Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    KOASh dhe ceshtja Foti Cici

    Lajmi me i fundit per delen e 'zeze' te Ortodksise Shqiptare At Foti Cici i Torontos.
    Me kerkese te Kryepeshkopit te Shqiperise Kryepeshkopi i Kanadase e ka pezulluar kete njeri te vuajtur nga administrimi i sherbesave fetare per Ortodokset Shqiptare te Torontos, Montrealit dhe Vankuverit. At Foti qe te pendohet duhet te beje (sipas fjaleve te tij)

    Qė unė tė rifilloj shėrbesėn priftėrore, imzot Serafimi mė kėrkon kėto gjėra:

    -- Tė ndryshoj emrin e uebsajtit tonė, www.AlbanianOrthodox.com, se qenka i pėrafėrt me atė tė sajtit tė kryepeshkopatės sė Tiranės; www.OrthodoxAlbania.org;

    -- Tė mos shkruaj mė artikuj nė shtyp, ku tė kritikohet kryepeshkopi Anastasios;

    -- T’i dėrgoj njė letėr zotit Janullatos, ku t’i kėrkoj ndjesė pėr shkrimet qė kam bėrė “kundėr tij”;

    -- Tė heq nga uebsajti ato shkrime e materiale qė cėnojnė kryepeshkopin Anastasios.
    Perndjekja, persekutimi institucionale e ketij prifti te dedikuar ma ka shtuar neverine per KOASh-in dhe grigjen e vet ne lartesi te papara ndonjehere.

    Jepni mendimin tuaj

  2. #2
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Mor se marr vesh ku dreqin eshte shteti?

    Atje ne Maqedoni, i futin ne burg prifterinjt serbe, vetem per ta patur kishen e tyre te pavarur, dhe ne shkojme e veme Junullatosin.

    Ne statut thuhet qart, qe kisha shqiptare eshte e pavarur, dhe kryepeshkopi duhet te jete "me gjak dhe gjuhe shqiptare". Lere njeher qe eshte i rrezikshem per sigurine kombetare, percares, grek mbi te gjitha, po kisha po humb besushmerine.

    Ligji dhe huri duhen...

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Po ja e zeme sikur Foti Cici ben ato qe thuhen, edhe hiqet pezullimi, po pastaj do rifilloj prap sherbesat ? Ngjan nje tip "ransom" si neper filma, pa kuptim e pa lidhje fare. Ky njeri ose duhet te lejohet te bej sherbesat ose te perjashtohet fare nga kisha. Keto lloj telenovelash nuk kane kuptim. Me mire do ishte te beheshe nje takim ndermjet tij dhe Janullatosit, e mbase te jete dhe At. Liolini atje e le te thone cfare kane per te thene me njeri tjetrin, qe te jene dhe me te qarte njerezit se cfare po ndodh.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    . Me mire do ishte te beheshe nje takim ndermjet tij dhe Janullatosit, e mbase te jete dhe At. Liolini atje e le te thone cfare kane per te thene me njeri tjetrin, qe te jene dhe me te qarte njerezit se cfare po ndodh.
    U be edhe ai takim. S'i doli gje. Nesje, nuk me hyn ne xhep shume konflikti sesa cfare tregon konflikti per ate institucion.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22
    Trupi i Krishtit e flak tej mishin e huaj, sic u flak ne Shqiperi, sic u flak ne Greqi, sic u flak ne Londer, sic u flak ne Amerike, sic po flaket edhe ne Kanada.

    Perendia po ben mrekullira ne komunitetin orthodhoks shqiptar, ashtu sic po syrgjynos te gjithe heretiket qe kerkojne te korrin me draper ne dore atje ku nuk kane mbjelle.

    Albo

  6. #6
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Meqenese kam marre disa emaile dhe informacione nga burime te ndryshme rreth kesaj ceshtjeje, dhe meqe besoj se ne cdo konflikt nuk e ka fajin vetem njera pale, thashe ta "hetoja" nje cike me shume kete ceshtje, thjesht per kureshtje. Nuk po perpiqem ketu ne asnje menyre te mbroj njeren pale apo tjetren, por thjesht te jap edhe ca informacione te tjera dhe ndoshta njerezit t'i shohin te dyja anet e medaljes para se te vendosin te mbajne ane apo te argumentojne qendrimin e tyre. Personalisht jam ne dijeni te disa konflikteve qe At Foti Cici ka patur me disa persona ketu ne Boston si dhe me versionet e te treja paleve persa i perket konfliktit te tyre.
    Ja cfare informacioni gjeta nepermjet Google rreth At Foti Cicit nga persona te tjere:
    http://www.forumishqiptar.com/archiv...p/t-37164.html
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=23043
    http://www.edsh.net//diskutime/viewthread.php?tid=2232 (Sejfi Protopapa eshte njeri nga personat me banim ne Boston, i cili ka nje konflikt personal me At Foti Cicin.)

    P.S: Nuk jam njeri fetar dhe as qe me behet vone per qendrimet e nje prifti apo te kishes shqiptare, por e kam me kollaj t'i besoj nje njeriu si Sejfi Protopapa te cilin e njoh dhe kam nje fare respekti per aq sa ka bere per komunitetin shqiptar ne Boston, sesa nje personi ish te denuar ordiner (per plagosjen e nje bashkefshatari nga Nivica diku ne vitet 80) i cili ka veshur nje raso dhe hiqet si njeri i Zotit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jonian : 25-09-2005 mė 15:53
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  7. #7
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Sejfiun e njoh dhe kam rrespekt per te. E permendi Fotin nje here dhe u duk sikur konflikti ishte thjesht personal.

    Nderkohe ketu kemi te bejme me nje konflikt INSTITUCIONAL. KOASh-i eshte kthyer ne nje fole neperkash. Kete tregon edhe persekutimi i priftit rrebel F.Cici. Nderkohe qe vetem me punen qe ka bere ai per ndertimin e www.shqiptarortodoks.com i duhet dhene nje dekorate. ..e jo te katandiset ne pjatalares.

  8. #8
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Letra e plote qe Foti Cici i dergoi kopese te tij ortodokse ne Toronto

    22 shtator 2005



    Tė dashur anėtarė dhe miq tė Kishės sė Shėn Astit, pėrshėndetje!



    Ju njoftoj se mė 15 shtator mora njė letėr nga peshkop Serafimi, ku mė komunikohet se mė datėn 2 shtator ai mė ka pushuar pėrkohėsisht nga detyrat priftėrore. Para se tė shtjelloj ēėshtjen e pushimit, i cili u bė me kėrkesat e pėrsėritura tė kryepeshkopit tė Tiranės, z. Anastasios Janullatos, dhe tė peshkopit amerikan tė kishės greke, z. Ilia Katre, ėshtė mė e rėndėsishme t’ju lajmėroj, se:

    -- Meshat shqip tė tetorit dhe tė nėntorit nuk do tė kryhen.

    -- Mė telefononi nėse keni nevojė pėr vėrtetime, pagėzime, a ēfarėdo shėrbese, gjatė kėsaj periudhe qė unė jam i pushuar.

    -- Gjithēka qė ėshtė kryer mė parė prej meje (pagėzime, dėshmi pėr emigracionin, etj) ėshtė e vlefshme, sipas rregullave kishtare ortodokse, edhe sikur unė tė mos rifilloj mė detyrat priftėrore.

    -- Ēdo tė diel, nė orėn 11:30-12:45, unė dhe njė grup besimtarėsh nga kisha jonė, meshohemi te kisha ukrainase, atje ku kryenim meshat tona, prandaj ju ftoj tė vini e tė merrni pjesė nė meshėn anglisht, e pastaj tė takohemi pėr kafe nė mjediset e kishės.

    -- Ata fėmijė shqiptarė qė filluan katekizmėn (Sunday School) te kisha ukrainase janė shumė tė kėnaqur, ashtu si dhe prindėt e tyre, prandaj ju lutem, juve qė keni fėmijė nėn 13 vjeē, t’i sillni ata nė kishė, sepse dobia ėshtė e shumėfishtė: vetė ata do tė marrin gjėra qė do t’i ndihmojnė nė jetė, dhe do tė krijojnė familje mė tė mira; vetė ju, kur tė plakeni, do tė keni mė tepėr pėrkushtim e pėrkujdesje prej tyre. Shkolla e sė dielės nis nė orėn 10:45; janė katėr klasa, sipas moshave, me katėr mėsuese kanadeze.

    -- Ata prindė qė kanė kėrkuar tė pagėzojnė fėmijtė te kisha ukrainase - me dokumenta katolike, por sipas ritit ortodoks - pėr tė lehtėsuar jetėn e fėmijve tanė nė shkollat dhe nė jetėn kanadeze, janė tė lirė ta bėjnė kėtė.



    Peshkop Serafimi mė pushoi me kėmbėnguljen e kryepeshkopit tė Tiranės, z. Anastasios, dhe me ndėrhyrjen sendėrgjuese tė peshkopit shqiptaro-amerikan tė kishės greke, z. Ilia Katre, i cili ka filluar fushatėn pėr t’u fronėzuar kryepeshkop i Shqipėrisė. Pushimi nuk mė befasoi, madje shumė vonoi. Gjatė dy vjetėve tė fundit jam kėrcėnuar disa herė nga peshkopi, pa arsye kishtare, pėrderisa problemet shėndetėsore tė kryepeshkopit Anastasios janė pėrkeqėsuar, po kėshtu dhe mania kundėr atyre qė kundėrshtojnė ta adhurojnė.



    Qė unė tė rifilloj shėrbesėn priftėrore, imzot Serafimi mė kėrkon kėto gjėra:

    -- Tė ndryshoj emrin e uebsajtit tonė, www.AlbanianOrthodox.com, se qenka i pėrafėrt me atė tė sajtit tė kryepeshkopatės sė Tiranės; www.OrthodoxAlbania.org;

    -- Tė mos shkruaj mė artikuj nė shtyp, ku tė kritikohet kryepeshkopi Anastasios;

    -- T’i dėrgoj njė letėr zotit Janullatos, ku t’i kėrkoj ndjesė pėr shkrimet qė kam bėrė “kundėr tij”;

    -- Tė heq nga uebsajti ato shkrime e materiale qė cėnojnė kryepeshkopin Anastasios.



    Nuk do tė bėj asnjė nga ato qė kėrkon kisha greke, nėpėrmjet peshkop Serafimit. Nuk ėshtė kokėfortėsi, sesa bindje nė vlera universale e integritet nė Kanada. Ėshtė ēasti pėr tė rrėfyer besimin tim. Tė gjitha kėto qė kėrkon peshkop Serafimi janė tejepėrtej tė paligjshme, si nga ana kishtare, ashtu dhe nga ana qytetare. Bindjet e mia nuk mė lejojnė tė shkel vetveten dhe juve, prandaj dhe kėrkoj ndjesė nėse me disa prej jush ndodhem nė pozita jo tė njėjta. Por kjo ėshtė jeta e krishterė: duhet ta duam njėri-tjetrin edhe kur kemi mendime tė kundėrta, mjafton qė bindjet tona tė jenė tė sinqerta dhe tė mos dėmtojnė tė tjerėt.



    Pėr ata qė kanė pakėz dritė, duket qartė se kryepeshkopi Anastasios mėton qė gjithė bota t’i bjerė nė gjunjė, por ja qė kjo nuk ėshtė e mundur pėr disa shqiptarė ortodoksė. Nė raste tė tilla, kur ndodh njė manipulim i tillė mendor, me pėrmasa grupore, qėndresa ka ekzistuar dhe do tė ekzistojė, ndonjėherė dhe atje ku nuk pandehet. Reagimi im veē, ka motive spirituale dhe jo politike, e as nacionaliste. Po tė ishte kaq vendimtar marifeti i shkishėrimeve, ne nuk do tė kishim sot kishė shqiptare tė pavarur nė Shqipėri, sepse ato qė bėheshin dhe shkruheshin nga mėrgimtarėt e viteve 1910 nė Amerikė, jo vetėm qė nuk kishin miratimin e hierarkisė qė vepronte ato vite nė atdhe, por anatematizoheshin. Mallkimet dhe shkishėrimet ndaj gjuhės shqipe morėn fund nė vitet 1920, por ato kundėr shqiptarėve vazhduan deri nė vitet 1960, pėr t’u riaktivizuar sot, nė vitin 2005. Turp!



    Shembulli mė i spikatur ėshtė ai i tė shenjtit Petro Nini Luarasi, i cili kishte ndriēim, shprehu opinione dhe prandaj u pėrndoq e u shkishėrua nga hierarkia ortodokse. Por nėse ne do tė trembeshim nga akte tė tilla bizantine, nuk do tė kishim shijuar mesha shqip nė Toronto. Fėmijtė tanė do tė dinin mė pak shqip, shumė prej tyre e prej nesh nuk do tė njiheshin fare me njėri-tjetrin, sepse kryepeshkopi jo shqiptar i atdheut tonė ėshtė shprehur kundėr organizimit tė shqiptarėve ortodoksė nė diasporė. Pėrndryshe, pėrse nuk janė hapur kisha ortodokse pėr shqiptarėt qė kanė emigruar nė shtete tė tjera, mbas viteve 90? Pėrse?



    Vėllezėr e motra! Nė njė kohė kur kleri grek i Torontos ligjėron e nxiton pėr Vorio Epirin, unė kam hapur njė debat tė ri nė shtypin shqiptar, mbi pėrmasat kulturore tė ortodoksisė shqiptare. Nė tė njėjtėn kohė jam pozicionuar pėr tė drejtat e njeriut nė Shqipėri, kam mbrojtur minoritetin grek, sipas bindjeve tė mia qė pėrkojnė me vlerat e kėtushme, kam mbrojtur dinjitetin e ortodoksisė, kur ky ėshtė shkelur nga dinjitarėt, prandaj dhe jam sulmuar e pėrbaltur shumė herė nė shtyp nga ekstremistėt shqiptarė, tė cilėt rėndom pėrdoren nga qarqe ndėrluftuese, pėr tė shkaktuar pėrēarje fetare.



    Nuk mė intereson kaq shumė hiri i godinave, sesa e ardhmja e shqiptarėve. Pėr mė tepėr jam i bindur se kryepeshkopi Janullatos ėshtė vėrtet njė personalitet shumėpėrmasor, por ai kurrė nuk mund tė jetė shenjtor, siē kėrkon tė shpallet. Si mund tė jetė dikush i shenjtė dhe nė tė njėjtėn kohė tė manipulojė besimtarėt, tė kėrkojė t’i falet gjithė krijesa, e nga ana tjetėr tė shpėrfytyrohet e tė urrejė, tė pėrndjekė gjer nė humbje ata qė kanė mendime tė kundėrta? Ato qė kam shkruar, pra, i besoj, i mbroj dhe nuk i mohoj!



    Juaji me Krishtin,

    At Foti Cici

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Prit prit se kjo nuk eshte gje hic. Pune 1-2 vitesh pervec Kishes Maqedonase eshte duke filluar shkeputjen dhe Kisha Malit te Zi. Para disa ditesh ne BBC por dhe te Economist kishte faqe te tera qe i kushtoheshin pavarsise se kishave Maqedonase dhe te Malit te Zi nga Serbia. Te shohim cfare do ndodhi deri atehere. Megjithate Serafiemi gjithmone do ta gjej kohen per ne Shqiptaret, sic e kan gjet paraardhesit e tij ketu e 1500 vjet me pare ne mos me teper.


    Nje gje isha kurioz te dija. Per cilat shkrime behet fjale tek website ? Pjesen per albanologjine ? Uratat e Nolit ? Apo ndonje pjese tjeter ? Apo pjesa ime e preferuar kur Mitropoli i Kosturit mallkon shkronjat shqipe ?

    Po behet estrade kjo pune, si mbledhja e KPD-se Ps-iste para nja 1 viti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 26-09-2005 mė 22:40
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Po behet estrade kjo pune, si mbledhja e KPD-se Ps-iste para nja 1 viti.
    Pikerisht tek estrada e kam llafin une. Eshte skandal. Kisha e Lindjes eshte duke u degjeneruar. Skandal ne FYROM, skandal ne Jeruzalem, skandal ne Shqiperi...Nesje keshtu eshte kur nuk ka nje monarki.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēėshtja shqiptare nė polemikat e studiuesve anglezė
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 17:29
  2. Ceshtja Shqiptare,detyrim Per Cdo Shqiptar
    Nga DARDAN PEJA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 07:33
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Ēėshtja e kombit nga vėshtrimi Islam
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 11:24
  5. Ēėshtja ēame: PS rrėzon projektrezolutėn e opozitės
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •