Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 46

Tema: Faik Konica

  1. #1
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362

    Faik Konica

    Faik Konica
    Malli i atdheut (proze)



    Malli i atdheut


    Kur vete njeriu, i lire e i vetem, larg atdheut - viset e reja, ndryshimi i zakoneve, embelsia e udhetimit e nje mije gjera qe vihen re nder popuj te huaj, te gjitha keto ta pergezojne zemren e te bejne jo te harosh Shqiperine, po te mos te veje tek ajo aq dendur mendja. Me tutje, si ngopen syte se pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di c`te mungon, s`di se c`te duhet. Nje hije trishtimi ta mbulon fytyren; e, pike se pari here-here, mbastaj me dendur e me ne fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prinderve, i miqve e shokeve, kujtimi i dheut ku u lindem e u rritem, ku qajtem foshnja e ku lozem djelm, kujtimi i atyre maleve larg te cileve nuk rron dot mire nje shqiptar, kujtimi i kombit, qe, me gjithe ca te liga qe ka, eshte kombi yne, e me teper kujtimi e deshira e etja e gjuhes sone ta shtrengojne e ta derrmojne me te vertete zemren. Ah, malli i Shqiperise, malli i atdheut te dashur, i shenjte mall e dashuri e shenjte, kush eshte ai shqiptar qe s`e ka pasur ne dhe te huaj! Duhet te jeshe jashte Shqiperise, e te jesh larg, per te kuptuar se c`force e c`bukuri te embel ka per veshet kjo fjale: Shqiperi! Ajo me e zbrazura leter, ajo fjala me e vogel,na sjell, kur vjen nga Shqiperia, nje gaz te parrefyeshem, se na sjell si nje cope te atdheut...

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar denku pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362

    Nezir Sefaj

    Vjershė


    Ka vite
    vjershė
    qė shpirti im ka vjeshtė
    mal i lodhur
    Kot,
    s' bėzanė
    edhe nė zemėr t' i biesh

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar denku pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #3
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362

    Jamarber Marko

    Sot ėshtė e shtunė...

    Sot ėshtė e shtunė...
    Pėr mua dhe pėr ty
    Pėr tė gjithė.
    Pėr tė gjithė ata
    Qė patėn diēka nė tokė.
    Sot ėshtė e shtunė
    Edhe pėr ata qė janė mėrzitur
    Pėr ata qė nuk dijnė tė jetojnė.
    Ėshtė e shtunė edhe pėr ata
    Qė nuk janė mė.
    Sot ėshtė e shtunė
    Pėr kuajt qė tėrheqin karrocat nė errėsirė
    Pėr lodrat qė u luajtėn
    Dhe pėr vendet bosh nė sallat e lavdisė.
    Sot ėshtė e shtunė
    Edhe pėr ata qė nuk e dijnė kėtė gjė
    Qė vuajnė e s' janė tė lumtur.
    Vetėm sot ėshtė e shtunė,
    E dėgjova nė rrugė
    Nė derėn e spitalit.
    Sot ėshtė e shtunė
    Edhe sikur askush tė mos e kujtojė...
    Jo vetėm sepse unė sot jam mėrzitur,
    Por pėr madhėshtinė e njė dite
    Qė veshi mbi vete pelerinėn e vjetėr tė botės.
    Ėshtė e shtunė
    Sepse nuk ekziston asnjė ditė tjetėr
    Si kjo e sotmja
    Dhe dikush mund tė thotė
    Se asnjėherė nuk ka qenė e shtunė,
    Se asnjėherė, asnjė ditė
    Nuk ka shpėnė buzė greminės kuptimin e madh
    Jetėn e madhe pėrpara njė bluze
    Tė thjeshtė dite
    Siē ėshtė dita e shtunė.
    Ditė e shtunė sot
    Qė u pėrsėrit aq shumė
    Mbi atė ēka bėnė ata qė nuk jetojnė sot
    Me lehtėsinė e atyre qė jetojnė
    Tė mbėshtjellė nga e shtuna
    Qė si letėr karamelesh
    Bie mbi butėsinė e vjetėr.
    Sot e shtuna bie mbi kėrcėnimin e vjetėr
    Dhe thuhet nga tė gjitha buzėt kudo
    Edhe atje ku dita ėshtė ngatėrruar me njė tjetėr
    Edhe atje ku dashuria ėshtė ėshtė zėvendėsuar me njė tjetėr.
    Kudo sot e shtuna pėrkėdheli plagėt dhe buzėqeshi
    Pėr t' ua bėrė mė njerėzore,
    Pėr t' ua larguar sadopak nga pesha e kohės,
    Qė e veshur me hijen dhe dritėn e njė tė shtune
    Ndaloi lozonjare dhe tha:
    Sot ėshtė e shtunė
    Kur filluam tė kuptojmė
    Se vetėm nė botėn tonė ėshtė diēka
    Tė rrish pak mė shumė nė tė ftohtė
    Pėr tė larguar diku drejt pafundėsisė
    Nyjen e vėrtetė,
    Qė lėkundet me pėrkdheli
    Brenda thellė sė shtunės
    Qė duket se nuk do tė ndėrrohet me asnjė ditė tjetėr.
    Sot ėshtė e shtunė
    Pėr tė vetmen thjeshtėsi dhe mendim
    Pėr tė vetmen kėnaqėsi dhe trishtim
    Pėr tė bėrė njė hap
    Nė botėn e vogėl tė njerėzve.

    Ndoshta duhej ta postoja te shtunen,por ja qe mu duk se sot eshte e shtune!

  6. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Faleminderit!

    Kisha qe ne shkolle te mesme qe nuk e kisha lexuar "Malli i Atdheut"!

    Te falenderoj Denku. Eshte prekes!

    Pershendetje!

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dita pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  8. #5
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Kater Perralla Nga Zullulandi

    1. Nje ambasade e Zulluve ne Paris

    Zullulandi, sic e dini, eshte nje vend ne Afrike te Lindjes. Njerezit qe rrojne atje, zullute, jane neger te medhenj dhe te forte, te eger dhe te terbuar, gjakpires me fame,qe nga Tunuzi dhe gjer ne Transval. Rrota e Fatit, e cila beri te lire aq popuj qe nuk e meritojin,u zgjoi edhe zulluve oreksin per veteqeverim. Dhe ashtu, nje dite vere,na zbriti ne Paris nje neger,i ngarkuarar nga bashkevendesit me misionin qe te punoje per lirine e Zu1lulandit. Ky njeri, i quajtur Denizullu-Serpe, kish udhetuar ne Afrike te Veriut, dhe kish qene ca kohe sherbetor i Dervisheve te Sudanit. ku, prej atrimit te sklleveve inglize dhe frengj te zene qe ne kore te Gordonit, kish mesuar ,mjaft fjale nga te dy gjuhet e tyre. Si u prishne Dervishet ne Khartun dhe ne On1dulman, Denizullu-Serpia u ,kthye ne Zu1luland, ku menjehere fitoi s'dihet se si dhe pse, nje emer te madh si diplomat dhe njeri i ditur. Po keto jane misteret e Afrikes
    Ne Paris, Denizulu-Serpia u be per pak koke lodra ,e qarqeve politike; se njerezit me serioze kane nevoje te clodhin mendjen me ta1lje; dhe kur nje grup diplomatesh, te merzitur nga puna e rende, dojin te zbaviteshin pak, dergojin dhe therrisjin Denizu1lu-Serpen. Ky vinte me nje kryelartesi te madhe, dhe te nesermen gatite nje raport per suksesin e tij. Pasi ndenji ca muaj ne Paris, Denizu1lu-Serpia de-shi te shkoje edhe pak dite ne London; dhe para se te niset, e lajmeroi ministrin freng te puneve te Jashtme
    me kete bilete.
    Ekselam Mossio Minister,
    Moi Ambassador par Zoulouland vouloir fer voiyaj Londr pour endepandans Zoulouland, e moi etre certen sukse epatan e moi pendan absans ramplasse moi kom ambassadriss la interess de moi Fanchon, e moi' prie vou aksepte salutassian de moi.
    DENIZULLU-SERPE, Ambasador'par Zoulouland
    Ekselas zoteni Minister
    Une. ambasador Zululand desha bej udhetim Londer per pavaresi Zululand e une jam sigyrte sukses shkelqyeshem e une gjate mungese caktoj zevendese. si ambasadoreshe ime Fasho. e une Iutem ju pranon pershendetjet e mia. Denizulu -Serp Ambasador Zuzuland.
    Ministri rne sekretarin e tij u grisne se qeshuri. Ministri i porositi sekretarit te mos beje ndonje pergjigje, po ky, posa gjeti nje rast, shkruajti fshehtazi kete bilete:
    A Son Excellence Monsieur l'Ambassadeur du Zoulouland. Monsieur l'Ambassadeur,
    Je ne manquerai pas de remettre votre note a M. le Ministre des Affaires Etrangeres, mon chef, en ce mo- ment-ci absent. En attendant, permettez-moi, Monsieur l'Ambassadeur, de vous faire des compliments sur I'ele- gance de 'votre ;style francais, qui revele, en meme temps" quJune connaissance approfondie de notre grammaire, 1tn sentiment tres fin des subtilites de notre langue: 'votre maniere d'ecrire est un modele accompli de ce qu'on a apelle l'ecriture artistee.
    .Si Votre Excellence le permet, j'inviterai un de ces jours, Mlle Fanchon a souper au Moulin Rouge.
    Veuillez agreer, Monsieur I' Ambassadeur, I'assurance de ma haute consideration.
    Denizulu -Serp Ambasador Zuzuland.Pour le Ministre des Affaires DOPUNT, chef du cabinet Shkelqesise se tij zotit Ambasador te Zuzulandit. Zoti ambasador
    Nuk do te le pa ia dorezuar noten tuaj zotit minister te puneve te Jashtme shefit tim, qe tani nuk ndodhet ketu. Nderkaq, me lejoni,zoti ambasador,komplimentet e mia per elegancen stilistikete te frengjishtes tuaj,cka zbulon krahas nje njohje te thelle te gramatikes sone edhe nje ndjenje shume te holle per imtesite te gjuhes tone; menyra e juaj e te shkruarit eshte nje gjedhe e perkryer e asaj qe quhet shkrim artistik. Po te me lejoje shkelqesia Juaj, keto dite une do te ftoj zonjushen Fasho per nje dreke ne Mule Ruzhe. Pranoni, ju lutem, zoti Ambasador, sigurimet e konsiderates time me te lart. per Ministrin e puneve te Jashtme Dopun -shef i Kabinetit.
    I kenaqur dhe kryelarte nga pergjigjja qe mori, Denizullu-Serpia shkoi ne London, dhe me te zbritur ne hotel, dergoi kete leter ne Downing Street :
    To Sir Praim Minister ov Ingland.
    Sir Praim Minister,
    Me is de ambasado'f ov Zululand, and me come hir in London for ask you independens Znlnland, and me tell yon consequens veri bad if yon not giv independens to we, and dink it over, Sir Praim Minister, becoz situashn am serios, so yon dink weU, and me is lover ov peas, so
    me remain wid respekct,
    DENIZULLU-SERPE Ambassador from Zululand to Paris.
    Zoti Kryeminister
    Une ambasadori i Zululandit kam ardhur ketu per Londre per te kerkuare nga ju pavaresine e Zululandit, dhe ja ku po jua them, o Zot, po nuk na dhate ne pavaresi, punet do vene keq e keq dhe mendoni mire, e ta dini se une e dua shume paqen, pra mbetemime respekt,
    Deni Zulu -Serp Ambasadori nga Zululandi ne Paris
    Kryeministrit i qeshi pak buza kur e kendoi noten e Denizullu-Serpes, edhe thirri sekretarin e vecante- te tij, lordin Eduard Merrytune. Lord Eduard, i tha, ja nje cope prozete bukur; Juve qe ju pelqen stili i gdhendur, do t'ju kenaqe shume: si ta kendoni, bejini. pergjigjjen qe Guverna e Madheshtise Tij do ta keqyre me miresi kerkesen e zulluve. Lord Edwarrdi mori karten, u fal edhe doli. Lord Eduardi ish njeri shume serioz, po kish edhe sense of humor, dhe i pelqente shakaja. Drejtori j librarise botonjese «Murray>- ish-miku i tij dhe kerkonte qe ,prej kohe nje editor te zotin Per nje edicjon kritik,e te veprave te shkronjesit Walter Pater, i cili eshte me i madhi stilist i gjuhes -lnglize ne kohet moderne.Lord Edwardi zuri telefonin dhe lajmeroi, me nje ze te rende, drejtorin e shtepise "Murray". qe nje kritik, tani i panjohur, i quajtur Denizullu-Serpe, ekspert ne tere ,hol1esite e gjuhes inglize me gjithe emrin ekzotik te tij, ish njeriu i rralle i kerkuar prej aq kohe 'per te edituar veprat e Walter Paterit. Pastaj mori penden dhe shkruajti kete bilete :
    Sir ,
    I am instructed by the Prime Minister to acknowledge the receipt of your letter, and to assure you that His Majstty's Government will give your request the most careful consideration.
    I remain, Sir, yours respectfully,
    EDWARD MERRYTUNE
    Private Secretary to the Prime Minister.
    Zoteri,
    Jam i udhezuar nga kryeministri, t'ju bej te ditur per marrjen e letres suaj, dhe t'ju siguroj qe Qeveria e Madherise se Tij, do t'i kushtoje kerkeses suaj vemendjen me te plote. Mbetem, zoteri, i juaji me respekt
    Eduard Merrytyne Sekretari Personal i Kryeministrit per Denizulu -Serpe, Esq.
    Te nesermen, ambasadori i Zulluve e kendoi me gezim letren e lord Edwardit, gezim i cili u shtua gjer ne brohori,kur hapi kete letre te dyte:
    MURRAY AND co. PUBLISHERS
    Sir,
    We have it on good authority that you are a refined and scholarly though unknown critic, and a passionate student of Walter Pater's writings. It so happens that We have been planning for some time to issue a critical edition of the great English essayist's complete works. Would you eventually consider an offer to undertake that edition? Awaiting with impatience an answer, we remain, Sir, Yours sincerely,
    MURRAY AND CO. To Denizu1iu-Serpe, Esq
    Murray dhe Ko, Botues Zoteri
    Kemi te dhena qe ju jeni nje kritik i zoti zgjedhur e i shkolluar, nobnese i panjohur, si dhe nje studiues i apasionuar t shkrimeve te Uolter Pejterit. Ne kemi bere plan qe pas nje fare kohe te bejme nje botim kritik te veprave te plota te eseistit te madh Anglez. Mund ta mermi, ne konsiderate, oferten tone per tu marre me nje botim te tille? Duke pritur me padurim nje pergjigje, mbetemi sinqerisht tuajet, zoteri,
    Murray dhe Ko Denizulu-Serpet, Esh
    Si vershelleu dhe kerceu dhe kendoi dhe u hodh, ambasadori i ra ziles edhe thiri sherbetorin e hotelit.
    - A e di, i tha, kush eshte dhe ku ri Walter Pateri ?
    -Jo, zot, s'di, po do te shkoj ta gjej emrin e tij ne libra te telefonit.
    -Mire. Mos me bej te pres shume. Dhe ndenji ne tryeze, edhe shkruajti nje raport te gjate ne Zulluland, e bashke me raportin dergoi edhe nga nje kopje te letrave qe kish marre.
    * * *
    Kur arrijtin ne Zulluland, dy muaj pastaj, raportet ng,a Londoni dhe nga Parisi, nje vale gezimi shkoi anemban te popullit, dhe kreret e partive vendosne te therresin n.ie mbledhje te madhe per te biseduar e per te kremtuar lajmet me rendesi nga kryeqytetet e Inglise dhe te Frances.
    Diten e caktuar, nisne, nga brigjet dhe nga fushat, te rrejdhin togje-togje negre me bandiera, duke kenduar kenge kombetare. Keto, per nje njeri qe dinte burimin e tyre, ishin fare te papritura ne kuptim te ri qe u kishin dhene Zullute. Ne acaz kengesh per te pire a per te qeshur, Zu1lute e gjore kishin ujdisur fjale patriotike dhe luftare, fjale si te cuditura nga ky afrim. Mbledhja do te mbahej ne nje shesh te madh, te shtruar nga natyra me nje bar te dendur dhe te shkurter. Nje grup u qas duke kenduar me enthusiazme te madhe: Come, Josephine, in my flying machine)
    Me sy te zgurdulluar dhe me cape madheshtore, kendonjesit arrijtin:
    Hop-hop, me pallen te zhveshur !
    (Up-uP, a little bit higher! Lart-lart nje cike me lart
    Fesh, bam, me dyfek te ndezur !
    (Oh, my! the moon is in fire! O Zot hena ka mare flake
    Nje grup i dyte vazhdoi me nje kenge patriotike mi avazin Can-t you see I am a baby Luftaret e entuziasur po e mbushjin sheshin. Nje grup tjater u sul duke kenduar per lirine e atdheut mi
    Adede,
    T'es bene!
    J'aime tes gros nichons,
    Folichons!
    T'es ronde,
    T'es blonde, etc.
    Nje tjater grup 'prape, ia mbushi nje kenge per sulmin e trimave ne lufte, mi avazin A mysteriousTag. I ulur mbe nje shpelle, rrinte menjane nje neger i ardhur ne shesh nga te paret. Ish njeri mesatar, me afer te pesedhjetave sesa te dyzetave. I stervitur ne nje kolegj protestant ne Cape-Town, kish mesuar letrat e bukura klasike dhe moderne, kish udhetuar ne Evrope, dhe, autodidakt i palodhur, e quante veten nje student dhekendonte perdite libra te thelle, ,sado qe kish arrijtur ne
    prag te pleqerise me nje kulture te rralle. Kish nje fjale gjithnje ne buzet: «Vetem gjysme te mesuarlt, -thosh, kujtojneSe i kane mharuar mesimet" Ky neger i cuditshem, i quajtur Plug, ish krijonjesi i vertete i levizjes"kombetare ne Zululand; kete fakt e dijin te gjithe, po shumica e mohonin e ,duke hedhur emra negresh te tjere te dale me perpara me'ate mendim ne Zulluland: Po Plugu vete interesohej pak te fama, sa pertonte edhe tu j ape"te kuptojne" negerve ndryshimin me theme te nje levizjeje qe kishin perpjekur zullunjte e tjere te nisnin me perpara:e tija,levizje sistematike,idealiste edhe krijonjese,per te kthyer zullute nga nje turme te pergjakur ne nje komb me dinjitet,dhe me balance e tyret,levizje kur-te-me-teket,dhe levizje tribale per te mbrojtur tribune e zulluve nga tribu te tjera Afrikane..
    Plugu kur ish ne Evrope,kish mire se c'me-ndim ushqen bota e qyteteruar per zullute; shume here i trdnditej shpirti kur kendonte a degjonte gjykime, dhe jave me radhe i mbetej si nje gjemb i brendshem, qe e shponte, i dhembte e i nxirte gjumin.Dhe qe ne djaleri kish vendosur nje veper te madhe: ta beje Zullulandin" nje vend te bashkuar, 'e lire,te qyteteruar e me
    nder.Besnik te vetvetja ju vu punes dhe asnje pengim asnje lodhje
    se kish mbajtur nga
    vija e pareshenua. Po ku kish enderruar te dale dhe ku doli! Avazet -patriotike qe degjonte e deshperojin, si nje simboI i
    shkalles kulturale te zulluve,po s'rrefente ndonje shenje
    merzie ne fytyre:
    Nje grup i madh po afrohej tani me kengen. me te zjarte te Zullulandit, 'kenge ne avaz te " Love a lassie, a bonny,bonny lasie.


    " Ne jemi trima,
    Edhe dalim nga vrima
    Zeri i Zullulandit kur na therret!
    :


    Jemi luftetare pa frike.
    Me shigjet' ose me thike
    Dora jon' e forte, vret!
    Kjo ish si Marsejeza e Zulluve; dhe kur e degjonte, turrna ndizej dhe egersohej nga entuziazma. Edhe grupet qe kishin ardhur me pare ne shesh u bashkuan ahere me ata qe afroheshin, dhe te gjithe me nje ze nisne prape:
    Ne jemi trima...
    Plugu degjonte duke heshtur dhe me nje hije tri-shtimi te fshehur. C'fat i cuditshem per kete kenge! A i shkonte kurre ne mendje Lander-it se kenga e tij do te entuziaste nje dite tere nje populI, do shpinte ushtare ne lufte dhe do te fitonte beteja ? Plugu kish enderruar per zullute nonje kenge Madheshtore, te shkruar me porosi prej nonje muzikanti te madh, ndofta nga De- bussy-u a nga Richard Strauss -i. Po negrit s'i kishin vene veshin : dhe kishin pelqyer te adaptojne kenge inglize dhe frenge, te 'prura nga zullunj te vajtur si qymyrxhinj ne vapore nga Durban-i dhe nga Cape Town-i ne Liverpool e ne Marseille: Kenge te degjuara nga nafte te dehur a nga kurva zhurmonjese ne ca kafene te 'erreta te limaneve. Po c'faj te kane kenget, kur jane te -=zonjat te bejne mrekulline e mrekullive: te zgjojne entusiazmen luftare? Ndofta, fajin e kish ai, jo negrit e tjere. Zulluve u pelqen Adela, -T'es belle pse t'i shtrengosh te gjoret te degjojn me zor Simfonine Heroike te Beethovenit? Sicilido shijen e tij,mejtoi Plugu duke psheretitur pa dyshim shija e zulluve te mi eshte pake ulur, po fund 'i fundit, nuk jemi neger?
    Keto mejtoi Plugu, kur u be nje heshtje e pergjithshme: Dy grupe vijin me madheshti, duke prure sicilido nga nje Perendi 'prej druri, te dy idhullat qe e
    ndajin Zullulandin ne dy fe te mbedha. Njera perendi ish prej borige,tjetra, prej selvie. Qe te dyja ishin ska- litur ne kercunj te prure ngapyjet e Pa1estines prej va-poresh inglize qe bejne udhen e Suezit gjer ne Afrike te Jugut: Po keto te dy perendi te prera ne nje pyl1 dhe aq te aferm nga natyra e drurit, u dukeshin Zulluve fa-re te ndryshme dhe kishin shume here shkatketuar zenka dhe derdhje gjaku.
    Si i vendosne idhullat me nje respekt te madh, u, ngrit nje plak edhe e deklaroi mbledhjen te hapur.
    Mbledhja e sotme, zoterinj, (tha Plaku), eshte nje dite gezimi dhe lavdie, qe do te mbetet e paharuar ne histori te Zullulandit. Dy mbreteri te medha, Franca dhe Inglia, na nderojne dhe na duan. Ne paste dyshime nonje prej jush, do t'i hiqen kur t'i shtrojme perpara dokumentat.
    Dhe, me te thene ,keto, thirri nje djale, i cili kish luftuar kater vjet si ushtar i kolonive neper fushat e Champagnes dhe kish mesuar pake te kendoje. Djali leciti me pare bileten e sekretarit te ministrit te Puneve teJashtme te Franes, Dupont ,dhe si e leciti frengjisht, e perktheu edhe ne ,gjuhe te Zulluve. Menjehere u shkeput nje furtune brohorie: ca ulerijin, ca kendojin, ca kercejin duke perpjekur duart.
    Kur pushoi pakez entuziazma, negri gjuheshume kendoi dhe pastaj zulluloi letrat e lordit Edward Mertytune edhe te shtepise botonjese «Murray>>.Ketu u ngritne te gjithe ne kembe edhe nisne, duke perpjekur duart me ritme, nje valle rreth e rrotull te dy 'perendive prej druri; pastaj, ne kulm te dehjes patriotike, luftaret zhveshne pallat, dhe te percjellur nga te qeluarit e matur te nja pesedhjete cekaneve mbi tepsi prej bakeri, ia mbushne te gjithe kenges madheshtore:
    , I love a lassie:
    N e jemi trima.
    Edhe dalim nga vrima etj.
    Vetem nje njeri rinte pa levizur, me syte te mbyl1ur, edhe krye ulur. Na duket (i britne, me nje ze nje grup negrish) se nuk je i kenaqur- Eshte tradhesi sokollitne ca te tjere. -Le te jape shpjegime, le te flase thirrri nje tok negrish i trete"
    Dhe Plugu (se ai ish) ngriti doren e djathte qete kerkoje heshtje: "Nuk mohoj aspak, -tha, - qe S'jam i kenaqur ...Nje vale zemerimi murmuriti anembane te turmes, po s'do1i nonje ze kundershtimi. «Jo vetem s'jam i kenaqur, po jam i helmuar, i plagosur ne thellesi te zemres. Po te merrnit vesh kuptimin e vertete te letrave, do te derdhjit lot deshperimi, ne vend qe te kecejit valle pergjigjja e Frengut eshte nje tallje sheshit. Ajo e diplomatit ingliz, s'ka nonje rendesi fare: eshte nje nga pergjigjet e zakonmshme qe governa e Londanit i dergon cdo letre, nga cdo ane qe ne vafte. Sa per ate te botonjesit «Mucray», ajo shtepi e degjuar eshte, pa dyshim, viktime e nje shakaje. Hiqni dore, se do te beheni lodra e botes. Ta dini se ne,- ne sy te Evropes se qyteteruar., jemi neger, dhe asgje,me teper; ca na shajne, ca na perqeshin, ca te pakeve u vjen keq, po te gjithe na perbuzin e na kane per te poshter. Hiqni dore, ju them, se u beme palacot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni, punoni, mos u zeni besen raporteve qe thohe gjera te mira 'per ne, dhe mbase nje dite dalim te "ritur perpara botes, udha qe shpie ne nder, ne liri e ne shpetim, nuk eshte e shtruar me lule, po me ferra; ai qe arrin ne kulm, arrin i grisur, i pergjakur, i dersitur, i lodhur; dhe trendafilat, dafinat, ujet e ftohte, lendina 'ku eshte mire dhe embel te shtrihet, te gjitha keto i gjen ne kulm vetem, dhe atje shume here as qe i gezon dot, se bie i vdekur nga te lodhurit, po me vetedijen qe j hapi nje udhe te re Popullit. Ne, vellezer, jemi neger te varfer, pa nonje rendesi fare; mos dehuni me moskuptime, mos degjoni njerez te ceket, njerez aq te paditur
    sa ju, me te paditur se ju ndofta, te cilet kane vetem nje guxim barbar dhe te verber qe i shtyn te futen kudo, ne mes te talljes se pergjithshme. Behuni burra! Rrembeni kazmat! Puna eshte me e larte se trimeria, kazma me fisnike se palla. Dhe permi te gjitha, heshtni! Jo fjale, por kazmen. Jo mbledhje, po kazmen. Jo misione, po kazmen. Dhe parmenden, dhe draprin, dhe shoshen, dhe furren. Po mjaft levdime. E kam zemren aq te mbushur me lot, sa s'qaj dot. Dhe me ne fund, aq di, aq them; Jini te lire te beni si te doni. Mbaroi dhe ndenji. Nje heshtje mbreteroi pak caste. Pastaj vershellime, sharje ,krisme nga cdo ane. Ca neger tregojin grushtin. Ca kerkojin qe t'i heqe fjalet dhe te lipe ndjese; ne mos ta zene me gure. Dhjete oratore nisne te flasin menjehere. Ca te tjere prape fil1uan kengen luftare: I love a Lassie, dhe pesedhjete cekane qellojin ,me terbim pesedhjete tepsi. Nje neger i madh doli ne mes edhe nisi nje valle te cuditshme, duke u kerrusur, ne menyre qe te imitonte nje miserok te eger. Nga nje cip doli nje ulerime si e nje cakalli. Pa humbur kohe, nje tjater perngjau zerin e nje asllani. Nga cdo ane nisne te imitojne giithe kafshet e pyjeve te 'Afrilkes. Gjashte mije njerez te dehur me nje fryme marzie negre, levizjin duar e kembe dhe jipin ze te gjithe pernjeherjesh.
    Tri ore vazhdoi kjo krize. Me ne fund, dy pleq muarrne te dy idhullat ne dore edhe u be nje heshtje e madhe. Perendite, thane pleqte," jane te kenaqura nga patriotizma juaj, dhe tere Evropa do te cuditet me ndjenjat fisnike ; me rregullen, qetesine, kuptimin dhe qyteterine tuaj. Tani (vazhduan !pleqte duke folur bashkerisht) ju propozojme te dergohet nje falenderje Inglise edhe Frances, qe na bene shoke dhe miq, edhe nje falenderim te diturve te Inglise qe na nderuan duke kerkuar drite dhe mesim nga ambasadori yne. Nje rrufe doretrokitjesh e priti kete proponim, i cili u votua me nje ze. Plugu psheretiti edhe shtiri nje lot, nje pike, e cila zbriti ngadale neper faqe e gjer ne qafe, ku u zhduk. Turmes ky lot nuk i shpetoi, dhe nje thirri: Shikoni, nakarin. shikoni zemerligesine! Qan, se triumfi s'eshte per te, eshte per nje tjater, per nje nje te zotin, per nje diplomat, per nje te ditur me themel.
    Si u qetsua perseri turma, u ngrit nje neger i quajtur Zgjebo, i cili kish bere kater vjet, si kafaz ne nje hotel te Palermos edhe dinte pak italisht. Une, tha, proponoj qe te dergojme nje lajmerim miqesie te Mbreti i Abisinise, duke qene se ai eshte i vetmi mbret neger i lire dhe meqe ne oborr te Abisinise ka disa njerez qe dine italisht, te falat tona t'i dergojme ne kete gjuhe. -Kjo ide eshte shume e mire, tha Plugu, dhe mund ta perkrah ~dhe une Po kush do ta shkruaje karten ?
    Une, tha, Zgjebua.
    -Dini mjalf itallsht, sa te beni nje dokument diplomatik? -Di shume bukur.
    -Gezohem,pa me thoni pak, si do ta nisni?
    Ja keshtu ,tha Zgjebua " Sacramento Re"
    -Sacramento re? pyeti Plugu,doni te thoni pa dyshim "Sacra Maesta"
    -Jo,thashe dhe do te them "Sacramento Re"Ashtu eshte ne Italishten e mire.
    Nje hije deshperimi ngrysi fytyren e plugut.Deshi te flase po iu duk me kot t'i bjere murit me koke.Heshti .Po turma ,e cila s'pelqente fjalet,s'pelqente as heshtjen e Plugut.Shume zera u ngriten nga te gjitha anet qe i kerkonin mendjen.Po ai nuk u ngrit nga vendi.Shoke tha nje nga negrit e moshuar,une propozoj qe per mbretin e ABISINISE te shkruaj nje karte Plugu dhe nje tjeter Zgjebua.Pastaj te kendohen
    qe te dyja dhe te zgjedhim njeren per te derguar.Te gjithe e perkrahen kete mendim me perjashtim te Plugut i cili u ngrit dhe deklaroi se e dinte shume pak Italishten "sa per te ndare shkrimin e mire nga te keqin ,por jo te shkruante vete"
    Po turma e shtrengoi te beje aq sa di.Ashtu u ulne qe te dy,dhe duke pshtetur karten ne peqi shkruan komplimentat e Zullullandit per Negusin e Abisinise.
    Fjalet e Plugut ishin keto:
    Maesta

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ChuChu pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  10. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Faik Konica



    Ai qė ėshtė i qytetėruar



    E njihni tė gjithė atė qė “ka parė botė”, qė ėshtė i qytetėruar. Ēdo qytet i Shqipėrisė e ēdo katund sadomos i madh ka tė tijėn. “Njeriu qė ėshtė i qytetėruar” i lag pėrditė me vaj leshrat, vishet me “tė ngushta” (ca pak tė idikura), mban njė stap tė lehtė nė dorė - e shikon sipėr-poshtė gjithė botėn. Vajzat ēuditen, pleqtė shkėndallėzohen, djelmtė i bien prapa, duke thirrur e duke vėrshėllyer a duke i hedhur gurė, - mjeshtri i shkollės i qaset tė lidhė fjalė. Mendjet e larta merren vesh aq udobisht njėra me tjatrėn! – “Si vete sot? – Si vini?, - thonė nė Evropė! Vėrtet, ju kėrkoni ndjesė! – Si vini, si shkoni? Si kurdoherė, mė pėlcet zemra. Ku rrohet nė kėtė vend, me kėta njerėz qė s’dinė tė vishen, tė hanė, tė flasin! Ah, Evropa e shkretė! Kur isha nė Evropė...” Kur ish nė Evropė, ish si peshku nė ujė. Gjithė shijen, gjithė hollėsinė e shoqėrisė sė qytetėruar i ka thėthitur. I ka parė tė gjitha sa janė pėr tė parė e ca tė tjera, i njeh tė gjithė. Ka folur, ka lidhur miqėsi me fytyrat e njohura tė Evropės sė tėrė.
    Po ku ka lindur, nė pyeē, ky njeri aq i hollė e aq i ēuditshėm? Pa dyshim, do tė jetė rritur nė “Rue de la Paix” tė Parisit, nė “Strand” tė Londonit a nė “Grahen, tė Vjenės”. Mos kėrko aqė larg...Ka parė ditėn nė Dardhė, nė Mollė, a nė breg tė Pulės. Eshtė rritur nė mes tė bajgave tė gomarit a tė kakardhisė sė deles.


    1902



    Ai qė ėshtė gati tė vdesė pėr Shqipėrinė


    Ndėr turinjtė mė tė dendur tė Shqipėrisė, duhet vėnė re ai qė ėshtė “gati tė vesė pėr kombin”.
    U kapa me fjalė njė ditė, me njė njeri kėsaj cipe, e ja shkurtimi i tė folurit tonė:
    Unė - Kur je gati pėr tė vdekur pėr atdhenė, ē’pret?
    Ai – S’erdhi koha.
    Unė - Mos prit luftėn e madhe. Qė tė nxehėsh zemrat, qė ta afrosh ditėn e mirė, qite pallėn, hidhu bėj njė trimėri tė shkėlqyer pėr atdhenė tė ēuditen bota e tė ēuditemi tė gjithė.
    Ai – S’erdhi koha.
    Unė - Sille, nė mos erdhi”
    Ai – Pa mė thua, pse s’vete tė vritesh mė parė ti qė qenke mė trim? A po s’erdhi as pėr ty koha?
    Unė - S’erdhi, e, pėr mua, s’do tė vijė kurrė. E sheh unė s’rrenj. S’jam trim unė. A shkrova, a thashė kurrė se do tė nisem pėr luftė? Jo! Se nuk ėshtė puna ime. S’jam njeri i luftės. Palla ime ėshtė penda, atė pallė tė dobėt kam, me atė pėrpiqem t’i shėrbej atdheut. Fiunt scriptores nascuntur heroes. Ti qė leve trim, bėje fora njė herė jataganin pėr nder tė Shqipėrisė.
    Ai – S’erdhi koha. Sot pėr sot sado trimėrira tė bėhen do tė venė kot.
    Unė - Asgjė s’vete kot. Trimėria qė duket mė e panevojshme, po tė bėhet me mendje qė t’i shėrbejė atdheut, kot nuk vete. Ja njė punė e mirė: Nė do, ngjitu nė Tour Eiffel (Kullė e Parisit) e hidhu poshtė, tė thyhesh nė njė qind copė. Mė par, shkruaj kėtė biletė e vėre nė taskė: “Vras vetem pėr tė provuar se shqiptarit nuk i dhembet jeta. Pėr fare gjė e vrava veten. Le tė kuptojė tani Evropa, me anė tė gazetave, se ē’mund tė bėjė shqiptari. Kur tė jetė nevoja tė vritet, jo pėr fare gjė, po pėr Atdhenė.”
    Ai – Talle me mua.
    Unė - Nuk tallem me ty. Nė mos do tė vrash veten, megjithėse je gati pėr tė vdekur, ēap nė Shkodėr, nė Gjakovė, nė Berat a nė Gjirokastėr, e, nė mes tė pazarit, thirr si tellalli tė drejtat e Shqipėrisė. Ja njė punė e mirė. Ē’do t’tė bėjnė mė tė ligė se tė tė vrasin, punė pėrė tė cilėn ti thua se je gati.
    Ai – Fjalė, fjalė, s’erdhi koha, baba!
    Unė - Nė mos erdhi koha pėr tė vdekur, djalė, erdhi njė kohė tjetėr: erdhi koha tė ngrihesh e ta kapėrcesh me vrap pragun e derės sime, se mjaft mė ēave kokėn!


    1898



    Ēipi i palaēove


    “Avropa” dhe “Evropi” janė bisedimet e ditės dhe tė orės nė Shqipėri. Po Evropa s’pėrfillet aspak. Ē’ėshtė “Avropa” ose “Evropi”? Pas besimit tė shqiptarėve, ėshtė njė vend i ēuditshėm, larg nga Shqipėria. Qė Shqipėria ėshtė edhe ajo njė pjesė e “Avropės” ose “Evropit” – asnjė shqiptari nuk ia qas mendja. Njė njeri niset nga Vlora tė vejė matanė tė kanalit, fjala vjen nė Pidochisull – Adriatico, dhe miqtė e tij thonė: “Shkoi nė Avropė” ose shkoi nė Evropi”. Pėr tė zbuluar pėrsenė e errėt tė kėtij mendimi, u bėra njė pyetje katėr njerėzve mė tė kuptuar qė ka Shqipėria dhe mė patundėrisht tė sigurt nga vetja e tyre.
    Selim Qeroz-Fodulli mė pėrgjigjet:
    “Efendėm, ēdo vend ku populli mban shapkė dhe ku s’ka bėrė hyqm devlet-i-alie-osmanie-ja, ėshtė Avropė”.
    Napoleoni i Gjirizave mė thotė: “Tradhtor, tallesh me mėmėdhetarėt! Ti e di shumė mirė ku ėshtė Avropa, dhe nė ke harruar, tė ta pėrmend unė: Avropa njihet tėrė ai vend ku venė kapella, ku ka makina shumė, ku burrat s’kanė trimėrinė tonė dhe ku gratė s’janė tė ndershme.”
    O Anaksagoras Uliksi mė shkruan: “En onomati tu patras tu iu, qe tu ajiu pnevmatos, amin.” Ne orthodhoksėt besojmė se, atje ku mbaron i panajioteti imon anatoliqi ekslia dhe merr fund kalendari ynė i palajthitur, nis Evropi. Dhila-dhi Evropi ėshtė tėrė ai vend ku urdhėron Pap dhe kisha latine me protestantėt dhe mesonėt dhe ku shkon i lajthitur, i cili shkel urdhrin eks anothen dhe i ha 13 ditė hakė Perėndisė. Po mė duket, zot, se tallesh, tutesti peripezis. Prosohin, se nė Amerikė kemi ton Papa laga Dyztabanin, kampionin e shpifjeve, i cil s’prt veē se njė shenjė pėr tė nisur nga zanati i tij, Lipon, prosohin!”
    Gazi Punikua hedh nga goja jargė, njė erė tė qelbur dhe kėto fjalė: “Avropa ėshtė vendi ku s’hanė mish tė mbajtur nė akull, pasta dhe shumė gjėra tė tjera, qė ne, aziatikėt e ndershėm, nuk i pėrfillim. Mesela, pinė verėra tė gėnjeshtra tė Francės, qė s’kanė aspak erė rrushi. Nėm verė tė Negozhdit qė ndjehet njė orė lart! Nėm raki! Nėm bozė! Atje ku s’i gjen kėto, atje ėshtė Avropė.”
    Dhe me tė mbyllur kėto bileta, gjej nė tryezė njė kėngėzė qė kisha shkruar pak javė mė parė nė mes dy shakave me ca “Vatrane”. Kėngėza e ka titullin Avropa, Evropi – dhe Evropa, dhe ja ku e shtyp pėr tė zbavitur kėndonjėsit njė minutė:


    Lot “Avropa”, me “Evropin”
    Njėra-tjetrės i hedh topin
    Edhe Evropa bėn sehir.
    Njė tė shtėn’Avropa topit:
    Nėpėr dor’i shkoi “Evropit”.
    Dhe evropa bėn sehir.


    Pyet “Avropa”: Ē’u bė topi?
    -E ke ti! – i thot’Evropi.
    Dhe Evropa bėn sehir.

    Hop! “Avropa” me “Evropin”
    Zihen, goditen pėr topin.
    Dhe Evropa bėn sehir.

    Bam “Avropa”, bam “Evropi”!
    Ulėrijnė: Ku ishte topi?
    Evropa s’bėn sehir –

    Po mbledh dhe nė xhep vė topin
    Dhe pastaj na rrėmben shkopin,
    Dhe as qesh, as do sehir!


    1922

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dita pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  12. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Faik Konica



    I urti i malit



    Tre miq, tė quajtur Rėmbi, Gjėmbi dhe Shkėmbi, mbarojin sė ngrėni. Plloska me verė shkoi nga duar nė duar. Rėmbi nisi tė dredhė cingare, Gjėmbi mori lahutėn, Shkėmbi ia nisi kėngės.
    Pastaj folėn. Pėr ēka mund tė flasin tre miq, kur janė tė rinj e kur mblidhen bashkė? Pėr qėllimet, pėr shpresat e tyre. Rėmbi, qė shumė kohė e kish ndėr mend tė dilte nė vise tė huaja pėr fat, Gjėmbi donte tė merrte udhėn e Stambolli pėr tė zėnė punė. Shkėmbit zemra i thosh ta shkojė jetėn e tija nė mes tė arave, tė vreshtave e tė bagėtive tė veta. Ē’tė mira, ē’tė liga e prisjin sicilndo nė udhė tė jetės? Ē’gėzim, ē’trishtime fshihte nė gji tė vet koha pėr tė ardhur? Tė tre miqve u vate mendja tek i Urti i Malit. Dhe Rėmbi, duke ndezur njė cingare tė re: “Pse, tha, s’vemi tė pyesim magjistarin e madh, tė na shfaqė fatin tonė?”
    I Urti i Malit rrinte nė mes tė njė pylli; njė vrimė shpelle ish shtėpia e tij. Magjistari me famė s’kish shok pėr tė kėnduar nė kohė pėr tė ardhur, dhe dija e tij qaste njerėz nga gjithė anėt e Shqipėrisė.
    Kur vanė tė tre miqtė nė shpellė, dolli t’i presė njė plak i ēuditshėm: tripėllėmbėsh i gjatė, njė hundė sa njė opingė i ndante tunrinjtė nė dy, dhe njė mjekėr e bardhė porsi bora i briste gjer nė dhe e i binte nėpėr kėmbėt; njė rrobe e ngjyrė hiri i mbulonte trupin, dhe, nė vend tė brezit, njė gjarpėr i shtrėngonte mesin, gjithė jeta e kėtij njeriu ishė nė sy tė tija, dy pishė tė ndezira.
    I urti i Malit – se ai ish – ua preu fjalän tė tre miqve qė deshėn t’i thonė pse erdhėn: - “E dij pse erdhtė. Hyni””
    Hyjtin nė njė odė tė skalisur nė gur, e tė ndritur prej shtatė shandanesh. Shtatė misurė tė gjelbėr ishin duke zier nė mes tė odės.
    Magjistari mori njė stap tė verdhė: tė shtatė qirinjtė u shuan njėri pas tjatrit, dhe misurėt pushuan sė zieri. Ahere plaku ra me stap tri herė, e, nė fund tė odės, si nė njė teatėr kur hapet perdja, u hap njė qytet i bukur.
    Njė qytet i bukur me pallate tė larta, me rrugė tė gjera, ku vejin e vinin karroca tė ndritshme, kuaj tė lehtė, zonja me rroba tė hijshme, njerėz tė gėzuar a tė ndrojtur, tė nxituar a tė ngadalshėm. Dhe pastaj karroca tė tjera e kuaj tė tjerė, e automobila, e botė nė tė gjitha anėt.
    “Si e vini re”, tha plaku, duhet njė zakon i madh pėr tė ecur nėpėr kėto rrugė pa qenė i shkelur njeriu. Njė fshatar i ardhur qė pak kohė nga katundi i tij ėshtė nė rrezik tė shtypet nė ditė tė para. Tani, rruga kėtu ėshtė pasqyra e jetės: jeta, shoqėria, janė aqė tė koklavitura nė kėto vise, aq tė ngatrruara e tė errėta, sa duhet njė mjeshtri e madhe pėr tė ecur, dhe kush s’ėshtė i mėsuar me kėto zakone, shpejt shtypet. Mos kujtoni se tregtia, punėt etj, bėhen nė ato vise me atė mėnyrė tė kulluar qė bėhen nė Shqipėri! Jo” Aty, tregtia ėshtė njė shkencė, punėt janė njė sėrė luftash tė ashpra e tė pamėshirshme. Qė tė fitosh me tė vėrtetė, duhet me njė mėnyrė tė jesh njė dijetar e njė ushtar bashkė. Jeta, aty ėshtė njė luftė, thashė . dhe nė luftė, o djem, ka mundės, vėrtetė, po ka dhe shumė tė plagosur e tė vrarė.
    Plaku i ra prapė tri herė stapit tė verdhė, dhe nė vend tė qytetit tė largmė, dolli njė qytet anės detit, me shtėpi prej druri, me minare shumė, e me mijra qen rrugėve. E njohėn Stambollin. Plaku shtroi pėrpara syve tė miqve punėt, me ē’dredhira me ē’ė unjura, e, shumė herė, me ē’poshtėrsira. “Kėtu, tha prapė plaku, jeta s’ėshtė njė luftė, por njė lodėr”...
    “Sa pėr ty qė kėrkon ta shkosh jetėn tėnde nė mes tė arave, tė vredhtave e tė bagėtive” tha i Urti i Malit, “si lum ti!” se nė qoftė se breshri a vapa a kėlbaza, tė prishin drithin a tė pakėsojnė bagėtinė, ajo prishje e ai pakėsim s’do jenė tė rrėnjshme, dhe as kėlbaza, as vapa, as breshėri s’mund tė vihen mė njė me ligėsinė e njerėzve.”
    Rėmbi, Gjėmbi edhe Shkėmbi, si u pėrshėndoshėn me tė Urtin e Malit duallėn nga shpella e, mejtuar, muarėn udhėn e katundit.

    Misur-i – enė dheu qė pėrdoret pėr tė zier gjellėt.







    Mėsime mbi shqipen e re



    I

    Zoti Hekur,
    Ju njoftoj se rekllamasioni juaj nuk u muar nė konsiderasion.
    Zgjebua, prfekt, d.v.


    II

    Zoti Prefekt,
    E kėndova kartėn tuaj, ku mė bėni tė njohur se ankimi im nuk u muar nė sy. Po mė vjen keq qė nuk shtuat edhe arsyet pėr tė cilat nuk u dėgjua kėrkimi im.
    Hekuri, d.v.


    III

    Zoti Hekur,
    Nukė jam oblizhé tė ju reveloj motifet enterne qė e desiduan administrasionin tė refyzojė rekllamasionin tuaj.
    Ballafaqimi rrjedh vetvetiu nga elementet.
    Zgjebua, prefekt, d.v.



    IV

    Zoti Prefekt,
    Nuk ju jam lutur tė mė zbuloni tė fshehtat e shtetit. Po mė duket se, kur hidhet poshtė njė qarje, kam tė drejtėn tė pyes pėrse.
    Elementat rrjedhin vetvetiu nga ballafaqimi.
    Hekuri, d.v.


    V

    Zoti Hekur,
    Nė paēi lodas tė mė shkruani pėrsėri njė letre ensollave si atė tė fundit, nosolman nuk do t’ju pėrgjigjem, po do tė marr demėzyr regretabl.
    Zgjebua, prefekt, d.v.


    VI

    Mosieur le prefect,
    Il y a evidemment un malentendu. J’ai plus profond respect pour les autorities, e t je crois n’avoir fait preuve envers elles ni d’audace ni d’insolence. Je voudrai simplement demande les motifs pour lesquelles ma reclamation n’a pas été prise en consideration.
    Hekuri, m.p.


    VII

    Zoti Hekur,
    Do t’ju bėj rėmarke se lalangofisiel e Shqipėrisė ėshtė shqipja. Parkonsekan letra jauj e fundit nuk ėshtė amisibl se ėshtė redizhé nė njė gjuhė tė huaj.
    Zgjebua, prefekt, d.v.


    VIII

    Zoti Prefekt,

    Nuk kuptoj si mund tė quhet e huaj frėngjishtja, kur ėshtė pranuar si ortake gjysmė pėr gjysmė me shqipen. Ortakėsia ėshtė gjė shumė e mirė nė tregti: po nė shesh tė gjuhėsisė pema e ortakėrisė ėshtė njė doē. Mė tė shumtėt nėpunės tė Shqipėrise sot s’dinė as shqip as frėngjisht; po meqė duket sheshit se frėngjishtja u pėlqen mė tepėr se shqipja, do ta nxėnė kohė frėngjishten, nė qoftė se kjo bėhet gjuha zyrtare e vendit. Nė tė dy mijė vjetėt e fundit, mė parė latinishtja, pastaj greqishtja mė nė fund turqishtja, kanė qenė gjhuėt zyrtare tė Shqipėrisė. Pse tė mos kenė pėrsėri si gjuhė zyrtare njė gjuhė tė huaj, po kėtė herė tė zgjedhur lirisht nga ne vetė? Sikur tė kasnecohej frėngjishtja si gjuha zyrtare e vendit, do tė kishim dy fitime: do tė pėrdornim nė punė tė Guvernės njė gjuhė tė bukur, dhe pak a shumė tė pėrbotshme; edhe do t’i lejim popullit lirinė tė flasė gjuhėn e tij tė pavėrlasur.
    Hekuri, d.v.



    IX

    I paditur A.B.C. Hekuri urdhėrohet formelman tė dalė pėrpara tribynalit, tė hėnėn qė vjen, purrepondr disa aqyzasioneve kundrė lasyrėte tė shtetit, tė bėra nga zoti prefekt Zgjebo.
    Inajetullahu, komisar i policisė, d.v.


    X

    Desizion i Tribynalit:

    Unė, zhyzhi i Ubjedullahut, u silloisa kėtej, u silloisa andej, edhe desidova se i pandehuri A.B.C. Hekuri, i cili, si nga letrat odasioze, ensollane, dhe in admisible, qė i dėrgoi Zotit prefekt Zgjebo, ashtu edhe nga reponset qė i bėri tribynalit, u revelua trathtor, bolshevik, ankelan alasedision, sanmoral dhe sanpatri tė bėhet kondanė nė dhjetė vjet burg otravo forsé.
    (kėtu vula)
    I “pandehuri”, i “padituri”, i dėnuari Hekur tani thyen gurė nė udhė tė re tė Tomorit.


    1938





    Mrika


    Sulltan Murati, me dyzet mijė kėmbės e me gjashtėdhjetė mijė kalorės, ra pėrpara Krujės mė 1448, edhe e bėri qark kryeqytetin. Skėnderbeu kish lėshuar nė Krujė kontin e Urenės, i cili, me gjithė thesarėt qė i premtoi sulltan Murati, qėndroi kundėr me trimėri tė madhe. Shqiptarėt, sipėr nga muret qė rrethonin Krujėn, rrėkėllenin mi krerėt e turqve shpella, zjarr e vaj pėrvėlimtar. Nga tjatėr anė, Skėnderberu, me tetėmbėdhjetė mijė njerėz vetėm, derdhej pėrsėjashti me ushtrinė armiqeshė, e nė luftėra tė nxehta, priste truq me qindra, edhe hiqej duke rrėmbyer flamurė e plaēka. Njė ditė, turqit ngrehin shkallė pėrmbi muret, qė tė binin me tė pabesė nė qytet; Skėnderbeu, nė ballė tė shqiptarėvet edhe me pallė nė dorė, u lėshua kundėr armikut me njė hov aq tė tutshėm, sa turqit iknė e u pėrhapnė nė tė katėr anėt e fushės, shqiptarėt, pastaj, hyjtin nė qytet tė Krujės. Po njė frikė e madhe i drodhi tė gjithė, kur panė se Skėnderbeu s’ish midis tyre...
    Nata po binte dalngadalė, e, nė fund tė qiellit, porsi virgjinesha tė bardha, yjtė ėndėrronin me trishtim. Konti I Urenės, sa gatitej bashkė me parėsinė pėr tė dalė me kėrkuar Skėnderbenė, - Mrika, ēupė gjashtėmbėdhjetė vjetsh, mė e bukura, mė e shkėlqyera, mė trimėresha e Krujės, kish hapur njė kali tė zi, e hidhej pėrpara te deti i natės.
    Nė mes tė fushės u pėrpoq me njė kalorės. Njeriu i Azisė hėngėlliti nga gazi, kur gjysmė pa – nėpėr rrezat e yjve – leshrat e Mrikės qė derdheshin gjer nė vithet e kalit:
    - Allahu mė paska dėrguar pėr sonte njė jastėk tė butė!
    -Dheu ėshtė jastėk mė i butė! – tha Mrika, e, me njė tė hequr palle, i vėrtiti kokėn. Kali u ngul nė errėsirė, e trupi i ushtėtarit u pla mbi tokė. Mrika zbriti e, duke thėnė “Perėndia i ndjeftė!”, i lėrojti me majė tė pallės njė kryq nė kraharuar, pastaj u vėrvit prapė mi kalė e u sul pėrpara.
    -Ah, ē’ėndėrr nėn yjtė e qetė, kjo vashėz e bukur qė vente mi njė kalė tė rreptė pėr tė gjetur trimin!...
    Me njė hop, Mrika zhveshi pallėn, se Skėnderbenė tė rrethuar prej njė tubė turqsh-e pa qė po lėftonte. Trimit i sih copėtuar palla mi krerėt armiq, e, duke marrė pallėn e Mrikės, i preu kundrėqėndrimtarėt. Po njė prej kėtyreve, para rėnė, kish mund tė plagosė nė kraharuar Mrikėn.
    Skėnderbeu i hiüi kalit edhe e mori trimoshen e Krujės nė pėqi. Si dragua, kali fluturonte nėpėr fushė. Kur iu qasnė mureve tė qytetit, Mrika ish e vdekur, - por e bukur, e qetė, me njė nėnqeshje nė buzė, si nė gjumė, aq e lumtur kish qenė qė vdiste pranė Skėnderbeut!...


    1898




    Flamuri


    Flamuri pėrmbledh kujtimet e shkuara tė njė kombi nė njė gjuhė tė pashkruar qė mund ta kuptojė syri dhe zemra e ēdo njeriu me ndjenja.
    Cilat janė kujtimet qė shfaq, duke valuar, Flamuri ynė? Nuk janė kujtime goditjesh kundra fqinjve, nuk janė kujtime lakmirash, edhe rrėmbimesh: janė kujtime vetėmbrojtjeje me mundime tė palodhura dhe me trimėrira tė gjata e tė forta qė kanė lėnė gjurma nė letėrsitė e tė gjithė popujve tė qytetėruar. Nga kjo pikėpamje mund tė mburremi se Flamuri ynė, siē ėshtė njė nga mė tė vjetrit e botės, ėshtė dhe njė nga mė tė drejtėt.






    Flamuri


    Skenderbeu kur jetonte
    Shqipėria lulėzonte.

    Ishe e fortė, ish e zonjė
    Kish nė flamur njė shqiponjė
    Njė shiponjė me dy krerė
    Ai lirisht hapej nė erė.

    Kur armiku na vėrvitej
    Flamuri i kombit ngrihej

    Gjėmonin njė mij trumbeta
    Suleshin treqind mij veta.

    Derdhjin gjakun si tė marrė
    Qė tė mbaheshin Shqipėtarė.

    Derdhjin gjakun pa peshuar
    Pėr flamunrin e bekuar.

    Po trimat shkuan pėrjetė,
    Shqipėria mbet e shkretė

    Trimat shkuan edhe vanė
    Kordhėt po ndryshken mėnjanė.

    Kordhėt ndryshkėn e nė baltė
    Na ra flamuri i naltė!

    Na ra flamuri i naltė
    Mbeti e u kalb nė baltė!

    Sot kan dalė ca zuzarė
    Qė ulėrtinė shqipėtarė,

    Po kėtė emėr e lanė
    U bashkuan me aganė

    E punojnė nat’ e ditė
    Qė tė mebtemi pa dritė,

    O zuzar, o tradhėtorė
    Ne na bėjtit shėrbėtorė,

    Na e vuatlitė lirinė
    E na shkeltė Shqipėrinė.

    Rrėmbyet e po rrėmbeni
    Gjith se ē’patmė e se ē’kemi!

    Po mjaft! Koha ėsht afėr,
    Kur tė ndizet luft’e ashpėr,

    Lufta tri her’e bekuar
    Qė na ka pėt tė shpėtuar,

    Jo luftė kundrė Turqisė,
    Jo kundrė mbretit Shqipėrisė,

    Po luftė pėr ca zuzarė
    Qė u lindnė shqipėtarė

    E, armiq tė Shqipėrisė,
    I fryjnė dritės sė lirisė,

    S’na lėnė dhe ne tė tjerėt,
    T’dalim nga gjum’i errėt,

    Po ē’dėgjojnė ven’ e thonė,
    E ē’shohin e tradhėtojnė

    Eshtė turp prej kėsi krimbash
    Tė mundohet njė komb trimash!

    Ngrehuni, o shqipėtarė,
    T’i shtypim kėta zuzarė!

    1899

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dita pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  14. #8

    Faik Konica

    Ky eshte nje e-mail qe nje miku im me dergoi para disa ditesh , mbas nje bisede per Faik Konicen . Shume pak nga ne paten mundesine te njohin mbi jeten dhe vepren e Konices .
    Mendova ta ndaj me ju kete teme ....
    Cfare dime ne per gjeniun e madhe shqipetar??????

    .................................................. .................................................. .....
    Konica para 100 - vitesh, shkruante nje shqipe pothuaj si kjo e sotmja, gje qe rralle mund t'a gjesh tek shkrimtaret e asaj kohe e deri vone ( biles edhe ne pjesen me te madhe te shqipetareve sot). Konica eshte gjeniu, eshte fisniku, eshte pasardhes i dyerve te medha. Ai eshte Kazanova shqiptar, eshte nje Don Zhuan modern; sepse nuk ka si te shpjegohet fakti qe ai hyn deri ne arkivat e mbreterise Angleze. Celesat e ketyre arkivave, vertet jane ne duart e burrave, por ato dyer hapen per kedo qe simpatizojne grate e tyre. Konica ishte i preferuari ! Ai nuk eshte Shekspiri, as Dostojevski; por keta te dy kane shkruar pikerisht ne ate menyre, per te permbushur ate qe nuk mund t'a kishin ne realitet ( me fantazine e tyre te cmendur). Ata diku jane ne liber, jane pjese e tij. Ata nuk ishin te pashem; kishin bote te madhe brenda por, me sa duket i paska trembur efekti femer. Kurse Konicen jo. Si mund te ulet te shkruaje Ai? Ai perkethen Shekspirin deri tek faqja e trete dhe e le me aq.....Po ku ka kohe; ai vrapon me kohen, dhe kur i shan apo i perbuz te gjithe, ai kerkon te dale para kohes. Nuk eshte gjeni qe kur konsumon potencialin e tij vdes ne moshe te re. Ai eshte i pa konsumuar, eshte tipi i gjeniut bastard, "gjeniu i shthurur" do te thoja me mire, i cili do t'a kete gjithcka per vete, ndoshta gjithe boten e do nen kembe; dhe ia ka arritur, ate nuk e frikeson ajo qe quhet padituri. Di mbi 10 gjuhe perfekt, poliglot, filozof, mjek, luan ne vegla dhe mbi te gjitha pi, pi, pi pambarim. Ka caste kur duhet te marre vendime, kur e di qe nuk do te gjendet nje femer tjeter si kjo qe dashuroi kete here, ose ate here; atehere terhiqet per castin( natyra marsiane) dhe shkruan fare pak ( gjithe jeten nje veper me rreth 500 faqe, nuk me kujtohet sakte numri i faqeve). Dhe perseri kethehet ne jete me me vrull, me i ndezur per aventura te reja, me me vrull per te kapur kohen, per t'i dale para asaj. Ky njeri qe shau shqipetaret, e la amanet qe te varrosej atje ne token e shqipetareve ! Si t'a kuptoj ? Po a nuk i shau Fishta shqipetaret dhe veten e tij? Por, mos harro se pena e Fishtes eshte SHPATE, eshte PISHTAR per shqiptaret! Ishin miq te ngushte me Konicen dhe me arbereshet, e sa e sa te tjere; ja pra qe "Engjejt darkojne me Djajte". Po une prap nuk shkruaj dot asgje per Konicen, as per Nolin qe vertet vinte nga vulgu dhe e quajten magjyp*, por mos harro se eshte ne krah te Presidentit Wilson( ne nje foto pas luftes se pare boterore). Noli ishte prifti; por nuk eshte Konica qe rrefehet tek ai, eshte vete Noli. Ju e dini se ne c'gjendje ndihej Noli kur priste Konicen te arrinte nga Evropa me anije. Por si tregon ai: U magjepsa, ndihesha krenar ne prani te dy badigardeve te Vatres, dhe nuk e di se si ngjaja para ketij kollosi ( ne kuptimin e vertete te fjales) kur une isha i shkurter. Dhe jo pa qellim ky njeri qe shau shqipetaret, kishte veshur me karakteristiken veshje te shqipetareve. Pikerisht ate veshje qe Garda Pretoriane e Romes e beri uniforme te saj, kishte veshur fustanellen. E ke pare foton e tij me kete veshje? Une nuk di c' te shkruaj, me mire t'a le me kaq.
    ''C'do gje fillon nga mendja , dhe perfundon ne mendje''

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Loti i kristalt pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  16. #9
    Lot Avropa me Evropin
    hidhe topin prite topin...

    I madh ka qene vertet. Eshte bir i deres se famshme te bejlereve te Konices. Nga e ema bie gjak me Ali pashe Tepelenen edhe pse vete kurre nuk e ka pohuar. Fliste Frengjishte te kulluar. Diplomuar ne Harward me medalje ari. Eshte cilesuar ne rrethe miqsh si "biblioteka levizese". Ministeri Oborrit Mbreteror ne USA (perfaqsues i Shqiperise). Pianist i shkelqyer. Shkrimtar gjenial por pak dembel (si gjithe gjenite).

    Me Mbretin Zog ka pasur kontradikta dhe debatonin sa here qe ai kthehej ne vend, por kur dilte jashte Shqiperise nuk linte njeri te fliste fjale te uleta per te apo Shqiperine.

    Konica ka plot histori...

    Nje prej tyre, mbase me e padegjuara e cila eshte kthyer ne rrefenje me shume:
    Nje X fisniku (francez me duket) ne nje fare menyre (kumar a borxhe tregtie) i perfundojne ne dore 2-3 fshatra (kufitare me duket) shqiptare ne pronesi. Konica interesohet per te dhe gjen qe ky na kish patur gjysh nje kompozitor te padegjuar. Shkon e rremon neper biblioteka, i gjen dhe i meson permendesh disa nga kompozimet e te gjyshit Pastaj na e ruan kete fisnikun kur vete ne nje ballo dhe shkon dhe vete aty. Ulet ne piano e fillon te luaje kompozimet e mesuara. Sado i panjohur te ish kompozitori i nipi ia njohu tingujt... I afrohet Konices dhe e pyet se kush ishte e ku i kish degjuar keto melodi... Konica fillon e i shpreh konsideratat me te larta per kompozitorin e vdekur, qe ish nje nga te preferuarit e tij, dhe ne Shqiperi e pelqenin pa mase... e pas nje bisede te gjate e te zjarrte gjithe komplimente ne shenje mirnjohjeje ndaj shqiptareve qe e dashkan kaq shume kete kompozitorin ky i firmos kambialet e fshatrave e ia kthen Konices.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 23-05-2003 mė 01:47
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  17. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Sokoli pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  18. #10
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Anadollaku nė mesalle


    Ka ndenjur si nje ka
    Po ha edhe po ha,
    Shembet me pilaf,
    Fruhet me hoshaf;
    S`ka kohe te flase
    Hedhe sa te pelcase:
    Llop nje bakllava,
    Llop nje hallva,
    Llop nje revani,
    Llop muhalebi.
    Therret:-Hic jemedum!
    - O burra, bre dudum!
    Kerkon nje syltjac,
    Porosit nje kulac,
    Rremben nje bugace,
    - Te rrembec nje kapace!
    Te tere per nje darke,
    Te tera ne nje barke!
    Kur lodhet sa ngjinjet,
    Pushon e shtrihet
    Shtrihet dudumi
    Dhe na e ze gjumi.
    Neser kur te zgjohet
    E, me "bismil-lah",
    Prape pilaf
    E prap hoshaf.
    "Qebap boll-boll
    Koxha Anadoll!"
    More dudum kokekungull
    Gojebuall e barkrrumbull
    Thuame, te rente pika!
    C`te duhet ty politika?
    Hiq, more dudum dore, hajde
    Te te kllasem ne nje kade
    Plot me mjalt`e me recel
    Ha pi e kurre mos del.


    (1901)

  19. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar AsgjėSikurDielli pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  20. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    HELENA E TROJES

    Ne Troje, nga maja e nje kulle te larte
    Helena e bardhe zgjat kryet dhe pergjon
    Poshte nene muret luften qe lufton
    Menella syzi me Parin flokearte..

    Shikon buzeqeshur e me balle te qarte
    zjarrin qe ka ndezur vete dhe enderron
    e stolisur si diten qe hipi ne fron
    Kur vajti nus'e re nga Amykla ne Sparte.

    Dhe ne shesh Menella me Parin te terbuar
    Goditen me sulm per te mundur a per te vdekur
    Gjemojne duke cuar zerin ne qiell.

    Gjaku u ka hyre faqe dhe duar
    Kordhe me kordhe hekuri me hekur
    Perpiqen, tringellojne, shkelqejne ne diell.

  21. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar heret a vone pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  22. #12

    Noli per Konicen

    E kam takuar Konicėn pėr herė tė parė mė 1909. Ishte diēka qė nuk kam pėr ta harruar kurė. Mė kishte shkruar nga Londra se do tė vinte nė Boston i veshur me kostum shqiptar. Ideja ishte qė tė dilte fotografia e tij nė gazetė dhe tė shfrytėzohej rasti pėr tė propaganduar ēėshtjen kombėtare shqiptare, e cila ka qenė pasioni i gjithė jetės sė tij. Unė mbeta i shtangur. Si prift ortodoks i modės sė vjetėr, nė atė kohė unė vetė mbaja nnjė mjekėr tė gjatė tė zezė, pėr tė cilėn mė duhet tė pranoj se nuk u pėlqente djemve tė Bostonit. E merrja me mend se sa do tė dėfreheshin ata djem po tė mė shihnin duke ecur me njė burrė tė veshur me fustanellėn shqiptare. Ndonėse nuk kisha parė kurrė ndonjė fustanellė greke, njė lloj fundi i balerinave. Unė isha i shkurtėr e i bėshėm, Konica ishte i gjatė e i thatė, kėshtu qė tė dy do tė dukeshim si Don Kishoti me Sanēo Panēėn tė arratisur nga ndonjė cirk. Sa u habita kėtė herė kur pashė se djemtė e Bostonit e harruan gjithēka lidhur me mjekrėn time dhe thjesht zunė tė shihnin Konicėn me adhurim. Atėherė e kuptova se fustanella shqiptare nuk ishte fustanellė qesharake greke, por diēka qė i ngjante kiltit tė skocezėve dhe se i pėrshtatej shumė njė burri tė pashėm si Konica.

    Meqė ra fjala, lexuesi mund ta gjejė nė librin e Konicės ndryshimin ndėrmjet kostumit grek dhe veshjes shqiptare: ėshtė e vėrtetė se grekėt e kanė pėrshtatur nga shqiptarėt, por ata u pėrpoqėn ta stėrhollojnė sa qė e bėnė njė veshje grash me aq sa mundėn.

    Veshja e Konicės nuk ishte e vetmja gjė qė mė habiti. Thjest mbeta pa mend, kur ai nisi tė mė “mėsonte” pėr ēdo gjė nė botė. Ishte njeri me kulturė tė lartė. Gijom Apoliner, njė shkrimtar dhe mik i tij, e ka quajtur “enciklopedi shėtitėse” qė e fliste frėngjishten si njė francez. Njė shkrimtar tjetėr, Zhyl lė Metrė, ka shkruar pėr tė: “Ky i huaj qė e shkruan kaq mirė gjuhėn tonė”.

    Si studiues i pasionuar i muzikės, Konica e adhuronte shumė Vagnerin. Njė nga gjėrat e para qė bėri ai pasi u takuam, ishte tė mė tregonte pėr Vagnerin dhe operat e tij. Me kėshillėn e tij e pashė pėrherė tė parė Parisfalin, kur u dha mė 1910 nė Boston. Nė varrimin e tij, tridhjetė vjet mė vonė, duke e ditur se sa shumė e donte Vagnerin, iu luta organistit tė luante muzikėn e Vagnerit nga kreu deri nė fund.

    Ka disa fakte qė mungojnė nė librin e papėrfunduar tė Konicės, fakte pėr Shqipėrinė, qė i kam mėsuar prej tij. Pėr shembull, Konica flet pėr krenarinė e malėsorėve shqiptarė. Zonja Durham e pranon kėtė nė librin e saj “Brenga e Ballkanit”. Kur pėrshkruan shpėrndarjen e ndihmave nė Maqedoni gjatė dhjetėvjeēarit tė parė tė shekullit tė njėzetė, ajo na tregon se si gratė fshatare e rrethonin ditė e natė, duke i kėrkuar ushqime dhe rroba. Ata vendoseshin rrotull shtėpisė ku banonte ajo dhe nuk largosheshin derisa tė merrnin diēka. Edhe kur u shpjegoi se nuk kishte mė asgjė pėr t’u dhėnė, ato nuk shkuleshin. Kur zonja Durham vajti nė Shqipėri, priste qė t’i ndodhte njėsoj. Pėr habinė e saj, askush nuk iu afrua pėr t’i kėrkuar ndihmė.

    Konica pėrmend edhe faktin se zonja Durham ka qenė njė adhuruese e madhe e amvisės shqiptare. Ajo mendonte se vetėm amvisa holandeze mund tė krahasohej me tė pėr pastėrtinė. Zonja Durham kishte tė drejtė. Mjafton tė shkosh pėr vizitė nė shtėpitė e shqiptarėve nė Shtetet e Bashkuara dhe mund ta shohėsh dallimin ndėrmjet amvisės shqiptare dhe shumė prej fqinjėve tė saj qė nuk janė shqiptare.

    Njė gjė qė e ka lėnė jashtė Konica ėshtė fakti qė fqinjėt ballkanas e italianė kanė shpifur se shqiptarėt janė tė egėr e tė pamėshirshėm. Zonja Durham na thotė se kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Ajo kiste parė fshatarėt siēilianė se si i rrihnin pa mėshirė kuajt dhe gomerėt, por kurrė nuk kishte qenė dėshmitare se si njė shqiptar rrihte njė kafshė. Unė e kam vėnė re edhe vetė kur kam udhėtuar me kalė nė Shqipėri. Sa herė vinim te ndonjė copė rrugė e vėshtirė, ishim tė detyruar tė zbrisnim dhe kafsharėt gjithnjė pėrdornin fjalėt pėrkdhelėse pėr t’u dhėnė zemėr kafshėve, si pėr shembull: “Hajde, vėlla. Ec, or bir; Nuk ėshtė dhe kaq e vėshtirė. Do ta kalojmė”.

    Njė shpifje tjetėr e pėrhapur nga fqinjėt tanė, ėshtė se shqiptarėt qenkan njerėz qė nuk u shtrohen ligjeve. E vėrteta ėshtė krejt e kundėrt. Ata u shumė mė tepėr se gjithė fqinjėt e tyre. Statistikat e rajoneve tė policisė nė qytetet amerikane ku ka shqiptarė, dėshmojnė qartė se ata janė nga grupet mė tė mira ndėr tė gjithė tė ardhurit e huaj. Pėrvoja ime e gjatė mė ka vėrtetuar se shqiptarėt u binden ligjeve nė shqipėri po ashtu siē u binden nė Shtetet e Bashkuara. E keqja ėshtė se, kur fqinjėt e Shqipėrisė pėrpiqen tė shkelin tėrėsinė e saj tokėsore, atėherė shqiptarėt “e paligj” ngrenė krye.

    Kur pėrshkruan pamjet e bukura tė Shqipėrisė, Konica pėrmend shumė turistė tė huaj qė e kanė admiruar kėte vend. Njė emėr, qė megjithatė mungon, ėshtė ai i prozatorit, dramaturgut dhe kritikut muzikor francez, Roman Rolanit, i cili nė njėrin nga librat e vet flet pėr “kodrat e bukura tė valėzuara tė Shqipėrisė”. Unė pėr vete i kam soditur nga maja e malit Tomor dhe nga kėshtjella e Krujės, kryeqyhteti i vjetėr i Skėnderbeut. Nuk kam parė gjithė jetėn time gjė mė tė bukur.

    Mjaft shtesa mund t’i bėhen kapitullit tė Konicės pėr vetitė luftarake tė shqiptarėve. Pėr shembull, kalorėsit shqiptarė u bėnė proverbialė nė gjithė Europėn pas vdekjes sė Skėnderbeut. Gjithė mbretėrit dhe sundimtarėt e Italisė, Francės, Britanisė sė Madhe kanė marrė kalorės tė lehtė shqiptarė pėr ushtritė e tyre. Konica mė ka thėnė njė herė se nė shekullin e shtatėmbėdhjetė, kur francezėt kėrkonin tė lavdėronin njė kalorės, shpreheshin: “E nget kalin si njė shqiptar”.

    Kemi disa dokumente italiane, qė flasin pėr kalorėsinė shqiptare dhe qė na shpjegojnė se si Skėnderbeu e shpėtoi mbretin Ferdinand tė Napolit me kalorėsinė e vet tė lehtė. Sipas dėshmisė sė historianėve bashkėkohės, Ferdinandi e kishte humbur davanė kur e braktisėn banorėt feudalė dhe u bashkuan me Rene Anzhuanė, qė ishte rivali i tij francez dhe qė pretendonte fronin e Napolit.

    Dihet mirė se ushtritė mercenare tė Rilindjes asnjėherė nuk bėnė ndonjė betejė tė vėrtetė. Ata kujdeseshin jo pėr lavdinė ushtarake, por pėr pagat. Zakonisht krijohej njė komitet i pėrbashkėt i tė dy ushtrive rivale dhe vendoste kush do tė shpėrblehej me fitoren. Pėr shembull, kur njėra nga ushtritė kundėrshtare kishte epėrsi tė padyshimtė si numėr, asaj i jepej fitorja pa e zgjatur shumė. Kur ushtritė ishin tė barabarta nga numuri dhe komiteti nuk mund tė merrte vesh se cila palė mund tė fitonte, atėherė kurdisej njė betejė e shtirė, nė tė cilėn nuk dėmtohej ose nuk vritej askush, me pėrjashtim tė ndonjė aksidenti. Por kjo manovėr shėrbente pėr tė ndihmuar komitetin e pėrbashkėt qė tė merrte njė vendim.

    Diēka e ngjashme ndodhi kur skėnderbu zbriti nė Itali me kalorėsinė e vet tė lehtė. Komandanti i ushtrisė kundėrshtare konti Piēinino dhe Skėnderbeu rregulluan njė betejė tė tillė tė shtirė pėr tė parė se cila nga tė dy ushtritė do tė kishte mė shumė shanse pėr tė marrė fitoren. Dy reparte tė zgjedhura nga ushtria shqiptare dhe italiane bėnė njė paraqitje tė kalorėsisė dhe tė aftėsisė luftarake. Shqiptarėt e fituan ndeshjen dhe kėshtu u mbyll gjithė kjo histori. Italianėt asnjėherė mė nuk e kundėrshtuan epėrsinė e kalorėsisė shqiptare. Natyrisht, me turret ishte njė pun krejt tjetėr. Atėherė Skėnderbeut i duhej tė bėnte beteja reale dhe tė arrinte fitore reale. Turqve nuk u bėnte pėrshtypje asnjė paradė.

    Skėnderbeu ka qenė, padyshim, njė gjeneral i madh dhe ai meriton nderime tė mėdha pėr kryqėzatėn e tij heroike kundėr turqve. Por ne nuk duhet tė harrojmė se edhe ushtarėt e tij meritojnė pjesėn e tyre tė nderit. Kryengritja shqiptare e viteve 1910 - 1912 kundėr turqve tregoi se luftėtarėt e ēetave shqiptare ende e ruanin trimėrinė dhe forcėn e gjallė qė kishin dėshmuar nė kohėt e vjetra nė Skėnderbeun. Vetėm pėr vetėm ata i mundėn turqit, marshuan nė Selanik dhe e detyruan qeverinė turke t’u jepte autonominė. Pas disa muajsh iu desh gjithė kombeve tė Ballkanit qė tė bashkoheshin pėr t’i mundur po ata turq. Mė 1920 atje u pėrsėrit po ajo histori e pėrjetshme. Shqipėrinė e kėrcėnonte copėtimi. Italia kishte pushtuar Vlorėn dhe prapatokėn e saj deri nė Gjirokastėr. Fqinjėt e tjerė kėrkonin copat e tyre sipas traktatit tė fshehtė tė vitit 1915. Vetėm njė zė u ngrit pėr tė kundėrshtuar, ai i president Wilson. Por ai mjaftoi pėr tė ngritur kombin. Malėsorėt shqiptarė tė bregdetit jugor qenė tė parėt qė u ngritėn, pastaj i ndoqėn edhe tė tjerėt. Brenda pak muajve italianėt u hodhėn nė det dhe u detyruan ta linin Vlorėn dhe rrethin e saj. Rreth njėzetė vjet mė vonė, mė 1940 grekėt, pothuaj shtatė herė mė tė shumtė si numėr sesa shqiptarėt, nuk mundėn ta pėrsėritnin kėte marifet, ndonėse kishin mbėshtetjen e flotės angleze dhe tė forcave ajrore angleze, qė i penguan italianėt tė sillnin pėrforcime.

    Tani disa fjalė pėr vendin e Konicės nė historinė e Shqipėrisė sė sotme. Si mysliman dhe si pėrkrahės i njė familjeje tė vjetėr aristokratėsh nga Shqipėria e jugut, Konica kishte tė gjitha mundėsite qė tė fitonte poste tė larta nė Perandorinė Turke, ku Shqipėria bėnte pjesė, qė pas vdekjes sė Skėnderbeut. Nė tė vėrtetė, shumė shqiptarė tė tjerė gjatė shekujve ishin ngjitur nė postet mė tė larta tė Perandorisė Turke. Pėr shembull, kur Konica ishte i ri, Vezir i madh ose kryeministri i Perandorisė Turke ishte Ferid Pasha, njė shqiptar nga Vlora.

    Por kjo karrierė nuk e tėrhiqte Konicėn. Ai mendonte se misioni i tij ishte tė luftonte pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Nga viti 1897 deri mė 1912, dy nga pionierėt mė tė shquar tė pavarėsisė sė Shqipėrisė kanė qenė Konica dhe Shahin Kolonja, botuesit e dy revistave shqiptare, qė dolėn jashtė: “Albania” dhe “Drita” pėrkatėsisht.

    Gjatė sundimit turk shqiptarėt kishin harruar gjithēka pėr lavdinė e tyre tė kaluar nėn Skėnderbeun. Konica ka qenė njeriu qė e rizbuloi dhe e popullarizoi Skėnderbeun e flamurin e tij, shqipen e zezė dy krenare nė njė fushė tė kuqe. Ky flamur u bė simbol i pavarėsisė kombėtare dhe mė nė fund u ngrit nė Vlorė mė 1912 nga Ismail Qemali kur Shqipėria u shpall shtet i pavarur.

    Konica ėshtė quajtur si krijuesi i prozės moderne shqipe. Kur unė vendosa tė bashkohesha me kryqėzatėn pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, e para gjė qė mė bėri pėrshtypje ishte mungesa e plotė e veprave letrare shqipe me vlera artistike. Por kur vajta nė Egjipt mė 1903, njė atdhetar shqiptar, Spiro Dineja, mė dha vėllimet e revistės “Albania” nga viti 1897 deri mė 1903. I lexova tė gjitha nga faqja e parė deri tek e fundit dhe atėherė e mėsova se nė shkrimet e Konicės ne e kishim atė qė na duhej: letėrsinė e mirė shqipe. Pėr mė tepėr, Konica zbuloi dhe popullarizoi shqiptarė tė veprimtarisė letrare si Kristofordhi, Mitkoja, Fishta dhe Zako Ēajupi. Me kėshillėn dhe udhėzimet e tij unė pėrktheva disa vepra nga Shekspiri, Ibseni, Edgar Alan Poeja dhe Don Kishotin e Servantesit. Tė gjithė autorėt shqiptarė qė vijnė pas Konicės janė nxėnėsit e tij, duke pėrfshirė dhe shkruesin e kėtyre radhėve.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  23. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Sokoli pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  24. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Loti...gjeje kush e ka shkruar ate pjese per Konicen se mire eshte te dihet autori.

    Sokol dhe Loti thx per kto materiale teper te bukura..


    Ky Forum eshte vertet nje enciklopedi..

  25. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  26. #14
    Bashkohem me mendimin e Brarit. Ishte kenaqesi te lexoje postimet qe keni sjelle me lart.
    Loti i Kristalt dhe Sokoli flm qe na dhate mundesine t'i lexonim.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  27. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  28. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Faik Konica: Dy skica tė bukura

    ANĖS LIQENIT
    (Pėr Geg Postripėn)

    Nata po afrohet. Drita e ditės tretet dalngadalė, e, mbi tjegullat e shtėpive, mbi dėrrasat e rrugėve, mbi fletėt e pemėve, mbi trupat e epėt tė ēupave, qė shkojnė, njė ngjyrė manushaqje – njė ngjyrė gushėpėllumbi, si thonė nė ca malet tona – shtrihet e i mbėshtjell. Mbasandaj, pak nga pak manushaqet shfletohen, ngjan. Hijet bėhen mė tė dendura, mė tė zeza. Njėri pas tjatrit, yjtė shpojnė qiellin e pikėlojnė dritė. Nata u afrua. Nata erdhi.
    E kur afrohet nata, kur vjen nata, mė pėlqen tė vete tė rri anės liqenit. S’ėshtė si liqeni Ohrit, me ujėra tė kulluara si tė njė rrėkeje, si liqeni i Janinės, qė shkėlqen si njė fushė e shtruar me pasqyra, si liqeni i Shkodrės, det i vogėl, i rrahur tej-kėndej nga lundra tė motshme sa Shkodra e nė anė tė cilit gjallojnė malėsorė tė rreptė. Ėshtė njė liqen nuk m’i madh se njė kopsht, nė mes tė njė pylli tė punuar, liqen i ndyrė e i bukur, i ndyrė me ujė tė qelbėt, i bukur se pemėt qė e rrethojnė varin degėt e tyre mbi faqe tė tij, edhe mbi faqe tė tij hėna ndrit e lot. Nė pushim tė natės bretkosat kėndojnė. Herė-herė njė peshk, e njė tjatėr, e njė tjatėr, shumė peshq tingllojnė ujėn. Uji pėrsėri pushon e fle. Po njė erė e ngadaltė (oh, shumė e ngadaltė!) unjet mbi liqen e i zhubravit faqen.
    1898


    MALLI I ATDHEUT

    Kur vete njeriu, i lirė dhe i vetėm, larg atdheut – viset e ra, ndryshimi i zakoneve, ėmbėlsia e udhėtimit e njė mijė gjėra qė vihen re ndėr popuj tė huaj, tė gjitha kėto ta pėrgėzojnė zemrėn e tė bėjnė jo tė harrosh Shqipėrinė, po tė mos vejė tek ajo aq dendur mendja. Mė tutje, si ngopen sytė sė pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S’si ē’tė mungon, ē’tė duhet. Njė hije trishtimi ta mbulon fytyrėn; e, pikė sė pari herė-herė, mbastaj mė dendur e mė nė fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prindėrve, i miqve e i shokėve, kujtimi i dheut ku u lindėm e u rritėm, ku qajtėm foshnja e ku lozėm djelm, kujtimi i atyre maleve larg tė cilėve nuk rron dot mirė njė shqiptar, kujtimi i kombit, qė, me gjithė ca tė liga qė ka, ėshtė kombi ynė, e mė tepėr kujtimi e dėshira e etja e gjuhės sonė ta shtrėngojnė e ta dėrrmojnė me tė vėrtetė zemrėn. Ah, malli i Shqipėrisė, malli i atdheut tė dashur, i shenjtė mall e dashuri e shenjtė, kush ėshtė ai shqiptar, qė s’e ka pasur nė dhe tė huaj! Duhet tė jesh jashtė Shqipėrisė, e tė jesh larg, pėr tė kuptuar se ē’forcė e ē’bukuri tė ėmbėl ka pėr veshėt kjo fjalė: Shqipėri! Ajo mė e zbrazura letėr, ajo fjala mė e vogėl, na sjell, kur vjen nga Shqipėria, njė gaz tė parrėfyeshėm, se na sjell si njė copė tė atdheut....
    1899
    Ullmar Qvick

  29. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ullmar Qvick pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  30. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Nga satira e Faik Konicės: Lutja e shkrimtarit

    .... Dhe mbasi fola pėr shkrimtarėt, do t'ju them njė gjė: kam vėnė re se librat e lutjeve fetare ndėrsa kanė lutje pėr cdo shkollė e zanat, s'kanė ndonjė lutje tė vecantė pėr shkrimtarėt. Unė nuk jam shumė fetar, por ngandonjeherė, mė hipėn zjarri pėr njė besim tė shkurtėr. Jam nė njė gjendje tė tillė dhe kam gatuar njė lutje tė shkurtėr, tė cilėn ju kėrkoj leje ta kėndoj. S'ka tė bėjė me asnjė fe tė vecantė dhe njerėz tė cdo feje mund ta pranojnė.

    "Ati ynė qė je nė qiell, jepna fuqinė tė mbajmė gojėn mbyllur kur s'kemi gjė pėr tė thėnė. Falna durimin tė thellojmė njė punė pėrpara se tė shkruajmė mbi tė! Frymėzona me njė ndenjė tė mprehtė tė drejtėsisė qė tė flasim jo vetėm me paanėsi, por dhe tė sillemi ashtu! Shpėtona nga grackat e gramatikės, nga shtrembėrimet e gjuhės dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftė!"

    1933

    Kush mendon se Faik Konica nuk ėshtė me aktualitet pėr ne? Ai ishte i pari shqiptar modern dhe ai ėshtė mbetur modern. Mė vjen shumė mirė tė di se mjaft anėtarė tė Forumit e vlerėsojnė... Ai e meriton.

    Ullmar Qvick

  31. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ullmar Qvick pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  32. #17
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Faik Konica – Ka qene njeri prej bijve me te shkelqyer te Shqiperise, nje nga campionet me te medhenj te independences kombetare, pa dyshim ustaj me i math i shkrimit te gjuhes sone; eshte njeriu qe na ka zbuluar flamurin e Skenderbeut. Keta tituj nuk mund t’ja mohojne as kundershtaret me te eger. – Fan Noli.

    Anes liqenit

    Nata po aferohet. Drita e dites tretet dale nga dale; e, mbi tjegullate shtepive, mbi drasat e rrugeve, mbi fletet e pemeve, mbi trupet e epeta e cupave qi shkojne, nje ngjyre manushaqie – nje ngjyre gushe pellumbi, si thone ne ca male t’ona, - shtrihet, e i mpshtjell. Mbasandaj, pake nga pake manushaqet cfletohen. Hijet behen me te dendura, me te zeza. Njeri mbas tjaterit, yjte cpojne qiellin, e pikelojne drite. Nata u aferua. Nata erdhi.

    E kur aferohet nata, kur vjen nata, me pelqen te vete te rri anes liqenit. S’eshte si liqeni i Ohrit, me ujera te kulluara si te nje rrekeje, si liqeni i Janines, qi shkelqen si nje fushe e shtruar me pasqyra, si liqeni i Shkodres, det i vogel i rrahur tej e ketej me lundra te motshme sa Shkodra e ne ane te cilit gjallojne malesore te rrepte. Eshte nje liqen nuke m’i math se nje kopesht, ne mes te nje pylli te punuar, liqeni i ndyre e i bukur, - i ndyre e i bukur, - i ndyre se uja i qelbet, i bukur se pemet qe e rrethojne mvarin deget e tyre gjer mbi faqe te tij, edhe mbi faqe te tij hena ndrit e lot. Ne pushim te nates bretkosat kendojne. Here here, nje peshk, e nje tjater, shume pishq, tingillojne ujen. Uja perseri pushon, e fle. Po nje ere e ngadalte (oh shum’ e ngadalte!) unjet mbi liqen e i zhubravit faqen.

  33. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Veshtrusja pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  34. #18
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Ne liqen

    Fletet, te thata e te verdha, kane rene, nga lisat e rreth-e-rrotullma, mbi liqen, edhe duken si njolla ari ne nje pasqyre te vjeter. As ere, as ze zogu. Nje pushim i trishtimshem. Vetem, lark se largu, ushtimi i capeve te ndonje enderimtari… Remat, here here, e ne nje hop qe te dyja, i bien ujes: qarke happen, qe vene duke u-tmadhuar e duke shtyre fletet: suli shket duke u-shuluar. Edhe nata po bie. Pertej, u-ndes nje drite, qe rrenjen ne nje cope te liqenit…

  35. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Veshtrusja pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  36. #19
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Bora. –

    Kthielltesia e qiellit shkoi me diellin, me lulet, me veren. Vjeshta e trishtimshem erdhi e iku. Tani, po hyn dimeri, edhe qiellin e kane mbuluar re te qetta e te ftohta. Edhe sot, per te paren here, zuri te bjere bora…

    Prapa qelqeve te dritores, po shikonj. Nga dale nga dale, si kur ka frike te ndegjohet, bora fluturon floke floke e shrohet mbi dhe. Bie kudo, e duket se kerkon te ndreqe e te zbukuronje: Dy cupa te vockela shkojne, e, ne lesherat e arta te tyre, te leshuara mbi shpatullat, bora shkruan trendafile te ergjenda. Djelmte qeshin, hidhen, lozin, e leftojne me topa. Zoqte vertiten rreth e rrotull prakeve: ciu, ciu, nje thrime buke! Si ne vere, gjithe bota jane veshur ne te bardha.

    Floke floke, nga dale, po bie bora…

  37. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Veshtrusja pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  38. #20
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Dita e veres. –

    Miqve, shokeve te Lidhjes Shqipetare “Verore”, u dergoj kujtime miqesie, urime te zemres, per Diten e Veres qe na afrohet. S’e festuam dot sivjet kete dite te bukur: po ne mos e festuam me trup, do t’a festojme me zemre.

    C’eshte Dita e Veres? Eshte dita ne te cilen stergjysherit t’ane, kur s’kish lindur edhe krishterimi, kremtojin bashke me Romanet dhe me Greket e Vjeter, perendit’ e luleve, te shelgjeve, te krojeve. Kur ckrin dimeri, kur qaset Vera buzeqeshur e holle dhe e gjate si ne piktyre te Botticelli, zemra e njeriut cgarkohet nga nje bare, shijon nje qetesi, nje lumtesi t’emble. Ne kete gezim, stergjysherit t’ane ndiejin nje detyre t’u falen perendive qe sillnin keto miresira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qe quajme Dit’ e Veres.

    Ne pake dite, ne Shqiperi, besniket e funtme te paganismit, besnike pa dashur dhe pa ditur, do t’rethojne me verore deget e thanave, te dellinjave, te dafinave, te gjithe shelgjeve te nderuara. Do t’ keputin dege te gjelbera dhe do t’i vene permbi dyert e shtepive dhe t’odave.

    Te mos i leme te humbasin keto festa te vjetera te races s’one. Nuk i bejen dem njeriu. Sjellin nje gezim te kulluar ne shtepite. Ne nje vent ku jeta e te vegjelve eshte aq trishte, djelmuria dhe vajezat kane nje rase te ralle per te defryer. Per te medhenjte, Dita e Veres ka nje shie poetike te holle e te rralle.

  39. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Veshtrusja pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Faik Konica
    Nga katana nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-12-2022, 23:01
  2. Faik Konica per here te pare ne nje film
    Nga StormAngel nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-05-2012, 14:05
  3. Konica s’e meriton te jepet nė shkolla, Vazhdimi i Degradimit Kulturor
    Nga Collectivemind nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 11:39
  4. Suedia dhe suedezėt nė veprat e shkrimtarėve shqiptarė
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 10-03-2005, 07:10
  5. Faik Konica
    Nga Loti i kristalt nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 08-10-2003, 13:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •