Nga Miranda Haxhia
Tirana, qyteti epileptik qė mė del para syve gjithė ditėn dhe gjithė natėn.Qyteti qė mė lodh duke e kėrkuar e duke e qėmtuar. Qyteti, tė cilin e do vetėm ēmendurisht, sepse vet ai jeton brenda njė ēmendurie tė madhe sa duhet tė jesh mė pak e menēur dhe mė shumė zemėrgjerė qė ta njohėsh, ta duash dhe ta kuptosh. Ta mohosh dhe sėrish ta pranosh! Tirana ėshtė qytet prej zhurme. Ndėrtime prej zhurme. Rrugė prej zhurme. Baltė prej zhurme. Televizion prej zhurme. Politikė prej zhurme. Gjithė thėrmijat kozmike qė vėrtiten e qė mbėshtjellin Tiranėn janė njė zhurmė e lemerishme, e cila pasi konsumohet vetiu na bėn edhe ne tė jemi njerėz prej zhurme.
Tė dashurojmė mes zhurmės, tė urrejmė mes zhurmės, tė flemė mes zhurmės. Rrėmuja ėshtė stolia mė e vyer e kėsaj qendre tė ēuditshme njerėzish. Ti gdhihesh nėn zhurmėn e vinēit qė sokėllin pas murit tė shtėpisė tėnde e kėrkon ta mbytėsh me zhurmėn e ujit tė ēesmės. Ndėrkohė, njė zhurmė edhe mė e madhe mbulon kėto tė dyja. Pafundėsia e titujve dhe lajmeve tė grumbulluara sikur tė qenė hedhurina fjalėsh pa asnjė lloj ambalazhi estetik apo gjuhėsor, tė pret oreksin. Nisesh tė dalėsh prej hijes gjigande tė ndėrtimeve tė lloj - lloj arti e mezi gjen njė dalje nė labirinthin e kthesave cep mė cep, gur mė gur, apo kanal mė kanal. Rrugėt e kanė humbur vendin ku kanė ekzistuar. Ato janė deformuar dhe janė shndėrruar nė sheshe ndėrtimi. Kur del nė udhėn e madhe gėzohesh qė lė pas njė varg tė pafund makinash qė kolliten e vuajnė zvarritjen pas njėra- tjetrės.
Matematika tė ndihmon tė lexosh nga fillimi i rrugės Komuna e Parisit e deri nė fund tė saj, plot 68 makina varg mortor mes zhurmės dhe dritės sė copėtuar tė diellit qė i shpėton lartėsisė sė pallateve. Ide interesante edhe numėrimi i makinave, kur ecėn mė shpejt se to me kėmbėt qė tė ka dhėnė perėndia! Dhe tė gjitha makinat tė ngecura nė mėrzitjen e tyre pėr shkak tė njė betoniereje e cila ėshtė kthyer shul dhe rrotullohet pėr qejf tė vet nė mes tė rrugės, nė pritje tė shkarkimit tė betonit nė lartėsinė e njė ndėrtese qė si bisht sorre ka dalė nė cep tė rrugės. Kur shikoj betonieren qė shkulmon nėn pėrdredhjen mes rrugės, sepse mė vjen nė mendje ajo kėnga e famshme: dridhe, dridhe b .n! e atij kėngėtarit shqiptar nga Maqedonia.
Kot nuk erdhi pėr ta kėnduar pikėrisht nė Tiranėn rrumbullake! Ėshtė pėr tė prishur syrin e lig! tė vjen nė mendje njė mendim. Pastaj shikon se gjithė Tirana ėshtė njė sy i lig i stėrmadh e i verbėr prej zhurmave. Aty i ke tė gjitha. Edhe njė copė gardh prej Puke, edhe njė lopė prej Labėrie, edhe njė druvar prej Kukėsi, edhe njė qoftexhi Berati. Njė fshat i stėrmadh i futur nė zemėr tė Tiranės. Pastaj nėse e shikon me shumė hollėsi dallon pak mjegull londinese nė tė ngrysur, pak strabizėm francez dhe ilaritet italian tė gjitha tė dėshmuara me drita, ngjyra e tabela marramendėse.
Picasso nė veshjen e vajzukeve, grunjėra Vangogu nė kthinat ku piqet dhe shitet buka e papeshė, sikur tė qe pupėl zogu. Nė njė cep udhėkryqesh njė njeri me kėmbė tė copėtuara, ulur mbi njė trung tė prerė, i bie fizarmonikės me shpresėn se tingėllima e monedhave do tė shoqėrojė muzikėn e tij. Ai nuk shikon. Ėshtė i verbėr. Pas i rri njė nėnė e vjetėr. Si gjithė nėnat qė vjetėrohen prej dhimbjes pėr fatkeqėsinė e fėmijės sė tyre. Njė Bethoven i mjerė i ngecur nė kėtė cep tė planetit qė pėrpiqet tė pėrcjellė simfoninė e jetės sė tij mes marramendjes Tiranė.
Njerėzit, si duket nuk i prek kjo lloj muzike. Edhe pse mollėzat e gishtrinjėve tė tij shėtisin si sy tė vegjėl mbi tastet lozanjare tė veglės muzikore. E gjithė bota ėshtė aty, dashuria, vuajtja, vdekja, jeta, pikėllimi. Vetėm Tirana mungon. Ajo nuk e dėgjon muzikėn e djalit tė verbėr. Ajo nuk ka kohė tė dėgjojė. Ajo jeton marrosjen e saj pas zhurmės dhe pas fjalėve. Por zhurma e tė gjitha zhurmave nė mes kėtij gjigandi zhurmash ėshtė muzika e lėshuar hazat nga dritaret e makinave, nga lokalet e ngjeshura, nga akustika e shkėlqyer e dhomave bosh tė njė pallati nė ndėrtim e sipėr. Secila pėr qejfin e vet. Secili shkarkon adrenalinėn e vet. Pa asnjė lloj mospėlqimi apo pėrjashtimi. Tė hyjnė nė veshė motivet e Lunxhėrisė dhe Bluzz-i i vjetėr amerikan. Tirana ėshtė njė energji elektrike mė vete.
Ajo prodhon energji, shet energji, vjedh energji, harxhon energji. Aty gjen mjeshtra, pronarė pallatesh qė pasi u pasuruan nga shitja e ēmendur e apartamenteve, njerėzve tė apasionuar pas Tiranės, duke lėshuar fije kabllosh nėn lėkurnė e mureve, pikėrisht duke gjallėruar projektin e ndėrtimit vjedhin energjinė e tjetrit, ndėrtojnė poemė tė tėra me pyetjen retorike:- Ēėshtė kjo faturė energjie terrorizuese qė mė vjen? Ndėrkohė qė ēmenduria ėshtė nė mbikatin e fundit tė pallatit ku jeton pronai vet, ku llamburisin dritat si nė Las Vegas, apo nė lokalin luksoz poshtė, qė punon ditė natė. Kėta pėrkedhelen nga fatura qesharake prej 2000 apo 3000 lekėsh. Dhe gjithė banorėt e tjerė paguajnė reston qė kalon shifrėn e 10.000, apo 15.000 lekėve?!
Absurdi dhe intriga, mashtrimi dhe pėrfitimi janė droga e Tiranės dhe mjeshtėrve tė errėsirės. Nė njė nga kthimet nė portin e Durrėsit, mė mbeti nė mendje njė emigrant i cili duke zbritur nga trageti mbante para duarve njė arkė me rrush tė bardhė, tė pjekur, kokėrrmadh, rrush i paparė. Duke qeshur mė kėtė marrėzi tė njeriut qė kthehej i pėrmalluar, e pyetėm:- Pėrse kjo arkė me rrush? Dua ti tregoj plakut se kam punuar aty ku kam qėnė, kam punuar tokėn dhe kam rritur kėtė lloj fruti. Nuk kam vjedhur, nuk kam vrarė dhe nuk kam gėnjyer njeri. Gjeta njė copė tokė dhe e punova. Me ndershmėri! Me djersė! Kur tė kthehesh sėrish nga erdhe, merr nė arkė njė copė tokė se kėtu kemi mjaft, sa na tepron,- ia ktheu dikush me ironi.
Dhe emigranti, i lodhur nga udhėtimi dhe malli i viteve ia ktheu:- nuk kthehem mė. Ky frut i ka farat kėtu brenda. Unė do mbjell tokėn time, do punoj pėrreth shtėpisė sime. Ku e ke tokėn? Do gjej njė copė tokė nė Tiranė e do mbjell rrush! E gjitha kjo ka njė paralelizėm me tokėn qė ngrenė nė krahė tė ardhurit qė iu ngjitėn Tiranės. Me tapitė e tokave qė lanė, me paret e tokave qė shitėn, me zhurmėn me tė cilėn zaptuan tokėn e tjetėrkujt dhe Amerika e funditTiranė, tani vjen vėrdallė sikur tė vuajė krizat e njė migrene tė pashėrueshme. Migrenė prej punėsh pafund, prej tė papunėsh pafund, qytet me rrugė tė pafund, qytet pa asnjė rrugė, qytet me zorrėt jashtė, qytet qė vuan kolitin e keqmenaxhimit dhe kequshqyerjes.
Megjithatė e duam kėtė lloj sėmundjeje me emrin Tiranė. Kush e ka larg e afron, kush e ka afėr e ndėshkon. Aty janė tė gjitha, edhe dashuria, edhe pėrēmimi, edhe ndjeshmėria pėr ta parė njė ditė tė larė e tė krehur, tė magjepsur prej gjelbėrimit e prej qetėsisė. Ndoshta i duhet tė flejė 100 vjet qė tė ngopet me qetėsinė qė i mungon. Nėse ajo fle, do tė ishte mirė qė shkopi magjik i gjumit tė prekte edhe politikėn, edhe hajdutin, edhe mashtruesin, edhe bebet, edhe shiun, edhe diellin. Vetėm fryma ti rrinte pezull sipėr kėtij qyteti si njė doktor i mirė e tė kujdesej deri sa ti vinte ne vend, fytyra e kruspullosur prej mallkimit njerėzor.
Kur lindi Tirana? Sa vjet mė parė? Sa shekuj mė parė? Sa mijėra vjet mė parė? Tirana e tiranasve me fisnikėrinė e pastėrtinė, me huqet dhe befasinė e saj, me kėngėt dhe vajet e saj, me kostumet dhe dasmat, me tė lindurit dhe tė vdekurit tani nuk duket gjėkundi. Ajo ėshtė shndrruar nė njė lemeri tė stėrmadhe e cila mban e mban e kurrė nuk bėzan. Vetėm zhurmat i lėshon si ekzemplarė tė asaj qė vjen duke u fikur. Sinjale qė i ngjajnė fjalės SOS. Vet mushkėritė e saj po vdesin pak e nga pak.
Zemra politike nuk di tė pastrojė gjakun e Tiranės. Dhe ajo vjen e merr ngjyrė manushaqe. Ngjyrė dheu. Tirana ėshtė private dhe shtetėrore. Ajo ėshtė e imja dhe e jotja. Ajo ėshtė e jona dhe e askujt. Kjo ėshtė vėrtet marramendje qė ta jep vetėm Tirana! Kush thotė se Tirana nuk ėshtė mė, gabon. Tirana ėshtė e gjitha, vetėm se i kanė zhvatur mishin, i kanė rrjepur kockat, i kanė hedhur zhelet e njė qytetėrimi tė paqytetėruar. Dhe ajo vuan, ajo dridhet, ajo pėrpėlitet njėlloj si njė epileptik. Nazelikja Tiranė i do tė gjitha, sepse ajo ėshtė e gjitha!
Sot.com.al
Krijoni Kontakt