
Postuar më parë nga
dodoni
Bekim Kastrati eshte 22 vjecar dhe deri para pak kohesh ka luajtur me te rinjte e Borusia Mynhengladbahut ne ligen e trete gjermane ku ka qene nje nder golashenuesit me te mire te liges se trete. Tani para disa muajsh, ekipi i pare i Borusias e morri por eshte duke i dhene minutazhe te vogel loje deri tani. Ne nje takim per kupe shenoi nje gol per Borusian. Para disa javesh ishte prane nenshkrimit per Braunshvajg te liges se dyte gjermane por Borusia nuk e lejoi qe te kalonte te ta dhe preferoi ta mbante. Tani urojme qe ta aktivizoj me shpesh trajneri i tij dhe te kete sukses duke bere shume gola. Forca Kastrati.
Tani per tani, per sulm mendoj qe vetem Erion Bogdani, Igli Tare, e Hamdi Salihi duhet te thirren ne kombetare. Poashtu edhe Vata (Brigeli edhe Vata duhet te pajtohen) duhet te thirret ne kombetare. Urojme edhe njehere ne suksesin e Bekim Kastratit dhe te jete ky bashke me Erionin qe ta udheheqin sulmin, me Taren, Vaten e Salihin ne rezerve. Florian Myrtaj, Edmond Kapllani, Alban Bushi, e Altin Rraklli, me keto lojera dhe kete forme qe jane duke treguar nuk kane vend ne kombetare. Poashtu, te luash ne liga te treta apo te jeshe gjithmone rezerve, nuk ke vend ne kombetare.
Ne mesfushe kemi Lorik Canen, Ervin Skelen, Altin Lalen, Edvin Muratin, Besnik Hasin, Mehmet Dragusha, Blendi Shkembin, Debatik Currin, Klodian Duron, Devi Muken, Dorian Bylykbashi, e te tjere nga kampionati shqiptar.
Ne mbrojtje kemi, Adrian Aliajn, Elvin Beqirin, Armend Dallkun, dhe nga kampionati shqiptar duhet te thirren patjeter Nevil Dede, Alban Dragusha e ndonje tjeter. Besnik Hasi mund te luaj edhe ne mbrojtje.
Ne porte kemi Liken, Hidin, dhe Beqajn.
Kemi nje ekip shume simpatik qe do kualifikohet ne kampionatin europian.
Ekipi i te rinjve duhet ti therras keta te rinjte si Alban Ramaj (ky ka qene me nje grumbullim), Blerim Rrustemi, Enis Alushi (megjithese ky ka luajtur per grupmoshat e Gjermanise me duket e do jete me veshtire ta veshim kuqezi), e tjeret ne Gjermani, Zvicer, e gjithe Europen, bashke me talentet e ri qe i kemi ne superlige si Veliaj, Pema etj. e poashtu duhet hallakatur edhe superligen e Kosoves dhe Maqedonise me shume per talente.
Tung
Krijoni Kontakt