Close
Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 133
  1. #101
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Keta qe i quajm "vllezer" po na sjellin me shume probleme ne Evrope ku dhe ne do na quajn terrorist per asgje vetem sepse dolen ne shesh injorancia ku tregon qe skan te ardhme ne jete dhe meren me gjera qe atyre nuk u hyn ne interes po thjesht e bejn per te treguar veten.
    Keta pisat harruan qe vite me perpara qeveria Maqedonse do ti shtypte me kembe por ishte Amerika dhe NATO qe nuk e lejoj qeverine Maqedonse qe mos te ndodhte si ajo qe beri Serbi ne Kosove...kur sot keta pisat na dalin per xhihad dhe kunder atyre qe sot e ben te mundshme qe jan xhalle!

    Shpresoj qe kjo gje mos te ndodhi ne Prishtine sepse Kosova esht ne nje moment delikate per pavarsine dhe mbas vdekjes se Rugoves nuk mund te dalin ne shesh dhe ta shikoj gjith Evropa ne TV dhe te thon pse tua japin ketyre pavarsine kur keta sna duan!

    E kam then mer perpara ne kete teme qe me vjen turp me then qe jam Shqiptare kur ne nuk kemi ate kulture qe te bejm keto gjera dhe te adhurojm Xhihaded!

  2. #102
    Citim Postuar më parë nga Lunesta
    E ceshte ky zot e kjo fe qe i vika njerezit kunder njeri tjetrit? Nese zoti na ka bere te gjitheve njesoj, pse nje fe lufton ne emer te absolutizmit dhe vret te tjeret? C'ta duam fene kur ne kunderve mes vetit?

    Po me mbushet me te vertete mendja qe feja eshte opium.
    Zoti nuk vret njerez. Njerez vrasin njerez. Zoti eshte ai qe eshte ndersa fete jane te krijuara nga njeriu. Dhe qe eshte opium, eshte opium qe cke me te. Sic ka qene ne kohen e inkuizicionit (se nuk bene me pak kristianet me turrat e druve) dhe sic vazhdon te jete sot me kamikaze dhe xhihade. Jane njerezit ata qe i japin besimeve fetare drejtimet qe duan dhe i fshrytezojne si mbas qejfit. Jane njerezit qe interpretojne kuran e bibel si tju teket dhe natyrisht qe opiumi e ben punen e tij. Nuk ndizen turma te tera njerezish apo nxiten qe te vrasin, presin apo djegin pse Profeti i tyre u "shprofanizua" nga nje vizatim ne leter. Sic nuk eshte zhvleresuar Jezusi kur eshte marre neper goje, tallur apo dhe ne ndonje forme tjeter (se mesa duket andej nga krahu tjeter arti i karikatures nuk eshte i zhvilluar se ngec lapsi neper poture). Jane njerezit ata qe i fryjne zjarrit dhe tensioneve. As Muhameti dhe as Jezusi nuk ju bie vlera apo shenjteria nese disa njerez (mbase dhe te papergjegjshem) ben nje shkarravine ne leter. Keto jane budallalliqe dhe tregojne jo vetem injorance por edhe tendence te hapur per konflikte dhe imponim ndaj botes se civilizuar. Besimtaret myslimane qe do lexojne kete shkrimin tim mos nxitohen ne konkluzione se spo sulmoj aspak fene myslimane qe eshte e nderuar apo vete profetin qe eshte akoma dhe me i nderuar. Une denoj njerez qe nxisin gjakderdhje dhe i fryjne zjarrit te tensioneve, kushdo qofshin ata dhe kujto besimi ti perkasin.
    Prandaj dhe e hapa temen me ate thenie qe po e perseris. Zoti nuk vret njerez, Njerezit vrasin Njerez.

  3. #103
    Citim Postuar më parë nga Shkupi
    Megjithate ndodhen.Skena tashme te para neper televizione diku ne Gaza, Bagdat apo Xhalalabad. Disa qindra te rinj shqiptar te Shkupit te mbeshtjellur me shami te zeza ne koke me flamuj te zinj te AL AKSES (Ju kujtohet ato me te madhe shiteshin ne Bit Pazar) brohorisnin per xhihad.Dolen nga birrucat e rrugicave te errta te gazi babes,dizhonit e duqanxhikut e tani jane ne skene.Nuk ishte me rendesi qellimi por ikonografia (pamja) sepse BIM-i tashme protestoi per karikaturat e vrazhda.Dolen keto vehabiste per te treguar se jane aty, se kane fuqine te demonstrojne, se jane te ngjashem me "vellezerit" e tyre ne Gaza apo ne Bagdad. Ata duheshte te xhirohen dhe keto xhirime te jepen neper televizione boterore qe, ja ne Shkup shqiptaret jane per xhihad mu ashtu sic thoshte Millosheviqi apo Putini. Cudi nje dite me pare Putini i therret vellezerit e Hamasit ne bisedime vellazerore mu ashtu sic bente Arafati me vellezerit rus (sovjetik). Ne nderkohe po vendoset fati i Kosoves dhe fjalen kryesore do ta kene miqte tane perendimore qe i ngriten aeroplanet ne Aviano apo Inxhirlik per ta bombarduar Serbine dhe per ta shporur serbin.Po ato perendimor qe e nxorren dhe e ndihmuan UCK prej Haracine dhe ne fund arriten ta bejne marreveshjen e Ohrit dhe ta ngrisin statusin e shqiptareve.
    Epo i hengert mortja (sic thone plakat) me kete budallallik qe paskan bere. Zaten pse kemi budallenj te tille prandaj dhe sna lene rehat as serb e as maqedone. Pse kemi mendjelehte te tille qe marrin kot sikur te ishin kerthiza e botes myslimane ne bote dhe o burra... Ti biem Europes dhe civilizimit perendimor se nuk i perkasim atij por i perkasim shkretetires se Gobit. Turp e faqja e zeze... Epo te jesh ne zemer te Europes, ti perkasesh nje qyteterimi komplet perendimor, te kesh nje origjine komplet te qarte si Europian dhe ta besh veten me zorr ekstremist dhe zjarrvenes, une kete gje se marr vesh.
    Nuk eshte thene kot qe Turmat jane Bageti !!!

  4. #104
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Keta shqiptare keshtu jane shume te pakte ne numer dhe me perqindje nuk jane me shume se perqindja e muslimaneve ne shtetet europiane e amerikane.

    Neve duhet ti luftojme keta shqiptare keshtu ne menyre qe te ruhemi qe te mos na ndodh ndonje e keqe ne te ardhmen per budallalleqet e tyre. Duhet ti kontrollojme mire arabet qe vijne tek ne, dhe te mos lejojme qe te ndikojne tek institucionet tona muslimane. Zaten, aty ku ne shqiptaret kemi me pak kontroll ne institucionet fetare muslimane si ne Maqedoni (per shkak se kemi pushtet te pjesshem atje), edhe kontrolli eshte me i veshtire. Ne Shqiperi e Kosove, ku kemi pushtetin ne duart e tona, keshtu protesta nuk kane ndodhur kurre dhe edhe njerezit e tille sikur keta ne kete proteste jane shume me te paket dhe qe nuk guxojne te dalin ne publik apo te bejne dicka si kjo, edhe nese ekzistojne.

    Duhet te marrim masa parandaluese, te gjithe shqiptaret si komb, sepse rreziku nga gjera te tilla eshte i madh, dhe ka pasoja te renda per gjithe kombin tone. Prandaj, duhet luftuar keta njerez qe kane devijuar keshtu.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #105
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Ermal 22
    Me pak fjale, autori na tregon se vete Profeti Muhamed urdheroi vrasjen e atyre personave qe e satirizuan ate ne poezi a kenge.
    Interesant kjo gjetja jote. Sot lexova nje artikull te Globe & Mail, gazeta me e madhe Kanadeze (me kahje liberale), te shkruaj nga nje grua teper e edukuar myslimane. Gruaja denonte pa ekuivok protestat duke i keshilluar Myslimanet te ndiqnin shembullin e profetit. E shkreta dha nje shembull ku trajtimi i te burgosurve ishte human pasi 'denimi' ishte t'u mesonin 10 femijeve shkrim e kendim. Duket qarte qe ky fakt eshte thjesht propagandistik.

    E mira dhe e keqja e Profetit eshte se eshte i vetmi nga te gjithe perzonashet e tjere si Krishti, Siddharta Gautama Buddha, Zoroastri etj etj qe ka jetuar nen driten e plote te historise. Nqs dikush do te nxjerre te palara per te, kjo gje behet lehte.

  6. #106
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Zoti nuk vret njerez. Njerez vrasin njerez. Zoti eshte ai qe eshte ndersa fete jane te krijuara nga njeriu. Dhe qe eshte opium, eshte opium qe cke me te. Sic ka qene ne kohen e inkuizicionit (se nuk bene me pak kristianet me turrat e druve) dhe sic vazhdon te jete sot me kamikaze dhe xhihade. Jane njerezit ata qe i japin besimeve fetare drejtimet qe duan dhe i fshrytezojne si mbas qejfit. Jane njerezit qe interpretojne kuran e bibel si tju teket dhe natyrisht qe opiumi e ben punen e tij. Nuk ndizen turma te tera njerezish apo nxiten qe te vrasin, presin apo djegin pse Profeti i tyre u "shprofanizua" nga nje vizatim ne leter. Sic nuk eshte zhvleresuar Jezusi kur eshte marre neper goje, tallur apo dhe ne ndonje forme tjeter (se mesa duket andej nga krahu tjeter arti i karikatures nuk eshte i zhvilluar se ngec lapsi neper poture). Jane njerezit ata qe i fryjne zjarrit dhe tensioneve. As Muhameti dhe as Jezusi nuk ju bie vlera apo shenjteria nese disa njerez (mbase dhe te papergjegjshem) ben nje shkarravine ne leter. Keto jane budallalliqe dhe tregojne jo vetem injorance por edhe tendence te hapur per konflikte dhe imponim ndaj botes se civilizuar. Besimtaret myslimane qe do lexojne kete shkrimin tim mos nxitohen ne konkluzione se spo sulmoj aspak fene myslimane qe eshte e nderuar apo vete profetin qe eshte akoma dhe me i nderuar. Une denoj njerez qe nxisin gjakderdhje dhe i fryjne zjarrit te tensioneve, kushdo qofshin ata dhe kujto besimi ti perkasin.
    Prandaj dhe e hapa temen me ate thenie qe po e perseris. Zoti nuk vret njerez, Njerezit vrasin Njerez.
    Mire o Darius, po e marr si te mireqene konstatimin tend. Pyetja qe do te bej eshte kjo: Nese me te vertete fete jane te mira por jane njerezit ata qe i bastardojne, ku e gjejne keta njerez burimin e pakenaqesive te tyre? A nuk eshte bibla dhe kurani me permbajtjen e tyre ato qe i nxisin ekseset negative njerezore? A nuk sherbejne keto libra si pika referimi per violence? A nuk eshte kurani nje burim ku te njejtin varg dikush e interpreton si nxitje per permbajtje dhe dikush thirrje per xhihad? A duhen revizionuar keto libra? A duhen revizionuar thirrjet kunder 'qafireve e infideleve' apo ato per shtrirjen per dominim boteror te nje feje ne kurriz te feve te tjera? Si ta zgjidhim kete pune?

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Fakti qe ka njerez besimtare te qete tregon se nuk eshte faji i kur'anit dhe i bibles,
    ata lloj njerezish qe keqinterpretojne fene, do keqinterpretonin cdo gje.
    Tani ca ti besh, per fat te keq islami u shpall dhe u perhap ne vend te gabuar , aty ku njerezit jane me injorante, psh ne lindjen e mesme dhe ne libi. Ata lloj nuk hane arsye, foli sa te duash,shpjegoi sa te duash, e vetmja gje qe duan eshte nenshtrim dhe dhune, pak a shume si kafshet.

    Tani ai qe e merr kete shkrim si anti mysliman e ka gabim. Po e perseris sepse cdo gje qe kam shkruar eshte konsideruar si antimysliman, megjithate kjo eshte kritike ndaj njerezve dhe jo ndaj fese.

  8. #108
    Citim Postuar më parë nga Lunesta
    Mire o Darius, po e marr si te mireqene konstatimin tend. Pyetja qe do te bej eshte kjo: Nese me te vertete fete jane te mira por jane njerezit ata qe i bastardojne, ku e gjejne keta njerez burimin e pakenaqesive te tyre? A nuk eshte bibla dhe kurani me permbajtjen e tyre ato qe i nxisin ekseset negative njerezore? A nuk sherbejne keto libra si pika referimi per violence? A nuk eshte kurani nje burim ku te njejtin varg dikush e interpreton si nxitje per permbajtje dhe dikush thirrje per xhihad? A duhen revizionuar keto libra? A duhen revizionuar thirrjet kunder 'qafireve e infideleve' apo ato per shtrirjen per dominim boteror te nje feje ne kurriz te feve te tjera? Si ta zgjidhim kete pune?
    Ti me ke drejtuar nje pyetje mua por ne te njejten kohe me komentin qe ke bere ke aprovuar 100% ate qe kam thene une. Jane njerezit ata qe bejne interpretime. Jane keta ekstremiste qe ne emer te kuranit, profetit apo allahut bejne akte terrorriste, vrasin, presin, djegin sepse interpretojne sipas qejfit vargje nga kurani. E njejta gje ka ndodhur ne mesjete me inkuizicionin. Ne emer te zotit dhe te fese se krishtere vriteshe, digjej dhe masakroheshin si iluministe te kohes ashtu dhe njerez te tjere te pafajshem. Ne fund me drejton nje pyetje qe si ta zgjidhim kete pune. Po te kishte pergjigje kjo pyetje, bota sot do ishte ndryshe.
    Ajo qe eshte me e pabesueshmja qe po ndodh eshte qe mire keta ekstremiste protestojne dhe ngrene tensionet ne vendet e tyre, por ata po e bejne kete gje dhe ne vendet ku jane te emigruar. Sot ne Toronto u be nje proteste ndaj karikaturave nga komuniteti mysliman dhe ajo qe ishte me skandalozja protestuesit, gra e burra u treguan armiqesore dhe ndaj qytetareve te Torontos dhe pati te shara dhe fyerje nga te dyja palet. Dmth shkon ne vendin e tjetrit, te lejon te mbash fene tende, te lejon te ngresh institucionin tend fetar, te lejon te punesohesh ne organe si policia duke te bere dhe favorin e madh qe per hir te fese te lejon te mbash turbanin ne koke ne vend te kapeles se policit (ne nje kohe qe po te shkosh ne vendin e tyre po te jesh femer dhe mos dalesh me ferexhe me mire mos dil nga shtepia fare se nje zot e di se ca te gjen) te lejon te protestosh ne nje vend qe eshte kristian dhe ti ca ben? I kundervihesh qytetareve te atij vendi dhe kerkon ti imponosh bindjen tende apo me keq, ekstremizmin tend? Ky eshte kulmi. Demokracite perendimore kane shkuar shume larg me keto punet e te drejtave te njeriut dhe te lirive te individit. Personalisht me ka bere shume pershtypje sot. U ndodha shume afer vendit te protestes dhe pa gjykuar aspak pamjen qe kisha para syve te ferexheve dhe callmave (sepse ne nje qytet multinacional si Toronto jam mesuar me kete pamje) por edhe te degjosh shprehje te rracizmit fetar dhe shenja te qarta armiqesie. Mesa duket kjo puna e tolerances fetare ne vende si Canada eshte duke u kthyer ne bumerang.

  9. #109
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Xfiles
    I lexova të gjitha postimet tua në këtë temë (i kam lexuar edhe në temat tjera, jo të gjitha) dhe nuk mund të mos shpreh keqardhjen time për këto mendime që lexova. Me sinqeritetin më të madh e them se dyshoj se ndonjëherë ke besuar Kuranin dhe Allahun e Madhëruar. Por, gjithashtu ka gjasa që një besimtar me besim të luhatshëm, në pamundësi për të kuptuar qartë fushatat anti-islame, të ndikohet nga po të njejtat dhe të besojë në sharjet e islamit përpara se ti besojë islamit vetë. Sa i përket islamit, nuk ka nevojë për interpretime tjera. Islami flet për vete, Kurani (fjala e Zotit) është mbrojtësi më i mirë i islamit dhe i Muhamedit s.a.v.s. është dalluesi i të vërtetës nga gënjeshtra, që nuk lë vend për interpretim tjetërsoj të besimit, besimtarit dhe Zotit.

    Më pyet pse mendoj se perëndimi është armik i islamit?

    Kjo pyetje kërkon një shtjellim më të gjërë, kërkon kohë të gjatë, por me aq pak sa kam momentalisht do të mundohem ta sqaroj… Jashtë faktit që gënjeshtra nuk duron të vërtetën, që erësira nuk duron dritën, ka edhe shumë arsye tjera më të fuqishme, qëllime dhe interesa, që shtyjnë perëndimin të shtrojë propagandë kundër islamit. Këto arsye materiale dhe politike, mes tjerash, janë nafta + Izraeli. Perëndimi si "i përkryer" që prezantohet, me një demokraci ku " të gjithë njerëzit i gëzojnë të drejtat e barabarta", me struktura ndërkombëtare të cilat hiqen sikur mbajnë rend dhe rregull në botë, pra si i tillë, pa ndonjë shkas konkret, nuk është në gjendje të nis invazionet pushtuese dhe plaçkitëse në shtetet islame. Për të arrit këto qëllime, perëndimit i nevoiten « arsye konkrete» me të cilat tenton ti arsyetojë invazionet. Kështu në fillim shtrohet propaganda, përgatitet terreni, përgatitet populli, (luftë psikologjike) se po u kanoset rrezik i paparë nga muslimanët dhe më në fund pasojnë bombardimet dhe pushtimet! Sikur mos të ishte e gjithë kjo propagandë mediale që ushtrohet në botën perëndimore, sikur mos të ishte mbjellur kjo frikë nga terrorizmi islamik, të siguroj se popullata perëndimore asnjëherë nuk do të kishte përkrahur këto luftëra në Lindjen e Mesme.

    Duhet të dijsh se vetë këta terroristë muslimanë ishin të trajnuar, përmbajtur dhe ndihmuar nga CIA amerikane, që më pastaj të vehen në përdorim të interesave amerikane. Lufta që shpesh-herë quhet luftë anti-islame, më tepër aludon në konfliktet perendimoro-lindore, sesa në konflikt krishtero-islam, sepse në të vërtetë nuk ka luftëra të tilla, nuk ka llogjikë në luftërat fetare, sepse fundi i fundit askush nuk mund ti imponojë ose tia ndalojë askujt besimin, as me luftë e as me paqë, feja është besimi dhe bindja e individit, që ruhet në thellësitë e shpirtit, ku nuk depërtojnë as fishekët e as bombat. Por, kjo është mënyra më e mirë të shkaktohet urrejtje ndërfetare, të inicohen veprime në botën islame, të cilat do të mund të arsyetojnë veprimet e perëndimit kundër tyre. Siç po e sheh dhe vetë, ky qëllim është arritur. Tash është vënë shenjë barazie midis terrorizmit dhe islamit, megjithëse islami nënkupton paqë.

    Meqë karakteri i Bin Ladenit u konzumua dhe nuk i plotëson kushtet për një luftë të re (Irani, Siria...), u desh të inicohen këto protesta dhe gjithë ky revolt në popullatën mbarë-islame me fyerjen e Profetit islam dhe islamit në përgjithësi, sepse normalisht dihet se çdo akcion përcillet me reakcion. Prandaj nuk mund të presish që muslimanët të kapërdijnë të gjitha sheret e perëndimit në mënyrë paqësore, kur shihet qartë se vetë perëndimi kërkon luftë. Shifi cilat shtete janë të okupuara, realiteti flet vetë, megjithëse është pak i mbuluar. Shife cilët shtete thërrasin në luftë, cilët shtete inicojnë luftëra, ti si duket i shef vetëm reagimet e të okupuarve ndaj okupatorëve. Tash normalisht se ka njerëz të atillë që e pranojnë okupimin duke ndenjur duarkryq, ka të atillë që vuajnë në heshtje, ka të atillë që bashkëpunojnë me okupatorët por ka edhe të atillë që nuk durojnë dot okupimin dhe ngriten e luftojnë, qoftë edhe duke e flijuar veten.


    Ja une kam dale nga islami dhe per mendimin tim jam i pafajshem.

    Heshtja juaj ne lidhje me kete ceshtje do me bindi se kam te drejte.
    Sepse ju qe dini kaq shume ,asnje nga ju myslimane te drejte nuk e mori mundimin te sqaroje kete muhabet si njeri. Ne fjalet tuaja degjohet vetem "mbytje" "vrasje" "shpata" "qafir".
    Dhe sa per dijen e atyre qe nuk e dine Munafik eshte ai qe hiqet si mysliman ne sy te tjereve dhe ne te vertete nuk eshte, pra dyfytyresh.
    Ai qe me quajti te tille duhet ta shohe se une po them ate qe mendoj
    Të thënit atë që mendon nuk do të thotë se e ke thënë të vërtetën. Në vend të përgjigjes unë do të parashtroj një pyetje se mbase e kupton qëndrimin e Profetit ndaj tradhëtarëve në fe. Më trego ti i nderuar vëlla pse tradhëtarët e kombit gjithmonë janë vrarë e ekzekutuar? Pse tradhëtarët e kombit konsiderohen si shkalla më e ulët e njerëzisë? Pse duheshka kjo të jetë ndryshe në fe? Tradhëtarët janë njerëzit më të rrezikshëm të një shoqërie, prandaj edhe meritojnë të dënohen.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    fjollat,
    1-cfare kupton ti me "perendimi" e "perendimoret"? Ke fut ne keto kategori? Here flet per qeveri, here per popull, here per te krishtene e here per te pafe. Kujt i pergjigjen fondamentalistet me manifestimet e tyne? Kunder kujt protestojne?

    2-Persa i perket frazes se fundit asht tipike terroriste. "Tradhetari i kombit" asht ai qe punon kunder kombit te vet. Ai qi ban nji zgjedhje personale mos me qene ma musliman pa i ba keq askuj pse duhet me meritue vdekjen? Pse nji person nuk duhet me jetue ne paqe zgjedhjen e vet personale pa i hy ne hak askuj, por meritoka ekzekutimin?!?!?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga shkodra13 : 20-02-2006 më 12:15

Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kosova Në Okb Apo Drejt Tiranës Ose Shkupit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 18:55
  2. Maqedonia e emërton aeroportin e Shkupit me emrin Aleksandri i Madh.
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:56
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 05:34
  5. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-11-2004, 14:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •