Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 42
  1. #11
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    CIA Flights
    CIA planes carrying secret prisoners have landed in nine south-eastern European countries, among which Macedonia as well, the German daily Berliner Zeitung reports. Referring to former collaborators of the CIA, the daily says the planes also landed in Hungary, Ukraine, Poland, Bulgaria, Georgia, Albania, Moldavia, and Romania. The daily stresses that the CIA planes also landed on the Rhine-Mein force base in Germany from December 2001-August 2003, from where they went to countries such as Macedonia, Albania, Bulgaria and others. The daily quotes anonymous collaborators as saying the CIA has three airlines with 26 planes, which mainly seem to be military ones. It is assumed that “Turp Aviation”, a company often mentioned in the past for trading arms and drugs, “Pegas Technologies” and “Euro Contractors” are the companies that use the planes Boeing 737 as well as the small Gulfstream 5 planes and the Hercules transporters. The German daily underlines that the secret prisoners are also seriously maltreated while on board from America to some other country. The Council of Europe in Strasbourg introduced a formal investigation on Wednesday, while Secretary-General Terry Davis explained that “due to the serious nature of the statements, Europe should go for answer beyond political explanations and investigations.” The US has refused to confirm or deny the reports. MoI Spokesperson Pavlovski has denied the allegations of this daily as “speculations” and claimed there are no secret CIA prisons in Macedonia. (Koha Ditore; Utrinski Vesnik; Makedonija Denes, BBC, Berliner Zeitung)
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  2. #12
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    E keni pare filmin "Wag the Dog"? Ate filmin qe gjoja presidenti amerikan beri "lufte" me Shqiperine per te fituar zgjedhjet....Well skenari eshte pothuajse njelloj, vetem se sot ne SHBA ne vend te presidentit si tek filmi, kete skenar po e zbatojne te majtet, liberalet demokratet etj....Ne Evrope gjithashtu....

    Liberation- me duket se eshte organ i PK Franceze.

    Washinton Post, Sunday Times jane organe te njohura te krahut liberalo-demokrato-hillary-klintonesk.

    Ja ashtu rastesisht "zbulohet" nje rrjedhje informacioni nga "personeli" i CIA-s.....Botohet fillimisht ne nje gazete te dores se dyte....Te nesermen botohet nga nje gazete "autoritare" e tipit Liberation ne Evrope....Te pasnesermen botohet ne te gjitha gazetat amerikane....Te mbipasnesermen i kerkohet presidentit amerikan te komentoje mbi nje lajm qe kane shkruar te gjitha gazetat....Dhe perderisa e kane shkruar te gjithe, patjeter qe dicka duhet te kete te vertete. Presidenti nuk di se cfare te thote.....Si mund te komentosh nje lajm te sajuar.....Diten tjeter senati kerkon ngritjen e nje komisioni hetues per ceshtjen....Gazetat qe hapen lajmin, komentojne se perderisa senati po heton , atehere dicka do te kete......
    Tre muaj me pas , pasi eshte marre ne pyetje gjysma e personelit te CIA, pasi eshte hedhur "drite" mbi teorite e konspiracionit, eshte hedhur balte mbi administraten Bush,senati vendos se lajmi ishte fals ( ne kete rast se burgjet sekrete te CIA-s nuk ekzistojne).....

    Rezultati final.....Administrata Bush vazhdon te humbase popullaritet....Per tre muaj rrjesht do te jete ne shenjester te medias dhe do te shihet me dyshim nga te huajt....Zgjidhja alternative kunder nje administrate te re konservatore amerikane ngelet liberalo-demokrato-hilari klinton-eske.....HILARY FOR PRESIDENT! Urrraaaaaaaaaaaaaaaaaaa!

    P.S.
    Bazuar ne skenaret e vjeter te ish KGB-se per diskretitimin e "Kundershtarit te Madh".....
    "Who is John Galt?"

  3. #13
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Fole shume dhe nuk the asgje. Nuk e ke me detyrim te shkruash.

    CIA jo vetem ne Evrope, por edhe ne Meke brenda do te beje burgje po ju desh se nuk zhduket ndryshe fara terroriste qe do te helmoje boten me bomba dhe sure. Jemi ne lufte tani, dhe ne lufte edhe te drejtat pakesohen.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Sulltani dhe shejtani

    Artikull nga Israel Shamir - gazetar izraelit nga Jafa

    http://www.israelshamir.net/index.htm



    Sulltani është i mirë, vetëm vezirët e tij janë të këqinj - ky besim ngushëllonte shumë të mjerë gjatë historisë njerëzore. Duke qenë të mjerë, ndihmohemi me shpresën mashtruese të një përzierje pozitive të Amerikës në Palestinë, e cila do të vinte në vend mitin e SHBA-ve si një sundues të rreptë por të ndershëm.

    Prej ditës së Deir Yassinit u bë një ditë pro Deir Yassinit, shpresat nuk avulluan. "Një provë e vërtetë për qeverinë Bush", shkruajti Robert Fisk në gazetën Indipendent. "S'ka kohë për të humbur", i erdhi në ndihmë Helena Cobban e Christian Science Monitor. Por vizita e ministrit të jashtëm amerikan nuk krijoi lehtësim për palestinezët, biles as edhe zbutje të sulmit izraelit.

    I ndritshmi Norman Finkelstein na përmendi me këto fjalë "Problemi me qeverinë Bush, kështu po na thuhet pa pushim, qenka, se nuk angazhohet sa duhet në Lindjen e Mesme. Një vakum diplomatik, të cilin misioni i Collin Powellit do ta mbushte. Por kush ua hapi izraelitëve dritën jeshile për masakrat e tyre? Kush ia dha shtetit izraelit aeroplanët F-16 dhe helikopterët Apache? Kush vendosi veton e tij ndaj rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi dërgimin e vrojtuesve të dhunës? Dhe kush e bllokoi pikërisht propozimin e përfaqësueses së OKB-së për të drejtat e njeriut, Mary Robinson, për të dërguar një ekip të pastër sqaruesish në territoret palestineze? Po të vihet re ky skenar, atëhere A-ja dhe B-ja fajësohen si vrasës. Faktet vërtetojnë, se A-ja i ka dhënë armë vrasëse B-së. A-ja dha sinjalin jeshil dhe A-ja pengoi vëzhguesit për t'iu përgjigjur klithmave të viktimave. A rrjedh prej kësaj, se A-ja nuk qenka angazhuar mjaftueshëm, apo që A-ja tamam si B-ja ka ngarkuar mbi vete fajin e vrasjes?"

    Ai ka të drejtë. Ka ardhur koha t'i përfundojmë ëndërrat me sy hapur mbi sulltanin e mirë. Nëse një bllokadë intelektuale të pengon të dyshosh mbi qëllimet e tua të mira, atëhere mund të mendohet, se ai qenka rob i eunukëve të këqinj, siç ka qenë fati i shumë sundimtarëve. Prej pendimit dhe shqetësimit duhet të kalojmë në aksion. Pas gjithë kësaj vlen, se gjithkush po ankohet mbi politikën amerikane në Lindjen e Mesme, por askush nuk ndërmerr dicka. Por a mundemi ne të bëjmë diçka, ndërkohë që demonstratat dhe protestat nuk po vlejnë gjë?

    Përgjigja është po, dhe ajo nuk qëndron as në xhihad dhe as në kryqëzatë. Robert Jenseni (Houston Chronicle) i Universitetit të Texasit shkruan "Sot unë kam ndihmuar, që të vritet një palestinez. Nëse i paguani taxa qeverisë amerikane, atëhere edhe ju e bëni këtë." Me këtë ai tregon, se paraja e taksapaguesit amerikan shkon për riarmatim dhe vrasje të palestinezëve. Le ta ngushëllojmë Jensenin. Taksapaguesi amerikan është i pafajshëm. Realiteti qëndron më keq neve na paguhet kasaphana prej pesë miliardë njerëzve, të cilët e fitojnë jetesën e tyre jashtë SHBA-ve.

    Çdo ditë transferohen në SHBA pesë miliardë dollarë amerikanë, për t'u mundësuar udhëheqësve të këtij vendi madhështor stilin e tyre të zakonshëm të jetesës, e edhe për të vrarë aq palestinezë sa të gjejnë. Një pare e vogël përditë prej kujtdo prej nesh, europian apo afrikan, kinez apo japonez, rus apo arab. Këto shifra marramendëse u publikuan nga një gazetë javore britanike, The Economist.

    Këtë ne e bëjmë që prej vitit 1972, kur SHBA-të u dhanë vetes të drejtën për të shtypur aq dollarë sa të mundeshin, ndërsa ne iu varëm iluzionit, se 'greenbacks'at, një copë e vogël letre, qenkan kundërvlera e punës dhe e të mirave tona materiale të kësaj bote.

    Në të vërtetë, dollari nuk zotëron asnjë lloj garancie. Ai është një çek, që lëshohet nga një shpërdorues dhe që bën për t'i vënë kornizë dhe për ta varur në mur. Duke u nisur nga fakti, se ata mund të harxhojnë po aq dollarë sa edhe u nevojiten, nuk është për t'u habitur, se egziston një superfuqi, kurse gjithë të tjerët janë borxhli. Nuk është e fshehtë i guximshmi Fidel Castro e thotë këtë në çdo konferencë dhe siguron kështu armiqsinë e përjetshme të SHBA-ve.

    Magjistarët financiarë të SHBA-ve, Greenspani dhe të tjerë, luajnë me ne rrengën e besueshmërisë, e cila quhet 'piramidë'. Lojëra të tilla u luajtën në shumë vende, sidomos në Shqipëri dhe Rusi, nga mashtrues vendas. Normalisht këto përfundojnë me një shembje katastrofale. Ky mashtrim ndryshon nga madhësia e tij. Ai është global. Por është e njejta piramidë. Nëntëdhjetë ërqind e të gjitha transaksioneve, shkruan Noam Chomsky, janë spekulluese. Piramida mbështetet nga një lavazh masiv propagandistik truri, i cili do të nxisë konsumin dhe ekspansionin. Njerëzit normalë në SHBA dhe aleatët e tyre nuk nxjerrin nga kjo ndonjë kënaqësi në Angli, varfëria tek fëmijët u rrit trefish pas marrjes së qeverisë nga Margaret Thatcher. Në SHBA, miliona fëmijë janë të pastrehë.

    Amerikanët, britanikët dhe gjermanët janë borxhlinj masivë, siç janë edhe vendet e Botës së Tretë. Dollari amerikan zëvendësoi me sukses arin, pasi ai ofronte përqindje tërheqse. Kjo përqindje iu bë kurth njerëzisë. Ajo ishte shkak për barrën e borxheve, për shtetet dhe njerëzit e varfër, dhe ajo krijoi zhvillimin e mehtë të globalizimit. Jo më kot u përgjigj Sam Bronfmani, kontrabandist alkoholi gjatë kohës së Prohibicionit, themelues i dinastisë së fuqishme Bronfman dhe babai i kryetarit të 'World Jewish Congress', kur u pyet për shpikjen më të rëndësishme njerëzore pa hezituar me 'përqindjen'. (Haaretz, 20.11.98, Musaf f.36)

    Kjo ishte rënia e dytë e njeriut. Adami u tundua nga molla, kurse ne prej përqindjeve të vendosura të dollarit, pasqyrimit modern të kamatës së dalë mode. Në ditët e vjetra, kisha 'antisemitike' e dënonte kamatën si një veprimtari ekskluzivisht çifute, por tashmë kamata u qëndron të tërëve në dispozicion. Gjithkush është me fjalët e figurës Milo Minderbinder në librin 'Catch 22' të Joseph Heller, një partner. Akoma ekziston kjo dilemë. Ju nuk mundeni thjesht të merrni fitimet tuaja dhe t'ia mbathni, për t'u gëzuar me to. Ju duhet të qëndroni në lojë.

    Dollari amerikan nuk është më 'pare', ai është, si edhe liçenca e Microsoftit apo patenta e një ndërmarrjeje farmaceutike, një liçencë. Nëse SHBA-të duan, ato mund t'i ngrijnë depozitat e një shteti rebel. Depozitat e Iranit u ngrinë, e edhe ato të Libisë dhe të Irakut. Sigurisht që edhe Arabia Saudite do të vuajë të njejtin fat në atë moment kur do të kundërshtojë politikën amerikane. Ja një gjëegjëzë për Bilbo Beutlin (personazh i librit dhe filmit 'Lord of the Rings') ç'është një gjë e mbivlersuar, e pasigurt, e gjelbërt dhe që dëshirohet marrëzisht nga budallenjtë.

    Në ditët e fundit të luftës në Azinë Juglindore po udhëtoja sëbashku me një grup gazetarësh të tjerë, aventurierësh, fshatarësh vendas, derrash dhe pulash me një gjel të vjetër mbi Mekong në drejtim të kundërt të rrjedhës. Varka ndalohej rregullisht, kontrollohej dhe taksohej nga grupet ndërluftuese, por ngadalë po merrte udhën e saj nga kryeqyteti i vjetër mbretëror Luang Prabang për në Vientiane. E kaluam natën në një fole të përgjumur prej njëzetë kasollesh dhe tre elefantësh. U futa në një dyqan kinez. Përpara meje ishte një guerrilas i errët e i zymtë i Pathet Laos me sandalet e tij 'Ho Çi Min' prej gome makine dhe automatikun e tij AK në shpinë, i cili përfundoi pazarin e tij dhe pagoi me pare të çuditshme. E njoha figurën shumëngjyrëshe ajo ishte paraja e Pathet Laos. Kur kish ikur ushtari, nxorra disa nga kartmonedhat e Pathet Laos, të cilat m'i kishin dhënë si kusur në barkë dhe i kërkova dyqanxhiut një paketë cigare. Kinezi nuk luajti prej vendit. " Por une ju pashë, që ju e pranuat këtë pare", protestova une. Ai u përgjigj me fjalët e urta të Lao-Cusë "Vetëm prej njerëzve me armë."

    Dollari amerikan akoma pranohet nga bashkësia botërore prej frikës, prandaj edhe mund të vazhdojë të rritet buxheti ushtarak amerikan çdo vit. Prandaj edhe u quajtën mbretëritë hermetike Kore e Veriut, Iran dhe Irak si aksi i djallit ata nuk pranojnë dollarë. Por frika është një këshilltar i keq. Shembjen e sistemit piramidal perpara. Edhe Lufta e Tretë botërore mund vetëm ta ngadalësojë këtë proces.

    Kujdesi i pastër dhe interesi vetjak i sqaruar i ka shtyrë sunduesit e urtë, që të lëvizin drejt hapsirave jasht sferës së dollarit. Vendet europiane nisën euron, jeni japonez është në rritje. Por përpjekja e tyre për ta zëvendësuar letrën me letër me përqindje të pandryshuar detyrimisht mbetet e mangët.

    Në një propozim revolucionar, kryeministri malaizian, Dr. Mahathir, ka paraqitur kthimin drejt arit dhe argjendit, e thënë më saktë, idenë e 'Dinarit të artë Islam', i cili ka për qëllim të bëhet rezervë botërore pa përqindje. Ideja e tij e madhe e shkrirjes së dollarit dhe të krediteve mund të krahasohet me reformat e Solonit, të urtit legjendar të Athinës, i cili mënjanoi borxhet, mposhti oligarkinë dhe u dha përsëri njerëzve tokën dhe lirinë. Nëse do të vihet në jetë, kjo mund të jetë fundi i vuajtjeve të palestinezëve dhe të Botës së Tretë në përgjithsi. Dollari amerikan do të binte po aq shpejt si më 1929 dhe bashk me të edhe mbështetja amerikane për Izraelin dhe borxhet tuaja.

    Kjo nuk duhet parë si sulm kundër Amerikës. Amerikanët e thjeshtë do të mund të rimerrnin përsëri shtëpitë e tyre prej kthetrave të bankave, pasi do të zhdukeshin hipotekat. Barra e borxheve do të binte nga kurrizi i njerëzve. Është e saktë George Sorosit dhe Mark Richit do t'u duhej që së bashku me shumë mbështetës të apasionuar të Izraelit, të luteshin për ndihmë në zyrat e ndihmës sociale. Por kjo nuk është ndonjë fatkeqsi duke qenë se do t'u duhej ta meritonin rrogën e tyre, ata do të ishin mëse të zënë, për të shkaktuar fatkeqsi.

    Kjo është përgjigja e pyetjes, se si mund t'i ndihmojmë palestinezët. Thajuni udhëheqësve të vendeve tuaja të veprojnë drejt dhe të tërheqin kapitalin prej bankave amerikane dhe prej dollarit amerikan. Do të ishte më dobiprurëse sesa xhihadi ose kryqëzata, më njerëzor dhe më përfundimtar sesa atentatet vetvrasëse.

    Mua më pëlqen ideja e Dr. Mahathirit. Dinari i artë do të hapte një botë krejt të re, një botë pa përqindje, një botë pa kamatë, e cila do të ndihmonte që të pajtonte përsëri shoqërinë. Marksi do të kënaqej me ironinë e historisë që marshimi drejt Palestinës do të ndalohet me anë të refuzimit të partneritetit me kamatën, e cila dominohet nga dollari.

    Mendimet fetare nuk mund të ndahen prej veprimeve tona praktike. 'Dinari Islam' do ta plotësonte sistemin bankar dhe vlerat e tij. Sot ai do të quhet 'Sistem bankar Islam', por ai u praktikua prej Venedikut tejet katolik përpara daljes në pah të kamatës. Në këtë pikë nuk ka ndryshim ndërmjet Dar el-Islamit dhe Krishtërimit. Deri para marrëzisë fatale të Johann Calvinit, Kisha e ndalonte kamatën, kurse reformatori i madh fetar, Profeti Muhamed, e përforcoi këtë ndalesë. (Kurani 2, 275-280)

    E drejta çifute ua ndalonte çifutëve të merrnin kamatë nga 'vëllezrit' e tyre (çifutëve të tjerë), por e kërkonte këtë tek 'të huajt' (joçifutët). Shën Ambrosi i kuptoi rrjedhojat e këtij parimi, kur shkruajti "Kërko kamatë prej atij, të cilin dëshiron ta dëmtosh. Kërko kamatë prej atij, të cilin nuk është krim ta vrasësh. Kur ka të drejtë për luftë, ka edhe të drejtë për kamatë." (Ky citat m'u vu në dispozicion nga David Pidcock.)

    Prandaj edhe paqja do të kthehet në Palestinë, kur çifutët të pranojnë parimin e lartë të Thomas Akuinit, se "s'ka të huaj" dhe t'i shohin palestinezët si vëllezrit e tyre. Ose, për të folur me fjalët e Hoseas, "Thoni për vëllezrit tuaj 'populli im' dhe për motrat tuaja 'ato, të cilat i dua.' (Hosea 2; 1)

  5. #15
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Bondstili: Guatenamoja e vogël (Kosovë)

    Gazeta javore e Parisit Le Mond sjell intervjun e Alvaro Hil Roblesomit , komisarit për të drejta të njeriut dega për Evrop, i cili thotë se gjatë vitit 2002, në bazën amerikane Bondstil në Kosovë kishte parë një burg i cili i ngjante "guatenamos së vogël".
    Hill Robelsi shton se më 2002 kishte parë mjekrrosha të burgosur nëpër qeli të ndara se si lexojn kuran, të veshur në uniforma ngjyrë portokalli, sikurse në Guatanamo

    Roblesi ka kërkuar që ta vizitoj Bondstelin për arsye se kishte kuptuar se KFOR- kishte bërë disa burgime të cilat nuk kishin ndonjë bazë ligjore.

    "I habitur" për atë që kishte parë në Bondstil, Hill Roles ka kërkuar që instalacioni i cili i ngjanë Guatenamos të çmontohet dhe ka marr premtim se ajo do të bëhet, shkruan Mond.


    Sipas Roblesit, shumë pyetje mbesin të hapura: a ka shërbyer Bondstili si bazë për rrotacionin e të burgosurve të transportuar me airoplana të CIA-s ndërmjet Afganistanit, Lindjes së Afërme, Evropes dhe Guatenamos dhe se me cilat baza juridike është Bondstili dhe se a ka ajo burgje të fshehura?

    E ka cekur se para 2 viteve Hill Robles kishte shkruar një raport për Kosovën në të cilin vetëm kalimthi e cek Bondstilin, Mond shton se komisarin për të drejta të njeriut në bazë e kishte dërguar një gjeneral francez Marsel Valantan, komandant i atëhershëm i KFOR-it , "ku si duket nuk i ka ardhur mirë për gjendjen e të burgosurve."

    Allvario Hill Robles të premtën mbrëma, për intervjun e caktuar në Mond, nuk ishte prezent për gazetarët, ndërsa zëvendësi i tij Xhon Dalisten në intervjun e dhënë BBC-is ka demantuar se gjenerali Valentan e ka shoqëruar komisarin për të drejtat e njeriut në vitin 2002 në Bondstil në Kosovë:

    "Të gjitha të tjerat që komisari Hill Robles i kishte thënë Mond-it të Parisit vetëm se e ka thënë në raportin e tij gjatë vizitës në Kosovë gjatë vitit 2002, kur ka thënë se atje gjenden të burgosur të zënë pa ndonjë procedur drejtësie, por atëherë askush nuk ia ka vu veshin atij.

    Komisari ka shkruar një raport prej 4 faqeve, por atë mediave e as Komitetit të Degës së Evropës, nuk i ka interesuar aq. Tani është në pyetje konteksti i ri - hulumtimi për burgje të fshehura të CIA-s. Kisha për të thënë se mobilet kanë mbetur të njëjta, por dritat janë ndryshuar."

    Kur është kërkuar që ti komentohet raporti i Hill Roblesit dhënë Mondit të Parisit, senatori i Zvicrrës Dik Marti, deleguesi i Komitetit për të drejta të njeriut Dega e Evropës për burgjet e fshehura të CIA-s, ka thënë për BBC-in se "çudi se si Roblesi e cek veq tani" dhe tha se do të vejë kontakt me të me qëllim që ta plotësoj raportin e tij.

    Marti ka shtuar se në takimin e komitetit të Përgjithshëm të Degës për Evropën, të premtën në Bukuresht, është cekur mundësia se disa vende të ballkanit, si Shqipëria, Kosova dhe Bosna, janë përdorur për burgime të paligjëshme.

    Ambasadorja e SCG pranë Degës së Evropës Sllaxhana Priça gjithashtu ka thënë se është e befasuar që komisari i DE për të drejtat e njeriut vetëm se tani e jep intervjun për atë që kishte parë gjatë vitit 2002 në Kosovë.

    Shtoi se SCG-ja nënshkruese e konventes evropiane për pengimin e torturave, por se ajo nuk cekët në Kosovë:

    "E vetmja arsye për mos cekje të asaj konvente është se NATO dhe KFOR-i asnjëherë nuk ju kan lejuar reprezentuesve të Komitetit për pengimin e torturave Dega e Evropës një prezenc të të gjitha burgjeve dhe bazës Bondstil, ashtu siq e përshkruan Konventa."

    Dega e Evropes shumë herë zyrtarisht ka lajmëruar se sekretari Gjeneral i asaj organizate Teri Dejvis ka kërkuar prej NATO-s që antarëve të Komitetit për pengimin e torturave të ju mundësohet një prezenc të gjitha burgjeve në Kosovë, por ndonjë përgjigje konkrete deri më tani nuk ka patur.

    bbc
    Sa budalla eshte "Odisea"

  6. #16
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Po cfare te bejme, ti themi amerikaneve ikni nga Kosova dhe te therrasim vllezerit e tu arabe ne kosove? Qe te na marrin edhe ne ne qafe sic po marrin gjysmen e botes? Ptu.. njerez mosmirenjohes.

  7. #17
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    CIA mire ben, si burg ne Afganistan, Shqiperi, Poloni...njesoj eshte dhe ato burgje jan me te mira sesa ato ne vendet Arabe ku te ha miu sa macja me goje.

    Se cfare ben Amerika me teroristet e kapur eshte puna e tyre, dhe ky vend nuk eshte budall sic mendoni dhe ata terorist i mban per arsye sic mbaen ne Gunatanamo Bay...Amerika ska interes ti burgosi me jet, interesi i tyre eshte dhenja e informacioneve qe u duen.

  8. #18
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Nga BBC Shqip

    Paralajmërime të forta të BE-së

    Komisioneri i BE-së për çështje të drejtësisë, Franko Frattini ka thënë se çdo vend i BE-së që do të gjendet se ka patur burgje sekrete të CIA-s në territorin e vet, do t'i pezullohen të drejtat votuese.

    Akuzat për burgje sekrete të CIA-s janë përqëndruar në Poloni që është anëtare e BE-së dhe në Rumani që po përgatitet për t'u anëtarësuar.

    Frattini tha se autoritete të BE-së kanë kërkuar shpjegime nga Uashingtoni mbi akuzat për burgje, por përgjigja ka qenë se më shumë kohë është e nevojshme.

    Këshilli i Evropës që mbikqyr të drejtat e njeriut në BE dhe më tej po heton.

    Ai tha se mund të jetë e mundur të përdoren të dhënat e kontrollit nga trafiku ajror për të gjetur lëvizjet e avionëve dhe imazheve satelitore për të parë nëse ndonjë punë është kryer në burgjet e kohës sovjetike.

    Dhe një deputet tjetër i BE-së tha se nëse dilte se Rumania kishte patur burgje sekrete, atëherë çështja e pranimit të saj në BE do të rihapej megjithë traktatet e nënshkruara.

    ----------------------------------------------------------

    Toro, me gjithe respektin qe kam per ty, ndonjehere flet sikur shikon vetem Fox News Channel.
    Qe mund te ekzistojne keto burgje, nuk me duket cudi e madhe. Ne fund te fundit gjate Luftes se Ftohte ekzistonin ne Perendim, por meqe atehere Europa ia kishte nevojen aleances me US kunder Rusise apo "rrezikut komunist" nuk shikoje lajme te tilla neper gazeta.
    Jam kunder tortures dhe shkeljes se te drejtave te njeriut, por si mund te luftohen elementet ekstremist (pa dallim feje apo kombesie) pa kaluar ne masa disi ekstreme?!
    Pastaj Europianet ndonjehere gjoja rrine drejt e flasin shtrember. Ai qe vuri bomben ne 94 ne metron e Parisit dhe iku ne Angli, ka me shume se 10 vjete qe lutet Parisi per "extradition", por Anglezet qeveri me vete. Pas shperthimeve ne Angli kerkonin bashkepunim nga Franca, po per vete nuk duan te leshojne pe. Dhe mund te sjellesh shume shembuj.
    Ne nje kohe kur komunitetit te inteligjences ne US apo Europe u duhet informacion sa me shpejt te jete e mundur, para se te shperthejne trenat ne Paris, apo metrote ne Angli, apo diku tjeter, disa kerkesa te Europianeve duken si anakronike.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Citim Postuar më parë nga shitesi
    E di si i thone ketij muhabeti.Bie zjarr ne nje lagje dikush hyn nga dritarja dhe shpeton njerezit qe jane brenda.Ngrihet lagja dhe bertet-Pse e thyet xhamin!!!
    Problemi eshte se kush ia vuri flaken shtepise?


    Hipokrizia boterore sot ska me turp.

    Sulmohet Iraku per arme kimike pastaj keto arme i perdor vete amerika.
    Sulmohet Sadami si diktator dhe perndjekes i shiiteve, amerika i fut njerzit ne burgje pa te vetmin arsyetim penal ose ligjor.
    Akuzohen vendet arabe per sisteme diktatoriale , amerika ngren kampe naziste ne gjithe Europen lindore.

    Bushi akuzon per terrorizem dhe sulmon shtete ku vete vret mijera njerez.

    Prandaj kostoja e kesaj lufte qe Europa nuk deshiron ta marre persiper dhe ka ushtruar presion mbi te gjithe ato shtete qe kane hapur kampe sekrete se sdo te kene te drejten e votes ne komunitetin Europian plus kesaj rumanise do ti shikohen dhe njehere kartat per anetaresim.

    Ketu nuk po flasim per lufte kunder terrorizmit por lufte kunder abuzimeve amerikane me cdo njeri te thjeshte, ketu po flasim per kryqezaten amerikane ndaj muslimaneve dhe per kete gje deshmojne me shume se ne cdo kohe dhe vit "bukuria natyrore".

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar më parë nga Albin

    Prandaj kostoja e kesaj lufte qe Europa nuk deshiron ta marre persiper dhe ka ushtruar presion mbi te gjithe ato shtete qe kane hapur kampe sekrete se sdo te kene te drejten e votes ne komunitetin Europian plus kesaj rumanise do ti shikohen dhe njehere kartat per anetaresim.

    Ketu nuk po flasim per lufte kunder terrorizmit por lufte kunder abuzimeve amerikane me cdo njeri te thjeshte, ketu po flasim per kryqezaten amerikane ndaj muslimaneve dhe per kete gje deshmojne me shume se ne cdo kohe dhe vit "bukuria natyrore".
    Mos genje veten te besosh se Europa e ve shume ujin ne zjarr per muxhahadinet. Me pak llogjike e kupton se Euopa po perpiqet thjeshte te uli ndikimin e Amerikes ne kontinentin Europjan. Ky eshte gjithe thelbi i ceshtjes. Dhe jo vetem qe Rumanise nuk do i hiqet antarasimi por asnje shteti tjeter nuk do i jepet ndeshkim, sepse kjo eshte vetem lufte fjalesh.



    Sulmohet Iraku per arme kimike pastaj keto arme i perdor vete amerika.
    Sulmohet Sadami si diktator dhe perndjekes i shiiteve, amerika i fut njerzit ne burgje pa te vetmin arsyetim penal ose ligjor.
    Akuzohen vendet arabe per sisteme diktatoriale , amerika ngren kampe naziste ne gjithe Europen lindore.

    Bushi akuzon per terrorizem dhe sulmon shtete ku vete vret mijera njerez.
    Ti Albin do besosh dhe se bota eshte e sheshte mjafton qe ta kete sheshuar Amerika. Armet kimike qe po valvit ti ketu eshte nje aludim, qe vete gazetaret qe e nxoren kane dyshime, per 1 here te vetme, dhe nuk ishte as mbi popullsi civile. Dhe nese do ishte e vertete gazi i perdorur ka vetem efekte te perkohshme dhe asnje nuk vdiq prej tij. Sidoqofte, fakti qe asnje agjenci me reputacion nuk ka folur per te me tregon se si shume gjera te tjera eshte trillim. E mos me thuaj qe agjencite per te cilat po flas nuk jane te besueshme, se ato ishin te parat agjenci qe raportuan shkeljet e te burgosurve ne Irak e Afganistan. Po sic thashe une s'pres qe ti te ndryshosh mendim, vetem qe ta kesh parasysh se si pjesa tjeter e botes i shef gjerat
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 08-06-2011, 15:24
  2. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  3. Kosova Lindore nuk duhet të harrohet dhe as të sakrifikohet
    Nga iliria e para në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2005, 08:21
  4. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •