Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242

    CIA përdor kampe sekrete për terroristët në Azi dhe në Evropën Lindore

    CIA përdor kampe sekrete për terroristët në Azi dhe në Evropën Lindore



    "Washington Post" shkruan, se shërbimi sekret amerikan, CIA, prej vitesh ka një rrjet kampesh jo zyrtare, në të cilat internohen dhe merren në pyetje terroristët e El Kaidës. Metodat që përdoren janë të dyshimta

    "Washington Post" në njoftimin e saj u referohet ish punonjësve të shërbimeve sekrete dhe diplomatëve nga tri kontinente. Në bazë të këtyre të dhënave sistemi sekret i kampeve është një komponent qendror i strategjisë jokonvencionale që zhvilloi CIA pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

    Kampet, që janë ndërtuar në Tajlandë, në Afganistan dhe në disa demokraci të Evropës Lindore, janë aq sekrete sa deri më sot as vet antarët e Kongresit amerikan nuk kanë pasur dijeni për to, ndërsa për opinionin në vendet e prekura as që bëhet fjalë. Në këto vende duhet të kenë dijeni për ekzistencën e kampeve drejtuesit e shërbimeve sekrete partnere si dhe kryeminsitri i vendit përkatës, të cilët në dokumentat sekrete të CIA-s regjistrohen vetëm si "black sites".

    "Washington Post" nuk i përmend emrat e shteteve përkatëse evropiano-lindore, dhe e bën këtë e kujdesur për sigurinë e këtyre vendeve si dhe për luftën kundër terroristëve në përgjithësi.
    Praktikisht asgjë nuk dihet, se kush ndodhet në këto kampe dhe për ç´arësye është inetrnuar. Dihet vetëm se të burgosurit janë antarë të rrjetit terrorist të El Kaidës. E paqartë është edhe se kush vendos, se cili i burgosur dhe sa kohë do të mbahet në kamp. Por siç duket agjentëve të CIA-s në këto kampe u lejohet të përdorin metoda të caktuara të marrjes në pyetje, të cilat bëjnë pjesë ndër praktikat më të urryera të konventës së OKB-së kundër torturave, konventë kjo e nënshkruar edhe nga SHBA. Një ndër këto metoda është praktika e zhytjes së kokës së të burgosurit në ujë, në mënyrë që atij t´i duket sikur po mbytet.

    Në radhët e CIA-s askush nuk pranon të konfirmojë ekzistencën e kampeve. Por nga ana tjetër mbrohet e drejta e burgosjes edhe jashtë territorit të SHBA në rastin e luftës kundër terrorizmit, siç ndodh qysh prej më shumë se tri vjetësh edhe në bazën ushtarake në Kubë, Guantanamo Bay.

    Siç njofton më tej "Washington Post", edhe brenda radhëve të CIA-s janë shtuar rezervat kundër këtyre kampeve. Sekretari i Përgjithshëm i këtij shërbimi, Leonard Douni, i pohoi gazetës, se: "Ka dyshime, nëse një sistem i tillë mund të mbahet dhe nëse vendndodhja e kampeve mund të ruhet sekret për një periudhë afatgjatë. Përveç kësaj ka shqetësim për faktin, se mund të mësohet mbi mënyrën e trajtimit të të burgosurve, gjë për të cilën deri më tani nuk kemi asnjë ifnormacion. Brenda CIA-s ka debate edhe nëse mund të vazhdojnë të mbahen kampet në këtë formë."

    Së fundi shkaktoi indinjatë tek mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe liberalët një përpjekje e zëvendëspresidentit Dik Çenej për të përjashtuar antarët e CIA-s nga rregulli i përgjithshëm i ndalimit të torturave. Tajlanda ndërkohë e ka përgënjeshtruar ekzistencën e kampeve sekrete për terroristët në territorin e vet.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Mburojë republikane apo shpatë perandorie?

    Me 6 nëntor, George W. Bush lajmëroi që Amerika përmes ndërhyrjes së saj në Irak dhe Afganistan ishte duke udhëhequr një “revolucion global demokratik”. Që ai ta ketë thënë këtë me rastin e ditëlindjes së Leon Trockit, arkitektit të “revolucionit global socialist” me siguri ishte një rastësi. Megjithatë, ngjashmëritë e idesë së Trockit që socializmi duhet të përhapet me fuqinë e barutit dhe idenë që demokracia duhet t’i imponohet botës muslimane përmes pushtimeve të dhunshme dhe kërcënimit të pushtimit janë të dukshme.

    Politika e jashtme bashkëkohore amerikane është hakmarrja e Trocki-t. Lëvizja neokoservatore që mbahet në Washington është në vetvete vetëm një version i zbutur i Të katërtës Internacionale të Trockit.

    Nëse neokanservatorët e kanë vizionin e një “revolucioni demokratik” i cili në botën muslimane pasqyron në mënyrë të njëjtë vizionin mashtrues të një revolucioni sociliast permanent, atëhere reagimi i Amerikës për demokracinë në Irak a do të pasqyrojë doktrinën e “sovranitetit të kufizuar” të Brezhnjevit?

    Në fillim të 1968, Partia komuniste çeke nën Alexander Dubcek u përpoq të fuste një seri reformash. Në maj të të njëtit vit, Lideri sovjetik Leonid Brezhnjev pushtoi Çekosllovakinë duke u justifikuar pushtimin duke thënë: ”Shkëputja e Çesllovakisë nga komuniteti socialist ka ardhur në konflikt me vetë interesat e saja vitale dhe do të kishte qenë vendimtare për shtetet e tjera të shteve socialiste. Me fjalë të tjera, pushtimi ishte për mbrojtur socializmin si një ideologji. Një herë që vendi zgjidhte socializmin, shteti sovjetik nuk mund kuurë të lejonte që të kthehej mbrapa. Sovraniteti i një kombi ishte i kufizuar nga një shtrëngim ideologjik.

    Ashtu si Amerika përpiqet për ta larguar veten nga shkatërrimi Irakut, ka premtuar zgjedhje të lira vitin e kaluar. Nëse populli Iraken do t’i jepet një demokraci e vërtetë, atëhere Amerika duhet të përballet prospektivën e hidhur , më së fundi të aftë për të zgjedhur fatin e tyre politik, Iraku mund të zgjedh një qeveri e cila nuk është e manovrueshme nga interesat Amerikane. Ashtu të dy anët, edhe shitët edhe sunitët do të mobilizohen politikisht, duket qartë që qeveria që do të vihet në fuqi do të reflektojë më tepër dëshirat dhe aspiratat e Bagdadit sesa ato të Beltvvay-it. Nëse kjo ndodh , a do të pranojë Amerika që njerëzit kanë folur- me një zë anti-amerikan dhe anti-Izraelit apo a do të imponojë Amerika doktrinën e vetë Brezhnjeve të sovranitetit të kufizuar dhe të kërkojë nga Irakenët të adoptojnë një demokraci të eksportuar nga Amerika.

    Ashtu si neokonservatorët shtyjnë Amerikën drejt Luftës, ata i gjykojnë ata që debatojnë për realizëm në politikën e jashtme Amerikane me “provokime”. Ende, nuk është provokim që veprat dhe plotikat e dikujt nuk janë të efekshme për atë që i ka dëshmuar objektivat, luftimin e terrorit. Gjenden një miliard musliman në botë (aktualisht 1.8 miliard sipas disa statistikave) të cilët i përkasin një feje që ka mbijetuar për mijëra vjet sulmit idelogjik dhe ushtarak të kundërshtarëve. Duhet më shumë sesa kërkesat një një grupi intelektualësh në Washington për të trasformuar botën islame.

    Një e ardhme e sigurtë dhe me prosperitet për Amerikën nuk do të shihet me një “revolucion permanent demokratik”, “hegjemoni benefakore”, “kreativitet shkatërrues” apo çdo kode fjalësh të neokonservatorëve të tjerë për perandori. Që nga Lufta e dytë botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërhyrë në mbi njëzet vende, që kanë rezultuar pa demokraci.

    Zgjidhja qëndron në një kthim të doktrinës së huaj të artikuluar nga Thomas Jefferson në drejtimin e tij të lamtumirës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kërkojnë: ”paqe, tregëti dhe miqësi të ndershme me të gjitha kombet, mos prishja e aleancës me askënd”.

    ... Politika e jashtme Amerikane duhet edhe njëherë të jetë mburoja e Republikës dhe jo shpata e Perandorisë.

  3. #3
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919



    Kampet e Cias ne Shqiperi


    Gazeta franceze "Liberation" rrefen historine e pabesueshme. Si u arrestua dhe u zhduk nga qarkullimi per pese muaj me radhe libanezo-gjermani El-Masri dhe si moren fund vuajtjet e tij me te mberritur ne Shqiperi ne rrethana misterioze

    Edhe sot e kesaj dite, Khaled el-Masri, nje tregtar i thjeshte makinash nga qyteti i vogel gjerman i Ulmit nuk e ka te qarte pse u rrembye nga sherbimet sekrete amerikane nderkohe qe ishte me pushime. Tek e ndalnin, i lidhen menjehere kembe e duar, e hypen ne nje avion qe e zbriti ne Afganistan ku u mbajt per pese muaj, duke e trajtuar sic edhe vete ai "si nje kafshe". Aq me pak e di ai, se perse u munduan me aq kembengulje t'i fshehin gjurmet e tij, t'i shkaterrojne familjen dhe me pas ta lirojne vetem ne limitet ekstreme, ndersa po i jepte fund jetes ne nje greve urie. Per ta braktisur me pas ne nje shteg mali te Shqiperise se Veriut, ku vetem rastesisht ka rene ne duart e ushtrise vendase qe i ka dhene fund vuajtjeve te tij. Mos valle CIA e ka ngaterruar ate me ndonje homonim Khalid el-Masri te kerkuar per shkak te lidhjeve me Al Kaedan? Ne fund te 2003-shit, el-Masri niset per pushime drejt Maqedonise, ku vendoset ne nje hotel. Por pa kaluar ende 24 ore nga mberritja, disa persona hyjne ne dhomen e tij, te cilen ia shnderrojne ne nje burg per 23 dite rresht, ku ai merret ne pyetje ne anglisht, nje gjuhe qe el-Masri nuk e njeh mire. I kerkojne te tregoje se pse e frekuenton xhamine e Ulmit dhe nese eshte anetar i Al Kaedes. Refuzimit te el-Masrit dhe kerkeses per ta liruar, i pergjigjen duke i thene te pranoje se eshte i lidhur me Al Kaeden dhe se ka kryer stervitje ne nje kamp terrorist ne Xhalalabad dhe ata do ta nisin menjehere per ne Gjermani. I thone se nuk eshte i burgosur, por e mbajne me nje kobure te drejtuar ne koke. Me ne fund, e vene te nenshkruaje nje dokument ku pranon se nuk e kane keqtrajtuar dhe e lirojne. Por s'ka mbaruar ketu. Me te vene kembe jashte hotelit, persona me maske e rrembejne dhe e hypin ne nje avion ku e zhveshin, i lidhin syte, i fusin nje objekt ne anus dhe e fotografojne. Me pas i konfiskojne te gjitha sendet, i veshin nje pale pizhame dhe e zbresin ne nje burg prane nje aeroporti ne Afganistan. Nje vend ku el-Masri do te qendroje per kater muaj rresht, duke u marre ne pyetje rregullisht dhe duke iu nenshtruar presioneve te ndryshme. Njerez te maskuar, te cilet nuk e fshehin qe jane amerikane, i thone se ai ka qene nje njeri i lidhur me organizatoret e aktit terrorist te 11 shtatorit, por kur ai e mohon, e rrahin. Edhe njerez te tjere, kryesisht arabe jane te izoluar ne kete burg. El-Masri miqesohet me ta dhe kembejne numrat e telefonit me qellim qe nese ndonjeri do shpetoje, te njoftoje familjet e te tjereve. Gjendja behet e padurueshme dhe el-Masri vendos te nise nje greve urie e cila zgjat 35 dite gjate te cilave ai kerkon qe ta vene ne kontakt menjehere me ndonje autoritet nga selia diplomatike gjermane - ai ka pasaporte gjermane. Amerikanet refuzojne derisa gjendja e tij arrin ne piken kritike. Atehere ata i injektojne ushqim me ane te tubave dhe i nderpresin greven qe po shkonte drejt vetesakrifikimit. Nje person i paidentifikuar vjen ta takoje duke u vetequajtur perfaqesues gjerman dhe i premton ta liroje me kusht qe ai te mos flase kurre per shtypin. El-Masri pranon dhe pas disa ditesh i vene nje thes ne koke dhe e hypin ne nje avion qe fluturon drejt nje vendi te panjohur. E zbresin ne heshtje te plote dhe e hypin ne nje mikrobus qe udheton per rreth 7-8 ore. Me ne fund i celin syte, i japin pasaporten dhe sendet e tjera dhe i tregojne nje shteg nga ku duhet te ece. Ai vazhdon rrugen dhe nje patrulle ushtarake shqiptare me uniforme e ndalon. I kontrollojne pasaporten ku natyrisht nuk kishte vize shqiptare, degjojne historine e tij dhe gajasen. Oficeri i patrulles flet anglisht: "Mos ia tregoni askujt kete perralle. S'do ta besojne". Ata e ushqejne el-Masrin e gjore, e hypin ne nje veture dhe e shoqerojne drejt aeroportit Nene Tereza te Tiranes, ku i blejne nje bilete per ne Gjermani. Historia e Khaled el-Masri nuk ka perfunduar ende pasi me te mberritur ne Ulm ai zbulon se gruaja e ka braktisur per t'u martuar me nje tjeter dhe ka ikur ne Liban. Ai bie ne deshperim dhe rrefen historine e tij tek autoritetet gjermane te cilat i kryejne analizat te cilat provojne se Khaled el-Masri eshte mbajtur i izoluar per pese muaj rresht. Kete e tregojne vulat e pasaportes se tij, por edhe analizat e flokeve te cilat kane provuar se ai eshte ushqyer pikerisht me ate regjim qe ka pershkruar. Gjithashtu, historia e tij vertetohet edhe nga dy te burgosur te tjere, qe jane liruar dhe qe ai i kontakton me telefonat qe i kishte mesuar permendsh. Nje skandal i vertete ka plasur nderkohe. Ndersa Shqiperia, eshte njera nga etapat e tij.

  4. #4
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Secret CIA Jails

    (Reported on 06. 11. 2005 on electronic media and on 07. 11. 2005 in print media)

    The Sunday Times reports that Eastern European countries were scrambling to distance themselves from the CIA as officials in Washington searched for the source of an embarrassing leak that exposed a programme of secret jails for terrorist detainees. Claims that the CIA has been hiding prominent Al-Qaeda members at a so-called “black site” facility in Eastern Europe have prompted angry denials from Romania, Poland and Albania. As details emerged yesterday of CIA flights to remote military airfields in northeast Poland and southeast Romania, George W Bush’s administration ordered an internal inquiry into how classified data was leaked to The Washington Post and Human Rights Watch. The prisons are believed to hold at least 30 Al-Qaeda leaders labelled “ghost detainees” by Human Rights Watch. Many no longer have any intelligence value, but the CIA has been ordered to shield them from international scrutiny or legal proceedings. Poland and Romania said the plane’s stops had nothing to do with prisoner transfers. Other sources said Albania or Macedonia might have co-operated with the CIA. The Washington Post reported that the US has a global network of “black sites” with the co-operation of countries such as Jordan, Egypt, Morocco and Afghanistan, and at least one Eastern European nation. Hungary, Slovakia and Bulgaria rushed to issue denials of their involvement. But Frantisek Bublan, the Czech Interior Minister, said last night that the US had approached his Government a month ago about holding suspects on Czech territory, but Prague had refused.
    The Macedonian Interior Minister Spokesperson Goran Pavlovski yesterday said that in Macedonia there are not jails in which CIA is keeping the arrested Al-Qaeda members. The experts are divided whether Macedonian could be a host of CIA jails. Some claim that there are not technical conditions for maintaining the “black sites”, while the others don’t rule out this possibility mostly because of the Macedonian Government’s policy towards the US.
    Sources: Dnevnik; Utrinski Vesnik; Makedonija Denes; Vreme; Fakti; Lajm; MIA
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Nuk thoni shyqyr qe i ka cia kto burgje qe ti vej me dajak perpara keta njerezt qe hipin me bomba neper metro.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga ShtremsI
    Nuk thoni shyqyr qe i ka cia kto burgje qe ti vej me dajak perpara keta njerezt qe hipin me bomba neper metro.


    Simbas vendit dhe kuvendi, dhe simbas kokes festen!

    Nuk jam asnjehere per shkeljen e te drejtave te njeriut apo per torturat, por ama kur behet fjale per njerez, qe sic thote shtrembsi (qe rri shtrember e flet drejt.. lol) mbushin barqet me bomba dhe vrasin njerez te pafajshem, patjeter u duhet folur me 'gjuhen' e tyre, pasi ata po te ishin ne rangun e njerzve normale nuk do konsideronin nje gje te tille kurre, keshtu qe nuk eshte e thene qe keta tru-tallashore te perfitojne te drejtat e plota njerezore (gjyqe, etj etj) kur keta vete i kane mohuar keto te drejta dhe liri njerezore, e per me teper i sulmojne e i vrasin ashtu sic vrasin njerez te pafajshem; per me teper kur keto kampe dhe keto hetime mund te ndihmojne ne zbulimin e ploteve te tjerra terroriste, eshte plotesisht e justifikuar ndonje dacke qe keta hane ...

  7. #7
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Gazeta franceze "Liberation" rrefen historine e pabesueshme. Si u arrestua dhe u zhduk nga qarkullimi per pese muaj me radhe libanezo-gjermani El-Masri dhe si moren fund vuajtjet e tij me te mberritur ne Shqiperi ne rrethana misterioze
    Gazeta Liberation po shton abonentet myslymane. Do te shesi me shume gazeta dmth mund te marre shume kerkesa firmat te publikojne reklama ne kete gazete. Bota e piste eshte. Ajo qe te habit eshte si arriti ky gjerman-libanezi te shpetonte "llokum" me shendet biles po te i benit nje analize mjekesore ketij libanezit zor se do gjeni gjurme demtimesh.

    Problem i madh ishte te i fusnin nje plumb ne koke ta hidhnin ne nje cep? U tremben nga Allahu keta te CIA's? Ky artikull eshte spekullim me genjeshtra. Genje genje se dicka do ngelet si per gazeten si per kauzen libanezi i paska vene vetes persiper.

  8. #8
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919

    Keni shume te "drejte"

    Armet e ambasades se SHBA, hetim ngjarjeve terroriste


    E Diele, 06 Nentor 2005
    ATHINE - Arsenali i armeve qe iu gjet nje punonjesi sigurie te
    ambasades amerikane ne kryeqytetin grek Athine, u vertetua te kishte
    edhe sasi lendesh eksplozive te rrezikshme. Per ngjarjen, po kerkohet
    nje i ri shqiptar, ndersa dyshimet per qellimet e poseduesve te
    armeve, ishin kriminale. Burimet policore te cituara dje
    nga "Naftemboriki", thane se arsenali u gjet ne banesen e te
    arrestuarit, punonjes i sherbimit "Security" te ambasades amerikane,
    ne nje apartament te nje pallati ne zonen "Koridalo" prane burgut te
    njohur te periferise se kryeqytetit. "Kontrolli zbuloi gjashte
    automatike, dy snajpere, nje pistolete, 17 mbushes eksplozivi, doreza
    lekure, manekine, pese thika, qindra fisheke dhe nje sasi granatash
    dore". Policia shtoi se ka duruar per ekspertim keto arme per te
    verifikuar nese jane perdorur ne ngjarje terroriste apo kriminale, te
    ndodhura me pare ne Greqi.


    http://www.korrieri.com/index.php?k=1&i=22835

  9. #9
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    17 mbushes eksplozivi, doreza lekure, manekine, pese thika,
    mbushes eksplozivi? pse si mbushet eksplozivi? Mos e ke fjalez ndezez eksplozivi? Eksplozvin e ndez dhe me celular.

    jeni te sigurte nuk i kishte marre keto per Halloween? manekine, doreza lekure,

  10. #10
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga ORIONI
    Armet e ambasades se SHBA, hetim ngjarjeve terroriste


    E Diele, 06 Nentor 2005
    ATHINE - Arsenali i armeve qe iu gjet nje punonjesi sigurie te
    ambasades amerikane ne kryeqytetin grek Athine, u vertetua te kishte
    edhe sasi lendesh eksplozive te rrezikshme. Per ngjarjen, po kerkohet
    nje i ri shqiptar, ndersa dyshimet per qellimet e poseduesve te
    armeve, ishin kriminale. Burimet policore te cituara dje
    nga "Naftemboriki", thane se arsenali u gjet ne banesen e te
    arrestuarit, punonjes i sherbimit "Security" te ambasades amerikane,
    ne nje apartament te nje pallati ne zonen "Koridalo" prane burgut te
    njohur te periferise se kryeqytetit. "Kontrolli zbuloi gjashte
    automatike, dy snajpere, nje pistolete, 17 mbushes eksplozivi, doreza
    lekure, manekine, pese thika, qindra fisheke dhe nje sasi granatash
    dore". Policia shtoi se ka duruar per ekspertim keto arme per te
    verifikuar nese jane perdorur ne ngjarje terroriste apo kriminale, te
    ndodhura me pare ne Greqi.


    http://www.korrieri.com/index.php?k=1&i=22835
    Si nuk lodheni njerez si puna jote me te njejtat axhenda te &%$#@ ne jete??

    1 - Armet (sikur te jete e vertete cka thote artikulli) ishin te nje punonjesi te ambasades, jo te ambasades.

    2 - C'lidhje ka ky lajm/artikull me temen e hapur? Apo thuaj eshte bere zakon 'perhapja' e carcafeve me pune e pa pune neper forum me shpresen se mbase ndonjeri i lexon dhe qellon dyfish i lajthitur qe edhe ti lexoje edhe te influencohet nga ato carcafe?

    3 - Pavaresisht nga keqdashesia dhe pakuptimesia ne paraqitjen e ketij lajmi ketu, edhe sikur te jete e vertete kjo nuk ndryshon aspak faktin qe shumica dermuese e njerzve terroriste ne bote gjate dekadave te fundit vijne nga vende dhe fe islame. Kjo ska nevoje per diskutim se dihet.
    Jo se kjo e ben fene islame te fajshme, por ne mendjen tuaja te vockela dhe te shplara teje-tej nga dogmat, kjo gje mbase ju ndikon.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga diikush : 08-11-2005 më 18:44

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 08-06-2011, 15:24
  2. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  3. Kosova Lindore nuk duhet të harrohet dhe as të sakrifikohet
    Nga iliria e para në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2005, 08:21
  4. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •