Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 87
  1. #61
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Baptist,dark matter ka,sipas kalkulimeve eshte nje lloj materje,qe perben shumicen e universit dhe qe ne nuk mund ta shohim.
    Pse triumfoi matter dhe jo antimatter,a nuk duhet te jete universi simetrik,ka pike pyetje te medha qe dikush duhet ti dije,sigurisht,as une dhe as ti.
    Elektron,pozitron kane shenje te kundert,nuk eshte muabeti nxehte ftohte.
    PS.shkrimin tend e kuptova krejtesisht,nuk ka nevoje per korrektim
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  2. #62
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Landi, nuk ekziston "dark matter" si entitet me vehte dhe kjo eshte teper aparente sa qe nuk meriton as diskutim. Astronomet nuk kane kalkuluar asgje, ata thjeshte kane verejtur se materia e erret ze nje perqindje te konsiderueshme ne mesin e yjeve intergalaktikore etj. Ky eshte thjeshte nje vrojtim, ndersa: pozitron, elektron, e neutrino jane grimca te njejta, me ngarkesa dhe pa to; Jane grimca perberese te materies prej se ciles konstituohet bota atomike, andaj as keto nuk mund te radhiten ne te njejten kategori te kuptimeve.

    Perse ben pyetje te pabazuara si: "perse triumfoi materia?" Dhe perse u dashka te jete "universi simetrik?"

    Une e di fare mire se universi nuk eshte simetrik. Kaosi dhe Kosmosi jane te pashmangshem dhe te paperjashtueshem ne Univers. Per te "formesuar" dicka duhet "cformesuar" dicka tjeter dhe kjo eshte e pashmangshme. Pra Universi eshte gjate gjith kohes se formesimit te vet ne cformesim te vazhdueshem dhe pikepushimi nuk mund te arrihet asnjehere. Kjo eshte ajo qe materies ia mundeson te jete e pa-qete perjetesisht.

    Megjithate ngelem me pershtypjen se nuk e ke kuptuar mire shkrimin e meparshem sidomos kur sjell "elektron-pozitron" si antiteze te nxehte-ftohte.

    Perse po krijoni mite?

    "Materia e Errte" eshte lende e shperndare gjithandej neper kozmos dhe eshte teper e logjikshme qe sasia e saj ne Gjithesi te jete me e madhe se e "Materies se Shndritshme", -per mendimin tim shumefish me e madhe, sepse, jo e gjithe materia ekzistuese ka arritur te formesoje trupa te medhenje te cilet nen ndikimin e presionit gravitacional do te shperthejne ne nje reaksion nuklear te fuzionimit te asaj lende duke lidnur keshtu yje deri ne pambarim. Materia e perberjes qe hyn ne perqindjen e yjeve eshte shume me e vogel se perqindja e materies e cila nuk hyn ne perberje te tyre. Planetet e sitemit tone diellor poashtu hyjne ne perberjen e asaj qe neper tavolina kafeneshe quhet Materie e Erret. Pra, jo e gjithe lenda kozmike eshte pjese e yjeve te shendritshem.

    "Antimateria"?

    Nuk ekziston "anti matterie". Ky term eshte term sharlatanesh, eshte si te thuash "hokus-pokus" po te kishte anti matter do te kishte edhe antigravitet.

    Antimateria ne kontakt me Materien do te anihilohej ne plotesi perbrenda shume pak casteve dhe e tere gjithesia do te kolapsonte ne mosekzistence. Pra, po te ekzistonte antimateria, ne sot nuk do te ishim ketu duke shqyrtuar kete pyetje. Keto jane terma joshkencore te shpifura dhe qe ta shpifin po i more seriozisht.

    Takimi i antilendes me lende do te ishte i pashmangshem dhe ky takim do te prodonte 0 (zero) lende, -do te shkaktonte cfarosje reciproke. Nuk ka anti-lende, sic nuk ka antigravitet. Jo te gjitha manifestimet natyrore kane ciftin e vet ose antagonistin e vet dhe fale kesaj gjithesia vazhdon te ekzistoje...

    Materia shpreh se paku tri vecori vetish: kuantitative, intenzive dhe skalare. Te ngaterrosh ato do te thote te gabosh rende dhe mosnjohja e tyre shpie ne ngaterresa logjike te pazgjidhshme mes tjerash edhe ne konkluza krejtesisht te kunderta me te verteten e saj objektive.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anėtarėsuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Citim Postuar mė parė nga land Lexo Postimin
    Jimmy ne kete pike jam me Darius,ne dime te verteten ashtu siēna e servirin,kemi matter,po antimatter?gravity pse mos te kete antigravity,elektron, pozitron,dark matter,dark energy,ka shume pik pyetje,me duket se nuk ke kuptuar gje per kte te verteten jimmy,pra edhe njehere me qarte ligjet e macrokozmosit(relativiteti,Einstein) nuk vlejne per microcozmosin(quantum mechanics)gjeje ti ketu te verteten shkencore,pra kjo qe i serviret mases eshte kontradiktore
    O landi pomendoj qe spo me kupton ose nuk po deshiron te me kuptosh.
    Une nuk po them qe kjo qe ne dime tani eshte e vertete dhe te tjerat nuk jane.
    Por shkenca natyrore eshte shkence ekzakte dhe nuk eshte shkence sociale.
    2+2=4 eshte gjithmone ne matematike, dhe mos dysho nese ndonjehere do te jete 2+2=5 sepse eshte e kote te besosh ne te.
    Prandaj une po them qe ekziston vetem nje e vertete dhe te tjerat jane opinione.
    Une nuk e di se cila eshte e verteta, por e di qe cdo gje ka vetem nje te vertete.
    Nese ne e gjuajme topin larte, ka vetem nje te vertete, ai do te kthehet prape dhe kjo eshte nje e vertete, ai asnjehere nuk do te shkoj ne drejtimin nga ishte duke shkuar me shpejtesine e njejte perderi sa te kete force gravitacionale ne toke.

    Eshte teme mjaft e gjere dhe nese futemi me thelle kalojne ne fantazi dhe supozime.

    Sidocofte une nuk jam i sigurte per disa gjera qe sot bota i njeh si fakte qe edhe neser do te jene te tilla.
    Barca

  4. #64
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin

    "Antimateria"?

    Nuk ekziston "anti matterie"
    . Ky term eshte term sharlatanesh, eshte si te thuash "hokus-pokus" po te kishte anti matter do te kishte edhe antigravitet...


    Link qe po paraqes ketu eshte nga faqja zyrtare e CERN (per antimaterien): http://livefromcern.web.cern.ch/livefromcern/

    Ndersa kjo tjetra eshte per dark Energy nga Scientific American: http://www.sciam.com/article.cfm?art...8D6&sc=I100322

    Dhe e fundit eshte per antigravitetin nga National Geographic: http://news.nationalgeographic.com/n...nk_patent.html

  5. #65
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Ne kimine e kuanteve(quantum chemistry)antimaterja zgjeron konceptin e antiparticle te materjes,psh nje antielektron(nje pozitron,i cili eshte nje elektron me ngarkese pozitive)dhe nje antiproton(nje negatron,i cili eshte nje proton me ngarkese negative)mund te formoje nje atom antihidrogjeni ne te njejten menyre qe nje elektron dhe nje proton formojne nje materje normale te atomit te hidrogjenit,ky eshte koncepti i antimaterjes.dhe asimetria e dukshme ne univers e materjes dhe antimaterjes eshte nje nga problemet me te medhaja te pa zgjidhura te fizikes,prandaj une te pyeta,pse triumfoi materja?
    Sa per ate qe thua ti qe antimaterja nuk ekziston,je komplet gabim.
    Ne vitin 1995 fizikanet e CERN njoftuan per krijimin e 9 atomeve te antihidrogjenit me ane te eksperimentit,keshtu qe nuk ka dyshim qe ajo ekziston,sipas big bang materja dhe antimaterja duhet te kete qene ne sasi te barabarte por per arsye te panjohura,triumfoi materja,dhe keshtu qe kemi universin asimetrik,nga e gjitha kjo rjedh qe kemi dhe antigravitet,pra pse gjithe ky muabet,pikerisht pra per te treguar qe ne njohim nje te vertete te cunguar,ne nuk i dime ligjet e verteta qe qeverisin universin(ose universet),ne dime vetem ato te perafertat,capisci baptist.
    PS.une kam shume respekt per njohurite e gjera qe ke,por per disa gjera nuk bie dakord me ty.pershendetje
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  6. #66
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Nuk kam as kohe as interes te hyj te lexoj artikuj jashte forumit.
    Ajo qe do te doja eshte te lexoja mendimin origjinal te kolegut, ndersa shtigjet referenciale do te ishin shume te pelqyera vetem ne ate rast, kur te kemi te qarte qendrimim e tij ne lidhje me diskutimin ne vijim, apo jo Darius.

    Pra nese Jimmyswe thote cdo gje e "hedhur do te bie", do te ishte e pelqyer te cekej ne cilin ligj universal mbeshtetet kjo konkluze dhe deri ne cilen shpejtesi te hedhjes eshte e sakte per fushen e caktuar, dhe me kete te na binde shtigjet e gatshme ku gjejme edhe formulen e llogaritjes, dhe diapazonin e vertetesise se shtrirjes se saj si e vertete. Sepse po e kaloi "shpejtesine e dyte kozmike", trupi i hedhur s'do te bie me!

    Pa hyre te lexoj artikujt e cituar, po ju tregoj se termi antimaterie eshte kualitet i materies, pra edhe vet eshte materie. Asgje me e komplikuar se kjo, nje kuptim qe nuk shtrihet me gjere se ai gjuhesor.

    Per dark energy nuk kam bere fjale, ndonese po ekzistoi dark matter do te ekzistoje edhe dark energy. Ndersa dark energy thene me se thjeshti eshte energjia kinetike e trupave te ngurrte dhe grimcave tjera qe nuk bejne drite...

    Ndersa per antigravitet as qe do te lodhem sepse sic e kam sqaruar siperdo te duhej te ekzistonte antihapesira ne nje afersi te menjehershme qe te mend te vihej ne pune ndersa sipas te gjitha formave te argumentimit e kombinatorikave, anti-hapesira nuk ekziston. Dhe nuk ka asnje premise per te ekzistuar, perpos ne fushen e gjuhesise.

    Sidoqofte, po pata mundesi do t'i lexoj per kurreshtje.
    Ju fleminderit.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #67
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Baptist,dhe ēfare dime ne per hapesiren,vetem3 dimensione,kaq jemi ne gjendje te perceptojme,dime dhe qe eshte e perkulur pik.....pra jemi zhytur ne injorancen tone,ne dime nje lesh per hapesiren,ajo eshte teper e nderlikuar,pik
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  8. #68
    Te kuptoj Baptist por links qe paraqita jane ne mbeshtetje te tre pikave qe citova. I kundershtova ato me links pasi ne kete pike argumenti me i mire vjen nga shkenctaret dhe profesionistat te ketij lemi.

    Antigraviteti eshte bere i mundur nepermjet elektromagnetizmit. E kam dhene nje shembull tek tema Mistere kur flitet per Piramidat dhe treguar per kanadezin dhe amerikanin qe nepermjet nje force te fuqishme elektromagnetike kane krijuar antigravitetin duke levituar nje objekt me peshe relativisht shume te madhe.

  9. #69
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga land Lexo Postimin
    Ne kimine e kuanteve(quantum chemistry)antimaterja zgjeron konceptin e antiparticle te materjes,psh nje antielektron(nje pozitron,i cili eshte nje elektron me ngarkese pozitive)dhe nje antiproton(nje negatron,i cili eshte nje proton me ngarkese negative)mund te formoje nje atom antihidrogjeni ne te njejten menyre qe nje elektron dhe nje proton formojne nje materje normale te atomit te hidrogjenit,ky eshte koncepti i antimaterjes.dhe asimetria e dukshme ne univers e materjes dhe antimaterjes eshte nje nga problemet me te medhaja te pa zgjidhura te fizikes,prandaj une te pyeta,pse triumfoi materja?
    Sa per ate qe thua ti qe antimaterja nuk ekziston,je komplet gabim.
    Ne vitin 1995 fizikanet e CERN njoftuan per krijimin e 9 atomeve te antihidrogjenit me ane te eksperimentit,keshtu qe nuk ka dyshim qe ajo ekziston,sipas big bang materja dhe antimaterja duhet te kete qene ne sasi te barabarte por per arsye te panjohura,triumfoi materja,dhe keshtu qe kemi universin asimetrik,nga e gjitha kjo rjedh qe kemi dhe antigravitet,pra pse gjithe ky muabet,pikerisht pra per te treguar qe ne njohim nje te vertete te cunguar,ne nuk i dime ligjet e verteta qe qeverisin universin(ose universet),ne dime vetem ato te perafertat,capisci baptist.
    PS.une kam shume respekt per njohurite e gjera qe ke,por per disa gjera nuk bie dakord me ty.pershendetje
    Nuk do te replikoj me tutje ne kete sfere diskutimi. Nuk ka Ligje qe pershkruajn "boten kuantike". Kuntika ende ndertohet ne hipoteza dhe teori ende te pavertetuara dhe kjo nuk quhet shkence ekzakte mes tjerash. DHe shkencetaret jane ne dieni se te gjitha qe perfliten sot ne lidhje me to jane thjeshte spekulime. Hipotetizime e perafrime.

    Mes tjerash:
    Nje anti hidorogjen nuk mund te jete nje atom i antimateries, capisci Landi?

    Ai eshte thjeshte nje materie grimcat perberese te ciles jane te ngarkuara me analogji kontrastuese ose pasqyrim, ku berthema eshte me ngarkese negative ndersa "luspa" me ngarkese pozitive.

    Nje atom i tille do te jete suma-sumarum nje atom elektro neutral si gjithe atomet tjera.

    Kuantet jane teori dhe nuk jane shkence ekzakte as nuk ekzistojne Ligje qe pershkruajn boten kuantike deri ne diten e sotme.
    -Ato jane modele matematikore...

    Cdo kombinatorike qe bazohet te njohurite e pamjaftueshme te botes subatomike dhe nga kjo mundohet te nxjerre perfundime universale eshte e kote dhe spekulim i pafrytshem njerezor.

    Ndersa mua me humbet shume kohe te vlefshme sepse jam i zene me renovime.

    Ju pershendes
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #70
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Te kuptoj Baptist por links qe paraqita jane ne mbeshtetje te tre pikave qe citova. I kundershtova ato me links pasi ne kete pike argumenti me i mire vjen nga shkenctaret dhe profesionistat te ketij lemi.

    Antigraviteti eshte bere i mundur nepermjet elektromagnetizmit. E kam dhene nje shembull tek tema Mistere kur flitet per Piramidat dhe treguar per kanadezin dhe amerikanin qe nepermjet nje force te fuqishme elektromagnetike kane krijuar antigravitetin duke levituar nje objekt me peshe relativisht shume te madhe.
    Mua edhe nje here me duhet te them se keto terma jane ide njerezish.
    Ato do te ngelen perjetesisht ne kete domen, ide, imagjinate e bujshme. Vlerat e saj per mua ngelen te pakontestueshme per shtyerjen e njerezimit perpara. Por ato nuk jane te verteta ekzakte.

    Kur i lexoj keto kundershtime mua me cudite vetem fakti se si shumica prej jush deklaroheni se nuk besoni ne zot.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Muzika klasike, 101 pjesėt mė tė bukura
    Nga Tannhauser nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 21-10-2023, 16:25
  2. Muzika klasike shqiptare
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-01-2017, 08:40
  3. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  4. Besa, nderi, burrnia a janė moderne?
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •