Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242

    Femrat-ikona televizive

    Cmendoni per kete realitet?

    Femrat-ikona televizive

    Tirana mbushet çdo ditë e më shumë me femrat-ikona ku nga çdo reklamë dhe poster të hedhin një vështrim ndjellës

    Milena Selimi


    Imazhi femëror shet sot në mënyrë të padiskutueshme parfume, por edhe autovetura, shtëpi, mobilje e madje edhe materiale ndërtimi. Histori e vjetër dhe e përjetshme kjo. Tirana mbushet çdo ditë e më shumë me femrat-ikona ku nga çdo reklamë dhe poster të hedhin një vështrim ndjellës. Përzihen së bashku miss-e e postera shumëngjyrëshe që ofrojnë vaj, detergjentë, cigare, vezë e ndonjëherë edhe një Çiljetë e nxehtë që reklamon numrin telefonik 0900. Përpara dhjetë vitesh thuhej se publiciteti ishte shpirti i tregtisë, sot me plot gojën mund të thuhet se është tregtia vetë. Trupi i femrës është padyshim objekt i publicitetit. Aq më tepër kur të hyn dhunshëm nëpërmjet një kohe televizive të pafundme nga ekrani i vogël. Pak rëndësi ka se çfarë ofrojnë, ato janë gjithmonë shumë pak të veshura, ato janë gjithmonë e më tepër shumë larg imazhit të vërtetë të publicitetit. Xhemi të lutet të blesh një aparat dixhital me minifund dhe barkun përjashta, Alketa të kërkon të jesh i pari në një garë, një bjonde del nga vaska e lagur për të shijuar vajin më të shijshëm me komshiun (?!), disa të tjera janë shtrirë në dyshekun më të mirë e të ftojnë edhe ty. Janë të gjitha të bukura, “ta heqin trurin”, reklamojnë veten dhe produktet, pa kuptuar imazhin e tyre dhe përfaqësimin.
    Trupi femëror që shet produktet e ndryshme, që shfaqet televizioneve është armikja numër një e asaj femrës së zakonshme, e asaj që nuk do të mund të bëhet kurrë si Miti-Reklamë. Gruaja-reklamë është ëndrra, ëndrra e madhe e një burri dhe publiciteti jo vetëm që e përkëdhel këtë ëndërr, por ia plotëson dhe e mbështet. Ato shesin gjysmë të zhveshura dhe të përgjërohen për produktet që s’kanë asnjë lidhje me paraqitjen e tyre.
    Përpara imazhit të një femre “reklamë” çdo mashkull ndihet më shumë burrë, ndërsa çdo grua një dështim i natyrës. Ajo merr rrugët të gjejë kremra, veshje ekstravagante, të realizojë lifting dhe të marrë masat për celulitin e saponisur. Ajo vrapon dhe kujdeset gjithë ditën për shtëpinë, fëmijët, punën dhe nuk mundet të plotësojë ëndrrën e bashkëshortit/partnerit/të dashurit, pasi ai deklaron se do të dëshironte që femra e tij të ishte si ajo vajza kinge e Vajit- Fiol, apo si balerinat e Fiksit, edhe ajo po përpiqet shumë të bëhet si Ajo, e adhuruara nga të gjithë, po mundohet të mbajë lart mitin-femër, por pa sukses. E nëse miti i saj shkatërrohet? Publiciteti është aty i gatshëm me femrën-objekt për të zgjidhur problemin. Fantazia është shpirti i mitit, idetë e çojnë përpara të bëhet realitet.
    Femra, e destinuar të jetë në qendër të reklamës, i bën blerësit të kenë në duart e tyre zgjedhjet dhe zgjidhjet. Të gjithë vrapojmë drejt femrës së reklamës. Nëse jemi të vjetra urrejmë ato më të rejat, nëse jemi të reja nxitojmë të bëhemi si ajo, akoma sa mundemi dhe kemi kohë. Shumë pak prej nesh janë në gjendje të kuptojnë se çfarë ndodh përtej asaj që na ofron publiciteti, përtej vështrimit sensual dhe imazhit perfekt femëror. A janë të zonjat dhe të afta për të realizuar dëshirat dhe qëllimet e tyre?
    Publiciteti është teknologjia e imazhit dhe vizionit. Ai duhet të krijojë tendencë dhe të këmbëngulë pa agresivitet dhe pa provokime . Nëse kompanitë shqiptare e kanë mësuar se duhet të shesin nëpërmjet imazhit seksual femëror le ta bëjnë këtë duke na ofruar një reklamë profesionale, të mos na prishin shijet estetike televizive. Në të kundërt do t’i lemë femrat-mite atje ku janë, të zbardhen e vjetrohen majë bilboardeve në diell dhe në shi. U zgjata shumë. Publicitet!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    ANASJELLTAS

    Miss-i i burrave

    Ervin Hatibi


    Bota është kthyer në një harem të madh virtual. Ngado të hedhësh sytë, të fton buzëqeshëse ndonjë vajzë e pashme, e vërtetë ose prej letre a drite, e cila të kujton se produkti që i kanë ngarkuar të të shesë vazhdon të mbetet thjesht një justifikim për përballjen me ty. I rrethuar me këto të fejuara anonime, mijëra të fejuara platonike efemere, ti ndihesh më mire, ti ndihesh më keq, pa e kuptuar sepse; vazhdon të ecësh nëpër qytet nën vështrimin përshkues të tyre kudo. Në dyqane e butiqe e dugaja rrobash, ushqimesh, kozmetikash a elektroshtëpiakësh, në postera elektoralë apo komercialë, në faqet e mesme e fundore të gazetës a në ballë të revistës së ilustruar, kur ndjek lajmet apo të dhënat mbi shiun dhe diellin e parashikimit të motit… Kur fut kokën në sportele dhe “hop” po ajo vajza me buzagazin dietik të reklamave. Ti ngre celularin-është zëri i saj pa shumë jetë që të sfidon mashkullsinë duke të kujtuar çdo çast se sa pak impulse ke… Futesh në WC; edhe aty të pret ajo me buzëqeshjen me tre nënkuptime, e fiksuar në ambalazhin e sapunit, stoike, pa u shqetësuar nga aromat e zhurmat rrethanore e të pafaj; është ajo- goca e të gjitha racave, ngjyrave e përmasave; herë e vockël sa një çakmak në dorën tënde, herë tre metra e gjysëm e gjatë e flakëritëse mbi ndonjë pallat të lartë duke mbajtur në duar ndonjë qelq me parfum të rrallë nën muzgjet ceremoniale të qytetit. Kudo që të shoqëron imazhi i saj, qoftë në reklama pepsikole apo xhipash katër-herë-katër, ajo është e rëndësishmja, ajo më e bukura dhe më e ëmbla se çdo teknologji dhe produkt në shitje; më kot të kujtojnë se është thjesht folje gjysëm-ndihmëse që shoqëron mallin-kryefjalë. Në fakt malli vazhdon të reklamojë atë, ta lançojë. Çdo lavatriçe apo pako kafeje është vetëm piedestali ku ajo lartohet edhe ca më shumë… në miliarda sekonda-dritë telepublicitet, në kilometra të tërë katrorë letër të lustruar revistash… ajo, gjithnjë ajo e shumëzuar në gjithë retinat, vajza e reklamës, shitësja-falas e imazhit të vet…(Por ama duhet pranuar se përditë i bie diçka nga vlera, si çdo pareje që shtypet me tepri. Duhet pranuar se ka gjithnjë e më shumë gra të stampuara në letër e ekran sesa gra të vërteta-gjë që çon në mospërputhje katastrofale të kërkesës me ofertën… Nuk dihet sa lidhje ka ky fenomen me shtimin artificial të numrit të femrave nëpërmjet “klonimit” të kukullave të specializuara prej gome “vetëm për adultë”, si edhe përmes vullnetarizmit të cave që vishen si gra.)
    Në Shqipëri, një shoqëri ende disi orientale e sapodalë nga kazermat e centralizimit socialist të erotikës, është gjendur gafil përballë mundësive pafund që ofron liria. Marinarët më në fund kanë zbritur në tokë, në tokat evropiane të kohës së humbur dhe po mësyjnë gjithçka u ishte privuar në ditët e tallazitura të izolimit. Nëpër restorante psh vazhon të jetë torturuese menuja e rënduar me mishin e munguar të tallonit, dhe nëpër sheshe e media shpërthen bruto në çdo qoshe trupi i femrës, në pjesët e veta më të persekutuara e më të burgosura politikisht nga Partia për dekada me rradhë. Ende veleritja, vegjetarianizmi, feminizmi apo identiteti gjithnjë e më uniseks i shoqërisë perëndimore, nuk ka arritur të na shesë produkte a propagandë përmes trupit të mashkullit. (Shyqyr…Teksa udhëtonim natën duke i dalë jashtë Tiranës nga porta e saj jugore, më erdhën në kokë vizionet madhore të Stambollit nga vizita më e fundit atje dhe nuk u mbajta po i deklarova një mikut tim në timon se sa e shëmtuar do të dukej bota nëse gratë do të kishin qenë raca e arkitektëve. Përfytyro një botë pa kupolat e kubetë e ballkonet e harkadat e epshmëritë rrumbullakuese të kolonave; përfytyroji befas qytetet e mëdha pa këto manifestime urbane të femërores, më të thekshme, e prapë më fisnike se ekspliciti i reklamave e posterave të sotëm seksistë… Bile nuk ke pse lodhesh me kundërpërfytyrime; thjesht vështro pak qytetet moderne gjithë thepa/cepa e pasqyra gjigande për të kuptuar se duam apo s’duam arkitektura e qytetbërja ka rënë sot në duar të grave të të gjitha gjinive…)

    (Claude Levi-Strauss më kujtohet të ketë shkruar diku se në vendet e kulturës muslimane, fshehja e imazhit të femrës ka kontribuar në sajimin e gjithfarësoj kopshtijeve sekrete, shatërvanëve me ujë të trëndafiltë, në punimin sqimatar të metaleve nëpër kangjella e në sa e sa të tjera mënyra të sofistikuara të botimit balancues të femërores, të jonizimit (yoni) me të të mjedisit publik, mbizotëruar nga mashkulli.)

    Në diskutimin për femrën si ajsberg, ( thjeshtuar në një imazh impersonal, objekt përballë subjektit mashkullor konsumator), pika e distilimit arrin në fenomenin e konkurseve të bukurisë femërore, të njohura me emrin Miss. Me këtë fjalë deri dje, njiheshin dadot angleze të famshme, zonjusha të përjetshme me rrudha e eksperiencë që edukonin aristokracinë tek kalamajtë e të kamurve nëpër Evropë. Kurse sot termi shterueshëm simbolizon edukatoret e supremacisë maskiliste të kalamanit adult mashkull i cili hedh para të madhe për të grumbulluar gladiatoret e bukurisë nëpër konkurse, në të cilat ai zgjedh imazhet më interesante për qejfin e vet apo të transaksioneve të veta. Për feministen kontroversiale Luce Irigaray, kënaqësia tek femra qëndron më tepër në të prekurit se në të vështruarit, (Seksi që nuk është i tillë,1981) e ne rrjedhimisht mund të themi se tek mashkulli është e kundërta. Pra në të vështruarit është kënaqësia e tij. Nga kjo besojmë se shpërthen edhe ajo urgjenca mashkullore në obsesionin optik/erotik me imazhin e seksit tjetër, që shpaloset ekonomikisht dhe politikisht në profilizimin e pushtetit të burrave si një darvinizëm gjinor i cili imponon seleksionin jonatyral tek femrat. Nuk janë vetëm konkurset e miss-it, organizuar nga pothuaj gjithë grupmoshat, në nivele shteti, qyteti, lagjie, shkolle; janë edhe konkurset e punësimit femëror. Është edhe parada e sforcuar e përditshme me gra dhe vajza që kanë harxhuar disa dekada jetë para pasqyrës, në floktore, në farmaci, në palestra e butikë për t’u dukur konkuruese, gjithë duke u hequr të lirshme e të shkujdesura, thua se as ato e as burrat nuk e dijnë se çfarë industrie e tërë është vënë në lëvizje. Për t’i fabrikuar ashtu. Gjithçka nën shenjën e seleksionit, (apo shqip përzgjedhjes) në bazë të parametrave të ashpër, vendosur nga poetët, piktorët, arkitektët, estetët, stilistët e mëdhenj, të cilët përcaktojnë prej shekujsh bukurinë femërore, në bazë kriteresh gjithnjë e më të ashpra, gjithnjë më atletike e olimpike-gati naziste. (Vëreni ju lutem top-modelet e sotme hollake sa pranë u vijnë në pamje “kampistëve” të Hitlerit në Mathauzen a Treblinka. Vëreni ju lutem, a mund të gjeni dot dallim midis një të sëmure anoreksike, viktimë e modës së përzgjedhjes, dhe një viktime të kampeve të shfarosjes…)
    Kur rreshtuam llojet e konkurseve-miss, veç miss-shkollës, miss-studentit, (tek ne ka edhe miss-pallati, miss-shkalla) harruam të përmendim edhe miss-burgun, një iniciativë tepër interesante që na vjen nga Lituania. Në këtë konkurs morën pjesë bukuroshet e përtej hekurave, dhe organizatorët treguan se ideja e tyre kishte zgjuar interes edhe në burgje të tjerë anë e mbanë Evropës. Pjesëmarrëset në konkurs, gjarpëruan gjithë finesë përmes gardianëve të veshur si reporterë para një publiku që kinse shijonte të ndaluarën. Jo sipas zakoneve të mira në kësi rastesh, konkurentet nuk dhanë asnjë të dhënë tjetër personale veç moshës dhe emrit. (Nuk u pyetën fjala vjen për pasionet, hobin etj. “ Hobi im janë armët e zjarrit”.) Afërmendsh, të burgosurat nuk deklaruan as krimin apo gabimin për të cilin i kishin mbyllur brenda. Metafora e reduktimit të femrës në imazh të përplaset shqeto pas fytyrës. Kurse burgu si vendngjarje e miss-it të rradhës, mund të futet pa mundim në skenografinë e feministes të njohur anti-islamiste Fatima Mernissi e cila në librin e saj “Haremi dhe Perëndimi” sheh se shoqëritë lindore përpiqen të largojnë gruan nga mjedisi publik, duke përdorur kështu hapësirën kundër saj; ndërkaq që shoqëritë perëndimore përdorin kohën dhe dritën kundër gruas, duke përkufizuar si të denjë për publik vetëm femrën e bukur në një periudhë të limituar kohe, adoleshencë-rini, duke syrgjynosur në errësirë kështu të moshuarat dhe “jo të bukurat”…


    MISS PËR BURRA

    Muhabeti komplikohet shumë në momentin kur dimë se veç miss-eve për gra ka edhe miss-e burrash: konkurset e bukurisë femërore tashmë po bashkërendohen me ato të hijeshisë mashkullore. (A mundemi të veshim me të njëjtën fjalë bukurie edhe mashkullin edhe femrën njëherësh? Lasgushi i ka thënë dikujt se si për hir të purizmës, me dhimbje shkuli nga një vjershë e njohur e veta fjalën e huaj {jabanxhije/ arabe} nur për ta zëvendësuar me atë “të ftohtën” shqipe hir; gjithsesi në rastin e parë haptas kemi të bëjmë me bukurinë-amë {femër}, kurse në të dytin hir, me një bukuri-mashkull-mbi kalë, apo maksimumi me një homazh për territoret e ndonjë femre të vdekur.)
    Për këtë pjesë të dytë të konkursit, autori e ndjen veten të detyruar të strehohet krejtësisht në paragjykimet e veta kulturore. Ai në fakt nuk sheh ndonjë dallim thelbësor midis konkurseve të grave dhe atyre të burrave. Përveç bukurisë të jetuar si ves dhe zeje, e përbashkëta që ndajnë përmidis burrat me gratë e konkurseve të bukurisë fare pa mundim të zbulohet tek silueta e njëjtë, truku, xhestikulacioni, aroma, fjalorthi, kostumografia. Revista e mirënjohur e blegtorisë erotike “Playboy”, ekuivalenti burrëror I “Si të gatuajmë”, duke shfrytëzuar kompetencën dhe arkivin e vet më se gjysëmshekullore, vinte re në një studim të ribotuar edhe në shtypin tonë ditor, sesi modeli fizik femëror gjatë këtyre dekadave është duke u njëtrajtësuar ca nga ca me atë mashkullor, duke tentuar po njëlloj drejt të njëjtave kuota në shpatulla, gjoks dhe kudo në muskuj. Hiq atë tendosjen po aq militare të ekspozimit burrëror “gatitu”/”arm’mbërthe” të gjoksit tek veshja e femrave misse dhe të gjenitaleve tek veshja e meshkujve miss, kusuri është e tëra ecejake e njëjtë vashërore, me po atë sheqer-pudër mbi faqkat e buta pa qime, me gjithë po atë buzëqeshje, po ato nojma e po atë bel, me gjithë po atë muskulaturë të njëjtë posteriore (siç thotë edhe “Playboy”), pas të cilës zhgënjehet me një pahitje të kuqe faji e turbullimi vëzhguesi i përhershëm primitiv mashkullor. Çapitja me nge tutje tëhu e vajzërisë-miss në monopatin imagjinar të skenës, në fakt është tëpkë ajo sfilata sfilitëse e fshatit shqiptar, ku qafëngrirë, po jo aq nga emocioni e pesha e vështrimeve, sesa nga pesha e bucelës, vajzëria sypërdhe, me sebepin e mbushjes së ujit në krua, u ofrohej përditë si trup dhe si informatë, në pritje për t’u bërë grua, trimave që valëvisnin nga pas shkrepave e shkurreve shamitë me djersën toksike të beqarnisë ballkanike etj. etj. ndërkaq që kjo renditja bashkëkohore e pafjalë e trimave një për një në të njëjtin itinerar marketingu me ujësjellësin vajzëror, na duket se çon ujë në mulli të hasmit… (Për hollësi të mëtejshme konsulto fletoren e fundit zyrtare, lidhur me një vështrim kreativ mbi martesat e ligjshme në vendin tonë.)
    Vërtetë natyra dhe historia na ofrojnë të shkrira në konsensus harmoninë e luanit-diell me luaneshën-hënë pa krifën e tij zjarr-e-tym; të gjelit-baba-diell me të shoqen-nënë-hënë pa lafshën e tij një pëllëmbë gjak të gjallë mbi kokë; atë harmoni të një dynjaje të tërë me kafshë e kafshëza e shpendë meshkuj ku e ku më ekzibicionistë se gratë e veta; atë të shefit indian të kuq me një ekspozitë të tërë pupëlnaje mbi krye, dhe të shefes së tij mrekullisht pa to; harmoninë e gjithë kulturave të hershme që kanë jetuar brenda tre monoteizmave të fundit semitë ku burri ka shpalosur mbi krye imitacione tempujsh në forma kapash e turbanësh, ndërsa gruaja këto tempuj nuk i shfaq, por i ka mbuluar me vello. Krejt thjeshtë, ajo që na ka mësuar shqisa e posaçme njerëzore, tregon se në fakt veçori ceremoniale e publike ka mashkulli shumë më përpara femrës; se edhe sipas një krahasimi që më vjen në mend periodikisht, jo më kot shenja seksuale e mashkullit është shfaqje, teksa shenja femërore është fshehje. Duket si kundërshti me miss-in. Por në fakt, ndonëse zhvendosur jashtë harmonive të traditës, ndonëse me një artific ekspozimi, konkursi i bukurisë femërore përdor gjuhën e fshehjes pas perdeve; ai është thjesht një formë e shoqërizuar dhe publike e shijimit të asaj çka qëmoti ngjërohej në intimitet, tek e tek. Vini re sesi pika më e nxehtë dhe shkencore e konkurimit është kundërvënia kontradiktore kur gratë parakalojnë në publik me të brendshmet, që janë në fakt uniforma e kthinës më të fshehur të botës, dhomës së gjumit, atelierit tipik ku për kohë e kohëra me rradhë bukuria në fjalë shpalosej, duke konkuruar vetëm me atë përballë-me të burrit, për të fituar kështu përherë; se ajo është në fakt bukuria femërore, harkore, bukuri natyrore, pra e dhuruar, bërë nga lart, bukuri që për të qenë e tillë nuk mban dot përsipër kontribute njerëzore- pelerina, dekorata, helmeta. Është hiri këndor i burrit ai që, duke qenë në thelb jo natyror, por kulturor, ka nevojë të mbahet në këmbë me mjete të jashtme, me pupla e pendë bie fjala, apo me pushkë e pendë me që ra fjala.(etj,etj)
    Historia e natyra shpesh janë bërë bashkë për të na dëftyer se nuk është e vërtetë që gratë nuk barabiten me burrat për të bërë çudira të shkencës, arteve e teknikës e sporteve. Ata që mendonin të kundërtën kanë mbetur me gisht në gojë kur kanë parë sesi gruaja ka shpikur ndonjë ilaç shpëtimtar, apo ka shkruar ndonjë roman të pavdekshëm apo ka dhënë ndonjë grusht që të lëshojnë sytë xixa. Problemi është se ajo paralelisht me këto, nxjerr nga barku edhe kalamaj, dhe këtë çudi burri nuk e bën dot. Pasi që ia ka provuar njerëzimit se mundet të bëjë mrekulli edhe jashtë edhe brenda vetes, femra është dhe e bukur. Trishtimi ka kapluar rracën e burrave; shumë syresh kanë vendosur të përpiqen seriozisht për të fituar kohën e humbur të kultivimit të bukurisë natyrore, atë kohë që në anën tjetër të peshores e fitoi gruaja duke triumfuar përmbi patriarkalizmin, dhe duke ndarë pastaj në bazë të frymëve monopolin e vjetër të kulturës. (Për më gjerësisht, hidhi një sy prirjeve të përgjithshme të diasporës mashkullore dyqind vitet e fundit, duke filluar që me autosugjestionin e përditshëm të fshehjes së leshrave burimorë të faqeve, për të kaluar përmes një universi galopant të paparë më parë locionesh, aksesorësh vanitozë dhe cohërash e revistash të specializuara e konkursesh, për të arritur deri në padurimin për t’u unifikuar sa më parë me femrën edhe proporcionalisht, me anë të përcaktimit të modeleve të bukurisë femërore sa më të arritshme prej mashkullit, në pikat e nxehta të shpatullave, gjoksit dhe kudo në muskuj.)

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Kisha kohe qe doja ta hap kete teme, por s'kisha guxim te marr gjithe kete risk mbi vete (shpjegimin e femres)!

    Keta zoterinjte qe ankohen per katandisjen fenomenale te simbolit femer mund te ken shume te drejta POR fillojne gjithmone nga disa paragjykime kolosale, si psh. femra duhet ta fshehi bukurine trupore, duhet te jet simboli i nenes dhe i gruas se mire (dhe asgje me teper, nganjehere!), veprimtaria e saj duhet te jet e perkufizuar, duhet, duhet, duhet.....

    Eshte e vertete qe mediat po e kthejne femren ne simbol perfitues, eshte e vertete qe ky reklamimi i madh i femres bazohet me teper ne kritere biologjike dhe ne shumicen e rasteve i drejtohet publikut mashkullor, eshte e vertete qe shume femra imponohen te braktisin cdo aftesi mendore dhe te nxjerrin vetem ato trupore apo ato simbolike per meshkujt. POR kush jemi ne qe ti tregojme femres se cili duhet te jet roli i saj?

    Pra qe te jet sa me obiektivist ai qe ankohet per shperdorimin e femres duhet te ket si baze te mendimit te tij vet qenjen femerore. Dhe atehere vjen pyetja:

    C'eshte femra?
    Pergjigja : njeri qe di te arsyetoj (te pakten kur eshte ne moshe te pjekur).

    Nese kjo pergjigja e mesiperme shpreh cdo njeri logjik atehere konkluzioni eshte : se shprehjet "duhet" dhe "s'duhet" jane shprehje te teperta kur femren e vejme ne vendin e thjesht te nje njeriu qe arsyeton (pra nuk e vecojme).

    Nga andej e tutje do ishte me lehte per ne qe ti afrohemi disi problemit. Dhe problemi nuk eshte nxjerrja jashte e kerthizes nga femra por nenvlefsimi qe i behet te drejtes se saj per te arsyetuar!

    Dhe per sa kohe ne zihemi 'duhet' apo 's'duhet' qe femra..... ne nuk bejme gje tjeter vecse i nenvlefsojme arsyetimin asaj!

    Megjithate do isha naiv nese nuk do vija re kete shperdorim te femres nga shume aspekte....

    Por meqenese vet nuk jam i zoti t'i them te tjereve se kush dhe ēkah e ka fajin une parashtroj nje pyetje tjeter:

    ēveshja apo ikonizimi i femres e kthen ate ne objekt apo i jep rolin qe i takon (meqenese vet natyra e beri femren te bukur dhe joshese)?

    Personalisht besoj se pergjigja gjendet diku ne mes (megjithese femrave do i keshilloja te respektojne arsyetimin e tyre, nese duan qe te bejne edhe te tjeret te njejten gje!)!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    MOD: Fshijeni kete!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 12-12-2005 mė 11:07 Arsyeja: lol

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]
    MOD: Fshijeni kete!
    E mo xen se e di qe sdo te komandoje femrat.Do dhe nuse ti .E do dhe kristiane kjo eshte me e keqa.lol

  6. #6
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Analogji midis ndeshjes se futbollit dhe Mis Albanian.

    Kemi skuadren e Tiranes, Vlaznise,Partizanit.
    Kami Mis Shqiperia, Mis Albania, Mis Diaspora, Mis Misi etj

    Veshja eshte pothuajse e njejte.
    Ndryshon pak tek Miset.

    Publiku eshte i njejte.


    Tek e para fiton kupe
    Tek e dyta fiton shirit mbas qafe.

    Nuk e di ka filluar apo jo korruptimi apo shitja e ndeshjeve tek Miset sikurse tek Futbolli.

    Mirepo ndoshta ndeshja ka me shume nacionalizem sesa Misi.

    Tek e para bertitet "Oh sa mire me kene Shqiptare"
    Tek e dyta "oh sa mire me qene mashkull".
    Sa budalla eshte "Odisea"

  7. #7
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Miss Burgu dhe Miss Bota

    Ervin Hatibi


    Bota ėshtė kthyer nė njė harem tė madh virtual. Ngado qė tė hedhėsh sytė tė
    fton buzėqeshėse ndonjė vajzė e pashme, e vėrtetė ose prej letre a drite, e
    cila tė kujton se produkti qė i kanė ngarkuar tė tė shesė vazhdon tė mbetet
    thjesht njė justifikim pėr pėrballjen me ty. I rrethuar me kėto tė fejuara
    anonime, mijėra tė fejuara platonike efemere, ti ndihesh mė mire, ti ndihesh
    mė keq, pa e kuptuar sepse; vazhdon tė ecėsh nėpėr qytet nėn vėshtrimin
    pėrshkues tė tyre kudo. Nė dyqane e butiqe e dugaja rrobash, ushqimesh,
    kozmetikash a elektroshtėpiakėsh, nė postera elektoralė apo komercialė, nė
    faqet e mesme e fundore tė gazetės a nė ballė tė revistės sė ilustruar, kur
    ndjek lajmet apo tė dhėnat mbi shiun dhe diellin e parashikimit tė motit…
    Kur fut kokėn nė sportele dhe “hop” po ajo vajza me buzagazin dietik tė
    reklamave. Ti ngre celularin-ėshtė zėri i saj pa shumė jetė qė tė sfidon
    mashkullsinė duke tė kujtuar ēdo ēast se sa pak impulse ke… Futesh nė WC;
    edhe aty tė pret ajo me buzėqeshjen me tre nėnkuptime, e fiksuar nė
    ambalazhin e sapunit, stoike, pa u shqetėsuar nga aromat e zhurmat
    rrethanore e tė pafaj; ėshtė ajo- goca e tė gjitha racave, ngjyrave e
    pėrmasave; herė e vockėl sa njė ēakmak nė dorėn tėnde, herė tre metra e
    gjysėm e gjatė e flakėritėse mbi ndonjė pallat tė lartė duke mbajtur nė duar
    ndonjė qelq me parfum tė rrallė nėn muzgjet ceremoniale tė qytetit. Kudo qė
    tė shoqėron imazhi i saj, qoftė nė reklama pepsikole apo xhipash
    katėr-herė-katėr, ajo ėshtė e rėndėsishmja, ajo mė e bukura dhe mė e ėmbla
    se ēdo teknologji dhe produkt nė shitje; mė kot tė kujtojnė se ėshtė thjesht
    folje gjysėm-ndihmėse qė shoqėron mallin-kryefjalė. Nė fakt malli vazhdon tė
    reklamojė atė, ta lanēojė. Ēdo lavatriēe apo pako kafeje ėshtė vetėm
    piedestali ku ajo lartohet edhe ca mė shumė… nė miliarda sekonda-dritė
    telepublicitet, nė kilometra tė tėrė katrorė letėr tė lustruar revistash…
    ajo, gjithnjė ajo e shumėzuar nė gjithė retinat, vajza e reklamės,
    shitėsja-falas e imazhit tė vet…(Por ama duhet pranuar se pėrditė i bie
    diēka nga vlera, si ēdo pareje qė shtypet me tepri. Duhet pranuar se ka
    gjithnjė e mė shumė gra tė stampuara nė letėr e ekran sesa gra tė
    vėrteta-gjė qė ēon nė mospėrputhje katastrofale tė kėrkesės me ofertėn… Nuk
    dihet sa lidhje ka ky fenomen me shtimin artificial tė numrit tė femrave
    nėpėrmjet “klonimit” tė kukullave tė specializuara prej gome “vetėm pėr
    adultė”, si edhe pėrmes vullnetarizmit tė cave qė vishen si gra.)
    Nė Shqipėri, njė shoqėri ende disi orientale e sapodalė nga kazermat e
    centralizimit socialist tė erotikės ėshtė gjendur gafil pėrballė mundėsive
    pafund qė ofron liria. Marinarėt mė nė fund kanė zbritur nė tokė, nė tokat
    evropiane tė kohės sė humbur dhe po mėsyjnė gjithēka u ishte privuar nė
    ditėt e tallazitura tė izolimit. Nėpėr restorante psh vazhon tė jetė
    torturuese menuja e rėnduar me mishin e munguar tė tallonit, dhe nėpėr
    sheshe e media shpėrthen bruto nė ēdo qoshe trupi i femrės, nė pjesėt e veta
    mė tė persekutuara e mė tė burgosura politikisht nga Partia pėr dekada me
    rradhė. Ende veleritja, vegjetarianizmi, feminizmi apo identiteti gjithnjė e
    mė uniseks i shoqėrisė perėndimore, nuk ka arritur tė na shesė produkte a
    propagandė pėrmes trupit tė mashkullit. (Shyqyr…Teksa udhėtonim natėn duke i
    dalė jashtė Tiranės nga porta e saj jugore, mė erdhėn nė kokė vizionet
    madhore tė Stambollit nga vizita mė e fundit atje dhe nuk u mbajta po i
    deklarova njė mikut tim nė timon se sa e shėmtuar do tė dukej bota nėse
    gratė do tė kishin qenė raca e arkitektėve. Pėrfytyro njė botė pa kupolat e
    kubetė e ballkonet e harkadat e epshmėritė rrumbullakuese tė kolonave;
    pėrfytyroji befas qytetet e mėdha pa kėto manifestime urbane tė femėrores,
    mė tė thekshme, e prapė mė fisnike se ekspliciti i reklamave e posterave tė
    sotėm seksistė… Bile nuk ke pse lodhesh me kundėrpėrfytyrime, thjesht
    vėshtro pak qytetet moderne gjithė thepa/cepa e pasqyra gjigande pėr tė
    kuptuar se duam apo s’duam arkitektura e qytetbėrja ka rėnė sot nė duar tė
    grave tė tė gjitha gjinive…)

    (Claude Levi-Strauss mė kujtohet tė ketė shkruar diku se nė vendet e
    kulturės muslimane, fshehja e imazhit tė femrės ka kontribuar nė sajimin e
    gjithfarėsoj kopshtijeve sekrete, shatėrvanėve me ujė tė trėndafiltė, nė
    punimin sqimatar tė metaleve nėpėr kangjella e nė sa e sa tė tjera mėnyra tė
    sofistikuara tė botimit balancues tė femėrores, tė jonizimit (yoni) me tė
    tė mjedisit publik, mbizotėruar nga mashkulli.)

    Nė diskutimin pėr femrėn si ajsberg, ( thjeshtuar nė njė imazh impersonal,
    objekt pėrballė subjektit mashkullor konsumator), pika e distilimit arrin nė
    fenomenin e konkurseve tė bukurisė femėrore, tė njohura me emrin Miss. Me
    kėtė fjalė deri dje, njiheshin dadot angleze tė famshme, zonjusha tė
    pėrjetshme me rrudha e eksperiencė qė edukonin aristokracinė tek kalamajtė e
    tė kamurve nėpėr Evropė. Kurse sot termi shterueshėm simbolizon edukatoret e
    supremacisė maskiliste tė kalamanit adult mashkull i cili hedh para tė madhe
    pėr tė grumbulluar gladiatoret e bukurisė nėpėr konkurse, nė tė cilat ai
    zgjedh imazhet mė interesante pėr qejfin e vet apo tė transaksioneve tė
    veta. Pėr feministen kontroversiale Luce Irigaray, kėnaqėsia tek femra
    qėndron mė tepėr nė tė prekurit se nė tė vėshtruarit, (Seksi qė nuk ėshtė i
    tillė,1981) e ne rrjedhimisht mund tė themi se tek mashkulli ėshtė e
    kundėrta. Pra nė tė vėshtruarit ėshtė kėnaqėsia e tij. Nga kjo besojmė se
    shpėrthen edhe ajo urgjenca mashkullore nė obsesionin optik/erotik me
    imazhin e seksit tjetėr, qė shpaloset ekonomikisht dhe politikisht nė
    profilizimin e pushtetit tė burrave si njė darvinizėm gjinor i cili imponon
    seleksionin jonatyral tek femrat. Nuk janė vetėm konkurset e miss-it,
    organizuar nga pothuaj gjithė grupmoshat, nė nivele shteti, qyteti, lagjie,
    shkolle; janė edhe konkurset e punėsimit femėror. Ėshtė edhe parada e
    sforcuar e pėrditshme me gra dhe vajza qė kanė harxhuar disa dekada jetė
    para pasqyrės, nė floktore, nė farmaci, nė palestra e butikė pėr t’u dukur
    konkuruese, gjithė duke u hequr tė lirshme e tė shkujdesura, thua se as ato
    e as burrat nuk e dijnė se ēfarė industrie e tėrė ėshtė vėnė nė lėvizje. Pėr
    t’i fabrikuar ashtu. Gjithēka nėn shenjėn e seleksionit, (apo shqip
    pėrzgjedhjes) nė bazė tė parametrave tė ashpėr, vendosur nga poetėt,
    piktorėt, arkitektėt, estetėt, stilistėt e mėdhenj, tė cilėt pėrcaktojnė
    prej shekujsh bukurinė femėrore, nė bazė kriteresh gjithnjė e mė tė ashpra,
    gjithnjė mė atletike e olimpike-gati naziste. (Vėreni ju lutem top-modelet e
    sotme hollake sa pranė u vijnė nė pamje “kampistėve” tė Hitlerit nė
    Mathauzen a Treblinka. Vėreni ju lutem, a mund tė gjeni dot dallim midis njė
    tė sėmure anoreksike, viktimė e modės sė pėrzgjedhjes, dhe njė viktime tė
    kampeve tė shfarosjes…)
    Kur rreshtuam llojet e konkurseve-miss, veē miss-shkollės, miss-studentit,
    (tek ne ka edhe miss-pallati, miss-shkalla) harruam tė pėrmendim edhe
    miss-burgun, njė iniciativė tepėr interesante qė na vjen nga Lituania. Nė
    kėtė konkurs morėn pjesė bukuroshet e pėrtej hekurave, dhe organizatorėt
    treguan se ideja e tyre kishte zgjuar interes edhe nė burgje tė tjerė anė e
    mbanė Evropės. Pjesėmarrėset nė konkurs, gjarpėruan gjithė finesė pėrmes
    gardianėve tė veshur si reporterė para njė publiku qė kinse shijonte tė
    ndaluarėn. Jo sipas zakoneve tė mira nė kėsi rastesh, konkurentet nuk dhanė
    asnjė tė dhėnė tjetėr personale veē moshės dhe emrit. (Nuk u pyetėn fjala
    vjen pėr pasionet, hobin etj. “ Hobi im janė armėt e zjarrit”.) Afėrmendsh,
    tė burgosurat nuk deklaruan as krimin apo gabimin pėr tė cilin i kishin
    mbyllur brenda. Metafora e reduktimit tė femrės nė imazh tė pėrplaset shqeto
    pas fytyrės. Kurse burgu si vendngjarje e miss-it tė rradhės, mund tė futet
    pa mundim nė skenografinė e feministes tė njohur anti-islamiste Fatima
    Mernissi e cila nė librin e saj “Haremi dhe Perėndimi” sheh se shoqėritė
    lindore pėrpiqen tė largojnė gruan nga mjedisi publik, duke pėrdorur kėshtu
    hapėsirėn kundėr saj; ndėrkaq qė shoqėritė perėndimore pėrdorin kohėn dhe
    dritėn kundėr gruas, duke pėrkufizuar si tė denjė pėr publik vetėm femrėn e
    bukur nė njė periudhė tė limituar kohe, adoleshencė-rini, duke syrgjynosur
    nė errėsirė kėshtu tė moshuarat dhe “jo tė bukurat”…
    Mu aty nga mbarimi i Miss-Burgut, duhet tė fillonte tė mbahej Miss-Bota.
    Kur ky shkrim tė ketė dalė nė shtyp, mbase do tė jenė harruar ngjarjet
    tragjike qė shoqėruan dėshtimin e kėtij konkursi nė Nigeri. Pas kundėrshtive
    tė gjata tė grupimeve fetare lidhur me mbajtjen e konkursit gjatė muajit tė
    agjėrimit nė njė vend me njė shumicė banorėsh praktikantė muslimanė, del dhe
    njė artikull nė njė tė pėrditshme i cili komentoi lirshėm nė konteksin e
    miss-eve figurėn e profetit tė Islamit. Ky incident, pėr tė cilin gazeta mė
    vonė kėrkoi falje, ndezi emocione tė forta dhe zgjoi edhe njėherė flakėt e
    konflikteve ndėrfetare nė tokėn naftėmbajtėse tė Nigerisė.
    Midis trazirave, pėr tė cilat vetė shėrbeu si artific, konkursi nė mėnyrė
    krejt kuptimplotė u zhvendos drejt veriperėndimit (Londrės) nė hapėsirat ku
    ka lindur dhe ku mund tė ketė kuptim, duke lėnė pas vetes mbi dyqind
    viktima, heronj tė heshtur nė listėn e pafund tė “efekteve anėsore” tė
    globalizimit totalitarist. Instrument i tė cilit ėshtė edhe miss-i, nė
    misionin e vet iluminist pėr t’i nxjerrė femrat e gjithė rruzullit si ca
    flutura nate, nga errėsirat e kulturave pėrkatėse, pėr nė dritat mashkullore
    tė qirinjve tė moshės.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Renegata
    Anėtarėsuar
    05-01-2006
    Vendndodhja
    perbri me ke
    Postime
    296
    Ashtu eshte.Tamam kuklla ne duart e meshkujve shefa te tyre apo ata qe u krjijoje mundesine per te bere kariere fallco.Vec te bukura kane dhe talent te papare.Meshkujt gjith bejne ate qe duan dhe femrat gjith kujtojne se kane arrit kaq shume...Me vjen keq per keto te fundit,ndersa per te paret...U KA PJELLE MUSHKA

Tema tė Ngjashme

  1. Objektet fluturuese tė paidentifikuara, UFO
    Nga Darius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 1059
    Postimi i Fundit: 01-04-2024, 14:01
  2. Suedia, aty ku femrat jetojnė parajsėn
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 13-05-2012, 12:02
  3. Femrat dhe meshkujt komunikojnė ndryshe
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 10:51
  4. Konkurenca televizive, politika dhe klanet
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2005, 20:26
  5. Femrat dhe ekonomia - Nga Kotelja!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •