Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 37
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Ne faqen e mesiperme jepen udhezime sesi te fshish kete plug in, por jo sesi te te hapesh nje .pdf file qe eshte i mbrojtur nga ky plug in.

    Para se te postoja postin ketu provova ta hapja . pdf file pikerisht duke fshire kete plugin (ishte rekomanduar diku) por pa sukses.

    Me ca mendoj une plug in-i duhet te jete i installuar ne kompjuter dhe ndoshta me anen e ndonje craku mund te arrihet per te hapur filen.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  2. #12
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Ke provuar të kthesh datën/orën mbrapa në një kohë kur mund ta hapje PDF-në?
    Ke provuar ta hapësh me Adobe Acrobat (programin e plotë, jo Adobe Reader)?

    Për cilin libër bëhet fjalë? Më jep lidhjen ta provoj ta hap njëherë me Adobe Acrobat. Shiko se mos e gjesh dhe në faqe të tjera interneti.
    Edi

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Versioni Acrobat qe une kam eshte acrobat 5 (full version).

    Skedari eshte i shkarkuar ne komp. tim por nuk mund te hapet sepse eshte i mbrojtur me ane te nje plug in i quajtur: fOpen32.api. Te dhenat qe me duhen per ta hapur kete skedar duhet te dergohen nga faqja internetit (autorit te librit) por qe ne rastin tim nuk me jane derguar edhe pse i kam derguar disa e-maile.

    Gjithsesi me poshte eshte lidhja e faqes ne internet.
    http://www.drillers.com/library.cfm
    Libri qe une kerkoj eshte:
    (Demo) Drilling Reference and Training Manual

    Hapat e tjere vijojne si me poshte:
    - Regjistrimi (emer, mbiemer, e-mail)
    - Shkarkimi skedarit
    - Instalimi (megjithese nuk eshte gje tjeter vecse .pdf file, skedari ka nje instalation routine)
    - Disa te dhena qe programi gjeneron gjate instalimit duhet ti dergohen me e-mail faqes se internetit (autorit) i cili me pas duhet te te dergoje po me e-mail kodin e hapjes.

    Une ndoqa te gjitha hapat e pershkruara me siper, te dhenat e regjistrimit ishin gjitashtu korrekte, porse nuk kam marre pergjigje ne lidhje me kodin e hapjes, ndaj dhe po shoh per ndonje menyre tjeter hapjeje ose installimi.

    Provova ta hap pa plug in - in e nevojshem (pa sukses)
    Provova ta hap me photoshop (pa sukses)
    Kerkova lart e poshte per ndonje instruktim a crack por pa sukses.

    Nejse nese keni ju ndonje ide me thoni.

    Te fala
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  4. #14

    Si të thyej fjalëkalimin e një dokumenti PDF?

    A mund te me ndihmoj ndonjeri per nje file ne pdf qe me kerkon permission?

    E kam download kete file nga P2P dhe eshte ne formatin pdf. Vetem se kur kerkoj ta hap me nxjerr nje dritare ku me thote qe skam permission per ta hapur dhe qe me duhet te kontaktoj botuesin (eshte nje liber).



    E di qe file te tilla jane nga ato pdf online qe kane protection dhe security por a ka ndonje menyre per ti crack ose hack si materiale?
    Eshte hera e pare qe has nje file te tille. Provova ta hap duke perdorur nje program qe quhet PDF Recovery dhe ai i hoqi protection. Kur klikova ne file sme nxorri me kerkesen per te kontaktuar botuesin por tani file vete eshte bosh dhe sme hap me asgje.
    Pres pergjigje nga ndonjeri prej jush qe mund te kete eksperience ne hapje files te tilla.
    Faleminderit.

  5. #15
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Thyerje e fjalekalimit te nje dokumenti PDF

    A di ndonjeri te me thote qe a ka ndonje rrezik te me thyejne fjalekalimin e nje dokumenti PDF qe e kam ruajtur me kod ?

    Me nje fjale, dokumenti eshte pergatitur qe vetem te LEXOHET, por a ka ndonje rrezik qe dikush dhe ta beje copy-paste apo ta printoje ?

    Faleminderit
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 29-04-2006 më 23:38

  6. #16
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Nqs dini dhe deshironi te me sqaroni ne lidhje me nje problem informatike (ku nuk marr vesh shume), do t'ju isha mirenjohes.

    Kam krijuar file .pdf me PDF Creator dhe per arsye te ndryshme me duhet t'i siguroj me nje kod (fjalekalim). Kam lene si opcion vetem LEXIMIN e tekstit nga marresi, dhe kam hequr mundesite e PRINTIMIT apo berjes COPY-PASTE.

    Desha te di, a kam garanci qe dikush nuk arrin ta zbertheje kodin apo jo ?
    Dhe nese jo, a ka ndonje menyre per te siguruar nje tekst te koduar ?

    Ju faleminderit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 29-04-2006 më 23:38

  7. #17
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Edhe nje here per benseven11 ose edspace :

    Nqs dini dhe deshironi te me sqaroni ne lidhje me nje problem informatike (ku nuk marr vesh shume), do t'ju isha mirenjohes.

    Kam krijuar file .pdf me PDF Creator dhe per arsye te ndryshme me duhet t'i siguroj me nje kod (fjalekalim). Kam lene si opcion vetem LEXIMIN e tekstit nga marresi, dhe kam hequr mundesite e PRINTIMIT apo berjes COPY-PASTE.

    Desha te di, a kam garanci qe dikush nuk arrin ta zbertheje kodin apo jo ?
    Dhe nese jo, a ka ndonje menyre per te siguruar nje tekst te koduar ?

    Ju faleminderit.
    Nqs e ke lene skedarin qe te hapet dhe lexohet,hapja e skedarit pdf kerkon fjalekalim nga marresi?Nqs kerkohet te futet fjalekalim perpara se marresi te lexoje materialin pdf,varet se ku eshte marresi,eshte nje kompjuter i larget,apo nje person qe ka akses dhe mund te punoje ne kompjuterin tend.Nqs marresi eshte i larget shanset jane te pakta.Megjithate nuk mund te pengosh marrjen vjedhjen e passwordit.Dikush qe ti i jep passwordin per te hapur dhe lexuar,mund ta postoje ate pasword ne internet ne forum..Keshtu perfitojne te tjeret.Nqs personi ka akses ne kompjuterin ku ti ke skedarin pdf te siguruar me password perseri eshte ne gjendje te gjeje passwordin ne cashene e kompjuterit nqs kompjuteri eshte i papastruar, ose duke perdorur ndonje program recoveri pdf.Ne kete rast per te penguar zbulimin e passwordit,duhet pastrosh gjithmone kashene e kompjuterit gjithmone kur largohesh si dhe te krijosh nje pasword te gjate mbi 7 karaktere si dhe futja e disa karaktereve speciale,per ta bere passwordin shume te veshtire te thyhet me programe recoverimi.Mos perdor si pasword fjale te rregullta te gjuhes shqipe,pasi keto mund te zbulohen si pasworde duke perdorur
    dictionary attack.Psh fjala Durresi ekziston ne fjalorin e gjuhes shqipe.Atehere nje krakus mund te kopjoje te gjithe fjalet e fjalorit te gjuhes shqipe 250 mije fjale psh.Keto fjale ai fut si tekst file ne nje program Brute force qe mbeshtetet ne thyerje passwordesh mbi fjalor.Dhe programi mund ta gjeje.Se sa mund te zgjase koha e krakimit varet nga numri i shkronjave..Ne pergjithsi passwordet me fjale te rregullta drejtshkrimore qe kane nje kuptim jane shume te dobeta dhe nuk rekomandohen.Pasi ke vendosur te perdoresh nje pasword testoje passwordin se sa i forte eshte ndaj krakimit.Mund te testosh se sa i forte eshte passwordi ne kete faqe.http://www.microsoft.com/athome/secu...d_checker.mspx
    Persa i takon mbrojtjes se dokumentit pdf qe te mos kopjohet me miun,klik i djathte/kopjo dhe mbrojtjen,qe te mos printohet,perseri nuk ke garanci qe dokumenti nuk do te vidhet.Eshte shume e thjeshte te kopjohet permbajtja e faqeve pdf dhe me vone te ruhet si imazh ose tekst.Per ta kopjuar mund te perdoren programe kapes pamje ekrani qe njihen si "screen capture"qe mund te kopjojne pjese te ekranit ose komplet ekranin.Pamja e kapur ruhet ne kompjuter si jpg,ose gif imazh nga ku mund te lexohet.Per raste printime ekzistojne programe qe kapin vetem tekst nga ekrani dhe ky tekst i kapur ruhet si tekst ose document file.Kjo me vone mund te konvertohet me ndonje program ne formate te tjera html,pdf dhe mund te printohen faqet.Mund ta kthesh dhe shperndash skedarin si te enkriptuar.perseri shancet per vjedhje abuzime jane.Dikush qe ti do i japesh celesin per ta decriptuar,mund ta postoje celesin dekript ne forum.Historia dhe pervoja ka treguar qe te gjitha autoret e prones intelektuale,programe ,apo dokumenta,art i njohin humbjet nga vjedhjet dhe perfitimet nga shitjet.Nje lloj humbje do e kesh,eshte e paevitushme...
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 29-04-2006 më 19:01
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #18
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    benseven11, shume faleminderit, je shume i sjellshem.

    Per ruajtjen me passworde, ne fakt kam zgjedhur fjale te parregullta ose te bashkuara (diku rreth 15-20 karaktere), dhe nga kjo ane u sigurova pak.

    Kurse kjo puna e kopjimit, qenka pak e rrezikuar, dmth ndonje mund te hyje t'i kopjoje si imazhe faqe per faqe, por edhe kjo dashka pak njohuri te zgjeruara.

    Gjithsesi, jam mese i qarte tani ç'duhet te bej.

    Edhe nje here, te faleminderit.

    ps : tani sapo e provova dhe me doli "fjalekalim i dobet". Siç duket, duhet te fusesh lloj lloj karakteresh si ',",(,[,è,& etj etj...
    (me beri mire qe e provova, paskam qene shume larg)
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 29-04-2006 më 19:08

  9. #19
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Desha te di, a kam garanci qe dikush nuk arrin ta zbertheje kodin apo jo ?
    Dhe nese jo, a ka ndonje menyre per te siguruar nje tekst te koduar ?
    nese ndonjeri ka kohe te shkruaje ne forum dhe te dekodoje dokumentet e tua me sekrete berthamore ka si ska mundesi.

    nje rus, moj tovarish, ka bere nje program qe quhet "advanced ebook processor" ose "aebpr" i cili hap te gjitha pdf's.

  10. #20
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga Alket123
    nese ndonjeri ka kohe te shkruaje ne forum dhe te dekodoje dokumentet e tua me sekrete berthamore ka si ska mundesi.

    nje rus, moj tovarish, ka bere nje program qe quhet "advanced ebook processor" ose "aebpr" i cili hap te gjitha pdf's.
    E sikur te te dergoj ate çka po ruaj (mos ki frike, asgje pelcitese), dhe ti ta dekodosh me ate programin rus dhe te me thuash qe it's ok, i got it, kjo ben ?

    ps : thjesht per prove, jane dokumente krejt pa vlere.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 12:49
  2. Dokumenti i pare qe flet per gjuhen shqipe
    Nga thorgal në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-09-2006, 16:03
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 18:09
  4. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 06:01
  5. Solana: Dokumenti i standardeve-të thjeshtëzohet
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-09-2004, 04:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •