JETA E DUNJASĖ
All-llahu i Lartmadhėruar e krijoi universin pėr njė qėllim tė caktuar dhe na tregoi pėr tė, me qėllim qė ne ta kuptojmė arsyen e krijimit. Pra, cili ishte qėllimi dhe cili ėshtė pėrfundimi.
I Lartėsuari, nė Kuranin Kerim, thotė:
" و ما خلقت الجن و الأنس الا ليعبدون . ما أريد منهم من رزق و ما أريد أن يطعمون. ان الله هو الرزاق ذو القوة المتين"
Xhindėt dhe njerėzit nuk i krijova pėr gjė tjetėr, pėrveēse tė mė adhurojnė. Prej tyre nuk kėrkoj furnizim (risk), e as tė mė ushqejnė. Pa dyshim, All-llahu ėshtė i vetmi Furnizues! Ai posedon Fuqi tė Plotė tė pakontestueshme![105]
Pra, qėllimi i krijimit tonė nė kėtė univers qenka qė ta adhurojmė dhe ta lartėsojmė All-llahun, ta lavdėrojmė e ta madhėrojmė Atė. Shtrohet pyetja, pse i Lartmadhėruari i paska pėrcaktuar vetėm qeniet njerėzore dhe xhinn-ėt, ndėrsa krijesat e tjera nė univers i ka lėnė pa pėrcaktim? Pse?
Kjo ėshtė pėr arsyen se i Lartėsuari vetėm kėtyre dy krijesave u ka dhėnė lirinė e tė shprehurit. Kėto dy krijesa mund tė besojnė (pohojnė) dhe tė mohojnė. Kėto kanė lirinė ti binden ose (mos e thashtė Zoti) kanė lirinė ta mohojnė. Ndėrsa llojet e tjera, nė mbarė universin, janė tė detyruara ti binden (nėnshtrohen) Madhėrisė sė Tij. Atyre nuk iu ėshtė dhėnė mundėsi alternative. Ato, gjithnjė, e madhėrojnė All-llahun e Lartmadhėruar, nuk hamenden, e as nuk harrojnė pėr ta madhėruar.
Lexojeni thėnien e All-llahut xh. sh. nė Kuran Fisnik :
" ألم تر أن الله يسجدون له من في السماوات و من في الأرض و الشمس و القمر و النجوم والجبال و الشجر و الدواب و كثير من الناس و كثير حق عليهم العذاب و من يهن الله فما له من مكرم ان الله يفعل ما يشاء "
A nuk po e sheh se All-llahut i bėn sexhde ēdo gjė qė ėshtė nė qiej dhe ēdo gjė qė ekziston nė tokė. (I bėn sexhde:) dielli dhe hėna, yjet dhe malet, drunjtė dhe shtazėt. (Atij i bėjnė sexhde:) edhe shumė nga (qeniet) njerėzore, prej tė cilėve shumė prej tyre e meritojnė dėnimin. Atė tė cilin e turpėron All-llahu, ska kush qė mund ta nderojė. Pa dyshim, All-llahu vepron sipas Vullnetit tė Tij.[106]
Nga ky ajet kuptojmė se tė gjitha gjallesat i bėjnė sexhde tė Lartmadhėruarit All-llah, qofshin ato nė tokė apo nė qiell. Askush nuk e shkel respektin, bindjen, pėrkujtimin dhe lartėsimin ndaj All-llahut xh.sh.. Njeriu nuk i pėrket absolutisht kėtij grupi. Njerėzit janė dy tabore. Ata besimtarė dhe ata femohues (kafirė). Vetėm kur ėshtė pėrmendur emri i njeriut ndodhi sqarimi i kėtyre dy taboreve. Pse? Sepse All-llahu i Lartmadhėruar, ashtu siē thamė, njerėzve dhe xhinn-ėve u ka dhėnė lirinė e zgjedhjes.
I Lartėsuari, e krijoi kėtė univers madhėshtor pėr ti shėrbyer njeriut, zėvendėsit tė Tij nė tokė. I tėrė universi iu bind Krijuesit tė vet. Me pėrjashtim tė shumė njerėzve, tė cilėt All-llahu i bėri zotėrues tė universit tė Tij!
All-llahu xh.sh. ia kishte paraqitur Amanetin ( nė kėtė rast amaneti ėshtė liria e zgjedhjes alternative) tė gjitha llojeve tė universit. Tė gjitha u copėtuan nė vetvetet e tyre, sepse nuk ishin tė disponuara ta mbanin kėtė barrė, dhe thonin: O Zot, duam dhe pranojmė tė jemi tė detyruara nė nėnshtrim dhe nė bindje.
I Lartėsuari, nė Kuran, thotė:
" انا أرضنا الأمانة علي السماوات و الأرض و الجبال فأبين أن يحملنها و أشفقن منها و حملها الأنسان انه كان ظلوما جهولا "
Ne, kur ua ofruam amanetin qiejve, tokės dhe maleve, ato u drithėruan nga frika e
atij (amaneti)[107] dhe nuk e morėn pėrsipėr kėtė barrė. (Kėtė amanet) e pranoi njeriu. Ai, ( njeriu nė momentin e pranimit) vėrtet ishte dėmtues (i vetvetes) dhe injorant (xhahil-ngase nuk e kuptoi se ēkishte pranuar).[108]
Kjo ishte pėrzgjedhja e parė dhe e fundit pėr tė gjitha llojet e krijesave nė univers. Ishte njeriu ai i cili pranoi ta mbajė kėtė barrė, pra, kėtė amanet. I Lartėsuari ia paraqiti kėtė liri nga dashuria, e jo nga urrejtja. Tė bėhet i fortė pėr ta mundur mohimin. Tė besojė me plotdashuri nė All-llahun xh.sh. Xhinn-ėt dhe njerėzit janė dy krijesa, tė cilat do ta vėrtetojnė cilėsinė e dashurisė sė All-llahut. Kėta do tė pėrzgjedhin duke u bazuar nė programin e Tij, me dėshirėn e tyre. Kėtė do ta bėjnė nga dashuria, e jo nga domosdo-shmėria. Kėta do ta lartėsojnė, do ti pėrkulen, do ta madhė-rojnė, do ti luten dhe falėnderojnė All-llahun, vetėm e vetėm pėr ta shprehur dashurinė ndaj Tij.
I Lartmadhėruari thotė: Nuk i krijova xhinn-ėt dhe njerėzit (pėr gjė tjetėr) pėrveēse tė mė adhurojnė. Pėr tia dhėnė saktėsinė adhurimit, duhen tė pėrfshihen tė gjitha rrymat lėvizėse tė jetės. Pra, tė gjitha veprat njerėzore duhet ta shprehin dashurinė ndaj All-llahut xh.sh. Secila lėvizje nė jetė, ėshtė argument i gjallė pėr kėtė dashuri. Programi ėshtė argument, sinqeriteti ėshtė shkėlqim, gjithashtu, edhe rrugė-timi tij nuk duhet tė ketė shtrembėrim. Nuk duhet qė All-llahu ta shohė njeriun, aty ku ia ka ndaluar tė qėndrojė, gjithashtu, mos ta ndiejė mungesėn (e kryerjes sė veprave) pėr tė cilat ėshtė urdhėruar.
******
*****
****
***
**
*
ADHURIMI - I DOMOSDOSHĖM POR, SI BĖHET?
Njerėzit mendojnė se adhurim janė (vetėm) pesė dispozitat e Islamit: (eshhedu en la ilahe il-la llah ve eshhedu enne Muhammeden resulullah- Dėshmoj se nuk ka Hyjni tjetėr pėrveē All-llahut dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė i dėrguari i Tij), falja e namazit, dhėnia e zekatit[109], tė agjėruarit e muajit tė ramadanit (ramazanit) dhe shkuarja nė haxh e tė gjithė atyre qė kanė mundėsi materiale pėr tė shkuar atje. Themi se mbi kėto shtylla ėshtė ngritur feja.
Nė kėtė mėnyrė, Zoti ynė ka paraparė qė ne, me anė tė kėsaj feje, tė jemi nė njė lidhje tė vazhdueshme me Tė, sepse shejtani kėshtu nuk do tė ketė gjasa tė na mashtrojė, pėrderisa ne tė paraqesim prezencėn, dhuntitė dhe bollėkun e Tij nė ēdo kohė, apo nė ēdo ēast.
Namazi pas namazit, apo namazi i njėpasnjėshėm e grason (yndyros) imanin[110] dhe padyshim, ai na mbron nga devijimi prej programit tė All-llahut xh.sh., bile na forcon dhe na afron tek All-llahu i Lartmadhėruar. Kėshtu ėshtė edhe me agjėrimin, zekatin dhe haxhin. Secili adhurim mban me vete dritėn (nurin) e All-llahut xh.sh.
Sa herė qė e ndiejmė veten tė tensionuar, apo kemi presione tė brendshme, pėrqėndrohemi dhe shkojmė marrim njė pjesė drite (nuri) prej All-llahut xh.sh., i cili na kthen nė vete barazpeshėn tonė imanore. Njėlloj, sikurse ndėrmarrim masat e duhura kur dobėsohen bateritė. Sigurisht qė i drejto-hemi karikuesit tė baterive pėr ta mbushur atė pėrsėri. Islami pėrfshin programin e tė gjithė jetės njerėzore.
Nuk dua tė futem nė polemika tė kota me ata tė cilėt thonė se: Islamin e pėrbėjnė vetėm (pesė) dispozitat e Islamit. Nėse ti falesh, jep zekat, agjėron dhe shkon nė haxh, me kėtė e ke siguruar afrimin tėnd tek All-llahu xh.sh. Pasi ti bėsh kėto, mė pas ti vepro ētė duash, apo leri punėt e kėsaj bote tė gjy-kojnė lirshėm pa mbėshtetjen e imanit!
Tė gjithėve atyre, qė mendojnė kėshtu, iu them: nuk kam pėr qėllim tė polemizoj, por do tė flas vetėm nga njė kėnd i obligimeve fetare qė ne kemi. Tė marrim lutjen (namazin). Pėr tė hyrė nė namaz, apo pėr tė dalė para All-llahut, ėshtė i domosdoshėm angazhimi ynė jetėsor nė:
E para, qė duhet tė bėjmė, e qė na i obligon qėndrimi nė kėmbė para All-llahut nė namaz, ėshtė mbulesa e pjesshme e trupit apo e pjesėve tė turpshme. Nuk kam pėr qėllim tė them se nevojiten rroba ose diēka tė ngjajshme me to, por kam pėr qėllim qoftė edhe njė copė arneje apo bezeje, sa pėr ti mbuluar pjesėt e obligueshme. Kjo arnė (qė tė prodhohet) ka nevojė pėr pambuk, ndėrsa pambuku ka nevojė pėr bujkun. Pastaj bujku ka nevojė ta lėvrojė tokėn pėr tė hedhur farėn. Kjo farė mund tė gjendet ose jo kėtu tek ne (nė vendin tonė). Nė kėtė situatė detyrohemi ta importojmė nga jashtė. Pastaj, pėr ta lėvruar tokėn, domosdo, bujkut i nevojitet plugu prej metali tė rėndė, si plugu i thjeshtė qė e pėrdorte njeriu primitiv.
Kėshtu njeriut i bėhet e domosdoshme tė hapė xeherore nėpėr kodra e male, pėr ta nxjerrė xehen e papėrpunuar tė hekurit. E gjithė kjo punė gjigante pėr tė bėrė njė plug tė thjeshtė. Kjo xehe, pastaj, obligon ndėrtimin e fonderive e pastaj punėn e farkatarėve dhe kėshtu, derisa ti dorėzohet bujkut pėr tu shėrbyer. Pastaj, kur pambuku bėhet i gatshėm, nevojitet qė ta mbledhė dikush e pastaj ta transportojė atė deri nė magazinė. Prej aty, dėrgohet mė pas pėr tu pėrpunuar nė fabrikat e tekstileve, pėr tu shndėrruar nė fije (penj). Pasi tė bėhet fija (e pambukut), ajo dėrgohet nė veg, pėr ta bėrė copė bezeje. Aty shkon tek tregtari, qė merret me shitjen e tij, pėr ta marrė, e prej tij e blejmė ne. Tė gjitha kėto lėvizje janė tė domosdoshme, qė ne tė mundemi tė qėndrojmė para All-llahut tė Lartmadhėruar, pra pėr ta mbuluar trupin dhe pėr tė na u pranuar namazi.
KUSH NA PREMTON USHQIMIN
Pėr ta pėrforcuar edhe mė shumė shembullin rreth faljes, mendoj se, para se tė kryejmė namazin, kemi nevojė pėr ca kafshata buke. Jo shumė, por aq sa tė jemi nė gjendje ta kryejmė rukunė ose sexhden[111]. Pra, marrja e njė kafshate buke na jep fuqi pėr ta bėrė kėtė. Pėr sigurimin e kėsaj panineje buke qė e blejmė nė dyqan, duhet njė tregim i gjatė, qė merr me vete njė mal angazhime ose punė (tė shumė e shumė njerėzve). Duhet filluar nga mbjellja e grurit, korrje-shirjet, transporti pėr nė mulli, deri sa ai tė bėhet miell. Pastaj mielli duhet bėrė brum, e ai brum pastaj duhet bėrė bukė, e pastaj bukėt transportohen deri nė dyqan pėr ti blerė ne.
Pra, po shohim se duhen punė jashtėzakonisht tė mėdha, derisa tė bėhemi tė gatshėm pėr ta kryer njė namaz. Nėse do tė qėndronim tė gjithė nė xhami pėr tu falur, e nuk do tė merreshim me punė tė tjera, kush do tė na sillte njė copė bez (arėn) pėr ta mbuluar trupin, ose njė panine buke pėr ta mbajtur shpirtin gjallė!? Pra, ajo qė ėshtė e domosdoshme duhet ta kryejmė si vepėr tė domosdoshme. Pėr kėtė arsye themi se adhurimi na bėn tė jemi tė gjithė nė lėvizje.
Pėrderisa All-llahu e do njeriun qė ta adhurojė Atė, Ai do qė njeriu ti lutet nė shtėpi, nė zyrė, nė xhami, nė rrugė. Me fjalė tė tjera, Ai e do njeriun qė ti lutet nė secilėn lėvizje qė bėn ai nė jetėn e tij. Islami ėshtė nxitės i edukimit tė pėrgjithshėm, pėrderisa ka bėrė qė njeriu edhe nė rrugė tė jetė i sjellshėm dhe i edukuar.
Vėrtet, All-llahu sevapet i ka shpėrndarė tek tė gjitha lėvizjet, ose angazhimet e jetės. Programin tė cilin e ka pėrpiluar All-llahu e ka bėrė tė tillė, qė ēdo gjė tė ketė lėvizje tė pėrgjithshme. E shpėrblen atė qė e viziton tė sėmurin, atė qė gjykon me drejtėsi ndėrmjet njerėzve, atė qė i bėn njė tė mirė fqinjit tė tij, atė qė pastron ose largon ndonjė pengesė nga rruga, atė qė ndihmon tė hendikepuarin pėr ta kapėrcyer rrugėn, atė qė kujdeset pėr shtėpinė dhe fėmijėt, atė qė u kryen me edukatė shėrbime njerėzve, atė qė e largon tė keqen, atė qė ėshtė fjalėdrejtė dhe kėshillues i paanshėm, atė qė ndihmon tė tjerėt, atė qė ka dalė tė kėrkojė punė pėr riskun e fėmijėve tė tij, atė qė bėhet shkaktar pėr tė penguar ndonjė krim dhe atė qė urdhėron pėr vepra dobiprurėse. Tė gjitha kėto dhjetėramijėra vepra nuk janė nė shtyllat e Islamit, por tė gjitha kėto kanė shpėrblime.
Nėse ne, nė lėvizjen tonė jetėsore, pėrqėndrohemi vetėm nė kėto pesė dispozita tė Islamit, ne jemi duke e penguar veten nga 90 % tė sevapeve tė cilat i ka paraparė All-llahu pėr ne. Pėrderisa Vetė i Lartmadhėruari ka thėnė: Nuk i krijova xhinn-ėt dhe njerėzit, pėrveēse qė tė mė adhuro-jnė... patjetėr, duhet tė kuptohet se i gjithė programi i Tij ėshtė adhurim.
Programi ėshtė ai i cili e komandon lėvizjen e besimtarit nė botė. Secila lėvizje nė gjithėsi ėshtė adhurim, pėrderisa me tė ka pėr qėllim qė tė dalė para All-llahut tė Lartmadhėruar.
PROGRAMI PARA KRIJIMIT
All-llahu i Lartmadhėruar, para se tė krijonte njeriun, ia pėrpiloi atij programin dhe ia caktoi detyrat e jetės. Secili qė ngre ose krijon diēka, fillimisht pėrcakton qėllimin. Pėrderisa jeta ėshtė garancia e gjėrave qė ta kryejmė detyrimin tonė, atėherė patjetėr duhet tė dimė kėtė detyrim, pėr tė cilin na krijoi All-llahu. Ai, Krijuesi ynė, ėshtė Ai i Cili i ka paraparė ligjet e jetės sonė pėr tė qenė tė mirė dhe pėr ta kryer detyrėn pėr tė cilėn jemi krijuar.
Ėshtė pėr tu ēuditur, vėrtet habitem, kur analizoj se universi pikėsynimin ose burimin e ka tek njeriu (ėshtė krijuar nė shėrbim tė tij). E gjithė kjo rrjedh ngase njeriu ėshtė qenie qė ka lirinė e pėrzgjedhjes midis alternativave tė ndryshme. Ndėrsa krijesat e tjera, janė tė detyruara pėr respekt dhe nėnshtrim, pra, prej tyre nuk vjen e dėmshmja.
Ato e kryejnė detyrėn e tyre, sepse janė krijuar pėr kėtė shkak, ato nuk kanė pėrzgjedhje alternative. Por, ajo qė e shkatėrron jetėn dhe universin ėshtė ndėrhyrja e qenieve njerėzore, tė cilėve iu ėshtė mundėsuar pėrzgjedhja alternative.
I Lartėsuari dėshiroi qė ne tė jetojmė nė kėtė botė pėr ta pėrcjellė programin e krijimit tonė. Me kėtė, ne do ta kishim kryer detyrėn tonė, sikurse edhe krijesat e tjera nė univers. I Lartmadhėruari, nė Kuranin Kerim, thotė:
" فان تنازعتم في شيء فردوه الي الله و الرسول "
...dhe nėse bini ndesh pėr ndonjė gjė[112], atėherė drejtojuni All-llahut[113] dhe tė Dėrguarit tė Tij [114] ... [115]
Pra, pėrderisa mėsuam se tė gjitha krijesat e ngurta, bimėt dhe kafshėt, i janė nėnshtruar shėrbimit tė njeriut, atėherė cila ėshtė detyra e njeriut? Detyra e tij ėshtė ta adhurojė All-llahun. All-llahu nė njė hadith Kudsij thotė:
O biri i Ademit! E krijova kėtė univers pėr ty, ndėrsa ty tė krijova pėr veten Time, prandaj mos u preokupo me atė qė ėshtė e jotja, aq sa ti je pėr tė.
Por atėherė, cila do tė ishte detyra kryesore ose qėllimi final i adhurimit? A mos vallė, All-llahu kėrkon prej nesh qė ta madhėrojmė pandėrprerė tėrė ditėn dhe ta pėrmbyllim ditėn nė kėtė mėnyrė? Jo! Adhurimi nėnkupton pėrpjekjet e njeriut pėr ta kryer detyrėn e vet pėr tė cilėn ėshtė krijuar. Ēdo lėvizje nė univers konsiderohet adhurim, ndėrsa ne i zbatojmė pesė dispozitat e Islamit, pėr ta plotėsuar imanin tonė, qė ėshtė nė brendinė tonė. Pėr kėtė fjala (adhurim) ka kuptimin: bindje All-llahut nė gjithė programin e pėrcaktuar.
******
*****
****
***
**
*
DETYRAT E NJERIUT NĖ JETĖ
O njeri! Tė gjitha gjallesat nė tokė, si materiet inorga -
nike, ashtu edhe flora dhe fauna tė binden ty! Ato tė shėrbejnė ty, tė nėnshtrohen ty pėr tė gjitha ato gjėra qė ke nevojė. Ato janė tė detyruara qė ti shėrbejnė si njeriut besimtar, ashtu edhe atij jobesimtar, si tė bindurve ndaj Zotit, ashtu edhe mohuesve, deri nė ditėn e Kijametit. Atėherė (nė kėtė ditė) njeriu do ta humbasė kėtė veēori (privilegj) dhe me kėtė pėrfundon ky shėrbim (i universit ndaj tij).
Dielli nė kėtė botė, nuk rrezaton vetėm pėr besimtarėt. Toka nuk i jep frutat e veta vetėm pėr ata qė besojnė, dhe tua ndal ato femohuesve. Krijesat e tjera tė tokės janė nė shėrbim tė njeriut dhe pėr njeriun, pa marrė parasysh se ēka beson dhe ēmendon ai pėr Zotin e tij. Ata tė cilėt i mirėpresin proceset, atyre do tju shėrbejnė ato procese. Nuk ka dallim midis atyre qė deklarojnė se nuk ka hyjni tjetėr, pėrveē All-llahut dhe atij qė refuzon ta deklarojė kėtė.
Ndėrsa nė ahiret, gjendja ose statusi do tė ndryshojė. Krijesat do ti shėrbejnė vetėm njeriut besimtar, ndėrsa pabesimtarėve nuk do tiu shėrbejnė. Kur pabesimtari do tė mundohet ta gėnjejė All-llahun dhe ti thotė se tė kam besuar, kėmbėt e tij do tė flasin dhe do tė thonė: Jo, Lartmadhėria jonė, ishte ky i cili na dėrgonte pėr ēdo ditė nė lokalet e alkoolit. Kėshtu do tė flasin edhe duart duke thėnė: Jo, Lartmadhėria jonė, na detyronte ti rrihnim tė dobėtit. Kėshtu do tė flasė edhe gjuha duke thėnė: Jo, Lartmadhėria ime, vazhdimisht e pėrdorte gjuhėn e tij pėr tė tė mohuar. Kėshtu do tė vazhdojė tė dėshmojė kundėr edhe trupi i tij
Le ta lexojmė thėnien e All-llahut nė Kuranin Kerim:
" حتي اذا ما جاءوها شهد عليهم سمعهم و أبصارهم و جلودهم بما كانوا يعملون. و قالوا لجلودهم لم شهدتم علينا قالوا أنطقنا الله الذي أنطق كل شيء و هو خلقكم أول مرة و اليه ترجعون"
derisa tė arrijnė tek ai (zjarri), kundėr tyre do tė dėshmojnė, veshėt, sytė dhe lėkurėt e tyre. (Kėto do tė dėshmojnė) Pėr atė se ēkishin punuar. (ata) Lėkurėve tė tyre do tiu thonė: Pėrse dėshmuat kundėr nesh? Do tė thonė: All-llahu na bėri tė flasim, ashtu siē ka bėrė ēdo gjė tė flasė. Ai Ju krijoi herėn e parė dhe tek Ai (pėrsėri) do tė ktheheni.[116]
Pra, nė lirinė e njeriut, hyjnė edhe gjymtyrėt ose organet e trupit, ato janė nė shėrbim tė tij. Ato, nė kėtė botė, u shėrbejnė tė gjithė njerėzve, ndėrsa, nė ahiret, ato do tu shė-rbejnė vetėm besimtarėve.
Nėse femohuesi do tė tentojė tė ikė nga Dita e Kijametit, atij nuk do ti lėvizin kėmbėt. Kėshtu ėshtė edhe kur tė dėshirojė tė ikė nga dėnimi i zjarrit, kėmbėt e tij e dėrgojnė vetė atje, edhe pse ai do tė kundėrshtojė. Nėse do tė kėrkojė ujė pėr tė pirė, atij do ti jepet ujė i valė dhe me tė do ta largojė etjen. Kėshtu ėshtė edhe kur ai do tė dėshirojė tė vishet, melekėt e zjarrit do ti qepin rroba tė hekurta tė puthitura pas trupi (parzmore tė skuqura).
Kėshtu do tė veprojnė edhe shėrbyesit. Ata nė Ditėn e Kijametit nuk u shėrbejnė femohuesve (qafirėve). Ata jo vetėm qė do ti mallkojnė, por do ti djegin dhe do ti dėnojnė nė forma nga mė tė tė ndryshmet. All-llahu xh.sh. e privi-legjoi njeriun, sepse Ai ka paraparė qė njeriut ti japė nė ahiret pėrjetėsinė - jetė e cila nuk bazohet nga ndikimet e proceseve apo shkaqeve. Aty janė tė gjitha tė mirat dhe ka begati tė panumėrta. Njeriu (besimtar) nuk iu largohet atyre, e as ato nuk iu shmangen besimtarėve. Ajo ėshtė jetė e cila do tu pėrshtatet besimtarėve, kuptohet secilit sipas meritave. All-llahu xh.sh. e privilegjoi njeriun duke ia dhėnė krenarinė nė univers dhe jetėn e pambarueshme (nė ahiret) qė nuk ka fund (vdekje).
Jeta e njeriut nuk mbaron me vdekjen. Pas jetės sė kėsaj bote, ai ka pėr tė jetuar nė ahiret, gjė pėr tė cilėn edhe ėshtė krijuar. Por, kush do tė shpėrblehet me kėto begati? Do tė shpėrblehet vetėm ai i cili e ka kryer detyrėn e vet nė kėtė botė, detyrė pėr tė cilėn e ka krijuar All-llahu xh.sh. E kjo detyrė duhet tė bazohet nė frikė-respektin ndaj All-llahut xh. sh. Ky frikė-respekt do ta shpierė njeriun nė lumturinė e amshueshme.
I Lartmadhėruari e krijoi universin qė ti bindet dhe qė i tėri ta falėnderojė All-llahun. Nėse i bashkangjitesh linjės sė detyrimeve tė universit, dhe je prej atyre qė adhuron All-llahun xh.sh., me siguri do tė kesh jetė tė hareshme, sikurse krijesat e tjera. Secila krijesė e jeton jetėn e vet nė univers. Pas kėsaj, i Lartėsuari do ti japė (njeriut) pėrjetėsinė, nė ahiret.
Pėrderisa i Lartmadhėruari na krijoi pėr ta adhuruar Atė, a mos vallė kjo do tė thotė se All-llahu xh.sh. paska nevojė pėr kėtė adhurim!? Themi: I Lartmadhėruai ėshtė absolutisht i panevojshėm pėr tė. Ai nuk ka nevojė pėr asgjė, nga tė gjitha krijesat e Tij. Mohimi, Atė, se dėmton aspak. Frikė-respekti ose bindja jonė, Atij nuk i shėrben absolutisht pėr asgjė. Ai na krijoi tė lirė qė ne tė veprojmė sipas vullnetit tonė. Ai qė dėshiron tė besojė le tė besojė, po ashtu, edhe ai qė dėshiron tė mohojė le tė mohojė. Secili duhet ti drejtohet Atij me dashuri, e jo me zor.
I Lartmadhėruari thotė:
" ان نشأ ننزل عليهم من السماء اية فظلت أعناقهم لها خاضعين "
Sikur tė donim Ne, do tiu zbritnim atyre nga qielli njė shenjė (mrekulli - para sė cilės), ata do tė pėrulnin kokat dhe do tė nėnshtroheshin. [117]
******
*****
****
***
**
*
LIGJET E ALL-LLAHUT DHE LOGJIKA E NJERIUT
Ēbėri njeriu kur i Lartėsuari All-llah e bėri zotėri tė universit, dhe ia nėnshtroi tė gjitha krijesat e tjera? A mos vallė ai e kuptoi seriozisht jetėn e kėsaj bote dhe filloi ta praktikojė menjėherė sipas programit tė All-llahut? Jo! Ai e la programin e All-llahut dhe mendoi tė sillte ligjet e veta (pozi-tiviste) pėr veten e vet. Me kėto ligje, ai vetėm sa e stėrmbushi universin me mjerim. Sot, njerėzimi, nė vend tė programit tė All-llahut, po praktikon ligjet pozitiviste. Sot, njeriu i dashu-ruar me logjikėn e tij, gjendet nė njė pozitė mjaft tė mjerė, ngase e ka lėnė programin e All-llahut.
Programi i cili tė vjen nga i Urti ėshtė ai i cili merr parasysh ēdo gjė (qė tė nevojitet, o njeri), ndėrsa programet e tjera qė tė servohen vijnė nga i njėjti lloj, prej tė cilit je edhe ti vetė, o njeri! Pra, kemi njė dallim shumė tė madh midis kėtyre dy programeve. Ai qė vjen nga qenia e llojit tėnd ėshtė shumė i kufizuar, i paperceptueshėm dhe ka mangėsira tė shumta. Edhe vetė jemi dėshmitarė se, sapo fillojmė tė mėsojmė diēka, shohim se diēka tjetėr na ka kaluar (pa e njohur).
Ndėrsa ligjet Hyjnore shihet qartė se janė tė qėndrueshme, ato nuk ndryshojnė dhe nuk zėvendėsohen. Ai i Cili i parashikoi dhe i vendosi kėto ligje e di fare mirė se ēfarė do tė ndodhė me mbarė universin deri nė Ditėn e Kijametit. Atij nuk mund ti pėrballet askush, madje, askush nuk prete-ndon ti pėrballet, sepse i Lartmadhėruari ėshtė i Ditur dhe dituria e Tij ėshtė pafund.
Ligjet e njerėzimit kanė mangėsitė e tyre. Jemi dėshmitarė se ato janė pėrplot zėvendėsime dhe ndryshime. Nuk kalojnė pak vite dhe befasohemi me ligje tė reja tė cilat japin shpresėn e shėrimit tė problemeve shoqėrore, por me kalimin e kohės dalin probleme tė reja, tė cilat nuk janė parashikuar. Kėto probleme tė paparashikuara bėhen shkak i ndryshimeve dhe i zėvendėsimeve tė ligjeve me tė tjera mė tė mira. Por ajo qė tė bie nė sy ėshtė fakti se zėvendėsimi i kėtyre ligjeve bėhet po nga tė njėjtit (nga qeniet njerėzore), tė cilėt janė si ne, pra, qė diēka e dimė, e shumėēka nuk e dimė. Pa dyshim se edhe ky zėvendėsim do tė duhet tė ndryshojė pas njė kohe relativisht tė shkurtėr. Kėshtu, njerėzimi do tė vuajė nga ndryshimet e (njėpasnjėme tė) ligjeve, deri atėherė kur tė vijė urdhėri nga All-llahu xh.sh.
Mjerimi nė univers ėshtė rezultat i mosrespektimit (dhe moszbatimit) tė detyrės sonė, pėr tė cilėn jemi krijuar, pra, nga moskryerja e adhurimit tė All-llahut xh.sh. dhe nga mospė-rcjellja e programit tė Tij, program tė cilin nuk ka mundėsi ta sfidojė asnjė mendje njerėzore e as askush tjetėr, sepse ai (program) ėshtė reveluar (zbritur) nga Urtėsia Hyjnore.
All-llahu xh. sh. na ka prezantuar programin nė tė cilin ėshtė mirėqenia dhe lumturia. Mjerisht, ne parapėlqyem filozofirat e kota, qė janė plot mashtrime. Nga kush vijnė kėto mashtrime? - Nga njeriu! Si ėshtė e mundur qė ne tė jemi mė tė mirė dhe mė pėrparimtarė se All-llahu, nė univers?! Ne, nė kėtė mėnyrė, po shkatėrrojmė ēdo gjė. Kemi humbur jetėn dhe qėllimin tonė. Kjo qė po bėn njeriu, do tė thoja, ėshtė njė krim i papėrshkrueshėm. Ai po i bėn dėm vetvetes dhe, pėrveē kėsaj, po hyn nė kompetencat e Krijuesit tė Tij.
I jemi shmangur qėllimit pėr tė cilėn u krijua ky univers. Sipas kėsaj qė na servohet nga njerėzimi, jeta jonė ėshtė e kotė (e paqėllimtė). Meqė jemi duke e humbur jetėn e kėsaj bote, me siguri, do ta humbim edhe jetėn e dytė (ahiretin). Jeta e parė do tė na shpierė tek ajo e dyta, nė ahiret, tek ajo qė ėshtė e vėrtetė dhe e pėrjetshme. Ah, sikur ne ta tė jetonim kėtė jetė sipas urdhėrave tė All-llahut! Ne po e humbasim sė koti jetėn e parė, sepse jemi duke u marrė me filozofira tė kota dhe me ide njerėzore. Jemi duke u marrė me ato tė cilat e lejojnė tė keqen dhe e ndalojnė tė mirėn. Kurse, atyre, qė ndjekin programin e All-llahut iu thonė tė prapambetur dhe tė marrė. Vallė, kush ėshtė vėrtetė i marrė, ne, apo ata qė duan ta humbin amshimin (ahiretin)?
JETA NGA MASHKULLI DHE FEMRA
All-llahu i Lartmadhėruar kur e krijoi kėtė botė, vendosi nė tė edhe ligjet e saj. Njė prej kėtyre ligjeve tė Tij ka paraparė se jeta njerėzore do tė shumohet prej vetė qenies sė vet. Nga mashkulli dhe femra. Secila krijesė, ėshtė krijuar me veēoritė e veta. Njeriu, bimėt, kafshėt dhe tė gjitha qeniet nė tokė janė tė krijuara nga ēifti: mashkull-femėr. Tė qenurit mashkull dhe femėr jep tė kuptohet se kėto krijesa janė autonome, tė pavarura nga krijesat e tjera. Askush nuk mund tė krijohet nga njė qenie e njė lloji tjetėr, ashtu siē pretendojnė darvinistėt.
Le tė lexojmė kėtė thėnie tė All-llahut xh.sh. nė Kuran:
" ومن كل شيء خلقنا زوجين لعلكم تذكرون "
...dhe, prej ēdo sendi, kemi krijuar ēiftin, mbase do tė mendoni (do ti pėrkujtoni Mirėsitė e All-llahut). [118]
Pra, ēifti paska ekzistuar, ndėrkohė qė ne nuk e dinim kėtė, por e mėsuam shumė vonė. Mėsuam se edhe elektriciteti pėr tė funksionuar domosdo duhet tė ketė ēiftin (e ngarkesave tė grimcave elementare), atė negativ dhe pozitiv. Sikur tė dy ngarkesat tė ishin negative ose pozitive nuk do tė kishim kurrėn e kurrės elektricitet. Kėshtu mėsuam se edhe mjegullat janė tė krijuara sipas kėtij ligji, tė ngarkesave elektrike pozitive dhe negative. Kur ato ēiftėzohen (bashkohen) japin shiun. Po kėshtu mėsuam se edhe atomi pėrmban nė vete pozitivin (pozitronin) dhe negativin (elektronin). Sigurisht ekzistojnė edhe krijesa tė tjera pėr tė cilat ne, ende, nuk dimė gjė. Por, kur tė vijė koha e shfaqjes sė kėtyre krijesave, All-llahu xh.sh. do tė na i zbulojė neve ato sekrete. Kėshtu do tė mėsojmė se ēdo lloj, apo qenie nė kėtė univers, pa pėrjashtim, ėshtė krijuar nga ēifti: mashkull-femėr.
Nga kjo nxjerrim dy gjėra qė duhen tė konsiderohen si thelbėsore. All-llahu xh.sh. ėshtė Ai i cili ka gjykuar (vendosur) pėr to. Ai ka kėrkuar qė ne tė mos ti nėnshtrohemi logjikės apo mendjes sonė pėr to. Logjika, me dijen e vet, nuk mund ta perceptojė dot kėtė. اėshtja e parė ėshtė se ne nuk mund ta dimė se si ėshtė krijuar universi, ndėrsa, e dyta, ėshtė se ne nuk mund ta dimė, gjithashtu, se si jemi krijuar ne.
Ju themi simpatizuesve tė teorive tė specializuara qė meren me krijimin: Si ishte forma e kėtij universi mė herėt? Nga i nxirrni kėto e ato teori dhe prej kujt i merrni kėto tė dhėna!? A mos vallė keni qenė dėshmitarė tė krijimit, apo ju ka ardhur ndonjė njohuri, tė cilėn nuk e posedojnė tė tjerėt!? Ata tė cilėt pretendojnė se prejardhja e njeriut ėshtė nga majmuni, janė shumė tė gabuar. اdo gjė qė ėshtė nė kundė-rshtim me (tė vėrtetėn mbi) origjinėn e natyrės sė universit ėshtė e gabuar. Sado qė tė bashkohen idetė dhe argumentet e dobėta (pėr ta mbėshtetur njėra-tjetrėn), ato nuk mund tė na japin tė vėrtetėn.
Tani, le ta pėrmbledhim shkurtimisht atė qė thamė: All-llahu ėshtė Ai i Cili krijoi kėtė univers pėr ti bėrė sexhde, pėr ta madhėruar dhe pėr tiu lutur tė Lartmadhėruarit. I tėrė universi i ėshtė bindur dhe i ėshtė nėnshtruar All-llahut xh.sh. me detyrim. Por, All-llahu i Lartmadhėruar ishte Ai i Cili dėshiroi qė njeriu ta adhurojė Atė nga dashuria (me dėshirėn e vet).
Gjithashtu, All-llahu xh.sh. ishte Ai i Cili e caktoi programin dhe solli misionarėt e Vet qė (ky program) ta pėrfshijė mbarė lėvizjen jetėsore. Adhurimi nuk duhet tė kuptohet vetėm me namaz, zekat, agjėrim dhe haxh. Por, e tėrė lėvizja e jetės sonė ėshtė adhurim.
All-llahu xh.sh. kėrkoi nga ne qė tė lėvizim (punojmė) nė jetė dhe ta ndėrtojmė tokėn. P.sh. pėr ta bėrė namazin ne detyrohemi tė merremi me aktivitete tė gjėra (punuese) tė tė jeturit tonė. Kjo pėrfshin shumė segmete tė jetės sonė. All-llahu i Lartmadhėruar nuk dėshiron nga ne qė gjithmonė dhe pandėrprerė, ditėn dhe natėn, ti shprehim Atij falėnderimet tona. Por, Ai kėrkon nga ne qė tė punojmė dhe tė lėvizim.
Njeriu filloi tė bėhet shkatėrrues, atėherė kur presupozoi se ai ėshtė eksperimentues nė tokė. Kėshtu, ai i la anash ligjet e All-llahut dhe parapėlqeu ligjet e veta pėr veten e vet. Ky eksperimentim me ligjet njerėzore (individuale), po i sjell njerėzimit mjerim dhe po e largon nga programi i All-llahut, tė cilin po e zėvendėson me ligjet e veta njerėzore. Ne, derisa tė polemizojmė pėr krijimin dhe pėr gjėrat tė cilat nuk i pėrkasin mendjes sonė, do tė shkojmė drejt humbjes. Debati rreth krijimit dhe rreth asaj se si erdhi njeriu, ėshtė i kotė dhe nuk na ēon deri tek e vėrteta.
Jeta jonė ėshtė e shkurtėr nė kėtė botė tė kufizuar. Ndėrsa jeta e ahiretit ėshtė jeta e vėrtetė, tė cilėn nuk e pengon as vdekja e as asgjėsimi total. Ajo ėshtė jeta e pėrjetėsisė pėr tė cilėn do tė flasim nė kapitullin e ardhshėm.
Krijoni Kontakt