Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Arrestohet "mbreti" i mafias italiane, Bernardo Provenzano

    -----------------------------------------------------------

    Eshte arrestuar ne zonen e Corleone (Sicili) Bernardo Provenzano, i kerkuari numer 1 i drejtesise italiane qe prej vitit 1963. Menjehere pas aksionit mbreti i mafias italiane ka pranuar identitetin e tij tek agjentet e policise.
    Provenzano, qe konsiderohet si "bosi i bosave" te Cosa Nostra, eshte tradhetuar nga letrat qe shkembente me gruan e tij.

    -----------------------------------------------------------
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga zeus : 11-04-2006 mė 07:26
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    zeus, flmd per lajmin
    por nese ke mundesi na jep edhe burimin e lajmit ??

  3. #3
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    E hengri dhe Shefi i Madh......
    Liberté, égalité, fraternité

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Arrestohet udhėheqėsi i mafisė italiane qė fshihej 42 vjet

    Romė, 14:10

    Bernardo Provencano, udhėheqėsi i Mafisė mė tė vjetėr sociale, pas tė cilit policia italiane gjurmon 42 vjet, ėshtė arrestuar nė Sicili, lajmėrojnė sot mediumet italiane.

    "Arrestimin e bosit 73-vjeēar mafioz policia e bėri nė Korleone, nė Sicili", ku ai edhe ėshtė lindur, si dhe ku jetonte gruaja dhe vajza e tij, konfirmoi zėvendėsprokurori Xhuzepe Pinatone.

    Provencano gjendet nė ilegalitet prej vitit 1963, ndėrsa policia beson se u bė shef i Mafisė sicialiane nė vitin 1963, kur u arrestua udhėheqėsi i deriatėhershėm Toto Rina, meqė nė vitin 1992 ka porositur likuidimin e gjykatėsve Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino.

    Ish-avokati i Provencanos, Salvatore Traina para do kohė duke folur pėr mafiozin e njohurfamshėm, pėr gazetėn "La Republika", deklaroi se beson se klienti i tij ėshtė i vdekur.

    "Mendoj se ėshtė i vdekur. E kėrkonin intensivisht me vite tė tėra, por nuk mund ta gjenin. Kjo doemos do tė thotė diēka", theksoi atėherė Traina.

    Policia italiane disa herė me radhė i vendoste kurtha Provencanos, por madje edhe ato mė tė mirat ai me sukses i evitonte nė ēastin e fundit.

    Policia deri nė arrestimin e tanishėm, madje nuk kishte asnjė fotografi se si duket Provencano nė vite tė moshuara, meqė fotografitė e fundit ishin bėrė para mė shumė dekadash.

    /Makfaks/
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kan per ta qeru se nuk e le njeri gjalle ket mbas kaq vitesh.
    Italianet jane mjeshtra per me zhduk gjurme. E tradhetoi ish krahu i djathte i tij i cili para 2-3 vitesh u kap dhe filloi te tregoj cdo gje te imet se si kryheshin shkembimet e mesazheve.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 11-04-2006 mė 15:16
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    73 vjec?! e kane nxerr ne pesion [jo se e kane arestuar]
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  7. #7
    Kush e di se kujt ja ka lene stafeten dhe tani qe si duhet me njeriu po behet maskarada e kapjes. 73-vjec ai as pantallonat nuk ngre me tani. Eshte me shume i vdekur se i gjalle. Pse sthoni ju qe mafia mori goditje te rende me kete aksion...

  8. #8
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Kush e di se kujt ja ka lene stafeten dhe tani qe si duhet me njeriu po behet maskarada e kapjes. 73-vjec ai as pantallonat nuk ngre me tani. Eshte me shume i vdekur se i gjalle. Pse sthoni ju qe mafia mori goditje te rende me kete aksion...


    Ah Italia, e kapi edhe nje plak tjeter pas Totņ Rines! pfffffffffffff

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-04-2006
    Postime
    10
    Jo,kshu i kapin Italianet,po gjithmone pasi jane terhequr nga jeta aktive si anetare/kapo te Mafia.
    Tani nonje edhe do ta kapin ata,se populli here pas here e do nonji lajm te tille,qe te kete besim te shteti te cilit i paguan taksat.
    Born Under a Bad Sign

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Pasuesi, Mateo Mesina Denaro, njė mafioz i ri e i pamėshirshėm

    Njė zėvendės pėr Provencanon

    Sipas ekspertėve, prej kohėsh bosi i "Cosa Nostra"-s kishte parė pushtetin t‘i lėkundej

    Qė pėrpara arrestimit, rreth njė vit mė parė, tė Bernardo Provencano-s, kreut tė organizatės italiane "Cosa Nostra", autoritetet e vendit fqinj dinin mirė se nė qarqet e rėndėsishme tė mafies, sidomos asaj siciliane, po zhvillohej njė luftė shumė e ashpėr pėr pushtet. Provencano shihej nga mafiozėt e rinj si i lodhur, pa energjinė e duhur dhe i mefshtė. Kritikohej sidomos pėr prirjen e fortė pėr t‘i qėndruar larg dhunės dhe pėr adoptimin e mėnyrės sė tė vepruarit nėn rrogoz, duke shmangur ēdo lloj pėrballjeje me shtetin, megjithėse njė politikė e tillė kishte rezultuar mjaft e suksesshme vitet e fundit. Sipas ekspertėve tė mafies, prej kohėsh bosi i moshuar e kishte parė pushtetin t‘i lėkundej nėn trysninė e njė bosi tė ri, ndėrkohė qė janė jo pak ata qė mendojnė se betejėn pėr dominimin absolut tė "Cosa Nostra"-s Provencano e kishte humbur qė pėrpara se tė arrestohej. Njeriu qė po ia zhvaste nga duart pushtetin suprem quhet Mateo Mesina Denaro, njė mafioz i ri e i pamėshirshėm, i aftė tė mos ndalej pėrpara asgjėje pėr t‘u ulur nė fronin e "Bosit tė Bosėve" tė shekullit XXI.

    Identikiti

    Gjatė javės sė shkuar, kuestura e Palermos pėrhapi identikitin e superlatitantit Mateo Mesina Denaro, mbi tė cilin qė nga ēasti i hedhjes nė fshehtėsi, nė vitin 1993, dihen shumė pak gjėra. Jeton nė pasivitet nė ndonjė nga malet e Sicilisė, apo fshihet diku afėr duke drejtuar me dorė tė hekurt bizneset e shumta tė "Cosa Nostra"-s. Askush nuk e di pėrgjigjen, ndėrkohė qė prania e tij ndihet si kurrė mė parė nė "Cosa Nostra", qė ėshtė kreu i organizatave kriminale italiane ku bėjnė pjesė Kamorra Napolitane, Ndrageta Kalbreze dhe Sakra Korona Unita e Puljas. Madje mė shumė se kaq, ekspertė e njohės tė shumtė tė mafies shprehen se ai luan prej vitesh rol tė dorės sė parė nė politikėn dhe jetėn e mafies. Disa hetues shtyhen mė tej nė lidhje me kėtė luftė, duke u shprehur se Provencano nuk ishte veē njė kukull, i cili qėndronte ulur vetėm simbolikisht nė fronin e bosit tė madh.

    "Nėse do ta shihnim ‘Cosa Nostra‘-n si njė biznes normal, do tė arrinim nė pėrfundimin se Provencano ėshtė shkarkuar tashmė nga detyra dhe vendin e tij e ka zėnė Denaro". Kėshtu do tė shprehej vite mė parė Xhuzepe Luma, kreu i Komisionit Parlamentar Italian pėr Antimafian, lidhur me luftėn mes tė dyve pėr tė mbajtur nė dorė frenat e pushtetit suprem nė kreun e organizatės.

    Bosi i ri

    Jeta e mafiozėve italianė ėshtė njė klishe e madhe dhe e tillė ėshtė edhe pėr Mesina Denaron. Ai lindi mė 26 prill tė vitit 1962 nė Kastelvetrano, njė qytet pranė Trapanit. Ishte pikėrisht periudha kur klanet mafioze po shtonin ndjeshėm fuqinė dhe influencėn e tyre. Rasti mė tipik ėshtė ai i klanit tė Korleones. Nė kėtė kohė, mafia amerikane dhe ajo siciliane bashkėpunuan nė trafikun e heroinės, qė u solli tė dyja palėve fitime kolosale. Ishulli i Sicilisė kontrollohej plotėsisht nga tė ashtuquajturit "Burrat e nderit", termi me tė cilin identifikoheshin mafiozėt. Popullsia vendase nuk e kundėrshtonte aspak kėtė kontroll, pasi e shihte ‘Cosa Nostra‘-n si organizatėn qė e mbronte nga shteti italian, tė cilin e konsideronin si pushtues. Nė kėtė atmosferė u rrit edhe Mateo Denaro Mesina. Babai i tij, Franēesko, ishte gjithashtu njė "burrė nderi" dhe me kalimin e kohės u bė "kapo" i krahinės sė Trapanit, njėkohėsisht edhe njė nga njerėzit mė tė besuar tė Toto Riinės.

    Mafiozi i talentuar

    Nuk shkoi shumė gjatė dhe ai vuri re me kėnaqėsi se i biri ishte i talentuar. Sipas tė pėrjavshmes italiane "L‘Espresso", ai mėsoi ta pėrdorte pistoletėn nė moshėn 14-vjeēare dhe katėr vjet mė pas kreu vrasjen e parė. Por kjo nuk do tė ishte e fundit. Thuhet se Denaro ka vrarė rreth 50 njerėz dhe se ėshtė shumė krenar pėr njė fakt tė tillė. "Kam mbushur njė varrezė tė tėrė", thuhet se ėshtė shprehur duke u mburrur.

    Nxėnės i Toto Riinės

    Mesina Denaro ishte njė kopje e pėrkryer e mėsuesit tė tij, Toto Riinės. Tmerrėsisht i dhunshėm, mizor nė ekstreme, ai nuk trembej nga askush dhe mbi tė gjitha zotėronte zgjuarsinė e nevojshme pėr tė mos rėnė nė duart e ligjit. Gjithashtu zotėronte njė nuhatje tė pazakontė nė zbulimin e bizneseve fitimprurėse. Ai krijoi njė pasuri tė pallogaritshme me trafikun e drogės e me anė tė zhvatjes pėrmes kėrcėnimit. Nė trafikun e drogės karriera e tij u zhvillua me hapa marramendės. Nė pak vite, nga njė trafikant i vogėl, ai u kthye nė njė shpėrndarės kryesor me njė peshė tė rėndėsishme nė qarqet e narkotrafikut botėror. Ky ėshtė edhe momenti kur Shėrbimet Amerikane tė Sigurimit vunė re praninė e tij nė kėto qarqe. Sipas FBI-sė, Denaro ėshtė njė nga shpėrndarėsit mė tė mėdhenj nė botė. Duket se mban lidhje tė afėrta me mė shumė se njė nga lordėt kolumbianė tė drogės. Me kėtė sukses ai lė shenjė nė "Cosa Nostra". Nė kėtė pikė ka filluar edhe ngjitja e tij nė hierarkinė mafioze, sidomos pas marrjes nė dorėzim nga duart e tė atit kryesimin mbi klanin e Trapanit. Por ky do tė ishte vetėm fillimi.

    Beteja me autoritetet

    Viti 1993 do tė ishte njė vit i shėnuar nė historinė e mafies siciliane. Gjatė tij u zhvillua njė takim midis krerėve tė mafies ruse dhe krerėve tė "Cosa Nostra"-s. Por shteti italian mori masa drastike duke arrestuar dhjetėra mafiozė. Gjithashtu u morėn masa tė ashpra nė administratė, e cila kishte qenė objekt infiltrimi nga elementė qė punonin pėr llogari tė "Cosa Nostra"-s. Por ata qė e dėmtuan mė shumė kėtė organizatė ishin "tė penduarit". Kulmi i suksesit tė qeverisė italiane nė luftėn kundėr mafies arriti me arrestimin e kreut tė saj, "Bosit tė Bosėve", Toto Riinės. Por ky ishte njė vit shumė i suksesshėm edhe pėr Mateo Mesina Denaron.

    Mafiozi i dhunshėm

    Gjatė kėtij viti, tashmė 31 vjeē, ai arriti tė bėhej pjesė e "Supercosa"-s. "Supercosa" ėshtė njė grup i pėrzgjedhur bosėsh, tė cilėt janė nė dijeni tė ēdo aktiviteti tė "Cosa Nostra"-s. Sapo zuri njė vend nė zonėn e tė fuqishmėve, ai do tė niste njė "luftė tė drejtė kundėr shtetit italian". Nė vitin 1993 bomba shpėrthyen nė Romė, Firence dhe Milano. Kisha katolike ishte njė ndėr objektivat kryesore. Koordinatori i kėtyre sulmeve ishte pikėrisht ai, Mateo Mesina Denaro. Ai nuk mjaftohet t‘i dėrgojė trupat e tij kundėr kishės, departamentit tė drejtėsisė dhe stacioneve tė policisė, ai kėrkon t‘i japė njė mesazh tė qartė edhe shtypit. Me urdhrin e tij u ekzekutua njė numėr i madh gazetarėsh, tė cilėt mendohej se ishin shtyrė shumė thellė nė misterin e "Cosa Nostra"-s. Drejtėsia Italiane filloi tė kuptonte se arrestimi i Toto Riinės dhe i mafiozėve tė tjerė nuk e kishte destabilizuar "Cosa Nostra"-n. U vu re edhe qė njė djall i vėrtetė kishte bėrė pėrpara nė radhėt e saj.

    Hedhja nė fshehtėsi

    Mbreti i ri i "Cosa Nostra"-s hidhet nė fshehtėsi nė vitin 1993, pasi Xhovani Bruska, njė i penduar shumė i rėndėsishėm, thyen kodin e heshtjes dhe u tregon autoriteteve gjithēka dinte pėr djaloshin ambicioz. Denaro u dėnua nė mungesė me burgim tė pėrjetshėm, gjė qė nuk e ndalon aspak tė vazhdojė aktivitetin e tij. Ai e shfrytėzon pakėnaqėsinė qė kishin mafiozėt nė lidhje me mėnyrėn me tė cilėn operonte Provencano, kreu i fundit i njohur i "Cosa Nostra"-s, nė favor tė tij. Nė pėrgjithėsi mafiozėt nuk ishin tė kėnaqur me sistemin "nėn rrogoz" qė kishte adoptuar bosi i mafies siciliane, njeriu qė zuri vendin e Toto Riinės, Bernardo Provencano.

    Beteja pėr pushtet

    Provencano vendosi qė mafia tė rimerrte fuqinė pa u ndjerė dhe pa sulme e gjakderdhje tė bujshme: "Pse tė rrezikojmė tė humbasim lidhjet dhe kontaktet me politikėn, duke bėrė akte tė zhurmshme, kur mund tė punojmė fare tė qetė nėn hije"? Dhe kjo mėnyrė operimi i solli shumė pėrfitime "Cosa Nostra"-s. Paratė filluan sėrish tė burojnė nga tė gjitha anėt, pikėrisht si dikur, duke rihapur mundėsinė pėr korruptimin e politikanėve tė lartė. Por kjo politikė krijoi idenė se Provencano ishte i dobėt dhe i paaftė tė pėrdorte dhunė. Pikėrisht pėr kėtė dobėsi Denaro dhe ndjekėsit i kėrkuan Provencanos tė bėnte mėnjanė dhe t‘u linte atyre rrugė tė lirė. Me ē‘dihet, Provencano dhe Denaro nuk kanė pasur asnjėherė marrėdhėnie tė mira. Kur i preferuari i Toto Riinės, nė vitin 1993 do tė bėhej pjesė e "Supercosa"-s, Provencano bėri tė pamundurėn pėr ta ndaluar njė gjė tė tillė. "Denaro e rrezikon seriozisht qėndrimin e tij nė fron", do tė shprehej njė hetues nė atė kohė, pėr tė shtuar se "Provencano e di shumė mirė njė gjė tė tillė, sepse nuk pranon nė asnjė mėnyrė tė takohet me tė. Ka frikė se mos e vrasė".

    Pėrballja mes brezave

    Ardhja e Denaros nė fuqi do ta rikonfiguronte rrėnjėsisht organizatėn kriminale mė tė fuqishme nė botė. Klisheja e bosit tė moshuar mafioz qė e drejton perandorinė e tij nga njė fermė e humbur mes malesh, do t‘ia linte vendin njė klisheje tė re tė stilit tė Sopranove. "Bosėt e vjetėr i kanė akoma duart me baltė", do tė thoshte njė hetues pėr njė revistė amerikane, "ndėrsa Denaro nget njė ‘Porche‘, pėlqen kompjuterėt dhe librat humoristikė. Ėshtė jashtėzakonisht shumė i pasur, bėn njė jetė tė shthurur dhe ėshtė shumė i dhėnė pas femrave. Njė ‘play boy‘ i vėrtetė...". Gjėra tė tilla do tė dukeshin tė pamundura nė kohėn e bosėve tė vjetėr, por duket se kohėt kanė ndryshuar. Megjithatė do tė ishte e gabuar tė mendohej se Denaro dhe pasuesit e tij janė njė tufė kriminelėsh psikopatė, pasi ai ka treguar se ėshtė njė strategjist i shkėlqyer me njė dėshirė tė papėrmbajtur pėr pushtet.

    Portreti aktual

    Fotoja e fundit e Mateo Mesina Denaro-s i pėrket vitit 1993, vit i masakrave tė kryera nga mafia, pėr tė cilat bosi i ri ėshtė dėnuar nė mungesė. Edhe njė herė tjetėr, si nė rastin e kryemafiozit Bernardo Provencano, policia nuk mund tė bėjė tjetėr veē tė imagjinojė si mund tė jenė trajtat e fytyrės sė bosit tė ri tashmė 45-vjeēar. Identikiti i tij, i bėrė publik bashkė me atė tė bosit palermitan, Salvatore Lo Piccolo (edhe ky i hedhur nė fshehtėsi prej mė shumė se dhjetė vjetėsh), ėshtė njė pėrpunim kompjuterik i bazuar mbi fotot qė janė nė duart e policisė dhe mbi ē‘u kanė treguar autoriteteve disa tė penduar mafiozė. Nė kėtė mėnyrė u arrit tė prodhoheshin dy portrete tė tij me ngjashmėri tė kėnaqshme, tė cilat iu dėrguan policive tė tė gjithė botės: nė tė parėn shfaqet me syzet e pėrhershme (sipas disa bashkėpunėtorėve tė drejtėsisė, vuan nga miopia pėr shkak tė sė cilės vite mė parė ėshtė operuar nė njė klinikė spanjolle) dhe nė tjetrėn pa to.

    Gjurmėt

    Nė rast se fotot e Mesina Denaro-s i pėrkasin njė periudhe prej mė shumė se dhjetė vjetėsh mė parė, gjurmėt e tij, sipas autoriteteve italiane, janė shumė mė tė freskėta. Gjyqtarėt palermitanė gjatė muajve tė fundit kanė arritur tė dekodifikojnė njė pjesė tė mirė tė copėzave tė letrave qė Provencano pėrdorte pėr tė dėrguar mesazhet. Kontakti i fundit me bosin e ri mendohet tė jetė bėrė pikėrisht pėrmes kėtyre letrave pak muaj pėrpara arrestimit tė Provencano-s dhe sekuestrimit tė korrespodencės me mafiozėt e tjerė. Nė njė letėr, Mesina Denaro me emrin e koduar "Alesio", i shkruan duke treguar mjaft respekt pėr bosin e moshuar: "Shumė i dashuri im, shpresoj tė jeni me shėndet sa mė mirė. Dua t‘ju them se i kam marrė tė gjitha urimet tuaja, bashkė me ato pėr festat dhe ju falėnderoj shumė".

    Gazeta SHQIP
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kronikė e njė pėrdhosjeje
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2006, 18:06
  2. Arratisja e madhe
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 06:49
  3. BE: Krimi ballkanik, rrezik pėr Evropėn
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 12-12-2004, 16:39
  4. “Mafia shqiptare” - njė libėr urrejtje dhe racizmi antishqiptar
    Nga Shijaksi-London nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 06-10-2003, 01:32
  5. Arrestohet shqiptari me i kerkuar ne Europe
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 19-01-2003, 06:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •