
Postuar mė parė nga
Albo
"Medea" flet shqip ne skenen greke
Kalemi ėshtė i pari regjisor shqiptar, i ftuarnė Helenic Festival(Athens & Epidavrus Festival), njė nga festivalet mė tė rėndėsishėm nė Evropė,me histori 52- vjeēare
Medea shqiptare ka udhėtuar drejt vendit tė tragjedisė. Nė skenėn greke, ajo ka kaluar sprovėn e njė publiku qė e njeh deri nė detaje. Pėr regjisorin Mikel Kalemi, ky ėshtė njė tjetėr sukses i kėsaj vepre. Njė ftesė pėr tė qenė tė pranishėm nė Helenic Festival(Athens & Epidavrus Festival), njė nga festivalet mė tė rėndėsishėm nė Evropė, pėr ta do tė thotė shumė. Kalemi ėshtė i pari regjisor shqiptar, i ftuar nė kėtė festival me histori 52- vjeēare. Ndėrsa "Medea", e para shfaqje qė rrėfehet shqip nė tokėn ku Euripidi i dha jetė.
"Ėshtė njė festival ballafaqimesh, ku marrin pjesė emra tė njohur tė artit botėror. Shfaqja u prit mjaft mirė dhe nė shtypin grek pati reflektime vlerėsuese", - ėshtė shprehur regjisori Kalemi pas kthimit. Ema Andrea, nė rolin kryesor tė Medeas, Vasjan lami nė rolin e Jasonit, Roza Anagnosti, Ahmet Pasha, Vangjel Toēi, Piro Malaveci e Saimir Braho dhe nėn shoqėrimin e 12 vajzave tė vendosura si kori antik grek, janė ngjitur nė skenėn e Scholeion mė 9 dhe 11 qershor.
Nė kategorinė e teatrit, "Medea" e trupės shqiptare ėshtė prezantuar krahas produksioneve tė tjera nga autorė tė njohur si "Lufta dhe Paqja" e Leon Tolstoit, "Pulėbardha" e Ēehovit, apo "Antigona" e Sofokliut. Helenic Festival ka shėnuar edicionin e tij tė 52-tė dhe ėshtė njė festival, ku 10 -12 skena janė vėnė nė dispozicion tė shfaqjeve tė teatrit, tė operės, tė muzikės simfonike, tė dance-teatėr dhe qasjeve bashkėkohore pėr 2 muaj rresht. "Nė kėtė festival ka kritere tė forta seleksionuese. Ndėr vite, aty kanė interpretuar emra tė njohur botėrorė nė fushėn e artit", - thekson Kalemi, i cili ėshtė kthyer nė Shqipėri me shijen e suksesit.
"Medea", ėshtė sprova e dytė e Kalemit drejt tragjedisė antike. Para saj, ai ka vėnė nė skenė "Antigonėn" e Sofokliut. Qė nė premierėn e saj nė nėntor tė 2006-ės, "Medea" u prit mjaft mirė nga publiku por edhe nga kritikėt. "Ėshtė njė punė qė nuk i takon vetėm regjisė nė veēanti, por tė gjithė stafit. Mėnyra e konceptimit, veshjet e pėrshtatura pėr tė qenė mė shqiptare, muzika, koreografia, skenografia, tė marra tė gjitha sė bashku ēuan nė kėtė rezultat. Unė e kam pasion tragjedinė greke. Kam parė disa shfaqje tė tilla nė Greqi dhe mė pas jam munduar tė sjell njė konceptim qė i afrohet skenės dhe publikut shqiptar", tregon Kalemi.
Ai ka hedhur poshtė tė gjithė zėrat qė mund tė thonė pėr njė plagjiaturė tė mundshme tė kėsaj regjie. Sipas tij, vet pranimi i kėsaj pjesė nė Helenic Festival, ku kontrollohen imtėsisht tė gjitha shfaqjet pjesėmarrėse, ėshtė njė garanci. Vet "Medea", prej 4-5 vitesh nuk ėshtė vendosur nė skenėn greke dhe njė "Medea" shqiptare ka qenė njė kuriozitet pėr publikun atje. Ndėrsa Kalemi ka qenė regjisori mė i ri qė ka marrė pjesė nė historinė 52-vjeēare tė kėtij festivali. Dhe kjo sipas tij, nuk ka ardhur vetėm nga mbėshtetja qė ka dhėnė Ambasada Greke nė Tiranė pėr realizimin e kėsaj tragjedie, por edhe vet niveli i shfaqjes.
Kalemi shprehet se pėrveē ndonjė pune jo nė pėrmasat e shfaqjeve tė mėdha, do tė qėndrojė nė linjėn e tragjedive, tė cilat i njeh dhe i punon me pasion. Pas Greqisė, "Medea" do tė vazhdojė udhėtimin edhe nė festivale tė tjera brenda dhe jashtė vendit. Pas pak kohėsh, kjo pjesė do tė ngjitet nė skenėn antike tė Butrintit, si pjesėmarrėse nė festivalin ndėrkombėtar tė teatrit "Butrint 2000". Pėrballė "Medeas" shqiptare nė tė njėjtėn skenė do tė jetė edhe ajo angleze. Por Kalemi shprehet se "secila ka qasjen e vet dhe me aq sa di unė, ajo ka njė tjetėr kėndvėshtrim, ku janė eliminuar disa elementė, siē ėshtė kori i tragjedisė". Ndėrsa ballafaqimet do tė vazhdojnė edhe nė festivale tė tjera.
Oliverta Lila
Krijoni Kontakt