Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 29
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Jacques Chirac, kërcënon me armë atomike!

    Presidenti i Francës, Zhak Shirak, ka kërcënuar shtetet që duan ta cënojnë me mjete terroriste vendin e tij me përdorimin e armëve bërthamore. Komentatorët në shtypin gjerman reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj këtyre deklaratave.

    "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan: "Një ndër kompetencat e padisktueshme të presidentit francez është edhe, se ai ka fjalën e fundit kur duhet të vendoset për përdorimin e armëve kombëtare bërthamore. Prej kësaj kuptohet, se përse ai e shpalli hapur doktrinën, ku konsiston ky vendim. Nuk të befason fakti, që një rol këtu luajnë shtetet që e nxisin ose e përdorin terrorizmin. Nuk është rastësi që ai shprehimisht foli për shtetet, që duke shkelur marrëveshjet përpiqen të zhvillojnë armë atomike. Ky është një sinjal ndaj Teheranit, që jo vetëm Amerika, por edhe Evropa e ka seriozisht, madje shumë seriozisht çështjen e programit bërthamor iranian", shkruan "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

    Në të kundërt gazeta ekonomike "Handelsblatt" vëren: "Presidenti nuk mund të besojë seriozisht, që ai mund të mbulojë dështimin e diplomacisë duke vënë shënjestrën tek armët bërthamore. Atij i duhet të ketë parasysh konseguencat. Bota ankohet për rritjen e çmimit të naftës, që po i zënë frymën koniukturës botërore e në këtë mënyrë edhe asaj franceze. Shumë prej destinacioneve të nënkuptuara nga Shiraku janë pozicionuar pikërisht atje ku nxirret nafta. Ajo që ka ndërmend Shiraku është kundërproduktive, e kjo jo vetëm duke iu referuar Iranit", thekson "Handelsblatt".

    Në këtë linjë komenton edhe "Manheimer Morgen": "Shiraku jo vetëm që po nxit konfliktin me Iranin, por me këtë deklaratë ai po heq tabunë ndaj përdorimit të armëve bërthamore për sulme të caktuara. Kjo është një lojë e rrezikshme me zjarrin. Presidenti me këtë thyerje tabuje nuk alarmon vetëm Iranin. Shiraku po ngjall edhe frikën për shkallëzimin e krizës", nënvizon "Manheimer Morgen".

    Ndërsa ne komentin e "Reutlinger General Anzeiger" lexojmë: "Që tani edhe presidenti francez Zhak Shirak po luan duke treguar muskujt dhe duke kërcënuar vende si Irani me hakmarrje atomike, mund të kupptohet në sfondin e shkallëzimit që po konturohet. Por propozimi i Shirakut nuk është menduar deri në fund. Atij i mungon çdo lloj legjitimiteti e madje edhe kredibiliteti për zabtimin. Për zgjidhjen e konfliktit duke rrespektuar të drejtat e njeriut ky propozim s´hyn në punë. Kërcënime të tilla nuk janë të përshtatshme për një shtet të civilizuar si Franca", tërheq vëmendjen komentatori i "Reutlinger General Anzeiger".

    "Märkische Oder Zeitung" që del në Frankfurt mbi Oder merr nën lupë politikën e brendëshme franceze: "16 muaj përpara zgjedhjeve presidenciale ai që është në post konsiderohet si demode. Ndërsa gjatë trazirave të të rinjve që zgjatën për javë të tëra nëpër periferitë e qyteteve franceze Shiraku u zhduk nga faqja e dheut duke ia lënë fushën e betejës ministrit të brendshëm Nikola Sarkozi. Ndaj tani presidenti dëshiron të prezantohet si një drejtues i vendosur shteti, që nuk u lë asnjë shans terroristëve. Por kjo s´ka të bëjë aspak me një strategji të harmonizuar të BE-së kundër Iranit. Të tilla deklarata më shumë tingëllojnë si ala Bush, vetëm se disa pikë më poshtë. Sa keq që një Shirak me përvojë nuk angazhohet për çarmatimin, por për hakmarrjen. Mullahëve kjo as që do t´u bëjë përshtypje", komenton "Märkische Oder Zeitung".

    Dhe së fundi një citat nga komenti i "Südkurier", gazeta e Konstancës: "Zhak Shirak po përdor kërbaçin e madh. Terroristët dhe ndihmësit e tyre nëpër pallatet qeveritare presidenti i shtetit i kërcënon me një armë të tmerrshme, të cilën e posedon Franca, me bombën atomike. Një fjalë e pushtetshme kërcënuese vjen pikërisht në një kohë që superfuqia ShBA është bllokuar në shkretëtirën Irakiane dhe po planifikon sulmin tjetër ndaj vendit fqinjë, Iranit. Kërcënimi me zë të lartë i Shirakut vështirë se do të bëjë përshtypje në rajon. Bomba atomike është një model i luftës së ftohtë. Në luftën kundër terrorizmit ajo s´ndihmon fare, sepse kundërshtari nuk trëmbet. Ai është i gatshëm të sakrifikojë jetën, vetëm e vetëm që të çojë të tjerë drejt vdekjes. Perëndimi nuk ka gjetur asnjë përgjigje, se si duhet t´i bëjë ballë kësaj sfide epokale", analizon "Südkurier".
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Kete lajm degjova dite me pare ne TV dhe te them te drejte m'u duk shume deklarate frikacake nga ana e Presidences Franceze.

    Nese nje president i nje vendi qe hiqet si lider boteror, ben deklarata te tilla, ku mbet per vendet tjera si: Pakistani, Irani apo India qe kane shume probleme me kontrollin e armeve te asgjesimit ne masë. Valle cka do te thuan ato ne deklaratat e tyre, nese kane kercenime nga njera tjetra duke e ditur se jane ne konflikte te vazhdueshme...

    Mendoj se kjo deklarate ka ulur teper reputacionin e burreshtetasi te guximshem qe ka pasur Shiraku ne Bote.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Europa nuk do te jete Irani qe duhet te diktoje ekonomine europiane, bota bizness eshte, nafta eshte arsyeja qe Amerika vajti ne Irak, lufta eshte mjeti i fundit.

    Nese Irani vazhdon me kokefortesi Irani ka per te u sulmuar jo vetem nga Amerika por dhe Europa bashke.

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar më parë nga Alket123
    Nese Irani vazhdon me kokefortesi Irani ka per te u sulmuar jo vetem nga Amerika por dhe Europa bashke.
    Kur permend fjalen Evrope, eshte mire te theksosh Anglia + disa shtete te vogla te tipit: Danimarke ose qe nuk duken ne harte... sepse edhe po te nderhyn Amerika ne Iran, Franca dhe Gjermania perseri do te jene jashta kesaj loje qe behet per maksimizim profiti.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Problemi i Iranit eshte dicka seriozishte jo vetem qe Irani ri-filloj punet e tyre per arm berthamore por dhe gjith ata teroristet ne Irak qe shperthejn veten dhe qe vejn bomba vin nga kufinjt e Iranit dhe sponsorizoen nga Irani!
    Me keto fjale Shirakut i ka hyr frika video dhe mesazhi i fundit i Bin Laden per sulmet! Pse? Evropa eshte vendi me i leht per Al-Qaeda te deportoj dhe kjo dobesi e Evropes u tregua ne Madrid dhe Londer! Nuk duhet harruar qe Franca ka shume emigrant Arab!

    Nejse komentet e Shirakut thjesht e prishin situaten me shume! Ne qoftese keta Francezet na qenkan kaq te eger kunder terorizmit apo armeve berthamore deri tashti sjan mar fare me diplomaci per Iranin sic po ben gjith Evropa!

  6. #6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Franca, Anglia dhe Gjermani ishin nismetaret e bisedimeve me Iranin per
    zgjidhjen e krizes, nderkohe qe SHBA dhe Izraeli kane vite qe kerkojne
    kalimin e çeshtjes ne Keshillin e Sigurimit qe do te thote saksjone ekonomike.

    Kjo deklarate e Shirakut nuk eshte kuptuar mire as ketu, por mendoj qe
    eshte ne vazhden e "The power of nightmares"; ata qe e kane pare kete
    dokumentar fantastik te BBC-se e kuptojne se ç'dua te them.

    http://news.bbc.co.uk/1/hi/programmes/3755686.stm

    Gjithe te mirat.

  7. #7
    I larguar Maska e panchovilla
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar më parë nga RoniSotiri
    Franca, Anglia dhe Gjermani ishin nismetaret e bisedimeve me Iranin per
    zgjidhjen e krizes, nderkohe qe SHBA dhe Izraeli kane vite qe kerkojne
    kalimin e çeshtjes ne Keshillin e Sigurimit qe do te thote saksjone ekonomike.

    Kjo deklarate e Shirakut nuk eshte kuptuar mire as ketu, por mendoj qe
    eshte ne vazhden e "The power of nightmares"; ata qe e kane pare kete
    dokumentar fantastik te BBC-se e kuptojne se ç'dua te them.

    http://news.bbc.co.uk/1/hi/programmes/3755686.stm

    Gjithe te mirat.
    Edhe pse nuk e kam pare dokumentarin ky artikulli qenka shume i bukur. Dmth cka fantazojne politikanet dhe si eshte realiteti jane gjera te ndryshme teresisht.
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  8. #8
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    http://news.bbc.co.uk/1/hi/world/europe/4627862.stm

    "odious response" eshte se ka thashetheme se franca eshte e dobet, qullace etj. diku te cmendur te allahut e kane vene ne dukje kete.

    nje nder keta eshte ai presidenti bilbil i iranit qe nuk ka frike te thoje hapur mendimet me te thella qe i vijne ne koke.

    mjere taksat e mia qe do paguajne dhe nje lufte tjeter.

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Ja se cka sjell deklarata e Shirakun....

    -----------------------------------------

    Teherani u kundërvihet kërcënimeve të Shirakut me armë atomike

    Irani ka dënuar ashpër kërcënimin e presidentit francez Zhak Shirak me armë atomike kunder shteteve terroriste. Shprehjet e Shirakut shprehin synimet e vërteta të fuqive atomike, thuhet në kumtesën e ministrisë së jashtme iraniane. Kryetari i fraksionit socialdemokrat në parlament Peter Struck u distancua nga pohimet e Shirakut.

    Struck tha në Deutschlandfunk se nuk beson se terrorizmi debohet me një goditje atomike. Qeveria gjermane e ka evituar kritikën ndaj deklarateve të Irakut. Izraeli e paralajmëroi edhe një herë Iranin, nga ndertimi i bombave atomike. Ministri i mbrojtjes Shaul Mofas tha se vendi i tij nuk do të pranojë armët nukleare iraniane.

    Mofas kritikoi sidomos presidentin iranian Mahmud Ahmedinaxhad. Nqs ky vazhdon të bëjë thirrje për shkaterrimin e Izraelit mund të zhyse në mjerim e shkaterrim vendin e tij, tha Mofas i lindur vetë në Iran.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Qe te mos sillemi anash e anash, Chirac nuk ka thene qe ai perdor bomben atomike ndaj vendit nga ku kane dale ca terroriste, jo ! Ideja e tij eshte kjo : nqs nje SHTET, pra nje SHTET sovran, ndermerr, organizon, dhe zbaton akte terroriste ndaj territorit francez atehere ai kunderpergjigjet deri ne perdorimin e bombes.

    Bomba nuk do te perdoret ndaj psh Marokut, ngaqe kater qurrasheve marokene iu shkrepi ne koke te hedhin ne ere kullen Eiffel. Por Chirac ben aluzion drejtperdrejt ndaj Iranit qe mund te pajiset me raketa berthamore me rreze te gjate qe te kapin Francen. Dhe ketu ai i thote : nqs ti Mahmud Ahmed Nexhat Topuzi deshiron te hedhesh nje rakete kendej nga lopet e mia, atehere mos u çudit kur te zgjohesh ne mengjes dhe te mos e gjesh presidencen tende aty ne kembe. Kaq.

  11. #11
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Nafta eshte e kerkuar ne bote fale zhvillimit qe bota ka sot.

    Cmimi do rritet dhe Irani kercenon se nese vihen sanksione kunder tij do ule prodhimin e naftes qe te rritet cmimi i fucise se naftes.

    Kusuret e ngritjes se cmimit te naftes nuk i paguan as Bushi as Chirak.
    Thua se do i rritet vlera Iranit neper bote?

    Populli i Bushit dhe I Chirak do kerkoje alternativa nga qeveria amerikane apo franceze jo nga e Iranit.

    Cfare influence ka Irani mbi popullin amerikan apo francez?

    Nese alternativa, plus demagogji te tjera, do te binde popullin se alternativa eshte sulmimi i Iranit alterhere Irani eshte ne tave ne furre.

  12. #12
    Deklarata e dyte per perdorim te armeve berthamore ne me pak se gjashte muaj. E para u be nga Kina ne korrik kur u diskutua problemi i Tajvanit dhe kercenimi u leshua direkt ndaj Amerikes. Tani eshte Franca qe kercenon dhe Irani qe pergjigjet. Jemi muaji shkurt. Gjithe gjasat tregojne qe brenda 2 muajve Irani do sulmohet nga USA. Dhe nuk ka sesi Franca te rrije jashte ketij sulmi kur ajo eshte e para qe leshon kercenimin me serioz.
    Nuk thone kot qe propaganda paraprin gjithmone aksionin. Me ka rene ne sy kohet e fundit qe neper website te ndryshme amerikane jane organizuar sondazhe per sulmin ndaj Iranit dhe kjo gje me kujtoi kohen kur do sulmohej Iraku.

    Citim Postuar më parë nga Alket123
    Cfare influence ka Irani mbi popullin amerikan apo francez?
    Pergjigjen per kete e gjen kollaj mjafton te shkosh mbrapa rreth 30 vjet, gjate luftes Izrael-Egjypt dhe e kupton mire se cfare influence ka Irani dhe ne pergjithese vendet arabe naftembajtese ndaj Europes dhe Amerikes. E shikon shume qarte sesi u gjunjezua e gjithe Bota Perendimore dhe sesi u demtua ekonomia brenda 2 diteve.

  13. #13
    Sapo gjeta nje lajm te AFP ne lidhje me ate qe thashe me siper per sondazhet:

    Amerikanet besojne se eshte Irani ai qe paraqet kercenimin me te madh ndaj Amerikes, pasuar nga Kina, Iraku dhe Koreja e Jugut. Sondazhi eshte kryer nga Pew Research Center per Njerezit dhe Shtypin.

    Programi berthamor i Iranit per te cilin Perendimi dyshim se ka nje orientim armatimi konsiderohet te jete rreziku me i madh ndaj Shteteve te Bashkuara. Ky ishte opinioni i 65 % te njerezve qe u pyeten nga data 1-5 shkurt.
    72 % besojne se shenjstra kryesore e Iranit eshte Izraeli ndaj te cilit do perdoren bombat atomike ndersa 66 % besojne se Europa dhe Amerikan do perfshihen nga efekti i kerpudhes mbas shperthimit.
    Etj.. etj.. etj...
    Lajmin mund ta lexoni me te detajuar ketu: Americans Believe Iran Is Biggest Threat To US

  14. #14
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Patjeter, kete avaz e kane mesuar mire delet: ne fillim i tremb me ujkun dhe keshtu rrine ne rradhe vete per tek dera e kasaphanes.
    =========
    P.S. Aty ke nje gabim te vockel, tani eshte shkurt 2006 dhe Iraku tashme nuk eshte me rrezik i madh per Galaktiken (sic qe deri ne mars 2003)! U demokratizua (alla-Janki) dhe irakenet po ndertojne te lumtur demokracine qe u'a solli daj Sami me bomba.
    ============
    Sa per Korene ceshtja eshte se ata qafira i kane ca bumje me atom dhe nuk e kane problem qe nese zhduken te tere te marrin me vehte dhe ca miljona amerikane........
    =====================
    Kur te mbaroje lista e Bushit kush do ta kete rradhen per tu bere kercenimi Nder-Galaktikor, Rusia apo Kina?
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  15. #15
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Trazirat e fundit në mbarë botën islame dërguan mesazh të qartë se muslimanët nuk do të lejojnë të përsëritet Iraku në Iran apo gjetiu. Muslimanët kanë zbuluar armën efikase për të parandaluar çfarëdo agresioni nga superfuqitë... Shpresoj se janë mbushur mend perëndimorët.

    Shiraku kërcënon sepse i djeg fakti se Franca ka komunitetin më të madh musliman në Evropë me 5 milion muslimanë. Një lëvizje e gabuar e françezëve edhe baj-baj, e pat Franca, bëhet shkrum e hi.

    Muslimanët duhet të marrin men nga ai pamenshi Bush, nga taktika e tij e famshme për ti mposhtur armiqtë në toka të tyre e jo të vetat. Pra kështu duhet të veprojnë edhe muslimanët (trazirat e paradokohshme në Francë). Nuk vlen më thënia "budallait lëshoja udhën", sepse po ua lëshove udhën nuk dijnë të ndalur, në rastin konkret më e dobishme është thënia "me budallenjtë bëhu budallë"! Rrota sillet!
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  16. #16
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,679
    Ajo qe eshte me e ngatruar ketu eshte sepse irani nuk do ti ule hundet para izraelit edhe une akoma nuk e kuptoj pse USA edhe UN duk duan te bejne te njejtin kontroll edhe ne izrael kush e siguron boten qe izralei nuk ka nje program te tille. Irani vertet behet reziku me i madh per usa tani ne kete kohe po ama duke mos nenvleftesuar fuqine teknologjike qe amerika zotron pra raketat nuk e frikesojne ameriken po ajo qe e frikeson ameriken eshte terorizmi qe mund te ndodhe nga keto studime nukleare. e njejta gje me korene pasi edhe koreja nuk ka asnje mundesi per te aritur ameriken me raketa berthamore pasi dime qe amerika e ka shume te zhvilluar projektin e mbrojtjes ndaj raketave berthamore tok tok qe ne ajer. edhe gjithashtu duke ditur qe 90% e armeve qe u perdoren ne luften e gjirit ishin arme ne perdorim te pare qe asnje nuk e dinte qe ekzistonin kush mund te siguroje qe amerika mund te kete ndonje plan apo projekt tjeter per mbrojtjen pse jo edhe "Start Wars" qe eshte kundeshtuar shume nga kina edhe rusia. Me teknologjine qe ka amerika nuk i frikesohet asne shteti edhe ky eshte fakt po amerika i ka friken tereorizmit.

    Muslimanët kanë zbuluar armën efikase për të parandaluar çfarëdo agresioni nga superfuqitë... Shpresoj se janë mbushur mend perëndimorët.
    Ja edhe fiola po flet tamam sikur shiraku apo bush i ka kercenuar shtetin e vet.

    Një lëvizje e gabuar e françezëve edhe baj-baj, e pat Franca, bëhet shkrum e hi.
    Ma mer mendja e ti do nisesh ne ate vend edhe te ndihmosh vllezrit e tu? ja e nje militant iardhshem.

    Ardi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ardi_Pg_ID : 09-02-2006 më 04:31
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  17. #17
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Ardi_Pg_ID
    Ja edhe fiola po flet tamam sikur shiraku apo bush i ka kercenuar shtetin e vet.
    Ma mer mendja e ti do nisesh ne ate vend edhe te ndihmosh vllezrit e tu? ja e nje militant iardhshem.
    Ardi
    Ja! Këtij rasti i përshtatet thënia "I mençuri tregon Hënën, budallai shikon gishtin".

    Unë thash atë që e shoh se do të ndodh nëse perëndimi nuk ndryshon politikën e pistë dhe nuk e ndal avazin. A do të më pëlqente një kaos i tillë? Gjithsesi se jo, por nuk është në mundësitë dhe kompetencat e mija. Le t'ia mendojnë këta të zgjuarit në krye me bushin...
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  18. #18
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,679
    bushi eshte budalla nuk eshte i zgjuar ate ke te drejte po ka nje te mire** qe ka fuqine ne dore!


    PS ** Te mire e te keqe ... Shpejtesi ne shkrim
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ardi_Pg_ID : 09-02-2006 më 05:15
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  19. #19
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Iranit duhet ti tregohet me dipllomaci qe nuk mund te beje cfare te doje. Nese diplomacia nuk funksionon duhen te perdoren te gjitha rruget e tjera te nevojshme per te parandaluar agresivitetin e ketij shteti terrorist.

  20. #20
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anëtarësuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Per mendimin tim ky Presidenti Francez Chirak ka luajtur nga mendja dhe do te ishte mire sikur ai te bente nje vizite ke ndonje terapist, apo psiqiater.

    Sido qe te jete puna, un mendoj qe njeriu kurre nuk duhet qe te kercenoje me nje bombe automike, sespe ne e dime se sa e rrezikshme dhe se sa e demshme eshte ajo per njeriun dhe per token ku ne jetojme.


    Per mua Chiraki humbi shume pike. Ai vetem se tregoi ate veten e tij dhe ate shpirtin e tij te zi. S'ka turp, eshte edhe President pale. Per mua ai eshte thjesht nje gangsterr.

    Kjo tregon qe ka njerez si puna e Chirakut qe nuk kane mesuar asnje gje nga lufta e dyte boterore dhe nga bombat qe u hodhen ne Japoni.

    Nuk mbrohet vetja me bomba atomike. Kjo eshte komplet marrezi.
    Prandaj un nuk votoj ketu ne Hollande, sepse e di qe ka lloj lloj psikopatash qe duan me i zgjidhur punet me kercenim, mashtrim, me pushke apo bomba automike.

    Ose sepse un e di qe ka njerez qe duan vetem te mbushin xhepin e tyre, apo te bejne karriere ne kurriz te popullit, prandaj nuk kam votuar akoma per keta idiota.
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sukses historik: Marrëveshje atomike SHBA - Indi
    Nga Davius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-03-2006, 20:39
  2. Lumi fle Hasmi nuk fle.
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-06-2002, 03:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •