jo vetem qe nuk duhej lejuar kthimi ne Shqiperi dhe dhenia e nje detyre, por per mendimin tim duhet denuar te pakten me 15-20 vjet urg per kaosin qe shkaktoi ne shqiperi ne 1997
jo vetem qe nuk duhej lejuar kthimi ne Shqiperi dhe dhenia e nje detyre, por per mendimin tim duhet denuar te pakten me 15-20 vjet urg per kaosin qe shkaktoi ne shqiperi ne 1997
Liberté, égalité, fraternité
PS reagim: Gazidede, vete hipoteka e Z. Berisha
Ora 14:00
Nga Daniela Bonollari
TIRANE (17 Maj)- Emerimi ne administrate i ish-kreut te SHIK, Bashkim Gazidede eshte komentuar dhe nga PS. Sekretari i Pergjithshem i PS, Pandeli Majko deklaroi shkurt se Gazidede eshte vendosur ne vendin e duhur. “Mendoj se eshte emeruar ne postin e duhur. Ai eshte vete hipoteka e zotit Berisha”, reagoi sot ndaj emerimit ne postin e zv/drejtorit te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te ish-gjeneralit, Gazidede.
Shteti rimerr ne pune Bashkim Gazidede, Ish-kreu i SHIK ne krye te Hipotekave
Nga Altin Kreka/Daniela Bonollari
TIRANE (17 Maj)
PS reagim: Gazidede, vete hipoteka e Z. Berisha
Ora 14:00-Emerimi ne administrate i ish-kreut te SHIK, Bashkim Gazidede eshte komentuar dhe nga PS. Sekretari i Pergjithshem i PS, Pandeli Majko deklaroi shkurt se Gazidede eshte vendosur ne vendin e duhur. “Mendoj se eshte emeruar ne postin e duhur. Ai eshte vete hipoteka e zotit Berisha”, reagoi sot ndaj emerimit ne postin e zv/drejtorit te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te ish-gjeneralit, Gazidede
Gazidede flet per here te pare pas 8 vjetesh: Lajmerova per fajdet 1 vit me pare se te ndodhte skandali
Ora 13:00-I rikthyer serish ne administrate, ish –kryetari i Sherbimit Informativ Kombetar, Bashkim Gazidede jep deklaraten e pare pas 8 vjetesh per mediat. I sapomeruar ne postin e zevendedrejtorit te hipotekes, ish –gjenerali i ’97-es eshte shprehur i nderuar per postin e ofruar dhe se ka qene I pari qe ka denoncuar fajdet dhe pasojat qe do te kishin ato ne vend.
“Me vjen keq qe ishGurvernatori Shkelqim Cani ka deklaruar njehere ne parlament se Banka Shqiptare ka lajmeruar e para skandalin per fajdet. Por, dua te theksoj se kam qene une qe nje vit para se te ndodhte skandali, kam informuar Bankat, Ministrine e Financave, Prokurorine e Pergjithshme, Ministrine e Brendshme dhe institucionet e duhura”, tha Gazidede.
“Sot kam ardhur per te filluar pune ne Hipoteke. Ndjehem i nderuar per postin dhe nga ju si gazetare. Se shpejti do bej nje konference per shtyp. Jam i lumtur qe kam filluar punen dhe jam rikthyer ne administraten shteterore. Une nuk e di c’kane menduar ata qe me kane emeruar, por mendoj se eshte nje pune qe kerkon preokupim. Tani per tani nuk po mendoj per politiken por per punen”, dekalroi per mediat sot ne mesdite, Gazidede. Pyetjes se gazetareve se Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme eshte komentuar shpesh per korrupsion, ish-kreu i SHIK eshte shprehur se do te mundohet per te eliminuar “me sa ka ne dore fenomenin, korrupsion”.
Ndersa ne lidhje me shume kritika te bera ne emer te tij, Gazidede shprehet se “kam shume komente per te bere, por do t’i bej ne kohen e duhur dhe do therras mediat per cdo gje qe do te kem per te informuar”.
Pyetjes se si do i pergjigjej ceshtjes se hapur nga ish-Prokurori i Pergjithshem, Arben Rakipi, ish-kreu i SHIK theksoi se “ une nuk e njoh Arben Rakipin, di qe eshte nipi i Tefta Camit dhe nje njeri i Marksizem-Leninizmit, por ka ikur koha e Marksizem Leninizmit”, perfundoi intervisten me gazetaret, pak para marrjes se postit si zv/drejtues i Zyrave te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, Bashkim Gazidede.
jenerali i hekurt qe do shtypte revolten e 1997
Bashkim Gazidede eshte nje nga figurat me enigmatike te qeverisjes te pas diktatures komuniste ne Shqiperi. Ish-gjenerali, dikur mesues i fizikes dhe matematikes u kthye ne nje simbol te qeverisjes se vendit nga PD qe fitoi zgjedhjet e para pruraliste ne vend. Opozita e asaj kohe dhe opozita aktuale e sulmonte per menyren e tij te trajtimit te kundershtareve te qeverise per te cilen socialistet thonin se ishin metoda diktatoriale, reminishenca te komunizmit dhe ish-sigurimit te shtetit. Ne fakt ish-presidenti Beerisha e emeroi ate ne krye te SHIK me synimin paresor per ta shkeputur ate institucion nga trashegimia e zeze e ish-Sigurimit te Shtetit.
Nen drejtimin e Gazidedes pothuajse u ndryshua 100% struktura dhe menyra e punes ne SHIK, sherbimi informativ shteteror por opozita nuk rreshte se akuzuari pikerisht Gazideden si zbatues te urdhrave per persekutim politik te tyre. Per socialistet Gazidede ishte shkaktari i arrestimeve, goditjeve te opozitareve, ndjekjeve dhe persekutimeve. Keto jane nje pjese e akuzave te ngritura rreth figures se Bashkim Gazidedes, i cili edhe pas kthimit nga mergimi ka mbetur serish ne heshtje. Prej kthimit te tij para disa muajsh ne ish-shtepine e vjeter ne Tiranen e re, Gazidede i eshte shmangur kontakteve me shtypin edhe ne kohen kur kerkohej ne cdo minute. Te vetmit qe kishin mundesi te hynin ne shtepine e tij ishin bashkepunetoret e vjeter dhe miqte e tij mes te cileve edhe Bujar Rama ish-nenkryetar i SHIK.
Mergimi i detyruar
Ish-shefi i sherbimit inteligjent u largua nga Shqiperia ne fundin e qershorit te nxehte te 1997-es ne rrethana ende te pasqaruara mire. I akuzuar si nje nga personat qe kishin shtypur opoziten dhe kishin rrezikuar seriozisht lirine e medias, Gazidede ishte detyruar te largohej me urgjence nga Shqiperia drejt nje vendi te Azise se Vogel pa u bere ende zyrtar rezultati i zgjedhjeve te 29 qershorit 1997. Ai e kishte parandjere rezultati
n e zgjedhjeve, dhe ne keto kushte i kishte paraqitur doreheqjen nga detyra ish-presidentit Berisha.
Qe nga ajo kohe askush nuk do te mesonte me saktesi vendodhjen e tij. Politikanet, sidomos ata te koalicionit te majte ne pushtet dhe mediat, do ta ngrinin deri ne kufijte e nje legjende kamoflimin e tij ne Lindjen e Mesme. Menjehere pas trazirave te marsit 1997, Gazidede u akuzuan per krime kunder njerezimit dhe genocid ndaj popullates civile. Kryeprokurori ushtarak Aleksander Goga do te leshonte nente urdherarreste me 21 gusht 1998 per ish- funksionare te larte shteterore, te akuzuar krimeve kunder njerezimit gjate trazirave te vitit 1997. Perkrah emrave te Safet Zhulalit, Bujar Rames, Halit Shamates, Blerim Celes, Armando Vincanit, Adem Copanit, Kreshnik Lushes, Sokol Mulosmanit dhe Agim Shehut do te ishte dhe emri i Gazidedes. Por per shkak te mungeses se provave prokuroria nuk arriti ta shpallte fajtore dhe ne fund te korrikut 2003 i pushoi akuzat per te.
Ndryshuar për herë të fundit nga Ujku'80 : 17-05-2006 më 12:39
Liberté, égalité, fraternité
Po te ishte se kishte bere krime jam e bindur qe socialistet do ta kishin denuar edhe pse ne mungese.
Por me sa duket ai ka bere vetem detyren dhe keshtu qe perveçja disa "ham" dhe disa "hum" qe solcialistet kane bere ne parlament duke akuzuar me hamendje , urrejtje dhe eufori pushteti ,asgje me shume kunder Gazidedes nuk u gjet.
Atehere perse te mos kthehet ne atdhe?
Atehere perse te mos kete nje pune ?
Askush nuk quhet fajtor deri sa nuk eshte vertetuar fajesia e tij.
Firma ime eshte : SHQIPTARE
Sepse sistemi politik dhe gjyqesor Shqiptar eshte aq i korruptuar sa nuk mund te denoje nje njeri te pushtetshem si Gazidede? Derisa Gazidede eshte i pafajshem perse u largua nga Shqiperia dhe nuk ndejte te perballonte drejtesine, pse u fsheh per vite me radhe dhe u kthye vetem kur erdhi ne Pushtet doktori???Gazidede ka shume gjunahe nga `97, duke filluar nga paaftesia per te kontrolluar ushtrine e policine e me radhe......Ai eshte shkaktari i pare i hapjes se depove te armatimeve ne ate periudhe, dhe per kete duhet te marre denimin e merituar......
Liberté, égalité, fraternité
Buca vlores dogji njerez te gjalle dhe e bene deputete socialistet nderkohe qe tani u akuzua per vjedhje ndersa gazideden se dashken.Pse?Greku apo Papa?
Me sa duket qeveri qe sa po u vendos nuk e ka te gjate gjeja me e keq eshte se e kane emrin DEMOKRAT per mendimin tim se nuk i shkone per shtate ky emer ketyre qe e mbajne veten per politikan, me keqardhjre po me duket vetja si ne 91 kur fitoj SAlA e nuk la njeri nga rruga pa marre e e futi ne qeveri e u pa ecuria e shtetit .............................
TE njejten gje po ben dhe tani , po prap PLERA DO MBLEDHI KY E TI VENDOSI NE QEVERI,HARROJI ATO BIJE NENEASHE QE U VRAN NUK ARRIJNE TE KUPTOJN SE KTHIMII I DISA PLERAVE QE KANE IKUR E KTHEHEN DO PRISHIN AMBJENTIN E SA PO KRIJUAR.
AQE PA INTEKTUAL ESHTE SHQIPERIA GJITHE KETO NJEREZ QE KAN STUDJUAR JASHTE E BRENDA VENDIT NUK JAN TE ZOT TE DREJTOJN VENDIN , POR DUHET TE VIJNE NE PUSHTET NE NJE KOHE QE POPULLI NUK I DO...........
AI SHEFI PO TE MOS KISHTE PROBLEME NUK QENDRONTE KAQ VITE JASHTE SHTETIT POR KONTRIBONTE E AI SI TE TJERET..............POR SIC U THA E ME LARTE DO DEGJOJM SE E KANE HEKUROSUR...........MOS TE DUKET CUDI.
Bashkim Gazidede ka qene aq i paster me ligjin, saqe e gjith armata e juristeve komunist nuk arriti ti gjej nje shkelje, qe ta denonte qofte edhe me gjobe.
Denimi qe Gjykata e Larte i dha ish-gjeneralit Agim Shehu u hodh poshte nga Gjykata Kushtetuese para disa diteve, si komplet antikushtetues.
------------------------
A po rikthen Berisha njerezit besnik te tij ne pushtet.
Sigurisht qe po dhe bravo i qofte. Besnikeria eshte nje vyrtyt dhe duhet shperblyer.
Militantet e PS nuk kane nevoje per Gazideden, qe te votojne kunder Berishes.
Militantet e PD do votonin pro PD, me ose pa Gazideden.
20-30% e shqiptareve jo militant, do votojne pro ose kunder PD, ne funksion te punes se qeverise, pa e vrare menjen se kush eshte, kush e polli dhe ku e polli Profesorin e Matematikes dibranin Gazidede.
Hipoteka eshte djersa, gjaku,shpirti i nje populli.
Po qe se Gazidede do arrij te neutralizoj kancerin qe ka kapur Hipoteken Shqiptare dhe me pas ti filloj terapine, ateher
bejani BAM o kuqalash nga marazi, se Berishen & Co. do e keni kryeminister derisa tju shterrojne sharjet![]()
![]()
![]()
E le te bejne gam gam se Gazidedja ju prishi pune ketyreSdine ca te thote dhe me ca te kapen dhe gjejne bishta. Tamam skane ca ti bejne atit dhe i bien samarit ...
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Problemi Nuk Eshte Gazidede Se Sa Mendimi E Mbeshtetja E Kryeministrit Qe I Jep Kaq Rendesi Kthimit Te Tij Ne Nje Kohe Do Te Ishte Me Mir Te Mos U Ndiente , Po Qe Partia Demokratike Mbane Shpresa Tek I Kthyeri Ka Marre Funde .........sepse Ka Militant Ne Partin Demokratike Qe Kane Rrezikuar Dhe Jeten Per Partin E Nuk Kane Marre Vendin E Duhur Ne Drejtim Te Shtetit ,ndersa I Kthyeri Behet Objekte Bisede E Te Kthimit Mbrapshe Te Ngjarjeve Te 97 ,une Jam Vet I Djathte E Nuk Kam Asgje Me Te Lalte Permendurin ,por Mendoj Qe Duhet Te Ecim Perpara E Jo Te Shohim Mbrapa, Kushe Ngeli Mbrapa Aty Te Rrije Se Nuk Eshte I Zoti Te Te Ndjek D.m.th A Eshte I Po Zoti Per Sot.................fati Me I Madhe Per Te Eshte Te Zer Nje Vend Me Ndonje Shkolle 8 Vjecare..............
GAZETA SHQIPTARE
18.05.2006
REPORTAZH/ Mes njerëzve që presin me orë para Hipotekës
“Ishallah Gazidede i’u nxin jetën këtyre që na sorollasin”
--------------------------------------------------------------------------------
Inshallah vjen Gazidede, të paktën t’u nxijë jetën këtyre që na kanë sorrollatur dyerve. Kemi mbetur me muaj të tërë këtu tek Hippoteka. Këtu askush nuk do t’ia dijë…”. Sapo kanë mësuar nga mediat lajmin për emërimin e ish-gjeneralit Bashkim Gazidede, në Postin e zëvendësdrejtorit të Hipotekës, qytetarët kanë nisur ankesat e tyre për administratën aktuale. Rikthimi i ish-shefit të SHIK-ut, ishte tema e ditës për të gjithë personat që kishin zënë rradhë që në orët e para të mëngjesit për të kryer ndonjë veprim pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Radhët e gjata të njerëzve dalloheshin që nga larg. Shumë prej tyre pasi kishin shënuar emrat për kryerjen e veprimeve, praktikë kjo që ndiqet për të mos shkaktuar rrëmujë, ishin ulur në lokalet përreth.
Punonjësit e administratës mbërritën pa vajtur ende ora tetë, të lajmëruar për mbërritjen e “shefit” të ri, të gjithë kanë shpejtuar për të nisur punën. Madje dhe kafet nuk kanë preferuar si çdo ditë t’i pijnë në lokale, por brenda në zyra. Kamarierët ndryshe nga ditët e tjera me tabaka në duar u janë drejtuar zyrave të Hipotekës për tu shërbyer punonjësve “të zellshëm”.
“Sot vjen shefi. Nuk mundemi të lëmë njeri të hyjë brenda njeri, ditët e tjera kemi bërë si kemi mundur”, shprehet njëri nga punonjësit e policisë që qëndron në hyrjen kryesore. “Dimë që është Bashkim Gazidede, por se kur vjen nuk dimë gjë. Na thanë që në mëngjes, por ja që po vonon”, thotë më tej, polici. Ai ka ardhur pranë vendit të punës që pa shkuar ora 06.30 e mëngjesit dhe nuk pushon së hapuri e mbylluri derën e hekurt në të cilën hyjnë e dalin makinat e shumta. Mundohet t’u përgjigjet të gjithë njerëzve, por e ka pothuaj të pamundur. “Vjen shefi. Nuk mundem të bëj asgjë sot për ju”, u thotë ai qytetarëve, të cilët i drejtohen për ndonjë “nder” apo për t’i orientuar në ndonjë vend që të mund të kryejnë punë sa më shpejt. Ndërsa punonjësit e administratës duket se janë më të “stërvitur” me ndryshimet e reja. “Do vijë Gazidede?!. Dhe ai njeri si gjithë të tjerët është. Ka punuarnë shtet, po e sjellin të punojë prapë. Është pak i “tmershëm”, por në fund të fundit bën ndonjë punë”, thotë njëri nga punonjësit dhe largohet me shpejtësi për të hyrë në zyrë. Servilët që bëjnë sikur u pëlqen “një dorë e fortë” ishin shtuar shumë dje. Të tjerët kalojnë të heshtur pragun për të hyrë në ndërtesën pesëkatëshe ku i presin letrat e dosjet ku ndodhen të regjistruara pasuritë e të gjithë shqiptarëve. “Deri më tani na kanë vjedhur pronat, por shyqyr që po vjen Gazidede që të vërë dorë e mbase ndryshohet ndonjë gjë”, shprehen qytetarët.
Krijoni Kontakt