Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 44 prej 44
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Postuar nga Firdeus

    Po e postoj nje material qe ben fjale se pėrse u ndalua mishi i derrit?

    Klasifikimi i gjėrave nė tė lejuara dhe nė tė ndaluara, bėhet sipas urdhėrit tė Allahut. Allahu (xh.sh.) disa gjėra i bėn "hallall" e disa i bėn "haram". Pra, feja ėshtė provim, ėshtė njė propozim dhe alternativė qė u jepet njerėzve. Allahu (xh.sh.) qė t'i bėjė njerėzit tė pėrshtatshėm pėr tė hyrė nė xhenet i kalon nė provim.
    --------------------------------------------------------------------------------

    Si arsye pėr t'u sprovuar

    Klasifikimi i gjėrave nė tė lejuara dhe nė tė ndaluara, bėhet sipas urdhėrit tė Allahut. Allahu (xh.sh.) disa gjėra i bėn "hallall" e disa i bėn "haram". Pra, feja ėshtė provim, ėshtė njė propozim dhe alternativė qė u jepet njerėzve. Allahu (xh.sh.) qė t'i bėjė njerėzit tė pėrshtatshėm pėr tė hyrė nė xhenet i kalon nė provim. Pėr kėtė arsye ka vendosur disa rregulla e disa gjėra tė ndaluara. Gjėja themelore ėshtė bindja ndaj kėtyre urdhėrave dhe ruajtja nga gjėrat e ndaluara. Principet e vendosura nga Allahu (xh.sh.) kanė shumė dobi si pėr njeriun nė planin personal, ashtu edhe pėr njerėzit nė planin e pėrbashkėt (tė shoqėrisė). Ndalimi i pėrdorimit tė mishit tė derrit ėshtė njė prej atyre gjėrave tė quajtura "haram". Kjo ndalesė pėrmban nė vetvete shumė dobi, disa prej tė cilave do i trajtomė mė poshtė.

    Lėndėt helmuese

    Mishi i derrit ėshtė njė mish shumė me dhjam, dhe mbas konsumimit ky dhjam kalon nė gjak dhe nė njė tė ardhme rrezikon shėndetin e njeriut. Kjo yndyrė qė shėtit nėpėr damarėt e njeriut, bėhet shkak pėr rritjen e tensionit (hipertension), bllokimin e damarėve dhe pėr infarkt tė zemrės.
    Nė mishin e derrit gjendet dhe njė lėndė e dėmshme e quajtur "Sutoksin". Pėr t'u hedhur jashtė trupit tonė kjo lėndė qė hyn me mishin e derrit, duhet qė gjėndrat linfatike tė punojnė mė tepėr. Tek fėmijėt kjo gjėndje bėhet shkak pėr qelbėzimin dhe fryrjen e tyre. Qafa e fėmijės sė sėmurė fryhet nė mėnyrė anormale dhe ngjan me atė tė derrit. Pėr kėtė arsye kėsaj sėmundje "skrofuloz" i vihet dhe emri "sėmundja e derrit". Me avancimin e sėmundjes gjithė gjėndrat limfatike nė trup infektohen, fryhen, temperatura rritet, nisin dhimbjet dhe paraqitet njė gjendje e rrezikshme.

    Sasia e tepėrt e squfurit

    Mishi i derrit ėshtė i pasur me squfur dhe me konsumimin e tij nė trupin e njeriut hyn njė sasi mė e madhe se normalja. Ky squfur i tepėrt depozitohet nė pjesėt kėrcore, nė muskuj dhe nerva, dhe nė artikulacione (kyēe) shkakton inflamacion, prishje tė tyre dhe sėmundje tė tjera. Nė qoftė se mishi i derrit konsumohet vazhdimisht, pjesėt e forta kėrcore nė trup fillojnė tė dobėsohen dhe me kohė shtypen nėn peshėn e trupit, dhe kėshtu kyēet (artikulacionet) prishen. Duart e njerėzve qė konsumojnė vazhdimisht mishin e derrit, qullosen, e nė to formohen shtresat e dhjamit. Nėse njė sportist vazhdimisht ha kėtė mish, bėhet dembel, ndien lodhje dhe lėviz mė pak e mė ngadalė. Disa futbollistė pėr pasojė kanė humbur edhe profesionin e tyre.

    Rritja e tepėrt

    Hormoni i rritjes, ėshtė njė tjetėr lėndė qė gjendet me shumicė nė trupin e derrit. Derrkuci kur lind ėshtė disa qind-gramė por brenda 6-muajsh shkon nė 100 kg. Kjo rritje kaq e shpejtė bėhet shkak pėr infeksion dhe enjtje nė organe tė ndryshme.
    Gjithashtu bėhet shkak pėr njė rritje anormale nė kockat e duarve, tė kėmbėve, hundės, dhe nofullave si dhe shkakton dhjamosje tė trupit.
    Efekti mė i spikatur i hormonit tė rritjes sė derrit ėshtė krijimi i kushteve tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e kancerit. Personat tė cilėt merren me therjen e derrave thonė se pas njė moshe tė caktuar derrat meshkuj nė pėrgjithėsi preken nga kanceri.

    Sėmundjet e lėkurės (dermatologjike)

    Mishi i derrit pėrmban lėndėt e quajtura "histamin" dhe "imtidazol", lėndė tė cilat shkaktojnė ndjenjėn e kruajtjes nė lėkurė. Kjo pėrgatit fushėn pėr sėmundje lėkure si; Ekzema, dermati, neuro dermatit.
    Gjithashtu kėto lėndė rrisin mundėsinė qė njeriu tė preket dhe nga sėmundjet e mėposhtme; apandesiti, sėmudje tė tėmthit e rrugėve tė tij, infeksion tė damarėve, etj. Pėr kėtė arsye doktorėt i rekomandojnė tė sėmurėve tė zemrės (sėmundje kardiake) qė tė mos hanė mish derri nė mėnyrė absolute.
    Mjeku gjerman, Prof. Dr. Reckeweg nė veprėn e tij "Mishi i derrit dhe shėndeti i njeriut" tregon njė kujtim tė vetin duke thėnė: "Pėr t'u ēlodhur kisha vajtur nė njė fermė larg qytetit. Nė familjen ku qėndrova, babai vuante nga antroza (sėmundje degjenerative e kyēeve) dhe nga qelbėzimi i kyēit tė ngofjes (pjesa e bashkimit tė kofshės me trupin). Gjithashtu kishte dhe shqetėsime nga mėlēia. Nėna kishte variēe dhe njė ekzemė qė i jepte shumė bezdi nė kėmbė. Vajzat e familjes vuanin nga insufiēenca e zemrės dhe romatizma. Edhe djali qė dukej mė i shėndetshmi, pasi vuante nga angina filloi tė kishte dhe ai insufiēensė zemre. Njė tjetėr vajzė vuante nga bronshiti kronik. Ndėrsa djali i vogėl i shtėpisė vuante nga pleuriti kronik. Gjatė vizitės mjekėsore qė ju bėra banorėve tė sipėrpėrmendur tė fermės vura re diēka; nė oborrin e fermės njė derr i madh e i pisėt shėtiste sa andej-kėndej e futej kudo.
    Ndalova vizitėn dhe i thashė banorėve tė fermės: "A e shihni atė derrin atje? Mishi i tij, lėndėt e dėmshme qė ai pėrmban e qė ju i konsumoni vazhdimisht janė shkaktarė tė sėmundjeve tuaja.
    Familja ku unė qėndrova dhe familjet e tjera fqinje qė i rrethonin e qė dėgjuan kėshillėn time, hoqėn dorė nga mishi i derrit, shpėtuan ose u lehtėsuan nga shumica e sėmundjeve dhe tani nė fermat e tyre s'sheh veēse dele."

    Mishi i derrit dhe Trishina (shiriti)

    Njė nga sėmundjet e rrezikshme qė i kalon njeriut me anė tė mishit tė derrit ėshtė "Trishina". Derrat e marrin kėtė sėmundje kur hanė minj ose mishin e derrave me shirit. Shiriti nuk shkakton sėmundje tė rėndėsishme tek derrat, por kur kalon tek njeriu shkakton njė sėmundje tė rrezikshme dhe vdekjeprurėse. Krimbat e vegjėl tė trishinės qė merren me mishin e derrit, nga stomaku dhe zorrėt kalojnė nė gjak dhe kėshtu pėrhapen nė tė gjithė trupin. Nė veēanti vendosen nė nofull, gjuhė, qafė, dhe nė muskujt nė zonėn e kraharorit. Ata shkaktojnė paralizė nė muskujt e pėrtypjes e tė tė folurit. Gjithashtu shkaktojnė bllokim nė damarė, menengjit (qelbėzim i cipės sė trurit). Nė disa raste tė rėnda pėrfundimi ėshtė vdekja. Ana mė e keqe e kėsaj sėmundjeje ėshtė se nuk ka njė mjekim tė caktuar.
    Sėmundja e trishinės, ėshtė e pėrhapur veēanėrisht nė vendet ku konsumohet mishi i derrit. Megjithė kontrollet e rrepta tė veterinerėve nė Norvegji, Angli dhe Poloni vėrehen epidemitė e trishinės. Pėr vendet islame kjo sėmundje ėshtė e panjohur pasi muslimanėt nuk e pėrdorin mishin dhe nėnproduktet e derrit.

    Ushqimet dhe veēoritė e njeriut

    Njerėzit dhe kafshėt, pak a shumė ndikohen nga ushqimet qė hanė. P.sh. macja, qeni, luani, qė ushqehen me mish janė paksa tė egėr dhe shqyes; ndėrsa delja, dhia, deveja, qė ushqehen me barishte janė mė tė buta dhe mė paqėsore.
    Kjo ėshtė e vlefshme dhe pėr njerėzit. Ėshtė vėrejtur se ata qė ushqehen me mish e nėnproduktet e derrit nė pėrgjithėsi janė mė tė rreptė, ndėrsa tė tjerėt janė mė tė urtė e tė butė nga natyra. Derri ėshtė njė kafshė qė nuk ka xhelozi pėr femrėn e tij. Tek njerėzit qė vazhdimisht pėrdorin mishin e derrit vihet re se ndjenja e xhelozisė pakėsohet ose shuhet plotėsisht.
    Filozofi francez Savorin, e pranon dhe e vlerėson ndikimin e tė ushqyerit mbi karakterin e njeriut dhe thotė: "Mė thuaj mua se ēfarė ha qė unė tė them se ēfarė je ti."

    Gjėrat e lejuara (hallall) i plotėsojnė nevojat

    I madhi Zot, ka krijuar shumė ushqime pėr t'i pėrdorur ne. Por disa gjėra tė dėmshme janė tė ndaluara. Allahu (xh.sh.) ėshtė i Mėshirshėm dhe i do robėrit e Vet, prandaj nuk i ngarkon njerėzit me shumė detyra nga sa ata mund tė mbajnė. Njerėzit me lehtėsi mund t'i kryejnė urdhėrat e Allahut (xh.sh.) e mund tė shmangen nga ndalesat e Tij. Ēfarė humbet njeriu kur nuk pi pije alkoolike e kur nuk ha mish derri?

    Krijuesi e di

    Inxhinieri qė ka bėrė makinerinė e di mė mirė se, nė cilat kushte dhe si punon. P.sh. nė katalog shkruhet se makineria duhet tė punojė nė 220 volt, ndėrsa ne pa ia vėnė veshin katalogut, e lėmė tė punojė nė 500 volt. Mendoni se ēdo ndodhė me makinėn? Trupi i njeriut ėshtė si njė motor dhe makineri e mrekullueshme e krijuar nga Allahu i Madhėruar. Pa dyshim Ai e di mė sė miri se si punon kjo makineri. Meqenėse Allahu (xh.sh.), Krijuesi ynė na e ka ndaluar tė hamė mishin e derrit, atėherė ne s'duhet ta pėrdorim, pasi edhe logjika kėtė konkluzion nxjerr.

  2. #42
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Po veza e pules qe te jete "islamikisht" e ngrenshme, si i behet hallit se pula ben veze perdite e do te duhej te mbahej e izoluar gjithe kohen.

    me kujtohet se kur ish-Pularite shteterore i ushqenin pulat me koncentrat peshku, vezeve i vinte era peshk.... dua te them ushqimi i saj percillet edhe tek veza ne njefare menyre gjate rritjes se vezes...po ashtu pula han gelqere per te krijuar kalciumin e levores se vezes, si edhe m... kur i del perpara.....
    I dashur, mos e ngaterro kadaifin me makaronat, nese flasim per vezen eshte dicka tjeter, ajo eshte dhe e mbeshtjellur me nje cipeze qe i thone levore, dhe nese ti paske ndjere tek veza era peshk, une nuk kam ndjere ndonjehere.
    Kushedi e paske me te zhvilluar sistemin e nuhatjes ti.




    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    derri izolohet shume kollaj po deshe ti. Derri eshte kryesisht kafshe bar-ngrenese, po e ushqeve mire me miser etj.
    Logjika jote nuk qendron eshte logjike feminore. Ti perpiqesh te gjesh arsye te justifikosh ndalimin. .
    Une do te thoja te kunderten.
    Ka disa vite qe dajua im mori nje derr, dhe donte ta ushqeje ca kohe, per te shtuar peshe, mirepo qefi i atij ishte te fuste nocken ne lluce e neper kazane pehrash. Nuk zgjati shume, dhe mendoi ta ushqente brenda, e lidhi dhe megjithese i hidhte shume gjera si miser e hime perseri ai hante jashteqitjen e tij.Dhe nje veterinet po i thote nese mundohesh ta lidhesh ne menyre qe te mos e coje koken pas, nuk do ta coje as javen e do te ngordhe.
    Megjithate keto gjera nuk jane te qendrueshme sepse nuk kam provuar te lidh ndonje derr vete ne ngordh apo jo.

    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    mirepo une them: Po te marresh nje gic te vogel nja 7-8 kilesh e ta mbash paster, ta vaksinosh, ti japesh miser, pra e ke 100% qe ka ngrene ushqim "hallalli" pra kete gic te pjekur ne hell pa kurrfare pislleku a semundje a virusi, a do ta haje ti?.
    Populli thote me hiq friken te fal mushken kush me siguron qe eshte pa semundje mishi i tij?
    Dhe tek e dyta nuk me besohet se arrihet te izolohet nje derr.
    Sigurisht qe sdo e haja.

    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Prandaj bjeri shkurt me mire e thuaj ma ka ndaluar Allahu e nuk e ha, po pse e qysh nuk je ne gjendje te japesh "xhevap", jo ti po askush ketu nuk di te jape nje arsye te sakte.
    .
    sigurisht qe kjo eshte me paresorja se Zoti e ka ndaluar, dhe Zoti nuk ndalon dicka pa pasur nje shkak.Dhe une kam permendur edhe me siper shkaqet, mund te kete edhe me shume, por sme interesojne pasi nuk e perdor fare kete mish.
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Personalisht nuk kam asnje problem as me muslimanet dhe as me izraelitet; te vetmit qe nuk e hane derrin ne bote, ashtu si p.sh indianet nuk hane lopen po per arsye te kundert qe e nderojne ate kafshe si te shejte.
    Nese se ke problem atehere cfare ke qe grin sallate kot?
    Interesant si gjithmone.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #43
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Per te gjithe ata per te cilet Mysliman = Turk, Arab, Terrorist, I prapambetur, Injorant etj. etj. etj.

    O Zot...

    Ne perendim me perbuzin se jam Shqiptare e vij nga nje vend i pazhvilluar. Madje arrijne deri aty sa te me thone "Sa bukur qe nje shqiptare studjon... se vajzat shqiptare njihen per te tjera gjera!"

    Ne lindje me perbuzin se jam Shqiptare e nuk vij nga rraca e nderuar sllave.

    Ne lindjen e mesme me mohojne e me thone se nuk jam Myslimane deri sa te flas Arabisht.

    Mendoja se Shqiperia ime, vendi ku une kam lindur... te cilit i kam dhuruar jeten... do te me mbeshteste... po s'qenka e thene... ketu une jam per gjysmat "mbeturine komuniste" e per gjysmen tjeter "mbeturine turke".

    E di si eshte puna! Le te vene te gjithe ne djall!!!!! Le te veni te gjithe ne djall!!! Ju njerez qe nuk e dini c'eshte kombi e c'eshte besimi.

    UNE JAM MYSLIMANE E SHQIPTARE!!!! DHE JAM KRENARE PER KETE! DHE JAM KRENARE TE VDES PER KETE!

    Cfare kam kerkuar nga ju? Asgje... asnjehere...


    A ka ndonje te krishtere te cilin e kam quajtur "mbeturine romake", "mbeturine greke", "mbeturine sllave"?
    A ka ndonje hebre qe mund te thote se e kam quajtur "mbeturine"?
    A ka ndonje budist qe kam fyer?
    Ndonje hindu qe e kam share?
    A ka ndonje njeri te cilesdo race, kombi apo feje qe kam fyer?
    Te dale ketu e te thote se e kam fyer per perkatesine e tij racore, etnike apo fetare!!!

    E nese ka heshtje... KUSH JENI JU qe me fyeni mua? KUSH JENI JU qe i lejoni vetes lirine te me hiqni kombesine, besimin apo racen!

    Ju jeni ASGJEJA qe e mbytur nga BOSHLLEKU i vet perpiqet te ANULLOJE dhe te tjeret!!!!

    E indinjuar thelle,
    E fyer thelle,

    Bluemoon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bluemoon : 27-11-2005 mė 05:09

  4. #44
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Citim Postuar mė parė nga bluemoon
    Per te gjithe ata per te cilet Mysliman = Turk, Arab, Terrorist, I prapambetur, Injorant etj. etj. etj.

    O Zot...

    Ne perendim me perbuzin se jam Shqiptare e vij nga nje vend i pazhvilluar. Madje arrijne deri aty sa te me thone "Sa bukur qe nje shqiptare studjon... se vajzat shqiptare njihen per te tjera gjera!"

    Ne lindje me perbuzin se jam Shqiptare e nuk vij nga rraca e nderuar sllave.

    Ne lindjen e mesme me mohojne e me thone se nuk jam Myslimane deri sa te flas Arabisht.

    Mendoja se Shqiperia ime, vendi ku une kam lindur... te cilit i kam dhuruar jeten... do te me mbeshteste... po s'qenka e thene... ketu une jam per gjysmat "mbeturine komuniste" e per gjysmen tjeter "mbeturine turke".

    E di si eshte puna! Le te vene te gjithe ne djall!!!!! Le te veni te gjithe ne djall!!! Ju njerez qe nuk e dini c'eshte kombi e c'eshte besimi.

    UNE JAM MYSLIMANE E SHQIPTARE!!!! DHE JAM KRENARE PER KETE! DHE JAM KRENARE TE VDES PER KETE!

    Cfare kam kerkuar nga ju? Asgje... asnjehere...


    A ka ndonje te krishtere te cilin e kam quajtur "mbeturine romake", "mbeturine greke", "mbeturine sllave"?
    A ka ndonje hebre qe mund te thote se e kam quajtur "mbeturine"?
    A ka ndonje budist qe kam fyer?
    Ndonje hindu qe e kam share?
    A ka ndonje njeri te cilesdo race, kombi apo feje qe kam fyer?
    Te dale ketu e te thote se e kam fyer per perkatesine e tij racore, etnike apo fetare!!!

    E nese ka heshtje... KUSH JENI JU qe me fyeni mua? KUSH JENI JU qe i lejoni vetes lirine te me hiqni kombesine, besimin apo racen!

    Ju jeni ASGJEJA qe e mbytur nga BOSHLLEKU i vet perpiqet te ANULLOJE dhe te tjeret!!!!

    E indinjuar thelle,
    E fyer thelle,

    Bluemoon
    Po me degjove mua, mos u merzit fare moter e dashur. Fjalet ketu i merr era edhe as nuk prishin as nuk rregullojn pune. Kush eshte i zgjuar di si te mendoj edhe ti shmanget lojrave te fjaleve.

    Keto ti shkruajta se nga toni i postit tend e kuptoj qe je prekur, sepse vetem njerzit e mire preken ne fund te fundit. Konsideroj si shaka keto qe thone edhe vazhdo te besh ato qe ke si synim ne jete, se veprat e mira nuk hidhen posht as nga pafundesi fjalesh kot, as nga paragjykimet e njerezve. Ne fund te fundit sejcili ka mendimin e vet edhe nuk i censurojm dot.

    Suksese edhe mos u ndiko fare nga keto poste ketu.

    Na shiko ne , na eshte regjur lekura.
    HOLLAND...

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Mrekullitė nė Kuran!
    Nga Immaculate nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 11-10-2006, 09:48
  4. Vargjet e hequra nga Kurani
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 11:40
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •