Kampet e Cias ne Shqiperi
Gazeta franceze "Liberation" rrefen historine e pabesueshme. Si u arrestua dhe u zhduk nga qarkullimi per pese muaj me radhe libanezo-gjermani El-Masri dhe si moren fund vuajtjet e tij me te mberritur ne Shqiperi ne rrethana misterioze
Edhe sot e kesaj dite, Khaled el-Masri, nje tregtar i thjeshte makinash nga qyteti i vogel gjerman i Ulmit nuk e ka te qarte pse u rrembye nga sherbimet sekrete amerikane nderkohe qe ishte me pushime. Tek e ndalnin, i lidhen menjehere kembe e duar, e hypen ne nje avion qe e zbriti ne Afganistan ku u mbajt per pese muaj, duke e trajtuar sic edhe vete ai "si nje kafshe". Aq me pak e di ai, se perse u munduan me aq kembengulje t'i fshehin gjurmet e tij, t'i shkaterrojne familjen dhe me pas ta lirojne vetem ne limitet ekstreme, ndersa po i jepte fund jetes ne nje greve urie. Per ta braktisur me pas ne nje shteg mali te Shqiperise se Veriut, ku vetem rastesisht ka rene ne duart e ushtrise vendase qe i ka dhene fund vuajtjeve te tij. Mos valle CIA e ka ngaterruar ate me ndonje homonim Khalid el-Masri te kerkuar per shkak te lidhjeve me Al Kaedan? Ne fund te 2003-shit, el-Masri niset per pushime drejt Maqedonise, ku vendoset ne nje hotel. Por pa kaluar ende 24 ore nga mberritja, disa persona hyjne ne dhomen e tij, te cilen ia shnderrojne ne nje burg per 23 dite rresht, ku ai merret ne pyetje ne anglisht, nje gjuhe qe el-Masri nuk e njeh mire. I kerkojne te tregoje se pse e frekuenton xhamine e Ulmit dhe nese eshte anetar i Al Kaedes. Refuzimit te el-Masrit dhe kerkeses per ta liruar, i pergjigjen duke i thene te pranoje se eshte i lidhur me Al Kaeden dhe se ka kryer stervitje ne nje kamp terrorist ne Xhalalabad dhe ata do ta nisin menjehere per ne Gjermani. I thone se nuk eshte i burgosur, por e mbajne me nje kobure te drejtuar ne koke. Me ne fund, e vene te nenshkruaje nje dokument ku pranon se nuk e kane keqtrajtuar dhe e lirojne. Por s'ka mbaruar ketu. Me te vene kembe jashte hotelit, persona me maske e rrembejne dhe e hypin ne nje avion ku e zhveshin, i lidhin syte, i fusin nje objekt ne anus dhe e fotografojne. Me pas i konfiskojne te gjitha sendet, i veshin nje pale pizhame dhe e zbresin ne nje burg prane nje aeroporti ne Afganistan. Nje vend ku el-Masri do te qendroje per kater muaj rresht, duke u marre ne pyetje rregullisht dhe duke iu nenshtruar presioneve te ndryshme. Njerez te maskuar, te cilet nuk e fshehin qe jane amerikane, i thone se ai ka qene nje njeri i lidhur me organizatoret e aktit terrorist te 11 shtatorit, por kur ai e mohon, e rrahin. Edhe njerez te tjere, kryesisht arabe jane te izoluar ne kete burg. El-Masri miqesohet me ta dhe kembejne numrat e telefonit me qellim qe nese ndonjeri do shpetoje, te njoftoje familjet e te tjereve. Gjendja behet e padurueshme dhe el-Masri vendos te nise nje greve urie e cila zgjat 35 dite gjate te cilave ai kerkon qe ta vene ne kontakt menjehere me ndonje autoritet nga selia diplomatike gjermane - ai ka pasaporte gjermane. Amerikanet refuzojne derisa gjendja e tij arrin ne piken kritike. Atehere ata i injektojne ushqim me ane te tubave dhe i nderpresin greven qe po shkonte drejt vetesakrifikimit. Nje person i paidentifikuar vjen ta takoje duke u vetequajtur perfaqesues gjerman dhe i premton ta liroje me kusht qe ai te mos flase kurre per shtypin. El-Masri pranon dhe pas disa ditesh i vene nje thes ne koke dhe e hypin ne nje avion qe fluturon drejt nje vendi te panjohur. E zbresin ne heshtje te plote dhe e hypin ne nje mikrobus qe udheton per rreth 7-8 ore. Me ne fund i celin syte, i japin pasaporten dhe sendet e tjera dhe i tregojne nje shteg nga ku duhet te ece. Ai vazhdon rrugen dhe nje patrulle ushtarake shqiptare me uniforme e ndalon. I kontrollojne pasaporten ku natyrisht nuk kishte vize shqiptare, degjojne historine e tij dhe gajasen. Oficeri i patrulles flet anglisht: "Mos ia tregoni askujt kete perralle. S'do ta besojne". Ata e ushqejne el-Masrin e gjore, e hypin ne nje veture dhe e shoqerojne drejt aeroportit Nene Tereza te Tiranes, ku i blejne nje bilete per ne Gjermani. Historia e Khaled el-Masri nuk ka perfunduar ende pasi me te mberritur ne Ulm ai zbulon se gruaja e ka braktisur per t'u martuar me nje tjeter dhe ka ikur ne Liban. Ai bie ne deshperim dhe rrefen historine e tij tek autoritetet gjermane te cilat i kryejne analizat te cilat provojne se Khaled el-Masri eshte mbajtur i izoluar per pese muaj rresht. Kete e tregojne vulat e pasaportes se tij, por edhe analizat e flokeve te cilat kane provuar se ai eshte ushqyer pikerisht me ate regjim qe ka pershkruar. Gjithashtu, historia e tij vertetohet edhe nga dy te burgosur te tjere, qe jane liruar dhe qe ai i kontakton me telefonat qe i kishte mesuar permendsh. Nje skandal i vertete ka plasur nderkohe. Ndersa Shqiperia, eshte njera nga etapat e tij.
Krijoni Kontakt