Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 61
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anëtarësuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    I vetmi fanaticizem qe shikoj ne lidhje me kete teme nga shumica eshte fanaticizmi per triumfin e te vertetes, dhe kjo nuk eshte gabim.

    Cilet jan heronjte e tu Sabri?

  2. #32
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga King_Gentius
    I vetmi fanaticizem qe shikoj ne lidhje me kete teme nga shumica eshte fanaticizmi per triumfin e te vertetes, dhe kjo nuk eshte gabim.

    Cilet jan heronjte e tu Sabri?
    Gent, cila eshte e verteta qe po permend?

  3. #33
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Me kujtohet qe ne kohet e shkuara flitej me ironi per ate qe propaganda komuniste perdorte shkaterrimin nga lufta si alibi per veshtiresite e asaj kohe. Ne te njejtin gabim bien dhe papagejte demokratike" te "ekonomise se tregut", te kapitalizmit banditesk qe na permendin "argumenta" te tipit "te gjithe donin te iknin nga syte-kembet".
    Tranguj (dhe me shumice) ka ne cdo rregjim dhe ne cdo periudhe (u referohem atyre qe do iknin nga syte-kembet se perendimi do i priste me Rolls-Royce dhe tapet te kuq).
    Po kane kaluar 16 vjet qe kur sistemi ka ndryshuar dhe shqiperia behet keq e me keq dhe vertet eshte ne gjendje shume me te mjeruar se ne periudhe me te veshtire te Enver Hoxhes!
    Jaen jo me pak se 1 000 000 (nje miljon) shqiptare qe kane braktisur vendin, apo nuk e kane marre lajmun qe Enver Hoxha ka vdekur dhe sistemi eshte ndryshuar ?
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  4. #34
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Tani gjithkush duhet ta ketë marrë vesh, nëse ka dëshirë të marrë vesh, se Shqipëria e shqiptarët gënjejnë veten kur mendojnë se kanë shtet sovran, pushtet të tyrin, ekonomi vendase dhe se në marrëdhëniet ndërkombëtare dalin si partnerë që respektohen. Tani janë të shumta shenjat se shqiptarët nuk mund të bëjnë asgjë pa një urdhër ndërkombëtar, pa një arbitrazh ndëkombëtar, pa një ndërhyrje ndërkombëtare, pa një “ndihmë financiare” të huaj, pa këshilltarë të huaj, pa një intrigë ndërkombëtare në vendin e tyre, për problemet e tyre dhe gjithnjë në kurriz të tyre.

    "Mr Dituria"alias Sabri Selmani

  5. #35
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Mirsevini ne parajsen kapitaliste!
    Komike eshte qe kurre ne historine e saj Shqiperia nuk ka qene kaq poshte, pertej statusit te Republikes se Bananeve!
    Konsumu i fotoksines per fryme eshte ne rritje te vazhdueshme.....
    Tani edhe litaret per te varur veten (nga entuziazmi i begatise se kapitalizmit) nuk jane me litare Made in Albania po litare europiane te cilet shqiperia i importon!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  6. #36
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Antares, aman mor djale, gjate sistemit komunist ne Shqiperi ke qene apo ne Kanada? Flet dhe ti kodra pas bregut. Qenkemi me poshte sot ne krahasim me ate kohe kur rrinim ne rradhe per nje cope buke, per nje shishe qumesht ne 3 te mengjesit, dhe mjere ata qe s'kishin gjysh e gjyshe, si puna ime te mbanin rradhen. Apo 10 veze ne dy jave qe kishim racionin, dhe s'te dilnin as per miq, as per armiq e jo per shtepi e femije. Pervec ekonomi qe nuk kishim, s'kishim asnje te drejte: shtypi, fjale, besimi, pra te drejta humane.

    Periudha e tranzicionit vertete eshte e veshtire, por per disa apo per shume, ka drite ne fund te tynelit, ndryshe ose do rrime ne erresise ose do kthehemi mbrapa.

    Sa per kete teme, kur e lexova ne fillim, thashe me vete papapa, c'degjojme keto dite, dhe as qe e prisja te kishte kaq shume reagime, por FSH si perhere ka surpriza, apo sensacione virtuale.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    "Koha e komunizmit mos u kthefte me!" - thoshte nje kalimtare e moshuar sot ne rruge... Prandaj, nese 3 veta nga Ferizaj shkon ngrejne nje bust te enverit, te maos, te castros, apo te ku e di une kujt, shume pak me intereson. Ajo kohe ka perenduar tanime. Prandaj, per hoxhen eshte idiotsi ta krahasosh me figura semi-legjendare si ajo e Gj. Kastriotit. Sa per Terezen, gjithcka kisha e kam shprehur ne postimet e mia te meparshme (pa pezm).
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  8. #38
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Liones! Kur jepen gjykime per sisteme apo per historine, gjeja e pare dhe me e domosdoshme eshte te cveshesh gjykimin nga subjektivizmi dhe perkatesia familjare, shoqerore etj etj.
    Sigurisht qe per nje kirurg, trafikant, bandit rrugesh, kjo pacavurja 16 vjecare qe po shohim eshte e mire se i pari mbush xhepat (ne menyre te ligjshme) dhe te tjeret te paligjshme pa frike nga pseudo-shteti demokratik.
    Po gjykimi duhet te mbeshtetet mbi miljona e jo disa qindra apo mijra!
    Ti e di besoj se 1 000 000 shqiptare zvarriten rrugeve te botes, shtoji ketyre dhe 200 000 - 300 000 te papune te shqiperise dhe formon keshtu idene mbi ate "driten ne fund te tunelit".
    Eshte ceshtje e debatueshme nga kendveshtrimi etik e social se c'eshte me mire per miljonat e shqiptareve, te punojne token me djersen e ballit (qofte edhe per 30 leke/dita megjithese nuk vdiq njeri urije) apo te zabranisen me miljona neper bote ku po arrijne Rekordet Gines ne kriminalitet, pislleqe, trafiqe etj etj.
    Ke degjuar per nivelet e analfabetizmit?
    Po qe 40% e popullates ha buke me lista?
    Po tuberkulozi sifilizi e lloj lloj semundjesh qe ishin ne nixvele te neglizhueshme?

    =======
    Une nuk e mas perparimin e nje vendi me sasine e Bencave te vjedhur qe bllokojne rruget e nje kryeqyrteti.
    Perparimi i nje vendi matet me nivelin arsimor, shendetsor, sigurine minimale per te nesermen, punesimin etj etj.
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  9. #39
    Ok anatares po edhe te perdoresh si etalon krahasimi (per hir te gjendjen se keqe qe eshte tani) nje epoke qe na gjymtoi ne shume drejtime kjo nuk eshte e drejte. Nese tani jemi ne *ut te madh (sipas teje) sdo te thote se duhet te krahasohemi dhe te themi uhhh sa mire ishim atehere ne ate *ut te vogel. Ne fund te fundit they both smell...

    Nuk ka cme duhet te krahasoj 1 milion qe zvarriten rrugeve dhe 300 mije te papune me 2.7 milion qe ishin kthyer ne zombie ne ate kohe. Skam nevoje te krahasoj tuberkulozin dhe sifilizin apo anafalbetismin e sotem te pretenduar me burgjet, kampet e perqendrimit dhe respresionin kafsheror te sigurimit. Skam pse krahasoj listat e bukes se sotme me listat e kafes, vezeve, djathit apo mishit te derrit te mbushur me krimba. Apo klishete dhe maoizmat qe na hyn deri ne krevat dhe ne te mbathurat. As me duhet te krahasoj fare ato benza te vjedhur qyteteve te botes me tre bicikleta mifa dhe ylli sepse nuk eshte ai metri apo masa qe duhet te perdori nje shqiptar mbas 15 vjeteve qe kane ndryshuar sistemet. As tre godina te bukura sot me 10 bunkere te te djeshmes.
    Po vazhduam te kthejme koken mbrapa ose do biem ne retorike me vetvehten ose do rrime ne vend dhe do qurravitemi pa qene ne gjendje te lidhim as ushkuret tane dhe pastaj me te drejte bota do thote shqiptaret sdine te qeverisin. Ose do zhysin popullin ne gjak, ose do zhyten vete ne korrupison dhe degjenerim. As dje nuk ishte mire dhe as sot nuk eshte mire. + dhe - kane te dyja epokat por nuk eshte kjo referenca qe duhet perdorur.
    Jam dakort ne nje pike me Lioness qe kur nis nje rruge mos kthe koken mbrapa por vazhdoje dhe mundohu ti dalesh atij tuneli ne krye. Kjo mund te duket paksa si ato shprehjet e dacibaove po eshte e vetmja menyre nese duam te dalim nga gjendja qe jemi. Si do dalim? Sdi te ta them me qartesi. Sjam politikan dhe per me shume sjam ne Shqiperi. Por nje gje e them me bindje, sdalim dot kurre nese vazhdojme te kthejme koken mbrapa dhe te themi ehhhh njehere e nje kohe skemi patur prostituta, krime, "varferi", anafalbetizem, lista buke, trafiqe, korrupsion...pra atehere paska qene parajsa tani eshte ferri. Pallavra !

  10. #40
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Ceshtja nuk eshte se une po mburr ate periudhe, po sepse nese duam te bejme krahasime llogjika e do qe te krahasojme Shqiperine me Shqiperine e jo me ate imagjinaren diku ne nje te ardhme nebuloze (pak a shume si puna e komunizmit qe po i afroheshim e po i afroheshim....).
    Nje fjale thote qe Koha e mire duket qe ne mengjez - nuk e di se edhe sa vite pertej ketyre 16 (te tranzicionit) do tu duhet per te kuptuar qe vendi eshte ne rruge pa krye dhe nuk po shkon drejt bregut te kenetes po drejt qendres se saj......
    Me vjen keq qe behesh (Darius) pre e ca klisheve propagandistike qe nga perseritja e tepert ti dhe shume te tjere keni arritur ne nivel autosugjestioni.
    Historia nuk ecen me metrin e 10-100 apo 1000 vetave me hesape personale po me analiza shkencore mbi miljonat.
    A nuk do te ishte nje histori (komike ne fallcitetin e saj) pa vlera shkencore ajo qe do botonin niperit e Mari Antuanetes mbi Revolucionin Francez?
    Per te n-ten here ti perserit historite e tollonave, rradheve etj etj, po ama nuk e merr mundimin te shpjegosh se pse nuk e vrisnin vehten me keto ritme ata njerez atehere?
    Une thjesht them (nese ti ke alternative me te mire sille) qe midis atij rregjimi dhe midis kesaj emnxyre, kjo e fundit mban eren me te keqe!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Feja e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 10-07-2023, 16:32
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  4. Nënë Tereza e Kalkutës, bija e mohuar e Shqipërisë
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-02-2005, 09:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •