Close
Faqja 8 prej 40 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 393
  1. #71
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Alket te paska kape edhe ty virusi i "konspiracionit" me duket... ose e paske kthy edhe nji dopio tjeter sonte.... para gjumit dmth...

    Po pse more pak gomare ke qe po hidhen ne ere perdite nga Izraeli ne Irak?

    une skam deshire te bej teori konspiracioni per ameriken, shikoj me syte e mi ameriken perdita, shikoj hipokrizine amerikane perdita.


    nuk e di ku jeton ti por keto jave eshte hapur problem i madh per emigrantet ilegale ne amerike.

    meksikani ilegal sot thote me mire punoj laj pjatat me $5 ora sesa te le koken ne irak per nje green card. ka dale nje hile tjeter, rregjistrohuni per numer pune te paguani taksa per ate pagese te ulet qe merrni, perndryshe do ju kthejme ne meksike.

    vajzat ruse, shqiptare, moldove enden rrugeve si prostituta e pse? sepse asnje reforme e rekomanduar alla-amerikane ka ndihmuar po ka keqesuar.
    fol per konspiracion.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga leci : 09-04-2006 mė 04:18

  2. #72
    USA deklaron nje plan te ri per Armet Berthamore

    Ne zhvillimet e fundit deklarata e administrates se Bushit per fuqizimin dhe shtimin e prodhimit te arsenalit berthamor nuk tregon asgje pozitive. Ne kete deklarate thuhet se Amerika do rrisi prodhimin e saj me 100 bomba ne cdo vit deri ne 2022. Kjo do te thote qe do kryhen ndryshime dhe ne menyren sesi ruhet plutoni per ta bere me te sigurt. Plani u pasua nga nje kriticizem nga burime te ndryshme, perfshi ketu edhe ato qe jane duke shtruar pyetjen nese SHBA eshte duke filluar nje gare te re armatimi berthamor.

    Lajmi doli te merkuren direkt nga burime te informacionit te Administrates se Bushit dhe perfshinte dhe nje permbledhje mbi restaurimin e uzinave prodhuese si dhe kapacitetin e manifakturimit te tyre.
    Plani ne vetvehte flet per nje ravijezim komplet te ri te ssitemit masiv mbrojtes, laboratoreve dhe uzinave te prodhimit te armeve berthamore te cilat jane ndertuar qe nga koha e Luftes se Ftohte.
    Deri tani Amerika eshte mbajtur me arsenalin e vjeter te saj nje pjese e te cilit eshte disa dekada i vjeter.
    Sidoqofte administrata do qe te rritet aftesia mbrojtese dhe ajo prodhuese ne 125 bobma te reja berthamore cdo vit deri ne vitin 2022 dhe ne kete menyre Pentagoni mund te heqi nga skena bombat e vjetra per te cilat eshte deklaruar qe nuk jane me te sigurta... Ja dhe link origjinal i lajmit: NEWS: US Announces New Nuclear Weapons Plan

    Ky eshte lajmi dhe ne situaten qe ndodhet sot sme duket aspak pozitiv. Nga njera ane eshte nje deklarate paksa infantile qe sistemi mbrojtes amerikan nuk eshte shume efikas dhe per me teper me nje teknologji te vjeteruar (gje qe me duket shume pabesueshme dhe nje truk qe po behet per arsye qe nuk dihen) dhe nga ana tjeter qe me situaten aktuale ku perpjekjet e Korese se Veriut dhe te Iranit dhe disa vendeve te tjera te vogla qe po perpiqen te kene arsenalin e tyre berthamor kjo deklarate vetem sa do i hedhi benzine zjarrit akoma me keq.

  3. #73
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389

  4. #74
    Bushi ben plane paraprake per nje sulm berthamor ndaj Iranit


    Sipas Pentagonit dhe burime te inteligjences, administrata e Bushit po planifikon sulme paraprake kunder Iranit nepermjet perdorimit te armeve berthamore taktike te penetrimit te bunkereve. Seymour Herdh, reporteri hetues i cili zbuloi dhe beri publik skandalin e abuzimit mbi te burgosurit ne burgun e Abu Ghraib, raportoi ne nje artikull te dale sot vone ne revisten New Yorker se disa nga ushtaraket e larte dhe drejtues te larte te cilet ishin te pasukseshem ne eleminimin e mundesise se perdorimit te armeve berthamore, tani po konsiderojne mundesine e doreheqjes.
    Presidenti Bush, vazhdon Seymour duket se eshte i alarmuar nga kercenimi qe vjen prej linjes se ashper politike te liderit iranian Mahmoud Ahmedinejad te cilin Bush e quan si "Hitleri i Ri".
    Lajmi ne origjiinal mund te lexohet ketu: NEWS: Bush Plans Preemptive Nuclear Strike Against Iran

    Ky zhvillim i oreve te fundit eshte me te vertete shume trondites po te kihen parasysh pasojat e nje sulmi te mundshem me arme berthamore. Agjensite e inteligjences vetem sa mund te bejne raporte hamendese per aftesine kunderpergjigjese te Iranit dhe shkallezimin e konfliktit ne rajon. Mua personalisht nje vendim i tille me duket jo vetem cmenduri e Bushit po edhe nje faktqesi e madhe per te gjithe. Nga shume veta linja e ashper e Amerikes ndaj Iranit justifikohet me terrorrizimin, kercenimin e ardhshem berthamore nga Irani, etj etj por askush se ka te qarte se ku do i dali tymi ketij sulmi dhe se cfare do sjelli per gjithe boten e nesermja.
    Ketu poshte keni foton e nje predhe atomike penetruese e shpikur prej kohesh nga amerikanet qe perdoret per penetrime te thella ne toke. Klikoni tek foto qe tju hapet e madhe.


  5. #75
    Shkenctaret iranian kane perfunduar ciklin e plote nuklear?

    Shkenctaret iraniane ka mundesi te kene perfunduar pasurimin e uraniumit deri ne 3.5 %, nivel ky i mjaftueshem per te furnizuar reaktoret berthamore por mbi te gjitha tregon se Irani ka arritur te perfundoje ciklin e plote berthamor, nje proces te cilin USA dhe Izraeli po ngulmonin aq shume ta pengonin.
    Lajmi per pasurimin me sukses te uraniumit vjen disa dite mbas provave te suksesshme te ushtrise iraniane ne lidhje me kater arme te reja, torpedo super te shpejta, avione, raketa hedhese portative si dhe raketa "pertej horizontit", te gjitha keto thuhet se jane stealth ose me fjale te tjera te padukshme nga radaret.
    Po ashtu pasurimi me sukses i uraniumit vjen fill mbas kerkesave te shpeshte te Keshillit te Mbrojtjes se Kombeve te Bashkuara drejtuara qeverise iraniane qe te pezulloje te gjitha aktivitetet berthamore dhe nga ana tjeter zerat brenda Washingtonit per nje vendim te mundshem te Bushit per sulm berthamor ndaj objekteve strategjike ushtarake dhe atomike te Iranit.
    Lajmi mund te lexohet ketu ne origjinal: Iran Might Have Enriched Uranium To 3.5 Per Cent (URGENT)

    Nga njera ane eshte kriza perbrenda Washingtonit ku shefat e larte ushtarake po kundershtojne inisiativen e Bushit dhe te mbeshtetesve te tij per te sulmuar Iranin me arme atomike. Nga ana tjeter Irani mesa duket ka mbaruar procesin e pasurimit te uraniumit dhe qe nga ky moment shnderrohet ne nje potencial te armes atomike ne bote... Nje zot e di si do dali koka e ketij konflikti qe mesa duket po i afrohet momentin te perplasjes. Me lajmin e fundit te dale nga iran-press-service une personalisht mendoj se rroli i Keshillit te Mbrojtjes se Kombeve te Bashkuara eshte komplet i panevojshem. As kercenimi i sanksioneve, as kercenimi i sulmit berthamor dhe as format e tjera diplomatike duket se nuk kane dhene rezultatin me te vogel. Irani e beri te veten dhe sfidoi hapur jo vetem Ameriken dhe KM te OKB por dhe gjithe boten perendimore qe ishte kunder programit te saj atomik. Dhe ne kete rast nuk kemi te bejme me nje kryenecesi alla talibanesh apo koke turku si Sadam Husein. Ahmadi Nezjad sju dridhka syri jo vetem te djegi gjithe Iranin po edhe gjithe boten. Bushi eshte nje idiot dhe klloun po nje gje e ka thene tamam qe ky iraniani i cmendur eshte tamam nje Hitler i ri.

  6. #76
    Lajmi eshte zyrtar. Konfirmonet nga vete burimet iranianTEHRAN, Iran

    Sipas agjensise Associated Press Presidenti Iranian Mahmoud Ahmadinejad deklaroi diten e marte se me ne fund Irani ka pasuruar me sukses uraniumin.
    Ai beri nje deklarate per shtyp ku nder te tjera me krenari emfazoi se "Irani ju bashkua vendeve me energji atomike."

    Nga ana tjeter Keshilli i Sigurise se Kombeve te Bashkuara i ka kerkuar Iranit te ndaloje aktivitetin e pasurimit te uraniumit brenda dates 28 Prill. Irani e ka refuzuar kete kerkese me pretendimini se eshte e drejta e tij qe te zhvilloje kete proces. Lajmi ne origjinal eshte ketu: Official!! Iran announces nuclear ability.

    Mua personalisht kur lexoj kete lajm me vijne ne koke keto tre gjera

    1- Nese Irani deklaron kete fakt tani, sipas mendimit tim ka mbase muaj qe e ka arritur pasurimin e uraniumit.

    2- Eshte paksa qesharak fakti qe ata pranojne arritjen e pasurimit te uraniumit vetem nje jave mbasi eshte raportuar mbi raketat me aftesi berthamore Sahab-3.

    3- I bie qe Amerika dhe aleatet e saj te jene te pakten 6 muaj perpara nga shtypi ne pergatitjen e tyre per te sulmuar Iranin si rezultat i informacioneve te sakta qe kane patur per synimet e ketij vendi drejt arsenalit berthamor.

    Pra sulmi eshte vetem ceshtje dites. Me ironia eshte cfare sasie karburanti i nxjerre ne Iran do perdoret per te furnizuar avionet amerikane per te sulmuar Iranin?

  7. #77
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    2- Eshte paksa qesharak fakti qe ata pranojne arritjen e pasurimit te uraniumit vetem nje jave mbasi eshte raportuar mbi raketat me aftesi berthamore Sahab-3.

    3- I bie qe Amerika dhe aleatet e saj te jene te pakten 6 muaj perpara nga shtypi ne pergatitjen e tyre per te sulmuar Iranin si rezultat i informacioneve te sakta qe kane patur per synimet e ketij vendi drejt arsenalit berthamor.
    "drejt arsenalit berthamor" apo "drejt aftesise nukleare"?
    irani dje pasuroi disa grame uranium cilesise 3% te uraniumit per djegje ne centralet berthamore. pasurimi per arme nukleare kerkon 90% cilesi.

    se pari uroj iranin me teper qe ka kurajon te thote hapur se e drejta per posedimin cdo lloj teknologjie eshte e drejte e cdo kombi.


    ajo qe me vjen keq eshte se iranianet sado me ndershmeri te sillen ne kete bote kane per te humbur. miqesia iraniane-ruse apo kineze nuk do te thote per mendimin tim se irani eshte i sigurte ne rrugen qe po ndjek.

    iranianet kane arritur nje miqesi me ruset.

    por a e dine iranianet se cia po ben perpjekjet me te medha qe ruset te rikonsiderojne miqesine me iranianet? qe putini nuk mund te jete neser ne krye te rusise? jane shume variabla qe amerikanet po perpiqen te zgjidhin ekuacionin ne favor te tyre.

    per zotesine e tyre kurajoze do bertas:
    GO IRAN! GO IRAN! GO IRAN!

  8. #78
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Keto dite po flitet se ndoshta sulmi mbi Iranin do te behet, megjithese shihet si dicka me teper presion sepse nje sulm i vertete mbi Iranin do te ishte me shume humbje te medha ne njerez.Irani nuk eshte si Iraku, ka shume male dhe nje popullsi gati 4 here sa ajo e Irakut. Une them se me teper do te jete nje sulm totalisht ajror qe do t'ia shkaterroje tere impiantet e pasurimit te uraniumit.

  9. #79
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    Nese qeveria iraniane do ta shikonte veteveten si nje qeveri morracake qe drejton nje shtet ne mes te asgjeje e prane asgjeje te rendesishme,ose te pakten prane disa 'sendeve' te rendesishme por te praktikonte nje politike morracake,pa tentuar te bej morracakun ne nje bote qe shikon me larg se morracakeria e lindjes se mesme,atehere do te kishte me shume shance ne nje jetegjatesi morracake si qeveri.Mesaduket,kjo qeveri,duke pretenduar se mban mbi shpatulla 'krenarine' tradicionale morracake te asaj getoje te botes,qe ne si europiane e emertojme me shprehjen ''kur behet jevgu pasha vret edhe baben e vet'',ose dicka e ngjashme...,atehere personalisht mendoj qe ajo qeveri nuk do te jete ne gjendje ta trashegoje veteveten.Ka Ustallare kjo bote qe po e gjuajne morrin per mish lepri.Lere me tashme qe i mohuam vetvetes gjuetine e dhelprave.Duhet bere kompesimi apo jo?!
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

  10. #80
    Citim Postuar mė parė nga Alket123
    "drejt arsenalit berthamor" apo "drejt aftesise nukleare"?
    irani dje pasuroi disa grame uranium cilesise 3% te uraniumit per djegje ne centralet berthamore. pasurimi per arme nukleare kerkon 90% cilesi.
    ----------------------------------------------
    per zotesine e tyre kurajoze do bertas:
    GO IRAN! GO IRAN! GO IRAN!

    Ne link qe postova del e qarte qe 3% i pasurimit eshte i mjaftueshem per te prodhuar bombe atomike.
    Tjetra ajo go iran qe ke thene me duket pak si tja japesh vetes bam. Ai psikopati qe kane per president kur eshte gati te djegi vendin e tij, nuk pyet per pjesen tjeter te botes. Larg qofte te filloje konflikti dhe aq me larg qofte te behet me arme berthamore se pastaj as ty dhe as mua dhe as te tjereve sna mbetet me kohe te themi SCREW IRAN! SCREW IRAN! SCREW IRAN!

Faqja 8 prej 40 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Interviste e ish-ambasadorit te RII ne Tirane.
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-04-2009, 08:07
  2. Ali Komeni, zoti i vėrtetė i Iranit
    Nga Cimo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-04-2007, 12:46
  3. Irani pergatit trupat per sulm ndaj Izraelit
    Nga Darius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2006, 07:21
  4. IRNA: Kryeministri shqiptar uroi presidentin iranian pėr zgjedhjen
    Nga Wordless nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-11-2005, 01:05
  5. Bush i gatshem te sulmoje Iranin
    Nga Dito nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 119
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 18:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •