Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    A i duhet Kosovës një gjuhë e re letrare?

    Dr. Shefkije Islamaj

    Prishtinë-Jo! Kosovës nuk i duhet një gjuhë e re letrare.
    Për një gjuhë të përbashkët standarde të pranuar në rrafsh të gjerë kombëtar tashmë kanë vendosur shqiptarët, rrjedhimisht edhe shqiptarët e Kosovës. Mosha e saj ka kapërcyer tre dhjetëvjetësha. Tre dhjetëvjetësha historie të gjuhës letrare janë pak në raport me historitë e shumë gjuhëve të tjera letrare përreth e më gjerë, por janë të mjaftueshme që kthimi prapa të jetë i pamundshëm, i vështirë, anakronik dhe me pasoja të rënda e të pakapërcyeshme gjuhësore e kombëtare. Ata që propagandojnë e që përpiqen të aktualizojnë krijimin e një gjuhe të re për shqiptarët e Kosovës jo se nuk janë seriozë, jo se nuk mund ta kuptojnë problemin, por mund të thuhet me sigurinë më të madhe me vetëdije po gërmojnë shkatërrueshëm në ardhmërinë tonë jo vetëm gjuhësore, po edhe kombëtare.
    Përpjekjet për veçimin tonë gjuhësor, përpjekjet për një variantizim të qëllimshëm gjuhësor, përpjekjet për krijimin e një standardi të ri për hapësira të caktuara shqipfolëse janë përpjekje plotësisht jashtëgjuhësore, përpjekje politike për të çelur rrugë edhe për ndarje të tjera në rrafsh kombëtar dhe në këtë kontekst kemi pak shembuj në botën e qytetëruar. Prirjet për veçim në mjedisin tonë janë intensifikuar së fundi dhe janë shpërfaqur në qarqe të caktuara intelektuale dhe ato nisin e sosin në argumentimin se standardi i pranuar është i imponuar në rrethana jodemokratike, se legjitimiteti i këtij veprimi është i lëkundshëm, se standardi ekzistues vështirë të jetë i pranueshëm dhe i realizueshëm për mjedise të caktuara të arealit gjeografik shqiptar. Në të gjitha rastet, harrohet se krijimi i gjuhëve letrare gjithmonë nxitet a shtyhet nga faktorë jashtëgjuhësorë e gjuhësorë, se gjuhët letrare nuk mund të ndërtohen mbi shumë baza dialektore, se gjuha standarde nuk është njësoj lehtë e përvetësueshme prej të gjithë folësve të bashkësisë së caktuar gjuhësore, se shqiptarët nuk kanë vepruar ndryshe nga popujt e tjerë, se gjuha e përbashkët letrare është shprehje e qytetërimit dhe e zhvillimit shoqëror e kulturor të tij dhe se duhet të mësohet parreshtur prej të gjithëve, se ajo gjendet në zhvillim të vazhdueshëm.
    Pse shqiptarët të veprojnë ndryshe nga të tjerët? Pse shqiptarëve të mos u duhet integrimi gjuhësor? Ç’përjashtim duhet të përbëjnë ata në këtë rrafsh? Prandaj pyetja nëse u duhet shqiptarëve të Kosovës një gjuhë e re është njësoj me pyetjen – nëse atyre u duhet një emër i ri, jo shqiptar.
    Mund të thuhet se shqiptarët po kalojnë një kohë vështirësish të mëdha. A nuk kanë kaluar ata edhe më parë vështirësi të tilla dhe a nuk kanë kaluar edhe popuj të tjerë nëpër to? Dhe mund të thuhet se shqiptarët sot ballafaqohen me probleme jetike të kombit, të cilat ndonjëherë çështjen e gjuhës mund ta skajojnë dhe, madje, ta zhvendosin në hierarkinë e çështjeve më pak të rëndësishme kombëtare ose në rastin më të keq edhe ta rrënojnë standardin e arritur, megjithatë, unë them se, pavarësisht të gjithave, integrimi gjuhësor i shqiptarëve ka qenë dhe mbetet çështja më e rëndësishme dhe më jetike për shqiptarët edhe sot, edhe nesër. Sot dalin me shumë rëndësi edhe integrimet: ekonomike, kulturore, arsimore e të tjera, por integrimi gjuhësor duhet të jetë baza e të gjitha integrimeve të tjera me rëndësi kombëtare. Unë nuk di edhe një rast të vetëm në Evropë, as edhe në historinë e kombeve moderne që nuk e konsiderojnë gjuhën përmasën kryesore dhe më integruese kombëtare. Ne nuk bëjmë pjesë në grupin e kombeve me fat, të cilët çështjen e gjuhës së përbashkët për kombin e kanë zgjidhur e vendosur moti. Por, ne, as nuk hyjmë në numrin fare të vogël të popujve që vazhdojnë të jenë ende në kërkim të një standardi gjuhësor. Ne nuk hyjmë as në grupin e popujve që me shqetësime të mëdha kanë përfunduar punët rreth gjuhës së përbashkët standarde. Prandaj do të ishte jo e favorshme, kundërhistorike dhe kundërqytetëruese po të fillonim të “gërmonim” në historinë e re të standardizimit të shqipes, me mbulesën a me preteksin e korrigjimit të pabarazisë eventuale gjuhësore. Janë të dëmshme e të papërmirësueshme në vija të shkurtra e në vija të gjata përpjekjet për variantizim e për veçim gjuhësor. Kjo nuk do të thotë se nuk na nevojiten diskutime për probleme normale gjuhësore, për problemet aktuale të gjuhës standarde – probleme që dalin në rrugën e zhvillimit të saj. Duhet ta ndihmojmë gjuhën në rrugën e saj të zhvillimit. Gjuhët nuk bëhen të zhvilluara vetvetishëm, po me politikë gjuhësore e me planifikim gjuhësor, me diskutime, rivështrime, korrigjime e plotësime, që marrin për bazë situatën aktuale gjuhësore dhe që nuk lënë anash rëndësinë e integrimit gjuhësor në rrafsh kombëtar. Në këtë mënyrë integrimi gjuhësor bëhet më i qëndrueshëm dhe më reflektues për integrime të tjera me interes. Ndryshimet rrënjësore në fazën e parë të zhvillimit të gjuhëve letrare, siç është rasti edhe me shqipen, sjellin pasoja të rënda gjuhësore. Gjuhët letrare nuk standardizohen vetëm për një brez folës, po për breza e breza, sepse gjuha mbijeton brezat.
    Prandaj e përsëris se integrimi gjuhësor për shqiptarët është po aq i rëndësishëm sa ai për kombet e tjera. Edhe gjuhët e tjera standarde janë krijuar mbi kompromise dhe nën ndikimin e faktorëve jashtëgjuhësorë, po kjo nuk i ka penguar e nuk i pengon për pranimin e saj të përgjithshëm e të gjerë, sepse qëllimi parësor që ndjek krijimin e çdo gjuhe të përbashkët standarde është ai i integrimit kombëtar.
    Kur të formohet shteti në Kosovë, në të gjitha përmasat që e përbëjnë një shtet bashkëkohor e modern, do të dimë të vlerësojmë, ndoshta, më mirë se cili është interesi ynë për integrimin tonë kombëtar, kulturor, arsimor dhe natyrisht edhe gjuhësor. Ndoshta edhe qëndrimin institucional do ta kemi më pozitiv e më qytetërues ndaj saj e ndaj kulturës gjuhësore. Në kohë krizash të ndryshme, të tilla nëpër të cilat po kalon shoqëria shqiptare, sot, duken të tjera gjëra me përparësi. Por, duhet ta dimë se edhe në kohët si këto duhet të mendojmë për kohën kur do ta kemi më mirë ose kur do ta kemi më së miri. Dhe kjo më mirë ose më së miri nuk do të mund të jetë e tillë pa gjuhë të përbashkët e pa gjuhë të kujdesur e të zhvilluar.

  2. #2

    Question

    Pyetje absurde si dhe ceshtje qe nuk merriton te diskutohet, sipas meje!

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  3. #3
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    albo Kam Respekt Per Ty Edhe Pse Ste Njoh Personalisht ,po Te Erdhi Spontane Apo I Ben Naihere Gjera Te Tilla ,po Behet Ajo Pytje Mor Vlla ,nejse Tani E Bere Dhe Une Te Them Nuk Ka Nevoje Per Pytje Te Tille Se Te Gjithe E Dine Se Kosova Nje Gjuhe E Ka Dhe Ajo Ashte Gjuha Shqiptare Gjuha Me E Embel Se Cfaredo Gjuhe Tjeter Te Fala Niku
    Ps.mos Baj Mo Gafa Te Tilla Vlla
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  4. #4
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Kosovaret albo, e flasin gjuhen shqipe me drejt se ne.
    Kete pyetje shtroje per fshataret e tiranes, elbasanit apo durresit, se ata kane probleme ne shqiptimin e fjaleve. Apo s'ke ça ben edhe luan deren.

  5. #5
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ky artikulli, Alboja ka neglizhuar apo harruar ta permendi, eshte mare nga Shekulli. Autori nuk eshte Albo por Dr. Islamaj, dhe po te mos ekzistonte si "ide" nuk kishte pse harxhonte kohen Dr. Islamaj.
    Ide te tilla ka kohe qe qarkullojne, si psh a duhet te kete dy abetare, dhe detyrimisht dy gjuhe. Ne nje forum tjeter para nje viti, ishte nje kosovar bile qe e solli si pyetje, dhe qe tha te njejten gje sic tha qafezezi: "Ju shqipet e Shqipnise nuk e flisni mire shqipen."

    Personalisht jam komplet kunder kesaj ideje, dhe ashtu sic behet e qarte ne artikull, gjuha ka nevoje per standartizime, per mbarevajtje (sidomos nga huazimet e teperta) por jo per ndarje. Ne menyre figurative eshte si te mos kemi me si simbol shqiponjen dykrenore, eshte si ta ndash ate ne dysh, ose sic eshte shprehur dhe Dr. Islamaj, te nderrosh gjuhen, atehere duhet te nderrosh dhe emrin "shqiptar."

  6. #6
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Them qe perderisa eshte Shqip gjuha qe Kosova flet ska pse ti duhet nje gjuhe e re.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Po pasiqe disa politikuaj tane po mundohen qe te krijoin nji komb te ri te ashtuquajtur kosovare edhe flamurin kombetar po doin te ndrroine edhe himnin kombetar gjithashtu e perse mos te ndrroine edhe gjuhen nese munden vetem une kame besim te plot se Kosova ka Adem Jashara e Avni Rrustema perplot dhe nji dit do tua ndal turrin ketyre baloshave.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Keto "idera" patjeter qe i hedhin njerez dashakeqes per Kosovaret apo kombin shqiptar ne pergjithesi dhe qe tentojne percarje; per sa kjo eshte e qarte, mire eshte tu mos u mbahet shume iso neper shtype e ku di une ketyre muhabeteve.

    Kosova fatmiresisht po shkon drejt pavaresise dhe me pas eventualisht do bashkohet me Shqiperine, pasi ky eshte dhe do jete vullneti i shqiptareve, por edhe sepse kjo eshte e drejte, pasi ju shkeput vendit padrejtesisht.

    Duan apo s'duan ata qe s'u pelqen ky skenar, drejt asaj do shkohet eventualisht

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Rryma pro-gjuhes se shkruar ashtu sic flitet ne Kosove, pra dialekti i atjeshem i shqipes, eshte e perbere kryesisht nga Migjen Kelmendi, gjuhetari albanolog gjermani Hans Joachim Lanksche etj. Mirepo edhe keta nuk jane duke kerkuar krijimin e nje gjuhe te re te shkruar por modifikimin e kesaj qe kemi tani duke e bere me te lehte edhe per shqiptaret e dialektit gege, qe sipas tyre dhe edhe realisht perben 80% te kombit shqiptar sot.

    Une per vete personalisht nuk jam gjuhetar por nuk me duket ide e keqe kjo e modifikimit te gjuhes se sotme te shkruar ne menyre qe kjo te jete sa me popullore dhe perdorimi i saj te jete sa me i lehte nga gjithe populli. Une e kam thene edhe here tjera qe nuk do ishte keq psh. te kemi edhe variantet gege te letrares bashke me ate toske qe kemi sot. Te dy variantet do mesoheshin njesoj ne te gjitha shkollat shqipe, keshtu psh. edhe tosket do njihnin me mire dialektin gege dhe do e kishin me te lehte komunikimin me geget. Kushdo pastaj do kishte mundesine e perdorimit te cilitdo variant te shqipes ne te shkruar qe deshiron.
    Psh. do kishim:
    Gjithe te mirat - ne dialektin toske qe eshte gjuha letrare e njesuar sot, dhe
    Tana t'mirat - ne dialektin gege
    Pra, do kishim dy variante, dy apo me shume menyra shprehjesh qe vetem do pasuronin gjuhen tone me shume dhe nuk do lejonte zhdukjen e dialekteve pergjithmone sepse nese vazhdohet keshtu eshte shume e qarte se edhe dialektet me kohe do zhduken fare dhe do mbijetoje vetem gjuha letrare e njesuar.

    Ky modifikim nuk perben asnje rrezik ndarjeje apo percarjeje ndershqiptare. Bile perkundrazi do afronte me shume geget me tosket. Une di shume raste kur shqiptare toske, kryesisht te paedukuar dhe qe nuk e njohin problemin, nencmojne shqiptaret gege per "mosnjohje te shqipes" sepse sipas tyre shqipja e paster eshte vetem toskerishtja. Di plot keshtu raste edhe tek shqiptaret gege, kryesisht ata te paedukuar qe nuk e njohin problemin, qe mendojne se shqipja e tyre nuk eshte e paster por vetem toskerishtja eshte shqipe e paster. Kjo natyrisht buron nga fakti qe shqipja e sotme letrare dhe e njesuar eshte toskerishtja dhe jo gegerishtja.

    Per krijimin e nje gjuhe te re te shkruar ne Kosove, edhe une jam kategorikisht kunder.

    Megjithese, gjuhetaret jane ata qe duhet te thone fjalen e fundit per kete problem, ashtu si dr. Shefkije Islamaj e tha ne kete shkrim e shume te tjere jane duke e thene gjithe kohen, sepse eshte profesioni i tyre ky dhe askush nuk e njeh me mire se ta kete problem.

    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 01-12-2005 më 01:29
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga qafezezi
    Kosovaret albo, e flasin gjuhen shqipe me drejt se ne.
    Kete pyetje shtroje per fshataret e tiranes, elbasanit apo durresit, se ata kane probleme ne shqiptimin e fjaleve. Apo s'ke ça ben edhe luan deren.
    Kjo qe ke thene nuk eshte aspak e vertete. Nese me gjuhe shqipe ke patur parasysh dialektin geg, atehere mund te thoja qe ke pjeserisht te drejte. Por nese i referohesh gjuhes letrare shqiptare ketu je koke e kembe gabim. E vetmja gjuhe qe ata i afrohen shqipes letrare, eshte ajo e shkruara neper botimet artistike (jo shtypi i perditshem). Ndersa e folura ka akoma shume rruge per te bere. Nese krahasimin e ben me fshataret e Tiranes, Elbasanit dhe Durresit, atehere me duhet te te kundershtoj 100 here me shume sepse nese me keta te mesipermit do kuptoje 90 %, me fshataret e Kosoves do kuptoje vetem 30 %. (Jo per faj te tyre dhe dua ta theksoj fort qe ska asnje armiqesi apo mllef nga ana ime.) Kam punuar gjate kohes se luftes se Kosoves me te shperngulurit dhe kam patur kontakte me te gjitha shtresat dhe nivelet e popullsise shqiptare te Kosoves. Kete qe shkruajta ketu e shkruaj para se gjithash si njohes shume i mire i gjuhes letrare shqipe si dhe nga eksperienca personale e punes me Kosoven. Problemi kryesor qe ka gjuha shqipe ne Kosove sot jane arkaizmat dhe huazimet, sidomos turqizmat dhe sllavizmat.
    Ne shkrimin qe ka postuar Albo ketu spashe asgje te keqe, perkundrazi jam partizan i faktit qe gjuha letrare shqipe sduhet te preket me dore. Jo se nuk me pelqen gegerishtja. Perkundrazi ka fjale qe jane te mrekullueshme, po per mua eshte blasfemi te spekulosh me faktin qe gjoja 80 % e popullsise shqiptare eshte gege dhe per kete arsye u dashka nderruar gjuha letrare.
    Ajo qe une personalisht do uroja te behej, do ishte pasurimi i metejshem i gjuhes aktuale letrare me disa fjale dhe shprehje nga gegerishtja qe jane shume te pasura dhe me kuptim. Por kur vjen puna tek prekja e mirefillte e gjuhes letrare mendoj se do ishte gabim i madh. Kjo qe eshte tashme, eshte nje gjuhe e konsoliduar.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  2. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •