Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 61
  1. #41
    Tollonat i perseris nuk i perseris une kane qene. Nuk e ndryshojme dot ate fakt. As psene e vetvrasjes se njerezve sot me shume se dje se shpjegoj dot se sjam psikolog. As zgjidhje me te mire te situates nuk mund te jap sepse sjam politikan por krahasimi qe thua ti dhe qe e specifikova shume mire me siper nuk eshte i drejte. Nese sot jam me keq se dje (kjo gjithmone sipas teje) skam pse e krahasoj me te djeshmen por kerkoj te shkoj perpara qe ta permiresoj. Nuk permiresohet duke u qurravitur per te kaluaren qe mund te kete qene e mire per ty po nje ferr i vertete per shumicen sic eshte e sotmja parajse per nje pakice dhe ferr per nje shumice.

  2. #42
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Duket pak e cuditshme peseritja e foljes qurravitje thjesht se dikush te jep ca fakte qe nuk i gelltit dot.
    Eshte per te ardhur keq kur ca njerez kur shohin qe faktet fillojne te mos perputhen me fiksionet ideologjike apo teorike qe kane, ne vend qe te modifikojne keto te fundit, ndryshojne apo injorojne ato te parat!
    E pra, eshte goxha me e lehte kjo (evoluimi i botkuptimit) sesa besimi tek njerzit me luspa qe fshehin bishtat e tyre reptiliane nen pantallona.....
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  3. #43
    Ah jo jo. Me paske marre vesh gabim. Qurravitja nuk te drejtohej aspak ty po konceptit te te parit mbrapa. Sme lejon edukata te fyej askend. Sa per fiksione ideologjike apo teorike jam shume me open minded sec mund te mendosh ti. Ndersa per faktet, ato kane 15 vjet qe pertypen si chewing gum nga te dyja palet dhe per mua ky eshte mallkimi qe ka perfshire ate vend. Sme interesojne ato fakte aspak. Madje as qe dua ti degjoj dhe ti kujtoj sepse eshte nje daulle e care tashme. Me intereson te shikoj si do ndryshoje gjendja ne ate vend dhe cfare do behet per me mire. Koha para 90-tes ka vdekur njehere e mire dhe ska per tu kthyer me kurre. Do zoti edhe realiteti i tanishem shpejt te shnderrohet ne te kaluar. Nostalgjia le ti mbetet nostalgjikeve mua personalisht sme intereson.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anëtarësuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Citim Postuar më parë nga Sabriu
    Po heronjët e tu që masakruan popullin shqiptar çoft përmes armëve e çoftë përmes politikës sllavo-helene,në periudhën 1900 vjeqare, cilët janë?
    Ti e di shum mire kush jan heronjt e mi, po ty spo ta merr vesh njeri fillin.

    Citim Postuar më parë nga Edvin83
    Gent, cila eshte e verteta qe po permend?
    E verteta eshte qe Skenderbeu/Noli nuk ka qene antikombetar sic thot Sabriu
    Ndryshuar për herë të fundit nga King_Gentius : 20-04-2006 më 20:50

  5. #45
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Albulena Sadiku, organizata INPO
    Xhaxhi kundër Jackie Si reaksion kundër enveristëve që sheshit të qytetit ia dhanë emrin Enver Hoxha, të rinjtë
    ferizajas një rrugicë tjetër e pagëzuan me emrin e aktorit të madh kinez, Jackie Chan.

    Bardh Frangu
    bardh.frangu@gazetaexpress.com
    Ferizaj, 24 prill — Të indinjuar
    nga veprimi arbitrar i të ashtuquajturit
    grupi i qytetarëve, të cilët
    sheshin e vogël para galerisë dhe
    muzeut të qytetit e pagëzuan
    me emrin e diktatorit shqiptar
    Enver Hoxha, të rinjtë e OJQ “INPO”
    kanë organizuar mbledhjen
    e nënshkrimeve nga qytetarët,
    kryesisht nga rinia, për ta emërtuar
    një rrugicë afër zyrave të tyre
    me emrin e Jackie Chan-it, aktorit
    të famshëm kinez me renome
    botërore. Zyrtarja për marrëdhënie
    me publikun pranë
    kësaj OJQ-e, një nga më aktivet
    në Ferizaj, Albulena
    Sadiku, këtë iniciativë e
    komentoi duke thënë
    se “kur me rastin e
    21 vjetorit të vdekjes
    së Enver Hoxhës,
    saktësisht
    më 11 prill të
    këtij viti, një
    grup enveristësh
    emërtuan
    në mënyrë arbitrare sheshin e
    vogël me emrin e ideologut të tyre,
    ndër të rinjtë dhe në përgjithësi
    ndër qytetarët ferizajas u shfaq
    një indinjatë e madhe. Kështu edhe
    lindi ideja që edhe ne ta pagëzojmë
    nnjë rrugicë me emrin e
    aktorit Jackie Chan. Natyrisht që
    kjo iniciativë e jona përbrenda
    shpreh një reaksion të shfaqur
    pak nëpërmjet humorit të zi, pak
    nëpërmjet cinizmit, por e rëndësishme
    është që t’ua bëjmë me
    dije qytetarëve se çdo iniciativë
    e tillë duhet të bëhet në mënyrë
    institucionale e jo arbitrare”. Të
    rinjtë ferizajas nuk ngurronin ta
    nënshkruanin peticionin e tillë,
    mbase atyre u dukej një iniciativë
    shumë simpatike. “Kanë
    mundur që sheshin ta emërtojnë
    me ndonjë emër të luftëtarëve të
    luftës së fundit. Kemi emra për
    respekt edhe ne në Ferizaj. Me
    Enver Hoxhën le të merren ata në
    Shqipëri, sepse edhe është prodhim
    i tyre. Kjo ide po më duket
    shumë simpatike. E kam nënshkruar
    peticionin me
    shumë dëshirë”, u shpreh
    maturantja e
    gjimnazit “Kuvendi
    i Arbërit” në Ferizaj,
    Blerta Ahmeti.
    Pas grumbullimit të
    nënshkrimeve, kjo
    OJQ të nesërmen në
    ora 13 00 edhe formalisht
    e pagëzoi rrugicën
    para zyrave të tyre me
    emrin e aktorit kinez
    Jackie Chan.
    kur me rastin e 21 vjetorit të vdekjes së Enver
    Hoxhës, një grup enveristësh emërtuan
    në mënyrë arbitrare sheshin e vogël me emrin e
    ideologut të tyre, neve na lindi ideja që edhe ne ta
    pagëzojmë nnjë rrugicë me emrin e aktorit Jackie
    Chan. ”
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 26-04-2006 më 14:46
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #46
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Dodoni, rrofsh qe na solle kete artikull se kam qeshur me artikullin e pare te kesaj teme dhe po qesh dhe me kete . Ah thuaj, kur u ndane, keto na rane.

  7. #47
    Perjashtuar Maska e strano
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Vendndodhja
    n'toke
    Postime
    371
    Duhet me i vra me patate ne goje KOMUNISTAT te qelbet.

    Mire se madheshtojne enverin se fundja varja secili ka ide politike te ndryshme, POR KURRE EDHE KURRE NUK DUHET TE FYHET FIGURA E NEN TEREZES EDHE SKENDERBEUT.

    Ne me kto krenohemi, edhe na dilkan kto komunista te qelbet ncccncncn rrac e poshter.

    VDEKJE KOMUNISTAVE

  8. #48
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Në Ferizaj, aty ku hoxhallarët luten për Enver Hoxhën

    Elisabeta Ilnica - “Enver! Enver!”. Nëse me këtë emër do të thërrisje rrugës nëpër Ferizaj të Kosovës, të paktën 1 në 10 meshkuj do të ndalohej për t’u përgjigjur. Pothuajse të gjithë të moshës 30-40-vjeçare, origjina e Enverëve ishte e njëjtë; vinte nga adhurimi për ish-kreun komunist në Shqipëri. Një adhurim që koha jo vetëm nuk kishte mundur ta zbehte, por përkundrazi, e kishte ringritur fuqishëm kultin e tij. Enver Hoxha në Ferizaj ishte si filozofia e verës, që sa më shumë vjetërohet, aq më e mirë bëhet.Nëse Gjirokastra e lindi djalin që më pas do të bëhej udhëheqësi i shtetit shqiptar për 45 vjet me radhë, Ferizaj tashmë konsiderohet si qyteti që kërkon ta bëjë të përjetshëm. Për këtë ka dhe plane konkrete… E kush më mirë mund të na i zbulojë ato, se sa kryetari i Lëvizjes Popullore për Ferizajn, Remzi Hasani. I lidhur ngushtë me të vejën e Enver Hoxhës, Nexhmijen dhe ish-shefin i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shqipërisë, Veli Llakaj, ai flet për një të ardhme të kuqe jo vetëm për qytetin e tij, por për të gjithë viset ku ka shqiptarë. Dhe në Ferizaj kjo ngjyrë ka filluar të përhapet, deri aty sa… edhe hoxhallarët e duan Enver Hoxhën. Pavarësisht faktit se ish-kreu komunist ishte kategorikisht kundër fesë, besimtarët myslimanë në Ferizaj kanë arritur deri aty sa kanë bërë dhe iftar për Enver Hoxhës (vakt i ngrënies së pasdites për agjëruesit në muajin e shenjtë të Ramazanit). Kjo ka ndodhur më 16 tetor 2005, ku simpatizantë të ideologjisë së tij janë mbledhur në sheshin e qytetit, duke kërkuar që një nga 374 rrugët e Ferizaj të marrë emrin e ish-diktatorit shqiptar. Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në manifestimin e parë publik, më 16 tetor 2005, protesta nuk u ndal, derisa erdhi ora e iftarit që përkon me disa minuta pas perëndimit të diellit. Kur daullet kanë nisur të ndihen në qytet, njëri nga hoxhallarët, i cili ka qenë dhe vetë pjesëmarrës në tubim, i ka ftuar të gjithë manifestuesit që të hanë së bashku iftar për Enver Hoxhën. “T’i bëjë rehat shpirti në xhenet (parajsë)”, - ka thënë hoxha, i cili është kujdesur që rituali i shenjtë atë ditë t’i dedikohet ish-kreut komunist të Shqipërisë. Mendimi i tij është duartrokitur mes brohoritjesh “Enver Hoxha, Enver Hoxha”, ndërsa janë lutur për të. Jo vetëm kaq, por pas ngrënies së iftarit, besimtarët myslimanë kanë nisur të shpërndajnë edhe zeqat për Enver Hoxhën, në emër të Allah-ut (ndihma në para dhe ushqime për njerëzit e varfër, të cilat nuk konsiderohen lëmoshë).

    ***

    “Enver Hoxha është i papërsëritshëm dhe ne, qytetarët e Ferizajt, e kemi kuptuar këtë, pavarësisht përkatësisë politike apo besimit fetar”. Kështu e shpjegon ringritjen e kultit të ish-kreut komunist në Kosovë, kryetari i Lëvizjes Popullore për Ferizajn, Remzi Hasani. Sipas tij, në manifestimin e një viti më parë kanë marrë pjesë anëtarë të partive të ndryshme politike, besimtarë, ushtarakë, nëpunës shteti, etj. “Ne akoma nuk kemi ngritur një parti Komuniste, pasi këto që kemi na dalin e na teprojnë momentalisht. Nuk mendoj se është koha për të krijuar akoma më shumë forca politike, pasi statusi i Kosovës kërkon që të jemi sa më të mbledhur edhe politikisht dhe unë e vlerësoj këtë. Në rast se ne tani do të guxojmë të regjistrohemi zyrtarisht, faktori ndërkombëtar mund të na paragjykojë. Për më tepër, presim fillimisht që të gjitha partitë komuniste në Shqipëri të shkrihen në një. Më tej, pas pavarësisë, atëherë edhe ne, në bashkëpunim me Partinë Komuniste të Shqipërisë, do të krijojmë degën tonë. Por pavarësisht se nuk kemi partinë me zyra, vulë e stemë, është për t’u theksuar fakti që në Ferizaj figura e Enver Hoxhës është shumë e dashur për të gjithë. Ata që e kundërshtojnë kanë vetëm një arsye; janë titistë”, - thotë Remzi Hasani. Dhe, akuzat titiste kanë arritur deri në derën e kreut të Komunës së Ferizaj, Faik Grainca. Arsyeja?! Sërish flet Hasani: “Edhe pse mblodhëm 1 500 firma që të paktën një rruge t’i vendosej emri i Enver Hoxhës, pa llogaritur sa të tjerë janë që nuk kanë mundur dot të firmosin, numri 4-fishohet. Por kryetari i komunës refuzoi edhe ta shqyrtojë kërkesën tonë, edhe pse vetë pati deklaruar publikisht që qytetarët kanë të drejtë propozimi për rrugët e Ferizaj. Megjithatë, të jeni të bindur që nuk do ta lëmë me kaq”. Sipas tij, në vitet ’90 nuk pati një ligj Kuvendi për heqjen e busteve, fotografive apo monumenteve të tjera të Enver Hoxhës, ishte vetëm dëshira e qytetarëve që i rrënoi ato. Edhe sot, për rivendosjen e tyre është dëshira qytetare…

    ***

    Po çfarë mund të bëjnë komunistët pa parti të Ferizaj për të dalë kundër vullnetit të kryekomunarit Grainca?! “Edhe bomba atomike po të bjerë ne do ta emërojmë sheshin kryesor “Enver Hoxha”. Meqë kryetari i Komunës nuk deshi që t’i lërë emrin një rruge, tani do të jetë një shesh. Në fakt, ky shesh vetëm zyrtarisht nuk quhet “Enver Hoxha”, pasi tashmë të gjithë ashtu e njohin dhe e thërrasin të gjithë. Është bërë si pikë orientimi i kalit të Skënderbeut në Tiranë. Kot e ka, pasi ne do t’ia dalim. Në vend të një tabele të vogël që kërkuam, do të përgatitim një tjetër gjigante kuqezi, me yll e flamur apo elementë të tjerë të komunizmit, ku në mes të saj të shkruhet “Enver Hoxha” dhe do ta vendosim në qendrën e sheshit. Nëse komuna e heq ditën, ne do ta rivëmë natën apo nëse e heq natën do ta rivëmë ditën. Nuk do të ndalemi derisa Enver Hoxha të marrë vlerësimin që i takon edhe në qytetin e Ferizajt” - flet për “Shekullin”, Hasani, ndërsa nuk harron të tregojë për atë se çfarë ka bërë ish-kreu komunist për Kosovën. Sipas tij, Enver Hoxha ka dhënë një kontribut të rëndësishëm, duke filluar menjëherë pas mbarimit të LANÇ, ku ai dërgoi drejt Kosovës 200 mësues në kuadër të luftës kundër analfabetizmit. Madje, Hasani thotë që Enver Hoxha është betuar që në vitin 1936 para varrit të Bajo Topullit se do të bashkojë të gjithë shqiptarët, po ashtu edhe më 31 dhjetor të vitit 1 janar 1943 dhe janar të 1944. Por arsyen pse ish-kryekomunisti shqiptar nuk arriti dot t’i mbajë këto betime, ai e anashkalon me shpjegimin: “Enver Hoxha duhet vlerësuar për realitetin se vetëm ai dhe SHBA-ja nuk e nënshkruan Helsinkin e vitit 1975, pra nuk i legjitimoji kufijtë e ndarë të Shqipërisë që u copëtuan që nga viti 1913. E, deri tani Serbia është mbrojtur deri tani me Kartën e Helsinkit, ku u njoh Republika e Jugosllavisë”.

    ***

    Për të mbështetur rifillimin e “epokës së lavdishme”, siç kanë dëshirë ta quajnë enveristët në Ferizaj, nga Tirana është nisur para disa muajsh drejt këtij qyteti edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, i cili ka bujtur në hotel “Lyboten” në Ferizaj. Pikërisht, më 11 prill 2006, nga valixhja e tij në dhomën e hotelit, u ka treguar dhe një “surprizë” ferizajsve komunistë; një plan sekret të Enver Hoxhës në vitin 1981 për çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb. Më pas e ka lexuar atë publikisht në mes të sheshit të qytetit, së bashku me një telegram urimi të Nexhmije Hoxhës, ku shkruhej: “Pastë fat Ferizaj, më shumë se sa Gjirokastra”. Kjo letër i ka entuziazmuar pro-enveristët, por edhe i kanë kërkuar të vesë së Hoxhës që të bëjë përpjekje për të unifikuar të gjithë komunistët shqiptarë kudo që janë. “Na vjen keq që janë kaq shumë parti komuniste, sepse Enver Hoxha është një dhe i vetëm. Po ashtu na erdhi keq për Nexhmijen kur në Kongresin XIV të LANÇ-it deklaroi se ‘gjatë luftës e rrezikonim kokën në torbë, por kishim masat. Sot jemi të lirë, por mungon masa”, - thotë Hasani. Sipas tij, pavarësisht baltës që i është hedhur figurës së Enver Hoxhës, komunistët do ta “pastrojnë”. Me ambicie Hasani deklaron edhe një projekt, i cili do të fillojë tani në tetorin e vitit 2006 për të përfunduar pas 2 vitesh. Bëhet fjalë për një simpozium shkencor posaçërisht për Enver Hoxhën. “Në vitin 2008 do të mbahet një simpozium mbarëkombëtar me fakte dhe argumente shkencore për të gjithë veprën e Enver Hoxhës. Do të analizohet prej qindra specialistësh çdo detaj historik, çdo vepër e tij, çdo vendim e deklaratë e tij për të dalë në përfundime shkencore. Kjo është mënyra më e saktë për të treguar nëse ka gabuar apo jo Enver Hoxha, nëse ka bërë mirë apo keq”, - thekson kryetari i Lëvizjes Popullore, Remzi Hasani .

    ***

    Ndërsa Hasani mundohet të lartësojë kujtimin e Enver Hoxhës, kjo duket një “telash” më vete për kryetarin e Komunës së Ferizaj, Faik Grainca. Duke e ditur reagimin e ashpër të komunistëve ndaj refuzimit për të emëruar zyrtarisht një nga sheshet e qytetit me emrin e ish-diktatorit shqiptar, ai mundohet të shpjegojë për gazetën “Shekulli” arsyet e kundërshtimit: “Është një iniciativë e një grupi qytetarësh për të pasur një rrugë apo shesh që të thirret Enver Hoxha dhe kjo është krejt normale. Por ai propozim nuk ka kaluar në Kuvend për miratim dhe as nuk e shpresoj që një gjë të tillë të ndodhë, sepse me sa dimë, as në Tiranë e asgjëkundi tjetër në Shqipëri, asnjë rrugë nuk mban emrin e Enver Hoxhës. Do të ishte krejt e natyrshme nëse Enver Hoxha konsiderohet si figurë e plotë, që të sillej nga Tirana në Prishtinë dhe më pas le të ndalonte dhe në Ferizaj. Ne nuk mund të dalim dhe të flasim para kryeqyteteve për Enver Hoxhën”. Sipas tij, më parë duhet pritur që historia të thotë fjalën e fundit për të, ta shqyrtojë e gjykojë njëkohësisht dhe vetëm atëherë mund të gjendet një vend për të dhe në rrugë apo shesh. Deri këtu Faik Grainca flet si kryekomunar, ndërsa duke dashur të shprehë edhe përshtypjet individuale për Enver Hoxhën thotë: “Unë personalisht mendoj Enver Hoxha nuk e meriton një respekt të tillë, që të mbajë emrin e ndonjë rruge apo sheshi në qytetin tonë, pasi përkundër meritave që i veshin artificialisht, mendoj se ka pasur shumë dobësi, ka sjellë mjerim, dhunë diktat etj”. Ndërsa vendosjes me çdo kusht të një tabele “Enver Hoxha” nga ana vullnetare e komunistëve në Ferizaj, të cilën e deklarojnë me thënien “që as bomba atomike nuk do të na ndalojë”, kryekomunari përgjigjet: “Dhuna?! Është shprehje tipike komuniste. Pra, del e qartë se kush komunistë. E vërteta është se ata janë shumë larg demokracisë”.

    Titistët që çuan në Ferizaj Koçi Xoxen

    Figurat e vjetra të komunizmit e kanë ndjekur gjithnjë Ferizajn. Për historinë e këtij qyteti flet pak fjalë edhe Afrim Demiri, i cili është dhe gazetar pranë “Koha Ditore” në Kosovë. Duke iu referuar ngjarjeve më të fundit në Ferizaj, ku ai banon, Demiri thotë për gazetën “Shekulli”: “Koçi Xoxe dhe Enver Hoxha, si duket, e kanë fatin të vazhdojnë rivalitetin edhe për së vdekuri dhe atë çuditërisht në Ferizaj. Është një rrugë, jo larg nga qendra e Ferizajt që titistët me vite e kishin e kishin emërtuar me emrin e Koçi Xoxes. Në rininë time mbajë mend se shumë shokë të mi, me dhjetëra herë kishin hequr atë mbishkrim, për ta rivendosur titistët e pushtetit sërish. Dhe në mes të kësaj loje heq e vendos, shumë prej tyre kishin ngrënë edhe dajak, mos edhe burg. Tani, si për ta plotësuar mozaikun e përmbysur, del propozimi që një rruge, objekti apo sheshi t’i ngjitet emri i Enverit”. Sipas tij, lufta në mes titistëve dhe enveristëve nga blloku i revanshizmave socialist po bartet në kohën e pluralizmit të brishtë të Kosovës. Për më tepër, Demiri ka bindjen se, me sa duket, duhet t’u dalë punë edhe akademikëve të vendeve tona për të liruar opinionin nga frustrimet e panevojshme me nëntekst politik. “Së paku, nëse Enveri i ka sjellë dëm çështjes shqiptare dhe popullit shqiptar për aq sa i ka sjellë, mendoj se nuk duhet lejuar që enverizmi ta ketë atë shans sërish. Në demokraci ka konkurrencë të vlerave të tjera, andaj historia e shkruar mirë do t’i ndihmonte këto vlera”, - shprehet Demiri.

    Ferizaj, në “skanerin” dje dhe sot

    Qyteti i Ferizajt është vendbanim relativisht i ri, prandaj dhe ekonomia e tij është zhvilluar në vitet e vonshme. Një ndër faktorët më të rëndësishëm nga e kaluara historike për formimin e qytetit të Ferizajt dhe të zhvillimit ekonomik të tij, është padyshim ndërtimi i vijës hekurudhore (1873) dhe stacionit hekurudhorë, linjë kjo shumë e rëndësishme për transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave, që njëkohësisht ndikoi së tepërmi në ndryshimin e fizionomisë së vendbanimit shndërruar atë në qytet. Zanafilla e ekonomisë së Ferizaj fillon me disa veprimtari, kryesisht zejtare dhe tregtare. Kështu p.sh në vitin 1900, Ferizaj nga 400 shtëpi sa kishte në atë kohë, 200 prej tyre ishin dyqane. Përveç fabrikës së tjegullave, të gjitha ndërmarrjet tjera që ekzistojnë në Ferizaj, janë themeluar në kohën e pas Luftës së Dytë Botërore. Si pozicion gjeografik, Ferizaj shtrihet në jug të pjesës qendrore të Kosovës. Paraqet një udhëkryq të rëndësishëm, sepse nëpër këtë qytet kalojnë të gjitha rrugët e rëndësishme që e përshkojnë Kosovën nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim. Këto rrugë pastaj vazhdojnë edhe në shtetet fqinje dhe në rajon. Komuna e Ferizajt ka 720 km katrorë dhe gjithsej ka 44 fshatra Dy fshatrat më mëdha janë Gremja dhe Komogllava, në të cilat jetojnë nga 6 000 banorë. Komuna e Ferizajt ka afro 145 000 banorë, prej tyre gjysma jetojnë në qytet dhe gjysma në fshatra. Nga komunitetet tjera jetojnë rreth 3 700 banorë, kryesisht ashkalinjë, romë, goranë, myslimanë, serbë, në të cilat përbëjnë rreth 2,06% të popullatës. Ndërkaq, Ferizaj është shndërruar në qendër të rëndësishme ekonomike. Sot ende funksionojnë fabrikat dhe ndërmarrjet e dikurshme, të cilat ishin bazë për zhvillimin ekonomik të komunës, siç janë Fabrika e Tubave të Çelikta, Fabrika e Vajit, Kombinati i Drurit, Fabrika për Përpunimin e Frutave Ekzotike, Fabrika e Tullave etj. Komuna kishte gjithsej 19 ndërmarrje shoqërore. Këto ndërmarrje edhe sot funksionojnë, por me vështirësi dhe presin të privatizohen. Tashmë ekonomia private paraqet bartësen kryesore të zhvillimit ekonomik të komunës. Në Komunën e Ferizaj janë të regjistruara rreth 4 000 biznese, ndërsa numri i të punësuarve në ekonominë private është mbi 7 000 mijë dhe është më i madh se numri i të punësuarve në ekonominë shoqërore.

    Gazeta SOT
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #49
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Edhe bomba atomike po të bjerë ne do ta emërojmë sheshin kryesor “Enver Hoxha”. Meqë kryetari i Komunës nuk deshi që t’i lërë emrin një rruge, tani do të jetë një shesh. Në fakt, ky shesh vetëm zyrtarisht nuk quhet “Enver Hoxha”, pasi tashmë të gjithë ashtu e njohin dhe e thërrasin të tille. Është bërë si pikë orientimi i kalit të Skënderbeut në Tiranë.
    S'jane ne metro, kur thote xhaxhi Vani.
    C'na degjojne veshet. Me e keqja eshte se cudi te tilla zgjasin me shume se tre dite.

  10. #50
    RebeL AnGeL /IrC STaFF Maska e angel_guy
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Hic
    Postime
    322

    ehh medet

    Citim Postuar më parë nga Alket123
    kenderbeu vetem sa beri lufte 25 vjet. shqiperia nen Enver Hoxhen u ndertua komplet nga nje shtet anadollak, qe la zogu, ne nje shtet te kompletuar.

    zogu nje xhandarmeri qe i zgjidhnin ceshtjet e hetimit duke vene ne dru njerezit, enveri beri gjykate, prokurori, hetuesi etj.

    zogu kishte 5 ushtare qe ndihmuan ate te kalonte kufirin me floririn e vjedhur nga thesari, enveri beri marine, aviacion,ushtri te mekanizuar etj.

    kur zogu fliste per "oksident", enveri pruri te mirat e oksidentit,mjekesi,arsim,etj. ne shqiperi. ah! demokracia importon te keqijat e oksidentit.

    me thoni juve kur, kur, kur, kur, kur, kur, kur, kur, kur, kur, kur, kur, kur, kur, kur, kur, kur, kur, kur, kur shqiptaret kane pasur ndonjehere shtetin me te kompletuar ne historine e tyre para shtetit te enver hoxhes.
    Po ka ndertuar dhe burgje dhe kampe perqendrimi , dhe pushkatime dhe vrasje per dicka qe nuk kishe bere, pra humanizmi zero . Po me duket se i paske shpetuar asaj kohe .

    E di si i thena ne tironcit per enveristat ? Nje laper surratit per ti pershendetur
    ne i shkelm s*mes per ti then mirupafshim .
    Ndryshuar për herë të fundit nga angel_guy : 23-12-2006 më 23:00
    DasHuRia PerBeheT NgA dY PjeSe NdJeNjaT DhE PreKjA

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Feja e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 10-07-2023, 16:32
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  4. Nënë Tereza e Kalkutës, bija e mohuar e Shqipërisë
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-02-2005, 09:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •