Pjesė nga libri Heroi nuk vdes, kushtuar jetės dhe aktivitetit tė Myslym Ketės
Lymi, bėnte dy aksione nė njė ditė
Njė nga miqtė mė tė mirė tė Myslym Ketės ishte edhe Adnan Qatipi, qė sot ėshtė kreu i veteranėve. Nė librin Heroi nuk vdes, thuhet se tė dy ishin njė nga shtyllat e njėsit gueril tė Tiranės. Nė njė libėr kushtuar Heroit tė Popullit, Myslym Ketės, shoku i tij, Qatipi, rrėfen disa nga aksionet qė kanė bėrė bashkė. Adnan Qatiti tregon edhe se si sė bashku me Lymin kryen nė njė natė dy aksione kundėr pushtuesve italiane.
Vasil GJYLHAMETI
Mė 7 prill 1939 atdheu u robėrua nga Italia fashiste. Lymi e ndjeu shtypjen dhe hijen e zezė fashiste, qė pushtoi atdheun dhe dhimbja e revolta iu shtuan edhe mė tepėr. Populli shpėrtheu nė demonstrata kundėr pushtuesit fashist. Demonstruesit kėrkonin armė pėr tė luftuar kundėr okupatorit, por popullit askush nuk i dha armė.
Populli u ndesh nėpėr demonstrata me ēju ndodh, me gurė, me drurė, me grushte. Lymi nė kėto demonstrata ishte gjithmonė nė krye tė kolonės dhe qė nė kėto demonstrata ai mori pagėzimin e parė revolucionar. Nė pėrleshje me fashistėt Lymit iu pėrdrodh dora. Qėndroi me muaj tė tėrė me dorė tė sėmurė, por aktivitetin e vazhdonte dhe urrejtja i shtohej mė tepėr.
Pėr veprimtari revolucionare Lymi u shqua sidomos qė nga viti 1941. Nė atė kohė me disa shokė mbushi kampin e fashistėve dhe rrugėt e Tiranės me thirrje pėr luftė ndaj fashistėve.
Duke qenė njė nga anėtarėt e parė tė njėsiteve guerile, kryen njėrin pas tjetrit me dhjetėra aksione tė guximshme.
Nė ēdo aksion qė ndėrmerrte, parashikonte pėrfundimin dhe, mbas njė studimi tė mirė, zor se gabonte.
Nga fillimi i vitit 1942, Heroi i Popullit, Vojo Kushi, u vu nė krye tė njėsiteve guerile nė Tiranė. Ai njohu nga afėr Lymin dhe pati njė dashuri dhe respekt tė madh pėr tė.
Me vendim tė Komiteti Qarkor tė Partisė pėr Tiranėn Lymi u dėrgua nė ēetėn e Dajtit, qė mė vonė u kthye nė batalion, inkuadruar nė Brigadėn e III Sulmuese. Lymi nė kėtė brigadė kishte detyra me pėrgjegjėsi dhe kudo u shqua pėr kryerjen e tyre mė sė miri.
Mė 1947 Lymi meritoi nderin mė tė madh qė ju bė nga populli. Me dekret tė Kuvendit Popullor ju dha titulli i lartė Hero i Popullit.
Gjithmonė u shqua pėr thjeshtėsi e modesti. Pas luftės ai ishte ndėr tė parėt qė kontribuoi nė krijimin e Armatės sė Tankeve. Ishte i dashur me shokėt, i tmerrshėm me armiqtė, i zoti pėr tė pėrballuar ēdo situatė, sado e koklavitur qė tė ishte, edhe nė agoninė e vdekjes ai tregoi trimėrinė e dashurinė qė e karakterizonte. Ai pyeste: A shpėtoi ushtari? Shikoni ushtarin! I thjeshtė, mik i mirė dhe njė baba i gjendur pėr fėmijėt e tij. Tata, ashtu siē e parafytyron populli, ishte kalliri i grurit bukėplotė. Ishte verė e vitit 1942. Lymi po shėtiste nėpėr rrugėt e Tiranės. Kishte rėnė nė mendime, mbasi atė mbrėmje, pas ndalimit tė qarkullimit, do tė kryente njė aksion, djegien e barakave tė karabinierisė, tė cilat ndodheshin nė rrugėn e Elbasanit. Adnani shoku i tij i vegjėlisė, e priste nė shtėpi, kurse Lymi po vazhdonte shėtitjen duke shikuar ēdo gjė me vėmendjen mė tė madhe. Ai shikonte sorollatjen e patrullave nėpėr rrugėt e qytetit, shikonte kolonėn me makina tė mbushura me ushtarė fashistė dhe me municion, dėgjonte zhurmėn e motorėve, tė cilėt gjėmonin duke ngritur pėrpjetė pluhurin e rrugėve, qė mbulonte ēdo gjė pėrreth si njė vello bojė hiri. Njerėzit kalonin rrugės tė menduar dhe tė ngrysur. Lymi gjatė kalimit pėrshėndeste me pėrzemėrsi dhe me buzėqeshje tė ėmbėl, qė e karakterizoi Heroin deri nė ditėt e fundit tė jetės, tė gjithė ata tė njohur qė ndeshnin sytė e tij. Ai u dallua jo vetėm si atentator i guximshėm, por edhe si njė shpėrndarės i shkathėt traktesh, tė cilat i merrte nga baza kryesore dhe ua shpinte pėrgjegjėsve tė celulave, ndėrsa kėta tė fundit nėpėrmjet aktivistėve i shpėrndanin deri nė skajet mė tė fundit tė Tiranės. Lymi i bėnte kėto shpėrndarje me biēikletėn e tij. Atė ditė Lymi duke kaluar nga rruga e Barrikadave, ndeshi papritur ballė pėr ballė me Doktorin(pseudonimi i Vasil Nathanailit.) Doktori iu drejtua Lymit me plotė seriozitet, po dhe me pėrzemėrsi: Lym na mungon letra e shaptilografit dhe e dyllit, gjė qė rrezikon pezullimin e daljes sė trakteve. Pa mendohuni njė herė se ku mund tė organizojmė ndonjė aksion pėr tu furnizuar me kėto materiale. Lymi mbasi u mendua disa momente iu pėrgjigj: Mos u shqetėso Doktor se edhe kėsaj pune do ti gjendet ilaēi. Mbasi mbaruan bisedėn, tė dy shokėt u pėrshėndetėn me njėri-tjetrin dhe u larguan secili nė rrugėn e vet. Lymi u drejtua nga rruga e postės sė vjetėr (Pazari ri). Duke kaluar andej u kthye tek dyqani i njė pemėshitėsi tiranas. Atje brenda ishte njė blerės si dhe i biri i pemėshitėsit, Musa Karapici. Si u largua blerėsi, Musai iu drejtua Lymit plot ankim qė nuk e kishte aktivizuar sa duhej, nuk e kishte marrė me vete nė aksione. Nga kjo kritikė e papritur qė ju bė, Lymi mbeti pėr njė ēast me gojė mbyllur mbasi nuk dinte ēti pėrgjigjej. Musai, qė kishte lidhje drejt pėr sė drejti me Lymin, nuk kishte marrė pjesė nė asnjė aksion tė rėndėsishėm. Shokėt me Musain ishin tė kėnaqur vetėm me disa informata qė merrte dhe me shpėrndarjen e trakteve qė bėnte; ndėrsa Musai nuk qe i kėnaqur nga kjo punė, prandaj iu drejtua Lymit me njė tog lutjesh pėr ta marrė me vete nė ndonjė aksion. - Mirė Musa, iu pėrgjigj Lymi. Lymi mori drejtimin pėr nė Pazarin ri. Gjatė rrugės rikujtonte bisedėn qė pati bėrė me Doktorin, i cili e kishte sinjalizuar pėr mungesėn e letrės, gjė qė e rrezikonte tė mos dilnin traktet, nga ana tjetėr i kujtoheshin lutjet e Musait pėr ta marrė nė ndonjė aksion. Sillet rreth pazarit pėr parė se ku ka tė tilla letra nė mėnyrė qė tė organizonte aksionin pėr ta marrė. Mbas shumė kėrkimesh nė shumė vende pasdite, pak kohė para mbarimit tė qarkullimit, te postė-telegrafi, nė Pazarin e ri, shikon njė derė gjysmė tė hapur. Futet brenda dhe aty shikon njė njeri qė po rregullonte topat e letrės. Kjo ishte njė depo plotė me letėr. Del nga pas depos dhe njeriu qė punonte aty nuk e vė re fare. Sa del jashtė dhe mendon ta bėjė aty pėr aty aksionin e dėshiruar, mirėpo ēasti nuk ishte i pėrshatshėm sepse qarkullimi donte edhe njė orė tė ndalonte. Kėshtu merr Musain dhe tė dy sė bashku gjejnė disa thasė dhe fillojmė aksionin. Musai zbrazi thesin qė ishin me mollė aty nė ēimento, futi thasėt nė njėrin kosh dhe sakaq doli jashtė, duke i vėnė ēelėsin dyqanit.
Mua mu duk sikur u vonua, por nė tė vėrtetė gjithė kėto veprime u bėnė nė pak minuta.
Rruga nga dyqani i Musait deri tek depua e PTT-sė ishte rreth 200 metra. Qytetarėt lėviznin secili nė punėn e vet. Disa shpejtonin. Edhe ushtarakė kishte plot, por ne as qė e vinim mė re. Musai, qė i dinte mirė rregullat, nuk e hapi gojėn tė mė pyeste se ku po venim dhe ēdo tė bėnim. Ishte njė farė rregulli ky pėr ruajtjen e sekretit, por ai ishte pėr ata qė nuk merrnin pjesė nė aksion, ndėrsa Musai duhej tė dinte, por nuk pyeste dhe unė as qė kisha kohė ti tregoja.
Kur mbėrrita te porta e PTT-sė, u ndala. Musai erdhi pranė meje. Ishte i gjithi i zverdhur, i fola duke e qetėsuar se nuk kishte rrezik nė atė qė do tė bėnim. Ai buzėqeshi dhe bėri njė shenjė qė nėnkuptonte se nuk kishte frikė.
Dera e depos ishte ashtu siē e kisha lėnė, u futa brenda dhe Musai mė erdhi pas me gjithė kosha. Mbylla derėn, njeri brenda qė na pa, la punėn dhe pyeti:
- Po ju ēkėrkoni kėtu?
Menjėherė nxora revolverin, ia afrova nė gjoks dhe i thashė.
- Duart lart; po bėrtite e luajte, tė vrava!
Atė e zuri frika dhe filloi tė dridhej. I shpjegova shkurt se pėr nevojat e luftės ne do tė merrnim letėr. E lidhėm pas njė shtylle aty dhe i zumė gojėn me shami.
Filluam tė mbushnim koshat dhe thasėt me letėr dhe Musait i kishte dalė frika. Hapa derėn dhe u sigurova qė askush nuk na kishte dėgjuar, u detyruam tė bėnim disa rrugė pėr tė marrė tė gjithė letrėn.
Nė fund, kur ngritėm edhe koshat e fundit, derėn nuk e mbyllėm mė nga jashtė. Magazinierit i thashė tė mos tregonte se kush dhe sa veta se ndryshe do pėrgjigjej me kokė, por edhe me kaq ishte i kėnaqur qė ne nuk i vumė zjarrin depos.
Kush ishte Myslym Keta
Myslym Hysen Keta u lind nė Tiranė, mė 11 tetor 1925, nė njė familje tė dėgjuar patriote e arsimdashėse. Babai i Myslymit, Hysen Keta, ka qenė mėsues qė gjithė jetėn e tij ia ka kushtuar ēėshtjes sė edukimit dhe arsimimit tė brezave tė tėrė nė zonėn e Shqipėrisė sė Mesme e tė Malėsisė sė Matit. Lymi, fillimisht ka ndjekur Shkollėn e Teknike (sot Harri Fulc), dhe mė pas Gjimnazin e Tiranės. Myslym Keta e filloi luftėn qė nė moshė tė njomė, kur sapo kish mbushur 14 vjeē. Nė kėtė kohė ai bėhet njėri nga anėtarėt mė aktivė tė njėsiteve guerile tė kryeqytetit dhe kryen njėri pas tjetrit me dhjetėra aksione tepėr tė guximshme nė Tiranė. Pas ēlirimit, Myslym Keta ka pasur njė karrierė ushtarake tė shkėlqyer. Kėshtu, ai fillimisht emėrohet komandant i Gardės Kombėtare dhe i Repartit tė Parė tė Kavalerisė. Mė pas, ai dėrgohet nė Bashkimin Sovjetik, pėr studime nė Shkollėn e Lartė tė Kėmbėsorisė. Ndėrsa nė vitin 1954, mbaron me rezultate shumė tė mira edhe Akademinė Ushtarake nė Bashkimin Sovjetik, atė tė Tankeve, nė Fakultetin e Inxhinierisė. Pas mbarimit tė kėsaj akademie, Lymi, emėrohet komandant i Brigadės sė Parė tė Kėmbėsorisė qė qėndronte nė mbrojtje tė kryeqytetit. Pėr merita tė veēanta qė gjatė luftės e mė pas, Myslym Keta gradohet kolonel. Ai ėshtė ndėr kuadrot e para tė ushtrisė shqiptare, qė ka dhėnė njė kontribut tė veēantė nė themelimin e Armatės sė Tankeve. Ai ka shėrbyer edhe si komandant i zoti nė kėtė armė sa tė vėshtirė, aq edhe tė rėndėsishme nė mbrojtjen e atdheut. Myslym Keta, si oficer madhor, ka njė meritė tė madhe nė modernizimin e ushtrisė shqiptare, sidomos nė mekanizimin e trupave tokėsore. Ai ka qenė njė qitės i shkėlqyer i revolverit, automatikut, i mitralozit tė lehtė e tė rėndė, po ashtu edhe kalorės e tankist. Ai mbante titullin e lartė tė Mjeshtrit tė klasit tė parė nė pėrdorimin e tankeve. Vdiq nė njė aksident me makinė nė 26 shkurt 1966.
tirana observer
Krijoni Kontakt