Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 46

Tema: Faik Konica

  1. #21
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Faik Konica per here te pare ne nje film

    Xhirimet tanime kane filluar: Faik Konica per here te pare ne nje film


    "Filmin do ta ndertoje jo vetem me xhirime ne vendet ku Konica ka jetuar dhe punuar, por dhe me intervista te disa biografeve te tij”, thote Kujtim Gjonaj, regjisor i filmit
    Jane gjendur para per t'u xhiruar nje sere filmash per figura te shquara te historise se shqiptareve. Se fundi eshte duke u pergatitur nje tjeter per Faik Konicen. Nga regjisori i njohur per biografi te tilla fimike, Kujtim Gjonaj, i cili gjithe jeten e tij eshte perpjekur te ruaj anet pozitive te figurave kombetare e ndonjehere edhe te fshehe te meta, sepse sic thote ai per gazeten “Koha jone”, keshtu eshte edukuar dhe sepse duhen ruajtur e mbrojtur figurat tona perballe atyre qarqeve te huaja qe i neperkembin ato.

    Dhe keshtu ka bere edhe me Konicen, te cilit edhe pse i ka fshehur disa detaje eshte perpjekur qe ta jape shpirtin e tij kontradiktor, i cili pasi shan mire e mire Naim Frasherin e lavderon ate, apo pasi kritikon paq shqiptaret, i do si rralle kush ata etj. "Filmin do ta ndertoj jo vetem me xhirime ne vendet ku Konica ka jetuar dhe punuar, por dhe me intervista te disa biografeve te tij, nje nga te cilet Nasho Jorgaqi, apo dhe historiane si Sherif Delvina etj. Le te flasin ata per shpirtin kontradiktor te Konices. Cdo gje do ta le ne lirine e mendimit te tyre", thote Gjonaj, i cili deri tashme ka perfunduar xhirimet ne tre vende kryesore; ne Konice, Paris dhe Londer.

    Ne Konice nuk gjeten asgje nga shtepia e vjeter, te dhena nuk kishte. U filmua nje shkolle e vjeter, ku duhet te shkonte Konica i vogel, nje kishe si dhe mjedisi i vjeter i kohes...

    Ndersa ne Paris u filmuan kafenete me ne mode te intelektualeve ne Paris, ku shkonte dhe Konica, pensioni, apo dhe hoteli ne te cilin kishte banuar Konica, po vetem nga jashte sepse filmimet nga brenda kushtonin dhe fondet ishin te pakta. Aty banonin te tjere njerez, te shtepia nuk ruhej ndonje pllakate, regjisori Gjonaj gjithcka e gjeti nepermjet shenimeve te imta biografike shqiptare. "As Apollinerit nuk i kane ruajtur gje francezet, duhet te jemi te qarte per kete gje", thote regjisori Gjonaj.

    Me pas xhirimet u zhvendosen ne Londer. Edhe aty e njejta situate. Jane filmuar nga jashte shtepia, kafene apo vendet ku shtypeshin gazeta apo libra per shqiptaret.

    Nderkohe regjisori pret udhetimin e fundit per ne USA, aty ku Faik Konica ka kaluar pjesen me te madhe te jetes se tij jashte atdheut.

    "Jemi duke pritur vizat nga Ambasada Amerikane dhe do te nisemi te xhirojme jeten qe Konica ka bere ne Amerike, vendin ku shtypej gazeta "Albania", seline qe ka pasur si ambasador i Mbreterise Shqiptare etj", perfundon regjisori.

    Nga cfare ve re nga xhirimet e bera per nje figure si Faik Konica konstaton se mund te ishin bere dhe mjaft te tjera, me te hollesishme si per shembull hulumtime ne vendet ku ruhen arkivat e Konices, per te pare se c'gjendet ende ne to, ndoshta Konica ruhet ende i regjistruar ne nje nga familjet e hershme, apo mund te ishin bere xhirime ne mjediset e brendshme te pensionit ne Paris, Londer.

    Nje film i ketij lloji atehere kur behet ose te behet ose me mire fare. "Ne kemi pasur ne dispozicion vetem 20 milione leke te vjetra, keshtu qe cfare mund te benim me pare me to", thote Kujtim Gjonaj. Ne te vertete ky film jo se nuk eshte i vlefshem, por ai eshte i paplote, ndaj me mire te ishin pritur fonde te tjera se sa te nxitohej. Megjithate Gjonaj perdor si argument faktin se ate nuk e ka interesuar aq elementi biografik, se sa zberthimi i natyres se Konices. Por megjithate ai ka shkuar ne gjithe keto vende pikerisht per te ilustruar elementin biografik, i cili ne fakt eshte marre i paplote.


    Marre nga : Flaka
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #22

    Faik Konica

    Faik Konica

    Faik Konica ėshtė njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės dhe letėrsisė shqiptare. Prozator dhe poet, publiēist dhe estetist, kritik letrar dhe pėrkthyes, ai me veprėn e tij tė shumanshme pasuroi dhe ngriti nė lartėsi tė reja fjalėn shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri tė madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtėr i hollė i gjuhės shqipe, F.Konica ka hyrė nė historinė e kulturės sonė kombėtare jo vetėm si erudit e stilist i pėrkryer, por edhe si shkrimtar me vlera tė shquara ideoartistike. I lindur nė Konicė, mė 15 mars 1875 nė njė familje tė vjetėr feudale mėsimet e para ai i mori nė vendlindje, nė gjuhėn turke, arabe dhe greke. Mė vonė hyri nė liceun perandorak francez tė Stambollit pėr tė kryer pastaj shkollėn e mesme nė Francė. Ndoqi studimet pėr filozofi nė Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me ēmime pėr aftėsitė e tij intelektuale jo tė zakonta. Mė 1912 u diplomua pėr letėrsi nė universitetin e Harvardit tė SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetėn me veprėn e tij dhe me lėvizjen kombėtare shqiptare. Pasi boton broshurėn "Shqipėria dhe turqit" (1895) nė Paris ai vendoset nė Bruksel (Belgjikė), ku nxjerr revistėn "Albania", kjo revistė politiko-kulturore dhe letrare u bė organi mė i rėndėsishėm e mė me autoritet i Rilindjes sonė. E botuar nė gjuhėn shqipe, frėnge dhe pjesėrisht turke, si njė enciklopedi e vėrtetė, ajo propogandoi pėr vite me radhė (1897-1909) programin e lėvizjes kombėtare shqiptare, historinė dhe kulturėn e popullit tonė. Mė 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" nė Londėr, i ftuar nga atdhetarėt shkon nė SH.B.A. ku drejton gazetėn "Dielli" edhe mė pas gazetėn "Trumpeta e Krujės". Me themelimin e Federatės "Vatra", mė 1912 ai zgjidhet sekretar i pėrgjithshėm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenė udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes kombėtare shqiptare nė SH.B.A., do tė shkojnė nė Londėr pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare nė Konferencėn e Ambasadorėve. Nė kongresin shqiptar tė Triestes (1913), qė u mblodh pėr tė kundėrshtuar copėtimin e Shqipėrisė nga armiqtė e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore dhe mė pas, ai zhvilloi veprimtari tė dendur diplomatike nė dobi tė atdheut, nė Austri, Zvicėr, Itali e gjetkė. Nė 1921 u kthye nė SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatės "Vatra", po ndėrkaq nė vitet 20 u lidh dhe ndikoi nė lėvizjen demokratike qė zhvillohej nė Shqipėri. Kėtė do ta bėnte nėpėrmjet gazetės "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikės". Me dėshtimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut nė fuqi, Konica u emėrua ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė SH.B.A. Vdiq nė Uashington nė 14 dhjetor 1942.

  3. #23
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Abetari shqip

    Abetari shqip - shtet i tanishem i ēeshtjes [gjendje e tanishme e ēeshtjes]

    Ne pak fjale, - me qellim por pa shprese qe t`u mbushim koken hamajve, zaptieve, te shtremberve e t`egerve, - duam te shkoqitim ēeshtjen e abetares gjer me sot. I pari liber ne gjuhen tone dolli ne 1635, d.m.th. 256 vjet me perpara, ne Rome, prej Frengut te Bardhe (Dictionarium Latino-Epiroticum). [Autori me vone do zbulonte duke germuar ne arkivat e bibliotekes kombetare te Frances, vepren e Pjeter Budit "Speculum Confessionis" ose "Pasqyra e te rrefyemit" te shkruar, me te njetin alfabet, ne vitin 1621, pra 14 vjet me pare]. Ky liber perdori nje alfabet, i cili ka te ngjare se perdorej edhe me pare, se, po ta kish bere Frengu i Bardhe, do ta kish thene ne parethenie te librit te tij; pra duke heshtur, na rrefeu se alfabeti i tij nuk qe i ri. Me ate alfabet duallen gjer me sot shume libra, me te shumtet permbi fe, nje fjalor shqip e italisht disa mijera shtyllash, e me ate meson gjithe pjesa e Gegerise katolike. Te metat e atij alfabeti jane kryesisht dy: 1) Ka disa germa te vecanta qe nuk gjenden ne shtypshkronjat; 2) S`eshte i mjaftueshem per toskerishten.

    Qe te mos e ngarkoj teper artikullin, shkoj e vij te viti 1879. Ne ate mot, Sulltani, per te ndezur ne Shqiperi nje zjarr kunder sllavizmit, cpoi disa "Meemure" shqiptare te mblidhen qe te bejne nje alfabet shqip. Keta, me leje te qeverise (turke), u mbluadhne. Ne mes tyre, hyri si thone e si do te mund te provojme nje dite - nje anetar i Moskovit, i cpuar me udhe nga patriarku grek. Kjo mbledhje kishte per detyre: 1) O te merrte alfabetin e Frengut te Bardhe, si 300 e sa vjetesh me te vjeter; 2) O te bente nje te ri, duke treguar te metat e alfabetit te vjeter; 3) O te mos i perseritte ato mangesi.

    Mjerisht, mbledhja turko-moskove: 1) Nuk e mori alfabetin e Bardhit. 2) Nuk tha pse s`e mori. 3) I perseriti te keqiat e alfabetit te Bardhit. 4) Shtoi shume gabime te reja.

    Qe te marrin vesh atdhetaret e kulluar se c`eshte ai alfabet i Stambollit, le te vene re keto: Alfabeti i Stambollit ka 36 germa. Nder keto jane: 1) shtate shkronja cirilike (sllave). 2) Pese shkronja greke. 3) Nje shkronje cirilike (sllave) koke-tatepjete. 4) Nje shkronje latine e vertitur. 5) Dy shkronja latine koke-tatepjete. 6) Nje shkronje latine e tredhur. Te tjerat jane latine. Lexuesi qe ka pake mendje, i sheh vete ndyresine e ketij alfabeti: 1) I bere me spica te Moskovit, na ve ne rend te popujve sllave. 2) I perzier me shtate menyra shkronjash, eshte i ndyre ne te pare, e i jep gjuhes nje hije te eger. 3) Nuk mund te botosh libra asgjekundi ne Evrope, vec po te blesh shkronjat perkatese dhe te paguash shume me shtrenjte. Kur desha te filloj nje te perkohshme shqipe gjashte vjet me pare, desherova pike-se-pari te perdor o alfabetin e vjeter te Shkodres, o alfabetin e Stambollit - te cilat do t`i rrefej ndoshta nje dite gjate e gjere, e atehere le te gjykojne shqiptaret c`jane ata njerez e c`jam une - nuk me tunden fare.

    Me 1899, disa atdhetare te flakte te Shkodres u mblodhne, per te themeluar nje shoqeri te madhe per levrimin e gjuhes shqipe. Keta shqiptare krijuan nje alfabet, te cilin, edhe pse qe i aresyeshem edhe nga deshira e bashkimit, e muarem edhe ne dhe po e perdorim qe prej dy vjetesh tek revista "Albania"... Alfabeti i "Bashkimit" jo vetem shtypet lehtazi kudo, po eshte edhe i aresyeshem ne shume ane. Keto edhe njeqind te tjera tregojne se me alfabet te "Bashkimit" mbahet mire rrenja e fjaleve.

    Tani cilat jane kundershtimet e meemureve kunder ketij alfabeti. Jane pese: 1) "Alfabeti i Stambollit eshte me i vjeter" -"Bashkt-ustuna, efendem!" Por alfabeti i Bardhit eshte 300 vjet me i vjeter. Pse nuk e mbajtet? Pra, edhe ju vete rrefyet se vjetersia nuk eshte argument i mjaftueshem per te mbajtur nje gje te lige. 2) "Alfabeti i Stambollit eshte me i perhapur". -Ato genjeshtra t`ia shisni nje tjateri, por jo mua. A e mirrni vesh? Nder 100, 90 nder shqiptaret e jashtem e perdorin kete alfabet qe perdorim ne, a me disa ndryshime. Ate te meemureve e perdorin 7 a 8 meemure, e nja 10 zaptienj kembe-qelbur te Toskerise. Po, si thote frengu, "qui n`entend qu`une cloche n`entend qu`un son". "Kush degjon vetem nje kembane, degjon vetem nje ze". E ju, duke folur gjithnje me ata 10 a 15 meemure e zaptienj, "u-hazdis" e kujtoni se kini me vete gjithe Shqiperine. 3) "Shkronjat e "Bashkimit" jane te shumta e nuk i meson dot populli". -Pergjigje: Alfabeti i "Bashkimit" ka 23 ose 24 shenja, kurse juaji ka 36, d.m.th. 12 me teper. 4) "Populli s`merr vesh se si dy shenja bejne nje tingull. I duket me lehte nje shenje per cdo ze". -Pergjigje: "Evet efendem, vallah bil`lah! Jini te mesuar me "xhin-cim-sin-shun", o mor te zinj, e jo populli po juve vete ju duket e veshtire te mblidhni dy shkronja per te treguar nje tingull. Se arabishtja e turqishtja qe ju kane hyre ne palce e ne gjak, per cdo tingull kane nje shenje. Fshataraku i Gjermanise pse meson, p.sh. kater shkronja -tsch- per te treguar tingullin ē? Fshataraku i Shqiperise pse te mos mesoje dy shkronja? Fshataret e Shqiperise kane mend, po Bashstenete s`mesoni dot ndoshta. 5) Me ne fund Meemuret na pyetne shume here: Pse "Albania" edhe "Bashkimi" nuk u muarne vesh ta kene alfabetin nje e te perbashket? -Me te vertet, ne nja dy a tre shkronja kemi ndryshim, por ai ndryshim nuk prish pune. Fundi alfabeti nje eshte. Rumania ka nje Akademi, e, megjithate, bota eshte ndare ne dy pjese per nje ndryshim te dy a tri shkronjave. Me vone edhe ku ndryshim do te pushoje. Alfabeti i "Bashkimit", per lirine qe i dha shqipes te shtypet apo te botohet kudo, per hijen europiane qe i dha shkrimit te gjuhes sone, per sherbime te tjera qe ka per te bere ne sy te botes, meriton me te vertet emrin ALFABETI KOMBETAR I QYTETERUAR. Alfabeti i Moskoveve e i Turqeve, i Meemureve e i zaptieve, i harbuteve e i ulefexhijve, me hijen aziatike e te ndyre qe ka, me pengese e botimit qe u sjell librave shqipe, s`meriton tjater emer pervec ALFABETI I EGER I HARBUTEVE. U be nevoje t`u thyejme hunden nje here harbuteve. Ne kane per te thene gje, te re, do t'u pergjigjemi. Po, ne zencin te kendojne per te mijten here kengen e zaptieve, nuk kemi kohe per te humbur.

  4. #24
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anėtarėsuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    ....................
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sweet_babe : 12-10-2004 mė 16:25
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  5. #25
    Your wish Maska e Faik Konitza
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Maqedoni_Gostivar
    Postime
    115

    Lightbulb Sa mire....

    Aq larg do te arri?!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Nuk dij gje per kete teme dhe flm stormi per informaten-rastesisht e lexova dhe u befasova pozitivisht-
    shume shume mire qe do te ken mundesi njerezit te shohin jeten dhe veperen e me te edhe figuren e nje intelektuali te pashoq si Konica...
    Pasi qenka theksuar diku shpiti im(eshte njeriu qe kam mani) ndoshta do te ik pak nga tema po desha te lexoni dicka interesante per KOnicen:

    FAIK KONICA: NUK JAM UNĖ
    Nga Aurel Plasari
    “E di se jam nga ata njerėz qė njerėzit nuk i duan,
    por jam nga ata pėr tė cilėt atyreve u bie nė mend.”
    P. B. Shelley

    Fytyrė dhe maskė
    Pėrse vallė Faik Konica ka mbetur njė nga ata personalitete madhorė tė mendimit dhe veprimit shqiptar tė cilėt vijojnė ende tė vuajnė “tė kuptuarit e reduktuar”?
    Autorėt kryesorė qė kanė transmetuar bazėn e tė dhėnave pėr figurėn e tij pėrbėjnė njė burim dore sė parė, si F. S. Noli me Hyrje dhe Faik Konica: Njė kryqtar te Shqipėria kopshti shkėmbor i Europės Juglindore, por edhe burime dore sė dytė, si Q. Panariti me Parathėnie (po aty), P. Kolonja me Si e njoha Faik Konitzėn nė Faik Konitza 1876-1976 (New York 1976) etj. Pėr pjesėn qė i takon personalitetit tė tij, kjo bazė ėshtė pėrdorur edhe prej autorėve mė nė zė qė mbi tė kanė shkruar: N. Ressuli, H. Kaleshi, L. Starova, A. Karjagdiu, S. Hamiti. Titulli i gjetur i librit tė kėtij tė fundit, Faik Konica: jam unė, ka vetinė tė sugjerojė trajtimin e figurės nė fjalė edhe nė kahun e pėrkundėrt; d.m.th. duke synuar kapėrcimin e “tė kuptuarit tė reduktuar”, i cili do ta vinte nė pikėpyetje autenticitetin e figurės ofruar nga Noli-Panariti-Kolonja. Tė dhėnat e kėsaj tresheje, nė njė rast si ky, do tė duheshin shqyrtuar me dyshim, qoftė duke vėnė nė dukje numrin e mospėrputhjeve qė godasin syrin edhe midis kėtyre transmetuesve tė ndryshėm, qoftė duke shtruar mundėsinė e njė pasqyrimi tė shformuar nė tė dyja kahet: duke ia shėmtuar fytyrėn Faikut, ose duke ia zbukuruar atė.
    Faik Konica nuk pėrfaqėson njė personalitet tė atij lloji qė mund tė mbetet nė njė kulturė vetėm prej njė atributi, pėr shembull prej veprės letrare. Apo prej veprės historike. Kėtu zė fill, virtualisht, njė “tė kuptuar i reduktuar” i tij. Ai mund tė mbetet sa prej veprės qė ka realizuar, aq edhe prej mėnyrės sė tė jetuarit dhe tė tė sjellit qė ka konceptuar, me fjalė tjetėr tė asaj qė ne sot e quajmė “behaviour”. Me njė prerje tė rėndė mund tė thuhet sot se vepra e Konicės, si e tillė, ka njė vlerė relative pėr kohėn tonė, ndėrsa mėnyra e tij e tė jetuarit dhe tė sjellit, pėrkundrazi, nuk ėshtė ende vlerėsuar sa do tė duhej.
    Vlerėsimi relativ sa i pėrket veprės nuk vė nė dyshim rolin e pamatė kulturor qė ka luajtur, si dhe ndikimin e gjithėmbarshėm qė ka ushtruar, nė kohėn e tij dhe mė mbas, Faiku. Ēėshtja ėshtė qė rezulton e vėshtirė tė pohohet se vepra e tij pėrbėn ndonjė kontribut me rrezatim jashtė tė zakonshmes pėr kohėn tonė. Ngjan i vėrtetė konstatimi se, duke u marrė me shumė punė dhe duke i vėnė vetes shumė barrė mbi shpinė, Konica as qė pati kohėn t’ia ngejė vetes “monumentin” nėpėrmjet veprės. Veē kėsaj, ai nuk u ndal te njė specialitet i vetėm, por parapėlqeu tė ishte njeri kulture me aspirata ndaj universalitetit. Ndonėse qysh nė kolegj e quanin “filozof”, sė paku letėrsia dhe historia i interesonin nė tė njėjtėn masė, por jo mė pak i interesonin gjuhėsia, filologjia, muzika, politika, antropologjia kulturore, arkeologjia etj. Madje pyetja mund tė shtrohej se ēfarė specialiteti mendonte vetė Konica se kishte.
    Tė bėnte ndokush njė orvatje pėr tė restauruar mendimin nė pėrgjithėsi tė Konicės, ka gjasa qė tė zhgėnjehej. (Mund t’i ndodhė, pėr shembull, ndokujt qė mendon tė punonjė njė tezė mbi mendimin e tij.) Do tė duhej pranuar qė, nėse kemi vepra tė Konicės, qofshin kėto edhe tė njė vlere tė lartė kulturore, si Doktor Gjilpėra kėrkon rrėnjat e dramės sė Mamurrasit, Pesė pėrralla nga Zullulandi apo esenė postume Shqipėria kopshti shkėmbor i Europės Juglindore, nuk mund tė thuhet se cilėn pikėrisht ka Konica vepėr. Fakti ekscentrik qė tė gjitha punimet e tij me synime tė mėdha kanė mbetur ose janė lėnė tė pambaruara vetėm sa ua shton atyre relativitetin nė vlera. Edhe nėpėrmjet kėsaj rruge pėrjashtuese mund tė dilet nė pėrfundimin se njė vepėr e njėmendėt arti dhe kulture njėherėsh, qė Konica i ka dhuruar trashėgimisė sė kombit tė tij, ėshtė vetė personaliteti i tij jashtė tė zakonshmes.
    Mund tė thuhet qė pėr ta vlerėsuar kėtė instancė neve na mungojnė vetitė pėrkapėse. Ka mundėsi qė kėto veti tė lidhen me faktin qė njeriut modern, nė kuptimin etik, nuk i intereson pėrkryerja e jetės vetjake, aq mė pak e jetės sė tė tjerėve; madje i duket sikur masa e njė jete njerėzore ėshtė mjaft e vogėl pėr “parathėniet” qė njeriu sot jeton. Njeriu modern nuk e ndien veten pėrgjegjės si individ, as pėr mirė as pėr keq. Tė kujdesesh pėr pėrkryerjen e jetės vetjake sot nuk ėshtė nė modė, ėshtė diēka e kapėrcyer, e tejkaluar. Ėshtė njė virtyt i kohėve idilike tė shoqėrisė. Por edhe kėtu mund tė gabohemi. Ka gjasa qė, pikėrisht ngase duam tė tejkalojmė stadin e jetės individuale, na duhet tė kujdesemi pėr jetėn tonė mė shumė se mė parė. Dikur, ndoshta, kishim kohė ta shtynim kėtė punė, ta bėnim pėrkryerjen tonė njė problem tė jetės mbarė. Sot, pikėrisht ngase duam t’i shėrbejmė njė ideali tjetėr qė nuk ėshtė jeta individuale, duhet tė nxitojmė pėr ta pėrkryer veten. Nė kėtė raport tė dhėnies e marrjes me veten - pėr t’i krijuar vetes personalitetin njė cope – modeli i Konicės hyn ende nė punė.
    d.m.th. ai eshte edhe i ri edhe i vjeter
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Faik Konitza : 07-06-2005 mė 22:21

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    wow, lajm i shkelqyeshem !! Faik Konica ka qene nje shqiptar i Madh !!

  7. #27

    Lutja e Shkrimtarit

    Lutja e shkrimtarit, nga F.Konica

    "Ati ynė qė je nė qiell, jepna fuqinė tė mbajmė gojėn mbyllur kur s'kemi gjė pėr tė thėnė. Falna durimin tė thellojmė njė punė pėrpara se tė shkruajmė mbi tė! Frymėzona me njė ndenjė tė mprehtė tė drejtėsisė qė tė flasim jo vetėm me paanėsi, por dhe tė sillemi ashtu! Shpėtona nga grackat e gramatikės, nga shtrembėrimet e gjuhės dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftė!"

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,204
    Postimet nė Bllog
    22
    Gjuha ... Dhe njė pjesė e gurmazit

    Faik KONICA,

    Fati i gjuhės shqipe ėshtė pėr tė qarė. Njė degė e lisit indo-gjermanik, si shoqet e saj sanskritishtia, latinishtia, greqishtia e vjetėr, persishtia, etj., dhe aq' e vjetėr sa ato, - shqipia mbeti gjer mė kėtė ditė e njomė po pa fletė e pa lule, kur shoqet ēuditnė botėn me lulėzimin e tyre. Tani, ca elementet t' erėta nė Shqipėri kanė zaptuar ministrin' e Mėsimit dhe po pėrpiqen t'a majnė gjuhėn fare. Mbase ca nga ata dėshėrojnė tė mbarojnė dhe u duket se po mbarojnė punė; po shumica, pa dyshim, janė armiq tė gjuhės, dhe duan, duke pėrdredhur e duke shtypur organet e shqipes, t'a lėnė sakate qė tė hiqet xvarrė e shtrembėruar.
    Shikoni. Jaria nj'a tre'qint fjalė qė munt tė quhen internacionale, janė hequr ca nga gėrqishtia e vjetėr, ca nga latinishtia, dhe janė bėrė malli i njerėzisė, se gjithė bota i di, i mer vesh gjithė bota. Munt tė pėrdoret e tė kuptohet lehtė fjala thjeshtė shqipe larkfolės (siē munt tė thonė, dhe ca thonė, nė Gjermani, Fernsprecher), nė vent tė telefonit: po nuk ėshtė nevojė; fjala telefon ėsht'e pėrgjithėshme; s'ka nonjė fitim pėr gjuhėn, pėr popullin, a pėr njeri, qė tė preferohet fjala nacionale larkfolės. Po armiqt' e fshehtė tė gjuhės, s'pėlqejnė as fjalė tė ra kur janė tė mira, si larkfolės; dėshėrojnė fjalė makaronike si togjer dhe bashki, se ashtu e do qėllimi prishės i tyre.
    Njė tjatėr pun' e bukur qė bėjnė, ėshtė tė kthyerit e fjalėve nga kuptimi i tyre dhe tė dhėnėt njė kuptim tė ri. Fjalės i paditur, i dhanė kuptimin i kallzuar pėr njė faj; fjalės i pandehur, i dhanė kuptimin i dyshuar se ka bėrė njė faj; fjalėn i aratisur e zgjothnė qė tė zėrė vendin e fjalės firar, ndonėse i aratisur thohet pėr njė qė ka humbur udhėn ose s'dihet se ku ndodhet nė kurbet. (Ėshtė vėrtet se Gegėt kanė njė fjalė i paditun, qė ndofta ka lidhje me italishten bandito, me kuptimin i kallzuar; po trazimi me fjalėn i paditur nė kuptimin i pamėsuar ėsht' i domosdoshmė dhe pėrandaj pėrdorimi i tė dy fjalėve nuk ėshtė praktik).
    Sido qė nė qoftė, Torbeshėt me ca dinakė tė tjerė vendosnė qė t'i japin shkelmin shqipes, dhe tė fabrikojnė njė gjuhė tė re tė themeluar mi shqipen. Na pėlqen a s'na pėlqen, kjo gjuh'e re po bėhet nėnė sytė t'ona, dita me ditėn, dhe jemi tė shtrėnguar t'a nxemė, se ndryshe pas pakė kohe s'do tė marrim vesh dot se ē'thonė gazetat e Shqipėrisė.
    Pėr tė stėrvitur Vatranėnt nė gjuhė tė re, kemi pėr tė botuar nga nonjė herė ca mėsime. Do tė jenė pakė tė rėnda, si ēdo gjė e re: po me kurajė dhe durim, do tė bėni pėrparime.
    Mėsimi I
    Toskua, me qė ka parė shkolla tė larta, ėsht'i ditur; po me qė e kėrkon Gjykatoria, ėsht'i paditur. Ashtu, Toskua ėsht' edhe i ditur edhe i paditur.
    Moskua, me qė s'ka hapur kurrė njė librė, nuk ėsht'i ditur, po me qė s'thotė as Policia as njeri se ėshtė fajtor, nuk ėshtė i paditur. Ashtu Moskua s'ėsht'as i ditur as i paditur.
    U-voth njė kec nė stan, dhe besojnė se Toskua ėshtė ay qė e vodhi. Toskua ėshtė pra i pandehur. Fajtor ose i pafajshėm, Toskua mori malet i papandehur. Toskua ėshtė pra edhe i pandehur edhe i papandehur.
    Dikush tha se kecin munt t' a kete vjedhur Moskua, po xhandaret u pėrgjiqnė qė Moskua nuk ėsht'i pandehur. N'ato e sipėr hyri nė polici Moskua; dhe me qė e dijin se s'fshihej, s'hyri i papandehur. Moskua pra nuk ėshtė as i pandehur as i papandehur. .
    Toskua, kur mori malet, u-bė i aratisur, se fshihej nga xhandarėt; po duke qenė se i njeh me pėllėmbė udhėt dhe shtigjet, nuk u-aratis as njė minutė. Do mė thėnė, Toskua ėsht'i aratisur po nuk ėsht'i aratisur.
    Moskua dolli pėr gjah dhe humbi udhėn dhe ka dy ditė qė po sillet vėrdallė, i dėshpėruar, nga pyll nė pyll; ėshtė pra i aratisur; po kanuni nuk e kėrkon, dhe nuk ėsht'i aratisur. Do mė thėnė edhe Moskua, si Toskua, ėsht' i aratisur, po nuk ėsht'i aratisur.
    Me gjith' kėtė, ndodhja e Moskos ndryshon fare nga e Toskos. Se Moskua dėshėron tė dalė nga pylli, po s'di si tė dalė; Toskua di si tė dalė, po s'dėshėron. Moskos i vjen keq qė nuk ėshtė si Toskua; dhe Toskua qan qė nuk ėshtė si Moskua. Po sikur t'u thuash tė ēkėmbejnė ndodhjen e tyre, s'dėgjojnė. Se Moskua do qė tė mos jet' i aratisur, dhe nuk ėshtė po prapė ėshtė; Toskua nuk ėsht' i aratisur, dhe do qė tė mos jetė po prape ėshtė.
    Mėsimi II
    Profesorit Qelqmath i ngjau njė e papėlqyer: Tek punonte nė laboratuar tė tij, hyjtin pesė xhandarė me pisqolla nė grusht, dhe i britnė, "Ngre duart, se je i paditur". Profesori hapi gojėn dhe ngriti duart, po si mblodhi pakė veten protestoj me zemėrim, dhe u thotė xhandarėve, "Gėnjeni, se mua tėrė bota mė njohin si tė ditur". - "Vėrtet, je i ditur", thanė xhandarėt, "po nga qė je i ditur, je i paditur", - "0 Perėndi!" briti Profesori "qenkan tė prishur mėnē!" - "Ja se si" thanė xhandarėt; "ėshtė helmuar njė pus, dhe shumė njerės qė pinė nga ujėt e tij vdiqnė. Helmi i pėrdorur ėshtė aq' i hollė sa s'ndjehet nė shie. Policia mendon se vetėm njė njeri i ditur nė barėrat munt t'a ketė bėrė kėtė faj. Pėrandaj, Profesor, ti, si i ditur qė je, u-dekllarove i paditur, dhe ne erthmė tė tė zemė" - "Shikoni se ē'gjarpėr i frikshėm!" ulėrijti profesor Qelqmadhi. Xhandarėt, tė trembur, kthyen kokėn tė shohin, dhe Profesori me njė herė u-hoth nga penxheria dhe mori me vrap udhėn e pyllit. Xhandarėt, kur kuptuan dinakėrinė, j'u-sulnė pas duke zbrazur pisqolla, po mė kot, se Qelqmadhi u-ēduk nė mes tė druve.
    N'ato sipėr, u dolli mb'udhė xhandarėve nxėnėsi i Profesorit, dhe i qėndroj duke u britur: "Xhandarė! Zemėni, se pusin e helmova unė!" - "Ja tek qenka i pandehuri i vėrtetė!" tha njė xhandar. - "Dhe ėshtė fare i papandehur, se s'i shkonte njeriut mendia te ky ēilimi" u-pėrgjigj njė tjatėr.
    "Ėshtė njė i pandehur i papandehur" dekllaroj njė xhandar i tretė.
    Pastaj, i thanė nxėnėsit: "Eja pra tė tė shpiem nė burg, se je i paditur".
    "Atje gėnjen( tha djali "se jam nxėnėsi mė i mirė i Profesorit Qelqmath. Nga ana tjatėr, po tė burgosni gjithė tė paditurit, duhet tėrė popullin shqipėtar t'a burgosni dhe tė hyni ju tė parėt nė tė Tralos". - "Mos fol aqė shumė" urdhėruan xhandarėt; "nukė thamė qė s'je i ditur, po thamė qė je i paditur. Tani, pėrpara!" Dhe xhandarėt u-nisnė, me tė diturin tė paditur tė pandehurin tė papandehur nė mes.
    Udhės, nxėnėsi, me njė zė qė dridhej nga frika, i thotė njė xhandari: "'Bobo ē'na gjeti! Ti paske kolerėn, shoh nė fytyrėn tėnde gjithė shenjat e sėmundjes." Xhandarit i ra tė hollėt nga dėshpėrimi. Tė tjerėt u-pėrndanė, tė kafshuar nga zegli i panikės. Nxėnėsi, pa humbur kohė, vrapoj dhe hyri nė pyll, u-bashkua me Profesorin, uruan njėri tjatrin pėr ****** qė kishin ngrehur, dhe muarnė tė pėrpjetėn nėpėr shkėmbinjtė. Xhandaret, si kuptuan grackėn, u-bashkuan dhe me njė tėrbim tė math u-sulnė dhe ata nė pyll, ku humpnė udhėn, dhe, pas ca orėsh kėrkimi, arrijtin nė funt tė njė shkėmbi dhe ranė mbė dhe, tė dėshpėruar, - kur na dėgjojnė njė tė qeshur; shikojnė lart: Profesori me nxėnėsin e tij kanė ndenjur dhe po tallen me xhandarėt duke mpshtetur dorėn nė majė tė hundės. Dhe me njė herė, ky fjalim nis nė mes tė dy palėve.
    Xhandarėt: - Profesor, s'je mė i paditur.
    Profesori: - Po ju qėpari mė thatė se isha i paditur.
    Xhandaret: - Ishe, po s'je mė.
    Profesori: - Bah! Aqė shpejt u-bėra i ditur?
    Xhandarėt: - Jo. Ishe i ditur po ishe dhe i paditur. Tani je vetėm i ditur, dhe i paditur ėshtė nxėnėsi yt.
    Profesori: - Gėnjeni. Nxėnėsi im ėshtė i ditur.
    Xhandarėt: - Jo. Ėsht'i paditur, se e kėrkon hetuesi.
    Profesori: - Ah! Paskeni dhe njė... si thatė?
    Xhandarėt: - Hetues.
    Profesori: - Bisedim i papandehur.
    Xhandarėt: - Jo. Nxėnėsi yt ėsht' i pandehur.
    Profesori: - I pandehur ēė?
    Xhandarėt: - I pandehur.
    Profesori: - Aqė vetėm? S'ka bisht fjala?
    Xhandarėt: - I pandehur vetėm. Dhe nė dėgjofshi kėshillėn t'onė, mos bėhuni t'aratisur.
    Profesori: - Gėnjeni. Ne t'aratisur s'jemi, dimė se ku ndodhemi, kemi ardhur dhe tjatėr herė kėtu pėr tė mbledhur barėra t'egėra. T' aratisur jini ju, qė kini humbur udhėn. Do tė vdisni nga uria dhe nga etja. Do t'ju vrasim me gurė. (Dhe Profesori hodhi njė shpellė qė t'i trembė.)
    Xhandarėt: - Duam tė hamė. Kini njė copė bukė?
    Profesori: - Ka njė burim tė ftohtė kėtu sipėr, dhe vijnė shpesh dhi t'egėra tė pinė ujė. Doni ca kakėrdhi prej cjapi? (U hodhi njė grusht.)
    Kryetari i Xhandarėve (u flet shokėve). - Medet! Do tė vdesim. Ē'na duhej tė ndjekim gjer nė thellėsi tė pyllit maznunet dhe muttehemet. Nė djall mystendiku me gjith' ihzarin!
    Profesori: - Pa dale, pa dale. Mė duket se s'mereshim vesh. Mor mos doni tė thoni se na kallzuan si fajtorė dhe kini urdhėr tė na shpini nė burg?
    Kryetari i Xhandarėve: - Po. Zoti Profesor. Kam njė ihzar, dhe dua tė ju shpie te mystendiku.
    Profesori: - Ashtu? Dhe kujtojit se u-bėmė firar?
    Kryetari i Xhandarėve: - Po, Zoti Profesor.
    Profesori: - Ah mor t'uruar, ne ju muarmė pėr tė ēmendur dhe ikmė nga frika se mos na mbytni. Hajde tė shkojmė nė gjyq, se ne fajtorė s'jemi.
    (Dhe zbriti me nxėnėsin).
    Mb' udhė, vazhdoj bisedimi.
    Profesori: - Nuk mė thoni, pse s'pėrdorni fjalet firar, mystendik, ihzar, mutthem, maznun, arzuhall, mazbata, dava, etj. - po kini ēpikur fjalė qė s'i mer vesh njeri?
    Kryetari i Xhandarėve: - Di dhe unė, Zoti Profesor? Thonė se duhet qėruar gjuha nga fjalėt e huaja.
    Profesori: - Duhet qėruar mė parė truri i palaēove qė e qelbnė gjuhėn. Fjalė tė huaja jane ato qė s'kanė zėnė rėnjė nė gjuhė. Ato qė i honepsi gjuha dhe hyjtin gjer nė kasolle tė malėsorit, ato fjalė u-nacionalizuan. E dini si i thonė gjykatėsit n'Espanjė? I thone kali, - "Alcade" - nga arabishtia elkadi. S'munt tė gjente tjatėr fjalė hispanishtia? Ē'gjė mė e lehtė? Nė gjuhėn hispanishte ka disa qindėra fjalė arabishte, mė tepėr fjalė administrative. Vallė Espanjollėt i mbajnė ato fjalė nga dashuria qė kanė pėr armiqt' e tyre Arabėr? Apo mos i mbajnė se ato fjalė hyjtin nė gjuhė dhe e quajne lajthim t'i hedhin? Turp, turp, djemt' e mij. Hiqni dorė. Ėshtė mėkat pėr gjuhėn.

    Botuar mė 1922

  9. #29
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Faik Konica - Kėshilla njė gazetari

    Faik Konica boton nė tė pėrkohshmen "Albania" me datė 15 shtator 1901, kėshillat pasonjėse pėr njė djalė qė kish nėrment tė botonte njė gazetė shqip nė Misir.

    I dashur mik - nė e bėfsh gazetėn me fleta tė mėdha; shqiptarėt do tė thonė qė s'fshihet dot lehtė; nė e bėfsh me fleta tė vogėla, do tė thonė se s'ėshtė gazetė, por libėr. Nė e shtypsh me letra tė holla, do tė thonė se s'kėndohen edhe prishin sytė; nė e shtypėsh me letra tė trasha do tė thonė se je "hamall" e kėrkon tė mbushėsh vend. Nė shkrofsh toskėrisht, do tė thonė se s'ėshtė gazetė pėr gjithė shqiptarėt; nė shkrofsh gegnisht prap ashtu, nė shkrofsh nė gjuhė tė pėrzier me tė dyja, gjysėm gegnisht, gjysėm toskėrisht, do tė thonė se ėshtė "ēervish".

    Nė mos shkrofsh pėr politikė, do tė thonė se s'ėshtė koha tė punojmė pėr letratyrė, kur vendi ndodhet nė rrezik; nė shkrofsh pėr politikė do tė thonė se prishė punė duke egėrsuar qeverinė. Nė folsh butė pėr Turqinė, je i paguar prej Stambollit; nė shkrofsh rreptė kundėr Turqisė, kėrkon tė tė jap Sulltani tė holla qė t'a pushosh gazetėn. Nė mos gjefsh tė holla qė ta mbash gazetėn, do tė thonė se s'je i zoti, me qenė aq njerėz duan zgjimin e kombit shqiptar; nė gjefsh tė holla je intrigant a i shitur. Nė folsh pėr plot ēlirimin e Shqipėrisė, do tė thotė je djall e kėrkon gjėra qė duheshin gatitur nė qind vjet mė parė; nė folē pėr nevojėn tė pėrpiqemi t'a shpėtojmė gjuhėn dhe kombėsinė, duke vėnė vendin nėn hijen e njė Fuqisė sė Madhe, s'qėnke shqiptarė i vėrtetė.

    Nė folsh mirė pėr shqiptarėt e krishterė, hidhėrohen shqiptarėt muhamedanė; nė folsh mirė pėr muhamedanėt, hidhėrohen tė krishterėt; nė folsh mirė pėr tė krishterėt e pėr muhamedanėt qė janė shqiptarė tė mirė, e ligsht pėr tė ligjt, aherė do tė hidhėrohen tė gjithė. Aq pėr sot, se kam frikė mos tė zėrė gjumi.

    Gazeta "Dielli", 10 prill 1957
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e buffa
    Anėtarėsuar
    26-12-2006
    Postime
    21
    aktuale dhe e vertete per nje pjese te madhe te botes vecanerisht per ne shqiptaret

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Faik Konica
    Nga katana nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-12-2022, 23:01
  2. Faik Konica per here te pare ne nje film
    Nga StormAngel nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-05-2012, 14:05
  3. Konica s’e meriton te jepet nė shkolla, Vazhdimi i Degradimit Kulturor
    Nga Collectivemind nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 11:39
  4. Suedia dhe suedezėt nė veprat e shkrimtarėve shqiptarė
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 10-03-2005, 07:10
  5. Faik Konica
    Nga Loti i kristalt nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 08-10-2003, 13:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •