Njė shoqėri kriminale
Pėr stėrvitjen morale dhe sociale tė popullit
Po tė mė pyeste njeri ēndryshim ka nė mes tė popujve tė egėr dhe popujve tė qytetėruar, edhe po tė mė lutej tė pėrgjigjesha mirė me katėr a pesė fjalė me kuptim tė plotė, do ti thosha: Popuj tė qytetėruar janė ata qė kanė pėr themel Dekalogun ose ndonjė kanun qė zė vendin e Dekalogut.
Popuj tė egėr janė ata qė nuk njohin asnjė rregull tė kėtillė.
I pesti urdhėr i Dekalogut thotė: MOS VRIT!
Pėr tė vėnė kėtė urdhėr nė veprim janė bėrė kanunet, gjyqet, xhandarėt, burgjet. Katėr vegla, tė cilat kurrė nuk mbeten tė ndryshkura, por punojnė si duhet, janė shenjat e para tė njė populli tė qytetėruar.
Do tė mė presė njeri fjalėn a do tė mė thotė: Pse nė Francė, nė Angli, nė Amerikė etj., qė janė pa dyshim vende tė qytetėruara, nuk ka pėrditė vrasje, vjedhje dhe njėqind tė liga tė tjera?
Pėgjigjem: Pa dyshim ka dhe do tė ketė kurdoherė. Kėtė nuk e mohon njeri.Po vini re njė ndryshim me rėndėsi shumė tė madhe: nė vende tė qytetėruara, krimineli shikohet me sy tė keq, si njė gjė e fėlliqur dhe e poshtėr; sicilido qe i ndih policisė qė ta zėrė. Edhe nėqoftėse keqėbėrėsi shpėton nga tė mos paturit mjaft prova, dyshimi qė e rrethon arrin pėr tė ftohur e pėr tė larguar botėn.
Po ėshtė njė vend nė faqe tė dheut ku katilin e kanė pėr njeri tė nderuar, hapen qė ti bėjnė udhė kur ikėn, e fshehin nga i vetethėni gjyq, nė iu tektė sė vetėthėnės policė tė bėjė sikur e kėrkon, edhe nė daltė ndonjė i ēmendur pėr tė marrė anėn e kanunit, e shajnė dhe e fėlliqin me njė zell tė ēuditshėm.Prandaj ai vend ka fituar njė famė shumė tė shėmtuar nė botė. Kur i dėgjohet emri nė njė sallon a nė rrugė, njerėzve u ngjethet mishi e u vjen ndot. Nė qendra diturie, e shikojnė si njė shpellė kafshėsh tė egėra ku nuk ėshtė dukur kurrė ndonjė shenjė njerėzie.Nė qarqet politike e diplomatike thonė se ėshtė pėr tė qeshur tė lihet i lirė njė popull, i cili ska ditur gjė tjetėr nė mė tepėr se dymijė vjet, veēse tė derdhė gjak dhe snjeh tjetėr zanat veē vrasjes.Tė tilla fjalė janė thėnė mijėra herė me gojė dhe me penė.
Pėr cilin vend, pėr cilin popull flas, do ta kuptoni menjėherė kur tiu them qė nuk ndodhet nė mes tė Afrikės, por nė Evropė.
* * *
Kur nisa luftėn time pėr ēlirimin e Shqipėrisė, njėzet e pesė vjet mė parė, kujtoja, si shumė i ri qė isha , se problemi ish vetėm njė problem kombėsie. Besoja se pa tė arrinte tė zgjohej plotėsisht ndjenja e kombėsisė nė zemėr tė shqiptarėve, themelimi i Shqipėrisė sė lirė ish njė punė e mbaruar, porsa tė vinte rasti dhe pa dyshim rasti do tė vinte njė ditė.Kur mu poq mendia, qė pesėmbėdhjetė vjet e tėhu, kuptova se problemi i Shqipėrisė mė tepėr se kombėtar, ish njė problem moral. Me tė tjera fjalė, kuptova se ky popull qė tė shpėtojė, ka nevojė mė parė se ēdo gjė tjetėr qė ti stėrvitet e lartėsohet karakteri, ti zbutet e ti pastrohet zemra. Dėshmimi i gėnjeshtėrt, shpifja dhe vjedhja kanė qėnė kurdoherė buka e pėrditshme e ēdo shqiptari tė ndershėm, por mė tepėr se tė gjitha kanė qėnė pusia dhe vrasja.
Shikoni pak njė fakt karakteristik dhe tė tmerruar: Mblidhet nė Lushnje njė i vetėthėnė Kongres pėr tė zgjedhur njė Qeveri Kombėtare, edhe sgjen mė tė mirė se kryeministri Sulejman Delvina, njė njeri i cili ėshtė anėtar i dorės sė zezė xhon-turke dhe ka marrė njė pjesė tė njohur nė vrasjen e pėrgjithshme tė armenėve tė mjerė nė 1915-16.Sipas mendjes sė kėtyre patriotėve tė ndershėm, tė vetmit njerėz qė mund ta pėrfaqėsojnė me vėrtetėsi Shqipėrinė janė ata qė i kanė duart tė fėlliqura me gjak gjerė nė sqetulla. Dhe ato gojė qė qahen nga masakrat e Kosovės, gjithė ato gojė ftojnė njė masakronjės tė marrė kryesinė e qeverisė.
* * *
Unė mundohem qė prej pesėmbedhjetė vjetėsh ti japė tė kuptojė popullit se sa e shenjtėruar ėshtė jeta nga njėra anė dhe nga ana tjetėr sa dėm i ka sjellė dhe do ti sjellė Shqipėrisė, emrin e saj si njė fole katilėsh.
Besoj se shumė shqiptarė nė Amerikė mbajnė mend protestimet e mia tė nxehta, tė ashpra dhe shumė herė tė pėrsėritura kur u vra despoti i Korēės (besoj 1906) dhe mė 1912 kur u vra nė Vlorė oficeri xhon-turk Niaziu. Nuk mė hante malli mua pėr Fotin a pėr Niazinė, por urreja principin e vrasjes, edhe desha me atė rast ti japė tė kuptojė popullit tonė poshtėrsinė dhe kafshėrinė afrikane tė pusisė.
Kur vajta nė Amerikė mė 1909, u nisa me mendimin tė krijoj atje njė qendėr pėr stėrvitjen morale dhe sociale tė popullit tonė, qė kur ti jepej rasti i ēlirimit, tė ish gati pėr tė kuptuar themelet dhe detyrat e njė Shteti.Po tė kėndoni me kujdes kanunoren e vjetėr tė Vatrės, tė shkruar qė nga radha e parė e gjer tek e fundmja nga dora ime, do tė shihni se sėshtė tjetėr gjė veēse njė plan pėr tė stėrvitur shpirtin dhe karakterin e popullit.
Nė kėtė pikė tė artikullit, ēdo kėndonjės e ndjen qė arritėm nė kufij tė fakteve edhe qė duhet fjalėve tu lėmė me shėndet.Ja pra njė fakt lakuriq megjithė shėmtimin e tij.
Kur u kthye nga Amerika, dy vjet mė parė, Kol Tromora qėndrojė nė Romė qė tė piqet me mua. Si zbrazi mirė e mirė thesarin e mendjes sė tij dhe mė nginji me kėshilla, iu tek njė ditė kur ishim nė odėn time tė mė japė njė raport me gojė tė punimeve qė mbaroi Federata jonė nė vjetėt e fundit. Bashkė me tė tjerat mė mėsoi edhe njė vrasje sensacionale qė qenka bėrė nė Amerikė me urdhėr dhe me pagesė tė Vatrės!
Mė thotė kapedan Kola se rronte nė Worcester njė Morait me tė shoqen korēare, me tė vjehrrėn dhe me njė vajzė tė vogėl qė kishin marrė nga njė fshat tė Korēės dhe nga muhamedane e kishin bėrė tė krishterė.Vatra, qė tė fitonte influencė ndėr muhamedanėt, dėshironte ta hiqte vajzėn nga dora e Grekut dhe tua kthente njerėzve tė saj. Po Vatra smejtojė as tė zėrė njė avokat qė ta marrė vajzėn me gjyq, as tė pėrdorė shtypin amerikan pėr shpėtimin e saj.Ja Vatra zuri tė vetmen udhė qė dinė barbarėt, vuri dhe e vranė Grekun.
Kol Tromara mi rrėfente kėto me njė erė trimėrie edhe priste pa dyshim tė ngrihesha dhe ti shtrėngoja dorėn me entuziasėm dhe ta uroj pėr punėn e bukur qė bėri. Po su tunda nga vendi, smė lėvisnė buzėt, mbeta i dalldisur nė mejtime. Ca minuta pastaj pyeta: Atė vajzėn e mundonte Greku? Pėr kundėr tha Kol Tromara,- e ushqente mirė, e vishte bukur, e rriste me kujdes.
Gjeta njė shkak qė tė ndahem nga brigandi, edhe si mbeta vetėm rashė nė shtrat me ethet e dėshpėrimit. Mejtohesha:Themelohet njė shoqėri pėr tė stėrvitur e pėr tė qytetėruar popullin dhe mėsimi qė i jep popullit ėshtė tė shkelė kanunet e popullit dhe tė njerėzisė, tė zėrė pusi dhe tė derdhė gjak. O fat tragjik qė mė ke bėrė shok me vrasėsit dhe brigandėt, mua qė mjė vjen keq tė shtyp njė mizė kur eci udhės!
Edhe se dija si tė sillem, tė heqė maskat dhe tė bėrtas apo tė hesht nga frika e shkandullit?...
* * *
Eshtė pėr tė besuar qė vrasja e Worcesterit sėshtė i vetmi delikt qė ka bėrė Vatra, edhe tė tjera vrasje nė Amerikė do ta kenė burimin nė Tremont Street.Kryetarėt e degėve dhe anėtarėt e Federatės jo vetėm skanė gisht nė kėto gjaqe e nė kėto turpe, po jam i sigurt qė edhe i dėnojnė me tėrė forcėn e shpirtit tė tyre. Pa dyshim, nė Kuvend tė afėrm do ti shfaqin ndjenjat qė kanė duke qėruar me themel jo vetėm hesapet materiale, po ca mė tepėr edhe hesapet morale.Duhet qė faqezinjtė qė shkelnė dhe shkelin kanunet e Amerikės mirėbėrėse, tė marrin njė mėsim tė fort, duhet qė puna e Worcesterit tė dalė nė shesh dhe fajtorėt tė jepen nė duar tė policisė.Duhet qė tė gjithė ata qė dinin edhe mbyllnė sytė, tė zbohen njė herė e mirė me ēnderim nga Federata.
Vatra qė tė rrojė e ti bėjė shėrbime tė vėrteta Shqipėrisė, duhet tė pastrohet nga ēdo qelbėsirė, edhe nga njė Black-Hand (dora e zezė) ose Gang of hooligans and murderes (gangu i huliganėve dhe i vrasėsve), qė e kanė bėrė njerėz pa shpirt e pa tru, tė lartėsohet e tė bėhet njė League for the social and moral education of the people (lidhje pėr edukimin moral dhe social tė popullit)
Jam i bindur qė Kuvendi i afėrm do tė ketė kurajon e lartė dhe patriotizmin e thellė ta reformojė Vatrėn qė nga rrėnja, duke marrė masat e nevojshme pėr tė bashkuar tė gjithė shqiptarėt e Amerikės pėr nderin dhe pėrparimin e vendit.
Romė 10 Maj 1921
Tirana-Observer
Krijoni Kontakt