
Postuar më parë nga
kocollari
Boterisht???? Mos valle edhe kjo fjale eshte Toske???? Po se e keni me kaq zell modifikimin e gjuhes zyrtare shqipe qe t'i pershtatet shqipfolesve ne Kosove, qe une vete nuk shoh asgje te keqe, pervecse pasurim te metejshem te familjes se gjuhes shqiptare, atehere go ahead and do it, por ti vete nuk mendon qe jane gjera dytesore keto para pavaresise se Kosoves. Merre cdo fjale qe ke shkruajtur lart dhe analizoje se nga cfare dialekti vjen??? Dhe me nxirr pak 90% e toskerishtesh.
Sa per kush e flet me drejt gjuhen shqiptare zyrtare, a e di sa kam qesh( portokallia, sami frasheri), mos e thuaj me, se edhe vete kosovaret do qeshin me ty. E flasin ate te shkrete gjuhe zyrtare sikur e kane kallashnikovin tek veshi, prandaj lere fare te lutem se do na djersitesh.
Levizjet demografike te gegeve te Shqiperise drejt jugut kane ndikuar shume ne toskerishten apo gegerishten e bute te qytetit te Elbasanit, dialekt qe eshte marre edhe per shume baze ne unifikimin e gjuhes zyrtare shqipe. Prandaj thuaji botes(serbit) qe e flitka kaq mire shqipen tone, qe ta mbylle ate goje dhe te na lere rehat dhe ta gezojme kete zhvillim te gjuhes sone. Modifikimi eshte i rendesishem gjithmone, dhe jam shume dakort, dhe nuk besoj qe nje gjuhetare do te te kundershtoje ty ne kete pike. Por jo bastardim ose okupim nga nje dialekt, se ashtu i vjen per mbare disa dembelave qe nuk duan te mesojne. Njoh shume kosovare qe enderrojne dhe kane nje vullnet te jashtezakonshem qe te mesojne gjuhen e folur ne televizionin shqiptar. Me duket sikur kendojne kur flasin me tha nje plak kosovar nje here, c'te keqe ka ketu more? Me duket sikur flasin italisht me tha tjetri? po ketu c'te keqe ka, apo nuk duhet te tregojme qe kemi me shume lidhje me gjuhen etruskane te folur ne Italin e vjeter( lexo kola, falaschi, cabej), se i vjen keq serbit dhe grekut, se keshtu dalim qe kemi me shume lidhje me gjuhen e vjeter greke se vete greqishtja e sotme apo do me???
Trojet shqiptare dhe Gjuha shqipe kane qene gjithnje mollat e sherrit vella gjate gjithe kohes, dhe se gjuha jone ka afersi me me greqishten e vjeter dhe ate etruskane, provon qe ne jemi aborigines, natives, vendas, vendalinj te kesaj toke dhe jo anasjelltas qe jemi te ardhur dhe qe na ka sjellur turku, sic thote serbi dhe greku or tunxh( pa te keq).
Shendet
P.s Serbi te ben lavazh te keq, do kohe me e marre veten, hajde arsyetime hajde, flamuri kombetar s'lejohet per shkak te dy shteteve, kaja nonen shqipe. Kush e tha kete???? Bota apo Rrugova??? E di qe disa ne Kosove besojne se kane me shume lidhje me serbin se shqiptarin tashme, por sa gabim qe e kane, koha do e vertetoje. Sa keq me vjen, por ja qe kosovaret nuk na njohin mire, pasi edhe ne jemi ne nje pozicion shume te keq, vetem mafioze kemi ne krye te politikes sone, dhe keshtu qe Kosova po ben c'eshte e mundur qe te distancohet nga ne te shqiperise per kete fakt se sa per ndonje gje tjeter ne vecanti. Por kjo rruge te con drejt pusise serbe qe kosovaret s'kane asgje te perbashket me ato te shqiperise se vjeter baraz me kosovare=jo-shqiptare......Capisci ?????? Lufta per ekzistence nuk behet duke mohuar vetveten apo kombin tend. Nje flamur, nje gjuhe, e lejme me kaq, sa per dialektet do ekzistojne dhe dhe do te pasurohen gjithmone, pavaresisht nga klasa sunduese ne krye. Botnisht apo boterisht, nga fjala bote vjen, qe eshte fjale e gjuhes shqipe.
S.d.q. teme tjeter.
Krijoni Kontakt