Një fëmijë 14 vjeçar i drejtohet me guxim kryesuesit të qeverisë Greke,por mesa shohim Greku nuk i jep rëndësi elementit emigrant,aq më tepër Shqiptar!
LETËR E HAPUR
Drejtuar Kryeministrit të qeverisë Greke,z.Kostas Karamanli.
I dashur dhe i nderuar z.Kryeministër!
Unë që po ju shkruaj, jam një vajzë 14 vjeçe.Quhem Mikela Halilaj.Nxënëse e rregullt që nga fillimi i mësimit të ABC-së,në shkollat Greke.Jam bijë emigrantësh Shqiptarë dhe jam krenare që jetoj dhe rritem në një epokë,e cila kam kuptuar se shkruan histori.Po Ju,z.Kryeministër,cilin vënd zini? Në këtë histori të shkruar me shum mundime dhe me gjak, nga ajo pjesë që pati fatin të heq, e të provoj mbi kurrizin e saj, gjithë mllefin e akumuluar nga historia e shkuar,apo nga mediokriteti karrierist i elementëve të veçantë me influencë politike, bënë që të krijohet një hendek i madh në mes të moshatarëve të mi që jemi të pa fajshëm,të pa përgjegjshëm akoma për kusuret historike të pararendësve tanë.Unë që vendosa t'ju shkruaj,e mora këtë vendim vetë,pasi mendimi i të rriturve është krejt ndryshe nga mendimi i brezit tim.Si mundet z.Kryeministër të jem ndryshe nga Maria,nga Suela,nga Kristo,nga Muhamed,nga Ten Ci Dun,nga Blerta,nga Niko,nga Kosta, etj.të cilët jan shokët e mi dhe shkojmë shum mirë.Jemi në të njëjtën klasë dhe nuk kemi asgjë të ndryshme, përveçse preokupimit të secilit në mësime.Dikush është nxënës i mirë,dikush është mesatar.Nuk më vjen mirë kur një ndihmë që përfitojnë të gjith fëmijët e puntorëve të thjeshtë,dikush nga shokët tanë nuk e mer,r sepse babai apo mamaja nuk kanë leje qëndrimi të rinovuar! Nuk më vjen mirë, kur njërin nga prindërit tanë e kap policia si të pa ligjshëm,e trajton si kriminel dhe e degdis mbrapa nga ka ardhur, duke prishur zinxhirin e lirisë dhe të drejtave të njeriut.
Ju pyes përsëri z.Kryeministër; Kush i bën këto? Në emër të kujt? Mbi çfar të drejte? Mos vallë ju vjen rëndë dhe nuk denjoni t'i përgjigjeni një fëmije? Unë kam kurajon t'ju pyes në emër të gjith fëmijve,moshatarëve të mi dhe atyre që sapo kan filluar të hedhin hapat e para në jetë,të ndihmuar nga prindërit! Por nga cilët prindër?Nga ata që ju dhe qeverija juaj i fusni nëpër burgje si kriminelë, pa j'u dhënë të drejtën e jetesës si qytetar të lirë e të ndershëm? Mendoni se kjo e nderon Greqinë tuaj dhe tonën njëkohësishtë,kur në mjaft raste ngre zërin e saj të ligjshëm për miliona fëmij që vriten në botë të pa fajshëm,vuajnë kushte të vështira jete etj.etj.dhe harron fëmijët e saj të cilët shtypen nga sistemi qeverisës?
Z.Kryeministër!
Kështu si mua kan dëshirë të të shkruajnë dhe të drejtohen shumë,shumë...edhe ata që fillojnë bëlbëzimin e parë këtu në Greqinë antike dhe djepin e Demokracisë,por që e zbuloi për të tjerët,se për vete nuk ka parasysh asnjë normë demokratike por ka ligje hakmarrëse,diskriminuese,skllavëruese, të cilat vetë populli Grek nuk do t'i dëshironte në një vënd tjetër,por do ngrihej me çdo mënyrë për t'a përmbysur atë mizerje.Të flas hapur sepse e kam kuptuar se të gjith fëmijët, të cilët rriten dhe mësojnë se qënkan një rracë e ndryshme, e përbuzur,nuk e meritojnë këtë jetë të destinuar të vuajnë, disa kushte të tjera që i vendosni Ju dhe shokët tuaj atje lart në parlament e në qeveri.Ju vetë kini fëmij dhe a do t'ju vinte mirë që fëmijët tuaj të shikoheshin me një sy tjetër nga më të rriturrit, e të trajtoheshin më të diferencuar nga pjesa tjetër? Mendoj se nuk do ta dëshironit, as Ju dhe as fëmijët tuaj.Në qoftë se j'u kini krijuar të tjera kushte ekonomike fëmijve,kjo është e llogjikshme dhe unë nuk jam xheloze, por unë dhe moshatarët e mij jemi të pa kënaqur kur bëhen diferencime politike."Cili është faji i jonë,që erdhëm në jetë pa dëshirën tonë! Që do ikim nga kjo jetë, pa dëshirën tonë! Lërnani ta jetojmë jetën ashtu si duam." Askush nuk ka të drejtë të na ndaj nga shokët dhe shoqet,që ne kënaqemi e çlodhemi shumë kur jemi bashkë e luajmë me njëri-tjetrin.A e dini ç'do të thotë që të flasësh gjysma-gjysma gjuhën amëtare dhe të mësosh e të flasësh rrjedhshëm gjuhën Greke, me të cilën u rritëm dhe mësuam në shkolla dhe u edukuam? A e kuptoni çdo të thotë të këndosh himnin Grek me një ndienjë krenarie,duke parakaluar me flamur në dorë, pa dallim kombësie e rrace? Unë e kam kuptuar dhe kur të rritem do ta kuptoj, e do ta vlerësoj më mirë. Por ju pyes Ju më të rriturit se, sa mendoni për brezin e ri? Është ky brez ai që do t'ju zëvëndësoj,doni apo nuk doni ju! Fëmijët kur rriten kuptojnë shum gjëra, nga të cilat jan në gjëndje të seleksionojnë se cila është e dobishme dhe cila jo.E kam dëgjuar dhe bindem se është e vërtetë që, prindi duhet të ketë parasysh, që të mos e gjykojë nesër dejë fëmija i tij! Po arriti deri atje, prindi është i pa aftë ta drejtoj fëmijën drejt një shoqërie të denjë, të edukuar me normat e shëndosha të moralit shoqëror. Edhe një herë ju drejtohem si prind,si qytetar,si politikan dhe si udhëheqës i qeverisë.Merrni masa dhe ndalojeni atë dorë shkatërruese të jetës së brezave të ardhëshme,sepse në të njëjtën kohë kini shkatërruar edhe të ardhmen tuaj, e të gjith kombit tuaj.Nuk do jenë më të respektuar nesër,ata fëmijët që ju i rrisni me dallime, sepse do jenë të shkëputur nga krejt shoqëria nga e cila vetë ju po i izoloni.Këto ishin mendimet e mia të cilat jua shpreha hapur dhe që pres gjykimin, jo paragjykimin tuaj.
Me shum dashuri e respektë Mikela Halilaj. Selanik Më 11/07/ 07
Krijoni Kontakt