Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 131
  1. #1

    Përmirësohet ndjeshëm furnizimi me energji elektrike në vend

    Duke lexuar lajmet e sotme me ra ne sy ky lajm nga topalbaniaradio:

    KRIZA ENERGJITIKE, SOCIALISTET AKUZOJNE QEVERINE (2)

    Socialistet nuk kane vonuar te akuzojne qeverine e re per situaten teper te rende ne vend. Duke folur ne mbledhjen e Komitetiti te Pergjithshem Drejtues te Partise Socialiste, kryetari Edi Rama e ka etiketuar ate si qeverine e erresires. "Pasojat nuk ndihen vetem ne raportin e erresires me driten dhe nga pikepamja e ekonomise familjare te gjithsecilit prej nesh", thote Rama. Gjate mbledhjes se KPD-se, Rama mbajti qendrim ndaj atyre socialisteve qe e konsiderojne prove drejtimin e selise roze prej tij. "Kush mendon se kjo eshte beteja jone e ky eshte nej vit prove per ne mund te rrihe e te na shohe se si do e kalojme proven dhe me pas do ta kete shume te veshtire te gjeje vendin qe deshiron ne partine Socialiste", u shpreh Rama. Kreu i socialisteve kritikoi edhe grupin parlamentar, duke kerkuar qe deputetet te mos mungojne ne mbledhje, por te sjellin kontributet e tyre. Ne pjesen e mbyllur per kamerat, mbledhja e KPD-se eshte shoqeruar me nje debat mbi kuotat e pakta qe kane paguar disa dege te PS-se. KPD vendosi qe anetaret e partise te paguajne detyrime me te larta per arken e PS-se, detyrime qe sipas tij rriten, ne varesi te rritjes se pergjegjesise dhe postit te secilit.



    Me duket mua apo ky eshte kulmi i poshtersise dhe i palacollikut me keta politikanet tane. Si mund te akuzosh dike per nje problem kaq delikat dhe kaq te rende kur ai sapo ka marre pushteti. Nje gjendje e tille tregon qe ka kohe qe rendohet deri sa ka arritur ne kete pike. Si mund te bejne show kaq te ulet dhe te shesin moral keta njerez kur jane keta qe e shkaktuan dhe e lane pushtetin me probleme kaq serioze. Jemi me gjithe mend naive ne si popull qe na paraqiten show te tille apo keta politikanet tane skane me asnje skrupull dhe kujtojne se flasin me bagetite.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268
    Politikanet e nje vendi jane pasqyra e popullit qe prezantojne

    Hmmm

    mua me kujtohet Berisha kur sponsorizoi fushaten e tij politike me leket e fondacioneve piramidale

    Ato po ishin kohe te bukura .."Demokratet" tane vertet dine te bejne politike..

    ..poshte politika ..

    ..Rrofte kopshti dhe biberonat

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    58
    Te mjeret bashkatdhetaret tane. Po sikur te mbarrojne dhe qirinjte c`fare krize do te jete?

    Keto te dhena i gjeta tek gazeta "Dita".

    Oraret e kufizimet të energjisë, sipas zonave

    Zona Orari

    UEM, Instituti i Fiskulturës, blloku “Babë Rexha” 9 00-14 00

    Rruga “Don Bosko”, Hipoteka nuk ka kufizime

    Pallati Kulturës, Kuvendi nuk ka kufizime

    Konvikti i ish-Shkollës së Partisë 9 00- 14 00

    ISTN, Policia Ndërtimore, Konviktet e Ndërtimit 9 00- 14 00

    Ambientet NSHRAK, pallatet Karavan, Rruga e Kavajës 9 00- 14 00

    Pallatet Kajtazi (UEM), elektropompa e zjarrëfikësve, 9 00- 14 00

    Rr “Ndre Mjeda”, ish-parku “21 Dhjetori”,

    Abonentët tek Fusha e Aviacionit

    Ambasada Angleze, Kineze, Rruga e Ambasadave, nuk ka kufizime

    Rr “Gjon Muzaka”, Rr “Konferenca Pezës”

    Rr “Prokop Myzeqari”

    Burgu 313, ish-vegla bujqësore, Abraziv, NMI 2 14 00-18 00

    Instituti Tokave 9 00-14 00

    Ministria e Drejtësisë, Rr “Sulejman Pasha”,

    Pallati i Diplomatëve, Njësia Bashkiake 7,8 14 00-16 00

    Pallati i Sportit “Partizani”, 14 00-16 00

    Universiteti “Zonja e Këshillit të Mirë”,

    Pallatet e Izraelitit (Pjesërisht)

    Kodra e Priftit (pjesërisht), ish-Porcelani i Vjetër, 9 00- 14 00

    Topografia Ushtarake, Hyrja tek Zona e Oxhakut,

    Kryqëzimi i Rr “Hoxha Tasim” me Rr “Bardhyl”

    Kodra e Priftit (pjesërisht), Rr “Arkitekt Sinani”, 9 00- 14 00

    Njësia Bashkiake Nr. 3

    Elektropompa Partitari, Senatoriumi, Vilat Amerikane, 15 00- 17 00

    Pallati i Brigadave, Njësia Bashkiake Nr. 2

    Burgu i Grave, Rr “Sali Nivica”, Tregu Elektrik, 9 00- 14 00

    afër Bankës Tregtare 3

    Zona tek Profarma 9 00- 14 00

    Pallatet e Bovillës, Zona nën kaldajën “Q.Studenti”, 9 00- 14 00

    Rr “Ali Visha”(pjesërisht)

    Qyteti Studenti 9 00-13 00

    Kodra e Priftit (pjesërisht), Rr “Sitki Çiço”, 9 00-14 00

    Zona e Ministrisë së Jashtme, Ministria e Jashtme

    Antenat Dajt nuk ka kufizime

    Kodra e Shën Pjetrit, Vilat Gjermane 9 00-14 00, 18 00-20 00

    Kroi i Lanës, Shkozë 9 00-14 00, 18 00-20 00

    Ish-Uzina Traktori, Ish-Tunelet Rezervave 9 00-14 00, 18 00-20 00

    Zona Shkozë, Blloku “Ali Demi” 14 00- 16 00

    Zona rreth ish-Bashkimeve Profesionale 9 00 –14 00, 18 00- 20 00

    Rr “Pashko Hysi”, Rr “I Dollaku”, Rr “Shemsie Haka”, 9 00- 14 00

    Rr “Ali Demi” Rr “M.Grameno”, Rr “Todi Shkurti”,

    Zona e Radio-Televizionit
    Zoti bekoftë gjithë shqiptarët

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Fajin e kane te gjithe ketu qe shkaterruan institucionet perkatese qe merren me kete pune, dhe vune gangsterrat ne krye, cilado pale qofte. U shkaterruan gjenerata te tera qe u shkolluan ne Rusi e France, dhe qe u bene profesora per disa dekada dhe shkolluan me qindra ne mos mijera inxhinjera te kalibrave te ndryshem. Komplet ky kontigjent eshte larguar, se u gjend pa pune kur erdhi demokracia, e me pas me trazirat e 97 te sajuara nga ato qe jane sot ne opozite.

    Tani ka mbetur vetem te shpertheje ndonje hidrocentral e te mbyten fshatera te tere nga moskokcarja dhe hypja e gangove ne krye qe shqiptaret te kuptojne se politika do seriozitet jo allishverishte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 02-11-2005 më 17:36
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Vertete qe eshte katastrofe , me ckam degjuar nga ca miq qe jane andej .. duket sikur do kthehemi ne epoken e gurit 360 grade kete here ........

  6. #6
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Nuk ka rendesi i kujt qeverije eshte faji.Do jete me mire te punohet per zgjidhjen e kesaj krize. Dhe kjo krize nuk zghidhet brenda nje muaji.Duhen te pakten 10 vjet te behet i mundur furnizimi i plote i vendit me energji elektrike.Pa harruar koston prej 5 miliarde Eurosh qe nevojiten per kete pune.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri: Nuk kam pse ta paragjykojë Serbinë, kanë dhënë një premtim


    Berisha: Energjinë e gjetëm, Serbia na premtoi ndihmë

    “Zgjidhja në Ukrainë, Turqi e Rumani”


    --------------------------------------------------------------------------------

    Armando Meta

    Vështirësitë për transmetimin e energjisë elektrike nga Ukraina, Rumania, Turqia apo ndonjë vend tjetër ku po tentohet të blihet, duket se mbetet kërcënimi serioz për zgjidhjen e situatës së rëndë energjitike në vend. Transmetimi duket se përbën dhe “thembrën e Akilit”, për të parandaluar thellimin e mëtejshëm të errësirës që ka pllakosur në vend. Për Shqipërinë, Greqia dhe Serbia, mbeten portat hyrëse të energjisë së blerë jashtë vendit. Por Greqia, sipas Kryeministrit Sali Berisha, po përballet me veshtirësi sa i përket transmetimit, sepse rrjeti i saj energjitik është i planifikuar për Greqinë. “Jam i sigurt se Greqia do ta lejojë transmetimin edhe në vazhdim”, - ka deklaruar Berisha. Ndërsa Serbia, sipas tij, pritet të mbajë premtimin për të lejuar transmetimin. “Një fjalë e kanë dhënë. Shpresojmë ta konktetizojmë në mënyrë që të mund të marrim nga të dy drejtimet. Nuk kam pse ta paragjykojë Serbinë, derisa kanë dhënë një premtim. Shpresoj se do ta mbajnë”, - ka theksuar Berisha.

    Situata
    Kryeministri ndonëse deklaroi dje se nuk do të ketë kolaps energjitik, shpresat për një përmirësim sadopak të situatës sa vijnë e po zbehen. Berisha informoi se ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Genc Ruli, i cili ka shkuar në Ukrainë për çështjen e energjisë, është takuar me kolegun e tij dhe është rënë dakort që do na bëjnë një ofertë për këta dy muaj dhe pastaj një ofertë afatgjatë. “I është kërkuar Turqisë ndihmë. Shpresojmë që dhe Turqia të ofrojë një furnizim me energji. Dua të siguroj se nuk kemi kërkuar askërkund ndryshe, veçse blerje me çmime të tregut. Nuk kemi kërkuar ndihma të tjera, përveçse ndimës për t’i shitur Shqipërisë. Ukraina ka një mbiprodhim energjie, problemi i saj është transportimi i energjisë në rajonin tonë, jo sasia e energjisë”, - ka nënvizuar Berisha. Sipas tij, po bëhen të gjitha përpjekjet për të parandaluar kolapsin energjitik.

    Akuza
    Berisha ka deklaruar, se kriza aktuale është rrjedhojë totale e mosnënshkrimit të marrëveshjeve në maj-qershor, për importin e energjisë dhe zbrazjes elektorale të digave të hidrocentraleve, jashtë të gjitha kritereve.

    Problematika
    Sipas tij, qeveria nuk është në fazën e kontakteve, por është në fazën që ka kontratuar së pari rreth 200 milionë kë/h dhe tani po vazhdon kontratimin e të tjerave. Berisha nënvizon se po punohet ditën dhe natën për të parandaluar kolapsin. “Parandalimi i kolapsit energjitik është objektivi më madhor, sepse faktikisht, siç thashë, nga zbrazja elektorale e digave, mosnënshkrimi i marrëveshjeve për import energjie në këtë periudhë, nuk mund të kishim rrjedhojë tjetër, përveçse një kolapsi total energjitik”, - ka deklaruar Berisha. Kryeministri ka informuar, se edhe zëvendësministri i Ekonomisë, po kthehet nga Rumania dhe do të sjellë rezultatet e bisedimeve që ka zhvilluar atje për blerjen e energjisë. Kryeministri shprehet i bindur se nuk do të ketë kolaps energjitik. Por në realitet, orët e errësirës në vend sa vinë e po shtohen.

    Greqi- Serbi
    “Jam i sigurt se Greqia do ta lejojë transmetimin edhe në vazhdim”, - ka deklaruar Berisha. Ndërsa Serbia, sipas tij, pritet të mbajë premtimin për të lejuar transmetimin. “Një fjalë e kanë dhënë. Shpresojmë ta konktetizojmë, në mënyrë që të mund të marrim nga të dy drejtimet”.


    PS Portat
    Transmetimi duket se përbën “thembrën e Akilit” për të parandaluar thellimin e mëtejshëm të errësirës që ka pllakosur në vend. Për Shqipërinë, Greqia dhe Serbia, mbeten portat hyrëse të energjisë së blerë jashtë vendit.

    Ukraina
    Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Genc Ruli, i cili ka shkruar në Ukrainë për çështjen e energjisë, është takuar me kolegun e tij dhe është rënë dakort që do na bëjnë një ofertë për këta dy muaj dhe pastaj një ofertë afatgjatë.

    Turqia
    I është kërkuar Turqisë ndihmë. Shpresohet që dhe Turqia të ofrojë një furnizim me energji. Berisha deklaron se nuk është kërkuar askërkund, veçse blerje me çmime të tregut.

    Akuza
    Kryeministri ka deklaruar se kriza aktuale është rrjedhojë totale e mosnënshkrimit të marrëveshjeve në maj-qershor për importin e energjisë dhe zbrazjes elektorale të digave të hidrocentraleve.
    G.Sh
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    ENERGJIA, NE DORE TE SERBISE DHE GREQISE

    Edlira Prenga

    Kriza energjitike qe po kalon vendi yne eshte kthyer ne kryetemen jetesore per shqiptaret. Ore te tera erresire jane reflektuar ne jeten e varfer shqiptare dhe per kete qeveria e re po perballet me betejen e pare reale ne poltronin mazhoritar. Per kete arsye kryeministri Sali Berisha vendosi vete te komunikoje me shqiptaret nepermjet shtypit per te treguar ate cfare eshte siguruar per te zgjidhur krizen dhe sa reale eshte ajo. Por ne deklaraten e tij te djeshme, Berisha beri me dije se, edhe pse energjia eshte siguruar, transporti i saj varet nga shtetet fqinje, Greqia dhe Serbia, nga te cilet nuk ka marre deri tani ndonje miratim per te sjelle energji ne Shqiperi, vec premtimeve te tyre. "Ne kemi siguruar energji nga Ukraina, por Greqia nuk eshte se nuk perballet me veshtiresite e transmetimit. Duhet te jemi realiste, rrjeti i saj energjitik eshte i planifikuar per Greqine. Por jam i sigurt se Greqia do ta lejoje transmetimin edhe ne vazhdim. Ne kemi importuar energji gjate gjithe kesaj periudhe, kemi importuar jo me pak se 150 milione kv. Greqia ka lejuar transmetimin. Ka 3-4 jave qe vazhdon blerja nga Rumania dhe Bullgaria". Kjo ishte deklarata e mbajtur nga shefi i ekzekutivit, duke qartesuar se nuk eshte marre ndonje premtim konkret, por mbetet vetem nje bindje e shqiptareve. Po keshtu, konfirmon nga ana tjeter se qeveria serbe deri tani nuk ka dhene ndonje premtim konkret duke u shprehur se "nuk kam pse ta paragjykoj. Derisa kane dhene nje premtim, shpresoj se o ta mbajne".

    Kontratat

    Nga e gjithe ajo qe deklaroi kryeministri demokrat u vu ne dukje se tashme qeveria shqiptare nuk eshte ne fazen negociuese me shtete te ndryshme per blerjen e energjise. "Nuk jemi ne fazen e kontakteve, jemi ne fazen qe ne kemi kontratuar se pari rreth 200 milione dhe tani po vazhdojme kontratimin e te tjerave. Jane kontratuar tashme. Ka nje problem transmetimi sepse presim qe qeveria serbe te lejoje transmetimin. Nje fjale e kane dhene por shpresojme ta konkretizojme, ne menyre qe te mund te marrim nga te dy drejtimet", vuri ne dukje ai duke vene theksin ne faktin se sa e mundur do te jete transmetimi i kesaj energjie. Sa i perket kontakteve me Ukrainen per blerjen e energjise Berisha u shpreh se "Ruli ka shkuar atje. Eshte takuar me kolegun e tij, eshte rene dakord qe do na bejne nje oferte per keta dy muaj dhe pastaj nje oferte afatgjate". Por nga ana tjeter ai shtoi se "i eshte kerkuar Turqise ndihme dhe shpresojme qe dhe Turqia te ofroje nje furnizim me energji". Por ndihmen qe i ka kerkuar qeverise turke apo vendeve te tjera Berisha shprehet se "nuk kemi kerkuar askerkund ndryshe, vecse blerje me cmime te tregut, nuk kemi kerkuar ndihma te tjera pervecse ndihmes per t'i shitur Shqiperise. Ukraina ka nje mbiprodhim energjie, problemi i saj eshte transportimi i energjise ne rajonin tone, jo sasia e energjise".

    Afatet

    "Po punohet diten dhe naten per te parandaluar kolapsin. Parandalimi i kolapsit energjitik eshte objektivi me madhor, sepse faktikisht, sic thashe, nga zbrazja elektorale e digave, mosnenshkrimi i marreveshjeve prill-maj per import energjie ne kete periudhe, nuk mund te kishim rrjedhoje tjeter pervecse nje kolapsi total energjitik, ne rast se nuk do te kishin qene veprimet energjike te qeverise per te garantuar importin nga Bullgaria, Rumania, Greqia per transmetimin - qe nuk kishte ndodhur me pare, por po behet keto kohet e fundit. Perpjekje te tjera po behen dhe une jam i bindur se nuk do te kete kolaps energjitik". Kjo ishte pergjigja e kryeministrit per afatet e zgjidhjes se krizes duke lene te papercaktuar nese kriza do te zgjidhet ne nje afat te shkurter, por duke siguruar se do te kete nje situate te zgjidhur deri ne nje fare mase per blerjeve te siguruara.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri: Kriza nga zbrazja e hidrocentraleve gjatë fushatës së socialistëve


    “S’do ketë kolaps energjetik”

    Berisha: Shkova në Nju Jork për çështjen e dritave


    Tirane
    Qeveria ka kërkuar që të importojë energji edhe nga Turqia. Kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se i është kërkuar ndihmë Turqisë, nga e cila shpresohet që të kthehet një përgjigje pozitive.

    Në një konferencë për shtyp, Berisha ka deklaruar se energjia po blihet me çmimet e tregut dhe se në asnjë shtet nuk është kërkuar ndihmë financiare për këtë problem.

    Lidhur me krizën energjetik, çfarë është bërë kon-kretisht, veçanërisht në kontaktet me Ukrainën?
    Ruli ka shkuar atje. Eshtë takuar me kolegun e tij, është rënë dakord që do na bëjnë një ofertë për këta dy muaj dhe pastaj një ofertë afatgjatë. I është kërkuar Turqisë ndihmë dhe shpresojmë që dhe Turqia të ofrojë furnizim me energji. Dua të siguroj se nuk kemi kërkuar askërkund ndryshe, veçse blerje me çmime të tregut, nuk kemi kërkuar ndihma të tjera përveç ndihmës për t’i shitur Shqipërisë. Ukraina ka një mbiprodhim energjie, problemi i saj është transportimi i energjisë në rajonin tonë, jo sasia e energjisë. Sikundër zëvendësministri i Ekonomisë kthehet nga Rumania dhe do të sjellë rezultatet e bisedimeve që ka zhvilluar. Po bëhen të gjitha përpjekjet për të parandaluar kolapsin energjetik, i cili, theksoj edhe njëherë, është rrjedhojë totale e mosnënshkrimit të marrëveshjeve në maj dhe qershor për importin e energjisë dhe zbrazjes elektorale të digave të hidrocentraleve, jashtë të gjitha kritereve. Po përballemi me një seriozitet të madh me këtë çështje. Dua t’ju them juve se një nga qëllimet kryesore të udhëtimit tim në Nju Jork ka qenë çështja e energjisë. Kam takuar Presidentin e Rumanisë, Kryeministrin Karamanlis për të lejuar transmetimin, Presidentin e Bullgarisë dhe i janë përgjigjur që të tre thirrjes sime.

    A është siguruar konkretisht energji?
    Ne kemi siguruar energji nga Ukraina, por Greqia nuk është se nuk përballet me vështirësitë e transmetimit. Duhet të jemi realistë, rrjeti i saj energjetik është i planifikuar për Greqinë. Por jam i sigurt se Greqia do ta lejojë transmetimin edhe në vazhdim. Ne kemi importuar energji gjatë gjithë kësaj periudhe, kemi importuar jo më pak se 150 milionë kw. Greqia ka lejuar transmetimin. Ka 3-4 javë që vazhdon blerja nga Rumania dhe Bullgaria.

    Duket se për krizën energjetike jemi ende në fazën e kontakteve me shtetet e tjera...
    Jo, nuk jemi në fazën e kontakteve, jemi në fazën që ne kemi kontratuar së pari rreth 200 milionë dhe tani po vazhdojmë kontratimin e të tjerave. Janë kontratuar tashmë. Ka një problem transmetimi, sepse presim që qeveria serbe të lejojë transmetimin. Një fjalë e kanë dhënë, por shpresojmë ta konkretizojmë, në mënyrë që të mund të marrim nga të dy drejtimet.

    Çfarë e pengon qeverinë serbe të lejojë transmetimin?
    Nuk kam pse ta paragjykoj. Derisa kanë dhënë një premtim, shpresoj se do ta mbajnë.

    A ka afate për zgjidhjen e krizës energjetike në Shqipëri?
    Po punohet ditën dhe natën për të parandaluar kolapsin. Parandalimi i kolapsit energjetik është objektivi më madhor, sepse faktikisht, siç thashë, nga zbrazja elektorale e digave, mosnënshkrimi i marrëveshjeve prill-maj për import energjie në këtë periudhë, nuk mund të kishim rrjedhojë tjetër, përveçse një kolaps total energjetik, në rast se nuk do të kishin qenë veprimet energjike të qeverisë për të garantuar importin nga Bullgaria, Rumania, Greqia. Përpjekje të tjera po bëhen dhe unë jam i bindur se nuk do të ketë kolaps energjetik.

  10. #10
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Eshte natyra qe e pengon energjin, kur nuk bie shi hidrocentralet nuk prodhojn dot asgje sepse jan ndertuar ne liqene artificiale dhe jo ne lumej ku ka uje cdo ere edhe pa shira...
    Duen ndertuar te reja jo ne liqene artificiale, por do jet e pa mundur sepse te ndertosh 1 hidrocentral me teknollogjin dhe sktrukturen e sotme esht cmim shum shum i shtrenjt, por e vetmja gje qe duet ber per momentin te bliet energji nga vendet e huaja sa te kaloj ky dimer dhe vitin tjeter duet zgjedhur ky problem cdo vit me vone to behet me e veshtire...

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Berisha: Brenda 2 vjetësh Shqipëria do të eksportojë energji elektrike
    Nga irexha në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 10-02-2007, 12:51
  2. Kriza energjitike apo kriza parlamentare
    Nga ajzberg në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 10-02-2007, 12:42
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 13:29
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-08-2005, 06:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •