Close
Faqja 3 prej 40 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 393
  1. #21
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Ju kerkoj ndjese te gjithe evgjito-arabeve te forumit, mbasi tashti e kuptoj qendrimin tuaj ne kete forum per mbrojtjen e rraces dhe origjines kunder perendimit "te bardhe".

    Askush nuk mund t'ju kerkoje qe te vrisni apo mohoni "baben" apo gjysherit, por te pakten kujtoni se ndonese "baba"/gjyshi ju pat ardhur si pjese e ndonje taborri "shumekombesh" turk, te pakten nga nena e keni nje damar shqiptaro-europian.

    Ka nja 100 vjet qe bertisni "dum" baben, e kerkuat boll edhe 60 vjet e fundit neper Rusi e Kine, tash ndoshta po e gjeni neper Arabi e Iran... se mbetet rrugeve jetima...
    Labeati,
    me vjen keq qe nxirrni konkluzione te gabuara kur ju vet si qytetar amerikan e dini me mire se ne se kush raca luftojne per "perendimin" tend "te bardhe"!

    Na erdhen tre here ketu ne Rodos ajroplanmbajtese, direkte nga Iraku, per shkak te afersise gjeografike te ishullit me Qipron dhe Lindjen e Mesme dhe e konstatova vet se kush lufton per demokracine sot (ata qe s'gjejne dot pune tjeter ne SHBA)! Tek shumica e ushtareve dukeshin qarte karakteristikat negroide dhe latinoamerikane!

    Pse keta te luftojne me teper se te tjeret per kete shtet?
    Pse keta te ofendohen nga parazite si puna jote -per rracen-, ne nje moment qe mendon se lufta e tyre te ndihmon ty si amerikan?


    Ja pra ky eshte emigranti, i shkeluri dhe i vyeri per nje te neserme me te mire! Vecse ka fatkeqesine qe eshte i zhytur aq keq ne balte saqe nuk shikon qarte! Ky eshte edhe problemi juaj Labeati dhe i shume si puna jote, qe sa vajtet ne nje vend te huaj i kuptuat gjerat mbrapsht -domosdo-, keshtu atij qytetarit qe luftoi per shekuj me radhe qe ti te kesh liri ne Amerike ti i the zezak, kurse atij tjetrit qe si puna jote u mundua per nje dite me te mire ti i the aziat.

    Me te vertet per veten tende ke kategori mbroni, ate te monstres qe s'do te dij hic gje apo ate te palacos qe luan rolin e dikujt tjetri?

  2. #22
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Vendet arabe nuk mund te bejne kurre nje aleance te fuqishme kunder agresioneve masonike,( duhet kuptuar qe nuk eshte agresion i amerikanit ndaj arabit) jo se nuk kane armatim, financime apo atdhetarizem, por sepse disa nga vete kreret apo mbreterit e shteteve arabe jane ose masone ( nga origjina e te pakten njerit prind ) ose jane arabe te masonizuar...Me fjale te tjera SYRI QE SHEH GJITHESHKA vertet sheh gjitheshka...

    ( Sa per ate nese ben mire apo keq SHBA qe ben te tilla nderhyrje ushtarake ne zona te ndryshme te globit, kjo eshte nje ceshtje qe percaktohet nga nje mori faktoresh te gjeopolitikes dhe interesave te shtetit me te fuqishem te botes, nje gjeopolitike perhere ne levizje...Dhe sigurisht nga luftra te tilla nuk perfiton vec Amerika, ashtu sic nuk humbasin vetem vendet "viktima" te rradhes... Ne situata te tilla i fituar mund te dale edhe "i humburi"...Nese me keto dy terma, i fituar dhe i humbur i referohemi fjalorit masonik....Edhe lufta atlantikoveriore e Kosoves ishte pasoje e kesaj gjeopolitike...dhe jo pasoje e ndonje afeksioni amerikan ndaj kosovareve apo urrejtjeje ndaj serbeve...)

    ps. Nuk ka kuptim ndezja e gjakrave ne nje diskutim per nje teme te tille nga askush....Gjerat jane aq te thjeshta : masonizimi eshte qellimi dhe globalizmi eshte mjeti.


    ( Dhe dicka si aperitiv per nje teme tjeter : A mund te me thote ndonjeri ketu si shpjegohet qe mes viktimave te 11 shtatorit nuk kishte asnje hebre ? )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga whisper : 14-02-2006 mė 17:26
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Irani vazhdon aktivitetet bërthamore

    Burimet diplomatike në Vjenë bëjnë të ditur se Irani ka filluar disa nga aktivitetet për pasurimin e uraniumit në qendrën Natanaz. Moska e Teherani kishin planifikuar të diskutonin propozimin rus rreth aktiviteteve të pasurimit të uraniumit në territorin rus.


    Por zëdhënësi i qeverisë iraniane ka deklaruar se bisedimet e parapara për këtë javë janë shtyrë.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  4. #24
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    kush kercenohet nga Irani?

    Ekzistojne shume fakte qe pohojne se lufta ndaj Iranit eshte kurdisur ketu dhe shume kohe me pare. Ne fakt ende nuk ka ardhur pergjigja amerikane per rrembimin e diplomateve amerikane gjate Revolucionit Islamik-Shiit (mbase nje nga revolucionet me popullaritetin me te madh te shek. 20!!!) ne 1979.

    Studjues serioze pretendojne se lufterat ne Ballkan dhe lufta me Afganistanin dhe Irakun nuk ishte gje tjeter vecse pergatitje per perleshjen kryesore, ate ndaj Iranit. Pavarsisht se e kam per detyre te pranoje se shkaku ekonomik ne vetvete eshte i pamjaftueshem per shpalljen e nje lufte, me rezervim ne rastin e sotem te qeverisjes amerikane ku pothuajse cdo qeveritar qysh nga vet presidenti edhe deri tek ministri i fundit ka nje karriere te caktuar ne biznesin boteror sidomos ne firmat qe lidhen me ekonomine e rende (psh. Ramsvelt anetar i nje kompanie multietnike pesticidesh dhe lendesh reaktive, Bush dhe Cejni kane karriere ne firma nafte dhe armesh etj.).

    Ja disa pika qe referojne keta studjues ne qellimet amerikane (te cilat shume here shprehen edhe midis NATOs):

    1) ndalimi i influences ruse ne zone, pra ndryshimi i frontit nga Europa Lindore ne Lindjen e Mesme dhe Azine Qendrore (keshtu shpjegojne keta studjues edhe shperberjen e Jugosllavise te shtetit te fundit filorus ne zone, megjithese nuk me gjejne plotesisht ndakort).

    2) gjetja e nje armiku te ri i cili do iu lejoje liri ne veprime, Islamit.

    3) shperberja e shteteve qe tradicionalisht perbenin vegla te espansionit rus (Jugosllavia, Iraku, Siria dhe tani Irani)

    4) perdorimi dhe kontrolli i gazit natyror dhe naftes (Irak dhe Irani ne territorin e te cilit ndodhen nxjerreset me te medhaja boterore te gazit natyror ). Kjo pike sipas ketyre analisteve shpjegon edhe politiken amerikane ne Ballkan, zona qe pritet te jet kanali transferues i ketyre pasurive kundrejt Europes.

    5) mbrojtja e shteteve aleate te SHBAs (Izrael, Turqi)

    6) reklamimi i protipeve perendimore, qe ne vetvete fshehin nevoja te kapitalit dhe neoliberalizmit!

    7) perkufizimi i antiamerikanizmit

    8) pengimi i fuqizimit te shteteve jo te pelqyera nga SHBA (kete pike e shtoj vet si te domosdoshme).

    etj. etj.

    Po te shikoni me hollesi ne keto pika ne sejcilen prej tyre lakohet Irani!

    Prandaj keta studjues e shikojne luften me Iranin si te pashmangshme!

    Personalisht besoj se shkaqet e luftes nuk shpjegohen krejtesisht me ushtrime ekonomike. Por kur kam parasysh se kush e qeveris SHBAn sot, nuk perjashtoj asnje mundesi!

    Skandali i fundit i qeverisjes republikane dhe mbase me i rendi ishte mos-aftesia qe te kontrollohen lobet. Lobet ne SHBA gezonin qysh heret personalitet ligjor por veprat e tyre shume here biejne ne kundershtim me ligjet. Lobistet me te perfolur i perkasin grupeve filo-izraelite, si psh. z. Abramof i cili vec veprimtarise se tij jashtligjore kishte arritur ne piken qe te rregullonte takime midis Bushit dhe disa udheheqesve te Botes se Trete me shkembim lekesh! Kush nuk i beson Kryeplakut le te lexoje vellimin e fundit te l'Espresso (ne Italisht) te vitit qe na kaloi, reth 24/12/2005!

    Pra me keto grupe te forta interesash dhe fuqine qe ato kane fituar (ne grupe interesash, apo lobe, perfshihen shume kategori ... qysh nga grupe qe shprehin interesat e nje komuniteti deri ne grupe qe shprehin interesat e nje lloji biznesi si psh. biznesi i armeve, apo ai i nfates) lufta nuk perjashtohet si mundesi! Dhe kur keto grupe shprehin interesa qe vetem me lufte zgjidhen atehere puna eshte pisk!

    Do thoshte dikush se persa kohe vazhdon te sundoj ky lloj sistemi ne SHBA lufta do te jet fenomen i perditshem i ketij shteti!

    Pra nuk eshte e pamundur qe SHBA te bej gabime. Pikerisht sepse politiken ne SHBA, sidomos kur qeverisin Republikanet, nuk e bejne njerezit e akademive dhe as shoqatat publike por e bejne ata qe shprehin nje pakice interesash! Z. Graham Allison -dhe shume studjues serioze- ka nxjerrur disa skema te spikatura sesi funksionojne burokracite politike dhe grupat e interesave ne nje shtet, dhe meqenese zoteria eshte amerikan eshte bazuar tek sistemi amerikan.

    Keshtu per ata qe nuk e perjashtojme mundesine qe SHBA te bej gabim perseri duke goditur nje shtet me fuqi berthamore - e theksoj se une nuk perkas ne kete grup- ja kush do ishte pergjigja e Iranit per mendimin tim.

    Meqenese Irani as qe mundet te ket fuqine qe te godasi Ameriken apo Angline me armet e tij berthamore, nese i posedon, keto do jen shtetet qe ai do synoj:

    1) Turqia. Personalisht besoj se Turqine ne Shqiptaret -qe pak hajme pyke nga politika- e kemi nenvlefsuar shume ne aftesite e saj diplomatike. Pra Turqia nuk besoj se eshte aleat pa kushte i SHBAs (kete e tregoi edhe ne luften me Irakun!) dhe besoj se Turqia nuk e shikon me entuziazem luften me Iranin, sidomos kur behet fjale per rrezik berthamor. Por megjithate Turqia mbetet ne listen e Iranit "berthamor" per vet shkakun qe perderisa Irani nuk mundet te arrije SHBAn do filloj me aleatet e saj per shkaqe simbolike dhe per shkak demtimin anesor. Ne Turqi ne kete moment jetojne shume Shqiptare apo shume Turq me prej'ardhje shqiptare (qe me thene te drejten me dhimbsen me shume se Shqiptaret e SHBAs, sepse me keta na bashkojne me shume halle dhe na bashkon edhe afrimiteti gjeografik/politik. Pra nese do ishte te evitohej nje bombe ne Turqi do ishte me ne interes tonin ne krahasim me nje bombe ne SHBA, se fundja-fundit duhet ta kishte kuptuar Uashingtoni edhe publiku amerikan se kur e fillon luften duhet te presesh cdo lloj rezultati!!!).

    2) Izraeli. Per shkaqe simbolike, duke i dhene keshtu luftes ngjyra ideologjike (panislamike/"antisioniste").

    3) Pakistanin. Kete vleresim e bej vet dhe nuk e kam lexuar ndokund, keshtu nuk e vej doren ne zjarr por thjesht besoj se Pakistani do tregohet i vlefshem per SHBAn edhe ne luften kundra Iranit, sic ndodhi ne luften me Afganistanin. Keshtu domosdo do hyje ne listen e Teheranit.

    4) Qipron (per mendimin tim). Ne Qipro strehoet nje numer i madh trupash britanike (kryesisht), amerikane dhe turke. Gjithashtu goditja ndaj Qipros perben goditje ndaj BE, qe duket se nuk po ben dicka qe te ndaloj armiqesia amerikane. Nje goditje nukleare ndaj Qipros perben rrezik nuklear per Shqiperine sidhe per gjithe Mesdheun, nese "predhat iraniane" nuk gjejne qellimin dhe biejne ne det.


    E perseris edhe nje here qe nese Irani perdor arme berthamore atehere interesi jone kombetar do ishte qe keto arme me mire te godisnin SHBAn sesa vendet fqinje!!!!!!! Pra: BUSH STOP

    Por nese Irani nuk i ka akoma keto arme dhe pergatitet t'i marri nuk do mundesha une te argumentoj kundra luftes (per vet pikat qe referova me siper)!

    Megjithate do mundesha te them se pro fakteve te kryera me te cilat disa studjues e shpjegojne luften si te pashmangshme, Iranit nuk i mbetet gje tjeter vecse te krijoje arme berthamore (keshtu nuk mundem te fajesoj vetem Iranin, perkundrazi do mundesha t'i jap nje fare te drejte Iranit)!



    me respekt dhe ndergjegjesi Kryeplaku

  5. #25
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Shkak tjeter thelbesor per nje goditje te mundeshme ndaj Iranit do te jete edhe krijimi ne Mars 2006 i Burses se Hidrokarbureve te kuotuar ekskluzivisnht ne Euro!
    Sipas shume analisteve kjo ishte dhe "pika qe derdhi goten" edhe per Irakun. Ne rast se nafta e gazi nuk kuotohen me ne $, atehere monedha amerikane e humbet aftesine per te qene mjet universal shkembimi meqenese bota nuk do kete me nevoje te eksportoje mallra per te blere $ (te cilat USA i printon hareshem). Kujtoj qe pas falimentit (de fakto) te shkeputjes se lidhjes $-flori nga Niksoni (pasi USA i thau rezervat valutore ne luften ne Vjetnam), $ eshte nje fiat-money.
    ============
    Per sa i perket skenareve te reagimit Iranian, nuk besoj se do kishte llogjike per Iranin te godiste Turqine (anetare e Natos) apo ca me keq Pakistanin (fuqi berthamore). Pikerisht kete do te kerkonin Jankite (ti nxirrnin geshtenjat me duart e te tjereve).
    Mos harroni se edhe kunder Izraelit nje goditje (atomike) Iraniane eshte jashte cdo llogjike. Irani edhe nese dikur (5-10 te ardhshme do prodhoje bomben) nuk ka per te pasur nje arsenal si ai cifut (200-400 bomba) pra kjo do te ishte vetvrasje per Iranin.
    Personalisht mendoj se raprezalja Iraniane do ishte e tipit:
    a) Mbylje e Ngushtices se Hormuzit - dhe shkaterrim i ekonomise boterore me naften qe do te kalonte brenda 48 oreve ne vlera 200-400$/fucia.
    b) Ndezja e zjarrit shiit (Al Sadri para nje jave deklaroi se nese Irani goditet ai do filloje kryengritjen e armatosur), Jankite po luftojne me 1/5 e Irakut dhe nuk po u'a dalin dot.
    c) Aktivizimi i rezistences ne Afganistan
    ========================
    Rusia e Kina nuk mund te lejojne qe nje shtet si Irani te perfundoje ne nje marionete amerikane.
    Per Rusine arsyet jane gjeostrategjike dhe shume serioze.
    Per Kinen luhet me vete mbijetesen e saj ekonomike.
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  6. #26
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga whisper
    ( Dhe dicka si aperitiv per nje teme tjeter : A mund te me thote ndonjeri ketu si shpjegohet qe mes viktimave te 11 shtatorit nuk kishte asnje hebre ? )
    Degjo, punoj ne Union Square vec 50 metra larg stacionit te trenit (NYC Subway). Ne kete stacion gjenden fotografite dhe emrat e te gjithe viktimave te 9/11. Hebre ka sa te duash. Eshte e pa vertete kjo qe thua ti. Bile bile eshte qesharake kur mendoj se ka njerez te tille qe besojne keso dezinformatash..........

  7. #27
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Antares,

    perderisa shkrimi im presupozon qe edhe SHBA nuk sillet realisht, nuk do vejme ne dyshim Iranin. Se fundja-fundit ajo qe shumica anetareve nuk biejne ndakort nuk eshte sistemi qeveritar i Iranit por lufta ndaj Iranit. Pra as qe e vejme ne dyshim qe Irani ka nje politike problematike, per veten dhe te tjeret!

    Personalisht as qe e diskutoj se shteti iranian perben rrezik per veten dhe te tjeret me nje fare menyre. Thjesht polemika ime gjendet tek besimi im -mbase utopik- se SHBA dhe veglat qe ajo perdor (NATO, BE, KS i OKB) nuk japin shembullin me te mire per zgjidhjen e problemeve, kur vet sillen hegjemonisht. Aq me keq besoj se me politika "te gabuara" jo vetem qe e bejne Iranin me te rrezikshem por kthehen edhe vet ne rrezik global!

    Persa i perket Izraelit, nuk e di c'fuqi ka po sado fuqi te ket Izraeli ka nje problem teper serioz -qe mire do ishte ta kemi parasysh kur e akuzojme- e ka siperfaqen teper te vogel (me te vogel se te Shqiperise). Pra nje predhe ne Izrael mund te shkaktoj me shume dem sesa 10 te tilla ne shkretetirat e Iranit!

    Sidoqofte, me vend skeptikizmi juaj!

  8. #28
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Kryeplak! Politika amerikane nuk eshte se "shkau" pak andej nga 1990, po ka qene nje konstante prej te pakten 150-200 vjetesh.
    Influenca e gjeostrategut McInder eshte e dukshme tek ta dhe ata kane pasur nje seri gjeostrategesh te tyre. Me i fundit eshte cifuti polak Brzhezhinski dhe ndoshta ke pasur fatin ne mos ta lexosh te pakten te degjosh mbi skemat e tij....
    Nuk do i futem analizave te politikes apo sistemit shteteror Iranian, po nuk me duket se qe pas Revolucionit Irani te kete eksportuar "teokraci" me bomba gjekundi. Dihet mire se Sadami me nxitjen, bekimin dhe ndihmen amerikane e sulmoi Iranin pikerisht ne Kuzestan (ku spiunet anglo-amerikane tani jane shume aktive) dhe qe andej rrodhi gjaku i nje miljon iranianeve e irakeneve.
    Per sa i perket goditjeve (reciproke) kimike gjate asaj lufte dihet se kush e furnizoi irakun me te tila arme, Irani thjesht ja ktheu me te njejten monedhe (ashtu si do vepronte dhe Japonia pas Hieroshimes nese do te kishte nje arme te tille).
    Vertet Iraku po kalon nen kontrollin Shiit, po kjo i duhet faturuar demokracisjellesve me bomba se eksportojne te tilla produkte ashtu si dhe ne Palestine ku fitoi Hamasi.......
    Personalisht nuk shikoj asnje gje shqetsuese tek Irani (sado e cuditeshme te duket kjo).
    Perseris qe jam plotesisht dakord me analizen qe i ben situates, une thjesht shtova dhe disa shkaqe te tjera (te fshehta po jo te padukshme) per agresionin e ardhshem.
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  9. #29
    Studimet tregojne se ne rast sulmi te SHBA-se mbi Iran qe ne momentin e pare do vdesin me mijera .

    Ewen MacAskill, editor diplomatik

    Nje sulm suprize i Amerikes ose Izrealit ne impiantet berthamore iraniane mund te shkaktojne nje numer te madh viktimash ne rradhet e popullsise civile si dhe te vete viktima te rastesishme ne rradhet e ushtarakeve.
    Raporti i quajtur IRAN: KOSEGUENCAT E NJE LUFTE shkruar nga Profesor Paul Rogers dhe publikuar nga Oxford Research Group ben krahasim paralel me sulmin ndaj Irakut. Ne raport thuhet se popullata e ne ate vend kishte vetem 3 jave kohe te pergatitej per sulmin ne vitin 2003 duke i dhene popullates mundesine qe te largohej nga zonat e rrezikshme. Por ne rastin e Iranit profesor Rogers shprehet se duke qene se stacionet berthamore iraniane jane ne zona te populluara, sulmi ndaj tyre do kryhet ne baze te elementit surprize duke mos i lene mundesi popullates te evakuohet ose te marri masa te tjera mbrojtese ne kohe.
    Po ashtu dhe humbjet ushtarake ne momentin e sulmit fillestar pritet te jete me mijera ndersa ato te civileve do jene me qindra sidomos te atyre qe punojne ne keto stacione berthamore te cilat jane furnizuesi kryesor i infrastruktures berthamore dhe atyre te rraketave, uzinat e te cilave po ashtu janet e lokalizuara ne zona te populluara.
    Shifra e vdekjeve do jete akoma dhe me e madhe nese Irani sulmon i pari dhe Amerika pergjigjet ose nese vete Amerika ndermerr aksione paraushtarake paraprake.
    Kritike te SHBA-se dhe te vendeve te tjera Europiane ne Teheran thone se qeveria ka nder mend te mbroje me cdo kusht aftesine e saj te armeve berthamore gje qe mohohet nga Teherani zyrtar duke shtuar se ata perpiqen per burime berthamore vetem per perdorim civil. Kriza perseri ka shprese te zgjidhet ne menyre diplomatike por Izraeli dhe Amerika shprehet se opsioni i nje sulmi mbetet i hapur.
    Objektet e mundeshme per goditjen fillestare jane Reaktori i Studimeve ne Teheran si dhe nje uzine prodhimi radioizotopesh etj. Goditja e ketij reaktori do jete katastrofike pasi ai eshte ne kapacitet te plote dhe radioaktiviteti do shperndahet ne disa vende perreth si Kuvajt, Arabi Saudite, Bahrain, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Te gjitha sulmet do kryehen ne menyre simultane per te eleminuar stafin e shkenctareve dhe teknikeve si dhe te gjithe stafit kompetent qe punon me reaktoret dhe lenden berthamore duke synuar ne nje dem afat gjat te programit berthamor.
    Irani do jete i paafte te parandaloje nje sulm te tille pasi ka mbrojtje ajrore te kufizuar por sidoqofte Irani ka nje arsenal te madh armesh per kunderpergjigje.

    p.s. Po shtoj edhe dicka tjeter qe e lexova tani. Nga ana tjeter Irani duket i vendosur qe mos terhiqet dhe ka vendosur perseritjen e programit te pasurimit te uraniumit duke refuzuar propozimin rus per bisedime per zgjidhjen e krizes.

  10. #30
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Keshtu iu rrit mendja edhe Irakut dhe e pesoi pastaj. Irani e ka mendjen me te madhe, por ka edhe gojen e madhe. Frika qe kane vendet myslimane te rajonit nga teknologjia berthamore e Iranit tregon se Irani paraqet rrezik jo vetem per Izraelin por edhe per komshinjte.
    Bushi e ka mandatin deri ne 2008 dhe deri atehere do gjendet nje rruge qe Irani te pengohet per tu bere fuqi berthamore, qofte edhe me bombardime.
    Gjithe ai Iran me kulture e histori madheshtore tani vihet ne rrezik nga republika islamike.
    Sikur Irani te ish Republik Zoroastriane nuk do e kish njeri shume problem, por hoxhallaret e mullahet qe drejtojne vendin e kane doren e rende

Faqja 3 prej 40 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Interviste e ish-ambasadorit te RII ne Tirane.
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-04-2009, 08:07
  2. Ali Komeni, zoti i vėrtetė i Iranit
    Nga Cimo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-04-2007, 12:46
  3. Irani pergatit trupat per sulm ndaj Izraelit
    Nga Darius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2006, 07:21
  4. IRNA: Kryeministri shqiptar uroi presidentin iranian pėr zgjedhjen
    Nga Wordless nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-11-2005, 01:05
  5. Bush i gatshem te sulmoje Iranin
    Nga Dito nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 119
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 18:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •