Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 87
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Pres mendime dhe kundershtime,
    tema eshte e hapur per diskutim.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    X-files lexova pjeserisht perkthimin tend dhe do e kisha vazhduar por ndodhi qe lexova kete: "e imagjinoni se çdo te thote qe me kete teknologji te re sejcili nga ne mund te kete nje makine te vogel fluturuese pa karburant vetem me nje bateri te thjeshte?". E kuptoj qe nuk je diplomuar ne fizik dhe ndofta shum nga gjerat qe merren si ligje te fizikes sot do ndryshojn kur njerzit te zhvillojne shkencen akoma me shum. Megjithate disa ligje, aksioma nuk do ndryshojne kurr keto jan qe te gjith trupat fizik kan nje mas dhe ngarkes elektrike. Dhe kryesorja jan tre ligjet e termodinamikes. Eshte ligji i dyt i termodinamikes qe bie ne kundershtim me ate qe ke then ti spese energjia nuk shkaterrohet as formohet dhe vetem transformohet, makina te tilla me levizje perpetuale jan te pamundura spese convertimi i energjis me eficenc 100% eshte i pamundur. Ky ligj thot qe energjia potenciale ne nje sistem eshte gjithmon me e vogel pas nje far koehee edhe neqoftese asnje J energjie nuk eshte harxhuar sepse kjo energji shkon per te mbajtur entropin ( crregullin). shkrime te tilla mund te jen interesante por nuk jam krejtesisht i sigurt se i perkasin hapsires shkencore.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Ai qe ke lexuar ishte thjesh mendimi im.
    Perkthimi eshte ne fillim.
    Megjithate nese je interesuar po dalin ide se ligjet e newton nuk jane te sakta komplet. Kane nje vlefshmeri te kufizuar ne mekaniken tone normale por bien poshte ne fiziken kuantike. Une nuk jam ekspert i fushes por me kete menyre te llogjikuari ka shume gjera te pashpjeguara. Dhe po them ate qe kane thene ekspertet e fushes. A e di qe Swami Vivekanda(nje filozof hindu) perpara Einsteinit i kerkoi Nikola Teslas te vertetonte matematikisht se Masa eshte thjesht energji potenciale? Mos u nis vetem nga formulat, por mbi te gjitha nga llogjika.

    Te lutem nese nuk e ke bezdi lexoje njehere me kujdes perkthimin ose me mire akoma nese di anglisht ate origjinalin . I kam postuar ne nje nga shkrimet me lart.
    Ndoshta krijon nje ide. Gjithe jeten jam interesuar te mesoj shkencen , ti pergjigjem shume pyetjeve dhe gjithe jeten ajo qe perktheva me siper eshte gjeja qe me ka lene me eshte dukur me kuptimplotja. Ky arikull ishte thjesht nje midis shume shkrimeve qe John Dobson ka shkruar, thjeshtesia dhe thellesia e mendimit te tij me mahnisin.
    Te kerkoj vetem ti lesh menjane formulat dhe ligjet qe di dhe llogjiko i lire pa ndikimin e formulave.

    Dua te ndalem atje tek aksiomat qe permende.
    A ke degjuar per "pregeometry"?
    Eintstein e hodhi poshte gjeometrine e Euklidit, e cila bazohej ne aksioma te cilat merren te verteta pa vertetim. si psh definimi i drejtezes etj. Einstein ndryshoi gjeometrine, futi nje dimension te katert, kohen. Fundja gjeometria sot eshte baza e llogjikes sone, çdo gje e imagjinojme ne perputhje me gjeometrine euklidiane.
    Te mos e zgjas kot, te lutem lexoje me kujdes deri ne fund artikullin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xfiles : 12-12-2005 mė 07:39

  4. #14
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Pershendetje,

    Ne rradh te pare te falenderoj per perkthimin qe i ke bere. Megjithe mend shume interesante.

    Dhe ashtu sic e ke thene ti, shume e veshtire per t'u kuptuar. E lexova pakez edhe ne origjinalin ne anglisht, po shume mire e kishe perkthyer. Eshte faji i subjektit qe eshte i veshtire per t'u kuptuar me nje lexim.

    Ne fund, ia vlen te reflektosh per kete ese. Ata qe se kane lexuar ta lexojne.

    Kisha nje pyetje, mbi nje pazash qe me ngeli nder shume te tjera ne mendje:

    Per te kaluaren qe e shohim si te tashmen. Dmth, nqs vrojtojme nje planet te banuar me qenie te zgjuara (shembull), ky planet ndodhet 20 vite drite large nesh. Dhe ne kete planet ndodh nje shperthim qe ne e vrojtojm qe nga Toka, ne e shohim kete ngjarje (shperthim) ne "real time" apo 20 vite mrapa?


  5. #15
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Jo ne e shohim kete shperthim si dicka aktuale, por qe ka ndodhur 20 vjet me pare.

    Pra ne nuk mund ta shohim te tashmen asnjehere!

    Nese ne e vrojtojme ne kete moment nje shperthim qe ndodhi ne planetin X, 20 vite drite larg, ne aktualisht jemi duke vrojtuar ate qe ka ndodhur atje para njezet vjetesh fiks. POr per te pare ate cfare esthe duke ndodhur atje aktualisht do te na duhet te presim 20 vite te ardhshme deri sa te arrij ajo pamje ne distancen tone.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson
    Pershendetje,

    Ne rradh te pare te falenderoj per perkthimin qe i ke bere. Megjithe mend shume interesante.

    Dhe ashtu sic e ke thene ti, shume e veshtire per t'u kuptuar. E lexova pakez edhe ne origjinalin ne anglisht, po shume mire e kishe perkthyer. Eshte faji i subjektit qe eshte i veshtire per t'u kuptuar me nje lexim.

    Ne fund, ia vlen te reflektosh per kete ese. Ata qe se kane lexuar ta lexojne.

    Kisha nje pyetje, mbi nje pazash qe me ngeli nder shume te tjera ne mendje:

    Per te kaluaren qe e shohim si te tashmen. Dmth, nqs vrojtojme nje planet te banuar me qenie te zgjuara (shembull), ky planet ndodhet 20 vite drite large nesh. Dhe ne kete planet ndodh nje shperthim qe ne e vrojtojm qe nga Toka, ne e shohim kete ngjarje (shperthim) ne "real time" apo 20 vite mrapa?

    faleminderit shume per konsideraten.
    Te them te drejten , personalisht mendoj se te thuash qe e shohim ne "real time" eshte po aq e sakte sa te thuash qe e shohim 20 vite mbrapa.
    Varet nga pikepamja.
    Nese nje ngjarje e konsiderojme thjesht si nje informacion qe perhapet ose mbartet nga drita, atehere mund te themi se eshte real time, por nga ana tjeter, burimi i ngjarjes eshte 20 vite drite larg nesh. Te keshilloj te lexosh librin nga "Stephen Hawking - A brief History of Time", flet per kohen dhe vrimat e zeza, shume interesante.

  7. #17
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Perderisa keto dije jane te prekshme dhe te arritshme (ne kuptimin e gjetjes dhe leximit te tyre!) edhe per ty XFiles, qe je nje amator ne kete drejtim (ke shkruar qe merresh me software dhe jo me fizike!) do te thote qe aq sekret sa per t'i bere pjese te teorise se konspiracionit nuk jane. Ok, ketu Darius, i cili i manaxhon temat per konspiracionin ndoshta do nderhyje dhe do me shkruaje: Dita, mos fol per gjera qe nuk ia ke idene. Po e le te ma shkruaje kete gje.

    XFiles kjo qe pershkruan ti nuk ndodh vetem ne fushen e fizikes. Per shembull une mund te te tregoj per fushen e finances, e cila eshte po ashtu ne nje periudhe revolucionimi te vertete. Qe ne vitet '50 u shkruajten shkrimet e para ne fushen e Behavioral Finance. Iniciatori i kesaj fushe fitoi cmimin Nobel, por dyshimet qe ai ngriti per zhvillimin qe po merrte financa u injoruan. Ky drejtim i finances u zhvillua me shume nga psikologet per shkak se perfshin sjelljen e njeriut si element kyc ne ate qe verehet ne treg. Njeriu nuk eshte racional. Deri pak me pare drejtimi vazhdonte te injorohej e vetem tani i eshte njohur vlera. Psh tek sa kam lexuar lidhur me kete teme bente pjese dhe nje shkrim ku nje ish-student doktorature tregonte per sa kish degjuar profesorin dhe kolege te vet qe diskutonin me njeri-tjetrin sesi do ia hidhnin ketij poshte ato qe do te propozonte dhe aty nuk kishte fare lidhje me ate qe jane biznese pas tyre qe i thonin vazhdoni me kete tuajen. Ajo ishte dije ekzistente kunder dijes se re. Dhe si silleshin ata qe kishin dijen ekzistente: mundoheshin ta shtypnin me kembe te rene. Indoktrinohen te rinjte deri ne ate mase neper shkolla sa nuk guxojne te mendojne ndryshe. E kur mendojne ndryshe i percmojne ose i denojne me metodat qe dijne shkencetaret. Une mendoj se po pjesmarres te rendesishem ne faj jane shkencetaret, sepse jane ata qe duhet te mundohen ta cojne dijen perpara dhe ne kete rast te vazhdojne aty ku e la Einstein. Jane ata qe nisin kerkimin shkencor dhe i kerkojne qendrave te tyre fonde, punojne per formulimin e projekteve dhe programeve dhe i nisin ato. Por ndoshta duhen dhe kapacitete mendjeje te ngjashme me te Einstein-it qe te vazhdojne. Imagjino sa i bekuar ka qene ai njeri sa edhe kaq vite pas njerezit vazhdojne habiten nga ajo qe ai ka bere.
    Nderkohe per pjesen tjeter te fajit bizneset qe prodhojne teknologjite ekzistente ndoshta kane po aq faj. Por nese ato jane vertet te drejtuar nga njerez te mencur ato duhet te dijne ta perqafojne te rene dhe te punojne gjithmone ne menyre inovative qe te jane ne hap me kohen. Rast tjeter ilustrues si ky i mesipermi me financen eshte ai me Global Warming. Por per kete nuk do flas. Merrni me DVD "An Inconvinient Truth" dhe shikoni se c'behet e ku po shkojme.

    Nejse, ajo qe ke shkruar me makinat personale me te cilat cdo njeri do mund te fluturonte ka shume vite qe aplikohen...ne nje film vizatimor Aty njerezit jetojne neper ca banesa qe ndodhen ne shtylla te larta, ku brenda kane dhe parkingun, nga i cili nisen direkt fluturim, ka police trafiku ajror, etj. Nuk e mbaj mend titullin, por e mbaj mend qe e shihja kur isha e vogel tek Rai Uno.

    Per Einstein, jeten, vepren, u pergatiten vjet tre artikuj per faqen e Alb-Shkences (per ate qe quhet Rubrike "Vite nderimi" - ndonese nje vit me vonese, sepse viti Einstein qe 2005):

    "KONTRIBUTET GJENIALE NE MESIN E VALEVE TE TIJ JETESORE" - pergatitur nga nje profesor fizike: artikull shume i mire si nje permbledhje hyrese ne ate qe ishte e eshte Einstein edhe sot.

    "Einstein, pacifisti militant"

    "Nuk do ndrisni dot, Einstein!"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 19-07-2007 mė 13:04

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Dita,
    ne fakt une ne fizik nuk jam as amator, ne fakt jam me shume i interesuar ne okult dhe filozofi. Programimi eshte pasion dhe profesion.
    Jam dakord me ato qe thua ne shkrimin tend, sepse gjithmone keshtu ka qene dhe do te jete, qe drejtuesit e qendrave akademike ose me mire te them "mainstream science" injoron idete revolucionare.
    Ne fakt une kete artikullin , qe dua ta theksoj eshte nje esse, jo nje artikull shkencor i mirefillte, e solla sepse me beri pershtypje dhe doja ta ndaja me te tjeret, ndoshta dikujt do ti interesonte dhe do merrte frymezim nga kjo gje.
    Nuk ka te beje aspak me konspiracionin.

    Sa per makinat personale fluturuese, mendimi im eshte qe ēdo njeri duhet te jete i hapur per mundesi te reja , edhe pse duken te pamundura. Deri para ca kohesh edhe televizori ishte i pamendueshem, e lere pastaj kompjuterin dhe teknologjite grafike qe po ngushtojne kufirin midis realitetit dhe imagjinates.
    Bota dhe ligjet e natyres, apo menyra e funksionimit te saj nuk ndryshojne me kohen, ndryshon vetem menyra se si ne interpretojme fenomenet shkencore.
    ē'do menyre e te interpretuari natyren qe na rrethon , ka perparesite dhe kufizimet e veta.

  9. #19
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Einstein ishte nje kopuk i talentuar i shkences.

    E = mc², e ka nxjerrur pa pertese nga Xhouli
    J = mv², qe eshte e njejta gje!

    Xhoul, (J) eshte energjia qe aty e ke E, ndersa c² eshte shpejtesia katrore (m²/s²) qe ketu eshte dhene me v².

    Te dy ekuacionet jane te njejta per nga madhesite fizike baze : kg·m²·sˉ²

    Dallimi i ekuacionit te Ajnshtajnit nga definicioni i Xhoulit eshte te parametri i shpejtesise, ku c² paraqet konstanten e shpejtesise se drites qe nuk eshte variabel. Pra kjo vlere ne secilin ekuacion llogarites esthe e njejte per dallim nga ekuacioni qe definon J, sepse aty v² mund te kete vlere te cfaredoshme.

    Ekuacioni E = mc² bazohet ne pandryshuesherine e shpejtesise se drites dhe kufirin e shpejtesive natyrale, se asgje nuk mund te levize me shpejtesi me te madhe se te drites!

    Shtrohet pyetja, -cka nese zbulimet e ardhshme vertetojne se kjo shpejtesi nuk eshte kufitare? Cka do te behet me kete ekuacion, ne rast se fizicientet arrijne te regjistrojne shpejtesi disa fish me te medha se ajo e drites, ne natyre?

    A do te modifikohet kjo formule ne dicka si: E = mv² serish?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #20
    Citim Postuar mė parė nga xfiles

    Jam dakord me ato qe thua ne shkrimin tend, sepse gjithmone keshtu ka qene dhe do te jete, qe drejtuesit e qendrave akademike ose me mire te them "mainstream science" injoron idete revolucionare.
    Mainstream Science nuk i injoron aspak idete revolucionare. Por i fsheh dhe i mban ose neper sirtare ose i aplikon neper black projects. Pra vetem per nje grush njerezish. Shume njerez sot se kane idene se nga lindi mikrocipi apo mikrovalet dhe sidomos lazeri. Po ti hyjne ti mesojne sdo i besonin syve nga ato qe do lexonin.

    Kush ka kontrollin ekonomik sot, ata kane dhe kontrollin ne ate qe shkenca shperndan per masat. Sic thone dhe anglezet Power resides where the money is !!!

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Muzika klasike, 101 pjesėt mė tė bukura
    Nga Tannhauser nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 21-10-2023, 16:25
  2. Muzika klasike shqiptare
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-01-2017, 08:40
  3. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  4. Besa, nderi, burrnia a janė moderne?
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •