Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 42
  1. #31
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Per kete torturen me i njohuri kunder tortures dhe veprimeve te CIA eshte senatori republikan John McCain.

    Nje do i thoshja John McCain ne kete forum qe ai nuk ka per ta lexuar kurre. Si arriti ai nga torturat te iu tregoje vietnamezeve ato per te cilat ai ishte betuar te mos i tregoje?

    Efikasiteti eshte menyre e arritjes e rezultatit maksimal me eforten minimale tende. Tortura, ne te gjitha format e saja, eshte mjet efikas! Europa po dorezohet ne frymen e liberalisteve!

  2. #32
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Itali: lëshohen urdhër-arreste për 13 shtetas amerikanë që kanë lidhje me CIA-n
    Sabina Castelfranco
    26-06-2005



    Një gjykatës italian ka urdhëruar arrestimin e 13 shtetasve amerikanë të lidhur me Agjencinë Qendrore të Zbulimit. Autoritetet italiane i akuzojnë amerikanët se dy vjet më parë kishin rrëmbyer një imam egjiptian në Milano. Gjyqëtarët italianë thonë se një imam egjiptian ishte rrëmbyer në rrugët e Milanos në shkurt të vitit 2003. Ata theksojnë se agjentë të CIA-s mbajnë përgjegjësinë për rrëmbimin e imamit, i njohur si Abu Omar, për të cilin mendohet se i përkiste një grupi terrorist islamik.

    Zyra e prokurorit të Milanos lëshoi urdhërarrestet për 13 operativë të CIA-s, duke thënë se rrëmbimi i imamit egjiptian përbënte një goditje të rëndë ndaj një procesi hetimor lidhur me terrorizmin që ishte hapur në Itali. Ambasada amerikane në Romë dhe as zyrtarë të qeverisë në Washington nuk kanë pranbuar të komentojnë rreth kësaj çështjeje.

    Hetuesit italianë thonë se fillimisht, agjentë amerikanë e dërguan imamin e rrëmbyer egjiptian në bazën ushtarake amerikane në Aviano të Italisë veriore dhe më pas në Egjipt. Sipas anëtarëve të familjes së imamit të rrëmbyer, ai ishte torturuar në një burg egjiptian. Njoftohet se autoritetet egjiptiane e kishin liruar Abu Omarin nga burgu për arsye shëndetësore.

    Duke mos iu bindur kërkesave për të heshtur, imami i telefonoi gruas së tij në Itali dhe imamit të një xhamie në Milano. Gazetat njoftojnë se këto biseda telefonike ishin regjistruar nga policia italiane. Ato zbulojnë se imami ishte torturuan me shok elektrik nga autoritetet egjiptiane, të cilët e futën atë përsëri në burg në Egjipt dhe qysh atëherë nuk dihet gjë për të. Autoritetet italiane thonë se Egjipti nuk u është përgjigjur dy kërkesave për informacion rreth imamit.

    Në Itali, hetuesit thonë se hollësitë e operacionit të CIA-s u bënë të qarta kur ata arritën të identifikonin telefonin celular të përdorur nga amerikanët dhe bisedat telefonike që ata kishin zhvilluar. Ata identifikuan edhe hotelet ku agjentët kishin qendruar në Milano dhe makinat që ata kishin marrë me qira. Zyrtarët italianë thonë se agjentët amerikanë shpenzuan më shumë se 140 mijë dollarë gjatë qendrimit të tyre në Milano.

    Mendohet se që nga sulmet e 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara, Agjencia Qendrore amerikane e Zbulimit i ka shkallëzuar programet e saj të jashtëzakonshme të kapjes së një personi të dyshuar në një vend dhe dërgimin e tij në një vend tjetër për t’u marrë në pyetje nga shërbimi i zbulimit i atij vendi. Nuk është e qartë nëse shërbimet italiane të zbulimit ishin të vetëdijshme për operacionin e CIA-s në Milano.

    Ish presidenti italian, Francisko Cosiga, tha dje se Italia nuk mund t’i acarojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe ka shumë mundësi që Roma të formojë një komision të posaçëm hetimor lidhur me këtë çështje.





    http://www.voanews.com/albanian/arch...TOKEN=94418188








    Abu Omar i martuar me një shqiptare, u dërgua në Egjipt


    Rrëmbimi i hoxhës, 22 urdhër-arreste për CIA-n





    --------------------------------------------------------------------------------



    Milano

    Plot 22 urdhëra arresti për Agjentët e CIA-s të cilët rrëmbyen Abu Omar, Imamin e Milanos. Egjiptiani me pasaportë shqiptare, madje dhe bashkëshort i një vajze shqiptare, është rrëmbyer dhe më pas është torturuar dhe dërguar në Egjipt, mbas akuzave që i ishin bërë për terrorizëm. Të paktën ky është dyshimi i Prokurorisë së Milanos, e cila ka firmosur urdhërat e arrestit për agjentët që morrën pjesë në aksion.
    Qeveria italiane shprehet se nuk ka qenë kurrë e informuar për operacionin e amerikanëve të CIA-s. Ministri italian i drejtësisë Roberto Casteli ka kërkuar një kopje të hetimeve të prokurorëve milaneze rreth rrëmbimit të Abu Omar që sipas tyre është bërë nga 22 agjentë të CIA-s, për të cilët janë nxjerrë dhe urdhër-arrestet.
    Lidhur me hetimin mbi procedurat e rrëmbimit të Abu Omar, në muajin nëntor vizitoi Shqipërinë prokurori Armando Spataro, i ngarkuari nga drejtësia italiane për të hetuar këtë çështje. Prokuroria e Përgjithshme pohoi se arsyeja e vizitës së tij ishte marrja e informacioneve më të reja për çështjen që prokurori kishte në ngarkim. Ndërkaq, edhe prokurori i gjykatës gjermane të Zëeibruecken, Eberhard Bayer ka hapur një hetim dhe po kërkon agjentët amerikanë të CIA-s të cilët më 17 shkurt 2003 rrëmbyen në Milano të Italisë, imamin Abu Omar. Nga hetimet e deritanishme të drejtësisë gjermane rezulton se amerikanët, pas mbërritjes nga Italia e kanë transferuar imamin në bazën gjermane të Ramstein, nga ku është dërguar më pas në Egjipt. Omar ka denoncuar faktin se gjatë qëndrimit të tij në Egjipt ai është torturuar.
    Gjykata italiane, sipas fakteve të bëra publike në shtyp, në qershor të këtij viti kishte zbuluar se Abu Omar ishte kapur nga agjentët amerikane, ndërsa po shkonte në shtëpi në shkurt të 2 viteve më parë. fa.ma.

    RREMBIMI
    Abu Omar u rrëmbye si pjesë e politikës amerikane pas sulmeve të 11 shtatorit. Ai ka qëndruar disa vite në Shqipëri, kohë gjatë së cilës është martuar me një grua shqiptare.

    IMAMI
    Imami i xhamisë së Milanos u rrëmbye me një kamion dhe u dërgua në një bazë amerikane para se të dërgohej në Gjermani e më pas në Kajro, për t’u marrë në pyetje nën tortura.
    Ndryshuar për herë të fundit nga forum126 : 24-12-2005 më 08:00

  3. #33
    I larguar Maska e panchovilla
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar më parë nga Alket123
    Per kete torturen me i njohuri kunder tortures dhe veprimeve te CIA eshte senatori republikan John McCain.

    Nje do i thoshja John McCain ne kete forum qe ai nuk ka per ta lexuar kurre. Si arriti ai nga torturat te iu tregoje vietnamezeve ato per te cilat ai ishte betuar te mos i tregoje?

    Efikasiteti eshte menyre e arritjes e rezultatit maksimal me eforten minimale tende. Tortura, ne te gjitha format e saja, eshte mjet efikas! Europa po dorezohet ne frymen e liberalisteve!
    Po tortura eshte menyre efikase ne xhungel besoj. Keshtu qe me cfare llogjike e mbron ti torturen ne shek.XXI
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    KE, formular-pyetësor qeverisë për burgjet e CIA-s

    Dyshim i madh në KE për burgun e KFOR-it në Kosovë

    STRASBURG - Zhurma e madhe rreth burgjeve sekrete të CIA-s në Evropë ka arritur dje pikën e saj kulmore. Në mes të një interesimi të jashtëzakonshëm dhe të paparë mediatik, zvicerani Dick Marty ka bërë publik raportin e tij në emër të Këshillit të Evropës. Raporti tregon qartë që gjatë këtyre viteve të fundit, më shumë se 100 persona janë marrë me forcë në Evropë dhe janë dërguar në vende të tjera për t’u torturuar, por nuk ekzistojnë ende prova të pakundërshtueshme mbi ekzistencën e burgjeve sekrete në Evropë. Po dje Komisioni Evropian i ka kërkuar në mënyrë të prerë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate për aderim të bashkëpunojnë plotësisht me hetimin e drejtuar nga parlamentari zviceran. Në raportin e tij, Marty shënon se qindra fluturime për llogari të CIA-s kanë përshkruar hapësirat ajrore të vendeve të ndryshme të Evropës. Në raportin e tij, Dick Marty është ndalur dhe në Kosovë, në qendrën e burgimit të KFOR-it, Kampi Bondsteel. I ndihmuar dhe nga komisari për të drejtat e njeriut, Alvaro Gil-Robles, raporti nxjerr shumë paralele mes qendrës së KFOR-it dhe së frikshmes Guantanamo: të arrestuar jashtë çdo procedure gjyqësore, pa garanci gjyqësore, pa avokat. Kampi i Bondsteelit është e vetmja qendër burgimi në Evropë që nuk po vizitohet dot nga Komiteti Kundër Torturës i Këshillit të Evropës. Ka 4 vjet që ky kamp i refuzon vizitën organizmit të Këshillit të Evropës. Kjo nuk bën gjë tjetër veçse rrit edhe më shumë dyshimet për një burg të mundshëm sekret të CIA-s. Për zviceranin “është shumë e pamundshme që qeveritë evropiane të mos kenë qenë në dijeni për këto veprime“. Prandaj po dje, ai i shpërndau një formular-pyetësor të gjitha delegacioneve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës që t’ia transmetojnë qeverive përkatëse. Delegacioni ynë, i kryesuar nga zoti Aleksandër Biberaj, do t’ia transmetojë këtë dokument qeverisë “Berisha”, për të mësuar ekzistencën apo jo të strukturave të tilla të CIA-s. “Terrorizmi është sfida jonë madhore, përfundon Dick Marty, por ai nuk mund të luftohet me mjete dhe veprime gangsterësh që cënojnë sovranitetin dhe shkelin hapur të drejta e njeriut“.



    http://www.shekulli.com.al/index.php...67ca784867bb57

  5. #35
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    KE na i mballosi ne e Kosovareve (kampi Bondstill) per bashkepunetore ne krime.
    Te pakten Kosova ka alibine se nuk ka sovranitet.
    Nderkohe behet e ditur qe Berish-gamori dergoi te tjere nizame ne Afganistan.....
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  6. #36
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    E pse mos te boj cia kampe, se mos i kerko llogari njeri. Kur je i fort je vet ali ene vet kadi. Apo mos do i mari gjo doren binit lades?

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2004
    Postime
    253
    Citim Postuar më parë nga kokodrili
    E pse mos te boj cia kampe, se mos i kerko llogari njeri. Kur je i fort je vet ali ene vet kadi. Apo mos do i mari gjo doren binit lades?
    Po ky nga doli ketej, s`kam patur fatkeqsine ta degjoja me pare. Ka postuar nga nje budallek ne cdo teme, na e shpifi. (beni dicka ju lutem)
    O palle-djale kot e ke ate firme, liri shtypi nuk do me thene t`ia fusesh kot apo me ofendu (sic po beje tani une me ty).
    C`mba forumi i thone kesaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fotjon : 02-03-2006 më 14:42

  8. #38
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Mire ja ben CIA.

  9. #39
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Amnesty International rreth fluturimeve sekrete të CIA-s


    Amnesty International
    publikoi të dhëna të reja në lidhje me transportimin sekret të të burgosurve prej CIA-s. Raporti i AI-së citon edhe dëshmitë e
    tre burrave nga Jemeni, të cilët janë marrë prej shërbimit
    sekret amerikan dhe janë mbajtur në një vend të fshehtë për më tepër se një vit.

    Akuzat e AI kundër shërbimit sekret amerikan CIA janë të rënda. Sipas AI-së, CIA ka organizuar një aksion në shkallë të gjërë duke kidnapuar dhe mbajtur në vende të fshehta, për t'i marrë në pyetje, persona të dyshuar për terrorizëm. Sipas informacioneve të AI-së, për transportimin e këtyre njerëzve CIA ka përdorur avionë që u përkasin firmave private.
    Neil Derkin thotë: "Raporti ynë tregon se CIA përdor avionë privatë për të anashkaluar ligjet ndërkombëtare të transportit ajror. Avionët privatë mund të ulen nëpër aeroporte komercialë pa u kontrrolluar."
    Sipas AI, në periudhën 2001-2005 ka pasur rreth 1000 fluturime të tilla, të cilat kanë pasur lidhje të drejtpërdrejta me CIA-n. Në rreth 600 raste të tjera, CIA ka luajtur të paktën përkohësisht një rol.
    "Condoleezza Rice, thotë se fluturime të tilla shpëtojnë jetë dhe janë të domosdoshme në luftë kundër terrorizimit. Kjo është tërësisht gabim, sepse përmes fluturimeve të tilla kidnapohen njerëz nga qytete të tilla si Roma, për t'u çuar më tej nëpër burgje sekrete në Marok, Siri apo Jordani. Aty ata mbahen pa pasur të drejtë të konsultohen me një avokat, pa lidhje me botën e jashtme dhe në disa raste edhe duke u torturuar."
    Sipas të dhënave të AI, personat e dyshuar për terrorizëm nuk janë çuar vetëm në Afganistan, por edhe në Irak dhe në Guantanamo në Kubë. Përveç kësaj ka dyshime se burgje të tillë ka pasur edhe në Turqi, Rumani dhe në Shqipëri.
    AI kërkoi që të ndërpritet menjëherë kidnapimi i personave të dyshuar. Për t'ia arritur kësaj duhet ,që qeveritë e të gjitha vendeve t'i konsiderojnë si normale të gjitha fluturimet, duke pasur edhe të drejtën e kontrollit ndaj tyre. Vetëm kështu CIA nuk do të jetë në gjendje që t'i shpëtojë kontrollit të autoriteteve të çdo vendi.
    Një zëdhënës i shërbimit sekret amerikan reagoi ndaj këtij raporti me fjalët "No comment".

    Raporti



    Aeroplani me të cilin ishte transferuar El Masri ka ateruar edhe në Dubrovnik

    Aerpolani "Boing 737", të cilin e shfrytëzoi agjencia sekrete amerikane "CIA", gjatë periudhës prej vitit 2002 deri në vitin 2005, dy herë ka ateruar në aeroportin në Dubrovnik, duke trasnferuar më pas persona të dyshuar për terrorizëm, bëhet e ditur në raportin e "Amnesti Interneshënëll", të shapallur sot.
    Aeroplani është identik me atë, të cilin Kaled el Masri , i dyshuar për terrorizëm, në janar të viti 2004 ishte transferuar nga Shkupi në Afganistan.
    Organizata ndërkombëtare humanitare "Hjuman Rajts Voç", aeroplanin në fjalë e identifikon si "një fluturake që CIA e përdorë për transferimin e të burgosurve brenda dhe jashtë Evropës, Afganistanit dhe Lindjes së Afërt në periudhën prej vitit 2003 deri në vitin 2004".


    http://www.lobi.com.mk/?ItemID=E6ACC...702BD5E84E43F4

  10. #40
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga forum126
    Sipas AI-së, CIA ka organizuar një aksion në shkallë të gjërë duke kidnapuar dhe mbajtur në vende të fshehta, për t'i marrë në pyetje, persona të dyshuar për terrorizëm.
    lere politiken e terrorizmit mjenjane.

    cfare te keqe ka kur nje sherbim sekret i nje vendi vete ne distanca te largeta ne cdo skaj te botes per te permbushur nje detyre?

    bravo cia!



    shqyrtoni katastrofen e 1997 ne shqiperi. kapedan reposhi hapi firme duke deklaruar se kishte parate e dynjase ne amerike ne cdo televizor.

    bravo gazidede te shperblefte allahu ty dhe budallenjte qe te vune ty ne krye te shik.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 08-06-2011, 15:24
  2. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  3. Kosova Lindore nuk duhet të harrohet dhe as të sakrifikohet
    Nga iliria e para në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2005, 08:21
  4. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •