Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242

    Moska akuzon Londrën për spiunazh

    Moska akuzon Londrën për spiunazh


    Guri i rremë që përdorej si transmetues sipas Moskës
    Shërbimet sekrete ruse kanë konfirmuar se ata kanë zbuluar një rrjet spiunazhi në ambasadën britanike në Moskë.
    Kjo pasoi akuzat e shprehura në televizonin rus se diplomatët britanikë kishin përdorur një transmetues të fshehur brenda një guri të rremë të vendosur nëpër rrugë për të mbajtur kontakte me një agjent rus të rekrutuar nga Londra.

    Sipas programit, spiunët ishin parë duke ecur pranë grurit të rremë duke transmetuar dhe duke marrë informacion nga trasmetuesi nëpërmjet disa kompiuterave të vegjël që ata mbanin në duar.

    Ambasada britanike në Moskë ka refuzuar të komentojë.

    Njoftimi gjithashtu akuzonte një nga diplomatët britanikë të kapur në kamera se financonte organizata të të drejtave të njeriut dhe grupe të tjera civile në Rusi.

    Ka disa kohë që autoritetet ruse kanë akuzuar se organizata jo qeveritare të Rusisë financohen nga shërbime sekrete të perëndimit me qëllim destabilizimin e Rusisë dhe inkurajimin e një revolucioni të tipit të portokallinjtë.

    Më herët këtë muaj, presidenti Putin nënshkroi një ligj të ri që kufizon aktivitetet dhe financimin e organizatave jo qeveritare në Rusi.

  2. #2
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Me pelqeu sidomos ajo fjala (kuptohet lehte se si mund te perdoret lajmi si mjet manipulimi) "përdorej si transmetues sipas Moskës". Ne dukje ajo fjaleza e vockel e parrezikshme "sipas" nuk ngjall dyshime.....
    Nje lexues i kujdesshem qe nuk eshte thjesht (sipas parimeve te ekonomise se tregut) "konsumator" por njeri qe mendon ne menyre te pavarur, germon pak me thelle.
    Puna eshte qe FSB kishte disa muaj qe merrej me keta "gure" te parrezikshem prane te cileve kalonin (kuptohet krejt rastesisht) nepunes te Ambasades Britanike dhe disa ruse te shitur (tani po cicerjne ne Lubianka si kanarina). Ne rruge krejtesisht konfidenciale ata i kishin terhequr vemendjen sektorit te MI-6 prane Anbasades Britanike per aktivitetin e dyshimte te tyre. Kur bukuroshet angleze (e kujtojne vehten me te zgjuar se dhelprat ruse te FSB) mohuan kategorikisht cdo aktivitet atehere u publikua filmimi.
    Nje gje tjeter qe ku "lajmi" (i gatuar ne Londer) nuk na e thote (sipas trukeve anglo-saksone, te mos thuash te gjithe te verteten nuk eshte njelloj si te genjesh) qe FSB ka qene ne kerkim intensiv te "gureve" te tjere britanike dhe ka zbuluar dhe sekuestruar nje te dyte........

    Shpresoj qe tradhetari i arrestuar me kete rast te perfundoje ne Siberi, si dhe te nxirren jashte ligjit te gjitha "NGO" qe kane marre financime nga Anglezet dhe Jankite.
    Ne fund te fundit financimi i huaj eshte i ndaluar me ligj..........
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Akuza per spinuazh eshte akuze e rende qe nuk do dilte pa asnje shkak, aq me keq kur kjo akuze lind midis dy shtetesh serioze me rendesi te madhe per arenen europiane dhe ate nderkombetare.

    Pra nuk besoj se tallen Ruset...

    Me shume do besoja se Anglia ambicioze ka harruar se Rusia mund te ket shume probleme por aman ka nje tradite te pamohueshme ne agjenture. Do me dukej me logjike alternativa qe ambiciet angleze -qe po e kthejne Europen ne epoken e Meternikut me shoke- i shtyejne keta armiq te paluhatshem te Europes se Bashkuar dhe sociale (dmth. Anglezet) te bejne budallalliqe te medha, ne nje kohe kur budallalliku gezon edhe respekt nder-atlantik!

    Eshte turp per popullin anglez -me tradite diplomatike- qe te ket nje qeveri te ketille qe dite per dite akuzohet per abuzime te traditave nderkombetare, dypaleshe dhe nderkulturore apo me mire per abuzimin e atyre pak vlerave njerezore qe sot njihen nga nje numer jo i vogel faktoresh nderkombetare.

    Nuk kam ardhur ketu te bej avokatin e Moskes, se fundja fundit Moska ka traditen/zakonin e vet ne menxyra. Por nuk eshte hera e pare qe po akuzohen Anglezet per spiunazh dhe paturpesi, qe vetem ia ul vlerat atij mundimi -sadopak te vogel- te shteteve europiane per te treguar nje fytyre ku vrazgat e se kaluares po zhduken midis nje terapie kronike. Pra mire do ishte qe mos behet shkaktar Londra per anullimin e ketyre terapive, kaq te shumpritura nga vet Europa por edhe nga ata qe presin me teper nga Europa!

    Akuzat e fundit kundra Anglise:

    - genjeu per armet ne Irak

    - masakrim dhe diskriminim i te burgosurve ne Irak

    - stervitje mercenaresh -autonomiste, fanatike, terroriste apo thjesht lekdashes- ne territorin britanik por edhe ne tokat e shteteve te Comonwealth

    - spiunazh dhe agjenture ne Ballkan pa perjshtuar edhe Greqine qe bene pjese ne BE (ne kete moment krize po kalon drejtesia greke pas proceseve gjyqesore ku dhjetra shtetas pakistanez jane thirrur ne gjykatat e vendit per te deshmuar per keqtrajtimet dhe gjykimet qe iu jane bere atyre brenda ne territorin grek nga agjente britanike).

    - tani na doli edhe Rusia



    Personalisht nuk besoj se me kete qeveri aventuriere angleze do pushojne akuzat! Urojme qe shembulli britanik te mos kthehet ne virus per shtetet e tjera te BE!
    flm

  4. #4
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Kryeplak, te dy shtetet pohojne qe vazhdojne "veprimtarine e pergjimit" dmth spiunllekun (popullorce) ndaj njeri tjetrit. Spiunlleku si prostitucioni jane nga profesionet me te vjetra ne bote.
    Pastaj cfare eshte sistemi GPS? I sateliteve? Dmth te gjithe pak a shume spiunojne, jo vetem ne fushen e politikes, por sidomos ne ate ekonomike, per te vjedhur sekrete te firmave te ndryshme, apo produkte te reja, (qe s'kane akoma copy rights) etjetjetj.
    Nuk eshte fundit i botes ky lajm, (biles vetem nje dite zgjati si lajm ne media) Sic thuhet ketej vazhdohet "business as usual."

  5. #5
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Kjo situate qe e ben Moska eshte propagand qe te tregoj qe luften sekrete me inteligjent nuk e fiton dot dhe do te bej publike lajme qe vet qeveria Ruse nuk i verteton dote!
    Ajo qeveri qe nuk tregon fitoret apo gabimet ne spiunazh kurre nuk i ben publike sepse publiku nuk duhet te dije! Rusia po tregon dobesi shume me keto lajme!

  6. #6
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    "luften sekrete me inteligjent"
    ============================
    A ka ndonje burre te na shpjegoje se ne c'gjuhe jane keto fjale?
    Historikisht sherbimi i spiunazhit rus ka qene nga me te miret ne bote (ne mos me i miri), dhe kjo jo vetem gjate periudhes sovjetike po edhe perpara. Sherbimi Sekret i kohes se Carit "Ohrana" ka qene me fame ne te gjithe boten....
    Kaq per te ahtuquajturen "paaftesi" te spiunazh/kunderspiunazhit Rus.
    Kjo eshte nje goditje me dy presa qe bejne Ruset
    a) I japin nje sinjal anglo-amerikaneve qe te mos kruhen shume
    b) Fitojne alibi per te spastruar cerdhet e tradhetise qe me paret e taksapaguesve britaniko-amerikane punojne per gatimin e ndonje "revolucioni bananesh" ne Rusi.
    =======================
    Rusia ishte nen nje te tille revolucion deri ne 2000! Miletit tashme kur i permend termin demokraci reagon si nje mysliman i mire kur sheh nje derr ne xhami!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  7. #7
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga antares

    Rusia ishte nen nje te tille revolucion deri ne 2000! Miletit tashme kur i permend termin demokraci reagon si nje mysliman i mire kur sheh nje derr ne xhami!
    Antares, t'u shtofte humori, lal. Nuk ka fjale te pershkruash analogjite e tua.

    PS: me kete te riun qe zgjodhen tani ne Kanada, do beje mire te levizje ne Rusi, mgjth prit sa te dale dimri, se eshte nje cike si keq kete vit.

  8. #8
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Rusia e ka humb "luften spiunazhe" me vite! Lufta e Ftohte ishte lufte spiunazhe dhe teknollogjike! E gjith lufta u be ne hapsire dhe ne oqeane!
    Te kesh sistem te fort spiunazhi duhen me biliona dollar, nuk eshte dicka e lehte dhe nuk behet vetem me kompjutera! Rusia sot ska leke te haje buke dhe jo te perballoj "luften e spiunazhit" me Perendimin!

    Po ta studioni ci ka ber Amerika, Bashkimit Sovetik sidomos me nenedece, thyrjen e kodeve, apo arritjen e teknollogjise ky Rusia ngeci do ta kuptoni qe Moska sot akoma mbetet me mbrapa!

    Inteligjenca dhe spiunazhi Amerikes, Britanise, NATO's eshte teper e fort per Rusine e varfer apo Kinen apo Iranin e mbarum!!!

  9. #9
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Eh moj "Luaneshe", mileti ketej eshte njecike allasoj.....
    Legalizojne drogen po bejne namin per duhanin, me shpejt mund te marresh nje licence revoleri se sa te pish nje gote birre (mosha 19 vjec).
    Keshtu qe keta hipokrite (si te gjithe anglo-saksonet xhanem) u terbuan per ca miljona dollare (per te sabotuar shkeputjen e zones franceze) dhe sollen ne fuqi birin shpirteror te Mulronejt (po deshe ne nje teme te vecante flasim edhe per kete qelbesire) qe do hedhe miljarda $ per gjera qe nuk jane ne interes te kanadezit te zakonshem.......
    Ti nuk e ke keq qe te nisem njehere andej nga Shen Peterburgu, po puna eshte qe eshte shume ftohte dhe une nuk di as gjuhen e tyre.......
    Megjithate nje vizite ne Ermitazh eshte gjynah qe te mos e bej......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  10. #10
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Kryeplak, te dy shtetet pohojne qe vazhdojne "veprimtarine e pergjimit" dmth spiunllekun (popullorce) ndaj njeri tjetrit.
    Mesa di une spiunazhi eshte veper e denueshme nga ato pak kanune nderkombetare, te firmosura nga bota e qytetruar.

    Sidoqofte veprimtaria vetiake britanike mbetet shuplake per qellimet komunitare, qe shtetet e rendesishme te BE po mundohen te sjellin ne nje vije. Britania e ka treguar dhe po e tregon cdo dite qe nuk ndan te njejtat "vlera" apo qellime me shtetet e tjera te BE.

    Vlerat edhe qellimet e saj mbeten nderatlantike. Dhe nder-atlantizmi, sado qe te mundohen disa ta mbajne gjalle pergjithmone, do vije dita qe do gjej pengesat e veta (aty midis interesave europiane dhe atyre amerikane perballe sfidave aziatike). Dhe sa me shume te ndahen rruget e nderatlantizmit aq me shume do ndahet rruga e Britanise nga Europa tjeter!

    Besoj se keto praktikat britanike pasqyrojne keto tendenca nderatlantike te ishullit. Kjo eshte edhe gjeja qe me shqeteson me teper, dhe do vazhdoje te me shqetesoje per sa kohe qe vendi yne te ket aspirata kundrejt nje organizate (BE) ku ekzistojne tendenca te ndryshme dhe nje mbreteri, vasale e Uashingtonit, qe deshiron te sjelli "dite te reja" ne kete organizem!

    Pra ndakort jam une qe nuk vjen nga ky lajm fundi i botes, por gjithmone i frikesohem Britanise per fundin e Europes (te pakten te asaj Europe qe enderoj une)!

    shenim: cdo enderimtar i Europes se Bashkuar do binte ndakort me z.De Gaulle, nderhyrja e Britanise ne gjerat europiane do te thote shkatrim!

  11. #11
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Dhelpra e Kremlinit-Presidenti Putin ben deklarata mbi ceshtjen e spiuneve Angleze: "Nese do te nxjerrim nga vendi keta spiune, te tjere do te sjellin, ndoshta ata do sjellin ca me te zgjuar qe do te na e bejne me te veshtire zbulimin e tyre......" - nenteksti ironik eshte i dukshem. Me poshte vazhdon - "Eshte per te ardhur keq qe ka tentativa per te punuar me NGO duke perdorur si instrumenta Sherbimet Sekrete"
    ============
    Jam teresisht dakord me komentet e Kryeplakut per rolin e Britanise (Kjo kobure e mbushur drejt zemres se Europes - Napoleon) ne Europe dhe instrumentit te saj -Atlanticizmit.
    Ceshtja "Guri" me sa duket ka implikacione politike se nga pikpamja thjesht e Sherbimeve Sekrete eshte me e udhes te vazhdohet loja me spiunet angleze dhe tradhetaret vendas (si macja me miun) duke shpresuar te kapen te tjere (qe te cicerojne pastaj ne Lubianka), se sa te nxirren ne drite te diellit dhe te "digjen" 4 minj te veckel......
    Personalisht mendoj se ka te beje me shume me objektivin e demaskimit te NGO si vegla te Sherbimeve te Huaja (ashtu sic jane) se as me luften midis Sherbimeve qe nuk eshte ndalur ndonjehere dhe nuk ka per tu ndalur.
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

Tema të Ngjashme

  1. Bukoshi akuzon qeverinë për korrupsion dhe struktura mafioze
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 31-01-2005, 16:30
  2. At Nikolla Marku akuzon Janullatosin për mashtrim
    Nga Hyllien në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 08-12-2004, 16:28
  3. Agjensi studentesh per Londren.
    Nga angel82 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 22:19
  4. Djepi-arkivol akuzon shtetin
    Nga Beqari002 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-02-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •