Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Shkatėrruesit nė tokė

    Ah! Sikur ēėshtja tė mbaronte vetėm me kaq! Kemi shtete tė pasura, tė cilat sundojnė ēmimet e tregjeve pėr secilin artikull ushqimor, bile edhe pėr nėnproduktet e tyre. Disa shtete, sikurse ėshtė p.sh. Amerika, shtetasve tė vet ua paguan humbjet, ose ua plotėson produktet tė gjithė atyre qė merren me bujqėsi, veēanėrisht atyre qė mbjellin drithėra, vetėm e vetėm qė t’a mbajė ēmimin e lartė nė tregun botėror! Disa shtete, sikurse ėshtė Brazili, e hedh nė det kafenė, vetėm e vetėm qė tė mos t’a ulė ēmimin e saj! Po ashtu, kemi edhe shtete tė tjera, tė cilat e marrin kafen, qumėshtin, vezėt, e tė tjera artikuj ushqimorė dhe i hedhin nė det, vetėm e vetėm qė t’a ruajnė ēmimin nė tregun botėror, ndėrkohė qė dihet se me miliona e miliona njerėz nė botė, kanė nevoja imediate pėr to. Ata kanė nevojė pėr njė copė buke, ose pėr njė gotė qumėsht, ose njė vezė pėr t’a ngrėnė. Ky ėshtė shkatėrrim dhe pėrbuzje ndaj begative tė All-llahut, qė janė nė tokė. T’a marrėsh begatinė e All-llahut dhe t’a hedhėsh, pėr t’ua ndaluar krijesave tė tjera pėr t’a ngrėnė!?

    Sikur kėto begati tė ishin prodhuar fund e krye prej njerėzve, do tė kishim thėnė, se mbase ata kanė tė drejtė tė veprojnė kėshtu, por tė hidhen ato, qė i ka krijuar All-llahu xh.sh.!? Shtazėt nuk u krijuan prej njerėzve, qė ata t’i japin tė drejtėn vetes, pėr t’a hedhur mishin apo qumėshtin e tyre. Ata, nuk i krijuan as shpezėt, qė t’ua hedhin vezėt. Ata nuk e krijuan as tokėn, prej sė cilės u prodhua kalliri i grurit. Nė vend se t’a shpėrndanin begatinė e All-llahut, nė emėr tė All-llahut pėr robėrit e Tij, pra t’ua shpėrndanin tepricat e veta shteteve tė skamura, ata i hedhin ato nė det, duke i penguar begatitė e All-llahut pėr krijesat e Tij.

    Kemi shtete, tė cilat nuk merren me kėto lloj prodhimesh (bujqėsore), edhe pse All-llahu u ka dhėnė ara shumė pjellore dhe fusha tė gjėra toke, por merren me “ndėrtimin” e vendit tė tyre. Nė vend se tė merren me prodhimin e tokės dhe tė nxjerrin maksimumin prej saj, ata janė tė preokupuar me revolucione dhe luftėra. Ndėrrojnė qeveritė dhe pushtetarėt, pėr tė qeverisur vetė.

    Njeriun e preokupojnė pėrplasjet e “mėdha” dhe luftėrat nė botė, nė vend se tė merret me detyrėn, qė All-llahu i ka caktuar pėr t’a ndėrtuar dhe punuar tokėn.

    Kjo ėshtė tirania njerėzore, me anė tė sė cilės, njerėzve iu ndalohen begatitė e All-llahut xh.sh.

    All-llahu xh.sh., pėr kėtė, thotė:

    " قل أريتم ما أنزل الله لكم من رزق فجعلتم منه حراما و حلالا قل ءالله أذن لكم أم علي الله تفترون"

    “ Thuaj: a shikoni (keni menduar ndonjėherė) se riskun All-llahu e zbriti pėr ju, (ndėrsa) ju atė (disa prej ushqimeve i konsideroni) se janė tė lejuara e (disa) tė palejuara (hallall e haram). Thuaj: mos vallė ishte All-llahu, qė ju dha leje pėr kėtė, apo ju shpifni ndaj All-llahut.”

    Kėshtu, ne shohim tiraninė njerėzore, nė ndarjen e tokės nė shtete dhe kufij dhe nė vende qė u ndaluan pėr robėrit e All-llahut. Kur All-llahu e krijoi tokėn pėr njerėzit dhe vetėm pėr njerėzit, atėherė, kush vallė e solli kėtė mjerim ndėrnjerėzor?

    Kėtė mjerim, qė po sillet ndėr njerėz, pa dyshim, e solli mendja e njeriut. All-llahu e kishte krijuar njeriun tė lirė tė zgjidhte midis dy, apo mė shumė alternativave. Por, fatkeqėsisht, ai u preokupua me gjithēka tjetėr, ndėrsa obligimet e veta tė jetės, i la anash. Ajo, pėr tė cilėn ishte krijuar, ishte mirėqenia nė tokė, ndėrsa atė e preokupoi shkatėrrimi, e preokupoi okupimi i vendbanimeve, pėr tė sunduar njerėzit e tjerė. E preokupoi ēdo gjė, qė ėshtė ndesh me botėn, ndėrsa detyrėn e vet tė ndėrtimit, e injoroi, pėr tė mos thėnė e ka harruar fare. Pra, ajo qė kishin dėgjuar e parė, mbeti: ishte seē na ishte...!!

    Kėtu na ēoi liria e pėrzgjedhjes sė njeriut. Mjerim, nė vend tė gėzimit dhe haresė. Shkatėrrim i begative tė All-llahut tė Lartėmadhėruar, nė vend tė progresit. Kėshtu, ata me kėtė rrugėtim, vetėm sa i shtuan edhe mė shumė problemet nė tokė. Nė vend se t’i zgjidhin problemet, ata i largohen edhe mė tepėr programit tė All-llahut. Kjo do t’i shpierė ata drejt njė katastrofe totale. Ata, patjetėr, do tė duhet tė mbėshteten dhe t’a marrin nė kosideratė programin e All-llahut, dhe jo vetėm tė mbėshteten nė mendjen dhe planet e tyre, sepse mendja, si mjet i vetėm, tė dėrgon drejt shkatėrrimit e jo drejt pėrmirėsimit.

    Arroganca e mendjes njerėzore, supozoi dhe pretendoi se do tė jetė nė gjendje t’a ndryshojė sistemin nė univers, duke iu paraqitur tė tjerėve se ėshtė pėr njė mirėqenie dhe pėr njė pėrparim akoma mė tė madh. Por nė realitet ēfarė bėri? I preu lisat e maleve, tė cilat All-llahu xh.sh. i krijoi si mushkėri tė tokės. Nė vend tė tyre ndėrtoi fabrika, prej tė cilave ndotet ambienti nė tokė, dhe jo vetėm toka, por edhe qielli. I Lartėsuari i kishte krijuar ato tė pastėrta dhe tė hapura pėr gjallesat. Tani, kemi tė bėjmė me njė rrezik shumė mė tė madh global. Tani rruzullit tokėsor, pra, njėrės prej shtresave ajrore atmosferike tė tokės, e quajtur shtresa e ozonit, i ėshtė hapur njė vrimė. Njeriu, nė emėr tė pėrparimit, po hedh shumė materie kimike nėpėr lumenj, liqene, etj. Kėshtu, ai ėshtė duke e plehėrosur tokėn dhe, natyrisht, duke e ndotur ujin, tė cilėn All-llahu e zbriti tė pastėr dhe tė pijshėm. Ashtu siē e shkatėrroi njeriu mendjen e bujkut, qė t’i hidhte tokės plehėra kimike, po ashtu ai shkatėrroi edhe vetveten, sepse u helmuan edhe bimėt e tjera pėrreth tyre. Ato bimė i hanė kafshėt, e kėshtu bashkė me to, edhe ne, qeniet njerėzore. Kjo po na “ndihmon” tani, nė plogėshtinė tonė trupore, nė lodhje, sėmundje tė ndryshme dhe vdekje!

    Kur shkencėtarėt filluan t’a ngrenė zėrin dhe tė japin vėrejtjet e tyre pėr dėmet qė shkaktuan kėto lloj helme mbi pemėt, kafshėt dhe njeriun, u pėsuan aq shumė dėme, sa u hoqėn tė zitė e ullirit. Tash, sė fundi, ėshtė ndaluar pėrdorimi i tyre, pasi bota u mbush me plehėra, nė emėr tė shtimit tė prodhimit. Arsyetimi ėshtė se nataliteti njerėzor ėshtė shumė i madh.

    Pastaj ē’ndodhi? Kėto kimikate u vunė edhe nė shėrbim tė shėrimit tė disa sėmundjeve. Edhe kėto u ndaluan me shumė vonesė, sepse u vu re se kishin kundėrefekte, veēanėrisht nė sėmundjet mendore. Tė gjitha kėto, kanė ndodhur pėr shkak se mendja e njeriut ėshtė e cekėt dhe e kufizuar. Njeriu, vėrtet, mėson diēka, por atij i mungon shumėēka. E keqja fillon aty, sepse ai konkludon dhe vendos pėr tė vepruar, me atė dituri tė cekėt, qė ai ka. Ai mendon se ka shpikur njė zbulim tė ri shkencor, dhe nė emėr “tė mirėsisė” globale, po i ofron shėrim njerėzimit. Kur, ai, mė vonė, e kupton se paska qenė gabim, ai kthehet aty ku ka filluar.

    Ai nuk i sheh problemet nė tėrėsi nė kompleksitetin e tyre, por sheh vetėm problemet e dukshme qė ka para vetes. Atij i mungojnė dija dhe njohuritė rreth asaj, se ēfarė do tė ndodhė nė tė ardhmen. Kėshtu p.sh. disa shtete, duke u mbėshtetur nė emėr tė lirisė, kanė kėrkuar qė prostitucioni tė jetė i lirė. Bile parlamenti i Britanisė sė Madhe, ka shkuar aq larg, saqė lejoi prostitucionin nė grup. Dhe kjo i gėzoi aq shumė, saqė mburren me kėtė “arritje”, se janė vendet qė i kanė dhėnė mė sė shumti liri personalitetit tė njeriut. Vallė, njeriu, a nuk ka marrė liri mė tė madhe nga programi i All-llahut xh.sh.!?

    Por, ēfarė ndodhi mė pas?

    Mė pas, u shfaqėn dhe u shpėrndanė shumė sėmundje, mė e njohura dhe mė e rrezikshmja prej tė cilave, nė ditėt e sotme, ėshtė sėmundja e sidės. Kjo sėmundje vdekjeprurėse, e cila nuk ka shėrim, ėshtė duke i sfiduar shkencėtarėt, tė cilėt janė duke bėrė pėrpjekjet maksimale pėr parandalimin e saj, por deri tani pa sukses. Vetė ata, qė ishin gėzuar se kishin arritur kulmin e lirisė personale, duke lejuar prostitucionin dhe homoseksualizmin, tani kėrkojnė qė tė mbėshteten nė atė, ēka ėshtė e mirė dhe e moralshme! A e bėjnė kėtė pėr shkak tė imanit tė tyre: sigurisht qė jo, kėtė e bėjnė pėr shkaqe domosdoshmėrie dhe nevoje. E bėjnė qė t’a shpėtojnė veten nga sėmundjet vdekjeprurėse. Sikur t’a praktikonin programin e All-llahut, do tė ishin tė qetė, nuk do tė sprovoheshin me kėtė sėmundje ngjitėse, e cila po sillet rreth shoqėrive, qė e kanė lejuar prostitucionin me ligj.

    Tė gjitha kėto tė vėrteta po ndodhin nė tokė pėrreth nesh, ndėrsa ne nuk po mbushemi me mend. All-llahu e ka ndalur kamatėn, dhe atyre qė merren me kamatė, u ka premtuar dėnime tė rėnda, por ja qė njerėzit e thyen kėtė ligj tė programit tė All-llahut dhe e shkatėrruan ekonominė botėrore. Madje, gjendja ka arritur deri aty, sa qė fajdja e ka tejkaluar vetė kapitalin botėror. Kamata tani ėshtė bėrė shkaktarja kryesore e falimentimeve tė shteteve dhe e likuidimit tė njerėzve. Bota, tani, ka filluar tė kėrkojė abrogimin e ligjit tė kamatės.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Gjërat që mendja e njeriut s’i kupton

    Tani le të shohim gjërat që mendja njeriut nuk i kupton. Disa njerëz thonë: Nëse All-llahu i Lartëmadhëruar e ka ndaluar mishin e derrit, atëherë pse e krijoi atë?

    Kjo është një pyetje e cekët, që buron nga mendja jobesimtare. All-llahu xh.sh. është Ai, që krijoi çdo gjë në univers, dhe gjithçka që Ai krijoi, e kryen detyrën e vet, pa marrë parasysh, a është kjo gjë në dijeninë tonë, apo jo.

    Kush u ka thënë njerëzve, se derri është krijuar për t’a ngrënë mishin e tij? Ndoshta, All-llahu e ka krijuar atë, për t’i pastruar plehërat nga biliarda mikrobe që kanë. Kështu ndihmon në mosshtimin dhe shpërndarjen e tyre, në mënyrë që njeriu të mos t’a pësojë dhe të mos vuajë shumë. Përderisa All-llahu, e ka ndaluar mishin e tij, Ai e ka krijuar atë për diçka tjetër, e jo për ngrënien e mishit të tij.

    Dikush tjetër pyet: pse Zoti i krijoi gjarpërinjtë, akrepat, kafshët e egra etj.,të cilat e frikësojnë dhe e shqetësojnë njeriun?

    Atij i themi se: ti nuk je duke e kuptuar qëllimin e krijimit të këtyre krijesave. Ato ekzistojnë në tokë (univers) për të treguar dhe dëshmuar Fuqinë e All-llahut xh.sh. në botë. All-llahu nënshtroi në shërbim të njeriut shumë kafshë, duke na dhuruar shumë të mira prej tyre, krahas edhe kënaqësive të tjera, që ato na japin. Porse njeriu nuk e di, dhe nuk do ta kuptojë kurrë, pse All-llahu i Lartëmadhëruar disa prej kafshëve i bëri t’i nënshtrohen dhe t’i përulen fuqisë së tij, ndërsa disa të kafshë të tjera i bëri që të mos i nënshtrohen forcës së njeriut.

    Shohim se si një fëmijë i vogël kalëron një deve të madhe! Sikur deves, rastësisht, t’i tekej t’a shqelmonte fëmijën, do t’a mbyste atë në vend. Por ja që, deveja i nënshtrohet plotësisht fëmijës. Ai e nget atë si të dojë, e detyron të ecë, kur dhe nga të dëshirojë ai, gjithashtu ai i jep për të ngrënë kur të dëshirojë.

    Disa njerëz mendojnë se është një gjë normale që fëmja t’a bëjë këtë sepse ka mundësi për t’a bërë, por e vërteta është se deveja i nënshtrohet fëmijës nëpërmjet urdhërit dhe Fuqisë së All-llahut xh.sh. Ai ka bërë që deveja t’i bindet dhe t’i përulet çdokujt prej qenieve njerëzore, kur ato t’a urdhërojnë atë.

    Por nuk është kështu p.sh. me gjarpërin dhe me akrepin. Këto gjallesa janë më të vogla në krahasim me deven, plus kësaj janë edhe më të pafuqishme se ajo. Por, nëse mundohemi t’i përvetësojmë, ose të kërkojmë prej tyre të na nënshtrohen, ato do të refuzojnë dhe ne nuk do të mundemi t’i komandojmë, sepse ato nuk janë urdhëruar për të na u nënshtruar ne. Sikur të ishte se gjallesat do t’i nënshtroheshin vullnetit të njeriut, atëherë ai, së pari, do të kërkonte t’i nënshtroheshin gjallesat më të dobëta dhe më të vogla, siç janë insektet. Por, All-llahu këto nuk ia nënshtroi vullnetit njerëzor.

    Përderisa, gjendja është kjo që është, ne duhet t’a kuptojmë se mundësitë tona janë të pakta dhe të kufizuara. Ne, me këto mundësi që kemi, nuk jemi në gjendje që të nështrojmë me forcën tonë ndonjë gjallesë. Prandaj, duhet t’a respektojmë dhe t’i jemi mirënjohës Atij, që na mundësoi që disa kafshë të caktuara të jenë në shërbimin tonë, që prej disave të marrim mishin, qumështin, apo pjesë të tjera, si lëkurën, leshin, puplat, gëzofin, etj. Ne, sado forcë të madhe që të kemi, nuk do të arrinim kurrë që të nënshtronim askënd, pa Fuqinë e All-llahut xh.sh.

    Le të shqyrtojmë tani, sëmundjet e ndryshme të cilat e prekin njeriun. Në to, vërtet, kemi urtësi, por njeriu nuk i njeh dhe nuk i kupton këto urtësi. All-llahu xh.sh. me këto sëmundje, dëshiron që t’ua bëjë me dije mizorëve në rruzullin tokësor, që të mos tentojnë t’a mashtrojnë vetveten, me forcën dhe pushtetin që u ka dhënë Ai. All-llahu i Lartëmadhëruar, atyre iu thotë se forca juaj është zero, sepse sikur të dëshironte, Ai do t’iu shfaroste nga faqja e dheut, me anën e disa mikroorganizmave (bakterieve), të cilat vërtet janë mikroskopike, por janë shumë precize. Syri i njeriut nuk i sheh ato, megjithatë ato kanë fuqi shkatërrimtare, dhe e bëjnë njeriun të mos ketë mundësi të lëvizë fare. Ato i bëjnë njerëzit të dergjen në shtrat dhe të mos mund të ngrihen dot në këmbë.

    Jo vetëm kaq, por ato i shkaktojnë njeriut edhe dhembje shumë të mëdha. Njeriu, këto gjallesa, nuk duhet t’i neglizhojë, sepse forca, mundësia dhe mendjemadhësia e tij nuk vlejnë fare, përpara këyre mikroorganizmave. Ai duhet t’a kuptojë se, këtu ka të bëjë me Fuqinë e All-llahut të Lartëmadhëruar. Le të mos harrojë, se një ditë të afërme do të takohet me Zotin e tij, dhe duhet t’a ketë paraysh se atë ditë do të merret në pyetje. Atë ditë, nuk do të ketë me vete as fuqi, as privilegje, as mundësi e as ndihmuesit e tij, që i ka pasur në këtë botë. Atë ditë, All-llahu xh.sh., e ka cilësuar si vijon :

    " يوم تبلي السرائر فماله من قوة و لا ناصر"

    “Në ditën kur fshehtësitë do të shpalosen; njeriu nuk do të ketë as forcë, e as ndihmues.”


    Disa sëmundje, duken qartë se janë sinjale të drejtësisë së All-llahut xh.sh. Ai, i cili e tepron në ushqim, ai ka marrë më tepër se sa i takon nga ushqimi i begatisë së përgjithshme. Prandaj, All-llahu xh.sh., dikujt prej njerëzve, të cilët e kanë tepruar në ushqim gjatë së jetës së tyre, iu dërgon ndonjë sëmundje, me anën e së cilës ia ndalon ushqimin e tepruar. Për t’ia përkujtuar atij, se ai, për disa vite me rradhë, ka marrë më tepër ushqim, se sa i ka takuar, dhe kështu i kompesohet në vitet që i kanë ngelur me ushqim të racionalizuar.

    P.sh. ata të cilët kanë ngrënë ëmbëlsira të shumta, për disa vite me radhë, sëmuren nga sëmundja e sheqerit, dhe kështu atyre ju ndalohet nga mjekët të hanë më shumë se gjysmën e ëmbëlsirës së servuar. Nëse arrin një shkallë të përkeqësimit të tepërt të sëmundjes së sheqerit, ndoshta, të tillit do t’i i ndalohet të hajë edhe bukën e bardhë, ose do t’i lejohen vetëm copëza të vogla buke. Por, mund të ndodhë që t’i ndalohen edhe shumë artikuj të tjerë ushqimorë, me përjashtim të bukës së zezë ose të thekrës, edhe pse më herët, ai ishte nga ata, që i përbuzte këto bukë, dhe kështu ai do të vazhdojë t’i kalojë vitet e mbetura të tij, deri në përfundimin e jetës në këtë botë.

    Për këtë arsye, All-llahu i Lartëmadhëruar, thotë:

    " و كلوا واشربوا و لا تسرفوا انه لا يحب المسرفين"

    “...dhe hani e pini, por mos e teproni, sepse Ai nuk i do ata që e teprojnë.”

    Përderisa All-llahu xh.sh., na ka urdhëruar që t’a mbajmë drejtësinë, ndërsa del dikush dhe nuk i përmbahet kësaj drejtësie, atëherë, ai do të përjetojë atë që nuk e dëshiron, pasi ai i ka thyer rregullat e drejtësisë.

    Ai, i cili e tepron p.sh. duke mos fjetur gjatë natës, ai do t’a ç’rregullojë shëndetin. Kështu, me kalimin e kohës, për shkak të përkeqësimit të shëndetit, ai do të kalojë në një gjendje, prej së cilës nuk do të mund të ngrihet prej shtratit. Ndoshta, dëshira e drejtësisë së All-llahu xh.sh, është që ai t’a plotësojë dhe kompesojë gjumin e pabërë, nëpërmjet sëmundjeve. I Lartësuari, në një hadith Kudsij thotë :

    " ان الله عز و جل يقول يوم القيامة:

    يا ابن أدم. مرضت فلم تعدني . قال يا رب, و كيف أعودك و أنت رب العالمين؟ قال : أما علمت أن عبدي فلانا مرض فلم تعده . أما علمت انك لو عدته لوجدتني عنده؟

    يا ابن أدم . استطعمتك فلم تطعمنيز قال : يا رب . و كيف أطعمك و انت رب العالمين؟ قال : أما علمت أنه أستطعمك عبدي فلان فلم فلا تطعمه؟ أما علمت أنك لو أطعمته لوجدت ذلك عندي؟

    يا ابن أدم. استسقيتك فلم تسقني . قال : يا رب, كيف أسقيك و أنت رب العلمين؟ قال : استسقاك عبدي فلان فلم تسقه . أما انك لو سقيته لوجدته ذلك عندي.


    Vërtet, All-llahu xh.sh., në Ditën e Gjykimit, do të thotë :

    O bir i Ademit: U sëmura, por ti nuk më vizitove.
    (Njeriu) Do të përgjigjet: O Zoti im; si të të vizitoja unë, kur Ti je Zoti i botëve?
    (All-llahu do të) Thotë: Kur ti e kuptove se robi im, filani, ishte sëmurë, pse nuk e vizitove? A nuk e dije se po t’a vizitoje atë, do të më gjeje Mua aty, pranë tij!

    O bir i Ademit: Të kam ushqyer, pse nuk më ushqeve?
    (Njeriu) Do të përgjigjet: O Zoti im; si mund të të ushqeja unë, kur Ti je Zoti i botëve?
    (All-llahu do të) Thotë: Kur ti e dije se të ka kërkuar të ushqyer robi im, filani, atëherë pse ti nuk e ushqeve atë? Sikur t’a dije dhe t’a ushqeje atë, do t’a gjeje atë tek Unë!

    O bir i Ademit: T’a kam larguar etjen, pse nuk m’a largove edhe ti atë?
    (Njeriu) Do të përgjigjet: O Zoti im; si mund të t’a largoja unë Ty etjen, kur Ti je Zoti i botëve?
    (All-llahu do të) Thotë: Të ka kërkuar largimin e etjes robi im, filani, ndërsa ti nuk e shërbeve atë me ujë. Sikur t’a shërbeje me ujë, do t’a gjeje atë tek Unë!

    Çdo i sëmurë është afër All-llahut xh.sh., ai stimulohet me anë të sëmundjes së tij, sepse kjo sëmundje do t’ia lehtësojë dënimet në ahiret. Atij do t’i lehtësohet për aq, sa ka duruar dhembjet gjatë sëmundjes së tij. Kjo duhet të kuptohet si një privilegj, sepse është një shpagim shumë i madh. Faktin, që është i stimuluar nga All-llahu i Lartëmadhëruar, njeriu duhet t’a pranojë me kënaqësi, ashtu siç çdo i sëmurë i pranon me kënaqësi shërbimet e dikujt në këtë botë. Edhe këtyre shërbyesve, qofshin ata, familjarët e tij apo jo, do t’iu shpaguhet mundi i përpjekjeve të tyre, për t’ia kthyer forcën e humbur të afërmit të tyre, nga sëmundja që e ka kapluar.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    A ėshtė ‘vepėr e shėmtuar’, krijimi i personit me aftėsi tė kufizuar

    Tani tė shohim se ēfarė statusi i kap personat me aftėsi tė kufizuar. Le tė marrim nė konsideratė personat, tė cilėt kanė lindur tė verbėr, tė ēalė, tė paralizuar nė kėmbė, apo diku tjetėr. Krijimi i njerėzve tė tillė, a nuk duhet tė konsiderohet si njė vepėr e shėmtuar?

    Atyre, tė cilėve bėjnė pyetje tė tilla, iu themi: ju nuk kuptoni asgjė nga urtėsia e All-llahut xh.sh.. Kemi shumė gjėra, shumė mė tė mėdha se kėto, qė sikur tė ndodhte qė ato tė pėrplaseshin, do tė ndodhnin katastrofa tė madhe. Sikur dielli tė pėrplasej me planetet, ose p.sh. sikur ai tė eksplodonte, do tė shkatėrrohej i tėrė universi. Pėr kėtė arsye, themi se krijesat e Zotit janė tė krijuara nė formėn mė tė pėrsosur, dhe me njė precizitet shumė tė lartė. Ato nuk shmangen nga preciziteti i tyre pėr asnjė sekondė tė vetme.

    Le t’a lexojmė thėnien e All-llahut xh.sh., nė Kuranin Kerim:

    " لا الشمس ينبغي لها أن تدرك القمر ولا اليل سابق النهار و كل في فلك يسبحون "

    “(ėshtė caktuar qė) Dielli, mos t’a arrijė hėnėn, e as nata t’a parakalojė ditėn; tė gjithė lundrojnė nėpėr univers (secila nėpėr orbitėn e vet).”

    Kėtė gjithėsi, All-llahu xh.sh. e krijoi si njė sistem tė pėrsosur, dhe tė pėrkryer. Nė kėtė univers ekziston edhe jeta nė tokė, e cila nuk pėrjashtohet nga ky sistem i pėrsosur, pėrderisa ėshtė brenda universit. Jetė njerėzore ėshtė ngritur mbi bazėn e individit, fisit, kombit dhe bashkėsive (ummeteve). Brenda tyre, ekziston njė pėrqindje shumė e vogėl njerėzish, qė ėshtė prekur apo qė vuan nga mungesa e disa aftėsive normale, sikurse i kanė tė tjerėt. Disa nuk janė nė gjendje tė flasin, disa tė tjerė nuk mund tė lėvizin. Nėse kėta i krahasojmė me tė tjerėt qė janė normalė, do t’a shonim qė ata dallojnė dhe ndryshojnė, por ne nuk e dimė arsyen absolute tė ekzistencės sė kėtij ndryshimi. Por ne kėtu, mund tė paraqesim dy qėllime, qė All-llahu xh.sh. dėshiroi tė na i tregojė.

    Qėllimi i parė, ka tė bėjė me sprovimin e begative qė All-llahu xh.sh.na ka dhuruar. Nėse dikush takon njė njeri tė verbėr dhe e dėgjon atė duke thėnė: Falėnderoj All-llahun xh.sh. i cili mė shpėtoi prej shumė gjėrave, prej tė cilave janė duke u sprovuar krijesat e Tij , atėherė ai e ndien se edhe pse njeriu qė ka pėrpara ėshtė i verbėr, ai e falėnderon All-llahun pėr mirėsitė e tjera qė i ka dhėnė, dhe kėshtu, kėtij njeriu i jepet mundėsia tė pendohet prej mėkateve, duke ju falenderuar begatisė sė tij, qė nuk i mungon asgjė.

    Kėshtu ėshtė edhe me personin e paralizuar, i cili nuk ka mundėsi tė lėvizė. Ai shėrben si njė shembull sprove pėr njeriun e shėndoshė. All-llahu e sprovon nėse ai do tė kthehet apo jo drejt qiellit, duke i ngritur duart lart dhe duke thėnė: Tė faleminderit o Zot, qė mė krijove tė aftė qė tė mund tė lėviz. Por, nėse gjatė jetės tėnde, nuk sheh askėnd me tė meta fizike, a do tė tė ishte kujtuar njė falėnderim i tillė ndaj All-llahut, qė tė ka begatuar me gjithė kėto aftėsi tė mrekullueshme fizike? Sigurisht qė jo. Sepse, nė kėtė jetė dinamike, do t’a kishe harruar kėtė lloj mirėsie. All-llahu tė ka dhuruar ty plot mirėsi, dhe kėshtu do tė tė shtohet imani kur tė dalin parasysh kėta njerėz, pasi ata do t’i pėrkujtojnė begatitė dhe do tė tė kthjellin pėr t’a falėnderuar Atė.

    Qėllimi i dytė ka tė bėjė me vetė fizikun tonė. Me kėtė, i Lartėsuari, sikur do tė na thotė se ogranet, tė cilat i kemi, nuk funksionojnė me dėshirėn tonė njerėzore, por ato funksionojnė dhe i nėnshtrohen urdhėrit tė All-llahut pėr tė vepruar.

    Ti thua se ‘unė shoh me sytė e mi’. Por, All-llahu tė ka dėrguar shembuj, qė tė bindesh se edhe tė tjerėt kanė sy, por nuk shohin, derisa ty tė bėhet e qartė se ti sheh me Fuqinė e All-llahut xh.sh. qė ia ka dhėnė syrit tėnd cilėsinė e tė pamurit.

    Ti, gjithashtu, thua se je duke ecur me kėmbėt e tua. Pėr kėtė arsye, i Lartėsuari tė ka dėrguar shembuj, pėr tė tė dėshmuar se njeriu i paralizuar i ka kėmbėt, por nuk ecėn dot. Kjo, gjithashtu, ėshtė bėrė me qėllim qė ti t’a kuptosh se je duke ecur me Fuqinė e All-llahut xh.sh., qė u ka dhėnė kėmbėve tė tua mundėsinė e lėvizjes.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Fillimi i mohimit

    All-llahu i Lartėsuar, gjithmonė dėshiron t’a largojė mashtrimin nga njeriu. Sepse mashtrimi ėshtė fillimi i mohimit tė All-llahut xh.sh. Kur njeriu mashtrohet, mendon se ai nuk ka nevojė pėr All-llahu xh.sh.. Kur ai tė ketė arritur nė kėtė shkallė tė tė menduarit, ai nuk e ndien veten se duhet t’a respektojė dhe tė kėrkojė pėlqimin e Tij! Nė fakt, pse t’a ndiejė atė nevojė, kur ai mendon se ėshtė nė gjendje tė bėjė atė, qė ai dėshiron t’a bėjė.

    I Lartėsuari dėshiron, nga Mėshira e Tij, t’i mbrojė robėrit e Tij nga mashtrimi, dhe kush largohet nga All-llahu xh.sh., Ai ia pėrkujton se gjuha nuk ėshtė nė gjendje tė flasė pa lejen e Tij, syri nuk mund tė shohė pa lejen e Tij, dhe gjithashtu edhe kėmbėt nuk mund tė ecin pa lejen e Tij.

    Me kėto janė marrė shumė shkolla filozofike, tė cilat janė pėrpjekur t’a shpjegojnė kėtė Fuqi tė All-llahut. Njėra, prej kėtyre shkollave, thotė: Fuqinė e tė Madhėrishmit nuk e vėrteton askush, pėrveēse qėndrueshmėria, e cila mbėshtetet nė sistemin e organizuar dhe shumė preciz, qė nuk tronditet pėr asnjė sekondė.

    Njė shkollė tjetėr thotė: universi, tė cilin e ka krijuar All-llahu xh.sh., nuk mund tė jetė ndryshe nga ai qė ėshtė, sepse ai mbėshtetet nė njė precizitet dhe lidhshmėri zinxhirore tė mahnitshme. Kjo ėshtė njė lėvizje qė ka njė mekanizim tė Lartė. All-llahu qėndron mbi tė, dhe bėn zėvendėsime dhe ndryshime si tė dėshirojė Ai vetė. Vullneti i All-llahut xh.sh., nuk mund tė kushtėzohet me ligje dhe rregulla tė tjera. Lėvizjet mekanike dhe mosndryshimet, nė njėrėn anė, tregojnė se universi mbėshtetet nė themele tė shėndosha, kurse ndryshimet, nga ana tjetėr, tregojnė prezencėn e Fuqisė sė All-llahut xh.sh. nė univers.

    Edhe pse teori tė kundėrta, All-llahu xh.sh. ėshtė Ai, i Cili ka krijuar edhe njėrėn edhe tjetrėn. Krijoi precizitetin pėr universin e sipėrm, ndėrsa krijoi ndryshimet pėr universin e ulėt. Kėtė, Lartėmadhėria e Tij e bėri pėr tė dėshmuar se, nė tė, ka precizitet nė krijim dhe njėkohėsisht tė Shfaqė Fuqinė eTij, tė dyja sė bashku.

    Pėr kėtė arsye, tė gjithė kėta, qė i shohim me aftėsi tė kufizuar (apo handikapatė), janė pak nė pėrqindje. Kėto na japin argumentin e Shpalosjes sė Fuqisė sė All-llahut nė univers, se Ai krijon ēka tė dėshirojė dhe se ēdo gjė mbėshtetet nė vullnetin e All-llahut tė Lartėsuar. Nėse dėshiron Ai tė krijojė diēka e krijon atė, e nėse nuk dėshiron, nuk e krijon atė.

    Disa njerėz mund tė pyesin: cili ėshtė faji i tyre qė vuajnė? Kėtyre njerėzve iu themi: All-llahu xh.sh. ua plotėson atyre mirėsitė, duke u dhėnė dhunti tė tjera shtesė dhe, me to, i bėn tė barabartė me ata normalėt. Atyre iu jep fuqi jo tė zakonshme, duke ua plotėsuar mungesėn, nga e cila vuajnė. Atyre, gjithashtu, ua hap zemrat me krijesat e tjera, dhe i bėn tė tjerėt tė kujdesen, duke i siguruar tė gjithė. Pėr kėtė thuhet: Secili qė posedon mangėsi, ka njė fuqi tjetėr mahnitėse. Sepse kėtyre, All-llahu xh.sh., iu jep fuqi pėr t’a plotėsuar vetveten. I bėn tė dallueshėm nė disa gjėra, qė normalėt nuk janė nė gjendje t’i bėjnė.

    Shembuj tė kėtillė kemi shumtė...p.sh. Timur Lengu, njihet nė mbarė botėn pėr luftėrat dhe betejat e tij, e ai nė fakt ka qenė i ēalė. Edhe pse e kishte kėtė mangėsi, ai kishte njė ushtri qė ishte shembull, pėr tė gjithė komandantėt normalė, sepse ai i mundi dhe i mposhti tė gjithė ata qė ishin normalė.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Urtėsia tek abnormalėt

    Edhe nė kėtė ēėshtje, gjithashtu, do tė ndalemi. Duam tė dimė se si qėndron puna me abnormalėt (budallenjtė). All-llahu xh.sh., e ka veēuar dhe e ka dalluar njeriun nga krijesat e tjera me anė e mendjes, ndėrsa budallai nuk ka mend. Nėse bėjmė njė krahasim midis njerėzve normalė, dhe atyre abnormalė themi: All-llahu xh.sh.dėshiron tė na tregojė se mendja ėshtė krijuar nga All-llahu, e ajo nuk ėshtė produkt i trurit tė vetė qenies njerėzore. Kjo mendje qė trashėgon civilizime, dhe ka bėrė qytetėrime kaq tė mėdha nė botė, ėshtė rezultat i mendjes qė i ėshtė nėnshtruar njeriut me urdhėr tė All-llahut, e jo nga forca e tij personale. O njeri! Mos mendo dhe mos e mashtro veten se mendja ėshtė shkathtėsia jote. Mos llogarit se, me mendjen qė ke, mund tė mėvehtėsohesh nga All-llahu xh.sh., ose tė sjellėsh pėr veten tėnde ligje mė tė mira, se ligjet e All-llahut.

    All-llahu xh.sh. e krijoi mendjen tė lirė, tė ketė mundėsi zgjedhjeje kur i paraqiten alternativat, por ai gabon, kur mendon se mund tė planifikojė dhe tė projektojė programin e vet njerėzor, e tė ndahet pėrfundimisht nga programi i All-llahut tė Lartėmadhėruar. Ai, duke menduar se ėshtė duke bėrė njė ndryshim tė “madh” nė botė, ėshtė duke dėmtuar jetėn e tij nė tokė. Madje, ē’ėshtė e vėrteta, ai ėshtė duke shkatėrruar ēdo gjė.

    Pyetjes se: cili ėshtė faji i budallait, qė ėshtė lindur i tillė? – i pėrgjigjemi se: All-llahu xh.sh e ka veēuar dhe ka privilegjuar atė, duke i mundėsuar qė mos tė merret nė pyetje nė kėtė botė dhe nė ahiret, pėr asgjė. Njeriu abnormal, nė kėtė botė, mund tė marrė goditje dhe tė vuajė. Ai, gjithashtu, mund t’i provokojė njerėzit e tjerė, duke i goditur me gur, apo edhe bėn veprime tė tjera shumė tė kėqija, por e mira (favori) e tij ėshtė se ai nuk merret nė pyetje pėr to. Ai, kur bėn veprime tė tilla, mbase qesh edhe vetė prej sjelljeve tė tij. Ai i konsieron ato gjėra, sikur nuk kanė tė bėjnė aspak me tė, sepse ai nuk logjikon.

    Ai mund tė tė provokojė me lloj-lloj gjestesh. Ai mund tė t’i grisė rrobat, por ti mos u hidhėro, sepse ai nuk llogaritet nė kėtė botė. Secili njeri nė botė do tė pėrgjigjet, sepse e kap llogaria, me pėrjashtim tė atij qė e ka humbur mendjen. Ky nuk merret nė pyetje pėr asnjė vepėr, sepse pėr tė dhėnė llogari, duhet qė njeriu tė gėzojė lirinė e zgjedhjes, kurse ai nuk e ka kėtė mundėsi, pasi ai nuk ka alternativa tė tjera para vetes.

    Kėto ishin disa ligjėrata, rreth hajrit dhe sherrit nė univers. Kėto na shpjegojnė precizitetin, mbi tė cilin ėshtė ngritur kjo jetė. Kjo ėshtė njė peshore shumė precize, ėshtė shumė e drejtė. Ai, qė nuk e ka mendjen tė humbur, e ka kėtė ngarkesė tė peshores. Ēdo gjė, nė kėtė univers, ka detyrėn dhe qėllimin e vet, pa marė parasysh nėse e njohim dhe e kuptojmė atė detyrė, apo nuk e kuptojmė qėllimin e saj. Secila krijesė e kryen detyrėn e vet nė jetė. Ato nuk presin qė ne t’i kuptojmė, apo tė presin pėr t’a marrė pėlqimin tonė. Disa prej njerėzve qė e kalojnė jetėn me arrogancė, e bėjnė kėtė ose nga injoranca, ose nga vazhdimėsia e ngjarjeve qė u janė pėrplasur nga ndodhitė e mėhershme, ose nga pasionet tė cilat dėshirojnė t’i realizojnė. Kėto, atyre, nuk do t’iu realizohen prej All-llahut xh.sh., pėr shkak tė Urtėsisė sė Tij, qė ėshtė e panjohur pėr ta.

    Lumturia e vėrtetė nė jetė ėshtė atėherė kur njeriu ėshtė i kėnaqur me Fuqinė e All-llahut. Kjo kėnaqėsi, ėshtė ajo qė vendos lumturinė nė jetėn njerėzore. Ndėrsa mospėlqimi, ndaj asaj qė ka caktuar All-llahu i Lartėmadhėruar, shkakton dėshpėrim dhe vuajtje tė vazhdueshme.

    Lexojeni hadidhin Kudsij, ku Zoti i Plotėfuqishėm thotė:

    “ Robi im, Unė dua, por edhe ti do. Nėse ke pėlqyer pėr sa Unė dua, do tė tė pasuroj aq sa dėshiron, por, nėse nuk ke pėlqyer pėr sa Unė dua, do tė tė lodh pėr sa dėshiroj, pastaj do tė bėhet ajo qė Unė dua.”

    Kėshtu pra, pėlqeve apo nuk pėlqeve, urdhėri i All-llahut do tė zbatohet, por pėlqimi pėr sa tė ka caktuar All-llahu xh.sh., tė jep mirėsi nė kėtė botė (dhe nė ahiret).

    Por, nėse e injoron caktimin e All-llahut xh.sh., do tė pėsosh dėshprime, vuajtje nė kėtė botė dhe nė ahiret.

    Ky ėshtė kuptimi i hajrit dhe sherrit, pėr sa i pėrket ngjarjeve nė univers. Drejtėsia e All-llahut xh.sh. nuk e dallon njė njeri prej tjetrit, pėrveēse me vepra tė mira. Ndėrsa, pėrsa i pėrket mendimit tonė, nė lidhje me atė qė na ndodh ne, nėse ishte njė e mirė, apo njė e keqe, kjo duhet tė konsiderohet si njė paragjykim i gabuar dhe injorancė nga ana jonė.

    All-llahu xh.sh. thotė:

    " ان الله لا يظلم الناس شيئا و لكن الناس أنفسهم يظلمون "

    “Pa dyshim se All-llahu, asnjė njeriu nuk i bėn tė padrejtė, por njerėzit e dėmtojnė vetveten.”

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    E mira dhe e keqja nė ahiret

    E mirė ėshtė ajo qė afron tek All-llahu. Ēdo gjė, qė vepron dhe nuk tė afron tek All-llahu xh.sh., dhe pėr tė cilėn nuk shpėrblehesh nė ahiret, nuk ėshtė e mirė, sado qė tė jetė e shtrenjtė dhe sado qė tė shpaguhet nė kėtė botė. Ēdo vepėr, e cila nuk tė afron tek All-llahu xh.sh., ėshtė e kotė, ndėrsa jeta jote nė kėtė botė ėshtė e kufizuar, dhe dije se shumė shpejt do tė pėrgjigjesh pėr tė. Nėse ke investuar tėrė jetėn tėnde sipas programit tė All-llahut xh.sh., ke pėr tė korrur sukses, por nėse ke investuar gabimisht nė mėkate, dhe nuk e ke pėrfillur programin e All-llahut tė Lartėmadhėruar, do tė jesh humbės, dhe sigurisht qė do tė ndėshkohesh.

    Pėr kėtė, i Lartėsuari xh.sh., thotė:

    " فمن زحزح عن النار و أدخل الجنة فقد فاز "

    “...kush do t’i largohej zjarrit (xhehennemit), dhe do tė hynte nė xhennet, ai ka arritur fitore ...”

    Pra, sukses ėshtė vetėm atėherė, kur ke arritur tė shpėtosh nga zjarri (xhehennemi). Ashtu siē thamė edhe mė parė, jeta e kėsaj bote nuk ėshtė qėllimi i fundit, por kjo ėshtė dera provuese (laboratori), qė tė shpie deri tek qėllimi. Ky ėshtė programi i mirė, dhe programi i keq nė univers, ashtu si e ka paraparė i Larėmadhėruari. Kėshtu e kanė shpjeguar edhe shumė hadithe , njėri prej tė cilėve thotė:

    (Do tė vazhdojė tė qėndrojė robi nė seancė tė Ditės sė Gjykimit, derisa nuk do tė pėrfundojnė sė pyeturi atė pėr katėr cilėsi tė tij: rininė ku e ka kaluar, jetėn si e ka pėrfunduar, pasurinė si e ka fituar dhe ku e ka shpenzuar, dhe ēfarė ka bėrė me punėn e vet.)

    Nėse i kthehemi Kur’anit Kerim, do tė shohim se, punėt e mira duhen bėrė shpejt, sepse aty ėshtė mirėsia e All-llahut.

    Le t’a lexojmė thėnien e All-llahut tė Lartėmadhėruar:

    " و ما تقدموا لأنفسكم من خير تجدوه عند الله "

    “...e ēfarėdo tė mirė t’a bėni pėr veten tuaj, do t’a gjeni atė tek All-llahu...”

    Nėse lexojmė suren Ali Imran, pėr tė parė se ēfarė na thuhet dhe ēfarė na mėson ajo, do tė shohim se, i Lartėsuari na tregon rrugėn, nė tė cilėn duhet tė drejtohemi, na tregon se si t’a falėnderojmė, se si tė afrohemi Atij dhe si t’a njohim mirėsinė e Tij.

    Kėshtu, nė Kur’an, thuhet:

    " بيدك الخير أنك علي كل شيء قدير"

    “...e mira ėshtė nė dorėn Tėnde, vėrtetė Ti, pėr ēdo gjė, je i Plotėfuqishėm.”

    Pra, e mira nė tėrėsi ėshtė vetėm e All-llahut; prandaj e mira nuk mund tė jetė nė duart e dikujt tjetėr, por veēse nė duart e All-llahut xh.sh.

    Le t’a lexojmė edhe thėnien tjetėr:

    " و ما عند الله خير للأبرار "

    “...dhe mirėsitė, qė gjenden tek All-llahu, janė pėr Ebrarėt.”

    Pėrderisa arritėm deri te ky rezultat, atėherė duhet tė jemi tė bindur, pa asnjė mėdyshje, se e mira ėshtė plotėsisht nė duart e All-llahut xh.sh. Veprat tona tė mira janė ato, tė cilat kanė pėlqimin e All-llahut. Ēdo orė qė kalon, duhet tė jetė orė, nė tė cilėn i kemi shėrbyer tė mirės, qė ka pėlqimin e All-llahut xh.sh. Dije se ajo orė, nė tė cilėn ti nuk i shėrben sė mirės, ėshtė orė e humbur pėr ty, nga jeta jote e shtrenjtė. Ke humbur njė orė sė koti, pa realizuar asgjė, njė orė tė jetės tėnde!! Sado qė tė zgjasė jeta jote, ajo ėshtė e kufizuar, dhe secili moment, qė tė ka ikur, nuk kthehet mė kurrė.

    Imani ėshtė kusht pėr t’u pranuar veprat

    A mund tė konsiderohet e mira e kėsaj bote, si e mirė absolute? Apo, ajo duhet tė jetė e lidhur me imanin? Nėse ne bėjmė njė tė mirė, duke mos patur iman (besim) nė All-llahun xh.sh., dhe duke mos i besuar tė gjithė tė dėrguarit e Tij (pejgamberėt), a na llogaritet kjo vepėr si e mirė tek All-llahu i Lartėmadhėruar?

    Kemi shumė njerėz qė janė tė angazhuar me veprime humane bamirėse. Si tė tillė mund tė pėrmendim, p.sh. shpikėsit (novatorėt), tė cilėt kanė zbuluar gjėra tė ndryshme, prej tė cilave ka dobi mbarė njerėzimi. Kemi prej tyre, qė kanė shpikur barėrat e disa sėmundjeve tė rėnda, prej sė cilave vuajnė shumė njerėz. Dhe jo vetėm qė i kanė shpikur, por ato ilaēe (barėra) i kanė dhėnė donacione nėpėr spitale, apo edhe kanė shkuar personalisht nė vendet e rrezikuara prej sėmundjeve tė rėnda, pėr t’a dhėnė kontributin e tyre humanitar. Dikush tjetėr ka paraparė, qė pėr tė kontribuar me akte bamirėsie, tė bėjė aktivitete nė nivel shoqatash, dhe nė sajė tė tyre ka arritur tė bėjė grumbullimin e tė mirave materiale, ushqimore etj, dhe ato i ka dėrguar nė vendet, ku ėshtė paraqitur skamja ekstreme, pra, aty ku njerėzit vdesin nga uria. Ose, ka njerėz qė bėjnė veprave tė tjera tė mira, qė All-llahu xh.sh. ua ka urdhėruar robėrve tė Tij besimtarė. Kėtyre, i Lartėsuari, u ka premtuar shpėrblime (sevape) tė mėdha nė ahiret.

    Nėse, kėta qė kanė bėrė mirė, nuk e kanė bėrė atė (mirėsi) me ndjenjėn e imanit, por ajo bamirėsi ka rrjedhur nga logjika e tyre e ndjenjės humanitare (njerėzore), apo nga pėrpjekjet pėr t’ua zbutur dhembjet njerėzve, apo thjesht pėr t’i ndihmuar ata, atėherė cili ėshtė gjykimi pėr ta?

    Pėrgjigja e kėsaj pyetjeje ėshtė: tė gjithė kėtyre bamirėsve, nuk iu shkruhet asnjė sevap tek All-llahu xh.sh., edhe pse ata kanė dhėnė mundin dhe djersėn e tyre pėr vepra bamirėsie, por, ata, nuk e kanė bėrė ato, nė emėr tė All-llahut. Pra, puna e tyre nuk ka dalė si rezultat i imanit tė pastėr.

    Pėr kėtė, i Lartėsuari, nė Kuranin Kerim, thotė:

    " و من يعمل من الصالحات و هو مؤمن فلا يخاف ظلما و لا هضما "

    “Ndėrsa kush bėn vepra tė mira dhe ėshtė besimtar, tė mos frikėsohet nga mizoritė (e mundshme), e as nga humbjet (e kompetencave).”

    Pra, kusht pėr t’u pranuar njė bamirėsi, ėshtė imani. Sė pari, duhet tė kesh iman, e pastaj tė drejtohesh drejt veprave bamirėse, nė emėr tė All-llahut tė Lartėmadhėruar. Sė dyti, nėse dikush jep donacion, ndoshta njė shumė tė madhe parash pėr njė shoqatė bamirėse, pėr shkak se, kryetarja e asaj shoqate, e ka burrin nė njė pozitė tė lartė, duka shpresuar qė tė ndihmohet prej tij, gjithashtu, edhe kjo vepėr, nuk ėshtė e pranuar tek All-llahu xh.sh.

    Ose ai, qė e jep pasurinė ose donacionin, me qėllim qė tė tjerėt t’i thonė ‘bamirės i madh’, apo njeri bujar, apo takva , apo tė ngjajshme me kėto. Nėse ai e bėn kėtė vetėm me qėllim qė t’i dalė (ngrihet) emri, dhe nuk e bėn pėr hir tė All-llahut xh.sh., ky njeri nuk ka pėr t’u shpėrblyer tek All-llahu xh.sh.

    Tė gjithė ata, qė bėhen bashkėpjesėmarrės me All-llahun, ndėrsa qėllimet i kanė pėr pėrfitime tė kėsaj bote, atyre, kjo vepėr, nuk iu regjistrohet si vepėr e mirė. Ata, janė pėrpjekur qė tė arrijnė deri tek qėllimet e tyre, me anėn e kėtyre veprimeve. All-llahu i Lartėmadhėruar ėshtė mė i pasur se tė gjithė bashkėpjesėmarrėsit, nė njė punė bamirėsie.

    Por, a i lė All-llahu kėta persona pa sevape?

    Nga drejtėsia e Tij, Ai do t’u japė atyre sevape pėr aq sa ata kanė punuar. Ky sevap duhet tė jetė i tė njėjtit llojit, sikurse ai i punės sė tyre. Pra, atyre sevapi do t’u shpaguhet nė kėtė botė, por, nė ahiret, ata nuk do tė gjejnė asnjė sevap, e as ndonjė vepėr tė mirė.

    Pėr kėtė arsye, shohim se Kur’ani Kerim thotė:

    " من كان يريد العاجلة عجلنا له فيها ما نشاء لمن نريد ثم جعلنا له جهنم يصلاها مذموما مدحورا "

    “Kush dėshiron (kėnaqėsi) tė pėrshpejtuar (nė kėtė botė) , ia pėrshpejtojmė atė qė Ne duam, dhe kujt tė duam, mė pastaj ia pėrgatisim xhehennemin, nė tė cilin do tė digjet i turpėruar dhe i nėnēmuar.”

    Pra, kėta qė merren me bamirėsi, por qė nuk besojnė nė All-llahun xh.sh., ose nuk kanė pėr qėllim qė, atė vepėr bamirėsie, t’a bėjnė pėr hir tė All-llahut xh.sh., atyre tė mirat qė bėjnė, iu shpaguhen nė kėtė botė. Emrat e tyre i sheh nėpėr rrugėt e qyteteve, ngrihen pėrmendore pėr hir tė tyre, vendosen lapidare madhėshtorė nėpėr qendrat e qyteteve, dekorohen me tituj tė shumtė nderi, emrat e tyre mbeten nė histori, jetėshkrimet e tyre mėsohen nėpėr klasa tė ndryshme tė shkollave, pra, ata bėhen tė njohur e tė famshėm. Ky do tė ishte sevapi tyre (nė kėtė botė), pra do tė jetė i tė njėjtit lloj, sikurse ai i veprave tė tyre.

    All-llahu xh.sh. dėshiron qė ne (besimtarėt) tė pėrballemi me ndodhitė e botės me ndjenjėn ose fuqinė e imanit tonė. Tė mos zemėrohemi dhe pikėllohemi prej ndodhive tė ndryshme, sado shtrenjtė qė tė na kushtojnė. Pėr kėtė arsye, i Lartėmadhėruari, na ka dhėnė standartet dhe normativat, me tė cilat ne duhet t’i peshojmė ngjarjet dhe rėndėsitė e tyre. Kjo, nuk do tė thotė se, veprat tona i merr era. Ndodhitė, vėrtet, na i mbushin zemrat plot zemėrim dhe pikėllim, por nė anėn tjetėr, All-llahu na ka dhėnė standartet e vėrteta, me tė cilat ne duhet tė punojmė, dhe ato, me tė cilat ne duhet tė masim.

    Prej kėrkesave tė para tė All-llahut xh.sh. ndaj nesh, ėshtė qė tė jemi shumė tė kujdesshėm nga pasionet dhe emocionet e gjėrave qė na ndodhin nė kėtė botė. Ne ato duhet t’i marrim, si sprova. Pra, duhet t’a kuptojmė se jemi duke u sprovuar me to, drejtėpėrdrejt nga All-llahut xh.sh.

    Ne besojmė se kėto ndodhi ishin tė shkruara tek Ai, para se tė krijohej toka dhe ē’ka nė tė. Se ato janė kadere prej All-llahut, tė cilat zbresin nė kohėra tė ndryshme. Pėr kėtė arsye, prej nesh kėrkohet, qė ato tė mos t’i pėrjetojmė me zemėrim tė thellė, mėrzi apo vajtim, nė mėnyrė qė me sjelljet tona prej besimtari, tė mos t’a ē’ekuilibrojmė besimin tonė dhe, kėshtu, All-llahu tė hidhėrohet me ne. Gjithashtu, duhet edhe tė mos gėzohemi shumė nė raste tė veēanta. Kėtė gėzim duhet t’a shfaqim vetėm atėherė, kur e ndiejmė se do tė marrim sevape prej All-llahu xh.sh. Ky pra, do tė ishte njė standart i vėrtetė, nė bazė tė tė cilit duhet t’i masim detyrimisht ndodhitė tona.

    I Lartėsuari thotė:

    " ما أصاب من مصيبة في الأرض و لا في أنفسكم الا في كتاب من قبل أن نبرأها ان ذلك علي الله يسير لكيلا تأسوا علي ما فاتكم و لا تفرحوا بما ءاتاكم و الله لا يحب كل مختال فخور"


    “Nuk e godet fatkeqėsia askėnd nė tokė, e as juve, e tė mos jetė (e shkruar) nė libėr, para se t’a zbatonim (nė vepėr). Ajo, njėmend, ėshtė e lehtė pėr All-llahun. Qė ju t’a harroni atė, ē’ka ju ka kaluar (nga pikėllimi-mėrzitja), por as tė mos i gėzoheni tepėr asaj, ēka ju ėshtė dhėnė (prej mirėsive). All-llahu nuk i do lavdėruesit mendjemėdhenj.”

    Pra, kėto janė karakteristikat, tė cilat i posedon njeriu i pajisur me iman. Kėto cilėsi dėshiron, All-llahu xh.sh., qė t’i shohė prej nesh. Ai na ngacmon, ose na sprovon me lloj-lloj ndodhish, sepse kjo botė ėshtė botė mashtrimesh. Sot je i pasur, nesėr bėhesh i varfėr, sot ndjehesh i fuqishėm, nesėr dobėsohesh, sot je krenar, nesėr mbetesh i poshtėruar...

    Kėto mashtrime naive janė prej cilėsive tė kėsaj bote, prandaj ato duhet tė pranohen ashtu siē janė. Nėse tani koha ėshtė e errėt, nesėr bėhet dritė. Nėse sot dita ishte e vėshtirė, nesėr bėhet mė e lehtė. Kėshtu duhen pėrjetuar ngjarjet, tė gjitha gjėrat ndryshojnė, por gjėja qė nuk ndryshon ėshtė vepra, e cila bėhet pėr (t’u shpėrblyer nė) ahiret. Prandaj, i Lartėmadhėruari kėrkon qė ne t’i kushtojmė vėmendje kėsaj. Kjo arrihet vetėm atėherė, kur mendjet tona preokupohen pėr bamirėsitė qė shpaguhen edhe nė ahiret.

    Ishte njė herė njė njeri i mirė, i cili sa herė qė i shkonte lypsari pėr t’i kėrkuar para, ose ushqim, ai e pėrgėzonte se do tė merrte atė qė kishte pėr t’ia dhėnė. Ky njeri e priste atė (lypsarin) me shumė mirėseardhje. Atij i thoshte: mirėse erdhe o ti, qė i bart tė mirat e mia deri nė ahiret. Ai ishte i bindur se shkuarja e lypsarit tek ai, ishte njė e mirė e madhe pėr tė. Ai e dinte se, pasuri e tij e depozituar ishte ajo, qė ai ia jepte lypsarit, ndėrsa pasuri tė humbur ai e konsideronte atė, qė e hante vetė, apo ato para qė ai shpenzonte. Pra, sadakaja konsiderohet pasuri e depozituar, sepse kėtė tė mirė, njeriu shpreson se All-llahu do t’ia kompensojė shumėfish, nė ahiret.

    All-llahu xh.dh. na ka kėshilluar qė, ndodhive tė ndryshme, tė mos t’u japim ngjyrime tė shumta, tė cilat zakonisht qarkullojnė brenda nesh. Ne duhet t’i lėmė ashtu siē janė, e mos t’i komentojmė me filozofira tė ndryshme.

    Pėr kėtė, i Lartėsuari, nė Kur’anin Kerim, thotė:
    ا
    " و عسي أن تكرهوا شيئا و هو خير لكم "

    ““Ndodh qė ju t’a urreni ndonjė gjė, por ajo (nė realitet) ėshtė (pėrcaktuar tė jetė) e mirė pėr ju.”

    dhe ajeti tjetėr:

    " فعسي أن تكرهوا شيئا و يجعل الله فيه خيرا كثيرا "

    “...ndodh qė ju t’a urreni ndonjė gjė, por All-llahu (nė realitet) nė tė sjell tė mira tė shumta.”

    All-llahu xh.sh. me kėtė, sikur do tė na japė realitetin imanor tė ndodhisė, e cila po na pėrcjell. Nėse na ndodh diēka, qė do tė ishte e urryer pėr ne, ne menjėherė duhet t’i pėrkujtojmė kėto ajete, dhe tė themi: mbase, i Lartėsuari ka paraparė me kėtė ndodhi “tė urryer”, diēka shumė mė tė mirė pėr ne. Nuk i dihet, sepse ndoshta kjo ngjarje e vėshtirė do tė zėvendėsohet me shumė ngjarje tė tjera mė tė mira. Kjo formė e tė menduarit ia lehtėson dhembjet qenies njerėzore, kur atė e godet njė ndodhi tmerruese. Me kėto ajete, Ai na bėn, qė tė jemi gjithmonė optimistė nė jetė. Gjithashtu, i Lartėsuari, me kėto ajete na bėn tė kuptojmė, se sjelljet tona e pėrcaktojnė tė keqen.

    Shumė pej njerėzve pyesin: a nuk ėshtė televizioni njė e keqe e madhe? Njerėzit do tė merren nė pyetje, nė bazė tė veprave tė tyre. Ata do tė pyeten prej Zotit pėr namazin, lutjet, dhe veprat e tjera qė bėjnė. Njerėzve qė pyesin nė lidhje me televizionin u themi: ne nuk mund t’a gjykojmė televizionin se ėshtė i keq, por mėnyra se si e pėrdor njerėzimi atė, ėshtė e mirė ose e keqe.

    Sikur televizioni t’u mėsonte njerėzve fenė e tyre tė vėrtetė, t’iu sillte argumente se duhet tė falen, se duhet tė japin zeqatin , e tė tjera prej dispozitave tė Islamit, ai do tė ishte i mirė. Por, nėse programi i televizionit mbushet me kėngė, spektale, apo me lojėra tė diskotekave, apo me jetėn e klubeve tė natės, pra shkurt, me ato qė e largojnė njeriun nga feja e tij, kuptohet sė ėshtė i dėmshėm.

    Pra, vetė televizioni nuk ėshtė as i mirė, e as i keq, por mėnyra se si e pėrdor atė, ia jep atij, kuptimin dhe pėrgjigjen, njėkohėsisht. Njėlloj sikur thika. Me tė, mund tė bėhesh kriminel dhe, me tė, mund shėrbehesh nė kuzhinė, pėr nevoja tė ndryshme. Nėse atė e pėrdor pėr nevojat e kuzhinės, nė tė ka tė mira, por nėse atė e pėrdor pėr qėllime kriminale, atėherė ėshtė e keqe.

    All-llahu xh.sh., nė Kur’anin Kerim, na ka dhėnė shumė shembuj, qė ne tė bėhemi prej atyre, qė secilit send t’i japim kuptimin e vet ekzistues.

    I Lartėsuari thotė:

    " و من ثمرات النخل و الأعناب تتخذون منه سكرا و رزقا حسنا ان في ذلك لأية لقوم يعقلون "

    “Edhe prej frutave tė hurmės dhe tė rrushit, po nxirrni lėngun dehės, si dhe ushqim shumė tė mirė. Vėrtetė, nė tė ka argumente, pėr ata njerėz qė mendojnė.”

    Me kėtė, Lartėmadhėria e Tij, dėshiroi tė na tregojė se kuptimin e sė mirės apo sė keqes, e jep pėrdorimi i njė sendi, e jo vetė ai send apo mjet. P.sh. rrushin dhe hurmėn, All-llahu xh.sh. i krijoi si risk tė mirė pėr njeriun. Ato na shijojnė, na japin kalori, dhe kanė tė tjera mirėsi pėr ne. Nė to nuk ka ndonjė tė keqe, dhe ato nuk janė tė dėmshme pėr njeriun. Por ēfarė bėri njeriu prej tyre?

    Njerėzit i morėn si risk tė mirė dhe i shndėrruan nė risk jo tė mirė, nė alkool. Ata, prej tyre, nxorėn verėn, me anėn e sė cilės humbasin mendjen, dhe bėjnė veprime tė tjera tė dėmshme. Kjo konsiderohet prej veprave tė kėqija mė tė mėdha, sepse alkooli ėshtė themeli i tė gjithė keqbėrjeve nė botė.

    A mos vallė, All-llahu xh.sh., e krijoi rrushin dhe hurmėn, pėr kėtė qėllim? A i krijoi ato, qė t’a ndihmojnė njeriun qė tė pijė alkool dhe tė bėjė mėkate? Gjthėsesi jo. Pra, kush ua humbi dhe ua ndryshoi vlerat dhe detyrat e tyre, nga ajo pėr tė cilėn ato ishin krijuar nė kėtė jetė? Kush i shndėrroi prej riskut tė mirė, nė risk tė keq?

    Ishte vetė njeriu ai, i cili i mori kėto begati dhe e shkatėrroi veten e tij dhe vlerat e tyre. Me kėtė, ai ndihmoi tė keqen, e cila e ēoi pastaj nė mėkat dhe armiqėsi, nė vend se t’i pėrdorte pėr tė mirėn e vet kėto tė mira, dhe t’a falėnderonte All-llahun xh.sh. pėr to.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    E keqja dhe etjet (orekset) njerëzore

    All-llah xh.sh. e krijoi diellin për t’a ndiçuar dhe për t’a ngrohur tokën. Ai i jep gjallëri bimëve, kafshëve dhe njeriut, dhe të gjithëve atyre që kanë nevojë. Kështu, ai e kryen detyrën e vet në univers. Me anën e dritës marrin frymë bimët, prej tyre del oksigjeni dhe kështu bëhet e mundshme jeta në tokë. Me anën e dritës, kafshët, gjithashtu, e kryejnë detyrën e tyre. Drita i jep gjallëri edhe njeriut. Ajo e nxit atë për punë, dhe kështu ai e ndërton dhe e rregullon planetin tokë. Prej tij (diellit), njeriu arrin të ngrohet, aq sa ka nevojë për jetën e tij. Por, ka pasur njerëz, që e kanë adhuruar atë, sepse dielli është një krijesë që i sjell të mira të mëdha njerëzimit. Për këtë arsye, dikush e shndërroi në sherr të vetvetes, sepse ai u bë shkak, që dikush prej njerëzve t’a mohojë All-llahun xh.sh. (dhe t’a adhurojë diellin)!

    Dielli nuk i urdhëroi njerëzit, që t’a besonin. Kurrë ndonjëherë, ai nuk ka kërkuar që të adhurohet, po ashtu, kurrë ndonjëherë, nuk ka dërguar misionarë, që të kërkojnë prej njerëzimit që t’a adhuronin atë. Ai nuk ka dërguar as program, me qëllim që t’i tregonte njerëzimit mënyrën e adhurimit. Ai kurrë, nuk e ka kërkuar një gjë të tillë. Ai, vetë, është i nënshtruar dhe është falënderues, pasi vetë preciziteti dhe lëvizja, që ai bën në univers, e dëshmon këtë. Pra, njeriu, vetë i shkaktoi vetes bela.

    Kështu është edhe me gurët. Prej tyre ka shumë të mira, por fatkeqësisht, një pjesë e madhe e njerëzimit, i shndërroi ata, në objekte të adhuruara, duke gdhendur me ta puta apo idhuj! Gjërat që gjenden në tokë (univers), nuk janë krijuar që t’i ndihmojnë shkatërrimit, por ato janë krijesa që synojnë të mirën. Secila krijesë e kryen detyrën e vet për mrekulli, në mënyrë të përsosur, por e keqja dhe shkatërrimi erdhi nga njeriu. Gjithashtu, edhe mohimi i Zotit, erdhi prej njeriut.

    Duke u bazuar në këto sa thamë më sipër, ne, duhet patjetër t’a kuptojmë thelbin e jetës së kësaj bote, dhe jo t’a marrim atë mbi bazat e shthurjes, që vjen, apo shkaktohet prej njeriut. Kush i vendosi këto rregulla? Pa dyshim, është ai, i cili po shkakton shthurje në tokë dhe ai, i cili dëshiron të përfitojë vetëm për veten e vet. Eshtë ai, i cili synon pushtetin për një periudhë kohore, dhe dëshiron të bëhet zot i saj. Pra, ai, i cili e përdor thikën për të vrarë, ka për qëllim që të arrijë të përvetësojë një pasuri, që nuk i takon atij. Ai, i cili i thërret të tjerët të besojnë diellin, ka për qëllim që të bëhet falltori më i madh, dhe me këtë marifet, të marrë të mirat e të tjerëve, pa punuar. Ai, i cili i fton njerëzit që të adhurojnë putat, ka për qëllim që të bëhet vetë “zot”, që t’i frikësohen të tjerët dhe, njëkohësisht, synon që masa t’i afrohet atij, sepse ai është “shërbëtori i Hyjnisë”. Ndërsa, ai, i cili e fton njerëzimin në gjëra të kota, së pari hulumton që të përfitojë nga të mirat e kësaj bote, pastaj përpiqet t’i shërbejë të kotës. Këto dobi ndoshta do t’a ngrenë atë, dhe ai do të mund të radhitet në një rresht me bosët e pasur, apo me pushtetarët politikanë, pra ai do të hyjë në radhët VIP-ave të kësaj bote (por në botën tjetër, ai do të jetë prej më të dëshpëruarve).

    Ndërsa ai, i cili e thërret njerëzimin të besojë All-llahun xh.sh., ai investon nga buxheti tij për këtë thirrje, dhe nuk përfiton materialisht asgjë prej saj. Investimi në emër të All-llahut, këtë thirrës e bën të kënaqur dhe të priviligjuar, që i është dhënë mundësia të investojë edhe materialisht. Paguan prej pasurisë së vet, dhe është i lumtur. Ai është njeri që e ngarkon veten me mundime dhe e obligon veten me adhurim. Qëllimi i tij i vetëm është që All-llahu xh.sh. t’ia pranojë mundin dhe t’ia shënojë atë si vepër të mirë.

    I Lartësuari, dëshiroi të na tregojë se standartet janë të ndryshme. Ai, për këtë, thotë:

    " و لا يحسبن الذين يبخلون بما ءاتاهم الله من فضله هو خيرا لهم بل هو شر لهم "

    “Le të mos mendojnë kopracët, se janë duke bërë mirë me atë pasuri, që jua ka dhënë All-llahu, jo, ajo për ta është e keqe...”

    Investimi i pasurisë në këtë jetë, duhet të kuptohet kështu: detyra e shejtanit është, që sa më shumë t’i bindë njerëzit, që mos të investojnë në emër të All-llahut, duke i frikësuar ata me varfëri. Në lidhje me këtë, i Dërguari All-llahut, Muhammedi s.a.v.s. ka thënë:

    “Pasuria nuk pakësohet nga sadakaja”.

    Pra, sadaka nuk e pakëson pasurinë, përkundrazi e siguron, dhe e bën më të begatë. Kur kemi pranë vetes begatinë (e dhënë nga All-llahu si shpërblim për dhënien e sadakasë, nga ana jonë), ajo vetvetiu jep më shumë se sa kemi menduar. Ose mund të japë më shumë të mira, se sa jep normalisht pasuria.

    Dhënia është begati (bereqet), dhe këtë All-llahu ua mundëson besimtarëve të Tij. Kemi raste kur risku është i pakët, por me atë pak që kemi, i mbulojmë të gjitha nevojat tona. Ushqimi, i cili është i përgatitur për dy persona, është i mjaftueshëm për t’u ushqyer edhe pesë persona, madje edhe të ngopen. Por risku iu duket njerëzve i paktë, ngase sytë e tyre nuk ngopen. Ata nuk munden të paramendojnë, e as nuk e mundojnë veten të kuptojnë më shumë, se sa e kanë potencialin e tyre energjik të të kuptuarit. Qëllon që të shohësh një njeri, i cili kalon jetë të lumtur, të qetë dhe nuk mërzitet për asgjë. Duket qartë se ai e ka shpirtin e qetë, sepse është gjithmonë i lidhur fuqimisht me All-llahun. Këtë person, All-llahu xh.sh., e mbron nga hidhërimet e jetës. Nëse p.sh., dikush prej të afërmve të tij sëmuret, atij do t’i mjaftojë që t’i japë vetëm një kokër aspirinë dhe një gotë çaj, dhe ai ka për t’u shëruar. Ndërsa ai, i cili nuk ka dhënë sadaka, kur t’i sëmuret fëmija, dëshpërohet tepër, sepse edhe pse ka sjellë shumë mjekë dhe ka dhënë shumë para, mund të ndodhë që fëmija i tij të mos shërohet.

    Njeriut i rritet risku i bereqetit, kur ai njeri, brenda mundësive që ka, kryen vepra bamirësie, të cilat bëhen shkak, që All-llahu t’i japë atij edhe më shumë pasuri. Nganjëherë, All-llahu e pasuron njeriun, kur ia largon atij shpenzimet që duhej të kryente. Shohim p.sh. se si djali i tij, korr suksese të njëpasnjëshme në shkollë, pa marrë mësime shtesë, ndërkohë që fëmijët e tjerë për të arritur deri tek sukseset e tij, iu duhet që prindërit e tyre të shpenzojë qindra funta (ose euro) për mësime shtesë, dhe prapë se prapë nuk e arrijnë suksesin e tij, madje mund të ndodhë që edhe të mos kalojnë, apo të mos dalin tek më të mirët. Sheh se fëmijëve të tij nuk iu ndodh asnjë e keqe, dhe askush prej tyre nuk i afrohet bixhozit, as drogave, ose gjëra të kësaj natyre, që e shkatërrojnë trupin dhe pasurinë.

    Sheh se si gruaja dhe fëmijët e këtij burri, edhe pse blejnë roba të lira dhe të thjeshta, gëzohen dhe ndihen të lumtur me to (pa u ndjerë aspak inferiorë, që teshat e tyre nuk u përkasin firmave të njohura).

    Ndërsa, të tjerët, të cilët nuk janë të kujdesshëm ndaj pasurisë së tyre, nuk janë të lumtur dhe kanë një jetë të dëshpëruar. Do të shohësh se si, kur burri i blen një fustan shumë të shtrenjtë gruas së tij, ajo ia hedh fytyrës, mrrolet dhe shpreh pakënaqësinë e saj (sepse e dëshiron fustanin të jetë akoma më luksoz dhe i shtrenjtë). Ai, prej kësaj pasurie, nuk merr asgjë, përveç dëshpërimit dhe pakënaqësisë në këtë jetë.

    Ne duhet t’a dimë se begati nuk është vetëm kur të dhurohet pasuri e shumtë, sepse ajo në të njëjtën kohë mund të të kthehet bumerang dhe të bëhet shkatërruese e jetës. Por pasuria, sado e vogël qoftë ajo, nëse e ka bekimin e All-llahut, është e mjaftueshme dhe e frytshme për jetën e secilit prej nesh. Kjo pasuri i mbulon nevojat tona, dhe sjell lumturi e të më mira të mëdha në jetën tonë.

    Njeriu që ka para, e që nuk investon për t’a qarkulluar paranë, e as nuk jep sadaka prej saj, mendon se është duke i bërë vetes mirë, por në realitet ai është duke e dëmtuar vetveten. Me këtë mentalitet, ai i nuk afrohet All-llahu, madje edhe pse e di, se ajo pasuri nuk do t’i mbetet atij, sepse atë do ta lërë mbi tokë kur të vdesë.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242

    Thumbs down

    Mosbesimi – kupola e tė gjitha tė kėqijave nė botė

    Kulmi i tė kėqijave tė mėdha nė kėtė jetė ėshtė mosbesimi. Nuk ka tė keqe mė tė madhe se kjo. Nuk ka pėrgjegjėsi tjetėr, pas mosbesimit. Pėr shkak se, ky mohues, ka bėrė mėkat aq tė madh, saqė e ka detyruar All-llahun t’a pėrzerė nga Mėshira e Tij.

    Pėr kėtė arsye, i Lartėmadhėruari, thotė:

    " ان الله لا يغفر أن يشرك به و يغفر ما دون ذلك لمن يشاء "

    “Vėrtet, All-llahu nuk e fal atė (njeri) qė Atij i ka bėrė shok, ndėrsa i fal tė gjithė tė tjerėt, qė Ai dėshiron...”

    Ai, i cili i ka bėrė shok All-llahut, ose e ka mohuar Atė, edhe sikur t’i jepej e tėrė pasuria e botės, ajo do tė ishte e dėmshme pėr tė. Sado qė ai tė marrė dhe tė rrėmbejė prej kėsaj bote, tė mirat e saj janė tė vogla dhe tė pėrkohshme. Po ashtu, sado tė ketė pasuri, mirėqenie dhe pushtet, ai, njė ditė, do tė ndahet prej tyre.

    Pėr kėtė shkak, i Lartėsuari, thotė:

    " ان شر الدواب عند الله الذين كفروا فهم لا يؤمنون "

    “Prej krijesave mė tė kėqija tek All-llahu janė ata, tė cilėt e kanė pėrgėnjeshtruar (mohuar All-llahun) sepse ata nuk besuan.”

    Ne e dimė se kafshėt nuk logjikojnė , ato, pra, nuk mendojnė. Ato nuk mund t’i parashikojnė gjėrat, prandaj jetojnė nė mėnyrė instiktive. Instikti i ka reagimet shumė tė sakta. Kur ndonjė kafshe i ofron ushqim, dhe pėrpiqesh qė t’a mashtrosh, ajo do tė refuzojė, pėr shkak se kundėrpėrgjigjet me anė tė instiktit, tė cilin e ka shumė tė saktė. Instikti i mjafton kafshės, vetėm sa pėr nevojat e veta.

    Pėr sa u pėrket kafshėve, gjithashtu, shohim se ato nuk kanė marrėdhėnie shoqėruese me kafshėt e tjera dhe se ato kujdesen pėr ruajtjen e llojit tė vet. Kur kafsha femėr mbarėsohet, ajo nuk lejon qė kafsha mashkull t’i afrohet pėrsėri. Por, ata qė e kanė mohuar All-llahun, ata janė cilėsuar si mė tė kėqij, se kafsha.

    Ata janė mė tė kėqij se kafsha, pėr arsye se kafshėt nuk logjikojnė. Ato (kafshėt) i kanė detyrat e tyre nė kėtė botė, dhe edhe pse nuk logjikojnė, ato, megjithatė, i kryejnė detyrat e tyre me pėrpikėri. Ato bartin pesha tė rėnda, i japin ato (tė mira dhe begati) pėr tė cilat janė krijuar dhe kryejnė gjithēka ju kėrkohet (qė ėshtė brenda natyrės dhe mundėsisė sė tyre).

    Ndėrsa njeriu, tė cilit All-llahu i ka dhėnė lirinė e zgjedhjes, edhe pse e ka mbushur stomakun dhe ėshtė i ngopur, mendja e vet i thotė se: duhet t’a provosh edhe kėtė ėmbėlsirė, ose shijoje edhe kėtė lloj ushqimi tjetėr. Ai nuk i kushton aspak kujdes faktit se All-llahu i ka urdhėruar njerėzit, qė tė pėrmbahen prej tė tepruarit nė ngrėnie, por, pėrkundrazi, ha tepėr dhe e rėndon stomakun aq shumė, saqė nuk mund tė lėvizė dot nga vendi. Ndėrsa seksin e shndėrron nė prostitucion, dhe nuk interesohet fare pėr ruajtjen e dinjitetit dhe tė vazhdimėsisė sė llojit tė vet.

    All-llahu njeriun e dalloi me mendje. Atij i mundėsoi qė t’i shohė dhe t’i shqyrtojė argumentet nė univers, dhe tė besojė se ky univers ka Krijuesin e vet. Por fatkeqėsisht, nė vend tė kėsaj, ai abuzon me kėtė tė mirė (mendjen) qė All-llahu i ka dhuruar, dhe e mohon All-llahun xh.sh. Pra, ai bėhet ateist, dhe vazhdimisht largohet prej All-llahut tė Lartėmadhėruar. Gjeneratė pas gjenerate, ky mėkat vazhdon tė trashėgohet. Si duket, ai (njeriu) e ka shlyer veēorinė e tij mė tė rėndėsishme (pėrdorimin e mendjes), qė All-llahu ia ka dhuruar njeriut. Por jo vetėm kaq, por ai e pėrdor atė, pėr tė vepruar kundėr obligimit qė ka, dhe me kėtė e poshtėrson vetveten nė nivelin e njė gjendjeje jonjerėzore, madje nė njė nivel mė tė ulėt se atė tė kafshės.

    Pėr t’a pėrbyllur, nė vija tė pėrgjithshme, do tė themi: Kuptimi i vėrtetė i fjalės ‘hajr’ dhe ‘sherr’ nė kėtė botė dhe nė ahiret, nga pikėpamja e fesė, ėshtė: vepėr e mirė, ėshtė ajo e cila ka pėr qėllim kėnaqėsinė e All-llahut dhe pėr tė cilėn njeriu shpreson se do tė shpėrblehet nė ahiret. Pėrveē kėsaj, njeriu duhet t’a dijė, se ēdo gjė qė vjen prej All-llahut xh.sh. ėshtė hajr, dhe ēdo gjė, qė bėhet pėr hir tė All-llahut, ėshtė e mirė – hajr.

    Ndėrsa, sherri, nė universin tonė, ka ardhur prej sjelljeve tė vetė njeriut. Ai me tė, po e shkatėrron universin dhe jetėn e vet. Ai ėshtė duke i shkatėrruar ligjet, nė emėr tė sė “mirės”, ndėrsa e vėrteta ėshtė se ai ėshtė duke e shkatėrruar botėn. All-llahu xh.sh. na ka mundėsuar shumė gjėra tė dobishme dhe begati tė shumta, por ja qė, ne jemi duke i shkatėrruar ato dhe po ia kundėrvėmė qenies sonė njerėzore. Njeriu ėshtė duke vuajtur nga zgjedhjet e gabuara tė tij. Kjo botė ėshtė e bollshme dhe e mjaftueshme pėr tė gjitha krijesat qė ka krijuar All-llahu, qė prej Ademit a.s., e deri nė Ditėn e Fundit. Por, fatkeqėsisht, egoizmi ėshtė duke u bėrė shkatėrruesi i ēdo sendi. Kjo ka bėrė qė disa njerėz t’i shkatėrrojnė tė mirat e Zotit, nė vend se t’ua jepnin atyre, qė kanė nevojė urgjente pėr to.

    Kjo botė ėshtė rruga, nėpėrmjet sė cilės fitohet ahireti. Me tė, ose shkohet nė xhennet, ose nė xhehennem (All-llahu na ruajtė prej tij). Kur njeriu nė kėtė botė, devijon nga detyra e vet, dhe vlerat i konsideron antivlera, ndėrsa antivlerat vlera, atėherė kėto cilėsi trashėgohen duke sjellė ēregullime, mjerim dhe shkatėrrim tė forcės mendore dhe tė logjikės njerėzore, gjė qė sjell hidhėrimin e Zotit mbi tė, dhe nė fund, njeriu nuk do tė fitojė asgjė prej kėsaj bote.

    E mira ėshtė nė atė, qė All-llahu e ka pėlqyer pėr ne. Njeriu nuk posedon dituri tė gjerė, e as njohje tė pėrgjithshme, qė tė bėhet gjykatės i ndodhive tė veta, sepse ai nuk ėshtė nė dijeni tė sė ardhmes sė tij, nė mėnyrė qė tė dijė dhe tė gjykojė rezultatin e ngjarjes sė sotme.

    Urrejtja ndaj disa gjėrave, nuk duhet tė bėjė qė tė ngutemi dhe tė japim konkludimin pėrfundimtar se ato (ndodhi apo sende) janė tė dėmshme pėr ne, pėr shkak se ne e urrejmė ato. Ato mund tė kenė mirėsi tė shumta, tė cilat janė tė panjohura pėr ne. Dhe mund tė ndodhė, qė ne ta duam njė send, por realiteti i tij, tė jetė i hidhur dhe i keq pėr ne.

    Nėse ne duam lumturinė e kėsaj bote dhe tė botės tjetėr, patjetėr duhet tė pėlqejmė atė, qė All-llahu i Lartėmadhėruar ka caktuar pėr ne, sepse caktimi (kaderi) i All-llahut, gjithmonė, ėshtė i mirė. Ai, i cili pajtohet me tė, ėshtė i udhėzuar nė rrugėn e drejtė.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •