Close
Faqja 6 prej 31 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 309

Tema: Ahmet Zogu

  1. #51
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Kam degjuar te flitet shpesh(moshat e thyera kryesisht) se koha e mbretit ka qene nje periudhe "lulzimi" per Shqiperine asokohe. Dihet, "largimi" i tij i menjehershem, lidhur kjo me gjykimin e shumices, ishte jo cka pritej nga nje figure e tille shteti(Mbreterie) Pamvaresisht, nje popull fisnik do te vepronte ne te njejten menyre, persa i takon asaj qe trajton dhe titulli i temes.

    Ironia... eshte teper goditese!

  2. #52
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Do ta kisha pranuare si nje prioritet kombetare ne raste se kthimi i eshtrave te Mbretit do te behet ne forme nacionaliste , pore ne raste se hstoria e vertete eshte se Mbreti ishte dezertore nga Shqiperia , atehere ne te mbetet vetem si nje deshire e familjes ,dhe s'ka te keqe .

    Me sa kame pasur rastin te lexoje per Mbretin Zogu , ai ishte jaran e peraferte me Pashiqin e serbise ,dhe emigrimi i Fan Nolit nga Shqiperia ,ne amerike ishte me ndihmen e Pashiqit qe i dha Ahmet Zogut , dhe kjo mua nuk me bene krenare si Mbrete shqipetare. Familja Zogu K ate drejte te kerkoje kthimin e eshtarave dhe kjo nuk duhet te jete pengese aspak .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga TetovaMas : 23-04-2012 mė 23:51

  3. #53
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    PRINCI E PRINCESHA PRITET TĖ BĖJNĖ DASMĖ TĖ MADHE NĖ SHQIPĖRI DHE KOSOVĖ
    E Djelė, 04.22.2012, 09:57am (GMT+1)

    Prishtinė, 22 prill - Princ Leka dhe Princesha Elia Zaharia, kanė bėrė ditur se vitin tjetėr do tė martohen dhe do tė bėjnė njė dasmė tė madhe nė Shqipėri e Kosovė. "Ne do tė ndjekim traditėn shqiptare. E kam pėrmendur qė nuk ėshtė vetėm e princit, por e tė gjithė shqiptarėve. Kam dėshirė qė tė realizojmė njė dasmė jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Kosovė", ėshtė shprehur Princ Leka. Ai tha se, "ne po presim sipas traditės, sepse me largimin e mbretit nėnkuptohet do tė kemi njė vit zi, por shpresojmė qė vitin tjetėr tė kemi mundėsi, tė pėrcaktojmė njė datė tė mirėfillte pėr dasmė. Duke u ndalur te bashkėshortja e tij aktorja Elia Zaharia, ai tha se, "ajo mė ka mbėshtetur shumė dhe sinqerisht i jam shumė mirėnjohės", ka thėnė Princi. (koha)

    PRINCI E PRINCESHA PRITET TĖ BĖJNĖ DASMĖ TĖ MADHE NĖ SHQIPĖRI DHE KOSOVĖ
    E Djelė, 04.22.2012, 09:57am (GMT+1)

    Prishtinė, 22 prill - Princ Leka dhe Princesha Elia Zaharia, kanė bėrė ditur se vitin tjetėr do tė martohen dhe do tė bėjnė njė dasmė tė madhe nė Shqipėri e Kosovė. "Ne do tė ndjekim traditėn shqiptare. E kam pėrmendur qė nuk ėshtė vetėm e princit, por e tė gjithė shqiptarėve. Kam dėshirė qė tė realizojmė njė dasmė jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Kosovė", ėshtė shprehur Princ Leka. Ai tha se, "ne po presim sipas traditės, sepse me largimin e mbretit nėnkuptohet do tė kemi njė vit zi, por shpresojmė qė vitin tjetėr tė kemi mundėsi, tė pėrcaktojmė njė datė tė mirėfillte pėr dasmė. Duke u ndalur te bashkėshortja e tij aktorja Elia Zaharia, ai tha se, "ajo mė ka mbėshtetur shumė dhe sinqerisht i jam shumė mirėnjohės", ka thėnė Princi.

    Eshtrat e Mbretit Zog do tė vijnė nė tetor

    Eshtrat e Mbretit tė shqiptarėve, Ahmet Zogut, pritet qė nė tetor, me rastin e datės sė lindjes sė tij, tė vijnė nė Shqipėri dhe ato tė vendosen nė njė varrezė tė pėrbashkėt tė familjarėve tė tjerė tė familjes mbretėrore. Princi Leka II dhe princeshė Elia Zaharia, dhanė njė intervistė nė emisionin “Fakt” tė gazetarit Ēlirim Peka, ku folėn pėr projektet e pėrbashkėta dhe pėr vizionet qė ata kanė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Princi Leka njoftoi se varrezat e familjes mbretėrore nuk do tė pėrfaqėsojnė njė besim fetar, pasi kjo familje ka njohur pėrfaqėsues tė disa besimeve fetare, por do tė jetė simbol i gjithė shqiptarėve dhe i traditės. Princi Leka II dhe princeshė Elia Zaharia e shohin familjen mbretėrore si i vetmi institucion qė mund tė mbledhė tė gjithė shqiptarėt nė njė, pa pasur nevojėn e ndryshimit tė kufijve ekzistues. Princi Leka II bėn tė ditur nė kėtė intervistė se politika nė trojet shqiptare ėshtė individualiste, ndjek orientimet e individit, ndėrsa familja mbretėrore ėshtė institucion qė garanton vazhdimėsinė, jo vetėm tė ēėshtjes kombėtare, por edhe tė sė ardhmes sė shqiptarėve, qė mund tė garantohet vetėm nga mirėqenia e tyre ekonomike. Leka II kritikoi me nota tė buta dy lėvizjet kombėtare, siē ėshtė Aleanca Kuq e Zi apo dhe Vetvendosja nė Kosovė, pasi qė, sipas tij, po shfrytėzojnė vetėm retorikėn kombėtare dhe nuk po e vendosin ēėshtjen kombėtare nė themel tė sė ardhmes tė vendit tė tyre.

    Pyetja e parė qė lind menjėherė pas vdekjes sė Mbretit Leka I pėr ēdo qytetar shqiptar ėshtė se cili ėshtė statusi juaj?

    Tani, sipas ligjit 1928, statusi i familjes mbretėrore, d.m.th statusi im ėshtė princi i kurorės ose princi i shqiptarėve, dhe nuk do tė ketė asnjė ndryshim derisa sot Shqipėria ėshtė Republikė dhe jemi tė konsoliduar tek ligjet qė janė realisht ndėr-kombėtare.

    Princ i kurorės. Gjithsesi, me vdekjen e Mbretit Zog nė 1961-in, njė Asamble Parlamentare, e cila nuk e ka njohur qeverinė e Enver Hoxhės, ka kurorėzuar si mbret, mbretin Leka I.

    Absolutisht e vėrtetė. Edhe nė kėtė drejtim ka qenė njė mesazh i viteve ’60-tė kundėr regjimit komunist, sepse vetėm njė mbret nė Diasporė mund tė pėrfaqėsojė qeverinė shqiptare dhe shqiptarėt nė mėnyrė dinjitoze kundėr regjimit komunist, qė nė atė kohė ka qenė i tmerrshėm.

    Gjithsesi, ka hapur njė farė debati betimi juaj mbi varrin e Mbretit Leka I ditėn e varrimit, pasi duket si njė betim prej njė mbreti tė ri. Tė paktėn, tė nesėrmen shtypi i Tiranės ka shkruar se tashmė nuk kemi tė bėjmė me princin Leka, por kemi tė bėjmė me mbretin Leka II.

    Realisht, betimi im ka qenė njė betim privat ose personal pranė varrit tė babait tim, por qė ėshtė edhe mbreti i shqiptarėve, njė mesazh pėr tė gjithė legalistėt, zogistėt dhe mbėshte-tėsit e familjes mbretėrore, qė unė do tė vazhdoj nė rrugėn e familjes sė traditės shqiptare. Ky ėshtė njė mesazh i mirėfilltė, qė edhe pse Shqipėria nuk ėshtė njė mbre-tėri, por njė republikė, roli i familjes mbre-tėrore ėshtė statik, ka njė rol, njė tė ardh-me nė Shqipėri, ne do tė jemi prezentė, sidomos nė aktivitete sociale, politike dhe ēėshtje kombė-tare. Shqipėria ka nevojė pėr vazhdimėsi dhe njė institucion siē ėshtė oborri mbretėror. Nuk i takon njė individi siē jam unė; unė jam princ, por ėshtė e vėrtetė qė oborri mbretėror si institucion ka njė vazhdimėsi tė vazhdueshme dhe kjo ėshtė diēka qė ne kemi dėshirė ta konsolidojmė: Rolin e familjes mbretėrore, por edhe tė oborrit mbretėror pėr tė ardhmen e Shqipėrisė.

    Nė intervistėn e fundit qė kam pasur me Mbretin Leka I, pak kohė para se tė vdiste, i kam bėrė njė pyetje lidhur me zgjedhjen tuaj dhe kjo pyetje kishte tė bėnte me faktin se ndryshe nga babai juaj, ndryshe nga Mbreti Zog, ndryshe nga ju, princi Leka ka zgjedhur pėr princeshė dhe pėr bashkėshorte njė shqiptare.
    Gjithashtu mė kujtohet, nė mos gabohem, princeshė, nė njė takim nė Pallatin e Brigadave, kryeministri i vendit, Berisha ju ka prezantuar para grupit diplomatik me shprehjen ‘shikoni sa princeshė tė bukur shqiptare kemi’.

    Elia Zaharia: Po, ėshtė e vėrtetė, po.

    Po e filloj me njohjen tuaj me Princin Leka. Kur dhe si jeni njohur me Princin?

    Ne kemi pothuajse 4 vjet qė jemi njohur dhe gjithmonė mė duket si hera e parė sa herė e shoh. Jemi njohur nė teatėr parka Kame, nė Ib. Tė dy kemi qenė tė ftuar pėr promovimin e njė terreni golfi. Unė kam qenė e ftuar nga regjisori i mirėnjohur Gėzim Kame, ndėrsa Leka ka qenė i ftuar nga miku i tij Marin Harxhi. Tė dy bashkė kanė edhe Federatėn e Golfit nė Shqipėri dhe gjatė atij kokteji jemi takuar, jemi prezantuar. Ka qenė takimi i parė dhe tjetri nuk ka vonuar, ka qenė tė nesėrmen dhe tė pasnesėrmen e kėshtu me radhė, derisa unė mora avionin dhe vazhdova studimet e mia nė Francė. Por qė nga takimi i parė mund tė them qė jemi takuar intensivisht gjatė muajve tė verės.

    Gjithsesi, njė vajzė e re, e njohur pėr publikun shqiptar, me njė mama tė talentuar, njė prej aktorėve mė tė mira nė Shqipėri, vėrtet keni vlerėsuar dashurinė dhe ndjenjėn e Lekės, princit pėr Shqipėrinė, por a ju ka trembur ideja se statusi juaj, pavarėsisht se ndoshta edhe vetėm simbo-lik, nė njė farė mėnyre do tė ndryshojė?

    Njė aktore qė tashmė tė gjithė e thėrrasin princeshė.

    Jo tė gjithė.

    Mendoj se Leka mė ka ndihmuar pėr sa i pėrket perceptimit tė kėtij statusi, sepse gjėrat kanė ardhur shumė natyrshėm dhe nė fillim njeriu, kur njihet me dikė qė i pėlqen, nuk ka tendencė qė tė mendojė tė gjithė kėto gjėra, qė nė pamje tė parė mund tė duken shumė bukur, shumė rozė dhe pastaj shikohen pėrgjegjėsitė dhe tė gjitha me radhė. Megjithatė, unė mendoj se sot pėr sot nė statusin qė ka familja mbretėrore, ajo ēka mua mė kėrkohet ėshtė diēka qė unė e bėj me zemėr, sepse nėse ka disa njerėz qė e dėgjojnė dhe e vlerėsojnė fjalėn qė vjen nga oborri mbretėror, atėherė ajo jo vetėm qė nuk mė kushton, por e bėj me zemėr, me shumė dėshirė, janė mesazhe qė duhen dhėnė, pozitive dhe mundohem tė jem nė mbėshtetje tė iniciativave tė mira, tė artit, tė kulturės, tė shoqėrisė shqiptare, tė potencialit shqiptar. Unė nuk i kam parė vėshtirėsitė e kėsaj gjėje ende. Deri sot, jam pėrballur me gjėrat qė mua mė ushqehen dhe mė duken shumė tė rėndėsishme.

    Princ Leka: Kur flitet pėr njė status kėtu nė Shqipėri mund tė jetė shumė simbolike, por puna qė ne bėjmė, angazhimet dhe qėndrimet qė ne kemi, sidomos aktivitet sociale dhe ēėshtjet kombėtare, nuk janė simbolike. Janė reale; ne do tė kuptojmė qė Shqipėria ėshtė shtet qė ka probleme, ka njė realitet tė vėshtirė dhe ne do tė gjejmė tė gjitha hapėsirat, mundė-sitė qė edhe kėtė titull qė mund tė trashėgojmė, qė nuk na takon neve, tė shfrytėzohet pėr projekte, punė, qė realisht shteti shqiptar ka nevojė. Shqi-pėria tani ėshtė anėtare e NATO-s, ka vizione pro europiane, ne vetė si kulturė, si popull, duhet tė jemi shumė tė hapur, tė kemi atė fleksibilitetin e bashkėpunimit, tė jemi sa mė shumė tė angazhuar, tė jemi tė hapur pėr ide tė ndryshme. Pa pasur njė energji, qė realisht sot kemi nevojė pėr atė energji, kemi nevojė pėr shpresė, kemi nevojė pėr njė vizion tė caktuar, kemi nevojė pėr institucione qė kanė vazhdimėsi, qė ne nuk i kemi sot. Prandaj nė kėtė drejtim, ne jemi duke u fokusuar, kemi disa angazhime qė nuk janė mė fokus vetėm kėtu nė Shqipėri, por edhe angazhime jashtė shtetit, qė rrisin imazhin e familjes mbretėrore.

    Po flasim pėr njė dasmė mbretėrore nė Shqipėri.
    Pak a shumė nė njė vit elektoral…

    Qėndrimi i familjes mbretėrore, – gjithmonė kur vijnė fushatat politike partiake, – institucioni i familjes mbretėrore duhet tė jetė larg partive.

    Ne kemi qėndrimin tonė, qė ėshtė pro politikės kombėtare. Do tė jemi shumė tė angazhuar; bashkė me Elian kemi disa projekte pėr tė vizituar disa qytete nė Shqipėri. Do tė bashkėpunojmė mė shumė me komunat, bashkitė, pėr projektet kombėtare, por kemi vizionin qė nė fund te vitit ne duhet tė kemi bėrė edhe njė vizitė nė Maqedoni.

    Elia Zaharia: Desha tė shtoj diēka: Pėr mendimin tim, njė dasmė nė kohė elektorale, siē duhet tė ndodhė nė tė gjitha vendet, ėshtė njė kohė e lumtur. Nė atė kohė tė gjithė njerėzit kanė mundėsi tė zgjedhin fatin e vet dhe pėr mendimin tim njė dasmė nuk duhet tė jetė gjė tjetėr vetėm qė t’ia shtonte lumturinė kėsaj kohe, qė duhet tė jetė e lumtur pėr tė gjithė shqiptarėt. Ėshtė momenti qė ne zgjedhim.

    Princeshė, ju keni angazhimet tuaja, po krijoni njė shoqatė. Me ēfarė lidhen kėto angazhime kryesisht?

    Jam nė fazėn e krijimit tė njė fondacioni qė do tė quhet Mbretėresha Xheraldinė; do tė jetė njė fondacion bamirėsie. Mė 22 prill, nė Parkun e Liqenit jam pėrfshirė nė nismėn “qytetarė nė paqe me natyrėn”, fushatė ndėrgjegjėsimi pėr qytetarėt mbi rėndėsinė e mirėmbajtjes sė ambientit ku jetojmė. Do tė mbjellim fidanė, lule, nė parkun e qytetit dhe ai park ne tė gjithė e dimė qė ėshtė mushkėria e Tiranės dhe ėshtė njė thirrje qė unė u bėj qytetarėve nga tė gjitha shtresat sociale, sepse mendoj qė ėshtė e rėndėsishme pėr tė gjithė fėmijėt, pėr tė gjithė ne qė jetojmė kėtu. Puna nuk ėshtė turp.

    Pyetja qė ēdokush do t’i bėnte njė princeshe ėshtė: Kush ėshtė idhulli juaj? Mendja e parė kujtdo i shkon tek Lady D.. Kush ėshtė princesha model?

    Po, Lady D. ėshtė e vėrtetė qė ka bėrė shumė, ajo ka qenė shumė e angazhuar dhe unė do tė dėshiroja qė me aq sa mė jepet mua mundėsia tė jem e angazhuar. Mendoj qė nė Shqipėri ka shumė gjėra pėr tė bėrė, kėshtu qė shpresoj me gjithė shpirt qė tė kem mundėsi t’i jap kėtij vendi, aq sa unė mundem.

    A keni propozimet, gjykimet dhe bashkėpunimet tuaja me legjislativėt shqiptarė se kush duhet tė jetė modeli, statusi i familjes mbretėrore nė Shqipėri?

    Do tė kėrkojmė informacione nga i gjithė rajoni jonė, si Greqia, Italia, Mali i Zi, Serbia dhe vende tė tjera, se si e kanė konsultuar statusin e tyre, janė elementėt ligjorė. Shqipėria ėshtė republikė dhe duhet tė jemi realistė. Mos harro qė Mali i Zi dhe familjet e tjera mbretėrore janė familje qė kanė ndryshuar shtetėsinė e tyre dhe nuk janė angazhuar pėr shtetin e tyre, kurse ne si familje mbretėrore kemi qenė gjithmonė tė angazhuar politikisht. Si nė Shqipėri edhe diasporė, kemi qenė pro ēėshtjeve kombėtare, pro politikės.

    Familja mbretėrore shqiptare ėshtė rasti specifik qė nuk ka ndryshuar pėr asnjė rast kombėsinė e vet. Me ēfarė pasaporte keni lėvizur?

    Kam lėvizur, jam rritur dhe lindur me pasaportėn e Mbretėrisė sė Shqipėrisė.

    Cili autoritet e ka lėshuar kėtė pasaportė?

    Vetė oborri mbretėror.

    Njė pasaportė e cila iu ėshtė njohur?

    Ėshtė njohur krejtėsisht nga tė gjitha vendet e botės. Kemi udhėtuar me viza nė Shtetet e Bashkuara, Angli, Zvicėr, Francė deri sa nė 2002-in kemi ardhur nė Shqipėri. Pėr njė periudhė ėshtė njohur edhe nga shteti shqiptar, me njė akt-urdhėr tė veēantė pėr shkak tė lėvizjes, deri nė 2003-in ku familja mbretėrore ka marrė pasaportė diplomatike me vendimin e veēantė tė Kėshillit tė Ministrave.

    Jeni djali i Mbretit Leka I, jeni Princi i Kurorės; do doja tė dija gjykimin tuaj mbi situatėn nė Shqipėri, Kosovė, shqiptarėve nė Maqedoni dhe nė Mal tė Zi, si dhe pėr ēėshtjen ēame. Cili ėshtė vizioni i Princit tė Kurorės mbi tė ardhmen e shqiptarėve, apo mbi atė se si jetojnė shqiptarėt sot, politikisht dhe gjeografikisht?

    Do tė jem nė SHBA pėr aktivitete tė “Vatrės”, nė 100-vjetorin e “Vatrės” bashkė me Elian. Familja mbretėrore nė kohėn e Mbretit ka parė mė shumė lindjen; unė jam pėr rikthimin e qėndrimin e familjes mbretėrore, pėr vlerat europiane, tė marrin njė orientim dhe njė vlerėsim tė jashtėzakonshėm pėr SHBA. Lėvizja e familjes mbretėrore duhet tė jetė nė konsolidimin, kontaktet e miqve qė kemi nė SHBA. Sė dyti, kam shprehur dėshirėn dhe nė fund tė vitit do tė bėj njė vizitė nė Maqedoni. Shoh qė shteti shqiptar dhe vlerat shqiptare, elementėt shqiptarė nė Maqedoni janė njė faktor stabiliteti pėr rajonin tonė. Ka probleme specifike; ne do tė ulemi dhe do tė kryejmė njė trekėndėsh. Kjo ėshtė njė filozofi qė mbaj dhe do ta mbėshtes, dhe do ta promovoj qė nga Prishtina, Tirana dhe Shkupi. Kėto tre pika janė njė trekėndėsh i jashtėzakonshėm pėr faktorin e shtetit shqiptar nė rajonin tonė.

    Po flisnim pėr trekėndėshin Tiranė-Prishtinė-Shkup, qė nė fakt gjithmonė na ka shqetėsuar, apo me kėtė tezė gjithmonė janė mbrojtur armiqtė e Shqipėrisė.

    Duhet tė jemi shumė tė qartė, se ēėshtjet kombėtare nuk janė tė lidhura me emblemat apo me fjalėt e bukura, siē janė partitė apo lėvizjet e reja. Duhet tė fokusohemi qė mirėqenia e shqiptarėve, familja si bazė, pėr forcimin ekonomik tė shqiptarėve, tė burimeve njerėzore. Nuk mund tė bazohemi tek fjalėt, flamuri mbi tė gjitha! Duhet tė jemi mė tė angazhuar, qė tė gjejmė metoda tė ndryshme qė shqiptarėt nė rajonin tonė tė jenė sa mė shumė aktivė, tė jenė shtetbėrės, tė mos pranojnė lėvizjet qė nuk janė kombėtare, por tė punojnė pėr pėrforcimin e vlerave, traditės, familjes. Kėto janė parimore.

    Ēfarė ka parasysh Princi i Kurorės me termin ‘Shqipėri etnike’? Shqipėri pa kufij fizikė?

    Duhet tė kemi fleksibilitetin e idesė. Kufijtė e sotėm nė Europė kanė ndryshuar, jemi pėr bashkimin shqiptar. Bashkimi i shqiptarėve do tė thotė bashkimi i tė gjithė elementėve, edhe politikė.

    Bashkim me kufijtė ekzistues?

    Qė ne tė kryejmė njė mbretėri tė bashkuar. Sot kemi partitė politike. Di qė vetėm nė Shqipėri kemi 140 kryetarė partish, nė Maqedoni kemi pėrēarje tė jashtėzakonshme nga dy partitė kryesore, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaēi, nė Kosovė kemi pėrēarje midis faktorėve politikė. Prandaj i vetmi institucion qė mund tė bashkojė shqiptarėt, pa u pėrfshirė nė politikėn e brendshme tė ēdo shteti, ėshtė familja mbre-tėrore si institucion. Ēdo pėrpjekje tjetėr mund tė kryejė acarim.

    Gjithsesi, zgjidhja ėshtė mbretėria. Mbretėria me kufij ekzistues apo me ndryshim kufijsh?

    Nuk kam dėshirė tė hyj nė detaje. Siē e thashė, ne do tė kemi njė orientim tė mirėfilltė. Do tė pėrforcojmė aktivitetet shqiptare. Politika nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni ėshtė bėrė politikė individuale. Nėse kemi individė tė politikės nuk ka vazhdimėsi, prandaj kam dėshirė tė pėrsėris edhe para medias suaj qė, familja mbretėrore nuk ėshtė individi, Princ Leka ose Princeshė Elia, por jemi njė institucion qė ka vazhdimėsi.

    Ėshtė krijuar njė format politik, i cili po ta shikosh terminologjinė, mėnyrėn sesi del para shqiptarėve, gati-gati tė jep imazhin e njė aneksi tė familjes mbre-tėrore, qė flet pėr Shqipėri tė madhe, pėr bashkim tė shqiptarėve, pėr Shqipėri etnike. E kam fjalėn pėr Aleancėn Kuq e Zi… Terminologjia kombėtare mė duket se ėshtė zhveshur nga fjalori juaj.

    Ēėshtjet kombėtare nuk i takojnė partive individuale. Edhe unė jam kundėr keqpėrdorimit tė fjalėve tė ēėshtjes kombėtare vetėm pėr interesa kombėtare. Kjo pėr mua ėshtė krejtėsisht kundėr ēdo besimi. Ne po shohim edhe nė Kosovė se janė krijuar disa lėvizje, si Vetvendosja, etj., tė cilat kanė qenė momentale dhe nuk kanė qenė pozitive. Kėto nė fakt kanė qenė tė pėrdorura nga armiqtė tanė pėr tė sulmuar vlerat e ēėshtjes sonė kombėtare. Ne duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm si tė kuptojmė, si tė interpretojmė dhe si ta mendojmė kėtė ēėshtje qė ka njė vlerė tė jashtėzakonshme.

    Tani duhet tė flas edhe pėr partinė Lėvizja e Legalitetit.

    Lėvizja e Legalitetit ėshtė i vetmi formacion politik nė Shqipėri, i cila kėrkon rikthimin e monarkisė… Cilat janė raportet tuaja me kėtė formacion politik, i cili duket mė fanatik ndaj oborrit se sa ju vetė.

    Me Lėvizjen e Legalitetit kam marrėdhėnie tė shkėlqyera. Legaliteti ėshtė njė forcė politike qė kėrkon rikthimin e mbretėrisė, pėr bashkimin kombėtar. Ka gjetur qė metoda e vetme pėr tė bashkuar shqiptarėt ėshtė nėpėr-mjet familjes mbretėrore. Kam njė konsideratė tė jashtėzakonshme edhe pėr kryetarin e partisė, Ekrem Spahiu, i cili, sidomos mbas funeralit, mė ka mbėshtetur maksimalisht. Ata kėrkojnė tė jenė shumė mė shumė aktivė nė shoqėri, nė problemet dhe tematikat e shoqėrisė shqiptare. Ata janė duke kėrkuar tė jenė shumė aktivė dhe me tė ndryshojnė edhe imazhin e partisė. Edhe nė kėtė drejtim unė kam besim nė disa figura tė reja qė janė angazhuar nė kėtė parti. Legaliteti ėshtė duke transformuar imazhin e vjetėr, nuk ėshtė mė nga ato partitė e viteve ’30-tė qė tė tjerėt mund tė mendojnė.

    Do doja tė tė pyesja, se cilat janė raportet tuaja me kryeministrin e vendit?

    Kam respekt tė jashtėzakonshėm pėr kryeministrin, pėr respektin qė ai ka treguar pėr Familjen Mbre-tėrore. Mė lejoni tė shpreh falenderimet e mia pėr kryeministrin, ndihmesėn dhe mbėshtetjen sidomos pas humbjes sė Mbretit. Institucioni i kryeministrit ėshtė njė institucion qė duhet respektuar nga tė gjithė elementėt, edhe nė qoftė se Familja Mbretėrore do tė jetė e angazhuar nė tė ardhmen e Shqipėrisė.

    Gjyshja dhe gjyshi i kryetarit tė Partisė Socialiste kanė shėrbyer nė Oborrin Mbretėror deri nė vitin ’39. A keni raporte me zotin Rama, kryeministrin e mundshėm tė ardhshėm?

    Jemi takuar nė ambiente tė ndryshme, por nuk kemi raport tė veēantė.

    Duket se familjet tuaja deri nė vitin ’39 do tė kenė qenė shumė tė afėrta?

    Nuk jam i informuar, nuk kam pasur kontakt, por zoti Rama mė ka treguar nė njė takim miqėsor histori tė gjyshit tė vet qė ka punuar nė oborrin mbretėror dhe ka qenė kampion garash.

    Legalistėt presin qė eshtrat e Mbretit Zog tė prehen nė Shqipėri. Kur pritet tė vijnė eshtrat e gjyshit tuaj nė vendin tonė?

    Shpresojmė pėr rikthimin e eshtrave tė Mbretit Zog nė datėn 8 tetor, qė ka qenė data e lindjes sė Mbretit Zog. Kam pasur kontakt me komisionin qė ėshtė ngritur pėr rikthimin e eshtrave tė Mbretit Zog nė atdhe dhe ata shpresojnė nė rindėrtimin e varrezave mbretėrore; tė bėhen tek parku i liqenit, nė njė ambient ku ka qenė varreza e Nėnės Mbretėreshė. Isha nė njė takim bashkė me disa ekspertė dhe kanė dėshirė qė nė kėtė varrezė tė ketė disa simbole. Duke kuptuar qė Nėna Mbretėreshė ka qenė katolike, Mbreti Zog musliman, etj., prandaj shpresoj se varrezat nuk do tė simbolizojnė vetėm figurėn, traditėn, historinė, periudhėn e mbretėrisė, por do tė jenė njė simbol i tė gjitha feve, bashkimi fetar edhe si formė mbretėrore, si njė nga simbolet e saj. Ėshtė njė faktor mbrojtės, qė pėr mua ka shumė rėndėsi. Do kėrkoj qė nė varreza tė pėrfshihen emrat e tė gjithė oficerėve qė i kanė shėrbyer familjes mbretėrore. Tė siguroj qė tė ketė njė imazh qė tė pėrfaqėsojė edhe ato qė nuk janė pro familjes mbretėrore, qė kanė pikėpamje tė ndryshme. Lind pyetja, “ēfarė historie ka Tirana si qytet”? Ato pak objekte janė shkatėrruar; pėrveē qendrės, duhet tė kryejmė edhe ambiente tė tjera dhe nė kėtė drejtim do tė vazhdoj tė kem kontakt me kryetarin e Bashkisė. Duhet mbėshtetur vlera e familjes mbretėrore nė qytetin e Tiranės.
    Lajmi Shqip
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Bisedimet Zogu-Tito, jugosllavėt ftojnė mbretin nė Beograd mė 1952
    Auron Tare

    Dy dokumentet e botuara sot, tė ardhura nga arkivi i deklasifikuar i Operacioneve Klandestine tė CIA-s flasin mbi situatėn nė Shqipėrinė e vitit 1952. Ato hedhin dritė mbi njė temė mjaft interesante: marrėdhėniet e Zogut me Titon gjatė viteve 1952-'53. Bashkėpunimi i ish-Mbretit Zog me Titon dhe palėn jugosllave, me qėllim rrėzimin e regjimit komunist tė Enver Hoxhės, ėshtė njė temė e panjohur mė parė nga studiuesit e kėsaj periudhe. Mbreti Zog i strehuar nė Egjipt pėrpiqej tė luante njė rol tė rėndėsishėm nė planet qė amerikanėt kishin hartuar mbi mundėsinė e rrėzimit tė regjimit tė Enver Hoxhės. Megjithėse e kishte tė vėshtirė tė ndėrmerrte diēka konkrete kundėr qeverisė komuniste, Zogu me sa duket ishte inkurajuar nga zhvillimet e fundit politike. Pėr kėtė arsye, Mbreti Zog me sa kuptohet nga dokumentet e kohės, mendon se njė ndihmė nga pala jugosllave do ta bėnte atė pėrsėri njė faktor tė rėndėsishėm nė tė ardhmen e Shqipėrisė. Pėr kėtė arsye, ai i kthehet pėrsėri njė skenari tė vjetėr: bashkėpunimit me jugosllavėt, njė bashkėpunim i cili e kishte sjellė atė nė pushtet gati 30 vite tė shkuara, kur nė pak ditė me njė ushtri tė vogėl mercenarėsh tė futur nga kufiri me Jugosllavinė, i rrėmbeu pushtetin Peshkopit tė Kuq, Nolit. Dokumentet amerikane tė pabotuara mė parė, qė janė marrė nė Arkivin e Deklasifikuar, tashmė pėr studiuesit dėshmojnė se Zogu kishte kėrkuar me anėn e njė personazhi tė panjohur pėr amerikanėt, fillimin e bisedimeve me Titon nė vitin 1952. Nga raportimet e amerikanėve qė i ndiqnin kėto bisedime nė distancė, duket se jugosllavėt ishin mjaft tė shqetėsuar mbi atmosferėn antijugosllave qė mbizotėronte nė Shqipėri. Pėr kėtė arsye, Tito e mirėpret njė pėrfshirje tė Zogut nė njė kryengritje tė mundshme, e cila do ta rrėzonte Enver Hoxhėn nga 'froni'.
    Nė dokumentin e parė, sjellė pėr botim, kemi njė konfirmim tė kohės sė kėtyre bisedimeve, qė duket qarte se ėshtė maji i 1952-it. Po kėshtu, shikohet qartė se Zyra e Operacioneve Klandestine e njohur si OPC, ka dėrguar njė zyrtar tė lartė tė saj pėr tė takuar ish-Mbretin Zog me kėrkesėn e kėtij tė fundit, me qėllim raportimin e ecurisė sė bisedimeve me jugosllavėt. Zogu ėshtė treguar mjaft i matur duke dashur tė raportojė tek amerikanėt ēdo hap qė ai ndėrmerrte pėr bisedimet e tij me Titon. Duke e kuptuar qartė interesimin e madh qė amerikanet kanė pasur pėr Operacionet Klandestine kundėr Hoxhės, Zogu ėshtė treguar njė diplomat i aftė pėr tė ruajtur marrėdhėnie sa mė tė mira me miqtė e tij tė rinj amerikanė dhe pėr tė raportuar ēdo bisedė qė ai ka bėrė me miqtė e tij tė vjetėr jugosllavė.
    Dokumenti i dytė qė botohet sot pėr herė tė parė, sjell informacione shumė interesante mbi bisedimet e emisarėve tė Zogut me palėn jugosllave. Jugosllavėt, me sa duket shumė tė shqetėsuar mbi situatėn nė Shqipėri dhe qėndrimin e fortė anti-Tito qė mbante pala shqiptare nė linjėn e Stalinit, duket se po mendonin seriozisht njė rrėzim tė Hoxhės me ēdo mėnyrė tė mundshme. Mbėshtetja pėr Zogun ishte njė alternativė shumė e pėlqyer pėr Titon, i cili e kishte ndarė mendjen pėr njė ndėrhyrje sa mė tė fortė nė Shqipėri edhe nėse Zogu nuk do tė kishte mundėsi tė pėrfshihej nė njė kryengritje tė mundshme. Megjithatė, dėrgimi i pėrfaqėsuesve personalė tė Titos pranė Zogut dhe ftesa pėr njė zhvendosje tė mundshme tė Zogut dhe familjes sė tij nė Beograd, duket se janė lėvizje tė cilat janė llogaritur nga Tito pėr tė shprehur njė besim tek ish-mbreti shqiptar, por edhe pėr tė arritur disa fitore diplomatike. Zogu, njė diplomat i aftė pėr tė nuhatur nuancat ballkanike, ka pranuar takimin me tė dėrguarit personalė tė Titos, por duhet ta ketė refuzuar me xhentilesė ftesėn pėr t'u zhvendosur nė Beograd, tė bėrė nga lideri i njohur komunist i Jugosllavisė. Nėse Tito do tė merrte atė qė kėrkonte dhe tė tėrhiqte Zogun nė Beograd, lideri karizmatik jugosllav do tė kishte arritur njė fitore shumė tė madhe propagandistike. E para, duke e konfiguruar Zogun si njė alternativė pėr qeverisjen e njė Shqipėrie projugosllave, e dyta, si njė kėrcėnim potencial ndaj Hoxhės dhe e treta, si njė pėrpjekje pėr tė zbutur faktorin kosovar, i cili duke parė ish-mbretin Zog nė krah tė Titos do tė ulte tonet nacionaliste.
    Dokumenti I
    TOP SEKRET
    Memorandum: Zv.Drejtori pėr Koordinimin e Politikave, SE
    BGFIEND: Raporti Javor
    Shtator 1952
    Gjatė muajit shtator, pėrfaqėsuesit britanikė dhe amerikanė nė Romė vazhduan bisedimet me anėtarėt e Komitetit Ekzekutiv tė Komitetit Kombėtar tė Shqipėrisė sė Lirė me qėllim arritjen e njė marrėveshjeje me tė gjitha fraksionet si dhe njė riorganizim tė Komitetit dhe zgjerimin e tij. Raportimet nga Roma bėjnė me dije se deri mė tani, shumė pak progres ėshtė arritur nė kėtė drejtim. Balli Kombėtar refuzon me kėmbėngulje zgjerimin e Komitetit. Kemi gjithashtu raportime kontradiktore mbi pozicionin qė tashmė britanikėt duan tė mbajnė mbi kėtė ēėshtje. Kemi urdhėruar pėrfaqėsuesin tonė qė tė jetė i kujdesshėm nė bisedime, deri sa ne tė sqarojmė pozicionin e britanikėve, si dhe tė shikojmė se cilėt elementė tė Komitetit do tė pėrkrahin qėndrimin tonė.
    Gjatė javės sė parė tė shtatorit ( ) bisedoi me Mbretin Zog nė Aleksandri. Zogu deklaroi se pėrfaqėsuesit e tij ishin pritur nė mėnyrė mjaft miqėsore nga jugosllavėt gjatė takimit nė Shkup nė fund tė gushtit. Zėdhėnėsi i jugosllavėve deklaroi se jugosllavėt dėshironin tė shikonin njė rrėzim tė regjimit aktual nė Shqipėri nga vetė shqiptarėt me nė krye Zogun, por nė rrethanat e patolerueshme tė vendit, jugosllavėt do ta rrėzonin regjimin vetė nėse Zogu dhe shqiptarėt e tjerė nuk i kishin mundėsitė pėr ta bėrė njė gjė tė tillė.
    Jugosllavėt ranė dakord qė tė dėrgonin sa mė shpejt pėrfaqėsues direkt pėr tė biseduar me Zogun nė ēėshtje tė politikave, si dhe pėr detaje operacionale. Jugosllavėt gjithashtu deklaruan se nėse Zogu dhe familja e tij dėshironin tė largoheshin nga Egjipti, ata do tė ishin gjithmonė tė mirėpritur nė Beograd.
    Dokumenti II
    TOP SEKRET
    Memorandum: Zv.Drejtori pėr Koordinimin e Politikave, SE
    BGFIEND: Progres-Raporti Ditor
    E martė 27 Maj 1952
    ( ) SE/PC Zėvendėsi u nis mė 27 maj 1952 pėr tė biseduar me ish-Mbretin Zog me kėrkesėn e kėtij tė fundit, mbi statusin e negociatave aktuale me jugosllavėt.
    Me mbėrritjen e ( ) nė 30 maj, Zogu pret qė tė ketė rezultatet e bisedimeve tė negociuara nė Turqi nga pėrfaqėsuesit i tij, i cili kėrkoi bisedimet me Titon nė fillim tė majit.
    ( ) Raporton se Komiteti i Shqipėrisė sė Lirė ka marrė lajm nga njė prej dy grupeve qė ka dimėruar nė Jugosllavi, se janė rifutur pėrsėri nė Shqipėri. Komiteti po bėn pėrpjekje pėr tė verifikuar vėrtetėsinė e kėtij lajmi dhe letrės qė grupi ka dėrguar nga Jugosllavia. Kryetari i grupit ka qenė instruktuar qė tė komunikojė vetėm nėpėrmjet kėsaj adrese.
    http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=114291

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anėtarėsuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar mė parė nga Bajraku Lexo Postimin

    Nuk po hapet linku ose si duket Balkanweb paska terhjekur artikullin.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    1 - Bisedimet Zogu-Tito, jugosllavėt ftojnė mbretin nė Beograd mė 1952
    i dates 13/04/12
    http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=114291

  7. #57
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Berisha: Tė ngrihen varrezat mbretėrore, aty tė prehet Mbreti Zog
    Bota Sot

    Nė mbledhjen e sotme tė Komitetit pėr 100-vjetorin e Pavarėsiė, kryeministri Berisha e ka ndalur vėmendjen e tij tek monumenti i pavarėsisė, pėr tė cilin sic tha ai, ekspertėt kanė pėrzgjedhur 5 mė tė mirat, ndėrsa komiteti ra dakord nė parim pėr projektin e pėrzgjedhur nga juria.

    Bėhet fjalė pėr monumentin e pėrgatitur nga kosovari Visar Obrija dhe gjermani Kai Roman Kiklas. Megjithatė vendimi pėrfundimtar do merret javėn tjetėr. Komiteti pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė miratoi 3 posterat qė do tė pėrdoren gjatė kėtij viti jubilar.

    Berisha deklaroi gjatė kėsaj mbledhje se ,“Bashkia e Tiranės duhet tė pėrzgjedhė prej tyre veprėn qė i shton mė shumė vlera kryeqytetit tonė.

    Kreu i qeverisė deklaroi gjatė mbledhjes se, pėrveē monumentit tė Pavarėsisė, Bashkia e Tiranės duhet tė hapė edhe njė konkurs pėr pėrzgjedhjen e njė shqiponje, pasi siē tha ai, Tirana do ta ketė shqiponjėn simbol tė saj.

    “Bijtė e shqipes do ta duan shqiponjėn diku, po le t’ja lėmė kryetarit tė Bashkisė tė hapė njė konkurs pėr tė ngritur njė shqiponjė, qė tė bėhet simbol i Tiranės. Ai qė ishte para tij nuk ngriti asgjė, shpėrndau njė kartolinė nė fund tė mandatit”, komentoi Berisha.

    Kryeministri e ktheu vėmendjen e tij edhe tek familja mbretėrore, duke kėrkuar me insistim kthimin e eshtrave tė mbretit Zog nė Tiranė, sa mė shpejt. Pėr Berishėn, duhet tė ndėrtohen edhe varrezat mbretėrore qė kjo familje i ka pasur, madje sic shtoi ai, pikėrisht nė kėto varreza duhet tė prehet Mbreti Zog.

    “Rikthimi i eshtrave tė Mbretit Zog duhet tė realizohet patjetėr, brenda njė afati sa mė tė shkurtėr. Kjo duhet tė shoqėrohet me ndėrtimin e varrezave tė familjes mbretėrore, i ka pasur ato. Mbi kėtė familje ėshtė kryer njė akt makabėr, ėshtė minuar varri i nėnė sė Ahmet Zogut pėr fajin e vetėm qė i dha Shqipėrisė njė burrė qė bėri gjithcka pėr tė ndėrtuar njė shtet”, tha Berisha.

    Nė kuadėr tė 100-vjetorit tė shtetit shqiptar nė kėtė komision u fol edhe pėr kthimin e eshtrave tė shumė figurave tė tjera me rėndėsi nė historinė e kombit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    SHQIPTARVE PER 45 VJET U BE LAVAZH TRURI NGA ENVER HOXHA PER SHUM ARSYE POR KRYESORJA ISHTE AHMET ZOGU.VETEM ZOGU MUND TA RREZONTE KOMUNIZMIN NE SHQIPRI DHE KTE ENVERI EDINTE SHUM MIR.ZOGUN EDHE SOT E AKUZOJN PER TRADHTI 7 PRILLI 39.OKEJ TA ZEM SE ESHT KESHTU OSE SIPAS KOMUNISTEVE TE ATHERSHEM .PO SI MUNDET KUR CEMBERLENI I TUNDTE NJI LETER POPULLIT ANGLEZ .JA PAQA ME HITLERIN !!. HITLERI PER DY JAV PUSHTOJ BALKANIN.PO GREKET SI PERFUNDUAN ATHERE SPS KTO LUFTUAN ME ITALIN DHE GJERMANIN APO JO.NGORDNIN PER BUK APO JO DHE KUSH I NDIMOJ, GJE TE CILEN ENVERI E PERMENTE SHPESH .OSE ME MIR KU PERFUNDUAM NE SHQIPTARET PAS 90??po te peshojm te mirat dhe te kqiat qe na lan kto dy shqiptar.PERSONALISHT e themqe AHMET ZOGU ESHTE KRYEDIPLOMATI SHQIPTAR ,ai para hoxhes esht engjell.PO ka me trathtar se enver hoxha ,shansi apo rastisi per te qe TITO i tha stalinit qe percdo gje jemi te barabart [i fort ti ,ifort un]nga te gjitha pikpamjet kuptohet.Pastaj DIHET si rrodhen ngjarjet.Qe ZOGU kagabimet e veta nuk diskutohet por ne baz te atyre qe un kam lexuar per te kam respekt te vecant, un arrij der aty qe ai u tregua me i zgjuar dhe sa GJERGJ KASTRIOTI ne diplomaci.

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Auron Tare: Zogu i kėrkon Titos 8000 kosovarė tė armatosur pėr rrėzimin e Hoxhės

    Auron Tare

    Dokumenti i sotėm qė vjen nga Arkivat e Deklasifikuara Amerikane dhe qė vazhdon tė sjellė informacion mbi bashkėpunimin e ish-Mbretit Zog me liderin e njohur komunist jugosllav Tito, ofron detaje tė reja mbi bisedimet qė bėheshin nė pranverėn e 1952-it midis dy palėve.
    Dokumenti ėshtė njė raport ditor i hartuar pėr drejtuesit e lartė tė OPC, Drejtoria e famshme e CIA-s qė merrej me Operacionet Klandestine dhe tregon disa detaje mjaft interesante. Fatkeqėsisht, ashtu si edhe nė dokumente tė tjera tė dala nga ky arkiv, emrat e personazheve amerikanė tė OPC janė tė fshirė dhe nė kėtė mėnyrė e kemi paksa tė pamundur pėr tė kuptuar dinamikėn e zhvillimeve brenda Drejtorisė sė OPC, e cila drejtonte Operacionet Klandestine kundėr Shqipėrisė. Megjithatė, nga dokumenti i botuar sot, shikojmė se amerikanėt kanė pasur mjaft interes pėr tė vėzhguar negociatat e ish-Mbretit shqiptar me liderin komunist tė Jugosllavisė, Tito. Nga burime agjenturore tė rrjetit amerikan nė Turqi, ata informohen mbi pėrbėrjen e delegacionit tė Zogut, i cili pėrbėhet nga njė turk me emrin Tozani, Irfan Bej Ohri, njė pasues i njohur i Zogut si dhe ish-Konsulli i Mbretėrisė, Avni Dėrhalla, i cili gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ka qenė i rekrutuar nga Shėrbimi Sekret Britanik me mision informimin e britanikėve mbi mėrgatėn shqiptare tė Turqisė. Nėse Avni Dėrhalla ka pasur akoma nė kėtė periudhė lidhje me Shėrbimin Britanik apo jo, nuk ka ndonjė tė dhėnė tė saktė pėr tė gjykuar nėse britanikėt ishin nė dijeni tė kėtyre negociatave. Megjithatė, surpriza mė interesante e kėtij dokumenti ėshtė fakti se sipas burimit tė amerikanėve, delegacioni shqiptar i Zogut ka qenė i autorizuar pėr t'i kėrkuar Titos armatosjen dhe pėrgatitjen ushtarake tė 8000 kosovarėve me tė cilėt Zogu shpresonte tė hynte nė Shqipėri. Ideja e Zogut pėr krijimin e njė ushtrie private me kosovarė nuk ishte e re. Dihet se Zogu kishte ardhur nė fuqi me ndihmėn jugosllave edhe nė tė kaluarėn. Megjithėse faktorėt politikė ishin shumė tė ndryshėm, pėrsėri Zogu shpresonte nė njė aleancė me komunistėt jugosllavė pėr t'u rikthyer edhe njė herė nė Fronin Shqiptar. Dokumenti i botuar sot, tregon qartė idenė dhe kėrkesat qė ish-Mbreti shqiptar kishte ndaj Titos, por fatkeqėsisht nuk kemi njė dokument i cili sjell mendimin e Titos mbi kėto kėrkesa. Pavarėsisht kėsaj, njė analizė e kujdesshme mund tė na bėjė tė besojmė se Tito nuk mund tė ketė qenė shumė i gatshėm pėr tė pėrmbushur dėshirat e ish-Mbretit shqiptar edhe pse njė forcė paraushtarake kosovare e rekrutuar nga Tito, do tė ishte njė garanci e madhe pėr njė qėndrim pro jugosllav tė Mbretit shqiptar nėse ai vinte nė pushtet. Elementi kosovar, i njohur pėr problemet e shumta qė i sillte faktorit serb nė pushtet, do tė ishte njė problem i madh pėr Titon nėse ai do tė dėrgohej me mision rrėzimin e pushtetit tė Enver Hoxhės. Pėrfshirja e amerikanėve nė kėtė mision i komplikonte edhe mė shumė gjėrat, pasi Tito do ta kishte tė vėshtirė pėr tė kontrolluar rrjedhjen e ngjarjeve nė Shqipėri nėse ky mision nė fjalė do tė kishte sukses. Nė kėtė mėnyrė, forcat kosovare tė armatosura dhe tė pėrgatitura prej tij, mund tė sillnin probleme nėse Zogu vinte nė pushtet dhe mbėshtetej nga amerikanėt pėr t'u ringjitur nė fronin e lėnė bosh pas ikjes sė turpshme tė 1939-ės. Nė rast se Zogu do tė vinte nė pushtet dhe do tė garantonte njė Shqipėri projugosllave lidhja e tij me amerikanėt si sponsorizuesit kryesorė tė kėsaj aventure do ta bėnte atė mė tė paqėndrueshėm nė marrėdhėniet me jugosllavėt. Pėrvoja historike e marrėdhėnieve tė Zogut me jugosllavėt pėr ndihmėn qė ata i kishin dhėnė pėr tė ardhur nė pushtet, nuk ishte shumė pozitive dhe me sa duket pėr tė garantuar besnikėrinė e Zogut ndaj jugosllavėve, Tito i kėrkon Zogut pėrfshirjen nė qeverinė e ardhshme tė njė numri personash tė njohur si besnikė tė ēėshtjes jugosllave. Se kush ishin ata dhe se ēfarė kėrkoi Tito nė shkėmbim tė kėrkesės sė Zogut, do ta lexojmė nė numrin e ardhshėm, i cili do tė sjellė surpriza tė reja me botimin e dokumentacionit tė deklasifikuar nga Arkivat Amerikane.
    Dokumenti
    Memorandum pėr: Zv.Drejtorin e Koordinimit tė Politikave, SE
    Lėnda: Progres-raporti ditor pėr tė mėrkurėn, 28 maj 1952
    BGFIEND: Njė kabull nga ( ) na kėshillon se ( ) Sekretari i BGFIEND shkoi nė Romė nė 27 maj pėr tė bashkėbiseduar me ( ) pėr shkėmbimin e informacionit midis ( ) dhe ( ) IN 46418
    Njė kabull prej ( ) raporton informacionin e mėposhtėm nga Tozani nėpėrmjet njė burimi turk: Takimi midis pėrfaqėsuesve tė Mbretit Zog dhe atyre jugosllavė, do tė mbahet jo mė shpejt se 28 maji dhe ndoshta edhe pak mė vonė.
    Pėrfaqėsuesit e Zogut janė Safet Lutfi Tozani, Irfan Bej Ohri dhe Anvi Dėrhalla. Ata janė instruktuar qė tė pėrpiqen qė tė marrin nga Tito premtimin pėr tė armatosur dhe trajnuar 8000 shqiptarė nė Jugosllavi.
    Nėse kjo nuk ėshtė e mundur pėrfaqėsuesit e Zogut duhet t'i sugjerojnė Titos nėse ėshtė e mundur qė kėta shqiptarė tė armatosen dhe trajnohen nga amerikanėt jashtė Jugosllavisė.
    Pėrfaqėsuesit e Zogut janė tė autorizuar qė t'i garantojnė Titos se nėse kėta shqiptarė nė Jugosllavi do tė armatosen dhe trajnohen sa mė shpejt, regjimi shqiptar do tė rrėzohet nė shtator tė 1952-it.http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=114878

  10. #60
    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin
    asni gram te arit shqiptar nuk mori zogu

    ari shqiptar edhe sot e ksaj dite eshte ne londer. gjermani e mori nga shqipria e anglezet e moren prej gjermanie.

    ari u refuzu te kthehej mas incidnetit ne kanalin e korfuzit.
    Ke harruar te shtosh qe nje pjese te mire e mataroi Enveri neper banka te caktuara e me pas i vuri vulen Nano/Meta.

Faqja 6 prej 31 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •