Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242

    Mendja ne Islam

    4- Arsyet logjike tė qarta, tė prera e tė padiskutueshme, janė krejtėsisht nė pėrpuethshmėri me argumentet e sakta tė Islamit.

    Kurrėsesi nuk mund tė bjerė nė kundėrshtim arsya logjike e qartė, e prerė, e e padiskutueshme me njė argument tė prerė e tė sakta tė Islamit.


    Mendja ėshtė njė dhuratė dhe njė nder i madh qė Allahu ia ka bėrė njeriut. Allahu i lartesuar i ka dhuruar mendjes sė njeriut disa aftėsi dhe pėrgatitje pėr tė kryer shumė proēese logjike tė cilat janė tė dobishme pėr jetėn e njeriut, tė cilin Ai e ka nderuar . Allahu i Lartesuar ka thėnė: "Vėrtetė Ne i kemi nderuar Bijtė e Ademit dhe Ne i kemi mbartur ata nė tokė e nė detė, dhe i kemi furnizuar ata me gjithė tė mirat, si edhe i kemi parapėlqyer ata pėrmbi shumė prej atyre qė Ne i kemi krijuar me miresi tė veēantė." [El Isra; 70]

    - Grada dhe vlera e mendjes nė Islam.

    Vlera dhe rėndėsia e mendjes nė sheriat vihet nė dukje nga aspektet qė vijojnė:
    a. Allahu i Lartėsuar nuk ia drejton fjalėt e Tij veēse tė menēurve, sepse ata e kuptojnė fenė e Tij. Allahu nė Kur'an ka thėnė: "Pėrkujtim e kėshillė pėr zotėruesit e mendjes". [Sad; 53]

    b. Njė ndėr gjėrat qė varet prej tyre obligimi me detyrat fetare ėshtė mendja, ai qė nuk e posedon nuk ėshtė i obliguar. Profeti nė hadith ka thėnė: "Ėshtė ngritur lapsi pėr tre persona (d.m.th; ėshtė hequr obligimi dhe nuk merren nė llogari, pėrderisa janė nė atė gjendje), njėri prej tyre ėshtė, i ēmenduri derisa ti vijė mendja".

    c. Allahu e ka dėnuar (sharė) atė qė nuk pėrdor mendjen, siē ka pėrmendur pėr banorėt e zjarrit, pėr tė cilėt ka thėnė: "Dhe thonė: “Sikur tė kishim dėgjuar dhe pasur mend, ne nuk do tė ishim ndėr banuesit e zjarrit" [Mulk; 10] .

    Gjithashtu ka thėnė duke dėnuar veprimin e atyre qė nuk ndjekin sheriatin dhe udhezimin e Profetit: [ Kur u thuhet atyre : "Ndiqni atė qė ka zbritur All-llahu" ata thonė:" Jo ! Mė mirė ne dotė ndjekim ēfarė gjetėm nga baballarėt tanė", ( Adota bėjnė kėtė ?) Edhe pse baballarėt e tyre nuk kuptonin gjė dhe nuk ishin tė drejtuar ?"] [Bekare; 170]

    d. Kur'ani ka pėrmendur dhe ka nxitur pėr shumė proēese logjike qė i kryen njeriu p.sh. mendimi, meditimi, vėzhgimi e tjerė. Nė ajetet qė vijojnė Allahu i Lartėsuar ka thėnė: "A nuk mendojnė thellė pėr Kur'anin?", "Nė mėnyrė qė tė mendoni", "A nuk kuptoni"(2:219,2:266,3:78,6:151,34:46)

    e. Allahu i ka lavdėruar ata qė pėrdorin logjikėn pėr njohjen e tė vėrtetės. Allahu nė Kur'anė ka thėnė: "Ndėrkaq, ata qė u larguan prej adhurimit tė idhujve dhe ju drejtuan All-llahut, ata kanė gėzim tė madh, e ti pėrgėzoj robėrit e Mi! Tė cilėt i dėgjojnė fjalėt dhe pasojnė atė mė tė mirėn prej tyre. Tė tillėt janė ata qė All-llahu i udhėzoi nė rrugėn e drejtė dhe tė tillėt janė ata tė menēurit" [Ez-Zumer:17-18]


    f. Allahu ka dhėnė shumė shembuj nė Kur'anė qė i shikojmė ose i dėgjojmė, nė mėnyrė qė ne tė logjikojmė e tė mendojmė, si p.sh. fjala e Tij "Ai na solli Neve njė shembull, e harroi krijimin e vet e tha: “Kush i ngjall eshtrat duke qenė ata tė kalbur?" [Jasin; 78]

    g. Allahu nė Kur'anė ka pėrmendur shumė Fakte qė shkojnė sipas standarteve, kritereve dhe arsyeve logjike, si p.sh; "A mos u krjuam prej kurgjėsė, apo ata vetė janė krijues? A mos ata i krijuan qiejt e tokėn, Jo, por ata nuk janė tė bindur" [Et-Tur; 35-36], "Sikur tė kishte nė to (nė qiej e nė tokė) tė adhuruar tė tjerė me tė drejtė pėrveē Allahut, ato tė dyja do tė shkatėrroheshin" [El-Enbija; 22], "A nuk mendojnė thellė pėr Kur'anin? Sikur tė ishte prej dikujt tjetėr, pėrveē All-llahut, do tė gjendeshin nė tė kontradita tė shumta". [En-Nisa; 82]

    h. Kur'ani ka pėrcaktuar fushat e mendimit dhe pėrdorimit tė mendjes, si p.sh:[ A nuk e kanė parė qiellin mbi ta, si Ne e kemi ndėrtuar atė dhe e kemi zbukuruar, dhe s'ka asnjė tė ēarė nė tė ? ] [ Edhe tokėn ! Ne e kemi shtrirė atė dhe kemi vendosur nė tė male qė qėndrojnė fort, si dhe kemi sjellė nė tė ēdo lloj bime tė mrekullueshme nė ēift.] [ Njė ndriēim dhe Pėrkujtues pėr ēdo rob qė i kthehet All-llahut me pendim (rob i cili beson nė Njėsin e All-llahut, i plotson detyrat nė nėnshtrim ndaj Tij dhe qė gjithnjė kėrkon faljen e Tij).] [Kaf; 6-8]

    i. Pėrdorimi i gjurmės si argument qė tregon pėr lėshuesin (lėnėsin) e saj. Ky ėshtė njė proēes logjik qė ka nevojė pėr njohjen e lidhjes midis ēdo gjurme dhe lėshuesit tė saj. P.sh; Allahu i Lartesuar nė Kur'anė ka thėnė: [ "I cili ka krijuar shtat qiejt tė rėnditur njė pėrmbi njė :ju nuk mund tė shihni asnjėgabim nė Krijimin e tė Gjithė mėshirshmit. Kthe pra shikimin pėrsėri : " A mund tė shohish ndonjė tė ēarė ?]" [El Mulk; 3-4]

    j. Sqarimi i gjėrave qė mendja nuk arrin ti njohė, si p.sh, fjala e Allahut;[Dhe tė pyesin ty (Muhamed a.s.)pėr ruhin (shpirtin). Thuaj: :Ruhu (shpirti) ėshtė prej atyre gjėrave, dija pėr tė cilėn ėshtė vetėm tek All-llahu, ndėrsa nga Dija (juve o njerėz)ju ėshtė dhėnė vetem fare pak. ] [El Isra;85], si dhe fjala e tij:[ Ai (All-llahu) e di ēfarė u ndodh atyre (krijesave tė tij) nė kėtė botė dhe ēfarė dotu ndodhėatyre ( nė jetėn e Fundit) dhe ata kurrė nuk do tė pėrfshijnė gjė nga Dija e Tij.] [Taha; 110]. Abdullah ibnu Abbasi ka thėnė; "Kaderi ėshtė njė gjė qė Allahu e ka bėrė sekret, tė fshehtė".

    Qėndrimi i ehli sunetit ndaj arsyes logjike

    Do tė pėrmend disa pika, tė pėrmbledhura nga shkrimet e Ibnu Tejmijes nė kėtė fushė, tė cilat sqarojnė qėndrimin e ehli sunetit:

    a. Njeriu me mendjen e tij ka aftėsi t’i kuptojė e t’i njohė gjėrat, por bazuar nė arsyen logjike ai mund t’i njohė e t’i perceptojė gjėrat (qė kanė tė bėjnė me besimin dhe rregullat e fesė) nė mėnyrė tė pėrgjithshme dhe jo nė mėnyrė tė shkoqitur.

    b. Argumentet fetare kanė pėrparėsi mbi konkluzionet logjike, pėr arsye se sheriati ėshtė i pagabueshėm, ndėrsa konkluzionet logjike mund tė jenė gabim. Kjo sepse arsyet logjike janė produkt i mendjes sė njeriut, i cili gabimin e ka nga natyra, kurse burimi i argumenteve tė sheriatit, ėshtė hyjnor.

    c. Gjykimet logjike qė janė tė sakta, tė qarta e tė padiskutueshme, nuk mund tė bien ndesh me sheriatin.

    d. Arsyet logjike janė tė sakta vetėm kur pėrputhen me sheriatin. Ndėrsa kur kundershtojnė sheriatin ato janė tė parregullta, tė pavlefshme. Prandaj standartet dhe kriteret logjike qė pėrputhen me sheriatin janė tė sakta, kurse ato qė kundershtojnė sheriatin janė tė pavlefshme.

    e. Nė rast se nga vėshtrimi sipėrfaqėsor i njė teksti (citati) do tė vėrehet se ai bie ndesh me njė argument tė saktė, tė qartė, e tė prerė logjik, kjo padyshim ndodh ose pėr shkak tė njė dileme qė duhet zbuluar e qartėsuar, ose pėr shkak tė interpretimit tė gabuar tė tekstit, si p.sh; kur fjala ka dy ose mė shumė variante pėr tu interpretuar dhe njėri prej tyre bie ndesh me arsyen e qartė e tė prerė logjike, gjė e cila tregon se ai variant nuk mund tė jetė kuptimi i saj, ose pėr shkak se hadithi qė bie ndesh me arsyen logjike tė saktė, ėshtė i dobėt ose i trilluar si p.sh. hadithi i trilluar; "Allahu i Lartėsuar zbret mbrėmjen e ditės sė Arafatit mbi njė deve dhe pėrqafon kalorėsit e ata qė ecin nė kėmbė". Kjo padyshim ėshtė gėnjeshtėr e trilluar.

    f. Ligjet dhe rregullat nė mėnyrė tė detajuar mund tė njihen vetėm nėpėrmjet Sheriatit. Kėshtuqė ato janė prej veēorive tė Tij.

    g. Nė mėnyrė tė pėrgjithshme njeriu me mendjen e tij e dallon atė qė ėshtė e shėmtuar dhe e keqe dhe e dallon atė qė ėshtė e bukur dhe e mirė, qoftė edhe pa i arritur argumenti fetar. Mirėpo njeriu nuk ėshtė i obliguar pėr asgjė derisa t’i arrijė argumenti fetar dhe si rrjedhoje shpėrblimi dhe ndeshkimi pėr veprat e tij varet po nga arritja e argumentit fetar.

    h. Sheriati mund tė sjellė gjėra qė e hutojnė mendjen, si p.sh; ndėshkimi i shpirtit sė bashku me trupin nė varr, por jo gjėra qė janė tė paarsyeshme e tė papranueshme logjikisht.

    i. Asgjė s'mund t’i bėhet detyrė Allahut pėrmes asaj qė e gjykon mendja e njeriut, sepse Allahu siē ka lajmeruar pėr veten e tij ėshtė, " Veprues i asaj qė dėshiron". Por ai mund t’i bėjė detyrė vetes sė tij atė qė dėshiron dhe mund ta ndalojė veten e tij nga ajo qė dėshiron, pėr t'u bėrė mirėsi robėrve tė tij, si p.sh. fjala e profetit se Allahu ka thėnė nė hadith kudsi: "Unė ia kam ndaluar padrejtėsinė vetes time", si dhe fjala e tij: "E drejta e robėrve ndaj Allahut ėshtė qė, tė mos e ndėshkojė atė qė nuk i bėn shok atij asgjė"

    j. Logjika ėshtė burim (referencė) dytėsore, e varur nga argumente fetare dhe e nėnshtruar ndaj tyre. Tekstet e kuranit dhe sunetit janė tė mjaftueshme si burime fetare dhe e bėjnė tė panevojshėm bazimin nė konkluzionin logjik, por nuk e pengojnė pranimin e tij kur ėshtė i saktė.
    Ēdo mendim qė bie nė kundershtim me kėtė qė sqaruam lidhur me logjikėn, ėshtė i pasaktė dhe nė kundershtim me qėndrimin e ehli sunetit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albin : 26-11-2005 mė 15:51

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Ah, mė ka mbėrthyer vjeshta...
    Nga Xhexho nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 04:47
  3. Ekzistenca e Zotit
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 14:56
  4. Prezantimi i pergjitheshem i fese Islame.
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 06:27
  5. Beat poezia qe lulzoi ne " SIX GALER"
    Nga Makiaveli nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-06-2002, 13:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •