Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 54
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    101 personalitete dënojnë qëndrimin e At Foti Cicit

    E Premte, 29 Gusht 2003


    101 PERSONALITETE DENOJNE QENDRIMIN E FRATIT ORTODOKS

    Ne nje grup studiuesish, shkrimtare, artiste, ekonomiste, inxhiniere, ushtarake, specialiste te sketoreve te tjere e qytetare shqiptare, u njohem me shkrimin e At Foti Cicit, te botuar ne gazeten "Koha Jone" me 18 gusht 2003, f-13 nen titull: Dritehijet e nacionalizmit ne statute". Ky shkrim na ngjall indinjate, me frymen, mendimet, pasaktesite, ne interpretimin dhe aludimet e autorit ku ndjehet perpelitja e tij mjerane megjithese shkrimi duket se ka kaluar ne disa duar, prapeseprape ne te ndjehet era e mykut...

    Se pari, At Foti Cici sulmon Autoqefaline e Kishes Ortodokse Shqiptare qe eshte e shenjte, sepse e dime mire c'perpjekje kane bere e bejne armiqte e kombit shiqptar, per te na deformuar identitetin dhe pavaresine e kombit shqiptar, historine e kulturen e tij.

    Cdo shqiptar kudo qe jeton sot, e ka te qarte si driten e diellit, se kohet e keqija per Shqiptarine kane perenduar dhe cdo hap tinzar, cdo skenar i zi e anakrronik do te deshtojne.

    Se dyti, I themi prere At Foto Cicit dhe kujdo, qe fshihet prapa tij, se sot bota e qyteteruar nuk eshte kundra nacionalizmit, kundra te drejtave te popujve per te mbrojtur trojet e tyre, bashkekombasit e vet dhe kulturen e vet.

    Globalizmi nuk mund te mohoje kombet, popujt, boten shpirterore te tyre, gjuhet dhe kulturat e tyre te cilat e ushqejne ate.

    Se treti, At Foti Cici kerkon qe Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare (KOASH) ta ktheje ne kishe, qe te varet e te kontrollohet administrativisht nga Patrikana, do me thene te mos jete administrativisht e pa varur sic ka qene Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiptarise sic jane te gjitha kishat ortodokse autoqefale Ballkanit.

    Ne Bashkimin Evropian do te hyjme si shqiptare dhe vetem si shqiptare.

    Mallkimet, helmimet, masakrat e tinzarlleqet e natyres se Patrikanes se dikurshme kane vdekur njehere e pergjithmone, se shqiptaret nje nga popujt me te lashte te Evropes kane nje histori te shquar e cila i kane dhene personalitete njerezimit dhe do t'i jape vijimisht.

    At Foto Cici mos gabo dhe mos harro:

    "Feja e Shqiptarit eshte Shqiperia!"





    Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur Deklarate mbi Te Drejtat


    Së pari, mendoj se është dashur të publikohen edhe emrat e këtyre personaliteteve të paktën të disa prej tyreve.
    Së dyti, shkrimi dhe dënimi i një qëndrimi të tillë është shumë pozitiv dhe nuk më besohet që at Foti Cici të ketë mbajtur qëndrim të tillë dhe poashtu edhe nuk e kam lexuar shkrimin e tij, poqese dikush mund ta sjell këtu do të ishte mirë që të njihemi me shkrimin e tij për të cilin është reaguar. Më çudit shumë fakti që at Foti Cici deri tani ka pasur shumë shkrime të mira në lidhje me ortodoksinë shqiptare kurse tani të na dal me qëndrim të tillë???
    Së treti, së bashku me përkrahjen time këtyre personaliteteve në dënimin e qëndrimeve të tilla kundër pavarësisë së Kishës Ortodokse Shqiptare kërkoj që këta dhe gjithë tjerët të kërkojnë largimin e menjëhershëm të Janullatosit si një nga çështjet më kryesore dhe më të rëndësishme në mbrojtje të pavarësisë së Kishës dhe ortodoksisë shqiptare.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Dodon
    A thua keta 101 prralltaret e 101 netve, mund ta bejne ate deklaraten kundra grekut UZURPATOR Janullatos?!
    Keta prralltaret e 101 netve i hengri meraku i nje shkrimi dhe nuk i ha meraku i UZURPATORIT grekut Janullatos, qe me politiken e tije te ndyre e fillo-greke po "molepse" gjith Jugun!
    Po cfare te thuash? "Udheheqsi shpirteror" greku JANULLATO ka bere per vete dhe "djalin e beut "qe srri dote pa na treguar te "mirat" qe po i vine shqiptarve nga ky hafije e ndyre greke.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    A ka mundesi ta paraqisni ate shkrim ketu sepse arkivi i Koha Jone nuk punon.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22
    Budallenjte me te pandreqshem ne kete bote jane ata qe marrin guximin e budallait te flasin per gjera qe nuk i njohin apo kuptojne. Keta jane ata qe nuk te lene rradhe te flasesh dhe dine vetem te flasin e shkruajne, e jo te degjojne e lexojne.

    E perbashketa e Fatmir (Foti) Cici dhe atyre "101 personalitete" me siper, eshte se ata nuk e njohin KOASH dhe as nuk e kane haberin se per cfare flasin. Fjalet e tyre nuk mbartin asnje peshe dhe nuk thone asgje per KOASH.

    Fatmir (Foti) Cici qe eshte shkolluar dhe shuguruar prane Kishes Greke, dhe ka 1 dekade si emigrant ne Perendim, na del tani luftetari me i madh "nacionalist" qe na kerkon te cliroje KOASH nga "greku" kur ai ndryshe nga kleriket shqiptare qe edukohen ne seminarin orthodoks shqiptar dhe ne shqip, eshte edukuar ne Greqi prane Kishes Orthodokse greke. Aq i shqetesuar eshte At Cici per KOASH aqsa i dhemb shpirti te mari udhetimin drejt komunitetit orthodoks shqiptar ne Shqiperi, komunitet te cilit ai nuk i perket dhe nuk e njeh fare si prift.

    Kurse "101 personalitetet" me lart e kane shpalosur personalitetin e tyre me 5 rreshta nga ato tip fleterrufe te komunizmit, anonime, qe mbartin plot vrer e fjale te medha, por nuk kane fare kuptim mbi KOASH. A thua ka ngelur KOASH dhe komuniteti orthodoks shqiptar te perfaqesohet nga "101 personalitete anonime"?!

    Pse u genjen e zeza mendje mor te mjere.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Kjo thirrje ngjan me ato qe beja une me shoke ne Tirane, qe ankoheshim per menyren se si drejtohej fakulteti, por qe vetem merrnim perkrahjen e 7%(ja futa kot...por shume pak) te studenteve. Te tjeret kishin frike se do ngelnin per vitin tjeter!!!
    Summertime baby!

  6. #6
    Hu
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    U lodhem nga keto perralla e filma.Keta njerez e dine qe asnjeri nga ne nuk eshte budalla apo jo?

    Nejse, keshtu tipash na drejtojne.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    reagim ndaj 101-shit

    Në mbrojtje të tolerancës fetare në Shqipëri

    Shkrimi me titull “101 personalitete dënojnë qëndrimin e fratit ortodoks” (Koha Jonë, 29 gusht 2003), u botua pa emër, për të justifikuar kështu “njëqind e një personalitetet” e autorësisë së artikullit që tenton të denigrojë në anonim klerikun shqiptar ortodoks, at Foti Cici. Ky shkrim shkel etikën e një qëndrimi publik, përderisa përbaltet një bashkëqytetari ynë, në një kohë kur ai ka dalë me emër dhe profesionalizëm për të debatuar në fushën e tij, në këtë rast, çështja ortodokse shqiptare. Për më tepër ndihemi të fyer, sepse shkrimet e at Foti Cicit na shprehin dhe na përfaqësojnë si komunitet në Kanada, ku ai iu shërben emigrantëve shqiptarë ortodoksë.

    Ajo që na shqetëson më tepër është se një shkrim i tillë kërcënon tolerancën fetare në Shqipëri, sepse kjo replikë denigruese nuk është shkruar nga shqiptarë ortodoksë, në një kohë kur tema e artikujve të priftit tonë është e tillë, dhe nuk mund të trajtohet jashtë këtyre pozitave. Edhe më i padituri ortodoks, e di se kleriku ortodoks në shqip quhet “prift” dhe jo “frat”, siç shkruhet në titullin e artikullit.

    Duam të theksojmë më parë se at Foti Cici është ai që themeloi dhe po organizon dy kishat e para shqiptare në Kanada. Ai ka krijuar këtu një profil serioz dhe të respektueshëm nga ortodoksë dhe jo, shqiptarë e jo shqiptarë, dhe vetë ne jemi dëshmimtarë të vuajtjeve e sakrificave të tij në këtë punë fetare e kombëtare. Ishte Foti Cici ai që në vitin 1995 filloi emisionet shqip në radion e Kishës së Greqisë, dhe që në vitin 1999 themeleoi në Athinë Lidhjen e Shqiptarëve Ortodoksë “Shën Asti”, gjë që i kushtoi largimin nga Greqia.

    Do të ishte e pranueshme një replikë ndaj at Fotit në shtyp, vetëm në qoftë se ishte me emër, me llogjikë dhe argumente, siç janë shkrimet e tij, duke përfshirë dhe atë “Dritëhijet e nacionalizmit…”, një trajtesë e thelluar e analitike. Por në vend të debatit, autoqefalistat zgjodhën shtrembërimin e përmbajtjes së artikullit dhe shpifjet kundër autorit. Ne i ftojmë ata t’i kthehen këtij debati me përmasa kishtare e kombëtare dhe iu lutemi të na përgjigjen:

    1. Në çfarë shkrimi, në çfarë paragrafi, at Foti Cici ka thënë se autoqefalia shqiptare duhet të rrëzohet, dhe KOASh-i të administrohet nga Patrikana Ekumenike?
    2. Ku është antishqiptarizmi i priftit në fjalë, kur ai, veç punës misionare në Greqi e Kanada, ka shkruar një seri shkrimesh, që nga viti 2001, ku kritikon me gjakftohtësi dhe guxim greqizimin e ortodoksisë shqiptare?
    3. Në qoftë se at Cici, i cili po organizon diasporën shqiptare ortodokse, na qenka “armik”, mund të na thoni se cilët janë miqtë e Shqipërisë?
    4. Cili globalizëm predikon rrafshimin e besimeve fetare, duke i konvertuar ato në fe të tjera, me emrat “shqiptarizëm”, “greqizëm”, “turqizëm”, “italianizëm”, etj?
    5. Kush ju tha e ju gënjeu se do të na pranojnë në Evropë “si shqiptarë, e vetëm si shqiptarë”, pa u bërë më parë njerëz?

    Autori i fshehur mbas numrit 101 triumfalizon se, “Mallkimet, helmimet, masakrat e tinzarllëqet e natyrës së Patrikanës së dikurshme kanë vdekur njëherë e përgjithmonë, se shqiptarët, një nga popujt më të lashtë të Evropës, kanë një histori të shquar e cila i ka dhënë personalitete njerëzimit dhe do t'i japë vijimisht.” Por ne pyesim: Në qoftë se kjo është e vërtetë dhe nuk ekziston asnjë rrezik, atëherë përse gjithë ky mllef e gjithë kjo frikë ndaj shkrimit të një “frati”? Përkundrazi, at Foti Cici thotë në shkrimet e tij se në Shqipëri ekziston një influencë greqizuese, e cila thellohet dita-ditës, dhe se e ardhmja e ortodoksisë shqiptare nuk është kaq e sigurt. Dhe ai ka bindjen se frenimi i influences greke mund të arrihet vetëm nëpërmjet balancës së munguar, dhe jo me qëndrime ekstremiste. Ejani, vëllezër, e na provoni të kundërtën!

    A duhet luftuar një klerik atdhetar, kur ai flet për dallimin midis ndjenjave kombëtare-nacionale, të cilat duhet ti ketë çdo shqiptar, me ato nacionaliste-nacionalistike, të cilat janë frut i një qëndrimi të caktuar politik, një nga të shumtit në Shqipërinë e sotme dhe që nuk mund të imponohet por të paraqitet vetëm si zgjedhje? Në qoftë se nacionalizmi i autoqefalistave ishte i shëndoshë, përse është e nevojshme që ata të shpifin, duke thënë se at Foti Cici predikon rrëzimin e autoqefalisë shqiptare, në një kohë që shkrimet e tij janë të qartë dhe synojnë në plotësimin e tipareve të autoqefalisë sonë? Ku rreh fushata zhurmuese e autoqefalistave këtë herë?

    Do të ishte me dobi të dëgjonim opinionin e listës së profesioneve të renditura në mënyrë jetime tek shkrimi-fletërrufe, mbi çështjet që janë shtruar këto dy muaj në shtyp, por në pamundësi për të debatuar, ata dyshojnë se “dikush fshihet mbrapa at Foti Cicit”, dhe se “artikulli ka kaluar në shumë duar”. Arsimimi dhjetëvjeçar në universitetet e Greqisë, Anglisë e ShBA-së, puna e tij si teolog dhe prift shqiptar, a nuk i japin atij aq përgatitje sa për të shkruar vetë një artikull në fushën e tij? Pastaj, kush ju pengoi juve, njëqind e një zotërinj, të vërtetë e të rremë, t’ia jepnit shkrimin tuaj edhe një dore tjetër, të njëqëndedytë, për ta lëmuar nga trajta e parëshkruar për ibret të shqipes?

    Në qoftë se është dikush që fshihet mbas At Foti Cicit, ata jemi ne, shqiptarët ortodoksë të Kanadasë, bashkëthemeluesit e kishave shqiptare këtu, bashkëpunëtorët e tij për vepra të dobishme për Shqipërinë. Nuk jemi të një partie a të një mendjeje për gjithçka, por kemi gjetur fjalën për të dëshmuar dhe trashëguar identitetin tonë në Kanada. Jemi bijtë e Petro Nini Luarasit e Papa Kristo Negovanit, dhe gjithë atyre që ranë për Shqipëri, emrat e të cilëve ne dhe fëmijtë tanë kemi privilegjin t’i dëgjojmë të përkujtuar në meshat tona këtu në Kanada, në sajë të këtij prifti që ju po përgojoni. Ju kujtojmë se dhe Kristoforidhi e Noli u denigruan e u luftuan pa mëshirë sa ishin gjallë, nga njerëz të tillë si ju, të zhytur në konfuzion e urrejtje.

    Shkrimi i të njëqindenjëve përfundon me sloganin: “Feja e Shqiptarit është Shqipëria!” (këtë herë e paskan rrumbullakosur shprehjen “shqiptaria”). Këtij artikulli pa zot e pa nder, ne i përgjigjemi me fjalët e Fan Nolit, drejtuar pikërisht atyre që luftonin vëllezërit e tyre, duke predikuar se feja e shqiptarit është shqiptaria dhe si rrjedhojë duhet bërë luftë që tri besimet ekzistuese të zhduken, ose, të paktën, një a dy prej tyre:

    “E dini, or çilimij, që lozni me zjarrin apo jo? Dhe në djegshi vetëm duart tuaja, do ta pësoni mirë, po do të merrni në qafë Shqipërinë, se i veni zjarrin tërë ndërtesës kombëtare me “teologjinë” tuaj. Armiqtë grekomanë dhe turkomanë thërresin që duam t’ua prishim fenë dhe ju provoni me fjalët tuaja që kanë të drejtë. Kemi ahere detyrë t’jua rrëmbejmë nga dora armët që të mbrojmë gjuhën tonë, paqen në shtëpi dhe bashkimin kombëtar! Cili është ai që do të thotë jo?” (“Reformatorët me kërrabë kundër feve”, Dielli, 31 dhjetor 1915).

    Toronto-Montreal, 1 shtator 2003

    -Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Astit të Durrësit, Toronto
    (Alban Hobdari, kryetar i këshillit, Kristaq Kërçaku, sekretar);

    -Kisha Ortodokse e Gjithë Shenjtorëve të Shqipërisë, Montreal
    (Genci Trebicka, kryetar i këshillit, Adrian Xhaxho, sekretar).

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22
    Hehehe.

    Ne cilin rresht e kane 'sharre' apo 'denigruar' At Cicin ata '100 personalitetet' me siper.

    Apo po luani telefon i prishur, njeri hidh e tjetri prit, vetem e vetem qe te ngeleni ne faqet e gazetave.

    Njerez te vegjel.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #9
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Albo
    Cilit besim fetar i perkisni?
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  10. #10
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Une diku ne shtypin ditor ne web, para ca ditesh, i kam pare disa emra te protestes se bere tek Koha Jone, dhe ajo qe me beri pershtypje sapo lexova emrat, ishte fakti se pak nga ta ishin te besimit orthodhoks, shumica ishin myslimane....

    Tani nuk dua te komentoj protesten e dale ne faqet e KJ, vetem dua te them se nqs ka ndokush fakte per te protestuar kundra Foto Cicit apo Kryepeshkopit Janullatos, se pari duhet te jene anetaret e komunitetit orthodhoks shqiptar e jo te komuniteteve te tjera fetare, pasi keta te fundit nuk jane ne brendesi te problemeve te komunitetit orthodhoks shqiptar.

    Nuk me pelqen aspak qe ne punet e brendshme te KOASH te fusin hundet te tjeret.
    Orthodhokset s'nderhyjne as se kush eshte ne krye apo duhet vene tek komuniteti mysliman, as se kush duhet te drejtoje komunitetin katolik shqiptar.

    Keto jane pune te seciles Kishe apo komunitet dhe besimtareve perkates.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rusia zbut qëndrimin ndaj Kosovës
    Nga Val9 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 14:14
  2. Eqrem Cabej përcakton qëndrimin e politikave arsimore në Himarë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 21:18
  3. Puthi nje burre,kerkojne ta denojne!
    Nga YaSmiN në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-05-2007, 02:23
  4. Ligji i Mediave, mazhoranca rrëzon qëndrimin e Moisiut
    Nga kolombi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 26-10-2006, 17:14
  5. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •