Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Eshte provincializmi problem i shoqerise shqiptare?

    Fillimisht e theksoj se kjo teme nuk ka per qellim ngritjen larte te qytetarit apo uljen poshte te fshatarit, se fundja-fundit vet une qe e hap kete teme u rrita mes "qytetaresh" dhe fshataresh!



    Qellimi eshte te vej ne dukje apo ne pyetje nje dukuri te caktuar e cila, per mendimin tim gjithmone, do mundej te shpjegohej si problem i nje shoqerie te tere. Dhe ky problem nuk eshte vendlindja qe shkruhet ne certifikate por nje logjike qe per mendimin tim karakterizon nje pjese te publikut shqiptar, brenda apo jashte vendit. Eshte kjo logjike qe shfaq disa karakteristika te cilat te japin te drejten ta quash 'logjike provinciale'.

    Dhe ja kush jane keto karakteristika:

    1) e ben boten me te vogel se c'eshte, si ne province ku je komshi me te gjith fshtatin dhe turperohesh nga gjithsejcili apo nga fjale pa lidhje te cdokujt. Pra turpi nga gjithcka dhe thashethemi i madh perbejne nje karakteristike kryesore te logjikes provinciale.

    2) Perpjekja e marre per te barazuar apo kaluar ate qe quan modern. Keshtu sic ndodh me nje qytetar kur shkon ne fshat, i cili domosdo quhet dicka e huaj, dhe provinciali i ndjere inferior nga i huaji me kete prezencen "ndryshe" pasi "e ka kuptuar" se ky qytetari ka nje prezence me te hijshme mundohet te shfaqi nje fytyre tjeter dhe ti hyje edhe vet konkurences, megjithese nuk eshte e nevojshme. Keshtu kur del Shqiptari me logjike provinciali jashte-shtetit i hyn kesaj konkurence me vendaliun dhe kur i shkon miku nga Shqiperia fillon e ti japi mend, sepse ai gjithmone perpiqet te shfaqi prezencen e tij te moderuar.

    3) Kritike ndaj gjithckaje. Kur e zvogelon boten, i jep permasat e provinces ku linde, te duket me e lehte per ta kuptuar dhe per ta gjykuar!

    4) Kokefortesi dhe tangerllik. Kur e zvogelon boten, ne trurin tend, e ke me te lehte te ofendohesh nga ajo dhe keshtu kembengul gjithmone se ke te drejte akoma edhe kur nuk ke ngase e merr per ofendim te personalitetit tend "thyerjen e te drejtes tende". Ne te njejten kohe meqenese provinca eshte peng i thashethemit, provinciali edhe hapin kur e hedh e numron mire, nga ajo qe do pasoj ne gojet e njerezve. Keshtu edhe kur del jashtetit ecen gjithandej me tangerllik apo perzdredhje (ne rastin e femrave) ngase sipas botekuptimit te tij te ngushtuar njerezit rrine duke veshtruar ate -si ne fshat.

    5) "I merr gjerat me tapi". Keshtu si ne province ku komshinjte zihen per rrugen e dhenve apo per puseten e nevojtores, gjithmone nga frika se pronesia e njerit do rritet rrezikshmerisht mbi pronesine e tjetrit, keshtu keta njerez edhe kur dalin jashte provinces -qe perkufizon botekuptimin- i marrin gjerat me tapi. Ne pune i bejne njerezit 'corap' per ti perzene dhe per te sjellur gjakun e vet, duke ndertuar keshtu akoma edhe ne nderrmarrjet e huaja nje zinxhir fisnor ne organizim patriarkal -ku njeri i ka detyrime tjetrit- prej punetoresh!

    etj.

    PROBLEMI:

    1) logjika provinciale nuk hidhet kollaj poshte, akoma edhe mbas shume vitesh studimi e kariere, per vet faktin se personaliteti i njerezve ndertohet qysh ne vitet e para te jetes se tyre ne ambientin rethues.

    2) Duke e theksuar edhe nje here tjeter se nuk ka kjo teme si qellim dallimin midis Shqiptareve e kam per detyre te pranoje se ne Shqiperi eshte veshtire ta ndash qytetin nga provinca, pra kjo logjike nuk gjendet ne certifikaten e lindjes por gjendet ne strukturat e nje shoqerie te tere e organizuar ne grupe te vogela dhe te "mbyllura me mure" qe nuk njohi kurre revolucionin borgjez dhe ende po perpiqet te ndjeki revolucionin industrial (kriter i qytetrimit modern) .



    PYETJET E TEMES:

    Mendoni se pikat qe kam sjellur perbejne logjiken provinciale, keni pika te tjera per te shtuar? Eshte "logjika provinciale" problem serioz i shoqerise shqiptare?

    flm

  2. #2
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Eshte "logjika provinciale" problem serioz i shoqerise shqiptare?



    Provincializmi "llogjika provinciale" gjendet jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjithe boten dhe eshte pjese e shtresave te ketyre shoqerive.
    Nuk mendoj qe eshte problem, ndoshta duhet pare me syrin tjeter qe fare mire mund te jete deshira per te perparuar me ane te konkurences dhe deshires per te qene njelloj me pjesen tjeter te shoqerise qe i rrethon.
    Eshte e vertete edhe qe kjo llogjike ka edhe anet e veta jo te mira sic e ke shkruar edhe ti :
    Pra turpi nga gjithcka dhe thashethemi i madh perbejne nje karakteristike kryesore te logjikes provinciale.
    Por e theksoj qe nuk mund te quhet problem dhe per me teper vetem i Shqiperise, e them kete pasi edhe ketu ku jetoj un ne Itali eshte e njejta gje me te ardhurit nga zona te tjera.

  3. #3
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Doja te thoja vetem se karakteristikat provinciale qe pershkroi Kryeplaku, jane ana e shendoshe e shoqerise shqiptare.Pjesa e semure ,mendoj se jane ata qe konsiderohen qytetare ,me skizofrenine paranoike te tyre.
    Do shtroja edhe pyetjen .A ekziston qytetaria e vertete ne Shqiperi ?Une do pergjigjesha jo, ndoshta shume pak.Dhe do thoja se edhe kjo eshte dicka pozitive.Provincializmi dhe mungesa e qytetarise na bejne nje popull fleksibil dhe te pershtatshem ne cdo lloj situate.Ky provincializem na shpetoi nga perbuzja greke, e cila u ndesh aq dhunshem ndaj shqiptareve ne fillim ne Greqi.N.q.s do te ishim me te qyteteruar ,nuk besoj se do benim balle.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 22-12-2005 mė 22:04

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    meqe ka ven ikonen edvin ky gjin bu shok-shpati e meqe kryplaku ka hap tem interesante.. po i tregoj nje histori.. qe ma ka treguar nje mik..qe ilustron pak a shum provincialet..

    nje tiranco-durrsak ish futbollist i njohur ne durres e Tiran.. por jo aq i preferuar me regjimin (pun biografie..sic thuhej athere) .. na ishte mik me "durrsakun" Kristaq Ram.. baben e ktij hajvanit edvin..qe ne kohet kur te dy si femij e te rinj kishin luajtur bashk volejboll ose futboll.. etj..

    ishin vitet 80 e meqe ky miku jetonte ne durres e taqua ne tiran.. gjej nje dit tha nje goxha peshk te mire nga nje peshkatar e meqe kristaqi me kish then se po te ra rasti per peshk te mire ma dergo.. nisem thot e vete ne shtepi tek Kristaqi ne tiran ..
    tak tak deres tha un tha goxha burre me trajsen me peshk e po prisja..
    hapet dera e me del i biri Edvinua.. zullapi i gjate.. dhe duke e mbajtur deren te hapur vec sa te nxirrete gjysmen e surratit te tij.. e as me thot hyr as urdhero as bujrum..as flmn per cka ke sjelle .. vetem zgjati doren e perlau trajsen ku ishte peshku dhe ma mbylli deren duke ma perplasur ne fytyre..
    shtanga tha.. nje paturpesi te tille sma kish bere kush..
    ika tha me bisht nder shale.. e me nuk i shkela ne der mikut tim te vjeter..
    ai e dinte se kush isha e se i jati ishte shok e mik feminije me mua.. dhe me kish pare ne shtepi te vet dhjetra here..
    Keshtu tregonte veterani sportit dhe qytetari i respektuar R.M.

    Ja ky eshte edvinua..

    Sikur te kish qene ne dere ndonje antar i komitetitt qendror apo kuader i larte.. aman ce kish hapur deren e kish buzqeshur e lepire.. atyre edvinua..

    Ja kjo eshte nje nga qindra cfaqje e tipit provincial..

    harbut me ate qe e mendon person pa interes e pa fuqi e pa pushtet dhe lepires me te fortet ..

    Ja ky birbo pa karakter kerkon te behet Pinochet e Stalin e Enver i Shqiptareve..

    ububuja..

  5. #5
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Nqs do behej nje fjalor i ri i shqipes do i keshilloja gjuhetaret tane ta rishikonin edhe nje here tere kuptimin e fjales Provincial sepse nuk do kishte llogjike qe ne shpjegim te kesaj fjale aty nga rreshti 4-5 (se eshte fjale komplekse kjo ) te mos vihet edhe emri Sali Berisha.
    Ne fakt, do deshiroja qe te krijohej nje fjale e re, e para kjo ne historine e gjuhes tone vecanerisht per vampirin Sali Berisha e te quhej Kryeprovincial.
    Aty te kete edhe shpjegimin fjala dhe nga e ka origjinen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FЯODO : 23-12-2005 mė 16:00
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  6. #6
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    ja h... m saliut ti.. farakeqe..
    Nje person i qyteteruar nuk pergjigjej ne kete menyre prej kanibali.
    Te pergjigjesha ne te njejten menyre do ulesha ne rangun tend ashtu si vampiri Sali Berisha qe shan nje politikan dhe njeri te nderuar si Servet Pellumbi rrugac.
    Berisha eshte nje skicofren i lindur dhe nuk po ekzagjerohem fare me ket qe po them.
    Per tu bindur prenoto nje dite brenda salles se Parlamentit dhe degjoje cfare kucedre i pacivilizuar qe eshte, menyra sesi flet pa i dhene leje tjetrit dhe mangesia e cipes kur abuzon me fjalorin duke share dhe akuzuar me shpifjet e tij te zakonshme njerez te nderuar si psh e dhashe rastin me lart qe i thote Servet Pellumbit kriminel dhe rrugac.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga Frodo9
    ... Sali Berisha e te quhej Kryeprovincial.
    Aty te kete edhe shpjegimin fjala dhe nga e ka origjinen.

    Zakonisht gjerat kane dy opsione ose dy ane. Nese per qenien provincial ose kryeprovincial do vihej si etalon Berisha ndersa ana e kundert e medaljes, pra qytetaria ose kryeqytetaria do vihej le te themi Nano une do beja nje zgjedhje te tille. Midis dy opsioneve nje njeri me ndenja, zemer dhe shpirt do mohonte hajdutin, vrasesin, kurvarin, harbutin, arrogantin, kriminelin, te pabesin, amoralin edhe sikur ky te mbahej si simboli i kryeqytetarise. Pra bujrum kryeprovincializem. Si i themi ne ne shqip Me mire nje "fund" i temerrshem sesa NJE TEMERR PA FUND...

  8. #8
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar mė parė nga Frodo9
    Nje person i qyteteruar nuk pergjigjej ne kete menyre prej kanibali.
    Te pergjigjesha ne te njejten menyre do ulesha ne rangun tend ashtu si vampiri Sali Berisha qe shan nje politikan dhe njeri te nderuar si Servet Pellumbi rrugac.
    Qysh kur keshtu na doli Serveti njeri i ndershem? Fjala rrugac eshte percaktimi me i paket qe mund ti behet atij njeriu qe i thoshte njerezve te armatosen -nuk e di a i ke degjuar fjalimet e tij ne Vlore ne 1997-, per te cliruar Shqiperine nga Shqiptaret! Po te kishim shtet ne xhaxhi Serveti do ishte ne burg sot, se e merriton me shume se dhjetra te tjere qe kane prangat!

    Sidoqofte nuk jam perkrahes i Sales, ia kam numruar ne tema te tjera atij....

    Jam ndakort qe provincializmi triumfon edhe brenda ne Parlament ku politikanet me shume merren me thashetheme -shikoni edhe politikanet e FSH dhe do me kuptoni- sesa me gjera te hajrit!

  9. #9
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Kryeplak
    Ta zeme se une dal sot ne rruge dhe i bej thirrje popullit te armatoset .A do me degjoje njeri ?Te gjithe do qeshin me mua.
    Pra jo Serveti e ka fajin.E ka fajin Sala dhe berishat e tij, qe sollen popullin ne nje gjendje te mjerueshme.Nuk e di nese ke qene ne Shqiperi ne ato vite para 97-tes.
    Ndjehej nje tension, qe mund te shperthente nga casti ne cast.Mund ta pershkruaj si nje njeri qe ka kancer ne koke dhe perpelitet pa shpetim ,sepse ne cdo pozicion dhimbja behet me e madhe.Populli shqiptar tregoi se ka karakter.

    Serveti apo cdo lider i PS-se jane shume here me te qyteteruar se sa kasta cecene e PD-se.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Provincializmi problem ? po mo eshte .. po termi qe ke perdorur nuk eshte ai qe duhet .. eshte injorance dhe nuk perfshihet vetem ne zonat qe nuk jane qytete ....

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •