Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 58
  1. #21
    Kalendari i Majave nuk parashikon aspak shkaterrim apo rilindje. Thjesht mbaron ne daten qe kam permendur. Interpretimi eshte bere nga shkenctaret qe kane studiuar periudhat gjeologjike dhe perseritjen e ndryshimeve ne Toke ne nje periudhe te caktuar kohore (qe lidhet me nje ciklim te Diellit rreth vete sistemit dhe ne shkalle me te gjere me vete galaktiken). E shikoj qe shkrimi per datat dhe menyren e ndertimit te kalendarit nuk eshte shume i qarte keshtu qe do e bej perseri, kete rradhe nga nje burim tjeter dhe shpresoj qe te jete me i kuptueshem.

  2. #22
    Ja edhe njehere shpjegimi per menyren e ndertimit te Kalendarit te Majave

    Majat e llogarisnin kohen nepermjet nje kombinimi te disa cikleve te nderthurur sebashku per te percaktuar levizjen e diellit, henes dhe planetit Venus. Kalendari i tyre ritual i njohur si Tzolkin ishte i perbere nga 260 dite. Bashkon numrat nga 1 deri tek 13 me nje sekuence prej 20 dite-emra. Funksionon ne nje menyre te ngjashme si ditet e javes tone qe ciftezohen me numrat e muajve.

    Kalendari Tzolkin u shkri me ciklin diellor prej 365 dite qe quhej "Haab". Kalendari perbehej nga 18 muaj me 20 dite sejcili (numrat nga 0-19) dhe nje muaj te "shkurter" me vetem prej 5 ditesh qe quhej Wayeb dhe qe konsiderohej si nje kohe e rrezikshme. Kalendarit Tzolkin dhe Haab i duhej nje periudhe prej 52 vjetesh qe te perfundonte ciklin e plote.

    Sic e kam shpjeguar me pare kalendari i Majave nuk ishte i rastesishem dhe as nje numerim i rendomte por nje perllogaritje e sakte astronomike (gje per te cilen majat ju njihet merita si mjaft te zhvilluar). Procesi i ngadalte gjate te cilit solstici dimeror bashkohet me brezin e erret te Rruges se Qumeshtit eshte funksionimi i nje fenomeni qe njihet si precedenti i ekuinokseve. Ketu perfshihen rrotullimi i ngadalte i boshtit te Tokes qe shkakton zhvendosjen e ngadalte te pamjes yjore ne hapesire. Per vezhguesit ne toke kjo shkakton levizjen e ngadalte te diellit gjate solsticit dimeror ne relacion me trupat e tjere qiellore te Rruges se Qumeshtit. Rrotullimi i plote ose cikli i plote kryhet cdo 26 mije vjet. Pothuajse 2100 vjet me pare kur te dy kalendaret ai i numerimit te madh dhe tjetri i quajtur Popol Vuh u hartuan nga Majat perputhen me pamjen e brezit te erret te Rruges se Qumeshtit qe mund te observohej 30 grade mbi perendimin e diellit ne solsticin dimeror.

    Kjo vecori e Rruges se Qumeshtit mund te vihet re prej te gjitheve ne nje nate te qarte verte. Ne agimin e solsticit dimeror te vitit 2012 dielli do jete pikerisht ne brezin e erret te konstelacionit tone duke e bere kete te fundit te dukshem nga cdo pike e horizontit. Pra ne kete menyre Rruga e Qumeshtit "do ulet" mbi Toke duke prekur cdo pike perreth dhe duke hapur ne kete menyre nje porte kozmike qiellore. Kjo me pak fjale do te thote nje venie ne vije te drejte te gjithe trupave qiellore te galaktikes sone.

    Pra edhe njehere kalendari Tzolkin prej 260 ditesh dhe ai Haab prej 365 perputheshin cdo 52 vjet. Ne Tzolkin 260 ditor koha nuk rrjedh ne menyre lineare por leviz ne nje rreth te perseritur, i ngjashem me nje spirale.

    Ndersa kalendari i Numurimit te Madh ose Haab eshte linear si kalendari yne gregorian.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    a esht e verte se kalendarī maja mbaron me daten 21.12.2012

  4. #24
    Po eshte e vertete. Data eshte 21 Dhjetor 2012.

    Natyrisht qe Majat nuk thone arsyen pse, as nuk kane bere parashikime per apokalips apo ndonje gje tjeter. Thjesht kalendari ju pefundon ne ate date.

  5. #25
    TENIOLTENI Maska e teniolteni
    Anėtarėsuar
    01-05-2004
    Vendndodhja
    Albania/Tirana
    Postime
    45

    Fundi nuk ka ardhur

    Pershendetje njehere dhe falenderime per kete teme kaq interesante.

    Tani une nga ju shof shume qe keni informacion ne lidhje me ate se cfare po ben njeriu apo se cfare po arrin te parashikoj ndoshta nga intuita apo dhe gjerat perreth qe e rrethojne shoqerine tone apo shtetet e fuqishme.

    Ideja eshte ketu qe fundi nuk eshte sa hap e mbyll syte, sa per dijeni!
    Duke u bazuar mbi Biblen dhe per nje date te afert as ajo nuk e deklaron nje gje te tille. Por shpresa qe njerzit qe duhet te kene dhe per ti shpetuar "fundit te botes" njeriu duhet te gjeje ate qe ka humbur ne fillimin e koherave.

    Sa per dijeni fundi i botes fillon e thejsoj me Rrembimin e besimtareve sa hap e mbyll syte nga trup tokesor ne nje trup qiellor per ata qe besojne ne Jezus Krishtin me te vertete, ku me pas direkt shfaqet Antikrishti ne mish bashke me Profetin e tij dhe frymen e tij njerzore. Dmth jane tre persona qe do te shfaqen ku brenda 3 vjet e gjysem do te bejne gjera te medha per Boten!
    Njeri do te marre fuqine nga Europa e bashkuar, tjetri do te shfaqet nga Lindja e mesme me nje traktat paqeje midis Palestinezve dhe Izraeliteve dhe i fundit do te dale nga ish mbreteria e asaj kohe te Aleksandrit te madh ku do te sinkronizoje mendimet dhe vullnetin e atyre te dyve per tu mbushur mendjen Botes me shenja dhe fuqi djallzore nga Ati i genjeshtres ku e gjitha bota do te mashtrohet teresisht. Mbas 3 vjet e gjysem te pare, Perendia do te zbrase gjykimin mbi boten dhe prej vec nje pjese prej 144 mije cifute nga Izraeli qe do te shperndaje ungjillin e Krishtin ne ate kohe per te shpetuar njerzit jo si sot ne kete kohe.

    Mbas 3 e gjysem gjykimi per bote, ku termet me te fuqishme dhe zite dhe luftrat e 3 boterore qe do te kene ndodhur Krishti do te zbrese me ata qe mori perpara dhe ata qe ka atje siper per te udhehequr boten dhe per te krijuar nje mbreteri te tij ne shtetin e Izraelit ku cdo gje do te shkoje sipas planit te tij per nje 1000 vjet me radhe. Edhe ne emisionin e Sokol Balles pra nje jae duke filluar nga 20/05/2008, per Portat e Parajses, kush e pa dhe e ndoqi besoj se do te kete kuptuar se care ndodh sot ne Izrael dhe pse eshte kaq i diskutueshem sot ne mbare arenen nderkombetare sepse ajo eshte mitra e botes dhe eshte qendra e gjithkaje qe Perendia ka zgjedhur por duke i ndeshkuar gjate gjithe lindje dhe koherave. prandaj shpetimi eshte vetem nepermjet besimit ne Jezus Krishtin sepse fundi botes nuk ka per te ardhur nga njeriu por nga ngjarjet qe jane pohuar dhe thene nga profet dhe Zbulesa e gjinit flet me qarte per gjithcka.

  6. #26
    Devastating earthquakes. Record-breaking tsunamis. Category 5 hurricanes. Spiking global temperatures. World war. Predictions of how it will all end have been around for thousands of years. In Apocalypse 2012, Lawrence E. Joseph reveals the curious fact that 2012 has been pinpointed as a pivotal, perhaps cataclysmic, year in human history by ancient sources and contemporary science alike.

    Joseph investigates this chilling correlation with an open mind and skeptical eye. He delves into historical and spiritual materials as diverse as Revelations, the I Ching, and the Islamic Hadith, drawing on scholarly works and recent controversial bestsellers such as The Bible Code. He examines the ancient Mayan Long Calendar, the source of the 2012 prophecies, and then travels to the jungles and highlands of Guatemala to work with Mayan shamans who confirm the 5,000-year-old vision. In a scientific research city in the heart of Siberia, he meets with geophysicists who contend that the solar system is moving into a highly charged interstellar energy cloud. And on the tip of South Africa, he interviews physicists and psychics who are trying to make sense of the fact that the earth’s magnetic field is vanishing.

    Joseph concludes that we are in a race against time. Apocalypse 2012 is an authoritative and deeply unsettling appraisal of just how close the earth, or at least our species, might be to extinction.
    Per koken time nuk kam kohe ta perkthej po me vone mbase po...
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  7. #27
    Ju lutem mos e ngaterroni temen me parashikime te tipit Nostradamus ose me pjese te bibles. Per te dyja keto ka tema te vecanta ne forum. Le te perpiqemi ti qendrojme temes sa me shume te jete e mundur.

    Faleminderit

  8. #28
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Rreth kalendarit Maja gjen ne youtube plot qe flasin per nje fund te mundshem te botes, "nje epoke e re kozmike" sic e ka thene edhe Darius. Shum te tjere fundin e kalendarit Maja e pershkruajn si nje fund bote nje shkaterrim te mundshem te epokes se njerzimit, kan nis te dalin edhe zera se "illuminati" kulti satanik me sakte, po pergatitet per ditet e fundit, lindja e antikrishtit etj etj. Indianet thone se 21/12/2012 do jete nje ylber paqeje qe do zoteroje mbi toke, nje musliman qe fola une personalisht per kte gje, ai nuk me shpjegoji shume, tha qe ne 2012 pritet te ndodhe dicka sepse Danieli (ne librat fetare) kishte fol per kte dite, ne enderrat qe kishte pare Danieli ishte parashikuar cdo gje e sakte, lufta e pare e dyte edhe e treta. Ne vitin 2012 pritet te ndodhe dicka me permasa biblike, por se cfar do te ndodhe, ose do jete nje "ylber paqeje" sic thone indianet, ose do jete fundi i njerzimit sic thone kta tjeret. Sepse shum kulte fetare e kishin parashikuar kte gje, nostradamusi gjithashtu edhe kalendari Maja sic thote darius perfundon egzaktesisht me 21/12/2012. Asnjeher me pare nuk eshte dhene nje date e sakte per eveniment biblik, asnjeher me pare nuk eshte folur aq shume per nje katastrofe apo dicka tjeter biblike, pra dita 21 dhjetor 2012 do tjua mbylle gojen te gjith atyre qe kan ber parashikime, ishalla nuk jan te sakta parashikimet e atyre qe flasin per fundin e jetes njerzore mbi toke. Ishalla del fjala e indianeve.


    ps; Darius informacione te tjera nuk gjen dot ne lidhje me kte gje? Sepse me te vertete flitet shume per kte vitin 2012, tani eshte ber edhe nje film qe flet pikerisht per kte gje, edhe filmat nuk dalin kot, duke i njoht amerikanet, cdo film eshte ber per nje arsye.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #29
    Gjej, kam dhe di mjaftueshem per kete teme Apollyon por me mungon koha e mjaftueshme per te pasqyruar me shume. Mbase me kohe do mund te sjell informacion me te plote. Per momentin jam shume i ngarkuar me pune.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-07-2008
    Postime
    273
    Citim Postuar mė parė nga strano Lexo Postimin
    Me uje eshte e sigurte qe nuk do permbytet, sepse po te lexosh librat e shenjt, thuhet qe: Bota njeher eshte permbysur me uje, edhe zoti kur beri paktin me NOEN i ka then qe boten sdo e permbys me kurre me uje, ka then po ne rast se njeriu vazhdon te bej kshu prapsirash, do e djeg me zjarr..... prandaj kush ka then qe bota do shkatrrohet nga uji te jeni te sigurte se nje gje e tille sdo ndodhe

    te ruhemi nga ndonje meteor apo komete.. se per te tjerat te flem pa frike se sna gjen gje.
    Respekte per temen, shum interesante.

    Edhe un keshtu e di.Na duhet te ruhemi nga zjarri, se nga uji spermbytemi me.
    Po kjo data 21/12/2012 ?Ca thuhet se vetem ketu ne internet e kam lexuar.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Justin Dėshmori: Apologjia e parė
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  2. Rruga e hapur e islamit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2007, 09:32
  3. Liria
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  4. A mund te jete nje Kishe produkt i kultures njerezore?
    Nga marcus1 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 02:45
  5. Rruga e hapur e islamit
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2004, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •