Para ca ditesh, administratori i "Komedise Franceze" ka anuluar shfaqjen e nje teatri te shkruar nga Peter Handke. Arsyeja : administratori Marcel Bozonnet eshte skandalizuar nga fjalimi i Handke ne varrimin e Milosheviēit.
Kjo ngjarje ka marre permasa te papritura : nobelistja Elfriede Jelinek ka dalur haptas ne mbrojtje te Handkes, si gjoja "censurim" qe i behet atij.
Bozonnet ka dhene nje konference shtypi ku ka paraqitur programin e Komedise Franceze per vitin e ardhshem, dhe aty ka trajtuar arsyet e anulimit te pjeses.
Per frankofonet, fjalimin e tij mund ta degjoni ketu :
http://www.liberation.fr/son/mai06/0...efrancaise.mp3
Gjithashtu, sot "Liberation" ka tekstin e plote te fjalimit te Handkes tek varri i Milosheviēit.
Veē kesaj, ne nje blog te gazetes se mirenjohur "Le Monde", blog i Pierre Assouline, ka patur nje debat ne mes mbrojtesve te Handkes dhe kundershtareve te tij. Po qe se keni deshire (frankofonet) mund t'i hidhni nje sy ketu :
http://passouline.blog.lemonde.fr/li...le_handke.html
Ndonjeri dhe mund te marre pjese ne debat.
Nja dy fjale per kete Handke : nuk e di a ka ne Shqiperi ndonje liber te botuar te tij, apo dhe te kesaj Jelinek (kjo me duket se ka nje liber te perkthyer ne shqip), por mire eshte qe shtepite botuese, para se te botojne autore te huaj, te sigurohen mire per shkrimtarin sepse Handke e kompani vjellin vrer kunder shqiptareve dhe ne shkojme dhe u botojme librat.
Krijoni Kontakt