjike dhe u largua prej andej se prifterinjte greke i kishin hequr fotografine e Imzot Fan Nolit nga muri.

    Po ju them me pergjegjesi: ky njeri as qe e njihte se kush ishte Imzot Noli. Gjate dy javeve qe ishte atje nuk la shtepi te pabanuar pa vjedhur, edhe sfungjeret e dyyshekeve i priste dhe i vinte ne kuti. Keshtu qe pas dy javesh e larguan ate bashke me te tjeret.

    Kur Imzot Anastasi, ne shkurt te vitit 1992 hapi Seminarin Theologjik ne nje hotel ne plazh te Durresit e sollen perseri atje per te vazhduar shkollen. Tri here u kap duke vjedhur dhe u fal. Duke e pare per veset e keqija qe kishte, u perjashtua nga Seminari se nuk mund te behej prift nje njeri i tille qe te udhehiqte grigjen e besimtareve orthodhokse te Elbasanit.

    Me anen e vellait te tij, nje person me influence ne Elbasan, afro 30 intelektuale erdhen ne Kishen e Ungjillezimit ne Tirane dhe paten takim me Kryepiskopin Anastas dhe i kerkuan qe ta bente prift. Isha i pranishem ne kete takim. Pas te tjereve foli dhe Nikolla Marku me gjuhen e tij te pahijshme.

    Pasi mbaroi, Kryepiskopi i tha: "Tani ka mundesi te dilni jashte". Dhe pasi doli, Kryepiskopi u tha intelektualeve nga Elbasani: "Shikojeni vete, disa here i kam treguar rrugen nga dera si 30 prifterinjve te tjere qe kam dorezuar, por ai kerkon te kerceje nga dritarja". Nuk foli asnje. Me pas biseda vazhdoi per ndertimin e kishes se Shen Nikolles ne Elbasan.

    Ne vitin 1996, i perkrahur nga organizata ekstremiste dhe nga vete pushteti lokal i atehershem, zaptoi me force kishen e Lindjes se Shen Marise ne kala dhe e mban padrejtesisht deri ne diten e sotme.

    Ne vitin 1999 nepermjet nje ndermjetesi kerkoi qe te dorezonte kishen, me kusht qe Kisha t'i rregullonte dy viza per ne Amerike, gje qe ishte e papranueshme nga Kisha jone. Sot, i mbetur vetem ne kishe me shume pak besimtare, perpiqet te permbushe deshirat e kundershtareve te Kishes Orthodhokse qe i japin ndonjehere ndihme materiale.

    Per figuren e Kryepiskopit Anastas s'eshte nevoja per te bere shume koment. Ate e nderon gjithe bota. Zgjedhja e tij si Bashkepresident i Keshillit Boteror te Kishave, ku jane anetare 347 kisha verteton vlerat e tij ose dhenia ne Rusi e cmimit nga Parlamenti rus dhe Patrikana e Rusise "Per perpjekjet e tij te jashtezakonshme per ringritjen nga germadhat te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, si dhe per kontributin e tij tashme te njohur boterisht per paqen, dialogun dhe mirekuptimin ndermjet popujve dhe komuniteteve te ndryshme" nuk mund te ule imazhin e tij ne bote nga theniet e nje personi si K. Mustafaj ose disa deputeteve, qe per qellimet e tyre te erreta, me shpifje te uleta per te perfituar ne grupet politike ku ata bejne pjese, kerkojne te vendosin ne konflikt Kishen Orthodhokse me shtetin.

    Kryepiskopi Anastas e admiron gjithe populli besimtar orthodhoks te Shqiperise, gjithashtu dhe shume nga besimet e tjera ku ai pa dallim feje ka dhene ndihmen e tij humanitare. Vepra e tij gjate ketyre 15 vjeteve jo vetem ne institucione fetare por edhe ne qendra sociale si shkolla, klinika, kopshte, zyra ndihme per shtresat e varfra te popullsise ne Shqiperi si dhe puna e madhe per ringritjen nga germadhat te Kishes Orthodhokse nuk mund te shuhet nga shkrimet ose deklaratat e papergjegjshme te disave.

    "Faji" i tij i vetem eshte se ka lindur ne Greqi, kjo i shqeteson. Megjithate eshte mire te kujtojme shume shembuj neper bote, nje nder te cilet ka qene edhe i ndjeri Papa Pavli Vojtila, i cili ishte polak ashtu sikurse edhe Papa i sotem eshte gjerman. Kjo, mos valle i ka prishur pune Vatikanit? Prandaj eshte mire t'i shikojme gjerat me maturi dhe jo me emocione te perseritura dhe te merzitshme. Shikoni se c'ka ndodhur ne Kishen Orthodhokse ne Shqiperi ne keto 15 vite, "nuk mund te fshihet dielli me shoshe" thote nje fjale e urte popullore.

    Edhe njehere u bej thirrje te lartpermendurve dhe gjithe atyre qe "shqetesohen" per KOASH: faleminderit per interesimin, por qe tani e tutje na lini te qete, dime t'i zgjidhim vete problemet tona.

    Nga At Jani Trebicka


    E Merkure, 21 Qershor 2006
    Koha Jone

  4. #224
    E Diele, 25 Qershor 2006

    PRIFTI QE DHUNON TE VDEKURIT DHE TE GJALLET

    Me duhet te bej fillimish nje deklarim te (pa) nevojshem per lexuesin. I perkas besimit ortodoks dhe nuk pranoj t'i perkas asaj ortodoksie. Me duhet te them se si besoj as fese myslimane, dhe nuk i fyej besimtaret e mi. Nuk i perkas fese katolike, bektashi, pra nuk i perkas asnje besimi, dhe te gjithe i respektoj. Me plot gojen mund te quhem ateiste dhe nuk e kam per turp.

    Duke qene se nuk i perkas asnje besimi, me duhet te tregoj se; jam nje besimtare per t'me pasur zili, cilido besimtar, sepse e respektoj me shume se sa ai qe beson verberisht, Kishen e ortodokesve si asnjeri qe futet plot mekate ne to e kerkon falje. Une nuk urrej asnjeren prej ketyre objekteve te kultit edhe pse nuk mund te pranoj te futem as tek njera.

    Nuk urrej asnjeren, asnjerin ne kete jete, dhe kurre nuk kam pyetur se kujt feje i perket, bashkebiseduesja, a bashkebiseduesi. Nuk jam habitur nga asnje ciftezim ne fisin e sojin tim, te bere midis feve ndryshe, dhe kane jetuar ne harmoni te plote. Dua dhe respektoj gjithe krijesat, qe kane lindur ne kete jete, pervecse ata qe fyejne dhe prekin nderin, lirine, vrasin shpirterat e kujtdo.

    Nuk mund te dua ata qe lendojne te gjallet, si dhe ndihem keq perpara akteve te atyre qe nxjerrin dhe te vdekurit hajdutce nga varret. Nuk mund te dua dhe as mund t'i besoj as ata te veshur me callmen e zeze ne emer te mekembesit te Perendise qe lendojne edhe kockat, bejne trafik me eshtrat e te vdekurve.

    Une, si ateiste e publikuar, nuk mund te bej kurrsesi kete akt, le t'me tundin sa te duan ceqe, te nxjerre kockat e myslimaneve opo te ordokesve shqiptare dhe t'i quajne ato, pra t'i shesin per kockat e ushtareve greke, rene gjate luftes italo greke. Mekati ne kete rast eshte shumfish i madh.


    Une si ateiste kurre nuk e pranoj te kryej kete akt, kur po e quajne normal pikerisht njerezit e "veshur me Kostumin" e Zotit. Pra, nuk di te vjedh dhe te vras edhe me fjale e te mbjell urrejtjen tek asnjeri qofte i kujtdo besimi. Kam tentuar dhe ia kam mberritur qellimit qe keto veti e virtyte ua kam mekuar pasardhesve te mi. Me nje fjale, une qe nuk i besoj gjithe keto fe, e sekte te panumerta ne kete bote, perulem perpara nje Zoti dhe besoj tek nje Zot.

    Por, fatkeqesisht vete feja, gjithe fete e kane braktisur edhe Zotin, secila trumbeton per llogari te vet, me te madhe: "Une jam Zoti, e jo ai tjetri". Perendia si qellimin madhor ka te mbjelle paqen ne shpirterat e njerezve, e cuditerisht fete nuk jane ne paqtim as me njera tjetren, as me vetveten! Dhe thirrja e tyre per "paqtim" ka tingellimin e kundert, le shijen e hidhur te gjate. "Thoni si them une, mos beni si bej une".

    Ortodoksia jone eshte ne kyqyzate po me fene tjeter katolike, omos dhe me ate myslimane. Kujt duhet besuar? Pra, paqtimit te Perendise qe predikon, ajo dhe feja eshte ne konflikt ne lufte mes "simotrave". Une nuk jam besimtare, por ndihem me shume se nje e tille dhe e gjithe feve, e nje Zoti. A mund te besoj "ne pastrimin e shpirterave", qe mekon Zoti, kur feja vete nuk eshte e tille. Nuk kam njohuri teologjike, por me mjaftojne arsyetime te thjeshta te orientohem per vete dhe te dale dhe perpara lexuesve, te cilet qofte dhe me minimumin e njohurive te tyre mbi te, e kuptojne qellimin, qe me se me shumti feja nuk i ka paqtuar njerezit, por i kane konfliktuar ata.

    Ne mes te sheshit, platise se Selanikut nje besimtar ortodokes, grek i paster nga Dropulli, i Gjirokasteres fliste me pasion perpara bashkeqytetareve te shumte shqiptare parmbreme. "Vetem Prifti, Hoxha dhe avokati, nuk duhet te ekzistojne ne kete shoqeri". Ortodoksit greke ne Shqiperi nuk mund te martohen sot me me shqiptaret si me pare, me myslimanet ose katoliket, etj. Pse? Feja na fut ne urrejtje".

    Nuk mund te besojme, prift si ai qe shkoi ate cast me veladonin e zi perpara syve te te tyre dhe greko shqiptari emigrant tregoi me gisht dhe shoqeroi me shembull konkret shqetesimin e tij. As ai nuk besonte, as nuk mund te besoje tek prifterinjte me veladon si; Vasil Thomollari ne kishen e Kutalise ne Permet per sa me siper, si dhe per sa me poshte.

    "Pergenjeshtrim qe shpall fajtorin"

    Ne nje te re, te perditshme shqiptare, u publikua mosrealizimi i takimit te planifikuar mes minstrit te mbrojtjes se Greqise, Mermaraqis dhe homologut shqiptar, Mediu. Arsyet u thane per mosrealizimin e nje marreveshjeje mes dy ministrive perkatese, per varrezen e ushtareve greke ne Kecyre, rene ne luften italo greke. Shtypi e media vizive u sulen ne drejtim te gjahut, ne Kutali te Permetit.

    Pamjet ishin vertet rrenqenthese; Varre te hapura. Njerez te shqetesuar me origjine nga ajo treve shkuan te gjenin varret e te pareve te tyre, qe u ishin hapur dhe u ishin grabitur edhe kockat e tyre. Ne qender te akuzave publike ishte prifti i fshatit, Vasil Thomallari. Ai kishte mbyllur ne Kishe me celes kockat e nxjerra dhe nuk behej i gjalle per shume kohe i akuzuar.

    Dhe pyetja e pare lind per priftin e paster, te "mosperzier ne dhunimin e varreve eshte:
    1 "Pse nuk e sqaroi mosperfshirjen e tij, At Thomallari qysh ne moment e para e perpara mediave shqiptare qe e kerkonin dhe prokurorise, qe kishte leshur leter thirrje, por deklaroi shume dite me vone i akuzuar ne televizionin grek ANT1 "se shqiptaret duan te me perzene"?

    Publikisht u prononcuan kryetari i Komunes se Kutalise, si autoriteti vendor, i cili nuk kishte asnje komunikim si dhe kryeplaku i fshatit, autoriteti me i afert e bonor te atij fshati. Por edhe pse u komentua si nje mareveshje mes dy ministrive respektive, qeveria greke shume dite me pas, nga zedhenesi i saj, Andonaros, deklaroi dhe ne nje faqe interneti se qeveria greke nuk ishte ne dijeni te kesaj ceshtjeje, duke e perjashtuar si marreveshje mes ministrive respektive.

    Pra, pas atij deklarimi zyrtar, "akujt deri me atehere te ngrire" u shkrine tersisht. Pas atij momenti duket se "ethet e gushtit" kane kapur me fort priftin e kishes ortodokse. Per t'i mbushur mendjen opinionit publik, Sekretari i Sinodit Te Shenjte, te K.O.A.SH, Jani Trebicka u eshte pergjigjur sipas tij sulmeve te fundit qe i jane bere Kishes Ortodokse, dhe Kryepeshkopit Anastas.

    Duke futur ne rreshtat e arsyetimit te hiresises, Trebicka ve re marrjen ne mbrojtje te nje prifti qe nuk e nderon Kishen Autoqefale Shqiptare dhe besimin Ortodoks dhe persa mundohet te provoje pafajesine e priftit, autori, dhe e quan aktin e nje prifti si lufte kunder Kishes dhe e perzien me Kryepeshkopin Hiresine e tij Anastasin, per t'i "dhene peshe" priftit.

    Pyetje per priftin dhe te tjere

    Le te flasim konkretisht mbi argumentet qe sjell ne gazeten "Koha Jone", Trebicka, ku shkruan: "U vura ne kontakt me vellain tim, bashkemoshatarin e At Vasil Thomallari disa here dhe i kerkova te me tregonte se si kishte ndodhur e verteta"...

    Lind pyetja:
    2 Pse autori qe i ben avokaturen priftit, nuk ka mundur te komunikoje drejtperdrejt me Thomallarin, por ka mjaftuar nga kontakti nga vellan i tij, moshatar me At Vasil Thomalarin?!
    Hiresia Trebicka vijon duke sqaruar ne gazete:
    "Pas Pashke, disa qytetare greke se bashku me nje perkthyes, kishin shkuar tek prifti At Vasil Thomollari dhe i kishin kerkuar te bente nje Trisai ne disa varre qe sipas fshatareve te vjeter ne moshe ishin te ushtareve greke. Prifti shkoi dhe kreu sherbesen"....

    Lind pyetja:
    3. Pse duhej t'i drejtoheshin priftit, qytetaret grek, dhe pse duhet te pranonte prifti te kryente sherbesen, kur varret e ish ushatareve greke ishin qysh prej vitit 1941 dhe me pare se te kryhej sherbesa nga prifti.

    A Duhej marre leja nga autoritetet shteterore, qe te vihej kazma edhe mbi varret e grekeve, ne nje vend tjeter.
    B Duhej ngritur nje komision shteteror per te percaktuar realisht ku ishin varret e ushtareve greke, sepse njerezit e tyre nuk ishin aty kur u vrane ata.
    C Kur shteti, autoritetet ligjore, te kishte marre keto vendime, do te vinte radha e fundit, sherbeses fetare.

    At Vasili eshte perzier ne kete rast me punet e shtetit.
    At Trebicka vijon ne arsyetimin e vet:
    4. Me vone perkthyesi qe shoqeronte qytetaret greke, pasi u takua me kryeplakun e fshatit Kutal, dhe mori leje prej tij, gjeti punetoret qe te nxirrnin eshtrat. Prifti shkonte sa here qe e therrisnin per te bere sherbesen e Trisaise kur zhvarrosnin eshtrat: Arsyetojme dhe pyesim:
    5. Ky akt, i nxjerrjes se eshtrave te ushtareve greke ne Luften Italo Greke eshte nje akt madhor, nderim per aktin e tyre dhe dihej te shoqerohej me ceremonial.
    A As nuk mund te veprohet qofte dhe me lejen e kryeplakut te fshatit, i cili dhe nese e ka dhene, (te cilin e kemi degjuar se nuk ka dijeni) nuk e ka kete te drejte t'u jape leje te huajve, dhe te percaktoje, ku jane varret e ushtareve greke dhe mund te kryente ritin fetar prifti pikerisht ne kete rast.

    "C'pergjegjesi ka Kisha ne kete rast apo prifti, i cili beri detyren sic do te bente cdo prift ortodoks", shkruan Thomollari.
    Nese do te benin te gjithe prifterinjte ortodokse keshtu detyren e shenjte a e shenjterojne ortodoksine?

    Lindin pyetjet:

    6 Nga varret e zbuluara ka rezultuar, te nxirren eshtrat jo te ushtareve greke te luftes por dhe fshatreve te hershem te asaj ane dhe prifti Vasil Thomollari ka kryer sherbesen mbi eshtrat e Harallambit shqiptar per Jorgon, ushtarin e rene ne luften italo greke: A eshte ne kodin e ortodoksise dhe e pranueshme nga njerezit e te aferme te ushtareve greke te marrin eshtrat e te tjera per njerezit e tyre?

    B Eshte e ligjshme te zhvarrosesh te tjere, eshte e drejte dhe e pranuar kjo sherbese nga kisha ortodokse?

    C I ngre apo i ul autoritetin dhe besueshmerine kishes nje veprim i tille i priftit Thomollari?!

    Nga Albana Berberi

    Koha e Jone

  5. #225
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Dyshimi per eshtrat, pergjigjen e jep kompjuteri

    E Shtune, 17 Qershor 2006

    Pergjigjen per dyshim,et e banoreve te Kosines ne Permet, se eshtrat e zhvarrosura i perkasin familjareve te tyre, pritet ta jape pasa disa ditesh, rezultati kompjuterik. Kete e pohoi dje per “Korrierin”, nje burim zyrtar nga Instituti i Mjekesise Ligjore.

    Nje grup ekspertesh te kryesuar nga drejtori Sokrat Meksi dhe Fatos Hato, ishin per tre dite prane kishes se ‘Shen Mihalit’ ne fshatin Kutal, ku kryen analiza paraprake, ne 69 arka me skelete. Keto ishin zhvarrosur prillin e kaluar, ne Kosine dhe Kutal. Ekspertet tashme po kryejne analize ADN-je per eshtrat. Kjo po realizohet pas ekspertimit per te percaktuar moshen dhe seksin. Ne Kosine ekspertet moren kampione gjaku nga fshataret qe pretendojne se skeletet e zhvarrosura jane te te afermve te tyre. Kampionet jane derguar ne nje laborator te institutit te Policise Shkencore ne Tirane. Atje, mesohet se eshte duke u kryer ballafaqimi i te dhenave te ADN-se dhe pergjigja prite te dale ne fund te javes se ardhshme.

    Korrieri

  6. #226
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    albo leji artikujt e kot, se analiza e ADN-se ju eshte bere me kohe eshtrave dhe rezultojne te jene o femije, o burra te moshuar mbi 55 vjec, gje qe nuk i ben te vlefshem te jene ushtare. Pislleqet e grekeve dhe grekofilve dolen ne shesh.

  7. #227
    Ajo qe skuptoj ne kete mes eshte kjo qe pse e ngaterrojne komplet Kishen Ortodokse me kete ceshtje? Nese vertetohet qe prifti ka bere dicka te jashteligjshme dhe zhvarrimi ska qene vetem i ushtareve por edhe i banoreve te zones, pse duhen ngritur pyetje te tilla:

    B Eshte e ligjshme te zhvarrosesh te tjere, eshte e drejte dhe e pranuar kjo sherbese nga kisha ortodokse?

    C I ngre apo i ul autoritetin dhe besueshmerine kishes nje veprim i tille i priftit Thomollari?!


    "Mekatet" e nje prifti skane pse perdhosin gjithe fene. Prifti ne fund te fundit eshte njeri me perpara pastaj klerik. Se kjo teme me duket mua po banalizohet dhe nga nje akt i mundshem i denueshem ligjerisht po kalon ne nje mllef ndaj gjithe ortodoksise dhe kishes ortodokse. Ka patur historikisht shume klerike te feve te ndryshme qe kane kryer vepra te denueshme ligjerisht por kjo ska pse te perdhosi gjithe fene te ciles i perkasin.

  8. #228
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Ajo qe skuptoj ne kete mes eshte kjo qe pse e ngaterrojne komplet Kishen Ortodokse me kete ceshtje? Nese vertetohet qe prifti ka bere dicka te jashteligjshme dhe zhvarrimi ska qene vetem i ushtareve por edhe i banoreve te zones, pse duhen ngritur pyetje te tilla:

    B Eshte e ligjshme te zhvarrosesh te tjere, eshte e drejte dhe e pranuar kjo sherbese nga kisha ortodokse?

    C I ngre apo i ul autoritetin dhe besueshmerine kishes nje veprim i tille i priftit Thomollari?!


    "Mekatet" e nje prifti skane pse perdhosin gjithe fene. Prifti ne fund te fundit eshte njeri me perpara pastaj klerik. Se kjo teme me duket mua po banalizohet dhe nga nje akt i mundshem i denueshem ligjerisht po kalon ne nje mllef ndaj gjithe ortodoksise dhe kishes ortodokse. Ka patur historikisht shume klerike te feve te ndryshme qe kane kryer vepra te denueshme ligjerisht por kjo ska pse te perdhosi gjithe fene te ciles i perkasin.
    Darius ska nevoje ta perdhosi nje klerik fene ortodokse, apo katolike ose myslimane. Fete jane te perdhosura ne palce qe nga krijimi i tyre dhe njerzit qe punojne per to shume here jane llumi i shoqerise. Fete dhe gjithe institutet e tyre jane mjetet shume te mira politike dhe propagande.

  9. #229
    I pakapshem,
    As une nuk besoj por ketu nuk ka te beje fare feja prandaj mos ju fut fare asaj rruge. Ne cdo vend ka njerez te keqinj por ka edhe njerez te mire. Ki parasysh qe kjo teme eshte lexuar mbi 6500 here prandaj mos fyej ata "qe kane ide te ndryshme" nga ty. Edhe nuk kerkoj ndjese nqs fyej njeri me firmen time. Ajo qe dua te them eshte qe per mua, atdheu eshte me i rendesishem se perhapja e ndonje feje te caktuar.

    Ai me mbiemer Thomollari (At nuk mund ta quaj me) besoj se mbrohet per te pakten nje nga arsyet e meposhtme.
    1. Duke qene se eshte nje mercenar, denimi i tij do te coje ne frikesimin e mercenareve te tjere prandaj do te paraqesi veshtiresira te reja. Denimi i tij do te vertetonte se ata qe e kane shtyre dhe mbeshtetur kane faj, qe nuk jane aq te kulluar.
    2. Njerez te ndryshem i besojne me te vertete brockullat e tij prandaj kujtojne se kane te drejte. Keta njerez japin versionin qe "ai nuk e dinte". Ai nuk e dinte qe kockat e femijeve jane pakez, vetem pakez, me te vogla se te ushtareve.

    Prandaj i lutem te gjitheve te mos e trajtojne kete ceshtje si ceshtje feje, te mos u japim argumenta personave te caktuar. Shqipetaret kane ligje dhe tani ka ardhur koha ti zbatojne. Ligji i vertete nuk pyet shume. Ne duhet te mbeshtesim ligjin dhe Shqiperine.
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  10. #230
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga i_pakapshem
    albo leji artikujt e kot, se analiza e ADN-se ju eshte bere me kohe eshtrave dhe rezultojne te jene o femije, o burra te moshuar mbi 55 vjec, gje qe nuk i ben te vlefshem te jene ushtare. Pislleqet e grekeve dhe grekofilve dolen ne shesh.
    Albo nuk e ka thene ende fjalen e tij, edhe pse jam me kompetent se 99% e te gjithe atyre qe jane shprehur per kete ceshtje, pasi jam nga ajo zone, njoh protagonistet, njoh historine e KOASH, njoh edhe "politiken e eshtrave".

    Kur prokuroria shqiptare te kete thene fjalen e saj, pastaj do ta marri fjalen Albo dhe do ti ze pak me rradhe te gjithe "mendjendriturit" qe u shprehen per kete teme, qe nga ai hajduti i Kosines, e deri tek emri i gazetarit dhe gazetes qe i ktheu eshtrat ne lajm.

    Edhe pak durim, ceshtje ditesh...
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 23 prej 30 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •