Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Përse nuk dënohën krimet e kryera ndaj Fesë në1967?

    Përse nuk dënohën krimet e kryera ndaj Fesë në 1967?
    (për kujtesë `profesorit` diabolic Hulusi Hako)

    Lexova pa kureshtje, dhe i zhgënjyer broçkullitjet e të ashtuquajturit `Profesor` Hulusi Hakos në një shkrim tek gazeta Sot ditën e sotme, por duke menduar se sa profesorë të këtij lloji prodhoi PPSH, profesorë të cilat i përdori për qëllimet e saj të mbrapshta duke e lënë Shqipërinë një nga vëndet më të varfra në botë.
    Ky person dhe këta profesorë dhanë kontributin e tyre djallëzor në shëmbjen e kulturës tradicionale fetare të fesë në Shqipëri, me pretekstin absurd dhe marksist se shqiptarët nuk janë shumë fetarë, prandaj të heqim fenë në mënyrë që të krijonin `NJERIUN E RI` komunist.
    Ky njeri i ri komunist u dështoisigurisht, dhe pasojat e tij jemi duke i parë edhe në ditët e sotme sepse këta `njerëz të rinj` duke mos respektuar traditat dhe moralin përkatës fetar, sot nuk respektojnë ligjet, nuk duan të punojnë por tërhiqen ndaj përtacisë dhe qejfeve, merren me krimin, e kanë më të lehtë të bëhen politikanë për të drejtuar se sa profesionistë (sepse teknokrati dhe profesionisti kërkojnë shumë mund e punë për tu bërë), u bënë intrigantë dhe dashakeqës si dhe shpifarakë, duke shkaktuar rrëmuja dhe keq-informime si ky i ashtuquajturi Profesor Hulusiu.
    Këtë u mësoi marksizëm –leninizmi këtyre bastardëve të ateizmit-Intrigën.
    Hulusi Hako, jo vetëm që duhej dënuar në kohën e demokracisë, por sot duke përfituar nga Demokracia që ai luftoi në Kohën e `Shokut` Enver, ka guzximin djallëzor të jetë krenar për atë hata që bëri bashkë me kriminelët e tjerë duke rrafshuar kishat dhe xhamitë në 1967 së bashku me atesitë-komunistët e vendosur Apostol Kotani, Selim Nëngurra, e plehra të tjera të këtij lloji, një krim i pa ndëshkuar ende në Shqipëri.
    Dihet se Shqipëria u bë në 1967 vëndi i parë ateist në botë. dhe ishin këta njerëz të tipit Hako që Enveri përdori për të sulmuar Komunitetet fetare dhe fenë.
    Dikur këta komunistë-ateistë me poste të rëndësishme në hierarkinë e PPSH, nxitën luftën kundër fesë, bënë Fletë-Rrufetë e para kundër fesë dhe klerikëve, dhe ishin të parët që ngritën dorën kundër institucioneve fetare të asaj kohe në Shqipëri,- sot, në vënd që të pendohen për atë që bënë vazhdojnë avazin e dikurshëm duke përfituar pa pikë turpi dhe brerje ndërgjegje për atë masakër fetare që nuk u bë në asnjë vënd tjetër të botës përvecse në Shqipëri.
    Përse ky krim i viteve 1967 shkatërrimi i fesë dhe i komuniteteve fetare nuk u ndëshkua dhe nuk është futur në as në axhendën e demokratëve dhe as në axhendën e socialistëve edhe sot e kësaj ditë?
    Përse detyrimi i popullit shqiptar për të mos i u lutur Zotit, për ta bërë shtetin shqiptar një shtet mostër ateist nuk u ndëshkua dhe as kë ndërmënd të ndëshkohet të paktën moralisht?
    Përse indivdët me pushtet të asaj kohe që jetojnë për shtatë palë qeejfe vazhdojnë të tregojnë me mburrje se si u a bëmë klerikëve, se si bëmë në fletë rufëetë e para, se si i përkrahu PPSH (pasi dha urdhërin vetë Enver Hoxha), të paktën nuk i bren ndërgjegja për një akt Anti-moral dhe
    Anti-etik të paparë dhe të pashëmbëllt në të gjitha epokat, në të cilën edhe turqit-osmanllinj e lanë fenë e krishterë të mbijetojë në atë perandori islamike, kurse barbarët e tipit Hulusi Hako-s –jo?
    Ka vetëm një përgjigje të saktë dhe të prerë: Kalimi nga Diktatura ateisto-komuniste në Dekokracinë e post-komunizmit u bë me gabime dhe me difekte të mëdha qoftë nga mungesa e eksperiencës, ashtu dhe se një pjesë e mirë e Elitës intelektuale në Shqipëri ishte ateiste dhe e përkrahu heshturazi këtë krim monstruoz.
    Tipat si Hulusi Hako duhet të ishin sot në Bankën e të akuzuarve për krim ndaj Komuniteteve fetare, dhe jo të lejohej e të zgerdhihej,duke folur poshte e lart e duke dhënë intervista se si ..`u a futëm klerikëve të fesë në `67…`, apo nën maskën e pseudo-patriotit, dhe të profesorit që e ka marrë titullin me servilizmat nda Enver Hoxhës të shkruajë shkrime të turpshme kundër personaliteteve të nderuara fetare si Prof. Anastas aktualisht Kryepeshkop i K.o.a.sh.
    Turp për këtë `Profesor` të marksizmë-leninizmit, i cili në vënd që në ditët e sotme ti ngryste ditët në ndonjë xhami për të kërkuar falje ndaj mëkateve që ka bërë në atë kohë dhe në këtë kohë, vazhdon të sillet si adoleshent i papjekur, e të marrë nëpër gojë si gratë e liga,- njerëz të nderuar që po japin kontribut serioz dhe të vlefshëm në kohën e demokracisë, qoftë në ri-ngritjen e komuniteteve fetare të shkatërruara nga PPSH me Hulusi servilin në krye, ashtu dhe sektorë të tjerë, merret me komunitete fetare që as i njeh dhe as ka të bëjë me to, por dikur i ka dëmtuar me pa të drejtë.
    Është për të ardhur keq që ky person i dënuar nga opinion publik për veprën e turpshme të pjesmarrjes në prishjes së Kishave dhe Xhamive , dhe në fakt të : 2727 institucioneve fetare të asaj kohe në 1967 e nga këto rreth 930 ishin institucione fetare ortodokse, 1100 ishin institucione fetare myslimane dhe 600 institucione fetare ishin katolike.
    Mendoni se cfarë katraure bënë këta njerëz të neveritshëm në atë kohë dhe nuk u dënuan as sot e kësaj dite.
    Mendojnë se janë harruar gjërat, dhe flasin paturpësisht pa brerje të ndërgjegjes.
    Ja Kush është Hulusi Hako ateist-komunisti, një përfaqësues i Shejtanit- në Shqipërinë e vuajtur nga këta njerëz, të cilin PPSH e bëri professor për të zgjatur jetën e saj e për të gënjyer popullin.
    `Profesor` Hulusi Hako, udhëheqës dhe realizues i ateizmit në Shqipëri, u lind më 10 tetor të vitit 1930, në Delvinë. Shkollën fillore e përfundoi në qytetin e lindjes, ndërsa atë unike në gjimnazin “Asim Zeneli”, në Gjirokastër. Kreu studimet universitare në Universitetin “Lomo-nosov” në Moskë, për filozofi në vitet 1952-1958. Po ne vitin ´58, ai mbrojti diplomën me temë: “Roli reaksionar i islamizmit në Shqipëri”. Kthehet në atdhe dhe e emëruan pedagog në Universitetin e Tiranës, ku dha lëndën e materializmit dialektik. Në vitin 1967, ishte një nga propaganduesit e filozofisë ateiste dhe ndihmoi në lëvizjen e kohës kundër bestynive fetare dhe kulteve të besimit. Hulusi Hako është autor i një mori shkrimesh propagandistike antifetare dhe librash të kësaj fushe (të paprecedent edhe në botë) si: “PPSH mbi fenë dhe ateizmin shkencor” botuar në vitin 1967, “Akuzojmë fenë” botuar një vit më vonë. “Gruaja dhe fëmija, viktimat më të ndjeshme të ideologjisë fetare” që pa dritën e botimit në vitin 1969, “Gjyq Zotit”, viti 1972, skenar dokumentar “E vërteta mbi fenë” viti 1974. Në këtë periudhë mbrojti doktoraturën me temë: “Vija politike dhe përvoja e PPSH për edukimin ateist shkencor të popullit” viti 1978, “Ateizmi shkencor” viti 1983, “Vatikani paraziti shekullor i planetit” viti 1984, “Folklori, zëri i gjallë i kombit kundër fesë” viti 1986 (http://ëëë.forumishqiptar.com/thread...en-kunder-Fese).
    Në mbyllje i rekomandoj kësaj monstre të Komunizmit, të paktën të pendohet për këtë që ka bërë dhe të kërkojë falje e jo të shajë e të shpifë për njerëz dhe intelektualë që po përpiqen të ndërtojnë dhe jot ë shkatërrojnë siç ka bërë ai në të shkuarën e hidhur.

  2. #2

    Për: Përse nuk dënohën krimet e kryera ndaj Fesë në1967?

    Ja Kush është Hulusi Hako ateist-komunisti, një përfaqësues i Shejtanit-
    Oponioni i nje fetari eshte po aq i vlefshem sa ai i nje jofetari ne kete pike. Po ne shekullin qe jetojme te konsiderosh dike perfaqesues te Shejtanit apo Djallit eshte sa anakronike aq dhe qesharake. Poshtersia e isntitucionit fetar eshte binomi Fe-Zot. Dmth besimi ne Zot duhet patjeter te institucionalizohet dhe kaloje nepermjet fese. Dhe fetaret gjithmone do ta kene te veshtire te kuptojne qe feja eshte krijuar nga njeriu dhe ska lidhje me besimin ne Zot. Cdo gje qe krijohet nga njeriu per te kontrolluar njeriun meriton te neveritet dhe denohet. Feja eshte kancer qe duhet shkulur.

  3. #3
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Përse nuk dënohën krimet e kryera ndaj Fesë në1967?

    Te denohen ata qe bene dhe vazhdojne te bejne propagande antifetare,por te mbrohet me cdo kusht makineria propaganduese antinjerzore-feja!kjo eshte ajo qe ju kerkoni pirro10?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Përse nuk dënohën krimet e kryera ndaj Fesë në1967?

    Kujdes me fjalorin Pirro,duhet te diskutohet ne nje gjuhe me te moderuar,jo me ofendime.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Përse nuk dënohën krimet e kryera ndaj Fesë në1967?

    Po i nderuar, fjalorin e kam kujdes, dhe vetem kam parawitur permajtjen e ketyre njerezve qe shkaterrun ne emer te ateizmit- mbi 2200 institucione fetare- myslimane-ortodokse -katolike; nje je e padegjaur ne bote ne keto 200 vitet e fundit. As osmanllinjte nuk shkaterruan kisha . Kurse Profesoret e komunizmit te tipit Hako mburren ne kohe e demokracise. Per fat te keq paska dhe ndonje lexues qe i mbron. Turp. Keta njerez duhet te denohheshin qe ne fillimet e demokracise- te akten dhe sot edhe moralisht, sepse skota e urryer e shkaterruesve te traditave dhe fese se shqiptareve ende gjejne perkrahje ne Shqiperi nga keta pafillo te demokracise qe tallen me gjithcka. Dhe thone perse nuk na do Europa....

  6. #6
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Përse nuk dënohën krimet e kryera ndaj Fesë në1967?

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Oponioni i nje fetari eshte po aq i vlefshem sa ai i nje jofetari ne kete pike. Po ne shekullin qe jetojme te konsiderosh dike perfaqesues te Shejtanit apo Djallit eshte sa anakronike aq dhe qesharake. Poshtersia e isntitucionit fetar eshte binomi Fe-Zot. Dmth besimi ne Zot duhet patjeter te institucionalizohet dhe kaloje nepermjet fese. Dhe fetaret gjithmone do ta kene te veshtire te kuptojne qe feja eshte krijuar nga njeriu dhe ska lidhje me besimin ne Zot. Cdo gje qe krijohet nga njeriu per te kontrolluar njeriun meriton te neveritet dhe denohet. Feja eshte kancer qe duhet shkulur.
    Edhe ligji eshte krijuar nga njeriu per te kontrolluar njeriun, si thua ti, ta neverisim dhe denojme?! Mos i paragjykoni gjerat, por merrni iniciativen dhe hidhuni nje sy, mos u beni pre e propagandes.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  7. #7

    Për: Përse nuk dënohën krimet e kryera ndaj Fesë në1967?

    Pre e kujt propagande? Dhe pse mendimi jot qenka i bazuar ne llogjike e arsye dhe ndjesi ndersa i imi eshte pjelle e propagandes?

    P.S. Krahasimi i ligjit me fene me duket fare pa vend.

  8. #8
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Përse nuk dënohën krimet e kryera ndaj Fesë në1967?

    Ti thua pse besimi ne Zot duhet te kaloje permes fese. E thjeshte fare, konceptin e mirefillte per Zotin na e mesojne tri fete monoteiste. Te thuash qe cdo gje qe krijohet nga njeriu per te kontrolluar njeriun, duhet te neveritet dhe denohet, eshte e pa arsyeshme. Shteti gjithashtu eshte nje krijese e nevojshme, e krijuar prej njeriut per te kontrolluar kete te fundin dhe mbare shoqerine. Pastaj je i sigurte ti qe jane gjera te krijuara nga njeriu? Cila eshte arsyeja?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Meriamun : 21-11-2013 më 12:01
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  9. #9

    Për: Përse nuk dënohën krimet e kryera ndaj Fesë në1967?

    Eshte absurde shkalla ne te cilen po shkon argumentimi yt. Nje Zot si ai qe beson ti dhe miliona te tjere ne bote nuk ka nevoje per fe qe te ndermjetesojne komunikimin e tij me njeriun. Me mjafton historia e katolicizmit dhe menyra sesi u hoqen e tjetersuan "mesimet" fetare sipas qejfeve te njerit keshill apo grupi institucional fetar, me mjafton kriment skandaloze ndaj kultures e artit ne shkalle globale, me mjaftojne krimet cnjerezore ndaj vete njeriut per te mos denjuar as t'i permend emer e jo me ti hedh syte apo mesoj per te arritur ne perfundimin qe ose Zoti te cilit te gjithe keta njerez i besojne eshte MIZOR, ose njerezit qe veteshpallen si zedhenes te ketij zoti (perfshi ketu dhe institucionet qe ata ngrene) jane nje tufe spekulatoresh, mashtruesish dhe mjeshtrash, te afte te tallin menderen me nje njerezim te tere. Zgjidh njeren nga te dyja. Dhe te gjitha fete kane kaluar neper te njejtin ulluk. Pak me shume e pak me pak. Uji vjen i paster vetem ne burim zoteri.

    Nuk thashe qe cdo gje qe krijohet nga njeriu per te kontrolluar njeriun duhet te denohet. Ti po spekullon me shprehjen sepse ndonese nuk eshte specifike, ne kontekst me mendimin qe kam shprehur eshte e qarte qe ka lidhje vetem me fene.

  10. #10
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Përse nuk dënohën krimet e kryera ndaj Fesë në1967?

    Kush jetoi dhe s'mekatoi? Individe te ndryshem ne periudha te ndryshme varur prej rrethanave, mosdijes dhe keqinterpretimit, devijimit me dashje apo padashje kane bere gjera te papelqyeshme. Eshte gabim te gjykosh fene duke marre per baze veprat e disave. Nese Zoti nuk eshte drejtuar ndaj neve nepermjet feve, atehere cila eshte rruga me te cilen Ai na eshte bere i njohur(shpalosur ekzistencen)?

    Nuk besoj qe njeriu te jete veper e nje papergjegjshmerie. I lene i lire te livadhise e te beje cfare te doje. Cdo gje ne bote, madje dhe ne trupin e tij, tregon se ka nje arsye per te cilen eshte. Syri per te pare, veshet per te degjuar etjere me radhe. Atehere si ka mundesi qe ekzistenca e njeriut te jete pa kurrefare arsye dhe pa nje mesazh???
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •