Close
Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 110
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Kjo stil.
    Shaje Berishe PDne, e tani Qeverine e saj, per gjithcka e per cdo gje, e solli prape ate ne pushtet ne 2005 e do ta mbaj ne pushtet sa te doje ai.

    Se edhe nqs ka dicka aty qe me te vertet ai a Qeveria e ka gabim, ajo nuk duket nga mali i genjeshtrave made in ZP, GSH socialiste.

    Se kjo vjen se opozita kryesore PSja, nuk ben opozite per popullin, ta kritikoj Berishe ku ka gabim,e jo ne cdo gje edhe aty ku Qeveria e ka mire.

    Po, qellimi i saj eshte thjeshte , te iki ky e te vine Ederat, Angjelet etj e te vjedhin prape.

    Prandaj bejne kete model opozite qe u sherben interesave te tyre personale, e pak ka te bej me ate, ku beri gabim a sberi mire Qeveria, po NXI CDO GJE.

    Si te Zogu I Zi qe nxjerr njerezit tjetri, PA PIKE TURPI, te mbroj parate qe do fuste ne xhep nga invesitmi.
    1 milion e 5 mije.

    PS: Fjalet jane te teperta e te kota ndonjehere, se edhe ata qe e sulmojne qeverine, sado ashper te duket ne fjalet e tyre, ne realitet i kontribojne asaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 11-01-2006 më 18:26

  2. #52
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    TIRANA, FEB 16 1997 (ATA) - Rilindja Demokratike covers the address of President Berisha in the Saturday's meeting with citizens of Tirana under the title: "The collapse of pyramids does not topple the Albanian capitalism". The paper reports that the Albanian government has refuted the accuses of the British paper "The Independent" considering them "Deliberate, ill-intended and denigrating slanders".

    -------------------------------------------
    According to Emma Bonino, the EU Commissioner for Humanitarian Aid, "European investment in Albania since 1992 totalled about $600 million, the most aid per capita given to any country. Less than a third went towards promoting civic institutions." The rest went towards bolstering up the regime’s police apparatus and into the flourishing businesses of Berisha’s cronies.(The Guardian, 2 April)

    It was only in 1996 that the IMF and the United States government changed its line on Berisha’s policies. Alarmed by the spiralling growth of the pyramid schemes, the IMF suspended its credit lines to Albania and the US government refused to recognise the parliament which emerged from the rigged elections of May-June 1996. The US began to criticise Berisha for "slipping off the democratic road," particularly complaining about the involvement of government ministers in the country’s thriving international drugs trade.(The Times, 6 March 1997)

    FMN dhe SHBA i nderprene ndihmat qe ne 1996.

    ---------------------------------------------------------------------------------
    Human Rights Watch World Report 1998
    ALBANIA
    Human Rights Developments

    In January 1997, the government responded to the growing protests with repression and force. Demonstrations were banned and the police beat and detained hundreds of protestors, especially in the south where the dissatisfaction with Berisha was most intense. On television, Berisha accused the protesters of being "red bandits" working in collaboration with "Albania's traditional enemies." The secret police harassed key opposition politicians, journalists, and government critics, whom the state-run media were blaming for inciting the crisis. At least eight people were physically attacked by unknown assailants believed to be the secret police during January and February, including the independent writer Edi Rama (January 22) and Socialist Party activist Ndre Legisi (January 27), both of whom were seriously injured. In all cases, the police failed to conduct an adequate investigation.

    The government undertook increasingly repressive measures in January and February as the demonstrations grew more violent, and angry mobs ransacked the DP headquarters and municipal buildings in towns across the south. From January 26-30, the police and SHIK made wide-scale arrests in the southern towns of Lushnje, Berat, and Korça. Many people were taken from their homes in the middle of the night without an arrest warrant and held for three to four days in unspecified locations. Upon their release, many reported physical abuse and torture.
    -----------------------------------------------------------------

    Albania Human Rights Practices, 1995
    Author: U.S. Department of State
    Date: March 1996


    The shortcomings of the judicial system are illustrated by the case of
    Fatos Nano, a former prime minister, current chairman of the Socialist
    Party, and a potential contender for the

    presidency. Nano's case was handled by inexperienced, poorly trained,
    and underfunded investigators, prosecutors, and judges in a highly
    charged political atmosphere.

    Nano was arrested on July 30, 1993, and charged with abuse of power and
    falsification of official documents in connection with emergency
    humanitarian aid delivered by Italy in 1991. The case was based
    partially on the allegation that the Italian company which delivered the
    aid had shortchanged the Italian Government and its intended
    beneficiaries by charging more than was justified. It was not alleged
    that Nano benefited financially in this malfeasance
    . Nano was sentenced
    on April 3 to 12 years' imprisonment for embezzlement of state funds for
    a third party and for falsification of documents. On May 26, 1994, the
    Appeals Court confirmed this decision and on July 28 the Cassation Court
    upheld the decisions of the previous courts. Meanwhile, amnesties have
    reduced Nano's sentence to less than 5 years.

    In a review of Nano's arrest and trial in late 1994, the Inter-
    Parliamentary Council of the Inter-Parliamentary Union reported its
    serious doubts over the soundness of the judgment against Nano, citing
    both procedural and evidentiary shortcomings. The report called on the
    Government to review the case. The Council of Europe noted its concerns
    about the case during its July admission of Albania.





    Ja dhe disa nga arritjet gjate 2004.

    Pyllëzimi në Bovill, 35 milionë lekë shtesë

    Me qëllim frenimin e erozionit në basenin ujëmbledhës të Bovillës do të investohen edhe 35 milionë dollarë përmes një projekti të pyjeve, i mbështetur nga Banka Botërore.


    RAPS, projekt të ri në zonat rurale

    Programi i mbështetjes së shoqatave rurale, tashmë me një projekt të ri në zonat veriore, kryesisht në Kukës, Pukë dhe Has.


    Investimi, 39 mijë USD për rritjen e cilësisë së fidanëve

    Në fshatin Gumenicë të Vlorës një grup fermerësh kanë zbatuar një projekt për përmirësimin e fidanëve me qëllim rritjen e cilësisë së rrushit.


    Manifakturat, 831 milionë USD transaksione

    Industria e përpunimit të mallrave me material të porositësit ka përjetuar një zhvillim të rëndësishëm gjatë vitit 2004, duke arritur një vëllim total transaksionesh në vlerën e 831 milionë dollarëve, rezultuar me një rezultat neto prej 77 milionë USD.


    Prodhimi i ujit arrin në 25 milionë euro

    Gjatë vitit 2004 prodhimi i ujit arriti për herë të parë në 850 mijë hektolitra, kundrejt 463 mijë hektolitrave të prodhuara gjatë vitit 2003. Burimet e shumta të ujit në vend janë kthyer në një mundësi shumë të mirë dhe mjaft të suksesshme për të bërë biznes, ku në këtë sektor janë investuar rreth 270 milionë lekë. Eksportet janë rritur tetë herë.


    Industria e përpunimit të peshkut, drejt rritjes

    Sipas Roland Kristos, një ndër kompanitë që po investon në këtë sektor është Rozafa, e cila po ndërton një linjë përpunimi në Shëngjin. Investimi për këtë linjë arrin në 300 mijë euro.


    Industria e përpunimit, gati dyfishim i aktivitetit më 2004-n

    Volumi i industrisë së përpunimit po rritet nga viti në vit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, zëri mallra të përpunuara në strukturën e eksporteve shqiptare është rritur me 33 për qind në vitin e kaluar, krahasuar kjo me vitin 2003.


    Sektorët më fitimprurës në agroindustri

    Sipas treguesve të INSTAT-it, sektori i agroindustrisë është ai që po zhvillohet më shpejt. Deri tani ky sektor kontribuon në bujqësi me 17,3 për qind.


    Lëshohet granti holandez për Porto-Romanon

    Projekti për pastrimin dhe ruajtjen e bregdetit është 38,6 milionë USD.


    BB: Firmosen 17,5 milionë USD për pastrimin e bregdetit

    Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore ka firmosur dje financimin e projektit prej 17,5 milionë USD për pastrimin dhe mbrojtjen e bregdetit shqiptar. Kostoja totale e projektit është 38,6 milionë USD.

    Gjirokastër, 200 milionë lekë gati për spitalin


    Elbasan - Banka Botërore, 20 milionë lekë për argjinaturën
    Një projekt i Bankës Botërore, në vlerën e 20 milionë lekëve, do të jepet për rikonstruktimin e argjinaturës së lumit Zaranikë në Elbasan. Tenderi për këtë projekt do të zhvillohet brenda këtij muaji dhe parashikohet që punimet të zgjasin 3 muaj.


    Cërrik, 30 mijë euro gati për stadiumin e qytetit

    Projekti është financuar nga buxheti i shtetit, pritet të nisë në ditët e para të muajit gusht dhe do të përfundojë në 2 muajt e ardhshëm. Tenderi do të zhvillohet në fillim të muajit gusht.


    Elbasan, përmirësimi i infrastrukturës nxit biznesin e vogël

    Përgjatë rrjedhjes së lumit të Shkumbinit, pranë miniplazheve të shumta, janë aktualisht rreth 40 lokale shërbimi apo miniplazhe, ndërsa rreth 30 kërkesa të tjera janë drejtuar për leje të fillimit të aktivitetit. Kjo ka ardhur si pasojë e përmirësimit të infrastrukturës rrugore në këtë zonë.


    Biznesi

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ke dale komplet nga tema.

    Ke bere nje amalgam me fragmente , ke do ti, nga nje periudhe 10 vjecare, per te mbeshtetur ato qe thua.

    Ne i kemi diskutuar ato, nje e nga nje, secilen, tema te tera .

    E jo ca fragmente sic jep ti.

    Pasi jane shume fakte aty e shume gjera te tjera qe kur i ve TE GJITHA , del e plote PSE PS HUMBI NE 3 KORRIK.

    E GJITHA U MBYLL ME PS HUMBJE

    KESHTU, FUTU NE TEME

    E FUTU NE REALITET

    E MOS NA HARXHO KOHEN KOTE

    PS E KA HUMBUR KETE DEBAT TE BERE GJERE E GJATE..[qe ti do ta vesh ne nje postim]

    PS: Shiko te ndryshoni e te beheni nje alternative me e mire per veten tuaj, se po vazhduat me keto mendje, jo per gje, po FATI I BERISHES.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 12-01-2006 më 00:23

  4. #54
    Kot e keni qe debatoni se ky te mbyllka gojen me ate qe thone gazetat e huaja Nuk heqin dot dore kollaje keta. Kur ju mungojne argumentat apo shpifjet, i drejtohen shtypit te huaj, ngonje gazete tek tuk dhe na e paraqisin ketu sikur ka folur perendia. Apo ndonje raport i Departamentin te Shtetit, i njejti departament qe i refuzoi Nanos viziten ne Amerike apo mohoi totalisht vizen Rucit, etj etj etj... Ah sa ne terezi e keni ju

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Eshte per te qeshur
    Se do te hapi nje debat, qe e kemi bere ketu shume hollesisht.

    Qe fundin e ka HUMBJA E PS NE 3 KORRIK

    E kjo tregon se nuk kane vene mend fare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 12-01-2006 më 00:32

  6. #56
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shqipëri: Berisha i vetëpërmbajtur


    “Oxford Analytica Europe Daily Brief”

    DOMETHËNIA: Pas trazirave dhe lëvizjeve politike të cilat kishin lidhje me vitin zgjedhor, Shqipëria duhet të ketë një qëllim në vitin 2006. Megjithatë, Kryeminsitri Berisha ka ambicje të forta për zgjedhjet lokale dhe me një kundërshtar të ri shumë efektiv, liderin socialist Edi Rama, fushata elektorale mund të kthehet në një betejë. Kjo mund të tensionojë stabilitetin politik në rritje.
    ANALIZA: Partia Demokratike (PD) fitoi mbështetjen e duhur elektorale për të kthyer ish-Presidentin Sali Berisha në postin e Kryeministrit pas një pushimi prej 8 vjetësh. Ashtu si gjatë periudhës si President në mes të viteve ’90, Berisha kontrollon shumëçka. Megjithatë, ai ka treguar vetëpërmbajtje të konsiderueshme ndryshe nga prirjet autoritare dhe lëvizjet e paparashikueshme gjatë presidencës së tij. Ai është i vetëdijshëm se e vetmja mënyrë me anë të së cilës ai mund të konsolidojë kthimin e tij në pushtet dhe të ruajë mbështetjen e partnerëve të huaj të Tiranës – kaq jetësore për çdo administratë shqiptare --- është duke kombinuar një qeveri të fortë dhe politika të arsyeshme me një qëndrim të matur.

    Qëllimet e Berishës: Objektivat kryesore të Kryeministrit për vitin 2006 janë, të:
    Forcojë pozitën e PD-së në vend duke fituar zgjedhjet lokale në vjeshtë;
    Të vazhdojë procesin e integrimit në BE, duke mbyllur Marrëveshjen e Stabilizim-Associimit, shtyrë për shumë kohë të nga mesi i vitit;
    Të arrijë rezultate të dukshme në luftën kundër korrupsionit;
    Të ruajë ritmin e shpejtë të rritjes ekonomike, dhe;
    Të kërkojë një pjesë të triumfit që do rezultojë arritja e pavaresise nga Kosova e banuar ne shumice nga shqiptaret.
    Zgjedhjet lokale: Berisha kërkon të çojë më tej suksesin e PD-së në zgjedhjet parlamentare 2005, duke fituar zgjedhjet e ardhshme lokale. Zgjedhjet lokale të tetorit 2003 patën një rezultat të ngushtë, ku Partia Demokratike ishte vetëm 1.5 % pas Partisë Socialiste. Ato dhanë shenjën e parë se Berisha mund të zgjidhej, pasi ishte dëbuar prej zyrës nga revolta dhe humbja e zgjedhjeve në vitin 1997.
    Këtë herë PD-ja i ka të gjitha mundësitë të dalë si partia kryesore. Kjo do e ndihmonte të konsolidojë pushtetin dhe të zgjerojë rrjetin e rëndësishëm të votuesve rajonalë. Stili udhëheqës vetëbesues, por deri më tash i vetëpërmbajtur i Berishës dhe uniteti i gjerë brenda PD-së, do të kontribonin për një performancë të mirë zgjedhore.
    PS-ja në vështirësi. Shanset e PD-së janë shtuar edhe më shumë nga rrëmuja në radhët socialiste. Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, i cili u zgjodh kryetar i PS-së në tetor, përballet me një dëtyrë të vështirë; përpjekjen për të ri-ndërtuar partinë e tij, që u dëmtua rëndë nën drejtimin e paraardhësit të tij Fatos Nano, kryeministri i mëparshëm. Nano u kritikua ashpër për sjelljen arrogante dhe përçarëse, mungesat e shumta dhe mos-inkurajimin e kolegëve të tij në parti – gjë që çoi në largimin nga PS-ja të ish-kryeministrit Ilir Meta.
    Rama po përdor energjinë e moshës dhe popullaritetin që fitoi nga trasformimi i Tiranës së shkatërruar në një qytet më modern dhe energjik, për të reformuar PS-në. Atij i mungon mbështetja e aktivistëve të PS-së, ai është anëtarësuar në parti vetëm në vitin 2003 dhe për faktin që nuk është deputet, ai nuk mund ta udhëheqë opozitën në parlament. Ndërkohë, Nano duket se po pret momentin e duhur. Një rezultat i dobët në zgjedhjet lokale në vjeshtë mund të nxisë Nanon të kthehet për të sfiduar pasardhësin e tij për kreun e partisë.
    Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit. Vite të tëra mosmarrëveshjesh brenda 2 qeverive të njëpasnjëshme të PS-së, dhe dështimi në kryerjen e reformave shumë të nevojshme, e kanë lënë Shqipërinë shumë pas Kroacisë dhe Maqedonisë në lëvizjen drejt përafrimit me BE-në.
    Negociatat për një Marrëveshje Stabilizim Associimi, që është hapi i parë zyrtar drejt anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit perëndimor, si në asnjë rast tjetër, në fund të Janarit hyjnë në vitin e katërt. Megjithatë, në Bruksel pritet që, hiq ndonjë pengese që mund të dalë në momentin e fundit, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit të përfundojë nga mesi i vitit.
    Statusi i Kosovës. Megjithëse Shqipëria nuk është e përfshirë direkt në bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB-ja për të ardhmen e Kosovës, Tirana është shumë e interesuar për një mbyllje në vitin 2006, që do të forconte stabilitetin rajonal.
    Tirana ka përsëritur herë pas here se, ajo është për pavarësinë në përputhje me dëshirën e shumices etnike të Kosovës. Disa zyrtarë i kanë zemëruar shqiptarët e Kosovës, duke sinjalizuar se ata do të pranonin zgjidhjen më të mundshme, ndonjë lloj pavarësie të kushtëzuar ose sovraniteti të kufizuar. Sido që të jetë, një marrveshje në këto linja do të ishte në dobi të qeverisë shqiptare,
    Axhenda e reformave. Shumë nga ligjet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat janë të nevojshme për një vendim pozitiv nga BE-ja, janë tashmë ne fuqi. Megjithatë, për t’iu afruar sa më shumë integrimit dhe për të marrë statusin zyrtar të kandidatit nga BE-ja, Tiranës do t’i duhet ti zbatojë këto ligje. Kjo do të thotë reformim i Prokurorisë, rritje e pavarësisë së gjyqësorit dhe prezantim i reformave të tjera, së pari dhe mbi të gjitha përmirësimin e eficencës së shërbimit civil.
    Megjithëse z. Berisha do të vazhdojë të shprehet fort kundër “kulturës së ryshfetit” në Shqipëri për shkak të popullaritetit të tij, ai pritet që në praktikë të veprojë me kujdes. Atij do ti duhet të veprojë me kujdes, të nxisë prokurorët të veprojnë, ndërkohë që të mos konsiderohet se po persekuton kundërshtarët e tij politikë, siç u debatua burgosja e Nanos për korrupsion gjatë presidencës së z. Berisha. Megjithatë, Berisha mund ta mirëpresë një lloj presioni gjyqësor mbi kundërshtarët e tij, jo më pak edhe mbi Ramën, me të cilin ai i ka kryqëzuar brirët tashmë, duke përgjysmuar taksën e regjistrimit për bizneset e vogla, të ardhurat nga të cilat shkojnë për pushtetin lokal, përfshi dhe Bashkinë e Ramës.
    Pikëpamja ekonomike. Parashikimet mbeten të mira pavarësisht ndërprerjeve të pazakonta të energjisë elektrike në nëntor dhe shpresat për një vit tjetër rritjeje të kujdesshme në Itali, që është tregu për afërsisht tre të katërtat e eksporteve të Shqipërisë.
    Paratë e ardhura nga jashtë. Shumë aktivitete ekonomike, veçanërisht në ndërtim, vijnë nga të ardhurat e Shqiptarëve që punojnë në Greqi, Itali e gjetkë. Një rritje e numrit të lejeve sezonale të punës për Shqiptarët në Itali, duhet të ndihmojë në uljen e papunësisë në 14%.
    GDP (Prodhimi i Brendshëm Bruto). Megjithëse buxheti i miratuar në dhjetor parashikon një rritje prej 5.0-5.5% (shifra rezervë për vitin 2005 është 5.8%), ka shumë mundësi se ajo do ti afrohet mesatares aktuale vjetore prej 6.0%.
    Taksat. Së bashku me lehtësimin e kredive bankare, ulja e taksave të biznesit të vogël dhe të TVSH-së pritet të rrisin prodhimin. Shpresa e qeverisë që uljet do të çojnë në një pershtatshmeri më të madhe, duken shumë optimiste. Megjithatë, ka shumë mundësi që të arrihet deficiti i buxhetit prej 4.1% i GDP-së (nga 4.5% në vitin 2005).
    Çmimet. Inflacioni është rreth 3%, i ndihmuar nga vlerësimi i vazhdueshëm i lekut ndaj dollarit.
    Privatizimi. Vendimi i qeverisë Berisha për të anulluar vendimin e parardhësit të tij, për shitjen e kompanisë telefonike shtetërore “Albtelecom” një konsortiumi turk, mund të ulë interesin e investitorëve të huaj, nëse rishqyrtimi i shitjes do të zvarritet. Kjo do të ndikonte në planet e qeverisë për të shitur aksionet e saj në kompanitë e karburateve dhe të bankave. Po të ndodhte kjo, Tiranës do ti duhej të dyfishonte përpjekjet e saj për të treguar, siç ka bërë me uljen e taksave, qëndrimin e saj miqësor ndaj biznesit.
    Konkluzioni: Mbi të gjitha, Shqipëria duket se do të ecë shumë më përpara seç ka ecur për vite të tëra, si përsa i përket zhvillimit ekonomik edhe integrimit në BE, duke patur parasysh që qeveria Berisha vazhdon të jetë e përqëndruar ashtu siç pritej në detyrat e saj kyçe dhe vazhdon të ushtrojë vetë-kontroll.

    Marrë nga
    “Oxford Analytica Europe Daily Brief”




    14/01/2006
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Arkitekti i ndryshimit


    Foreign Affairs


    Kur Dustin Hoffman, i cili po luante një film të regjisorit hollivudian Stanley Moss, iu kërkua që të krijonte një diversion mediatik të brendshëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në komedinë "Wag the Dog", zgjedhja e tij e parë ishte sajimi i një lufte civile në një vend për të cilin askush nuk dinte asgjë, Shqipërinë. Kur filmi doli në vitin 1997, zgjedhja ishte efektive për përmbajtjen, meqenëse 40 vjet të izolimit diktatorial nën regjimin e Enver Hoxhës e kishin bërë këtë komb të Ballkanit Jugperëndimor pjesën më misterioze të globit. Manteli i sekretit u hoq që nga viti 1991, kur tranzicioni nga komunizmi i egër drejt kapitalizmit të ekonomisë së tregut filloi të merrte jetë. Gradualisht, por me siguri, Shqipëria po e projekton veten si vend i mundësive, duke hapur dyert e saj për investimet e huaja dhe duke planifikuar privatizimin e kompanive shtetërore. Ashtu sikurse edhe ish-shtetet e tjera komuniste, tranzicioni kaloi disa faza të vështira, duke arritur kulmin në vitin 1997. Tashmë pothuajse një dekadë më vonë, Shqipëria ka bërë thuajse një mrekulli dhe po shfaqet si një aktor i qëndrueshëm dhe premtues. Ekonomia e saj po rritet me 5-6% në vit dhe inflacioni po mbahet nën një kontroll në shkallën vjetore 3%.

    Sërish në sediljen e parë

    Pas 8 vjetësh në opozitë, Partia Demokratike u rikthye në pushtet pas zgjedhjeve të vitit të kaluar. Ish-kryeministri Fatos Nano siguroi një tranzicion të butë të pushtetit, duke i dhënë mundësi qeverisë së dytë të Berishës të ndjekë objektivat e integrimit në BE dhe NATO pa pengesa politike. Kushtet për integrimin e vendit bazohen kryesisht në reformat e brendshme, për të cilat koalicioni i ri qeverisës është zotuar se do t'i ketë prioritetet e tij. Brenda lidershipit politik shqiptar të viteve të shkuara është diskutuar vazhdimisht për ndryshime politike, standarte, reforma dhe masa. Qeveria e re ka premtuar ta bëjë realitet këtë dhe ka fituar tashmë besimin e votës së popullit shqiptar, për të çuar përpara axhendën e saj ambizioze drejt integrimit euroatlantik.

    Mesazhi që Sali Berisha është duke përçuar jashtë vendit me emërimin në krye të Financave të Ridvan Bodes, është një nga goditjet më të mëdha ndaj korrupsionit, një lëvizje kjo që të përfitojë qoftë mbështetjen e konsumatorëve, qoftë atë të investitorëve. Bujqësia është identifikuar nga qeveria si një pikë kyçe e rritjes ekonomike. Ekziston një besim i madh tek aftësitë e ministrit të Bujqësisë, Jemin Gjana, për zgjerimin e produkteve shqiptare jashtë vendit. Gjithashtu, turizmi shihet gjerësisht si një sektor potencial i rritjes ekonomike në vitet në vazhdim. Meqenëse vendi ka qenë i mbyllur me botën e jashtme për dekada, vendi ka mjaft pika turistike të pashfrytëzuara, duke përfshirë edhe zhvillimin e rajonit bregdetar me plazhe të pastra në detin e ngrohtë të Jonit. Aktualisht, qeveria përbëhet nga 14 ministri, nga 19 që ishin më parë, dhe ekziston një shifër për reduktimin e tyre në një numër më të vogël. Ministritë përfaqësojnë një balancë të kujdesshme mes anëtarëve të koalicionit, duke përfshirë muslimanët, ortodoksët dhe katolikët. Partnerët e koalicionit, Partia Republikane, Partia Demokrate e Reformuar dhe PBDNJ që përfaqëson minoritetin grek kryesojnë nga një dikaster të posaçëm. Forca e qeverisë së re shqiptare është në përmbledhjen e të gjitha ministrive për të themeluar transparencë, shtet ligjor, luftë ndaj korrupsionit dhe shndërrimi në një vend miqësor ndaj biznesit dhe një ekonomie të hapur.

    Kryeministri Sali Berisha, Partia Demokratike e drejtuar prej tij fitoi 54 vende, nga 100 vende në mazhoritar, provuan vendosmërinë e tij për të formuar një koalicion qeverisës të qëndrueshëm dhe duke i hapur rrugën një stabiliteti ekonomik. Në një mesazh urimi dërguar nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, i kërkonte zotit Berisha të çojë përpara refoma të thellë dhe qarta, si një referencë të aspiratave shqiptare për t'u anëtarësuar në BE dhe NATO. Të gjitha shenjat tregojnë se Shqipëria është në shinat e anëtarësimit në këto dy struktura gjatë 10 viteve të ardhshme, veçanërisht e ndihmuar nga lidhjet e saj transatlantike dhe përmbajtjes së rekomandimeve të Bashkimit Europian. Duke iu afruar botës, Shqipëria jo vetëm që është duke u larguar nga e kaluara e saj, por gjithashtu po tregon se filma si "Wag the Dog" mbeten vetëm në krijimtari.


    Integrimi

    Në fillim të vitit 1990, Shqipëria filloi përpjekjet intensive për t'u bërë një anëtar aktiv i komunitetit ndërkombëtar. Këto përpjekje u përqëndruan në disa fronte, duke vendosur anëtarësimin në BE dhe NATO si prioritete. Në të njëjtën kohë vendi mori angazhime të rëndësishme si anëtar i Këshillit të Europës dhe Organizatës Botërore të Tregtisë. Duke qenë një vend europian, Shqipëria e ka bërë integrimin në BE si një nga projektet e saj më të rëndësishme për vendin. Shqipëria ishte e para nga vendet e Europës Juglindore që nënshkroi një Marrëveshje Tregtie dhe Bashkëpunimi me BE-në në vitin 1992. Marrëveshja parashikonte zhvillimin harmonik dhe shkëmbimin tregtar mes Shqipërisë dhe BE-së, por edhe zhvillimin e një bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik mes palëve. Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE u anullua përkohësisht gjatë trazirave të vitit 1997. Marrëdhëniet bilateriale mes Shqipërisë dhe BE-së rinisën, dhe në vitin 1999 filloi procesi i negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Qëllimi kryesor i MSA-së është të stabilizojë vendet e interesuara në zgjerimin e themeleve për reformat ë mëtejshme për një tranzicion më të shpejtë. Nga ana e saj Shqipëria është zotuar të përmbushë kërkesat politike dhe ekonomike të vendosura nga BE-ja për anëtarësimin e saj në të ardhmen. Pas vendimit të BE-së në vitin 2001 për të vazhduar më tej me negociatat për nënshkrimin e MSA-së me Shqipërinë, këto negociata u hapën zyrtarisht më 31 janar 2003 dhe filluan në shkurt 2003. Samiti i Këshillit të Europës që u mblodh në korrik 2003 në Selanik, konfirmoi MSA-në si politikë të BE-së për vendet e Europës Juglindore dhe riafirmoi perspektivën e këtyre vendeve, përfshi edhe Shqipërinë. Pra, Shqipëria është e përshtatshme për BE-në dhe mund t'i bashkohet atij sapo të jetë gati. Aktualisht, Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera me BE-në dhe NATO-n. Raporti vjetor për progresin e vendit i MSA-së, i cili u publikua në nëntor të vitit 2005, përmban rekomandime të rëndësishme të bëra nga Komisioni Europian në komunikimin e tij për "Dokumetin Strategjik për Zgjerimin". Në të thuhet që "Shqipëria ka bërë progres të mjaftueshëm në tërësi në fushën e reformave thelbësore për implementimin e MSA-së në të ardhmen dhe kjo i hap rrugën përfundimit të negociatave". Anëtarësimi i vendit në NATO ka qenë gjithashtu një nga prioritetet më të mëdha të Shqipërisë. Ky vend ishte i pari nga vendet ish-komuniste që bëri kërkesë zyrtare për anëtarësim në NATO dhe së bashku me Maqedoninë dhe Kroacinë kanë statusin e vendeve aspiruese për anëtarësim. Kryeministri, Prof. Dr. Sali Berisha, thotë se anëtarësimi në NATO është çështje e "demokracisë së konsoliduar". Sipas zotit Berisha, "Shqipëria ka aktualisht një bashkëpunim të shkëlqyer me BE-në dhe NATO-n. Ne jemi në Afganistan, Bosnje Hercegovinë dhe në Irak me NATO-n. Unë synoj që të përqëndrojmë përpjekjet tona kryesisht në cilësi. Është më mirë që të kemi një ushtri të vogël dhe eficiente, që të përballojmë me sukses fatkeqësitë natyrore, çështjet e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit, se sa një ushtri të madhe dhe joeficiente. Forcat tona të Armatosura kanë 350 000 njerëz, ne duhet të ulim numrin e tyre në raport me numrin e popullsisë së vendit". Kryeministri Berisha shton se me përpjekjet e qeverisë së kryesuar prej tij, "Shqipëria do të jetë anëtare e NATO-së në zgjerimin e parë të saj".

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Leter e hapur!

    Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë

    Drejtuar: z. Prof.Dr.Sali Berisha


    z. Kryeminister !

    Nje nga pikat qe Ju i vute me prioritet ne programin e Qeverise dhe e
    propogandoni me te madhe si brenda ashtu dhe ne vizitat qe beni jashte
    vendit, sikur me te vertete te ishte keshtu sic shkruhet ne leter, citat:

    LUFTA KUNDER KORRUPSIONIT - QEVERISJE ME DUAR TE PASTRA

    Mazhoranca e re dhe qeveria e saj shpall si prioritet absolut luften per
    cmontimin dhe shembjen e strukturave te sistemit te korrupsionit. Brenda 100
    diteve te para te qeverisjes mazhoranca e re do t’u riktheje shqiptareve
    besimin se korrupsioni mund te luftohet me efektivitet dhe se te
    korruptuarit do te ndeshkohen. Morali qeverises i mazhorances se re eshte
    ”Qeverisje me Duar te Pastra”. Lufta kunder korrupsionit do te bazohet ne
    kombinimin e dy drejtimeve themelore, ate te parandalimit dhe ate te
    ndeshkimit te korrupsionit:

    Per ke korrupsion e keni fjalen z. Kryeminister ?
    Per ate qe ju pershtat, apo per ate qe nuk ju pershtat,

    ose duhet t´jy shtrojme pyetjen e dini akoma permbajtjen e fjales
    Korrupsion.

    z. Kryeminister problemet e Ministrise se Shendetsise jane bere te njohura
    deri tek ju, por si duket nuk ju intereson ta ngacmoni kete gangrene.

    Perse z. Kryeminister ?

    Kush e drejton ministrine e shendetsise z.Kryeminister de jure Cikuli de
    facto Solis !!!

    Por jo z.Berisha. nuk jemi ne dakorte me kete politik, perse nuk i kalohet
    organeve te drejtesise Leonard Solis, Gjergji Leka, Vladimir Markgjeka
    (QKKB) Ervin Fora (Vinipharma)
    doni fakte:
    Milionat qe jane derdhur tek Solis nepermjet te vellait te tij Platon Solis
    nga Vladimir Markgjeka dhe Vinipharma bente pastrimin e lekeve, apo duhet
    tju kujtojme mbi 10-milionet e ISKSH te Gjergj Lekes, apo duhet tju kujtojme
    qe vidhen zyrat e QKKB nga vete Drejtori Vladimir Markgjeka per te zhdukur
    material kompromentuese, sepse ministri z.Cikuli megjithse ishte vene ne
    dijeni nuk bente dot gje pa merre miratimin e z.Solisit dhe keshtu u mbyll
    Reichtagu i Ministrise se Shendetsise vetem me nje proces verbal dhe per ta
    kompletuar ate planifikohet te sillet nje zevendes drejtore, gruan e nje
    mjeku nga Tropoja, ashtu sic vajti edhe ne ISKSH mikesha e graus suaj.

    ......Qeveria do te angazhohet te zgjeroje dhe t’i jape nje permase te re
    bashkepunimit me shoqerine civile ne luften kunder korrupsionit dhe rritjen
    e transparences. Institute e qendra studimore te konfirmuara per
    kapacititetet e tyre profesionale dhe pavaresine e qendrimit, do te
    kontraktohen per te kryer studime dhe analiza te problemeve te korrupsionit.
    Nga ana tjeter, duke synuar qe te jete transparente ndaj publikut, Qeveria
    do te financoje me fondet e veta dhe ne bashkepunim me donatore te tjere,
    nje program grantesh per nisma qe synojne rritjen e transparences dhe
    forcimin e “vezhgimit qytetar e mediatik” mbi institucionet dhe zyrtaret.
    Kjo do te jete hera e pare qe qeveria paguan qytetaret dhe te interesuarit
    qe ta kontrollojne veprimtarine e saj. Ky do te jete nje shembull i
    seriozitetit dhe pergjegjshmerise se Qeverise ne luften kunder
    korrupsionit......

    .......Veprimi ndeshkues ndaj rasteve korruptive do te jete nje perkushtim i
    perhershem i qeverisjes. Per kete qellim do te mobilizohet e gjithe forca
    institucionale dhe ligjore ne kompetence te qeverise per hetimin dhe
    ndeshkimin administrativ me masa disiplinore te cdo rasti te abuzimit me
    detyren, ose te korrupsionit nga ana e zyrtareve, si dhe do te kryhet
    kallzim penal pa asnje hezitim per cilindo zyrtar qe perfshihet ne
    korrupsion. Cdo iniciative e Prokurorise ne luften kunder korrupsionit do te
    gezoje mbeshtetjen e Qeverise dhe Mazhorances......

    .......Qeveria do te jete e vemendshme dhe do te reagoje menjehere ndaj
    ankimeve te publikut si edhe denoncimeve qe vijne nga mediat ose nga
    qytetaret. Per kete qellim do te funksionojne edhe linjat e komunikimit dhe
    denoncimit te qytetareve me qeverine qe garantojne edhe fshehtesine e
    burimit te informacionit.....

    ......Ne vecanti, per zyrtaret me status politik, nuk do te ofrohet
    mbrojtje politike e te dyshuarve dhe do t’i hapet rruge procesit hetimor.
    Per kete qellim mazhoranca e re angazhohet se e gjithe trupa parlamentare e
    saj heq dore nga imuniteti dhe se do te rishikoje konceptin e imuniteteve
    sipas modeleve me te avancuara evropiane. Nuk mund te kete imunitet te
    zyrtareve kur ata kryejne krime ordinere vecanerisht te lidhura me
    korrupsionin......

    Asnje dosje ish-ministri apo ish-zyrtari te larte nuk eshte derguar ne
    Prokurori per hetime dhe as nje fjale nuk eshte thene per ish-ministrin e
    Shendetsise

    – Perse z.Kryeminister ???

    z..Kryeminister ju po beni sikur luftoni korrupsioni duke propoganduar per
    dite qe u kapen kaq e aq u kap ky edhe ai, kemi Dosje per kete edhe per ate
    por ne realitet, a kuptoni sa larg jeni nga realiteti nga programi i
    Qeverise

    Na jepni fakte qe po luftoni Korrupsionin dhe ne do tju japim fakte se cfare
    do te bejme per Shqiperine, qe Ju dhe Ministrat e kesaj qeverie mos te
    bridhni neper Bote si lypsar duke kerkuar dhe lypur ndihma dhe investore ne
    jemi ne gjendje per te gjitha problemet qe ka vendi yne tju ndihmojme, ne
    jami ata qe punojme per te ndryshuar Imazhin e Shqiperise kur juve ju presin
    per hire te protokollit, ne na ftojne pa protokoll, ky eshte Lobi i sotem
    Shqiptar i pa korruptur z. Kryeminister qe ju nuk e njihni.

    me Respekt

    Lobi Shqiptar (ne Europe)
    Dr.lobishqiptar@hotmail.com
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #59
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Me e keqja ne keto krahasime eshte se njerzit nuk jane objektiv.
    Kjo eshte ceshtje kombetrae. Nuk eshte ne pyetje nje kryetar rrethi ose komune.
    Nuk e di se cfare te mire kan shqiptaret nga njeri ose tjetri?
    Nuk e kuptoj se kan bere ndryshime(pervec drejtorve dhe ministrave).
    Krimi dhe korrupsioni lulezojne. Elita braktise vendin....................

    Ja psh. sot kur serbet jane ne nje ofensive te pa pare per ceshtjen e Kosoves, shqiptaret nuk kan ambasador as ne SHBA as OKB.
    Ne po na preokupojne nje kryq ne Shkoder dhe nje mbikalim ne Tirane!
    Ky eshte realiteti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 15-01-2006 më 09:48
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2004
    Postime
    14

    100 ditët e qeverisë Berisha

    100 ditët
    e qeverisjes Berisha


    Gracka mediatike, që askush nuk
    mundi t’i shpëtonte


    NGA ARJAN KONOMI

    “Koha për ndryshim” - slogani i opozitës së dikurshme në fushatën e shkuar elektorale u është ngulitur aq shumë të gjithëve sa shumëkush e ka humbur edhe konceptin e vërtetë të saj. Ndyshime të mëdha që kapnin çdo sektor të shtetit u premtuan dhe u besuan po të kemi parasysh fitoren e ish opozitës. Shqiptarët, pa u menduar shumë se do të ishte një premtim për tu realizuar, e besuan këtë slogan dhe votuan për të. Shkurt kërkonin ndryshimin.

    Pas 100 ditëve të para të qeverisjes së mazhorancës së re, debati mbi ndryshimin u bë shumë i ashpër, i mediatizuar në ekstrem dhe përfshiu tërë opinionin publik, me analiza, komente, lavdërime dhe kundërshtime, intervista, faqe të tëra gazetash dhe orë pafund transmetimesh televizive.

    Dhe kjo e gjitha vetëm për 100 ditë qeverisje, thua se ditën e 101-të do të zhvilloheshin zgjedhje të reja parlamentare. Një debat i denjë për një fushatë elektorale.

    Është e rëndësishme që para se të analizohen “pro”-të dhe “kundra”-t e këtyre tre muajve të pare, të theksohet një fakt i cili përbën një fenomen të ri të politikës shqiptare, i pa precendentë. Në asnjë qeveri shqiptare, që nga rënia e komunizmit, nuk kemi hasur një fenomen të tillë mediatik, ku si mazhoranca, ashtu dhe opozita t’i mëshojnë fort argumentave dhe kundërargumentave të tyre në lidhje me suksesin apo dështimin e 100 ditëve. Për të qënë në mënyrë skrupuloze të saktë, duhet të përmendim faktin se kjo distancë kohore pune bëri që Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, të jepte pas 100 ditëve punë, konferencën e parë për shtyp të tijën, por që u mirëprit nga mediat, të cilat i kushtuan hapësira të mëdha punës së Presidentit dhe duke qenë se nuk pati kundërshtime apo debate, mund edhe të mos e marrim në konsideratë atë propagandë mediatike të institucionit të Presidentit.

    Ajo që çudit me risinë e saj është fakti se propaganda e Qeverisë Berisha, e cila u përpoq të publicizojë arritjet e saj gjatë tre muajve të parë të punës, pati një kundërpublicitet të opozitës së majtë, shumë të stërholluar dhe mirë të organizuar, por që i kaloi kufijtë e një logjike mediatike për arsye të ekzagjerimit të saj. Opozita e sotme përdori një fushatë të mirëfilltë, e cila kishte si qëllim bindjen e opinionit publik për dështimin e këtyre tre muajve qeverisjeje dhe rrënjosjen e mendimit, jo aq të “dështimit”, sesa të “mashtrimit” nëpërmjet mosmbajtjes së premtive elektorale, duke analizuar një më një çdo frazë të premtimit elektoral të koalicionit politik, që sot ka pushtetin dhe sidomos ndaj partisë kryesore të saj, PD-së.

    Dalja e kryetarit të ri të PS-së, Edi Rama në konferencë shtypi për të diskredituar tre muaj qeverisje, ku në sond të binte në sy një faqe e tërë posterash të mirëpërgatitur, ku shkruhej në mënyrë të dukshme “100 NETËT E QEVERISË”, mund të quhet e ekzagjeruar. Dhe si gjithmonë, kur gjërat ekzagjerohen, ato mund të sjellin edhe efektin e kundërt dhe pse i konceptuar hollësisht në detaje për tu admiruar nga ekspertët e “Pi Arëve” ( P.R.-Public Relations; shqip- Marrëdhëniet Publike) duke marrë konkretisht në shqyrtim çdo frazë të premtimit elektoral. Por ajo që nuk bindte ishte se, pavarësisht faktit se ishin apo jo të drejta kritikat, asnjë nuk mund të mohonte se bëhej fjalë vetëm për 100 ditë, pra vetëm tre muaj dhe jo për 48 muaj, aq sa normalisht është mandati qeverisës gjatë të cilit mund të thuhet se qeveria i realizoi apo jo premtimet e saj të paraqitura në programin politik të fushatës elektorale. Madje mund të thuhet që, nëse në publicitetin antiqeverisës, sikur numri “100” i shkruar me të mëdha e në plan të pare (që mos t’i humbiste vëmendjes së askujt) të mos ishte fare, mund të thuhet bindshëm se kritika opozitare do të kishte patur më shumë efekt. E në të vërtetë kjo kritikë nuk arriti të bindtte as opinionbërësit në Shqipëri, pavarësisht kritikave, që ata mund të kishin dhe ti shprehnin pa rezerva.

    “Pro” dhe “kundër”

    Qeveria, për të argumentuar suksesin e saj, publikon një listë të gjatë arritjesh në punën e 100 ditëve, lidhur me administratën, ekonominë, arsimin, drejtësinë antikorrupsionin e rendin. Kësaj liste i përgjigjet një tjetër e opozitës së majtë, e cila rendit pikat e dështimit të qeverisë së djathtë dhe i quan ato “100 netë qeverisje”.

    Premtimin kryesor elektoral i PD-së për krijimin e një qeverie të vogël, vetëm me 14 ministri dhe reduktimin tepër të ndjeshëm të shpenzimeve qeveritare, mund të thuhet se e realizoi bindshëm. Nga një qeveri e fryrë tejmase për një vend të vogël si Shqipëria, me shumë ministri dhe me një administratë gjigande nënpunësish, e cila më tepër sesa për efikasitet administrativ të jepte përshtypjen se, ishte krijuar për kënaqjen e miqve dhe bashkëpunëtorëve me poste politike (dhe kjo është afërmendsh, po të mendosh peripecitë e shumta që qeverisja socialiste ka kaluar, të shkaktuara këto nga përplasje të brendshme klanesh dhe interesash të mëdha, për të patur mbështetjen brenda partisë së mazhorancës së mëparshme), kemi një qeveri shumë më të reduktuar.

    Nuk ka më një Ministri të Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, por kjo është shkrirë më ish Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, në një ministri të vetme: atë të Turizmit dhe Kulturës. Po kështu ish Ministria e Industrisë dhe Energjitikës, për një vend si ky yni, me një industri të papërfillshme u konsiderua e panevojshme. Kjo u bashkua më atë të Ekonomisë duke krijuar Ministrinë e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës. Dhe kjo është mëse e kuptueshme, derisa ka një administratë të tërë të Kesh-it. Nuk ka më një Ministri Rendi dhe një të Pushtetit Lokal, por ato janë shkrirë në një të vetme, e cila në qeverinë e re quhet Ministria e Brendshme, duke ndjekur kështu eksperiencën e vendeve perëndimore. Po ashtu, nuk ka më edhe Ministra Shteti, të cilët përveç vetes dhe një apo dy sekretareve, kishin vetëm emrin dhe statusin e ministrit.

    Reforma në administratë e cila synon të shkurtojë një numër tepër të madh nënpunësish, rreth 2000 vetë, është një nga premtimet elektorale, që pritet të realizohet në muajt e parë të 2006, nëpërmjet një ligji të posaçëm të qeverisë. Kjo, jo vetëm që do të shkurtojë në mënyrë dukshme shpenzimet për të mbajtur një administratë të tejfryrë për një vend të vogël si Shqipëria, por do të ndikojë drejtpërdrejt tek qytetarët, duke ulur burokracinë anadollake që ne kemi patur, për pasojë reduktimin e endjes së qytetarëve nëpër zyra e drejtori të pafundme.

    Reduktimi i shpezimeve qeveritare nuk do të realizohet vetëm nëpërmjet shkurtimit të numrit të lartë të nënpunësve shtetërore, por edhe nëpërmjet zvogëlimit të ndjeshëm të fondeve, që do t’u akordohen institucioneve, të cilat shkojnë nga 30% për institucionet e pavarura kushtetuese, deri në 65% në disa ministri, si dhe në Këshillin e Ministrave. Po ashtu, është ulur ndjeshëm edhe fondi i Presidentit të Republikës, i cili gjatë viteve të para që përkonin me qeverisjen socialiste rritej konsiderueshëm nga viti në vit.

    Kështu, zyrtarët shqiptarë nuk do të kenë më mundësi për të abuzuar me shpenzime marramendëse të karbuarantit, të telefonave të zyrave, të celularëve, të dietave dhe të udhëtime jashtë shtetit, të shumta në numër. Këto të fundit më shumë sesa shërbime të domosdoshme pune ishin udhëtime turistike, rendje pas çdo ftese apo justifikimi për të fluturuar si në Europë, ashtu edhe në vende nga më të çuditshmet.

    Dhe këto në mënyrë të padiskutueshme do të ndikojnë edhe në portofolet e shqiptarëve, të cilët janë jo pak të ndjeshëm ndaj luksit, që i lejojnë vetës pushtetarët dhe që i shikojnë taksat, që ata paguajnë, jo më si shpenzime të kota, por si një rritje të investimeve publike.

    Në sektorin e ekonomisë, përveç miratimit të buxhetit për vitin 2006, qeveria e re demokrate krenohet edhe për rritjen drastike të të ardhurave nga doganat dhe administrata tatimore përmes luftës ndaj evazionit në dogana e tatime. Bllokimi i anijes”Pamissos” me 2 mijë ton vaj luledielli për llogari të kompanisë “Olim”, me arsyen e mospagesës nga ana e firmës private, të një borxhi prej 2.7 milionë dollarë, shumë i diskutueshëm në vetvete si mjet për zgjidhjen e problemit, ishte më tepër një show mediatik për tu treguar firmave të mëdha të biznesit se, mbaroi koha e borxheve dhe e evazioneve fiskale, gjë që mund të thuhet se ka patur rezultatin e duhur po të shikojmë rritjen e ndjeshme të të ardhurave fiskale gjatë këtyre tre muajve, fakt i pakundërshtueshëm edhe nga socialistët, të cilët kanë heshtur në kundërargumentat e tyre, në lidhje me këtë pikë.

    Përgjysmimi i taksës së biznesit të vogël ishte një realizim tjetër i një premtimi elektoral të bujshëm, edhe pse FMN dhe Banka Botërore u treguan skeptike, për faktin se nuk ishin konsultuar më parë për pasojat që ulja e kësaj takse do të kishte mbi buxhetin. Por, sipas burime qeveritare ulja e kësaj takse, ka shtuar numrin e bizneseve të vegjël që janë regjistruar dhe nëse kjo rritje do të jetë e konsiderueshme mund ta bëjë pothuaj të papërfillshëm ndikimin e taksës në buxhet.

    Po kështu u mirëprit nga opinioni publik edhe anullimi i kontratës abuzive të shitjes së Albtelekomit, kontratë kjo skandaloze për çmimin e ulët të shitjes së ndërmarrjes më të madhe shtetërore, nga të vetmet që i kishin shpëtuar privatizimit.

    Opozita socialiste ka kritikuar edhe rritjen e ulët të pagave dhe të pensioneve. Por është një gjë të reklamosh mosrealizimin e një premtimi elektoral, si mund të ishte ai i rritjes së rrogave të buxhetorëve dhe tjetër gjë të akuzosh për një mosngritje të mjaftueshme. Në këtë rast kemi të bëjmë thjesht me një demagogji opozitare, e cila vështirë se bind kur qeveria do të rrisë rrogat për arsimtarët 20%, punonjësve shëndetësorë 20%, infermierëve 25%, punonjësve në varësi të ministrive 15% dhe të tjerëve me rrogë mbi mesataren 5%. Po ashtu vlen të përmendet edhe rritja e pensioneve, sidomos iniciativa për të barazuar pensionin e papërfillshëm të fshatit me pensionin e qytetit, politika sociale këto, që çdo qeveri e majtë do t’i kishte zili.

    Drejtësia ka qenë një pikë kyçe e programit të qeverisë së re. Reforma në këtë sektor nuk është parë me një vështrim më realist, duke nënkuptuar me të, jo lëvizje administrate sesa iniciativa ligjvënëse për ta bërë më efikas sistemin e drejtësisë. Kështu ka qenë aprovimi nga Parlamenti i ligjit për konfliktin e interesave në përgjithësi dhe rasti specifik i anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sipas të cilit një anëtar i KLD-së nuk mund të ketë njëkohësisht edhe funksion tjetër, duke eleminuar situatat paradoksale të krijuara në sistemin gjyqësor.

    Po ashtu edhe angazhimi për ekzekutimin pothuajse total të vendimeve gjyqësore nga ana e zyrave të Përmbarimit është një iniciativë për të shkundur këtë institucion të përgjumur deri më sot, ku dhe shkeljet, korrupsioni dhe abuzimet kanë qenë më evidente duke krijuar një ngërç të sistemit të drejtësisë.
    Në këtë këndvështrim është parë edhe vënia e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, e cila funksiononte si një drejtori e varur drejtpërdrejt nga Kryeministri, nën varësinë e Ministrit të Drejtësisë.

    Kritika tepër e publicizuar e socialistëve jep argumenta që nuk justifikojnë zellin e madh mediatik, për të cilësuar periudhën tremujore të qeverisjes së djathtë, si një dështim apo më keq, një ndryshim i cili po keqëson vendin, ndryshe nga sa ishte premtuar.

    Por, po t’i shohësh apo t’i dëgjosh edhe pa i kushtuar shumë vëmendje, deklaratat e opozitës që i kalojnë caqet edhe të kritikës, duke u shdërruar në akuza të mirëfillta, konkretisht ato janë më shumë akuza të tipit moralist se fakte konkrete. Fjalë të përgjithshme, për të cilat një gazetari i duhet të endet në rrjetën e gjatë të thurur për të gjetur argumente bindëse.

    Të akuzosh për mosmbajtje të premtimit electoral, që rrogat dhe pensionet do rriten, por jo me një rritje të mjaftueshme nuk bind. Për rritje të tilla nuk ka përqindje referimi. Të akuzosh se ish “bodyguard”-ët e Kryeministrit janë emëruar drejtorë të rëndësishëm, apo komandantë Garde, as kjo nuk bind se, në fund të fundit për të qenë truproja e një ish presidenti, duhet të jesh një oficier i përgatitur dhe i rëndësishëm dhe qytetarin nuk e bind, që nga momenti që në akuzë përmendet fjala “bodyguard” dhe jo mik apo shok personal. Po ashtu, nuk bind as akuza për Ministrin Basha, që zotëron një pasuri të konsiderueshme, derisa për shqiptarin e thjeshtë ai ishte një person anomim deri para disa muajsh, pra që nuk është pasuruar më postet shtetërore, ndërkohë që është vërejtur e kundërta nga ish pushtetarët socialistë.

    Të akuzosh për diskriminim në shpërndarjen me kritere politikë të fondeve për pushtetin vendor është si të thuash fjalë në erë, derisa vetë socialistët kanë krijuar precedentë të pakontestueshëm të këtij lloji, ndaj bastioneve historikë të PD-së gjatë qeverisjes së tyre, si me Shkodrën, Kavajën etj, ku investimet publike nuk kanë ekzistuar në 8 vjet qeverisje socialiste, sidomos në Kavajë, ku të gjitha institucionet shtetërore funksionojnë nëpër banesa privatësh, me përjashtim të Gjykatës së Rrethit, ndërtesa e të cilës përfundoi disa muaj më parë në sajë të insistimit të Presidentit dhe të vullnetit të donatorëve.

    Por jo gjithshka ka shkuar fjollë edhe për demokratët në pushtet. Në lëmshin e tjerrur në tre muaj qeverisje gjen jo pak nyje të vështira për tu gëlltitur, në njëfarë mënyre për rrjedhojë të mungesës së gjatë të të qenurit në krye të qeverisë, por edhe nga entuziazmi emotiv që të shkakton ardhja në pushtet.
    Dy janë pikat kryesore ku qeverisja qemokratike le për të dëshiruar: politika e jashtme dhe politika ndaj insitucioneve të pavarura.

    Përsa i përket politikës së jashtme nëse mund të themi se lëvizja e Kryeministrit Berisha në vizitën e parë të tij zyrtare në Itali dhe takimi informal me kryeministrin grek dëshmon për një prioritet të marrëdhënieve më Italinë por edhe me fqinjin grek me të cilin gjatë kohës kur Berisha ishte President i Shqipërisë kishte jo pak probleme. Po ashtu edhe vizita pothuaj e menjëhershme në Irak tregon për një mbështetje të plotë të luftës kundër terrorizmit dhe ndaj politikës së SHBA-së.

    Në aspekktin ë politikës së jashtme lë shumë për të dëshiruar qëndrimi ndaj Kosovës. Nëse Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj u shpreh për një pavarësi të kushtëzuar, deklaratë që shkaktoi jo pak reagime, qeveria u shpreh për një pavarësi. Edhe pse në vetvete deklarata e Mustafajt ishte e sinqertë dhe realiste, pse të gjitha gjasat janë që Kosova të arrijë një pavarësi të kushtëzuar apo të kufizuar, ndonjëherë kur janë çështje kaq të ndjeshme duhet bërë edhe pak demagogji.

    Ajo që nuk qëndron në këtë rast më shumë se deklarata e Ministrit të Jashtëm është fakti se qeveria duhet të shprehet më një qëndrim të vetëm, si Kryemistri ashtu dhe Shefi i Diplomacisë apo edhe institucione të tjera përfshirë edhe ai më i larti, i Presidentit të Republikës. Nuk mund të ketë për të njëjtën çështje dy qëndrime nga strukturat e të njëjtës qeveri. Kjo qëshmon për mungesën e një strategjie të qartë dhe të vendosur njëherë e mirë të politikës së jashtme.

    Debat të nadh mediatik si dhe kundërshtimin e opozitës e cila u konkludua edhe me kundërshtimin e Presidentit Moisiu ishte edhe vullneti i palëkundur për të emëruar Edit Harxhin ambasadore të Shqipërisë në Washington. Një emërim që do të sillte kaq shumë debate si dhe kundërshtime nga opinionbërësit nuk gjen arsye për të shpjeguar zellin e madh si dhe përpjekjet deri në fund, duke marrë parasysh edhe dështimin si koha e vërtetoi, të emerimit të një personi anomin në diplomacinë shqiptare në përfaqësimin më të rëndësishëm të vendit tonë.

    Njihet botërisht në historinë e diplomacisë botërore se në vendet marrëdhëniet me të cilat konsiderohen prioritare dërgohen për përfaqësim diplomatë me një personalitet profesional të padiskutueshëm, njëkohësisht edhe me një karrierë e përvojë të gjatë dhe pozitive në diplomaci, gjë që Harxhi nuk plotësonte.

    Pika tjetër që lë shumë për të diskutuar në këto tre muaj të qeverisjes së djathtë është edhe përpjekja që reforma në drejtësi nuk duhej të niste ndaj organeve të gjyqësorit dhe ndaj Institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm.

    Ligji i për Këshillin e Lartë të Drejtësisë është një ligj tepër i nevojshëm dhe i domosdoshëm por nuk është se pikërisht aty çalonte sistemi i drejtësisë shqiptare, ndërkohë që ka shumë sektorë të tjerë që duhen riformuar dhe bërë efiçentë. Refuzimi i këtij ligji i aprovuar në parlamenti nga ana e Presidentit të Republikës është një goditje jo e lehtë për maxhorancën e djathtë.

    Po ashtu nuk justifikohet apo kuptohet fakti që Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Bamir Topi sulmon institucionin e Prokurorit të Përgjithshëm, institucion që kushtetuta e Shqipërisë e përcakton qartë si të pavarur nga politika. Insistimi me ngul në mosfunksionimin e tij la të nënkuptohej qartë se kërkohej dorëheqja e kryeprokurorit, aq më tepër që ndaj këtyre institucioneve vëmendja e ndërkombëtarëve është shumë e ndjeshme.

    Të gjitha këto u bënë ndërkohë që vendi kishte shumë probleme të tjera imediate si kriza energjitike që përfshiu si asnjëherë tërë vendin për të cilën mund të themi se qytetarët shqiptarë duke qenë të prekur direkt janë shumë më të ndjeshëm sesa ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë apo Institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •