Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 66
  1. #21
    Citim Postuar më parë nga Pedro
    Albanologet e vertete thone, qe e gjitha eshte nje mashtrim.

    Lexo postet 4, 5 dhe 9 ne kete teme.

    Une do te doja me gjithe shpirt, qe te ekzistonte, por te gjitha gjasat jane, qe ky dokument te mos shohe asnjehere driten e botimit, pasi nuk eshte gje tjeter vecse fryt i mashtrimit te nje sharlatani.
    Me fal se nuk e kuptova mire kete pergjigjen tende. Kush jane albanologet e vertete? Qe kur te permendurit ne shkrimet 4, 5 dhe 9 qenkan Albanologe? Dhe qe kur te ashtuquajturit albanologe na dilkan ne konkluzione pa hetimin me te vogel te nje objekti, sidomos te nje rendesie te tille? Dhe nje pyetje me e fundit per ty qe meqe i jep kaq kredite tre eruditeve te krejtpapritur albanolo; CFARE PERFAQESON NJE ALBANOLOG?

  2. #22
    Qe te te jap te kuptosh me mire thelbin e pyetjes sime, po te citoj nje pergjigje qe kam dhene ne nje tjeter teme kur prekej emri i tre musketjereve te albanologjise:

    Mos valle per kete duhet te degjoj une Vehbine? Apo Klosin apo Plasarin? Pse mos degjoj Moikom Zeqon:

    A duhet ta paragjykojmë dr. Musa Ahmetin? Ai ka shkruar se, së shpejti, do të botojë në aparatin shkencor edhe dëshmitë autentike, tekstin e 1210-s, shoqëruar edhe me dokumentin zyrtar të tre paleografëve të Vatikanit, si dhe dokumentin pop të Vatikanit, që lejon botimin e këtij dorëshkrimi. Kur ta bëjë këtë botim kemi të drejtë të japim mendime shkencore për të. Pa këtë botim nuk mund të bëjmë as kriticizmin, as paragjykimin. Shpreh mendimin se studimi do të jetë shumë i gjatë, i shumë studiuesve e ndoshta i brezave.

    Pse mos te degjoj Dh. Shuteriqin:

    Aleks Buda i kërkonte origjinat e shtetit shqiptar që nga mesi i shekullit XI, kur njihet me emër një zot i një qyteti alban në Shqipëri të Veriut, si dhe emri i peshkopit të peshkopatës, që e ka qendrën në atë qytet. Për t'iu vënë punës së kërkimit të ndonjë dokumenti shqip me rëndësi, dr.Ahmeti u nis nga botimi i Eqerem Çabejt, të cilit arbëreshi i Italisë, Nilo Borxhja, që është marrë me kërkimin dhe botimin e fragmenteve të moçme të shqipes së shkruar, i kishte thënë filologut tonë të madh se kishte rënë në gjurmë të një vepre shqip përpara Buzukut. Dr. Musa Ahmeti, si edhe Çabej e të tjerë, ka pasur parasysh dëshminë e Adamit, të vitit 1332.

    Pse mos te degjoj Nasho Jorgaqin:

    Kush është interesuar për historinë e shqipes së shkruar, e ka pritur një zbulim të tillë, sado jo të këtyre përmasave. Më optimistët e kanë konsideruar vetëm çështje kohe. Hamendjet dhe gjurmimet periferike të F.Konicës, N.Joklit, M.Shuflajt, , por edhe të Dh.Shuteriqit, E.Çabejt, a ndonjë tjetri kanë qenë sinjale shprese dhe besimi për brezat e rinj të hulumtuesve dhe të studiuesve. Ata të çonin te mendimi se shqipja duhej të jetë shkruar përtej shek. XV, në periudhën paraturke.

    Personalisht do e filloja degjimin nga keta qe permenda me siper qe i kane dhene jo pak ketij vendit tone. Pastaj do degjoja dhe qurravitjet e Vehbise dhe te Kloseve e Plasareve. A eshte dokumenti i vertete? Nuk e di!!! Ma do shpirti dhe zemra te jete i vertete dhe mezi pres lajmet per te. Dhe me e pakta qe mund te bej eshte te pres qe te vertetohet sa real eshte. Besoj se kete gje do besh dhe ti apo tjetri qe i thua vetes shqiptar. Dhe kur vjen puna per kete pike jo vetem qe se degjoj Vehbine po mundesisht po te me vinte rasti, do e peshtyja ne surrat.

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Pedro
    Nje njeri me dy grame mend ne koke e kupton menjehere nese ekziston apo jo ky dokument.

    Problemi qendron nese do te besosh apo jo, qe ky dokument eshte fryt mashtrimi.
    Nje njeri me dy grame e gjysem mend ne koke, e kupton qe kur Vatikani me njerezit e vete ne shoqerine shqiptare ndermer nje fushate te koordinuar mire denigruese ndaj nje studiuesi shqiptar, ketu ka dicka qe nuk shkon, ose dicka qe njerezit i tremben se mos del ne drite.

    Sa per Dr. Musa Ahmetin, ai mund te mos jete albanologu me kredencialet me te besueshme ne kete fushe, ai mund te beje edhe shume keqinterpretime ne ato qe zbulon, por te mendosh se ai ka trilluar ne mendjen e tij nje liber te tille, bile ka shkuar deri atje sa te nxjerre ne treg edhe disa citate nga libri, te shtyjne te mendosh qe studiuesi ka zbuluar dicka, por se sa e vertete eshte origjina, autori dhe viti i botimit mbeten per tu vertetuar.

    Dhe Musa Ahmeti eshte nje nga njerezit kryesore qe bene te mundur publikimin e Illyricum Sakrum (Iliria e Shenjte) ne shqip, mbase vepra me monumentale e gjithe historise sone si popull. Pra nuk kemi te bejme me nje harabel kokebosh qe nuk ka arritur asgje ne fushen e vete kerkimore, kemi te bejme me njerin prej dy shqiptareve qe ka bere pune kerkimore ne Arkivat e Vatikanit ne kete dekaden e fundit, dhe i vetmi qe ka publikuar dicka nga kjo pune kerkimore deri me sot.

    Sa me shume shtohen zerat e paguara nga Vatikani per te denigruar figuren e Musa Ahmetit, aq me shume shtohet ne mendjen time ideja se Ahmeti ka zbuluar dicka, dicka qe mund te ktheje permbys gjithe mendimin shkencor te albanologeve shqiptare ne keto 2 shekujt e fundit. Nese nje veper e tille ekziston dhe nese nje dite shikon driten e botimit, gjeneza e gjuhes shqipe do te shtrihet perpara ne kohe me disa shekuj dhe dhe do te permbysen te gjitha hipotezat dhe pikat e referimit te mendimit shkencor shqiptar.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-03-2007 më 17:24

  4. #24
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Mendoj se me kete replike kjo teme eshte permbyllur kuptimisht dhe deri ne shfaqjen e ndonje fakti te ri ne lidhje me subjektin do te mbetet si perkufizim konkluziv, reprezentues i gjithe mendimeve qe jane shprehur gjate debatit deri mje kete pike.

    Ju faleminderit.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-07-2007
    Postime
    128
    Ky fare dr.musa ahmeti,ky fare ahmaku,ku tash eshte valle?Hajde,mendje,hajde!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga veletini : 27-09-2007 më 08:26 Arsyeja: drejtshkrimore

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    zerat e paguara nga Vatikani per te denigruar figuren e Musa Ahmetit
    Albo
    Vatikani i ruen dokumentat per Shqipnine, i jep mundesi studjuesve me ba kerkime, ja ve ne dispozicion...deshmite e shqipes se shkrueme i kena falemnderes Vatikanit...

    e shqiptaret akoma flasin per komplote te kurdisuna prej Vatikanit e per agjenta te paguem.

    -Vatikani nuk i zhduku, por perkundrazi i ruejti me kujdes dokumentat per Shqipnine.
    -Vatikani nuk i fshehu, por perkundrazi i ve ne dispozicion.
    -Vatikani nuk i mohoi hyrjen, por perkundrazi i krijoi mundesine Musa Ahmetit me kerkue me vite ne arkivat e tij.

    Ne vend qe te paguej Vatikani per me denigrue e me fshehe te verteta qe "çuditerisht" ato i ruejn, kishte muejt:
    1-me e zhduke dokumentin
    2-me ja fshehe Ahmetit
    3-mos me e lane Ahmetin as me u fute ne arkiva.
    A s'asht ma thjeshte keshtu?!

  7. #27
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Sot qe kane kaluar rreth pese vjet nga proklamimi i "zbulimit" te madh, a ka njeri ne kete faqe toke, qe te thote, se cfare u be me kete "doreshkrimin me te vjeter te shqipes" dhe me te vetequajturin Doktor Ahmeti?
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Citim Postuar më parë nga Pedro Lexo Postimin
    Sot qe kane kaluar rreth pese vjet nga proklamimi i "zbulimit" te madh, a ka njeri ne kete faqe toke, qe te thote, se cfare u be me kete "doreshkrimin me te vjeter te shqipes" dhe me te vetequajturin Doktor Ahmeti?
    UNE besoj se ekziston dikush i cili mundet qe te na thoje se çu be ky shkrime...edhe ai ështe spiuni i papes se romes ne shqiperi niccola lecci.........ah sikur ta dije se sa miliona dollare paguhen qe ti mbyllet goja nje dijetari????????????

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Mua nuk me duket edhe aqe çudi se e ka apo nuk ka ndonje dorshkrim te fshehur ne vatikan ne gjuhen shqipe te shekullit XIII as XII por e rendesishme dhe senzacionale do ishte qe te zbulohet ndonje shkrim, se paku dy tre rreshta ne shqipe nga shekulli V apoo VI, kjo pra na intereson, mos te lidhemi shume tek Buzuku, para Buzuku e pas Buzuku...
    Neve na duhet deshmi e larget prej shkujsh....

  10. #30
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Po pse jo edhe nga shekulli I ose II, ose fundja edhe nga shekulli III?

    Kete nuk e mora vesh une njehere: kush na qenkan keta spiunet e Papes se Vatikanit (sepse Vatikani nuk eshte Roma, more zoteri) dhe cili na qenka ky komplot nderkombetar i Vatikanit, qe bekan te mbyllen goje dijetaresh?

    A mos valle po thua, qe Musa Ahmetit i jane paguar me miliona dollare, qe te mos e botoje kete doreshkrim? Atehere a nuk ka ndonje menyre tjeter qe ky doreshkrim te botohet gjithesesi?
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shkolla e parë shqipe në Labovë, jo në Korçë
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  2. Windows XP në gjuhën shqipe!
    Nga edspace në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 24-07-2008, 20:27
  3. Pastërtia e gjuhës shqipe në media
    Nga murik në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 18:10
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •