Close
Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 130

Tema: Mistere

  1. #31
    Mbas studimeve te metejshme u zbulua se kjo aparature e shpikur nga njeriu krijonte nje nje rreze aktuale me fushe antigravitacionale ne gjendje per te ngritur nje bllok guri disa tonelatash duke e mbajtur ate pezull dhe me pas ulur ne vendin e paracaktuar. Kjo lloj aparature padyshim ishte makina operative qe ishte perdorur per te ndertuar Piramiden e Madhe dhe qe mund te jete nje forme mbajtje ne ajer mekanike. Menyra sesi furnizohej me energji duhej te fshihej ne bazen e gjere te aparatures e cila mbas nje ekzaminimi te hollesishem dukej si nje pjese teresore pa gjurmen me te vogel te bashkimit apo ngjitjes. Kjo makineri sado e cuditshme mund tju duket lexuesve, ne kohen e ekzaminimit ishte teresisht funksionale.

    U zbulua qe ishte funksionale mbas 2 oresh studimi te kujdesshem kur vala e shkaktuar nga dora kalonte mbi nje si lente ne ngjyre te kuqe. Per te parandaluar cdo lloj alarmi qe mund te binte prej makines, tingulli i nje frekuencie te larte vazhdoi vetem per disa sekonda. Gjate ketyre sekondave elektriku i dores qe mbahej nga Sherman Stiles u ngrit pezull dhe drita qe ishte drejtuar paralel u ngrit vertikalisht drejt tavanit dhe fatmiresisht tingulli i alarmit u nderpre. Tingulli filloi i ngjashem me tingullin e nje violine ne rregjister te ulet dhe cdo sekonde ngrihej ne frekuence me nje kreshendo te papritur. U llogarit qe nese ky tingull arrinte maksimumin e tij, frekuenca e tij do ishte shume pertej diapazonit te degjimit njerezor.

    Ndonese kjo duket shume e pabesueshme po ju kujtoj George Makefield nga Toronto, Kanada i cili kreu nje eksperiment me nje shpikje te ngjashme ne vitin 1931. Makina qe ai prodhoi u konsiderua nga dy qeverite, ajo Britanike dhe Amerikane si nje mashtrim dhe qe nuk mund te funksiononte. Po ne demonstrimin ne Ottawa, George Makefield provoi makinen e tij antigravitacionale duke ngritur pezull ne ajer nje automobil e markes Buick Sedan, 1930 dhe duke e mbajtur lart nga toka pothuajse 1.85 cm per me shume se 2 ore e gjysem. Per shkak te cmimit te larte te energjise qe ai perdori nuk u konsiderua si shpikje e vlefshme dhe te dy qeverite refuzuan ta pranonin shpikjen deri sa Makefield vdiq dhe mori me vete ne varr sekretin e shpikjes. Ai vdiq ne mjerim te plote si shume shpikesa dhe shkenctare te tjere.

    Ne nje situate te ngjashme, George Worl nga Philadelphia eksperimentoi me nje makine identike ne vitin 1937 ku ai kishte rregjistruar tingullin dhe vibracionin e notes DO ne nje oktave shume te larte ne instrumentin e violines dhe e aplifikoi ate 20 mije here. Ky tingull dhe vibracion i padegjuar ndonjehere ishte ne gjendje te ngrinte nga toka nje bllok solid betoni me peshe prej 5 tonelatash. Ndejti ashtu pezull deri sa shpikesi morri perseri ne dore kontrollin e violines duke i rene nje akordi. Ne vend qe blloku te binte ngadale u perplas me force ne pllakat prej qeramike te dyshemese se laboratorit. Worl ishte ne rruge te drejte per te perfeksionuar shpikjen e tij por vdiq krejt papritur. Pra kjo lloj aparature ishte e njohur qe ne vitet 30-te dhe ajo qe shikonim perpara syve tane nuk paraqiste ndonje cudi te madhe. Shume shpikje te tilla jane realizuar gjate 2 gjeneratave te fundit po per shkak te skepticizmit te atyre qe kontrollojne fondet qeveritare si dhe te investitoreve private, shuhen dhe publiku as qe e merr vesh ndonjehere se cfare arritjesh madheshtore mund te gezonin.

    Tani qe me ne fund kjo aparature u zbulua dhe zgjidhi enigmen sesi ishte ndertuar Piramida (nepermjet perdorimit te me shume se nje makine) lindi pyetja – kush e ndertoi dhe kush ishin shpikesit e kesaj makine ta pakrahasueshme?
    Nje tjeter objekt qe meritonte nje vemendje te vecante ishte po aq i cuditshem dhe i pakuptueshem sa te tjeret. Behet fjale per nje unaze gjigande metalike me nje diameter prej 25 kembesh dhe me nje si te futur ne forme tuneli ne brendesi me nje gjatesi prej 12 kembesh. Me nje shikim te pare mund te mendohej qe ishte ndonje pjese e madhe kanali betoni nga ato te nendhshmit qe bejne derdhjen e ujerave por me nje ndryshim, ky qe shikonim ne ishte metalik.
    Pjesa e brendeshme (me nje trashesi prej te pakten 10 cm) kishte nje siperfaqe shume te lemuar dhe te shkelqyer, te ngjashme me veshjen e disqeve fluturuese. Edhe ne kete pjese metalike provuam te gervishtnim, prisnim apo krijonim ndonje shenje por pa sukses dhe vete metali nuk paraqiste asnje shenje ndryshkjeje apo ngjyrosjeje artificiale. Ne pjesen ekstreme ne te djathte, nese e shikoje perballe (gje qe eshte e veshtire per ta shpjeguar) ndodhej nje si kuti kompjuterike, e njejte me ate qe pame tek makineria e antigravitetit. Duke u nisur nga eksperienca e pare me ate makine preferuam te mos e preknim. Askush nuk guxoi te provonte sepse nuk dihej cfare efekti mund te shkaktonte.

    Ne brendesi te siperfaqes struktura ishte disi ndryshe. E gjithe veshja e brendeshme ishte e mbushur me vija te holla qe fillonin nga pjesa e jashteme e unazes dhe vazhdonin te ngushta ne forume spirale duke perfunduar tek pjesa tjeter ne krahun e kundert, 12 kembe ne thellesi te unazes. Keto vija te holla ishin prerje ne metal me nje distance prej 5 cm nga njera tjetra dhe ne kete distance brendesia e unazes kishte nje siperfaqe te ashper. Dyshemeja ishte po aq e lemuar sa edhe ajo jashte unazes pervec nje vendi te caktuar. Ne mes te tunelit ishte nje si urez horizontale qe lidhte dy pjeset e harkuara. Dukej si nje lloj platforme ku mund te rrinte dikush perpara se te aktivizohej makineria.

    Me ndihmen e inxhinjereve tane si dhe te tjereve, mbas 2 vjetesh teoria me e forte qe mbeshtetej kryesisht ne pranine e atyre vija te cuditshme brenda unazes, mund te shpjegohet ne dy menyra. Nga dizajni i vijave spirale brenda unazes mund te dilje ne konkluzion qe kjo aparature mund te ishte nje “makine kohe” ose nje unaze transferuese (si ajo ne filmin Stargate) per teletransportim (duke e spostuar nje person nga nje pike e caktuar ne nje tjeter nepermjet ristrukturimit te atomeve fizike). Gjate studimit te 19 fotove nga afer te kesaj unaze te pazakonte, pergjigja duhej ti perkiste ose njeres ose tjetres teori. Ne perpjekje per te dhene nje shpjegim rracional sipas arritjeve te shkences sone ideja e nje “Makine Kohe” por...

    Nje brendesi te dhomes u gjet nje tjeter dere hekuri e mbyllur por jo e kycur. Kjo dhome ishte komplet e boshatisur pervec nje modeli ne miniature te vete Piramides qe ishte vendosur ne mes te dhomes. Nuk e levizem por e matem dhe permasat e saj nga binden qe behej fjale per nje replikim te persosur te vete Piramides se Madhe e cila eshte 762 me 486 kembe ndersa modeli ishte 7.62 me 4.86 inc. Kjo strukture ne miniature ishte krijuar me nje material te ndritshem sikur te ishte plastike. Nga njera prej fasadave mund te dallohej nje fije e holle qe perdridhej per nje gjatesi rreth 2.86 inc dhe mund te krahasohet si trashesi me telin me te holle te pianos. Nuk kishte asnje buton, disk sensoresh apo hapje me drita te vogla. E pare nga jashte dukej si dicka krejt pa kuptim por jo gjithmone ajo qe ska kuptim do te thote se ska nje funksion. Mbas 4 vjetesh studime te kater fotografive ky objekt vazhdon te mbetet edhe sot e kesaj dite nje mister i pazgjidhur.

    vazhdon...

  2. #32
    Misteret e Piramides


    Pjesa e Katert


    Cfare zbuluan arkivat antike


    Nga Qershori i vitit 1976 deri ne Maj te vitit 1977 u kryen 6 vizita. Ishte shume e dyshimte nese do te mund te realizonim nje vizite te shtate dhe nuk dihej se kur do te ishte e mundur kjo. Dyshimet per ekspediten dhe qellimin tone kishin filluar te ngriheshin ne mase nga ana e zyrtareve egjyptiane, sidomos per faktin qe disa here pjestaret e ekspedites sone ishin pare te ngjiteshin ne murin jugor dhe te zhdukeshin krejt papritur. Miqte tane egjyptiane mund te jene pak te ngadalshem ne te kuptuarin e qellimit te udhetimeve tona te shumta por jane shume larg te qenurit budallenj. Ishte fakt qe cdo pjestar qe shikohej te ngjitej ne Piramide zhdukej krejt papritur dhe kjo ishte nje dicka shume e pazakonte. Cdo justifikim i metejshem per te vazhduar qendrimin aty apo blerje te ushqimeve dhe filmave fotografike do e kishte cuar dyshimin ne esktrem dhe kjo do sillte ndjekjen e sejcilit prej nesh nga ana e zyrtareve egjyptiane.

    Nga keto gjysem duzine udhetimesh ne varr u kryen 2700 filma fotografik te arkivave. Ne periferi te Bonit, Gjermani kishim ngritur nje laborator ku zhvillonim filmat dhe i zmadhonim ato 250 here deri sa efekti i paqartesise e bente te pamundur perkthimin e shkrimeve te lashta. Ne Nentor te vitit 1979 te gjitha perkthimet perfunduan ne forme te pergjithshme per tu vazhduar ne vitet qe vijuan. Per te percaktuar hapat fillestare ne dekodimin e shkrimeve duhej te stabilizohej nje lloj fjalori, pa i dhene rendesi nese ishin germa apo simbole. Disa germa qe shfaqeshin me shpesh se te tjerat u listuan ne nje grup tjeter germash. Simbolet qe i ngjanin trekendeshave fillimisht kishin kuptimin e Piramides por kur fjalia ndertohej, kjo fjale e humbiste kuptimin e struktures. Nje detaj thelbesor ishte nje germesimbol e ngjashme me nje “S” gjysem te anuar dhe me nje si vize ne mes. Kjo me pas u kuptua te ishte “qender”. Simboli i rrumbullaket ne brendesi te te cilit ishte nje si gjysem rrethi u kuptua te ishte simboli qe paraqiste planetin tone me nje vrime te madhe ne Polin e Veriut, ashtu sic u konstatua dhe nga zbulimi i bere nga Admirali Byrd. (Per admiralin Byrd dhe zbulimin e tij do bej nje shkrim menjehere mbas perfundimit te ketij shkrimi-Darius).

    Duke i bashkuar keto germa dhe simbole me forma te cuditshme dhe vendosur ato ne vije te drejte sic pranohen nga nje fjali e strukturuar llogjikisht rezultoi pa sukses disa here dhe nuk jepnin asnje nga kuptimi i pritur. Simbolizimi i zbuluar ne fillim te perkthimit ngjasonte me Gjuhen e Atlantasve dhe duke u bazuar ne kete gjuhe progresi ishte i shpejte, ndonese njohuria per gjuhen e Atlantasve ishte shume e paket.

    Petrie de La Rue, i famshmi Biblioskriptori francez qe drejtonte ekipin prej pese studiuesish te nje kalibri te njejte dhe qe ishin te gjithe mjeshtra te gjuheve antike, bene nje pune kolosale.
    Fotoja qe eshte postuar me siper paraqet shkrimin ne njerin nga disqet dhe perkthimi i ketij shkrimi nxorri kete informacion:

    Njohuri mbi shtate hapjet e Urimi, njera ne qendren magnetike te tij (Poli i Veriut), dy ne rajonet e mesit (rajoni i Jukatanit), nje ne Kuadratin Lindor (Shtetet e Bashkuara), dy ne krahun e kundert magnetik (Polin e Jugut) dhe nje ne mes te kuadratit oqeanik (Atlantik). Banore te nentokes ne kuadratin lindor dhe ne mes te gjysem sferes se perimetrit (Zona e Amerikes se Jugut) banor te solar 500 ne 1000 (qe do te thote se civilizimi i nendheshem ka ekzistuar prej 500 mije vjetesh solare) Baza e energjise Fizionike ne themel te sferes (kjo i referohet berthames se lenget te Tokes ose energjise se brendeshme).

    Hapesira te krijuara nepermjet drites per te hyre mbas strukturave (qe do te thote se hapesirat e nentokes te banuara nga ky civilizim ishin krijuar nga rreze lazeri perreth qyteteve per te krijuar mundesine e lidhjes midis tyre.) E njejta metode ishte pershkruar ne librin e Rampas, HEREMITI. Shtate prej te shtatave te fizionit dhe 63 nga ndarja e atomeve (qe ka kuptimin qe nga 70 qytete, shtate prej tyre kane energji ne formen e fizionit te lenget ndersa 63 perdorin perdorin ndarjen e atomit, neutronit dhe fotonit) dhe vija e nisjes drejtohet nga forca dhe lazeri. (Kjo ka kuptimin e nje fushe force speciale qe perdorej per te siguruar sistemin shtytes per anijet komzike duke i dhene drejtimin e duhur nepermjet teknologjise lazer.)

    Energjia per driten e lenget (fizionin) merrej nga qendra e pese planeve te ndryshme dhe nxirrej dhe kultivohej nga fushat e forces magnetike.

    Te gjitha strukturat e nendheshme te siguruara nga brendesia e berthames se berthames dhe te perpunuara me lazer strukturoheshin nepermjet ngritjes pezull (ka kuptimin qe te gjitha ndertimet strukturale metalike siguroheshin nga brendesia e tokes dhe vendoseshin nepermjet ngritjes pezull duke perdorur lazerin).

    Mbas 2 vjet e gjysem studimesh intensive dhe skanimi te detajuar te 2700 mikrofilmave duke zmadhuar ato qe paraqiteshin me te lehta ne perkthim, duke studiuar harta dhe te dhenat e tjera, u mesuan shume gjera ndonese fotot e bera ne librarine “metalike” nuk kishin rend kronologjik. Nepermjet ketyre perkthimeve ne mesuam per civilizimet tona paraardhese sic e permenda me perpara, gjuhen e tyre dhe arritjet e tyre, sidomos faktin qe perpjekjet dhe zhvillimi teknologjik nuk kishte nderhyre me elementet e natyres. Mesuam po ashtu qe Egjyptianet ishin pasardhes direkt te rraces Atlanteane dhe sesi sebashku kishin jetuar si njerez te civilizuar, ndryshimi i emrave qe ndodhi mijera vjet me pare si dhe vendet ku ata kane jetuar.


    vazhdon...

  3. #33
    Misteret e Piramides


    Pjesa e Peste


    Fuqia Supreme e Njeriut



    2700 mikrofilmat e kryera ne varr nxorren ne shesh shume gjera mbi vizitoret tane Aliene dhe mesimet e tyre dhe perpjekjet per te nxjerre ne pah fuqite e padukshme te rraces njerezore si dhe per ta aftesuar ate ne thyerjen e barrierave tokesore. Zoti krijoi Token dhe mbi te krijoi njeriun, ky ishte mesazhi qe ishte shkruar. Njeriu duke qene i verber mbi ligjet universale dhe qellimit te ekzistences se tij si rrace njerezore eshte i paafte te kuptoje ate qe ishte shkruar dhe nuk mund te kuptoje qellimin e vete kohezgjatjes se jetes se tij. Disa te perzgjedhur nga te paret tane duke patur njohuri mbi universin ja u shpjeguan ato te tjereve por pjesa me e madhe e mases sone inkompetente i shmangen fakteve qe ata nuk munden ose nuk i pranojne si te verteta. Duke qene se njeriu eshte nje shpirt ne nje trup njerezor dhe eshte pasardhes direkt i Zotit dhe Alieneve refuzon me mosperfillje faktin qe te gjithe kane lindur te barabarte dhe pavaresisht nga zhvillimi qe arrin gjate kohes se shkurter te jetes se tij, ai dhe vetem ai mendon se ka krijuar cdo gje. Te tallesh me idene e nje inteligjence superiore, te ardhur nga planete te tjere eshte nje shprehje e injorances qe rraca njerezore ka kultivuar me kaq persosmeri.

    Te dyja palet, alienet dhe njeriu kane te njejten aftesi te valeve mendore dhe te dyja palet jane pjese e fuqive universale. Duke u perqendruar ne faktin e fuqise supreme dua te citoj dicka nga libri “Universi Misterioz” i Sir James Jeans i cili shkroi fjalet e meposhtme ne lidhje me njohurine njerezore:

    “Te gjithe ato trupa qe perbejne skeletin e fuqishem te teresise nuk do kishin asnje vlere substanciale pa mendjen. Ndersa jetojme ne nje epoke te nje progresi shkencor te paharrueshem, njohuria eshte shnderruar ne qellimin tone me kryesor ndersa besimi ne Zot dhe ne mendjen universale ka kaluar ne plan te dyte. Njeriu ka qene gjithmone pertej realitetit te tij te ngjergjegjes dhe te mendimit dhe nuk e kupton fuqine e madhe qe ndodhet ne mendje si dhe qellimi universal i kesaj te fundit, gje qe mund ti japi shume mire pergjigje se cfare dhe pse ndodhet pertej asaj qe mendojme se eshte kufiri i normales. Albert Einstein ka shprehur gjithmone besimin e tij qe njeriu duhet ta konsideroje kohen si nje dimension tjeter ku te gjithe te pranishem duhet te pergatiten per zgjerimin dhe hyrjen ne nje dimension qe vijon. Teorite e rifreskuara te Einstein e cuan ate ne perfundimin se me mendja eshte realiteti perfundimtar dhe celesi qe hap dyert e mistereve te universit.

    Ne jetojme ne nje sfere rrotulluese ne hapesire, e ndodhur ne orbiten e nje ylli qe shkon nga Plutoni tek Merkuri. Ne e dime gjera per keto planete dhe historine e tyre, daten e perafert te lindjes dhe distancave midis njeri tjetrit. Ne ne menyre te vazhdueshme po eksplorojme hapesiren duke dizenjuar anije gjithmone e me te mira dhe te shpejta per te penetruar qiejte, satelite si laboratore ekzistence dhe komunikim me vizitore nga zona shume te largeta te universit por si per ironi (sic mund te duket) ne duhet ende te zbulojme misteret e vete mendjeve tona e cila eshte damari me i pasur i njohurise.

    Ligji i mendjes tuaj eshte gjithashtu dhe ligji i universit dhe ligji i besimit qe do te thote se nese ju besoni ne vete besimin atehere cdo gje eshte e mundeshme pasi mendja juaj eshte nje qenie e pandare e shpirtit universal ku njeri nuk mund te ekzistoje pa tjetrit. Si rrjedhoje fuqia qe ndodhet tek sejcili prej nesh ne sbukoshiencen tone eshte supreme dhe si e tille eshte praktiuar nga civilizimet e lashta te se kaluares dhe te atyre qe sollen nje njohuri te tille ne Toke me shume se gjysem milioni vjet te shkuara. Nese fuqite e mendjes jane te njohura ne ditet e sotme nga shkenctaret, studiuesit, profetet dhe pjestaret e kulteve psiqike atehere kush mund te jete ne gjendje te luaje rrolin e gjykatesit dhe te gjykates mbi te dhenat qe dolen nga shkrimet e lashta te disqeve?”


    Teletransportimi

    Teletransportimi i perdorur ne kohet e lashta eshte teresisht pjese e fuqise supreme te Njeriut pasi trajton fuqine mendore dhe vetem ate (ne nje nivel shume te avancuar). Fjala “teletransportim” ne cdo fjalor i referohet nje transferimi te menjehershem te nje trupi ose objekti nga nje pike fillestare ne nje tjeter pike ne hapesire dhe kohe pa perdorur forcen fizike te dukshme. Eshte nje proces ku nje trup duket sikur dematerializohet dhe rishfaqet ne nje pike te caktuar distante, te ngjashme me historine fantastiko-shkencore te “Makines se Kohes” si dhe te filmit “Star Trek” ku njerezit teletransportohen ne Toke nga anija kozmike. Arkivat e lashta tregonin se pavaresisht nga cdo proces dematerializimi pa patur rendesi nese realizohej nepermjet aparaturave te nje teknologjie te larte ose duke perfshire transformimin spiritual, eshte vete nje ceshjte qe mund te realizohet duke bere rindertimin e struktures se atomeve, pak rendesi ka nese jane pjese e trupit njerezor apo te ndonje objekti te ngurte.

    Pra Teletransportimi eshte nje proces i cili kryet ne nje te miliarden e sekondes. Detajet sesi funksionon nen rregullat e aparaturave jane pertej aftesie njerezore te te kuptuarit. Gjate transferimit te nje trupi ose objekti ka nje gabim i nje rreziku te pallogaritshem per njeriun dhe cdo gje tokesore. Teletransportimi kryhet vetem ne nje fraksion te sekondes dhe pertej kesaj nje te miliarde te sekondes, transferimi humbet pergjithmone. Nje shembull do e shpjegonte me mire kete ide; nese procesi i teletransportimit do vonohej ne momentin qe ka filluar per te transferuar nje trup ne nje dimension kohor tjeter ose nese ndarja e atomeve perdoret per te pershkuar nje mur atehere nje hezitim i tille ne fraksionin e sekondes do shkaktonte ngecjen e perhershme te njeriut apo objektit brenda murit.

    Arkivat tregonin per dy forma teletransportimi. Njera behej nepermjet aparaturave ku rrezet e drites drejtoheshin mbi trupin ose objektin duke perdorur zberthimin e “dritens se lenget” , kompleksiteti i nje atom ndaresi dhe nje force fushe magnetike qe zgjaste vetem disa caste. Mbas kesaj procesi i menjehershem fillonte mbi trupin ose objektin qe zhdukej dale nga dale nga pamja per tu rishfaqur ne nje destinacion te ndryshem ne te njejtin moment, pa patur rendesi se sa larg mund te ishte. Nese e keni parasysh filmin serial “Star Trek”, kjo forme teletransportimi tregohet me saktesi pervec faktit qe kohezgjatja nuk eshte korrekte. I gjithe procesi i teletransportimit nga momenti i fillimit deri ne perfundimin e tij zgjat vetem 3 sekonda dhe gjate ketyre 3 sekondave vetem nje e miliarda e sekondes nevojitet per te krijuar rindertimin e perkohshem te struktures atomike.

    Sic mund te jeni ne dijeni, cdo gje qe ekziston ne kete univers, perfshi ketu format e ngurta qeniet njerezore ose nje forme spirituale, konsiston ne perberje atomesh ose nje strukture atomi. Trupi dhe shpirti juaj jane atome por ndnryshojne ne dendesine e tyre dhe duke qene se atomet jane materie ato nuk mund te shkaterrohen asnjehere. Ato pranojne te ndryshojne nga nje forme ne tjetren dhe mund te rindertohen perkohesisht por kurre nuk mund te shkaterrohen perfundimisht. Atomet te cilat jane frymarrja e vete jetes mund te ndryshohen nga te padukshme ne te ngurta. Ato mund te behen njeri nje dite dhe spirituale diten tjeter; mund te ndahen per tu perdorur si energji shperthyese (bomba atomike) ose mund te ndahen per tu perdorur per energjine e paster. Pra nga kjo forme mikroskopike, pjesez e padukshme, vjen jeta dhe cdo gje per te cilen ne jemi deshmitare ketu ne Toke dhe ne univers.

    Alienet ose antiket e famshem perdornin teresisht fuqine e mendjes. Ata perdornin atomet si nje njohuri per energji, teletranportim, penetrim kranial (lexim te mendjes), anije hapsinore, fuqi per te sheruar, telekinetike, ngritje pezull te objekteve dhe shtim ne mase te jetegjatesise ne me shume se 1 mije vjet (sipas mases kohore ne Toke). Teletransportimi pervec kryerjes nepermjet aparaturave ishte aplikuar edhe nepermjet fuqise se mendjes universale. Kur dikush ka nje eksperience jashte trupit (out of body experience) ai aktualisht prek nje forme dematerializimi vetem se ne kete eksperience ai shnderrohet ne nje qenie spirituale dhe i mungon teknologjia per te realizuar edhe transportimin e vete trupit fizik. Ne arkivat e fshehta te disa nga instituteve tona me prestigjioze ekzistojne materiale mbi “Forcen Transportuese” ose te fluturimit qe eshte klasifikuar si Top Sekret. Qeveria jone dhe agjensite e saj institucionale kane te dhena te detajuara qe liston zhdukjen e anijeve te medha te ngarkuara me mallra dhe me pasagjere, njerez qe jane pare krejt papritur te emetojne drite dhe te vibrojne si nje llambe inkandeshente dhe me pas te zhduken menjehere nga shikimi.


    vazhdon...

  4. #34
    Misteret e Piramides


    Pjesa e Gjashte



    Disa Sekrete Te Pathena


    Ne vazhdim te studimit te metejshem dhe procesit te vleresimit te disqeve nepermjet fotografive mund te shpjegoj vetem nje porcion fare te vogel dhe po kaq mund te publikohet ose te nxirret. Shume nga te dhenat qe kane lidhje me nje teknologji te larte nuk mund te publikohen per kete brez deri sa te vazhdoje te sundoje te menduarit apatik te masave. I referohem te dhenave arkivore ne lidhje me formulat e sakta te telekinetikes, teletransportimit njerezor, burimin e drites se lenget ketu ne toke, arti i ngritjes pezull dhe hapat e avancuar te forcave transportuese dhe fare pak te dhena mbi vendndodhjen e sakte te hyrjeve per ne brendesi te tokes ku ekzistojne civilizime pikerisht ne kete epoke qe jetojme ne.

    Ne pothuaj cdo shekull te kaluar njerezit kane marre pak a shume nje fijeze informacioni nepermjet legjendave te ndryshme qe kane kaluar nga brezi ne brez prej te pareve te tyre, nga folklori indian, historite nga Platoni, perrallat e Zhyl Vernit ose aventurat dramatike te Orson Wells ne lidhje me monstrat detare, njeriu i vogel gri nga hapesira ose njeriu i debores qe e ktheu skepticizmin ne nje realitet te frikshem. Pjesa me e madhe e mosbesuesve ne bote nuk jane komplet pa rezerva ndaj shume prej fenomeneve te pashpjegueshme sidomos kur kemi te bejme me deshmite apo referencat per Majat qe gjeten rrugen e tyre neper tunelet e nendheshme per ne brendesi te maleve, shpellave dhe vete tokes per te themeluar qytetet e tyre te brendeshme, pertej cdo turbullire dhe influences dekadente te rraces njerezore qe zoteron siperfaqen e tokes.

    Pa llogaritur besimin apo mosbesimin ne lidhje me teorine e Tokes boshe, legjendat jo vetem kane ngulur kembe mbi “Zotat e Arte qe dolen nga thellesia” por edhe vete ne kemi konfirmimin tani nga mirkofilmat qe indikojne shtate hapje aktuale shume poshte siperfaqes se Tokes. Ne ato kohera kjo rrace e avancuar dhe me nje inteligjence shume superiore kane dhene referenca per fakteqesite qe do vijne per rracen tone dhe qe do ndodhin e Epoken e Peshkut (qe jemi ne) duke i dhene fund asaj. Vetem per kete arsye ata moren masa dhe kryen pergatitje shume kohe me pare per te siguruar nje ekzistence me te sigurt (nga Majat dhe Atlantasit) ne brendesi te Tokes dhe jo me mbi siperfaqen e saj. Po flasim per nje epoke qe shkon mbrapa ne kohe rreth 25 mije – 30 mije vjet.

    Me aq sa arritem te percaktonim nga hartat e Majave, keto hyrje sekrete per ne brendesi te Tokes te cojne direkt ne qytete-shpella shume shume poshte siperfaqes. Dhe jo vetem Majat por edhe perpara tyre ka patur te dhena per keto hyrje por qe jane mbajtur te fshehta per arsye specifike. Kjo rrace e vecante ka qene shume e fshehte dhe e kujdesshme ne nxjerrjen e te dhenave per gjetjet dhe shpikjet e tyre teknologjike dhe mbase qellimisht kane eleminuar pjesen me te madhe te hyrjeve duke ju druajtur kuriozitetit te njerezve te siperfaqes.

    Asnje prej shkrimeve te lashta te Majave nuk jepte detaje mbi vendndodhjen e sakte te rezidences se tyre, qyteteve te tyre te nendheshme apo kohes se kur ishin ndertuar.

    Nga filmimet e bera te disqeve metalike ne ishim me fat qe mesuam vendndodhjen e te pakten shtate hyrjeve te medha. Po te mos kishte qene per kete zbulim te varrit, do ishin shpenzuar shume vite te tjera duke kerkuar gjithe siperfaqen e globit. Dhe ne nje rast te tille ato do te mund te gjeheshin vetem rastesisht si rezultat i ndryshimit te siperfaqes se Tokes nga aktiviteti sizmik, permbytje dhe zhvendosjeve tektonike. Ne kohen kur keto disqe ishin vendosur ne varrin e fshehte sipefaqja e tokes nuk ngjante aspak me kete te diteve tona.

    Keto carje perbrenda tokes sone jane ne nje fare menyre shume me ndryshe nga cmund te presi nje turist. Keto hapesira poshte kores se tokes kane nje madhesi te tille ne gjendje te ndertojne disa qytete ne nje zone te vetme. Psh shpella ne themelin e hyrjes ne Veri (sipas hartave te lashta) mund te mbaje mese miri te gjithe qytetin e New York dhe Cikago sebashku dhe perseri te kete hapesire per mbjellje dritherash dhe te lashtash te tjera.

    Ne Ameriken e Jugut ndodhet nje tjeter hapje e lokalizuar ne gjeresine gjeografike 70 grade dhe gjatesine 10 grade. Kjo shpelle ndodhet ne nje thellesi prej 312 miljesh ose 302 milje ne brendesi te mantelit te jashtem. (Nese kjo eshte korrekte atehere korespondon ne nje shkalle thellesie prej 1 cm ne 30 cm globale.) Ne zonen qe ndodhen ne Rusi ka nje hapje (vrime frymarrjeje) ne jug te Tombaut dhe ne veri te Voronezhit ne nje gjeresi 90 grade dhe gjatesi 30 grade. Thellesia e kesaj shpelle ishte e percaktuar si 1 milion e 788 mije e 159 pike 9 qe duke ndjekur terminologjine e duhur do percaktohej si nje thellesi prej 508 miljesh (1,788,159.9). Kina ka nje tjeter hapje e lokalizuar ne gjeresine gjeografike 110 grade dhe gjatesine 25 grade qe ne harte ndodhet afer qytetit Kweilin. Ne disqe permbaheshin te dhenat per kete shpelle dhe per thellesine e saj qe ishte 277 milje poshte nga korja e jashteme ose 267 milje ne mantelin e jashtem. Fatkeqesisht hapja e katert eshte e percaktuar ne gjeresine 40 grade dhe gjatesine e njejte qe i bie ne nje zone ne mes te oqeanit Atlantik. Hapja e peste e njohur e brendesise se tokes shtrihet ne gjeresine 42 grade dhe gjatesine qe nuk e kalon 77 grade (plus minus disa grade per shkak te levizjeve tektonike gjate 200 mije vjeteve te fundit.) Kjo indikonte nnjerin nga shtetet veriperendimore te USA-s.

    Sipas atyre qe ishin arkivuar ne brendesi te varrit sekret ne toke ne kemi bote binjake qe ose perputhen me njera tjetren ose jane dy qenie te vecanta. Kjo e fundit eshte teoria qe do me pelqente me shume te besoja. Per ata lexues qe mbeten mosbesues mbimundesine e botes binjake mund tju kujtoj se poshte siperfaqes se tokes ka me mijera milje tunele, duzina te tera liqenesh te nendheshme, qindra milje lumenjsh te nendheshem, shpella gjigande qe ndodhen vetem brenda 10 miljesh nga siperfaqa e kores se tokes. Ka vullkane qe zgjatojne deget e tyre ne thellei nga tete deri ne 10 milje ne thellesi te tokes me kanale lidhese dhe degezime qe shkojne edhe 400 milje ne thellesi. Vullkanet e shuara jane nje network natyral tunelesh dhe kalimesh dhe qe eventualisht te cojne ne porcione ende me te thella te brendesise se tokes dhe ne disa nga keto zona te brendesise mund te jene ndertuar qytete madheshtore.

    Ne Indi jane zbuluar shkrime tre mije vjecare qe tregojne per faktin se ne Token tone kane qarkulluar mjete hapsinore te pilotuara nga qenie te cilat jetonin thelle nen siperfaqen e tokes. Te njejtat shkrime zbulojne proven e forte qe fotografia ka ekzistuar per me shume se 200 mije vjete dhe nga disa filma antik shikohen aliene te veshur me nje veshje hapsinore nje formeshe dhe e nje materiali metalik dhe kokore ne koke qe ishte shume me teper e avancuar se ajo e cdo veshje e dizenjuar nga inxhinjeret e NASA-s. Komandanti Paulo Strauss, nje ofiver brazilian i marines beson ne teorine qe shumica e disqeve fluturuese qe shikohen sot vijne nga brendesia e Tokes dhe disa prej tyre pertej galaktikes sone nga ku e kane dhe origjinen e tyre te meparshme.

    Nje eksplorator i famshem rus i quajtur nicholas Roerich deklaron se Lhasa, kryeqyteti i Tibetit ka qene padiskutim e lidhur me Shamballen – emri me te cilin quhet njeri nga qytetet kryesore i kesaj bote te nendheshme. Nje tunel i tille ne Kine ndohet ne nje zone te ndaluar dhe sipas arkivave qe lexonim eshte njeriprej te shumteve qe jane mbyllur per shkak te shkarjeve te tokes dhe dukurive te tjera natyrore. Kjo hapje e vecante qe pershkruhet nga Roerich eshte po ashtu dhe pjese e disqeve metalike qe zbuluam duke i dhene shume besueshmeri historise se Roerich. Aktualisht ka nje bollek tunelesh qe ndodhen ne Ameriken e Jugut, Jukatan, shkretetira e Egjyptit dhe ne damare guresh gelqerore ne Rusine Veriore, Indi, Indokine, ne shume zona te Shteteve te Bashkuara dhe pothuajse te ne gjithe kontinentin Afrikan.

    Keto tunele sic jane pershkruar nga Majat dhe Agarthianet (Agartha mendohet se eshte mbreteria e nendheshme dhe Shamballa eshte qyteti i saj kryesor –Darius) jane ne fakt tunele ajrosese per shpellat e nentokes. Numri i hapjeve ndiqet nga madhesia e shpellave dhe zona e populluar nga civilizimi i nendheshem duke vertetuar faktin qe Amerika e Jugut permban me shume hapje per vete faktin qe ka nje numer te madh shpellas. Shumica e tuneleve qe jane gjetur, jane mbetje te epokes Atlante dhe kane qene Atlantasit ata qe kane kolonizuar zonat malore te Amerikes se Jugut dhe te luginave te Jukatanit.

    Per detaje te me shumta ne lidhje me jeten poshte siperfaqes se tokes do ju rekomandoja librin nga i njejti autor “Qytetet e Pabesueshme Te Brendesise Se Tokes” i cili eshte i bazuar ne nje ekspedite reale ne brendesi te tokes ne nje distance prej 320 miljesh. Kjo ekspedite e sponsorizuar privatisht arriti te gjente komplekse te nendheshme ku ishte e pranishme jeta por jo ashtu sic e njohim ne ne sipefaqe.
    (Kete liber skam shume qe e kam mbaruar dhe me te vertete eshte nje mrekulli. Nese do te keni mundesi ta gjeni online ju keshilloj sepse eshte dicka mahnitese. –Darius)


    vazhdon...

  5. #35
    Dituri Ezoterike


    Piramida e Gizes eshte vetem njera nga monumentet qe qendron si strukture e nje profecie por nuk eshte e vetmja piramide ne bote. Ne te vertete ka me dhjetra te tilla ne Azi dhe ne zona te ndryshme te Europes, ne Ameriken e Jugut, ne mes te Trekendeshit te Bermudes, ne zonen e Jukatanit, Meksike dhe ne zona te tjera qe presin te zbulohen. Nga keto qindra qe jane te shperndara ne te gjithe globin, vetem 6 prej tyre perputhen me madhesine e asaj te Gizes. Pra nga keto 7 ne total, njera sic e dini dhe ju eshte e vendosur ne hyrjen Perendimore te Shkretetires Egjyptiane ne Pllajen e Libise, ne Sahara sic njihet ndryshe Giza. E dyta indikohet te jete ne Malin Kunlua Shar afer Cherchem ne Kine e njohur ndryshe si zona e Chorkhlik. (Kjo eshte konfirmuar kohet e fundit mbas Kina si vend u hap me shume ndaj studiuesve te huaj). Piramida e trete eshte nentoke (maja e saj eshte 100 kembe mbi nivelin e detit) ne Ishullin e Pashkeve, pothuajse 2000 milje ne perendim te Saltoc, Argjentine. E katerta eshte ne mes te Trekendeshit te Bermudes, e varrosur thelle pothuajse 400 kembe nga maja e saj. E pesta ndodhet ne Meksike ne piken verilindore te Gadishullit te Jukatanit. E gjashta ndodhet ne zonen e Amerikes se Jugut afer Lihado Bananal, Brazil. Kjo zone po sahtu permban te dhena qe tregojne per tunelet qe zbresin ne nje pjerresi prej 65 gradesh ne thellesi te panjohura aktualisht por vete rrugekalimi perfundon ne buzet e nje shpelle ne thellesi te tokes. Ndodh dicka e cuditshme kur vizaton vija per te lidhur keto destinacione. Se bashku ato formojne nje trekendesh gjigand ose nje piramide globale.

    Sejcila prej ketyre shtate piramidave kane dicka te perbashket qe ato jane (ose kane qene) te lidhura me njera tjetren nen siperfaqen e tokes nepermjet Trans Tubave ose Mjete te Drites (drita ketu ka kuptimin si burimi i energjise qe i ve ato ne levizje). Networku kompleks dhe gjigand i tuneleve te nentokes eshte pertej cdo imagjinate apo mundesie te te kuptuarit per teknologjine e sotme. Jemi duke folur per networkun origjinal qe tejkalonte gjatesine prej 300 mije miljesh ndersa tani kjo shifer eshte reduktuar ne 32 mije per shkak te termeteve te nendheshme, permbytjeve dhe spostimit te tokave te cilat virtualisht kane shkaterruar shume zona te tuneleve te brendesise se tokes. Keto tunele jane ndertuar ne faza te ndryshme nga civilizime te ndryshme dhe kane patur nje qellim te caktuar.
    Nga te dhenat del se keto tunele nuk jane te nje madhesie qe ju mund te merrni me mend normalisht dhe as qe mund te krahasohen me kalimet e sigurise nga qyteti ne qytet qe kemi ne sot. Ato jane relativisht te vogla dhe mund te perllogariten me nje diameter prej 6 kembesh, gjysem rrethore qe do te thote se dyshemeja e tyre ka nje siperfaqe te sheshte.
    Ato jane te drejta ne menyre perfekte vetem me disa kthesa te vogla qe ndihmojne per te ndryshuar drejtimin e udhetimit. Ne kete network ka shenja te 77 stacioneve ose dyer daljeje dhe njera ishte indikuar ne varrin poshte Piramides se Madhe te Gizes. Vizatimet gjysem te perfunduara tregonin dy shenja horizontale, sejcila prej tyre per cdo ane te tunelit tub. Dhe mund te merret me mend qe keto vija sjane gje tjeter vecse burimi i energjise i cili ishte rregjistruar si drite e lenget. Nese drita e lenget eshte burimi i tyre i energjise atehere kjo teknologji duhet te kete ardhur pertej sistemit tone diellor dhe ky konkluzion del po te kemi parasysh menyren e furnizimit me energji qe kane disqet fluturuese te cilat perdorin te njejtin energji te lenget. Me perdorimin e drites se lenget si burim energjie keto mjete tunelesh jane ne gjendje te arrijne shpejtesi qe i kalojne 1500 milje ne ore dhe me nje drejtim direkt nen siperfaqen e tokes, koha nuk do jete nje faktor i rendesishem nese vendosim te udhetojme psh nga Kairo per ne Pllajat e Amerikes se Jugut. Shkurtimisht nje largesi e tille mund te realizohet brenda 2 oreve.

    Keto tunele tuba te nendheshem mesa duket ishin dizenjuar vetem per transportim te menjehershem nga piramida ne piramide dhe drejt shtate hyrjeve te tjera ne bote. Kjo do te thote qe sipas madhesise se tyre ato nuk ishin te dizenjuara per te transportuar pesha apo bagazhe te teperta. Nuk ishin krijuar per te transportuar skllever, poste apo thjesht per nje trill udhetimi te shpejte. Diametri i ketyre mjeteve nuk ishte me shume se 4 1/2 kembe e te gjithe siperfaqes duke lejuar keshtu nje hapesire me ajer perreth edhe gjate udhetimit me shpejtesi te frikshme. Sidoqofte dicka nuk eshte e qarte. Ne nuk e dime nese keto mjete udhetojne mbi ndonje lloj shine apo qendrojne pezull mbi siperfaqen e fundit te tunelit.

    Shtabi i Pergjithshem i Prifterinjeve te Medhej i cili mund te vazhdoje ende te perdori keto trans-tuba vinte nga njera prej shpellave gjigande shume larg siperfaqes se tokes, nga nje qytet qe ata e quajne Ty-ne Abilah qe i perkthyer do te thote Qyteti i Drites se Perjetshme. Nga hartat qe pame ky qytet mund te lokalizohet ne pjesen e jashteme te kores se tokes me hyrje ne kontinentin e Amerikes se Jugut. Ndonese nuk ka ndonje verifikim te ketij fakti mendohet se keta prifterinj jane te fundit e rraces se Majave dhe jane mbajtesit e arkivave dhe te sistemit transportues trans kontinental. Po ashtu besohet (meqe jemi thjesht duke teorizuar) qe Majat kontrollojne varrin sekret, freskojne permbajtjen e tij dhe kujdesen per mirembajtjen. Qellimi i tyre i plote besohet se eshte qe keta prifterinj jane po ashtu pergjegjes per shume nga zhdukjet e shkenctareve tane dhe njerezve te tjere. Midis atyre qe jane zhdukur ne menyre te menjehereshme dhe misterioze jane si me poshte:

    Nathan Doubleday, nje shkenctar qe kishte perfeksionuar teorine moderne te Fushes se Forcave. Zhdukja e tij ndodhi fill mbasi ai hyri ne nje shpelle te vogel ne pjesen veriperendimore te Jukatanit ne 19 Prill 1937. Doubleday ishte i mirenjohur dhe i vleresuar per eksperimentet e tija ne fushat specifike te magnetizmit qe e cuan ate ne Jukatan per te kerkuar metale speciale ne shpellat thelle nen toke. Ai nuk u gjet me kurre dhe te gjitha kerkimet per te rezultuan te kota.

    Nje person tjeter ishte Albert Newell, nje shkenctar i njohur i fushes se telekinezes i cili i kishte kushtuar pothuajse 20 vjet te jetes se tij kesaj teknologjie dhe kishte arritur rezultate mahnitese. Newell u largua nga Chicago ne 3 Maj ne nje udhetim per ne Jukatan dhe u konsultua per nje pjese te zbulimeve te tija me nje tjeter shkenctar qe kishte arritur rezultate te mira ne projektimin e mendimit. Te dy u pane per here te fundit te udhetonin ne pjesen verilindore te kufirit me Jukatanin ne 2 Korrik. Makina e tyre u zhduk pa lene asnje gjurme dhe vete ata nuk u gjeten me. Dhe eshte zona e Jukatanit pjesa ku rezidentet e brendesise se tokes mund te gjehen nga ku dalin shpesh ne siperfaqe dhe zhduken krejt papritur duke i lene te gjithe me goje hapur dhe akoma me shume me ndjesine e misterit.

    Keta jane dy nga rastet e shumta te atyre qe jane pare ne keto zona dhe qe jane zhdukur pa lene as gjurmen me te vogel...

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Kjo eshte dhe fundi i historise. Autori ka shkruar shume libra me subjekte te ngjashme por deri diku eshte misterioz. Kam kerkuar konfirmime te deklaratave te tija por deri tani vetem ajo e Al Bielek duket se mbeshtet theniet e D H.Lewis. Kam dhe nje material tjeter qe flet per misterin e nentokes se Gizes te cilin do e vazhdoj me poshte.
    Nese jeni te interesuar te lexoni librin kjo eshte kopertina e tij;



    Ndersa foto tjeter eshte nje punim artistik i Piramides me nje koment qe thote se kjo eshte gjeja qe qeveria nuk do qe ju te mesoni.


  6. #36

  7. #37
    Po te pergjigjem per shkrimin e dyte pasi per te parin qe ke postuar do me duhet me shume kohe.

    Citim Postuar mė parė nga banished
    Ku u mor vesh qe deformimi nuk qenkerka natyral?
    Keto jane abuzime te mirefillta.
    Kjo quhet paragjykim Ne nuk i shikojme gjerat sic jane ato por i shikojme sic jemi vete. Pra ne nje rast te tille kjo nuk perben aspak abuzim por tjeter kendveshtrim. Kur une postova ate lajm si mister nuk i hyra detajeve per te paraqitur vertetesine e lajmit te linkuar me burimet perkatese sepse per aq sa shkruaj ne kete forum kam arritur ta mbroj figuren time qe bazohem gjithmone ne materiale me shume me teper se 1 burim dhe kjo ne nje fare menyre eshte pro "integritetit" tim si percjelles i ketij informacioni. Megjithate jam mese i gatshem qe ta zgjeroj si teme dhe te jap burimet perkatese se nga ka dale perfundimi qe kam shkruar une. Kjo nuk do te thote qe une behem avokat i vertetesise se lajmit apo i teorise qe kafka eshte me prejardhje jo tokesore. Por te gjitha te dhenat flasin per anomaline e kafkes qe nuk jane thjesht anomali ne lindje apo malformim te nje kafke njerezore.

    Analiza e kafkes eshte bere nga mjeket dhe ekspertet kriminaliste te meposhtem:

    Dr. Fred Smith, Kreu i Pediatrise ne Children’s Hospital, New Orleans, La.

    Dr. David Hodges, Radiologjist, Royal Columbian Hospital, New Westminster, B.C.

    Dr. John Bachynsky, Radiologjist, New Westminster, B.C.

    Dr. Ken Poskitt, Pediater Neuroradiologjist, Vancouver Children’s Hospital

    Dr. Ian Jackson, (ish Mayo Clinic), Kirurg Plastik Craniofacial, Michigan

    Dr. John McNicoll, Kirurg Plastik Craniofacial, Seattle

    Dr. Mike Kaburda, Kirurg Oral, New Westminster, B.C.

    Dr. Tony Townsend, Ophthalmologist, Vancouver

    Dr. Hugh Parsons, Ophthalmologist, Vancouver

    Dr David Sweet, Forensic Odontologist, Vancouver


    Pervec analizave te shumta kafka ju nenshtrua dhe nje analize me rreze x dhe cat skan.
    Raporti perfundimtar u hartua nga Dr. Ted J. Robinson, Vancouver.

    Ja dhe disa pjese nga raporti:

    Kafka ne fjale ka nje prejardhje qe per momentin nuk mund te vertetohet. Kjo gje mund te ndryshoje me kalimin e kohes por ajo qe mund te thuhet me siguri per momentin eshte qe kafka eshte reale, perbehet nga hidroksiapatite kalciumi (materiali kryesor ne kocken e gjitareve), pjeset e saja jane te ndertuara ne menyre natyrale, pra aspak te sajuara dhe falsifikuara dhe paraqet qarte te dhena fizike anomalie qe nuk jane konform normave te nje kafke standarte

    Kafka ka qene nen perkujdesjen time ne Vancouver, B.C. per pjesen me te madhe te vitit. Mu dha leja e plote per ta studiuar. Analizat e mija jane konkluzion i nje ekzaminimi intensiv dhe i detajuar ku eshte perfshire dhe analiza me rreze x si dhe CAT skani. Mu desh qe ti diskutoja keto te dhena me koleget e mi nga te cilet mu dhane opinione te cilat do i perfshij ne kete dokument me emrat perkates.

    Ne vija te pergjithshme, kafka ka ne themel komponentet bazik te kafkes njerezore, kocke ballore, dy pjeset karakteristike ne forme pyke, dy pjeset temthore, dy pjeset parietale dhe hapesira per zgjatimin ne zverk. Por keto kocka jane si te thuash te rikonfiguruara nga forma normale dhe pozicioni qe ato kane zakonisht. Si rezultat vete kocka eshte rindertuar ne nje shkalle te barabarte me pjeset e mesiperme duke u shnderruar ne nje shtrashesi pothuajse sa gjysma e kockes normale njerezore dhe me nje peshe specifike qe korrespondon me pothuajse gjysmen e asaj normales.

    Rikonfigurimi dhe rindertimi jane ne menyre te barabarte ne te gjitha akset dhe pjeset e kafkes. Nuk ka asnje mungese simetrie ose parregullsie qe te te coje ne perfundimin se kemi te bejme me nje kafke tipike te deformuar njerezore.
    Morfologjia e kesaj kafke eshte jashtezakonisht e pazakonte gje qe e ben te vecante ne 40 vitet e mija te eksperiences si mjek i specializuar ne rindertimin struktural dhe kirurgjikal te kafkes. Per shkak te vecantise vendosa te beja nje studim akoma dhe me te detajuar duke kerkuar neper literaturen perkatese per anomalite cranifaciale por nuk gjeta asgje shembull te ngjashem.

    Me pak fjale duket se nuk eshte vetem e pazakonte sipas eksperiences sime personale por edhe per historine e deritanishme ne mbare boten qe studion anomalitetet craniofaciale. Dhe kjo eshte shume domethenese.

    Dr David Hodges, nje radiologjist, deklaroi se vijat suturiane (ato qe ndajne kafken ne pjese si mozaik) ishin te hapura dhe rriteshin gjate kohes se vdekjes. Dr.David Sweet, nje patologjist mjeko ligjor me fame nderkombetare ne Universitetin e British Columbia ishte i opinionit se kafka i perkiste nje 5-6 vjecari dhe ky arsyetim i tij bazohej ne dhembezimin e fragmentit te nofulles se djathte.
    Ndonese disa specialiste qe pane kafken nuk ishin dakort me kete mendim, personalisht gjithmone kam mbeshtetur konkluzionin e Dr Sweet qe kafka i perkiste nje femije 5-6 vjec.

    Dr. Bachynsky vuri re se nuk ka evidenca erosioni ne pjesen e brendeshme te kafkes. Nje erosion i tille eshte i pranishem gjithmone ne diagnozen e hidrocefalise, pra ne rastin konkret kjo mungonte dhe si rezultat binte poshte mundesia qe kafka te ishte rezultat i ndonje anomalie. Hidrocefalia po ashtu shkakton nje zgjerim te sutures (qe eshte ndarja midis pjeseve te kafkes) dhe nje gje e tille perseri mungonte ne rastin e kesaj kafke. Ne kete konkluzion u arrit konsensusi i te gjithe eksperteve te pranishem.

    Dr. Kaburda kreu tre rreze x (ose radioskopi) speciale tre-dimensionale te cilat ndihmojne ne matjen e disa pozicioneve te caktuara ne kafke duke lejuar keshtu nje krahasim te nje kafke te vecante me ate percaktuar si norme standarte. Keto rezultate te akumuluara u krahasuan me statistikat e analizave te 100 kafkave njerezore. Dhe kjo kafke rezultoi te kishte me shume se 10 devijime nga ajo standartja si psh qendra statistikore e harkimit te ballit. Kjo ishte nje tjeter tregues i fuqishem qe kafka ne fjale ishte dicka e papare apo hetuar me pare.

    Doktoret Townsend dhe Parsons ekzaminuan kavitetet orbitale (zgavrat e syve)dhe konkluduan se qenie mund te kete patur shikim shume te mire por struktura e saj visuale devijonte shume nga ajo normalja. Kavitetet ndonese simetrike ne menyre te mahnitshme perseri paraqisnin nje thellesi pothuajse 50 % te asaj normales. Zgavra optike qe permban nervat optike nga truri per ne kocen orbitale dhe me pas ne sy eshte pothuajse nje inc me e vogel sesa ajo ne nje kafke normale njerezore. Sidoqofte nyjet lidhese te muskujve qe kontrollojne levizjen e kokerdhokut te syrit mund te ndjeheshin akoma ne pjesen e brendeshme te orbites duke treguar keshtu qe ky kokerdhok ishte mekanizmi kryesor dhe jo ndonje tjeter.

    Pra nese me te vertete keto zgavra permbanin nje kokerdhok atehere ato te nje madhesie normale do dilnin shume perpara duke krijuar nje problem serioz dhe demtuar gjate aktivitetit rutine ditor. Duke qene se kokerdhoket zene nje vend te poshtem ne fytyre, me poshte se zakonisht dhe vendosen ne nje zgaver te reduktuar ne menyre te dukshme ne forme rektilineare dhe thellesi, ato patjeter duhet te kete qene te reduktuara ndjeshem ne madhesi.
    Pra kushdo qofte rasti, kokerdhok te medhenj ose te vegjel, ato do te kishin patur nevoje per kapak te siperm tre ose kater here me perfshires se ato normalet duke bere te mundshme ne kete menyre lubrifikimin e nevojshem qe syri njerezor te funksionoje ne menyre te rregullt.

    Doktoret Hodges dhe Poskittzbuluan se truri brenda ne kafke kishte qene i madh mbi normalen. Ky rezultat u arrit duke stukuar kavitetin e brendeshem kafkor me nje qese plastike dhe me pas duke e mbushur me skariole Nigeri. Rezultati ishte nje mase prej 1600 centimeter kub e cila eshte 200 C C me e madhe se ajo e nje njeriu te rritur mase e cila eshte 1400 c c.
    Kjo gje eshte akoma me e pazakonte pasi madhesia e kafkes ishte e krahasueshme me ate te nje njeriu ne moshe fare te re ose nje femije 12 vjec. Pjesa ekstra ne kapacitetin e trurit ka mundesi qe te jete per shkak te thellesise se zgavrave te syve, mungesa e plote e sinusit frontal dhe nje zgjatim i konsiderueshem i pjeses se mbrapme te te dyja parietaleve.

    Cdo detaj qe ata observuan, zgjerimi extrem i parietaleve te mbrapme dhe te kockes ocipitale sfidonin mundesine qe kjo kafke te mund te kishte mbajtur nje materie trunore te zakonshme dhe vinte ne dyshim po ashtu faktin qe edhe vete cerebellum (truri i vogel) te kishte qene i zakonshem. Ne nje kafke normale truri i vogel eshte i vendosur ne fund te mases trunore, i mbeshtetur nga protuberaca ocipitale dhe dopio ngacmimet e sulcusit te drejteperdrejte dhe sulcusit terthor. Me kete lloj mekanizmi mbeshtetes, gjate viteve pesha e trurit nuk ushtrohet mbi ate te trurit te vogel por harkohet mbi te ne menyre qe ky i fundit te funksionoje si duhet. Ne rastin e kesaj kafke te vecante e gjithe pesha e trurit binte direkt mbi zonen ku normalisht qendron truri i vogel. Ne vend te zones se zakonshme sferike qe jane tipike per suport, kafka ka nje zone ne forme kendore si pyke pothuajse 1/4 e asaj normales. etj etj etj...

    Analizat e karbonit (qe jane tipike per te zbuluar moshen) kane treguar qe kjo kafke ka nje moshe 900 vjecare ± 40 years.

    Kjo persa i perket ekspertizes mjekesore dhe asaj mjeko ligjore.
    Ndersa ne lidhje me analizen e ADN une lajmin e kam postuar sic e mora nga nje burim i shkurter dhe detajet ishin vetem ato qe kam paraqitur aty (lajmi ne burimin qe e kam marre une ka qene relativisht i vjeter) pasi ne faqen zyrtare te Lloyd Pye ekziston raporti zyrtar i analizes se ADN qe eshte bere ne 10 Shkurt 2003 ne nje kohe qe analiza e ADN per here te pare mbi kafken eshte bere qe ne vitin 1999. Pra burimi nga kam marre une lajmin i perket pothuajse asaj periudhe kur analiza nuk ishte bere ende. Dhe raporti me i fundit per analizen eshte bere publik ne gusht 2003. Ky eshte rezultati i deritanishem i analizes se ADN te cilin po e postoj ne origjinal (nuk mund te perkthej gjithe materialin se ishte shume i gjate dhe ketu vetem sa po quotoj nje pjese fare te vogel):

    DNA comes in two types: mitochondrial (mtDNA, from the mother only, so only provides half the genetic picture); and nuclear DNA (nDNA, which is from both parents and so provides a complete genetic picture, but is difficult to recover from "ancient" bone--older than 50 years). Both types were recovered from the human skull found with the Starchild, proving it was a female, and also proving that she was NOT the Starchild's mother.

    mtDNA was recovered from the Starchild, proving its mother was human, which is expected in a human-alien hybrid. Nuclear DNA has NOT been recovered, however, suggesting it has degraded in some unusual way, or the genetic primers could not find any HUMAN chains of base pairs from the father.


    Besoj se ky eshte shpjegim i mjaftueshem per te mbajtur nje sy hapur dhe po ashtu mendjen hapur. Sic e shikon ska asnje spekullim apo abuzim. Asnje mashtrim apo puh puh per te bere show. Cdo gje eshte dokumentuar hap pas hapi dhe nga shume burime. Cdo gje eshte publike dhe e aksesueshme per publikun dhe te kollajshme per tu verifikuar per vertetesine e tyre.
    Shpresoj ti jep pergjigjur pikepyetjeve qe ngrite.

    Ketu eshte dhe link origjinal i faqes: Starchild Project

    p.s. Per shkrimin tend te pare do me duhet pak me shume kohe pasi dua te nxjerr nje material relativisht me te gjate pasi me ke prekur ne piken e dobet dhe ke permendur Hawass. Pikerisht ky person eshte manipulatori dhe mashtruesi dhe fallsifikuesi i historise me i madh qe ekziston sot ne bote dhe nje dite ai do mbaje pergjegjesi perpara gjithe njerezimit.

  8. #38
    Banished bera nje nderhyrje te vogel dhe te bashkova te dyja pergjigjet ne nje te vetme qe te ruhet vazhdimesia e temes.


    Citim Postuar mė parė nga banished
    Nuk eshte spekulim?
    Eshte njesoj si t'i bejme analizen gjenetike nje guri, te mos zbulojme asnje gje, dhe te themi qe "materiali gjenetik eshte zhdukur ne menyre krejt te pazakonte dhe te mistershme"... Njehere cicerojne qe pas 50 vjetesh eshte e veshtire te nxirret ADN e paster ne shkalle te mjaftueshme per te perpiluar nje harte te sakte, dhe tani na qenkerka nxjerre ajo e memes, kurse e babes, -JO?!? Cfare nevoje ka te nxirren dy ADN?
    Eshte shume e rendesishme qe te behet analiza e te dyja adn sepse ideja eshte qe kafka mund ti perkasi nje femije hibrid. Fakti qe nena e tij (ndonese nuk ishin eshtrat e saj ato qe u gjeten sebashku me kafken) ishte humane, mesoamerikane nuk eshte mohuar asnjehere dhe as eshte vene ne dyshim. Fillimisht u mendua qe nena e tij ishte ajo eshtrat e te ciles u gjenden sebashku me kafken dhe vetem me vone rezultoi qe ato i perkisnin nje femre tjeter. Pra edhe ne kete rast ishte analiza e adn ajo qe provoi qe kafka i perkiste nje qenie njerezore, te pakten nga nena e tij.

    Analiza e ADN-se i duhej bere me motivin per te zbuluar nese behet fjale per njeri, ose jo. Dhe meqe njerezit ne fjale nuk kane pare ndonjehere ndonje kafke te tille, menjehere na dalin ne perfundimin qe eshte starchild; dhe, meqe adn-ja e memes eshte arritur te nxirret, atehere kemi te bejme me nje hibrid humano-alien!
    Nuk eshte spekulim? Cfare perfundimi nxorren studimet e ketyre studiuesve kaq profesioniste dhe me pervoje??? Pikerisht ne perfundimin ku donin te dilnin.
    Analiza e ADN duhej te behej per te vetmen arsye qe te arrihej te mesohej perkatesia e sakte e kesaj kafke. Jo thjesht per ta nxjerre ate aliene (megjithese Lloyd kundershton evolucionin dhe njihet si mbeshtetes i dizenjimit inteligjent dhe deri diku i "kreacionizmit" por jo sic e trajton feja) po per faktin qe sic rezultoi nga ekzaminimi i bere nga gjithe ata specialiste kafka ne vetvete paraqet mister pasi nuk ka asnje gjurme qe te tregoje anomali. Pra eshte natyrale dhe ne llojin e saj eshte e "rregullt". Dhe ne kete pike mua me duket mese e natyrshme qe te kerkohen pergjigje te tjera pasi pergjigjet e ofruara nga shkenca ortodokse nuk jane ne gjendje te sqarojne pikepytjet. Pastaj ka nje ngaterrim te fakteve. Specialistet qe e studiuan nuk bene asnje etiketim por thjesht nje analize shkencore per te pare nese eshte nje rast patollogjik maloformimi apo nje kafke qe i perket nje dickaje te panjohur. Emertimi eshte bere nga Lloyd si kontroversial qe eshte dhe qe kerkon pergjigjet per pyetjet dhe teorite e tija. Pra deri ne kete pike une jam mese dakort me anen shkencore te analizes dhe nuk kam pse ti heq asnje presje.
    Interpretimi i Lloyd eshte dicka qe me shume eshte deduktim qe shkenca nuk ja lejon vetes ta beje. Dhe ne kete mes mua me pelqen pozicioni i Lloyd jo pse mbeshtet idene e nje qenie hibride aliene por sepse eshte i zhveshur nga boundaries qe ka shkenca sot dhe eshte i lire te teorizoje dhe te kerkoje pergjigje ne dicka qe shkenctaret sja lejojne vetes ose jane shume te druajtur ta marrin ne konsiderate.
    Pra nuk ka asnje spekullim nga ana e Lloyd. Ai mbron teorine e tij dhe eshte i vendosur ta provoje jo per sencacion por per hir te bindjes qe ka.


    Analiza gjenetike tregon qe kafka i takon nje qenieje 100% njerezore, me nene dhe babe njeri, duke permbajtur si (kromozome)x-n e nenes, edhe y-n e babes dhe nje numer kromozomesh te njejte me gjithe njerezimin. Plus qe nga ADN-ja mitokondriale qe kalohet(transmetohet) prej nenes, femija eshte indian i Amerikes, njesoj si gruaja, skeleti i se ciles u gjet ne afersi te femijes, thjesht, qe dy personat nuk kane lidhje gjaku me njeri-tjetrin.
    Mendoj se ky eshte nje burim qe ia vlen te permendet, Darius. Si mendon ti?
    Analiza gjenetike tregon faktin qe kafka ka patur nene humane por ne lidhje me adn e babait kjo nuk eshte gjetur ende. Ketu nuk behet fjale per adn qe eshte e ndryshme ( e kam fjalen te qenies qe i perket kafka me babain e saj). Mungon ose me sakte nuk arrihet te identifikohet adn e babait. E lexova ate qe kishte wikipedia (qe se di pse perdoret kaq shume si reference kur ka rezultuar me dhjetra here qe materialet e publikuara aty kane qene gabim madje te dhena qe as nuk perputheshin llogjikisht). Psh ne lidhje me mundesine qe kafka eshte rezultat i nje deformimi per shkak te influksit hidrocefal kjo gje eshte hedhur poshte totalisht nga te gjithe ata qe e kane analizuar. (Sic doli nga raporti qe kam postuar me siper). Mos harro dhe dicka, wikipedia eshte nje burim informacioni ku dhe une e ti mund te japim te dhena dhe te postohen si informacion. Personalisht se perdor asnjehere si reference sepse me shume se 10 here me ka dhene informacion te gabuar.

    Tani ajo qe eshte me kryesorja (qe do e hasim sebashku dhe ne diskutimin per Piramidat) eshte qe gjithmone raste te tilla shoqerohen jo vetem me skepticizem por edhe me dualizem. Ka mendime pro dhe kundra, ka prova pro dhe kundra dhe arrihet ne nje pike qe ceshtja mbetet pezull jo per mungese faktesh po per kundershtim idesh, kulture dhe tradite, per nje mungese deshire per te levizur nga pocizionet perkatese dhe vete objekti ne studim mbetet ne mes te rruges. Kjo eshte per fajin e te gjitheve dhe asnjerit. Shkenca kur nuk eshte ne gjendje te shpjegoje dicka nuk e pranon dhe ngre kunderargumentin qe nese nuk shpjegohet shkencerisht ska asgje rracionale. Dhe kjo eshte mendjengushtesia e shkences se sotme qe e kam hasur me mijera here.
    Ne kete rast me pelqen shume thenia e Thomas Paine:

    If I do not believe as you believe, it proves that you do not believe as I believe, & this is all that it proves.

  9. #39
    Rezultatin e ADN une e lexova te plote ne ato 4 faqe ne pdf dhe koncentrati i analizes eshte i shprehur ne paragrafin qe une kam postuar me lart ne origjinal dhe qe po e ripostoj ketu: mtDNA was recovered from the Starchild, proving its mother was human, which is expected in a human-alien hybrid. Nuclear DNA has NOT been recovered, however, suggesting it has degraded in some unusual way, or the genetic primers could not find any HUMAN chains of base pairs from the father.

    Pra nuk eshte percaktuar.

    Lloyd asnjehere nuk ka pretenduar qe eshte antropolog apo ekspert anatomie humane. Per kete arsye ai ka kerkuar ndihmen e specialisteve. Sa per informacion Lloyd ska patur asnje perfitim nga kjo gje pervec shpenzimeve te tija personale. Shembulli qe me jep per 6 gishtat nuk eshte njesoj. Gjashte gishta sado simetrike te jene dhe sado perfekt te jene te rradhitur perseri perbejne malformim dhe quhen anomali ne trupin e nje njeriu. Dhe ka raste te shumta qe mund ti referohesh. Pra njihet ne mjeksi dhe ka plot shembuj te studiuar dhe analizuar. Ndersa kafka, po e perseris per te saten here, ne te pazakonten e saj ka nje persosmeri dhe ne brendesine e saj tregon menyre tjeter funksionimi nga ajo e njeriut normal.
    Po te ndjek llogjiken tende (qe sidoqofte eshte e drejte ne kendveshtrimin) atehere duhet te mendoj qe eshte thjesht nje rast shume i rralle i anatomise njerezore, aq i rralle sa ne analet mjeksore nuk eshte i perfshire sepse eshte inekzistent. Deri ketu jam shume dakort. Por ne te njejten kohe pse mos marr mundesine tjeter dhe te shikoj problemin nga nje ane tjeter, pra ate te mundesise se nje hibridi njerezor dhe alien? Apo sepse po bej sakrilegjiin duke permendur alienet dhe kjo eshte out of question? Shkenca mua nuk ma jep pergjigjen te plote dhe me le pikepytje? Por nga ana tjeter shkenca me mendimin linear dhe strikt sme le mua te ngre pyetjen qe po sikur kjo te jete nje bashkim gjenetik midis nje tokesori dhe nje jashtetokesori? Dhe ketu fillon ndjesia e spekullimit sepse permendja e jashtetokesorit eshte kaq e papranueshme nga kjo shkenca jone e ngurte.

    Ti perseri po e ve ne dyshim qenien apo jo reale te kafkes. Une si Darius as e kam prekur me dore dhe as e kam patur para syve. E kam pare ne internet dhe te njejtat foto i postova ketu. Dhe me aq sa kam pare svihet ne dyshim as ekzistenca dhe as autenticiteti i saj por perkatesia e saj.

    Mesa kuptoj une nga kjo replike e gjithe ceshtja qendron ne emertimin qe i kam bere une lajmit ose kategorizimi qe i kam bere. Une e konsideroj mister dhe pavaresisht se nuk besoj qorrazi apo gelltis cdo gje qe thuhet, aq sa kisha lexuar per kete kafke me krijoi bindjen qe ketu nuk kemi te bejme me nje gje normale. (Kjo lidhet dhe me interesin tim ne keto gjera dhe menyra sesi i shikoj. Nuk perjashtohet aspak mundesia qe une mund te jem gabim koke e kembe). Nese eshte keshtu atehere sbesoj se paraqet ndonje problem pasi temat prandaj behen ne forum qe edhe te diskutohen dhe te argumentohen.
    Me ngre nje pyetje aty kur thua eshte mister shkencor apo hipotetik. Besoj se pergjigjen ta kam dhene ne te tre shkrimet e fundit.
    Kush jane faktet pro dhe kundra, kush jane rezultat dhe deri ku te con shkenca dhe ku fillon "hipotetikja". Mua me duket nderthurje e te dyjave. Mund te jem gabim, mund te jem drejte...ne kete pike ska asnje rendesi. Ky eshte nje tjeter rast ku shkenca dhe rracionalja i duhet te perballet me mendimin ndryshe dhe me tjeter fryme. Kush fiton? Sbesoj se ka nevoje per pergjigje. Te shembesh nje tradite dhe nje menyre te menduari eshte gjeja qe ka rezultuar me e veshtira nga te gjitha.
    Me kujtohet nje fragment nga libri i dulces ku flet per nje shkenctar ne moshe te re ne Jet Propulsion Laboratory, Pasadena, California qe nderkohe qe shikonte ne video rregjistrimin e qarte te nje ufoje shpreheshe se, qe te arrinte ne nje mendim konkluziv duhej te kishte me shume prova (ideja ishte konfirmimi nese ekzistojne apo jo ufot). Pra shikonte mbretin lakuriq dhe thoshte se fakti qe eshte lakuriq nuk provon qe ai ska rroba

    Tani per shkrimin tjeter per piramidat e kam me shume qejf ta diskutojme gjate se dhe materialet jane te frikshme per nga volumi. Besoj brenda dites do arrij te pergjigjem dhe per ate pike.

    Faleminderit per repliken. Sinqerisht e vleresoj dhe e pres sepse e bejne temen me interesante.

  10. #40
    Citim Postuar mė parė nga banished
    Pse nje kafke e tille qenkerka me e cuditshme? Sepse alienet perfytyrohen dhe shpesh pershkruhen te tille????
    Ketu sje fare larg arsyetimit qe behet. Kafka ka formen tipike te nje alieni gri. (ose me sakte te njerit prej llojeve).
    Rastesisht u kujtova qe kam dhe disa foto ne hdd tim ku paraqiten disa kafka qe jane zbuluar nder vite dhe jane respektivisht te vjetra. Bera nje kolazh dhe po i postoj ketu. Nuk e di se cfare perfaqesojne apo se cfare analizash ju jane bere. Di vetem qe jane autentike.



    Mbase mund te skandalizohesh per ate me brire po do e gjej materialin qe flet per ate dhe eshte kafke humane 100 %. Se e cfare lloj humani ate se di. Mbase duhet marre ne konsiderate Mothman Prophecies nga J A. Keel

Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mistere gjuhėsore
    Nga FLORIRI nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-09-2013, 17:10
  2. Mistere te historise
    Nga Era1 nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 02-11-2007, 17:54
  3. Katekizmi i Krishterė Orthodhoks
    Nga Eni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 23:58
  4. Ditet e fundit.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 03:51
  5. Besimi Orthodhoks
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 02:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •