Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1

    Shenjtëria në orthodhoksi

    Kete teme po e hap ne lidhje me disa pyetje qe me jane krijuar. Keto pyetje nuk kane lidhje me protestante apo katolike, prandaj mbani gojen perpara se te akuzoni. Une thjesht dua te njoh besimin dhe traditen e kishes ashtu si vete kisha i paraqet.

    Po filloj pra, ne te gjitha letrat e palit ne fillim kur u drejtohet kishave , ai u drejtohet besimtareve me fjalen "te shenjte". Duke u bazuar ne mesimet e Bibles si edhe tradites, nese sot u drejtohemi besimtareve ne kishe me te tille pershendetje "te shenjte" bejme gabim apo jo? Dhe nese bejme gabim si shpjegohen pershendetjet dhe drejtimet qe vete besimtaret ne kishen e hershme perdornin ndaj njeri-tjetrit??? Pse nuk mund t'i them une sot psh. "I dashur vella i shenjte!" nje besimtari te thjeshte???

    Pra shkurt, si mund ta kuptojme traditen dhe Shkrimin ne lidhje me kete fjale "te shenjte"?
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Po filloj pra, ne te gjitha letrat e palit ne fillim kur u drejtohet kishave , ai u drejtohet besimtareve me fjalen "te shenjte".
    Sepse i pranishem ne shpirtin e cdo te krishteri te pagezuar nga vete Pavli apo dishepujt e tij gjen strehe Shpirti i Shenjte, fara e besimit. Permbledhja e besimit te krishtere orthodhoks me fjalet "Perendia me ne" nuk eshte as nje kuptim figurativ, as nje simbolike, eshte realiteti i nje Perendie te gjalle qe jeton mes nesh dhe ne zemrat tona.

    Duke u bazuar ne mesimet e Bibles si edhe tradites, nese sot u drejtohemi besimtareve ne kishe me te tille pershendetje "te shenjte" bejme gabim apo jo?
    Ne fund te liturgjise hyjnore cdo te diele, prifti nxjerr nga goja fjalet: "Sepse (dhuratat) e shenjta janë për të shenjtët". Kjo fjale zbulon dy te verteta hyjnore: a) burimi i shenjterise dhe jetes shpirterore buron pikerisht nga ai Gjaku dhe ai Trupi i Krishtit ne ate Kupe, pa to perpjekjet e cdo te krishteri jane jo-frytedhenese. b) Kur prifti nxjerr ato fjale nga goja, ai u kujton te gjithe besimtareve te mbledhur per te adhurur se ato Dhurata Hyjnore jane per ata besimtare qe kane zgjedhur rrugen e shenjte. Kjo nuk do te thote se vetem shenjtoret mund ti marrin ato dhurata, por do te thote se vetem ata besimtare mekatare qe i afrohen Kupes me friken ndaj Perendise dhe me shpirtin e penduar, mund te shijojne dhuratat jetedhenese. Pra me shume se nje vije ndarese midis shenjtoreve dhe mekatareve, ajo Kupe perben nje apel per cdo besimtar qe te eci ne hapat e Krishtit dhe te beje nje jete te shenjte.

    Shen Pavli me emertimin "te shenjte" u kujton dishepujve dhe te krishtereve te kohes dhe shekujve qe rrodhen me pas nevojen per shenjterimin e jetes se secilit, nevojen per rritjen shpirterore, nevojen per ujitjen dhe rritjen e asaj fares se besimit e moren me pagezimin, nevojen per te lejuar Shpirtin e Shenjte qe te transformoje jeten tone jo ashtu sic na pelqen ne, por ashtu sic eshte Vullneti i Perendise.

    Dhe nese bejme gabim si shpjegohen pershendetjet dhe drejtimet qe vete besimtaret ne kishen e hershme perdornin ndaj njeri-tjetrit??? Pse nuk mund t'i them une sot psh. "I dashur vella i shenjte!" nje besimtari te thjeshte???
    A po ben vellai yt nje jete te shenjte? A po ben ti nje jete te shenjte? A po benin ata te krishteret e hershem nje jete te shenjte?.... dhe lista e pyetjeve mund te jete pafund, por te gjitha keto vertiten rreth dy pyetjeve te vetme:

    Cfare te ben te shenjte?
    Si mund te behem i shenjte?

    Dhe keto dy pyetje i kishin ata te krishteret e hershem te kohes se Pavlit qe perjetuan plot 3 shekuj persekutime ne emer te Krishtit, i kishin edhe ata te krishteret e pas epokes se martirizimeve, ku te krishteret fituan te drejten te praktikojne besimin e tyre pa persekutimin e perandorit. Dhe shekulli i IV do te shenonte epoken me te shquar ne historine e mbare krishterimit, pasi gjate ketij shekulli Kisha jo vetem do te hidhte rrenjet e saj ne toke dhe ne mendjen e zemrat e popujve, por te krishterit do ti jepnin pergjigje edhe pyetjeve te mesiperme.

    Ai qe i dha pergjigjen pyetjeve te mesiperme, Ai qe u tregoi njerezve se cila eshte rruga e shenjterimit, eshte nje prej shtyllave kryesore te Kishes, Shen Andoni i Madh qe njihet edhe si "babai i monasticizmit". Ndryshe nga une e ti, Shen Andoni nuk zgjodhi faqet e nje libri, as nuk zgjodhi "shenjeterimin me fjale", por zgjodhi shenjterimin e shkretetires, ku per 40 vjet ai beri jeten e nje eremiti, ne kerkim te vegimit te Perendise, ne kerkim te burimit te shenjterise, ne kerkim te perjetimit te forces transformuese te Hirit te Perendise. Dhe Shen Andoni jo vetem qe gjeti burimin e shenjterimit per shpirtin e tij, por i dhuroi njerezimit edhe rrugen e shenjterimit, rrugen drejt kungimit me Perendine.

    Me lindjen e monasticizmit, te krishteret nuk kishin me vetem nje deshmi gojore, as nje Shkrim te Shenjte te shkruar, por kishin modelin e nje jete te shenjte fale shembullit te At Andonit dhe te gjithe Eterve te Shenjte te shkretetires se shekullit te IV.

    Po do te mesosh se cfare do te thote "jete e shenjte" ne Krishterim, te duhet te njihesh me jeten monastike te eterve te shkretetires qe vazhdon edhe sot e kesaj dite.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=36107

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-05-2006 më 00:12

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Shenjtori nuk eshte vecse nje mekatar qe jeton jeten nen pendim.

    Nje shprehje e Sh.Siluan Athonitit ishte:
    "Mbaje mendjen ne Ferr, por mos u deshpero"

    Kete ai e mori nga nje vegim i Krishtit, kur ky shenjtor bente luften e tij kunder demoneve dhe pasioneve te mishit.

    Shenjtori i pare i Kishes ishte kusari qe u kryqezua bashke me Krishtin.

    Nje shenjtor ka keto cilesi:
    1-) E pranon se tek ai nuk ka asgje te mire
    2-) Kerkon Hirin e Krishtit per te jetuar jeten e shenjte
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Persa i perket pyetjes tende Manulaki, Pali ua drejton ato letra te shenjteve.
    Por termi "i shenjte" nuk eshte titull apo grade.

    E thene ndryshe, Pali donte te thoshte: "Keto letra jane per te shenjtet, vetem te shenjtet mund t'i kuptojne ato".

    Pali thoshte ne to gjera qe per boten jane marrezira.
    Fliste per Kryqin (Mendo pak se Kryqi ishte nje nga gjerat me te pa-cmuara ne ate kohe), fliste per pendesen (nderkohe qe paganet as qe e mendonin ate), etj...

    Pra shenjteria ishte "kodi" apo "passwordi", qe i bente ato letra te lexueshme.

    "I shenjte" do te thote "I vecante","I ndryshem"
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    Albo dhe Matrix.

    Pergjigjet tuaja jane disi te pergjithshme dhe qe nuk i referohen ne vecanti pyetjes sime. Nderkohe Albo ti thua qe une duhet te shoh jeten e njerezve. Aty ti bie ne kontradikte sepse nuk na ben jeta jone "te shenjte" por Jeta e Krishtit. Gjaku dhe Trupi i Tij.

    Do doja qe edhe Tann. te jepte ndonje pergjigje pasi shkrimet e tij te fundit kane qene vertet interesante. Seminarist, pse jo dhe ti. A do me drejtoheshe ti mua "Moter e shenjte" apo thjesht "manulaki" (per arsye se per ty jo vetem qe nuk jam moter e shenjte, por nuk jam as ortodokse - sic kishe shkruar ne nje shkrim tjeter - gje qe patjeter nuk ka ndonje baze apo vertetesi)
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    E dashur Manulaki,

    Une nuk do kisha asnje problem te te quaja "Moter e Shenjte",
    por, sic e thashe dhe ne shkrimin tim te meparshem, termi "i shenjte" nuk eshte nje Titull apo Grade.

    Ai ka rrezik te shnderrohet ne nje sllogan nqs perdoret me vend e pa vend.
    Dhe ky sllogan mund te nderprese rritjen tende frymore, apo me keq.
    Po keshtu, mund te shkaktoje deme te pariparueshme ne Kishe.

    Prandaj, eksperienca mijeravjecare e Kishes, ka bere qe ky term te perdoret ekskluzivisht per te krishteret e fjetur, qe kane jetuar deri ne fund nje jete te shenjte.

    Dhe dicka tjeter, mos mendo se Kisha apo drejtuesit kishtare vendosin qe filani pas vdekjes te quhet i shenjte. Eshte vete Zoti, Ai qe me ane te shenjave te lavdishme ben qe nje i krishter te njihet publikisht si i shenjte.

    Pra, moter, kujdes nga roberia e slloganeve.
    Krishti erdhi te te cliroje dhe prej tyre!

    Mbase pergjigjia ime nuk te ka pelqyer.
    Por, kjo ishte pergjigjia ime.

    Kerko me shume ne Shkrim dhe ne Traditen Mijeravjecare te Kishes, dhe do te gjesh aty nje pergjigje shume here me te mire se e imja.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    Vella Matrix,

    Te pershendes duke te falenderuar. Pergjigja qe me jep, nuk eshte per te me pelqyer, por pikerisht per te me rritur mua ne besimin tim. Une jam dakord me gjithe keto qe thua, nderkohe a ka bere gabim Pavli qe u eshte drejtuar besimtareve ne letrat e tij "Te shenjte"? A nuk eshte pikerisht menyra sesi u drejtohet atyre nje lloj thirrje per te qendruar aty ku ata jane "Te vecuar dhe te pastruar te Perendise"???

    Faleminderit
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Moter, ti kujton se une(apo dikush tjeter) e di se perse e bente Pali kete?


    Pali thote se gjithcka ta beni, ta beni per lavdi te Perendise.

    Pra, nqs i thua dikujt i shenjte, dhe me ane te kesaj mendon se lavderon Krishtin, beje.Ne rast te kundert, ne rast se nuk e ben dhe mendon se keshtu lavderohet Krishti, mos e bej.

    Eshte shume e thjeshte
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Moter, dua te shtoj dhe dicka.

    Praktika e shpalljes dikujt te shenjte, eshte pasi ky ka vdekur dhe me pas, me ane te shenjave dhe mrekullive, po keshtu dhe deshmive nga jeta e tij, ky shpallet "i denje per nderim".


    Kjo nuk do te thote aspak se vdekja e ben dike te shenjte.
    Por, se Kisha, me mencuri pret derisa dikush te flere ne Zotin, qe me pas ta shpalle te shenjte.


    Atehere, vijme tek Pali.

    Pali i quan besimtaret te shenjte kur ishin gjalle.
    Nderkohe qe Kisha pret deri ne vdekje.

    Kush e ka gabim? Kisha apo Pali!

    ASKUSH!

    Le te kuptojme sensin e perdorimit te ketij termi nga Pali dhe nga Kisha.

    Pali i quan besimtaret te shenjte para botes.
    Ndersa Kisha i quan shenjtoret, te shenjte para Kishes.

    Dmth ata qe shpallen si te shenjte, jane si te thuash Maja e Ajsbergut te turmes se shenjtoreve. Ata shpallen te shenjte, ne menyre qe te shenjtet e tjere (dmth besimtaret) t'i marrin si shembull. Ata jane ne fakt "te shenjtet e te shenjteve".

    Nuk e di se sa i qarte jam.

    Por sidoqofte, mendoj se dhe te tjeret mund te japin nje mendim me te plote.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 24-05-2006 më 17:18
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Nderkohe Albo ti thua qe une duhet te shoh jeten e njerezve. Aty ti bie ne kontradikte sepse nuk na ben jeta jone "te shenjte" por Jeta e Krishtit. Gjaku dhe Trupi i Tij.
    Se pari, "Eterit e Kishes" nuk jane thjeshte njerez si une e si ti, pas as une e ti nuk kemi kerkuar ndricimin hyjnor dhe kungimin e pandare me Perendine ne mes te shkretetires apo ne maje te nje mali, larg botes ne te cilen ne jetojme. Ata jane shenjtore dhe njerez te shenjte pasi jeta qe bene ne toke ishte nje jete e shenjte dhe deshmia e tyre e gjalle e realiteteve hyjnore qe deshmuan, eshte deshmia e vete Kishes.

    Se dyti, Krishti nuk eshte vetem "njeri", eshte edhe Zot, eshte edhe Biri i Vetemlindur i Perendise, eshte edhe Personi i Trinise se Shenjte, eshte edhe vete Trupi i Kishes. Ata shenjtoret e Kishes ne shekuj, jane pjeset e Trupit te Krishtit dhe une e ti nuk mund ta njohim dot te plote Krishtin, as nuk mund te vleresojme sa duhet Dhurata Hyjnore qe marrim me Kungimin, pa njohur nga afer forcen transformuese te Gjakut dhe Mishit te Krishtit, qe ti ze ne goje me lart, ne jeten e ketyre shenjtoreve.

    Ashtu sic nuk mund ta kuptosh dot sic duhet Biblen duke e lexuar vete pa iu referuar Tradites se Shenjte prej se ciles ai liber doli, ashtu nuk ke per te njohur shenjterine e Orthodhoksise pa u njohur me jeten e gjalle te Shpirtit te Shenjte ne Kishe ne shekuj. Dhe deshmia e jetes se shenjtoreve ne shekuj, eshte deshmia me e plote, me e bukur dhe me ngazelluese per cilindo qe kerkon te gjeje e beje nje jete shpirterore.

    Albo

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 08-04-2011, 07:41
  2. Si arrihet perfeksioni?
    Nga Albo në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 29-07-2005, 05:12
  3. Shenjteria
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-02-2004, 21:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •