Diktatura e opinionit
Literatura post-komuniste ėshtė munduar tė pėrshkruajė "brain-washing" (shpėlarje truri) qė popullsitė qė jetuan nėn diktaturė, kishin pėsuar gjatė viteve tė monopolizimit tė hapėsirės sė lirisė nė "njė ideologji, njė udhėheqės".
--------------------------------------------------------------------------------
Njė prej teorive "fataliste" ėshtė se monopolizimi i opinionit publik nė njėtrajtėsi, ka sjellė deformim tė kulturave tė shoqėrive qė kanė jetuar nė komunizėm. Zhdukja e hapėsirave tė lirisė vetjake, religjioze, politike e sociale, veēanėrisht nė vendin tonė, duket se ka qenė e tejskajshme, pasi kjo reflektohet edhe nė vitet post-diktatoriale. "Pėr tė harruar njė jetė, duhet tė paktėn edhe njė jetė tjetėr," thotė Josif Brodskij- ndėrsa "pėr tė harruar 45 vjet komunizėm, ndoshta ne do tė na duhen edhe 45 vjet liri". Por ēfarė ka ndodhur pas viteve 90' nė vendin tonė, me liritė individuale tė njerėzve. Pothuajse mosekzistenca e tyre nėn sundimin komunist, ka bėrė qė nė 15 vitet qė pasuan kėtė sistem, hapėsira e lirive njerėzore tė dalė e deformuar dhe lehtėsisht e kufizuar. Diktatura politike duket se nė shumė drejtime i ka lėnė vendin diktaturės sė opinionit. Operimi i prodhuesve tė "imazheve publike" me paragjykime e preferenca materiale ka krijuar njė "klasė virtuale intelektualėsh", tė cilėt, nė njėfarė mėnyre, pėrcaktojnė ēka ėshtė e mirė e ēka e keqe, ēka ėshtė etike e ēka joetike, ēka ėshtė e vlefshme e ēka jo pėr shoqėrinė shqiptare. Kėta intelektualė virtuozė kanė shtruar edhe tezėn e shumdėgjuar tė konvertimit tė shoqėrisė shqiptare nė tė krishterė, si dhe njė tjetėr tezė se tė qenit e mbi 70 pėr qind tė shoqėrisė shqiptare muslimane, nuk ėshtė e vėrtetė. Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet tė themi se kjo tezė ėshtė artikuluar nga njerėz qė nuk e duan as Zotin e Muhamedit (a.s.), as Zotin e Jezusit (a.s.), por nga mbetje tė mendimit komunist, tė zgjatuar edhe nė vitet post-komuniste. Operimi me teza tė tilla tregon njė mosnjohje tė thellė tė religjionit dhe njė keqdashje satanike ndaj atyre qė kanė gjetur rrugėn e sė Vėrtetės. Mungesa e raportit me tė Vėrtetėn, pėr kėta njerėz ėshtė shndėrruar nė njė zbrazėti qė mbushet me artikulime kėrkesash mekanike. Tė thuash se njė shoqėri ose njė individ, duhet tė braktisė njė besim a njė fundament religjioz, do tė thotė ta konsiderosh religjionin njė petk qė vishet e zhvishet, nė bazė tė interesave momentalo-materiale. Historia e religjionit na tregon se lidhja spirituale e individit me tė Vėrtetėn Transcendetale ėshtė e pashtershme. Pra, mė thjesht, njė individ ėshtė shumė e vėshtirė qė tė kalojė nga njė besim fetar nė njė tjetėr. Kjo pėrgėnjeshtron pretendimin se shifrat e hershme pėr njė shumicė muslimane nė vendin tonė nuk janė tė qėndrueshme. Pėr tė mos folur pėr tė mirėn a tė keqen qė do tė sillte konvertimi i shoqėrisė, edhe nga pikėpamja e studimeve socio-psikologjike, kapėrcimi nga njė besim nė njė tjetėr ėshtė shumė i vėshtirė, ose i pamundur. Artikuluesit e kėtyre tezave e dinė shumė mirė kėtė, por kjo bėhet pėr tė ngritur njė tymnajė dyshimi ndaj muslimanėve dhe pėr tė krijuar perden e mosangazhimit publik tė tyre. Zgjatimi komunist i kėsaj shtrese intelektualėsh tregon pikėrisht tendencėn komuniste tė "deklasimit" tė njė shtrese tė shoqėrisė. Ndėrsa nė tė shkuarėn kishim shtresėn e ish-borgjezėve tė deklasuar, tashmė mund tė themi se jemi nė njė tendencė mediatike, pėr tė krijuar shtresėn e deklasuar tė muslimanėve. Fatmirėsisht, kjo ėshtė njė tendencė jo shumė e pėrhapur nė shoqėri, por tek njė grup individėsh qė kanė pushtet publik. Angazhimi publik i kualitetit Islam pėr tė mbrojtur dinjitetin e besimit tė vėrtetė, ėshtė "arma" mė e mirė, pėr tė shembur mitet e ndėrtuara nga "diktatura e opinionit".
Krijoni Kontakt