
Postuar mė parė nga
Akuamarini
vazhdim
6. Komploti nderkombtatar per imponimin e diktatures ne Shqiperi
Nuk e kishim menduar kurre qe Britania e Madhe, e cila kishte athere te njejtat obligime (detyrime) morale kundrejt SDN-se, siq kane sot Shtetet e Bashkuar te Amerikes ndaj ONU-se (OKB), do te merrte vete inciativen te pergadiste nje komplot nderkombtar kunder nje shteti te vogel si Shqiperia, antare e Lidhjes se Kombeve, per disa intersa meskine ekonomike ose politike. Inrigat e legates britanike ne Tirane te cilat paten nje reperkusion (pasoja) kaq te madh ne skenen nderkombtare, kishin si qellim kryesor:
a - Te merrte arbitrarisht me kondita te favorshme, 2 % ose 3 % me pak se oferatat e tjera, koncesionit e naftes per shoqrine Anglo-Persian-e, ne deme te nje populli te vogel, te praapabetur, per arsye te njohura historike, te zhveshur e te uritur prej djegieve dhe shkaterrimeve te lufterave te pareshtura te viteve te fundit, pas 1912.
b- T i impononte populli shqiptar te rraskapitur nje diktatur qe te mundesonte perdorimin e tij si nje pedin (gur shahu) ne skakieren (arenen) nderkombetar ne dobi te intresave te Perandoris Britanike.
Perfaqsuesi i Britanis se Madhe ne Tiran i shkaktoi jo vetum deme te medha popullit shqiptar, konsekuecat e te cilave po i vuam akoma edhe sot, por demti moralisht edhe vendin e tij, e sidomos SDN-ne etj.
Atehere kur u vendos, nga forcat nderkombtare, nderhyrja kunder demokracis ne Shqiperi, Zogu, qe ishte stabilizuar ne Beograd si nje sovran i larguar nga froni i tij provizor, beri marreveshje te fshehta me disa shtete te huaja, sipas informatave tona prej burimeve te ndryshme:
1.)Me perfaqesuesit e shoqerise Anglo- Persian-e per dhenien e koncesionit te naftes me konditat e vene ne kontraten e lidhur me qeverin e Tiranes (1923) te cilet si shperblim i dorzuan diktatorit te ardhshem te Shqiperise 50.000 sterlina flori per... shpenzimet e operacionit qe po pergaditej !!!
2.)Me qeverin e Beogradit e cila merrte persiper te pergatiste fuqite ausiliare (ndihmse) shqiptaro- kosovare, maqedonase e vrangeliste, perveq kontributit te ushtrise e artilerise jugosllave (per) gjate kufirit.Nga ana tjeter qeveria e jugosllave i dorzoi kryetarit te ardhshem te shtetit shqiptar 22 milion dinare per shpenzimet e operacionit ! Ne baze te kesaj marrveshje, Zogu impenjohej (merrte persiper) faqe Beogradit te kujdesohej per interesat politike-ushtarake te Jugosllavis ne Shqiperi; te mosmekembet nje ushtri kombtare pasi nje gje te tille nuk pajtohej me interest e qellimet e politikes jugosllave ne Ballkan, por ta mbante vendin nen sundimin e forcave ausiliare; te pranonte rishikimin e kufijve shqiptaro-jugosllave, sipas kerkesave kembenulese te beogradit, ne menyren qe pikat me rendesi strategjike e Vermoshit dhe e Shen Naumit, tokat shqiptare, t i liheshin Jugosllavise, kurse katundi i Linit, si shperblim, i lihej shtetit shqiptar.
3) Me qeverine e Athines, ne baze te se ciles detyrohej, kur te vinte ne fuqi, te hapte shkolla greke dhe neper kishat ortodokse te Shqiperise se Jugut te meshohej ne greqisht
4)Kerkesa te perhershme te Greqise qe i shihte si faktorin kryesor te heleniznit te elementit ortodoks ne Shqiperi.
Si kompensim te ketyre koncesioneve me rendesi jetike per kombin tone, qeveria greke i garantonte Zogut perkrahejen ushtarake ne kufi dhe 12 milion dhrami per shenzimet e nevojshme te ekspedites.
5)Me Italin fashiste Zogu nuk beri asnje marrveshje me shkrim, se sipas informatave te autoriteteve kompetente te Palazzo Chigit-t.Mussolini per shume arsye qe i kemi shpjeguar ne komentet tona mbi poziten e Shqiperis ne arenen nderkometare, nuk preferonte te merrte pjese efektive ne imponimin i diktatures, per t ua lene gjithe pergjegjesine morale te ketij grushti te drejtuar kunder kundershtarve te tij ne skenen nderkombtare, shteteve te Ballkanit e sidomos Britanis se Madhe.Veqanarisht Duqe shpresonte gjer ne minutat e fundit se nacionalistet demokrate kur ta shinin pisk perballe avancimit te forcave te Zogut drejt Tiranes dhe invandimit te terthort te Jugosllavis, me aprovimin e Anglis dhe pelqimin e heshtu te Lidhjes se Kombeve, do te detyroheshin te kerkonin ndihmen e Mussolini-t ne mbrojtje te indipendences dhe tersis toksore te vendit.
Ketu Duqe u gabua. Nacionalistet shqiptar, qe mrekullisht e shpetuan ekzistencen kombtare me thonjte e tyre dhe gjoksat e patriotve, preferonin jo mergimin, por edhe vdekjen per te mos i lene nje njolle te tille vetes e martirve te kombit.
Nuk mund te kuptohet se qysh u shkoi mendja se ata qe luftuan rrepsisht protektoratin e Italise me 1920 do te kerkonin tani ndihmen e saj.
Kete sugjerim na beri hapur legata italiane ne Tirane. Pergjigjja jone ishte negative.
Krijoni Kontakt