Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 58
  1. #11
    Tema me te vertete eshte shume interesante. Duke qene se kam nje informacion relativisht te bollshem per kete teme dhe meqe dhe Peniel e ka prekur si detaj une po paraqes disa pika qe trajtojne idene e nje ndryshimi ne planetin tone te pare nga kendveshtrimet e mundeshme. Kjo duke ju referuar studimeve te bera ndaj Kalendarit te Majave si dhe disa teorive qe kane dale nga deshifrime te Kodeve Biblike. (ne lidhje me kete te fundit duhet shmangur teresisht karakteri fetar)

    Fakti qe temen po e trajtoj duke marre si referim Kalendarin e Majave ka te beje me teorite e shumta qe jane per kete kalendar dhe sidomos pse-te e shumta qe jane ngritur mbi perfundimin e ketij kalendari ne nje date te caktuar.

    Temen po e trajtoj ne keto pika:

    . PARASHIKIME DHE PROFECI

    . CIVILIZIME TE LASHTA DHE TE HUMBURA

    . EKSPLORIMI I HAPESIRES

    . RENDI I RI BOTEROR

    . ALIEN DHE UFO

    . SHKENCE DHE TEKNOLOGJI

    . KONSPIRACI NE FE

    . KONPSIRACI POLITIKE

    . STUDIME PARANORMALE

    . KODET BIBLIKE


    Pra pikat e mesiperme jane ato qe debatohen ne lidhje me Kalendarin e Majava dhe teorite e ndryshme qe jane ngritur. Natyrisht qe eshte material shume voluminoz dhe do haje kohe deri sa te shtjellohet i gjithi por besoj se ja vlen.
    Perpara se te filloj me sejcilen pike, fillimisht do me duhet te sqaroj se cfare eshte kalendari i Majave dhe cfare perfaqeson ai.


    Kalendari i Majave


    Midis kryeveprave te tjera te realizuara prej Majave ata kane shpikur dhe nje kalendar qe te habit me saktesine dhe kompleksitetin e tij. Ai eshte i vjeter prej me shume se 3 mije vjetesh dhe ndahet ne numerimin e madh dhe ne ate te vogel. Hartimi i ketij kalendari lidhej me kohen e te mbjellave dhe te korrave por edhe me ngjarje te ndryshme astronomike saktesia e te cilave i ka habitur studiuesit. Koha qe perdornin per kultivimin e misrit matej me numrat qe duhet te kene qene mbledhja e gjithe gishtave te dores dhe te kembeve dhe si rrjedhoje numri 20 ose sic e quanin majat, kal. Ketyre 20 diteve ata i dhane emra te ndryshem.



    Dhe ky numer shumezohej me 13 kal (260) dite, koha e mjaftueshme per te mbjellat dhe korrjet te cilen majat e quanin milpa. Kjo menyre e aplikuar kryesisht per bujqesine i dha fillesen hartimit te kalendarit te majave te cilin ata e quajten Tzolkin. Fjala Tzol do te thote “te vesh gjerat ne rregull” ndersa fjala kin do te thote “dite”.
    Tzolkin fillimisht ishte nje ceremoni ne te cilen prifterinjte caktonin rendin e diteve per te kuptuar kohen per mbjelljet. Nje cikel Tzolkin lidhej me pergatitjen e tokes ndersa nje cikel i dyte lidhej direkt me rritjen dhe korrjen e misrit.
    Nga nje kendveshtrim fetar kjo periudhe kohore prej 13 kal i dha nismen hyjnizimit te numrit 13 ndersa krijimi i periudhes prej 13 ditesh u quajt Oxlahukin qe me pas u be baza e Kalendarit Tzolkin dhe si rrjedhoje 260 dite mipla perbehen nga 20 periudha trembedhjete ditore.
    Me pas Majat vune kohen qe i duhej Diellit per te kompletuar ciklin vjetor koha e te cilit u percaktua nepermjet 28 periudha 13 ditore duke dhene keshtu shumen prej 364 ditesh, nje kohezgjatje kjo qe nuk perputhej plotesisht me ciklin.
    Me pas matematikanet dhe astronomet (sic supozohet) Maja rane dakort qe te krijonin nje vit prej 360 ditesh per efekt perllogaritje kalendarike te cilin ata e quajten Tun dhe qe e ndane ne 18 muaj me nga 20 dite dhe e quajten Uinal, sejcili me nje emer te te vecante dhe me numra nga 0 tek 19. Me pas ata krijuan nje njesi matese prej 5 ditesh qe e quajten Uayeb dhe qe ja bashkangjiten vitit Tun, gje qe solli krijimin e kalendarit Haab. Ne kete kalendar Uayeb vendosej perpara fillimit te vitit astronimik. Tzolkin dhe Haab me pas u koordinuan duke krijuar keshtu kalendarin e rrumbullaket.
    Pra nuk ka asnje dyshim mbi saktesine e kalendarit te majave. Kete kalendar e gjejme ne Piramiden Chichen Itza ne gadishullin e Jukatanit, Meksike.


    Ajo qe te gjithe shkenctaret bien dakort sot eshte ky kalendar nuk perben thjesht dicka mitologjike per shpalos dhe nje njohuri perfekte qe kishin Majat mbi levizjen qiellore te yjeve ne galaktinen e Rruges se Qumeshtit dhe ne disa konstelacione. Disa astronome dhe studiues kane zbuluar qe ndertimi i kalendarit dhe data te vecanta te tij te percaktuara gjate ndertimit, jane perputhur me ngjarje te ndryshme kozmike, eklipse, ndryshime apo kalime te trupave planetare etj. Shume prej tyre jane te mendimit qe data me te cilin mbyllet kalendari (21 dhjetor 2012) mund te jete fundi i nje epoke kozmike dhe fillimi i nje te reje.

    Dhe ketu fillon shtjellimi i te gjitha hipotezave qe une kam permendur me siper. (Shtjellimi i pikave qe kam permendur me siper nuk do kufizohet vetem me Majat pasi nga te gjitha kulturat e botes ka parashike, profeci dhe te dhena per nje ngjarje te rendesishme ne 21.12.2012 )

  2. #12
    Po he Darius, vazhdoje ate qe ke filluar. Do te me interesonin pikat e prerjes te teorive te ndryshme.

  3. #13
    Do e vazhdoj po prit me rradhe se jane te tjera tema per tu mbaruar dhe skam gjithmone kohen e mjaftueshme per te gjitha
    Po do e mbaroj patjeter.

  4. #14
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Te pergezoj darius per keto informacione teper te vlefshme qe ke vene ketu

    Per mua kur kam lexuar biblen dikur ... shume kohe me pare.. ka qene shume e rendesishme kapitulli i fundit "Epoka e Apokalipsit " ne mos gabohem.. dhe ka qene shume interesante..Shume ngjarje qe pohohen aty se do te ndodhin ne ditet e sotme dhe ne vazhdim pak a shume kane ndodhur..

    ps. mos harroni po erdhi Lufta e trete boterore.. thoini vetes.. mbaroi bota... Me gjith keto civilizime qe jane bere ne fushen e armeve berthamore i bie te mos dalim me gjalle nga ajo lufte

    Zemrushja
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  5. #15
    Faleminderit Zemrushja Sa me shume qe shtohen konfliktet ne Lindjen e Mesme dhe sa me shume ka filluar te peshperitet per Luften e Trete Boterore, aq me shume po permendet dhe Libri i Apokalipsit.
    Sidoqofte qe mos dalim nga tema me vjen mire qe temat vlersohen sepse nuk me shkoka mundi dem

  6. #16
    Armandoboni.com Maska e White_Shadow:)
    Anėtarėsuar
    28-02-2005
    Vendndodhja
    Duke ikur ne hene per te dale nje xhiro nga MArsi me EMInene
    Postime
    248
    O Darius ...

    une vitin qe shkoi isha goxha aktiv ne FSH por me pas per arsye te studimeve e redaktova goxha .. kurse tani gjate veres se si me erdhi njehere ne mendje te futesha ketu dhe gjeja e pare qe bera ishte te hyja tek tema MISTERE dhe ato kater faqe i kam lexuar me durim dhe me pelquen shume.. dhe tani mu be fiksim , sa here vi ne zyre gjeja e pare qe bej eshte te futem ketej nga SHKENCA DHE JETA te shoh ndonje artikull tendin te ri se jam SHUUME i interesuar per keto mistere qe na mbulojne .
    mua me beri pershtypje edhe Ato rrathet ne grure dhe tek ato me shume me beri pershtypje ajo shenja e HEBRENJVE ( Shtate fiset )

    kane te bejne UFO-t me Fene e hebrenjve ??

  7. #17
    White nuk e di ca te te them per shenjen e hebrenjve. Ka disa prej tyre qe i meshojne pretendimit qe jane rraca e zgjedhur dhe se shpesh mesazhet qe jepen nepermjet rratheve i drejtohen popullit te Abrahamit po kjo mund te jete thjesht propagande ose mashtrim.
    Nuk jam ne gjendje te te jap nje pergjigje te sakte.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e TheForgotten
    Anėtarėsuar
    28-08-2006
    Vendndodhja
    in The Matrix
    Postime
    2
    ndoshta edhe mund ta kem ngatrru diqka, vetem se nga ajo qe that Darius mbi kalendarin e majave, ceket se sipas kalendarit te tyre egzistojn 20 dit dhe 18 muaj dhe numrimi i diteve fillonte nga numri 0 deri ne numrin 19 apo jo? tash si mundet qe kalendari i tyre te mbaroj me dat 21 Dhjetor 2001 per deri sa ata kan numru vetem 20 dit dhe numri 20 nuk ka qen ne perdorimin e tyre fare si numer, e aq me pak numri 21? nese behet fjal per ndonje konvertim, ather prap si do te mund te konvertohet nje kalendar nga 360 dit ne vit, 18 muaj dhe 20 dit per muaj ne nje kalendar 365 dit, 12 muaj dhe 30 dit ne muaj?

  9. #19
    E ke keqkuptuar ose ke humbur rrjedhen e mendimit nga komplikimi i numrave. Ja ku e ke momentin qe thote per kalendarin 365 ditesh:

    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Maja rane dakort qe te krijonin nje vit prej 360 ditesh per efekt perllogaritje kalendarike te cilin ata e quajten Tun dhe qe e ndane ne 18 muaj me nga 20 dite dhe e quajten Uinal, sejcili me nje emer te te vecante dhe me numra nga 0 tek 19. Me pas ata krijuan nje njesi matese prej 5 ditesh qe e quajten Uayeb dhe qe ja bashkangjiten vitit Tun, gje qe solli krijimin e kalendarit Haab. Ne kete kalendar Uayeb vendosej perpara fillimit te vitit astronimik. Tzolkin dhe Haab me pas u koordinuan duke krijuar keshtu kalendarin e rrumbullaket.
    Nuk ka asnje interpretim nga ana e shkenctareve qe i kane studiuar. Thjesht kane ndjekur llogjiken matematikore dhe perllogaritjet qe perputhen ne cdo date (kryesisht me evenimente astronomike).

    Megjithate une do e shpjegoj edhe njehere tjeter menyren e ndertimit te kalendarit Maja (marre nga nje burim tjeter) dhe aty mbase do jete me i qarte.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e TheForgotten
    Anėtarėsuar
    28-08-2006
    Vendndodhja
    in The Matrix
    Postime
    2
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Maja rane dakort qe te krijonin nje vit prej 360 ditesh per efekt perllogaritje kalendarike te cilin ata e quajten Tun dhe qe e ndane ne 18 muaj me nga 20 dite dhe e quajten Uinal, sejcili me nje emer te te vecante dhe me numra nga 0 tek 19. Me pas ata krijuan nje njesi matese prej 5 ditesh qe e quajten Uayeb dhe qe ja bashkangjiten vitit Tun, gje qe solli krijimin e kalendarit Haab. Ne kete kalendar Uayeb vendosej perpara fillimit te vitit astronimik. Tzolkin dhe Haab me pas u koordinuan duke krijuar keshtu kalendarin e rrumbullaket.
    Pra nuk ka asnje dyshim mbi saktesine e kalendarit te majave. Kete kalendar e gjejme ne Piramiden Chichen Itza ne gadishullin e Jukatanit, Meksike.
    kerkoj falje, mirpo mu paska ngatrru nga numrat. mirpo prap nuk eshte edhe aq e qart dhe e kapshme. pasi qe ata, siq e ceka edhe ma lart, edhe nga ajo qe e ceket ju, nuk kan pas numer 20, kan pas 20 dit po numrimi i diteve ka fillu nga 0 dhe ka shku deri te numri i 19, kurse perfundimi i kalendarit te tyre kryhet me 21 dhjetor 2012. tash kjo dat eshte e konvertuar nga kalendari i majave ne kalendarin e sotem apo ashtu shkruan ne kalendarin e majave? kjo me duket se eshte pak konfuze.

    sipas mendimit tim, nje katastrof globale mund qe te ndodh, shenjat jan mirpo nuk mund te parashikohet shkatrrim total i tokes, ket askush nuk mund ta di. sa i perket kalendarit te majave te cilt kanbe pershtatjen e shum ndodhive astronomike dhe ato i kan paraqit ne kalendarin e tyre, kjo osht shum e vertet.dihet se Eklipsa ndodh gjithmon ne koh te njejt, rrotullimi i disa planeteve ndaj tokes gjithmon ndodhin ne koh te njejt, kshtu qe keto dukuri dhe shum tjera kan mund te kalkulohen edhe me heret pasi qe civilizimet te cilat kan qen ma heret kan qen shum te sofistikuara dhe gjithashtu me ni teknologji shum te zhvillume, civilizimet e para datojn qysh para 10 mij viteve para krishtit, kurse dyshohet se civilizime ka pas edhe para Atlantides, per kto folet ne libra te shenjt, konkretisht ne Kuran. mirpo vershimet e medha qe jan be kan marr me vete edhe civilizimet e asaj kohe.
    A wise monkey never monkies with another monkey's monkey!

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Justin Dėshmori: Apologjia e parė
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  2. Rruga e hapur e islamit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2007, 09:32
  3. Liria
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  4. A mund te jete nje Kishe produkt i kultures njerezore?
    Nga marcus1 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 02:45
  5. Rruga e hapur e islamit
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2004, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •