Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242

    E mira dhe e keqa

    E bukura nė univers





    E mira dhe e keqja janė dy prej temave mė tė debatuara, tė cilat kanė shkaktuar polemika tė shumta. Shkaku kryesor i kėtyre polemikave ėshtė mosnjohja e saktė e qėllimit tė jetės sė qenies njerėzore. Shumica dėrrmuese e dijetarėve, duke pėrjashtuar njė numėr tė vogėl, kanė pėrcaktuar se kjo jetė (e kėsaj bote), tė cilėn ėshtė duke jetuar njerėzimi, ėshtė qėllimi final. Shkaku i stėrlodhjeve ėshtė ky vizion i gabuar, pasi njerėzimi ėshtė duke pasuar herė njė ideologji, e herė njė tjetėr. Ata qė e perceptojnė jetėn e kėsaj bote, si qėllimin e tyre tė vetėm, do t’a kalojnė jetėn e tyre me shumė peripeci tė ndryshme. Kėto vėshtirėsi, atyre u vijnė nga All-llahu i Lartėsuar dhe, sė fundi, ata nuk do tė fitojnė asgjė nė ahiret (botėn tjetėr).

    Pabesimtari nuk pretendon ndonjė kėnaqėsi tjetėr, ai nuk disponon ndonjė alternativė tjetėr, pėr tė, me kėtė jetė merr fund gjithēka. Ky ėshtė rezultati pėrfundimtar i tij, pasi ai nuk beson nė ekzistencėn e ahiretit, pra nuk beson se ka jetė tė pėrhershme ose tė amshueshme. Kėtij personi, pasionet, ambiciet dhe veprat e jetės i pėrfundojnė nė kėtė botė. Por, sikur t’a pėrdorte vetėm pak logjikėn, ai do t’a kishte kuptuar se kjo botė nuk i takon vetėm qenies njerėzore. A thua pse? Sepse jetėn, tė cilėn po e jetojmė ne tani, ose tė cilėn ai e jeton, e ka pėrpiluar mbi teori jo tė sakta dhe supozime tė ndryshme. Duket qartė, se ato i ka bazuar nė trillime jobindėse. Ai pra, fatkeqėsisht, jetėn e ka mbėshtetur nė supozime dhe iluzione. Shpresat e njeriut pėr tė jetuar dhe shijuar kėtė botė, shkojnė deri nė moshėn gjashtėdhjetė-shtatėdhjetė vjeēare, ose pak edhe mė tepėr. Por, ē’ėshtė e vėrteta, kemi disa prej qenieve njerėzore, qė vdesin nė kėtė botė menjėherė. Kemi prej tyre qė vdesin pas njė ore, ose pas njė dite. Kemi prej tyre qė vdesin pas njė jave ose pas disa muajve, gjithashtu, kemi edhe prej tyre qė vdesin nė kohėn e adoleshencės, e kėshtu me radhė, prej atyre qė ndėrrojnė jetė nė mosha tė ndryshme...

    Shumica e njerėzve, nė tė shumtėn e rasteve, shpresojnė tė jetojnė disa dekada. Por, kjo logjikė apo formė e tė menduarit, nuk do tė duhej tė ishte vizioni i tij pėrfundimtar, sepse atij mund t’i vijė vdekja nė ēdo moment, siē e theksuam mė sipėr. Askush nuk mund t’a sigurojė atė, ose t’a njoftojė pėr ditėt ose vitet e mbetura tė jetės sė tij.

    Njeriu, vetėm nė ahiret, do tė mund t’a njohė bindshėm veten e tij, sepse ai, atje, ėshtė i pėrjetshėm – nuk vdes. Atij, qė ishte i mirė nė kėtė botė, nuk do t’i humbasė e mira e tij, ndėrsa atij, qė ishte keqbėrės, nuk do tė anashkalohet dhe t’i harrohet keqbėrėsia e tij.

    Ēdo gjykim do tė konsiderohej jo i plotė, nėse njeriu nuk e merr parasysh edhe gjykimin nė ahiret. Vetėm atėherė, kur ne ta kemi vendosur jetėn mbi kėto binarė, mund tė themi se kemi bėrė njė gjykim tė drejtė dhe tė vėrtetė.

    Por ē’ti bėjmė injorancės sonė, kur ne, nė tė shumtėn e rasteve, jetėn e sendėrtojmė vetėm mbi binarėt e kėsaj bote dhe, mbi kėtė bazė, sjellim ligje dhe rregulla pėr tė bukurėn dhe tė shėmtuarėn. Shikuar nga ky prizėm, kuptohet se gjykimet tona ngrihen mbi qėllimin, e jo mbi mjetin. Kur dikush na i shpaguan mundin nė kėtė botė, ne kėtė e konsiderojmė si njė gjė tė mirė, ose kur dikush na sjell zemėrim, ose na ndalon prej ndonjė veprimi qė ne duam t’a bėjmė, ne kėtė e konsiderojmė si njė gjė tė keqe. Pėrderisa, kjo ėshtė doktrina e tė menduarit tonė, dhe pėrderisa jetojmė mbi kėtė bazė tė gabueshme, atėherė do tė vuajmė, sepse jemi duke iu larguar vazhdimisht programit tė All-llahut.

    Njerėzit, tė mirėn dhe tė keqen, i shpjegojnė sipas njohurive tė tyre individuale. Kur diēka i konvenon njeriut, ai do t’a konsiderojė atė si tė mirė. Ky gjykim rezulton prej atyre, qė pėr bazė kanė doktrinėn e sipėrtheksuar. E mira dhe e keqja, e bukura dhe e shėmtuara, nuk pėrcaktohen mbi bazėn e tė menduarit individual. Kjo bazė e tė menduarit do tė kishte standarte jo tė plota, sepse kemi tė bėjmė me egoizmin njerėzor. Nuk do tė dihet kurrė, cila ėshtė e mirė dhe cila ėshtė e keqe, mbi kėtė bazė tė tė menduarit.

    Kur ngjan ndonjė ndodhi, nėse ne do t’a gjykonim sipas standarteve tė tė menduarit individual, do tė konstatonim se ajo ndodhi, pėr dikėnd do tė jetė e mirė, e pėr dikėnd tjetėr jo. Tė sjellim njė shembull pėr kėtė: nėse njė ministri ose ministėr, ndėrrohet si rezultat i ndryshimeve elektorale, kjo do tė sillte gėzim pėr njėrin grup, e pikėllim pėr grupin tjetėr. Ky ndėrrim, pėr tė gjithė ata qė do tė dalin nga ajo ministri, do tė konsiderohet si njė vepėr e padrejtė, ndėrsa pėr tė rinjtė, qė do tė hyjnė nė tė, do tė konsiderohet si fitore ndaj tė keqes. Kėtyre tė fundit u vijnė edhe telegrame urimi pėr suksese nė tė ardhmen. Pėr tė gjitha institucionet ose dikasteret, tė cilėt janė tė atij mendimi (grupimi), kjo ditė do tė ishte ditė festive. Me njė fjalė, kėta mendojnė se kanė bėrė njė veprim tė mirė. Shikuar nga prizmi individual, e mira dhe e keqja do tė kuptohej nė mėnyrė relative, pra njė veprim, qė pėr disa konsiderohet si i drejtė -i bukur, pėr disa tė tjerė do tė konsiderohet si i padrejtė -i shėmtuar.

    Na takon tė pyesim: si ėshtė e mundur, qė njė veprim tė jetė, nė tė njėjtėn kohė, edhe e mirė, edhe e keqe? Si ėshtė e mundur, qė njė vepėr t’a pėrmbajė tė mirėn dhe tė keqen njėkohėsisht!?

    Si duket kemi tė bėjmė me norma dhe standarte tė ngatėrruara, sepse kjo nuk jep pėrgjigjen e vėrtetė. Sikur standartet tė mos ishin tė ngatėrruara, nuk do tė kishim kėtė antagonizėm apo pėrplasje mendimesh. Por, kur ne jetojmė me kėso standarte tė ngatėrruara, gjithmonė do tė hasim nė rezultate antagoniste. Kjo ėshtė njė gjė e vėrtetė nė jetėn tonė, prandaj duhet tė kemi shumė kujdes dhe tė jemi vigjilent. Tė jemi tė qartė, ne kėtu po trajtojmė tė bukurėn dhe tė shėmtuarėn.

    Standartet e tė menduarit individual, nuk do tė duhej tė ishin pėrcaktuese tė kėtyre gjykimeve. Kėtu duhet tė kemi disa norma dhe standarte tė tjera, krejtėsisht tė kundėrta me kėto tė tanishmet, qė janė tė vendosura nga i Gjithėlartėsuari, pėr kėtė univers. Vetėm ato do t’i gjykojnė ngjarjet saktė, sepse na japin njė kuptim plotė dhe tė vėrtetė.

    Kėto standarte, ne, nuk kemi mundėsi t’i njohim me anė tė tė kuptuarit tonė individual, sepse jemi tė kufizuar. Pėr ne, shumė gjėra janė tė panjohura, prandaj duke u bazuar nė kėtė mangėsi, ne, duhet t’a themi tė fundit fjalėn, e tė mos ndėrhyjmė nė gjykimet e tė bukurės dhe tė shėmtuarės nė kėtė botė, sepse ne do tė gjykonim vetėm pėr pėrmbajtjen sipėrfaqėsore tė ngjarjes, do tė gjykonim vetėm atė, qė e kemi prezent para nesh, duke mos e ditur realitetin pėrfundimtar. Nėse gjykimet e tilla, tė bazuara mbi kėto standarte, do tė njiheshin si vendime pėrfundimtare, atėherė them se ato do tė ishin vendime jo tė plota dhe larg realitetit dhe tė vėrtetės!

    Njohja e universit ėshtė e pamundur, por ne do tė fillojmė me nxjerrjen e disa konkludimeve pėr rėndėsinė e rolit tė njeriut nė tė, sepse ai ėshtė pjesė pėrbėrėse e kėtij universi. Prej kėtyre konstatimeve, do tė shohim se All-llahu i Lartėsuar, paska krijuar peshore shumė precize, pėr ekzistencėn e jetės nė univers. Kjo peshore, ėshtė ajo e cila sundon ēdo gjė. Prej krijesave tė para, qė krijoi All-llahu xh.sh., ėshtė peshorja pėr tė bukurėn nė univers. Edhe e bukura ėshtė pjesė pėrbėrėse, e cila kryen detyrėn e vet nė kėtė univers. Gjithashtu, janė ligjet e universit ato, qė e obligojnė njeriun qė tė mos u shmanget detyrimeve tė tij.

    Nėse njeriu nuk do t’i pėrfillė kėto ligje, dhe do tė vazhdojė t’i injorojė ato, ai fillon e bėhet pengesė e tyre. Kėshtu, ne nuk do t’a shijojmė kurrė tė bukurėn. Jeta sipas kėtyre standarteve, fatkeqėsisht, do tė sjellė vuajtje dhe zemėrime. Ndėrsa e bukura do tė vazhdojė tė jetė prezente dhe gjithmonė nė pritje, nė tė gjitha lėvizjet e zhvillimeve tė jetės.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    E mira dhe e keqa


    Përmbajtja

    Kapitulli i parë


    1. E bukura në univers
    2. Në fillim ishte natyrshmëria
    3. Ç’kuptojmë me fjalën zhvillim
    4. Ç’kuptim ka fjala Halif
    5. Sekreti i së bukurës në univers


    Kapitulli i dytë

    6. E shëmtuara në univers
    7. Bota e shfrenuar kryen detyrën e vet
    8. Mungesa e mendjes së njeriut
    9. Programi ka zbritur me Ademin
    10. Mëkati nuk u ndërpe
    11. Muhammedi a.s.- mëshirë për besimtarët dhe mosbesimtarët


    Kapitulli i tretë

    12. I supozuari dhe i drejti
    13. Jeta e vërtetë
    14. Shkaqet e largimit të begative
    15. Pasuria është punësim në jetë
    16. Pasuria dhe shoqëria janë begati apo sprovë?


    Kapitulli i katërt

    17. Çfarë është ‘e mirë’ dhe çfarë ‘e keqe’
    18. E mira absolute
    19. Njeriu dhe ngjarjet në univers
    20. Ambiciet për pasuri të mirë



    Kapitulli i pestë

    21. Shkatërruesit në tokë
    22. Gjërat që mendja s’i kupton
    23. Personat me aftësi të kufizuar a konsiderohen sherr – e keqe
    24. Fillimi i mohimit
    25. Urtësia tek abnormalët



    Kapitulli i gjashtë

    26. E mira dhe e keqja në ahiret
    27. Imani është kusht për t’u pranuar veprat..........................................
    28. E keqja dhe ngacmimet njerëzore.................................... .......................
    29. Kulmi i të këqijave në këtë botë është mosbesimi











    Në fillim ishte natyrshmëria

    Le të fillojmë të startojmë me fillimin e jetës, në çastin kur foshnja lind. Së pari, në momentin kur fëmija lind, ai është musliman nga vetë natyrshmëria e tij (i shpëtuar). I Dërguari All-llahut s.a.v.s., thotë:
    “Çdo foshnje lind në natyrshmërinë e muslimanit, ndërsa prindërit e tij e bëjnë atë të krishterë, hebrej apo zjarrputist”.

    Secila foshnje që vjen në këtë botë, vjen duke qenë me natyrshmëri të rregullt, në fenë e vërtetë të All-llahut. Pastaj, ndodhin ngatërresa midis njerëzve, pra, prej individëve, familjeve, ose simpatizuesve, që e kanë transformuar fenë e natyrshmërisë së tyre - të cilën ua dhuroi All-llahu i Lartëmadhëruar, - në atë, që ata tanimë besojnë. Ky është një argument, për të bukurën e All-llahut në universin e Tij; që prej fillimit të jetës, për secilin të posalindur. Çdo krijesë lind me natyrë islame (të bukur), por pastaj njeriu transformohet dhe e prish të bukurën, dhe kjo konsiderohet të jetë një argument tjetër, në të njëjtën kohë.

    Çdo fëmijë konsiderohet i pafajshëm, derisa jeton jetën e tij fëminore. Ai, atë duhet t’a shijojë, si dhuratë prej All-llahut xh.sh. Ai nuk di të gënjejë, nuk di të bëhet hipokrit, nuk di të vjedhë, dhe nuk di asgjë prej veprave të këqija të kësaj bote. Por këtë rrugë të keqe, ia mësojnë prindërit e tij, pasi ai, vërtet, është krijuar në natyrshmërinë e të bukurës. Lindet gojë ëmbël, i sinqertë, i pafajshëm dhe i pastër. Nuk kemi dëgjuar që një fëmijë të ketë lindur gënjeshtar nga natyra tij, po ashtu, nuk kemi dëgjuar që të ketë lindur hajdut nga natyrshmëria e tij, gjithashtu, nuk kemi dëgjuar të ketë lindur hipokrit nga natyra tij. Të gjitha këto të shëmtuara dhe mëkate, atij ia mësojnë prindërit e tij, të afërmit ose rrethi i tij, ku ai jeton. Pra, sikur po vërejmë, zanafilla e krijimit në univers, buron me të bukurën, ndërsa burimin e të shëmtuarës në univers, e gjejmë në ndërhyrjen e njeriut.

    Dalëngadalë, shohim se foshnja rritet dhe, më vonë, fillon të shkojë edhe në shkollë. Kemi shumë raste kur prindërit nuk e mësojnë atë se puna është baza e suksesit, prandaj për të korrur sukses ai duhet të mësojë. Ata (prindërit) u “ndihmojnë” fëmijëve të tyre për t’a kaluar vitin shkollor pa mësuar. Ata intervenojnë tek mësuesit e tyre, duke i marrë paraprakisht testet e provimeve prej mësuesve të tyre. Ndodh që ata pyetjet t’ua marrin mësueseve përmes mësimeve plotësuese (me anë të kurseve), përmes korrupsionit ose privilegjeve të ndryshme. Kjo ndërhyrje e njollos të bukurën në univers. Si dhe pse? Për arsye se, prindi shpreson se fëmija i tij (në këtë rast nxënësi) një ditë do të mësojë më mirë, prandaj e “ndihmon” t’a kalojë vitin shkollor pa mësuar. Vërtet mendoni se ai fëmijë, një ditë, do të mësojë!? Sigurisht që jo. Përderisa ai mund t’a kalojë vitin pa dhënë mund, atëherë, përse të mësojë e të lodhet!?

    Ne jemi dëshmitarë, që disa prej mësuesve i shesin provimet, ose iu japin pyetjet, atyre nxënësve që vazhdojnë kursin tek ata, ose në forma të ndryshme. Ky veprim, i këtij mësuesi, e njollos apo e ndyn harmoninë e së bukurës në univers. Ai bëhet shkaktar që disa nxënës të “korrin” sukses pa mësuar. Ky veprim ndikon dhe lë pasoja të tjera të mëvonshme. Rezultati përfundimtar i gjithë kësaj do të jetë se, nxënësi do të dalë prej asaj shkolle i paditur dhe fare injorant. Më pas, e tërë shoqëria do të kanalizohet në një katastrofë të vërtetë.

    I Lartësuari All-llah, kërkoi nga ne që t’a transformojmë planetin tokë. Për t’a ndërtuar tokën, i Lartësuari na ka krijuar mendjen, e cila i kupton dhe i përvetëson arritjet e trashëguara. Ajo (mendja) pranon përvojat e të parëve dhe kështu do të përfitojë nga civilizimet e mëparshme dhe njëkohësisht do të bëhet pjesëtare e zhvillimit të mëtutjeshëm. Kjo mendje e dallon njeriun nga kafsha. Kafshët, ende jetojnë jetë primitive, ashtu sikurse janë krijuar. Ne nuk mundemi t’i mësojmë kafshët se si të jetojnë në grupe, se si të sillen midis tyre dhe se cilat të jenë preferencat e tyre. Ne nuk kemi dëgjuar kurrë, që ndonjë kafshë të ketë trashëguar diturinë e babait apo të gjyshit të vet. Gjithashtu, nuk kemi dëgjuar kurrë që të mësojnë atë, që nuk e ka ditur më parë, dhe kështu të mund t’a zhvillonte vetveten, dhe të tjerët. Kjo nuk ka ndodhur për arsye aksiomatike, por për arsye se kafsha nuk e posedon mundësinë e zhvillimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albin : 27-10-2005 mė 15:04

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Ç’kuptojmë me fjalën zhvillim

    Unë habitem, kur dëgjoj disa që thonë se një kafshë ka evoluar në rrethin e vet dhe ka arritur këtë e atë. Ose ata që thonë se, një kafshë i ka qimet e veta më të shpeshta, kur jeton në vende të ftohta, apo se e posedon ngjyrën e vet në varësi të ambientit (bimëve, gurëve, rërës, etj.) ku ajo (kafsha) jeton, me qëllim që të fshihet nga armiqtë e saj, ose se ka ndonjë karakteristikë tjetër të evoluar!

    Të gjitha këto janë dhunti prej All-llahut xh.sh., që Ai ia jep atij që do, për t’a mbrojtur jetën e tij nga zhdukja. Por, ç’është e vërteta, kafsha vetë nuk është e pajisur me mendje apo me logjikë. Ajo, gjithashtu, nuk e ka mundësinë e zhvillimit dhe të përparimit të jetës së vet, pasi i Lartësuari me këtë dhunti (me mendje) e ka pajisur vetëm njeriun dhe askënd tjetër. Ai i shpalosi njeriut disa prej sekreteve të universit, që ai të mund t’a transformojë tokën dhe të mund të ndërtojë civilizim.

    Sikur mendja e njeriut të mos ishte në gjendje të kuptonte dhe të mësonte prej civilizimeve të mëparshme, dhe të mos zhvillohej më shumë se paraardhësit e tij, ai do të ishte në një gjendje të ndryshme (nga gjendja në të cilën është sot), dhe padyshim se nuk do të arrinte kurrë t’i kuptonte sekretet e All-llahut të Lartëmadhëruar në univers.

    Kur ne shohim se e bukura ndikon pozitivisht dhe se, gjithashtu, është shkaktare e përparimit njerëzor në këtë jetë, dhe është shembull për ndërtimin e planetit tokë, atëherë sistemi ynë arsimor, jep efekt diametralisht të kundërt, kur ne i “mësojmë” fëmijët tanë të “korrin” suksese pa mësuar, pa u munduar, me gënjeshtra, apo me mësime plotësuese nëpër kurse, apo në forma të tjera, gjë që e shkatërron shkencën dhe punën njëkohësisht. Ne kështu ndihmojmë shkatërrimin e ndërtimit të deritanishëm, që kemi në planetin tokë, pasi që All-llahu xh.sh. na e ka mundësuar këtë ngritje dhe përparim!

    Këtu, kemi një çështje, e cila kohë pas kohe tërheq vëmendjen tonë. Ajo që na bën përshtypje është të ushtruarit e kafshëve. Disa njerëz, pasi u kanë ushtruar kafshëve disa lëvizjeve, mundohen të na lënë të kuptojmë se edhe ato mendojnë apo logjikojnë. Atyre iu themi: ajo që ju pretendoni nuk është e vërtetë. Lëvizjet e tyre mbështeten në instiketet e tyre. Kur një kafshë ushtrohet të bëjë disa lëvizje, ajo instiktivisht e kupton se po shpërblehet. Prandaj, ajo i përsërit të njëjtat lëvizje, sepse ajo ushqehet pas bërjes së tyre. Por, nëse refuzon që t’i bëjë ato lëvizje, (instruktori i vet e godet dhe kafsha) instiktivisht e kupton se është duke u dënuar pasi ky dënim i shkakton dhembje.

    Pra, ajo vepron ashtu siç i kërkohet, sepse në të kundërtën do të dënohet me privim të ushqimit, ose nga frika e dhembjeve që i shkaktohen. Ajo e di tani instiktivisht, e jo nga logjika e saj, se nëse do t’a bëjë atë (lëvizjen e caktuar), asaj do t’i jepet ushqim. Sikur të bazohej në mendjen e saj, ajo do t’ia përcillte këtë dituri këlyshëve të saj. Por, në të vërtetë ajo nuk di t’a bëjë këtë. Ne nuk kemi dëgjuar që një luan, një majmun apo një kalë, t’ia ketë përcjellë lëvizjet e veta, që i ka mësuar në cirk, këlyshëve të tij.

    All-llahu i Lartëmadhëruar e ka caktuar me këtë detyrë Ademin, para se të krijohej. Këtë i Lartësuari, na i mësoi në Kur’an, kur Ai na tha:

    " و اذ قال ربك للملائكة اني جاعل في الأرض خليفة "

    “ (Përkujtoje kohën) Kur Zoti yt u tha melekëve: Unë do t’a vë (krijoj) në tokë zëvendësin...” Kur’an, 2 / 30

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Ç’kuptim ka fjala Hilafe

    Fjala Hilafe-Kalif, tek ne shqiptarët njihet si ‘mbreti i shtetit islam’. Ndërsa në realitet, me këtë emër, i Lartëmadhëruari e emëroi njeriun në tokë. Halif është zëvendësi i Tij në tokë. Çdo gjë e krijuar, i është nënshtruar njeriut, për arsye se ky ka qenë vullneti i All-llahut xh.sh. Halif është quajtur udhëheqësi i shtetit isalm, sepse konsiderohet se është zëvendësi i drejtësisë (së bukurës) në tokë (shënim i përkthyesit).


    Përderisa All-llahu i Lartësuar ia dha njeriut hilafetin në tokë, Ai i nënshtroi të gjitha llojet e krijesave të botës në shërbim të tij, dhe që të veprojnë për të. Materia e kësaj bote ndahet në katër lloje:
    1. Materie e ngurtë (inorganike)
    2. Materie bimore
    3. Materie shtazore
    4. Materie njerëzore

    Lloji i materies së ngurtë, ashtu siç i themi ne, nuk posedon as ndjenja, e as nuk e ka aftësinë e lëvizjes. Kjo gjë shihet që në shikim të parë. Kjo lloj materie mbaron (së qeni e tillë, pra inorganike, pa jet&#235 me fillimin e shkallës bimore, e cila shfaqet dhe fillon të zhvillohet.

    Ne shohim që barishtet merxhanë - koralet jetojnë në detëra. Ato japin shenjat e para të zhvillimit primitiv të botës bimore. Bimët kanë cilësinë e rritjes, zhvillimit dhe frymëmarrjes e të tjera, por nuk e kanë cilësinë e ndjenjës dhe të lëvizjes. Kjo lloj materie përfundon (së qeni e tillë, pra bimore) me fillimin e shkallës së parë shtazore. Kemi disa bimë, që kur i prekim, japin shenja gjallërie, dhe ato lëvizin. Një prej këtyre bimëve është ajo, që ne e quajmë zonja e turpëruar, ose ka edhe bimë të tjera, që ekzistojnë nëpër vendet tropikale, që kur ne i prekim, i lëvizin degët e tyre.

    Shtazët e fillojnë jetën e llojit të tyre me anën e lëvizjeve dhe ky lloj (pra, lloji shtazor) përfundon (kur fillon lloji i materies njerëzore, pra tek) të logjikuarit. Për këtë, lloji më i lartë i kafshëve, arrin deri tek të menduarit primitiv, sikurse që janë majmunët, që imitojnë lëvizje të caktuara.

    Ndërsa njeriu, fillon nga të menduarit primitiv. Kjo e dallon nga krijesat e tjera të All-llahut. Njeriu është ai, i cili i mundëson vetes përparim. Çdo gjeneratë i zgjeron kapacitetet e saj (mendore) prej civilizimeve të mëhershme, duke ia dorëzuar (këto njohuri) gjeneratës tjetër të mëpasme. Kështu, sa më shumë që përparojmë në kohë, do të kemi ndryshime (distanca) më të shpejta. Duke kaluar nga një gjeneratë në tjetrën, na deponohet një trashëgimi madhore prej civilizimeve të mëparshme, me anën e së cilës ne ndërtojmë zhvillimin dhe përparimin tonë.

    I Lartësuari All-llah, ka vendosur bazat e së bukurës në univers. Pa këto baza, jeta nuk mund të paramendohet. Mbi këtë bazë është ngritur jeta, e cila nuk mund të mendohet pa punë. Për këtë arsye, i Dërguari All-llahut s.a.v.s., thotë:

    “Njeriu ha ushqim të mirë, atëherë kur ha nga puna e duarve të tij. Pejgamberi i All-llahut, Davudi a.s. , ka ngrënë nga puna e duarve të tij”

    Islami nuk lejon që dikush të shpërblehet pa punë. Kjo ndalesë shkon deri aty, sa që një proverb popullor thotë: Nëse nuk ka punë, ngarkoni njerëzit të hapin puse, që të tjerët t’i mbyllin ato.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Sekreti i sė bukurės nė univers

    Nga pikėpamja logjike, mbase radhitja nuk ėshtė e qartė. Si tė ngarkohet njeriu pėr hapjen e njė pusi, e pastaj pėr mbylljen e tij? Qėllimi i kėsaj ėshtė nė tė angazhuarit e njeriut, qė ai tė jetė vazhdimisht nė punė, tė marrė shprehi pune, e jo tė presė shpėrblim pa punuar. Nėse kjo nuk do tė kuptohej kėshtu, atėherė shoqėria do tė pėrbėhej nga njerėz tė papunė, tė cilėt do tė bėheshin pengues, apo shkatėrrues tė sė bukurės nė univers. Pas kėsaj, pakėnaqėsia, shthurja dhe shpėrbėrja do tė pėrgjithėsoheshin.

    Kėshtu ėshtė edhe me tė bukurėn nė univers. I Lartėsuari All-llah, e ka ndaluar ngrėnien e pasurisė sė paligjshme. Ai, i Lartėsuari ka thėnė:

    " و لا تأكلوا أموالكم بينكم بالباطل و تدلوا بها الي الحكام
    لتأكلوا فريقا من أمول الناس بالأثم وأنتم تعلمون "

    “ Dhe mos e hani pasurinė e njėri-tjetrit me tė padrejtė! Pastaj me tė, t’i korruptoni gjykatėsit, (kėshtu) t’a hani njė pjesė tė pasurisė sė njerėzve me tradhėti, ndėrsa ju e dini (se ēfarė mėkati jeni duke bėrė). ”

    Nėse ti ushqehesh duke shpenzuar pasurinė e paligjshme, me kėtė veprim, ti mė ke penguar mua, qė unė tė ushqehem prej fitimit tė punės, qė kam bėrė me duart e mia. Kėshtu, ti do tė bėheshe shkaktar, qė unė tė mos t’i shijoj frytet e punės sime, sepse ti do tė merrje rezultatin e lodhjes dhe djersės sime, tė punės qė unė kam bėrė, etj. Ti merr ajkėn e prodhimit tim. Kur tė katandisem nė njė gjendje tė tillė, atėherė unė do t’a pyes veten: pse duhet qė unė tė punoj? Veprimi yt, do tė kuptohej sikur je ti ai, qė i ke vendosur rregullat e sė bukurės nė univers. Nėse, secili njeri do tė merrte frytet e punės sė vet, sigurisht qė do tė ishte mė i kujdesshėm nė punė, dhe nė kėtė mėnyrė do tė kishim pėrparim akoma mė tė madh nė jetė.

    Nga kjo kuptojmė, se i Lartėsuari e krijoi tė bukurėn nė univers, por njeriu dhe sjelljet e tij, e shthurėn kėtė bukuri dhe e mira po humbet, sepse vendin e saj e ka zėnė e shėmtuara dhe mjerimi.

    Gjithashtu, i Lartėsuari All-llah, ua ka siguruar krijesave furnizimin, dhe secilin prej tyre e ka dalluar me njė dhunti, qė nuk e posedon tjetri. Ishte vullneti All-llahut xh.sh., qė kjo tė sendėrtohej sipas njė sistemi inxhinjerik. Dikujt i ka dhėnė dhunti nė mjeksi, dikujt nė ndėrtimtari, me fjalė tė tjera, secili prej nesh ka njė dhunti qė nuk e posedon tjetri, sepse atij qė i ėshtė dhėnė ai profesion, e bėn atė mė mirė dhe mė saktė se tė tjerėt.

    Kėtė e vėrtetojmė me thėnien e All-llahut xh.sh., i Cili, nė Kur’anin Kerim, thotė:

    " انظر كيف فضلنا بعضكم علي بعض "

    “Shikoni se si u kemi veēuar njėri nga tjetri (nė kėtė botė)...”

    All-llahu xh.sh., nuk thotė se dikush ėshtė veēuar mė shumė nga tė tjerėt. Gjithashtu, Ai nuk thotė se njėri ėshtė mė i priviligjuar se tjetri. Pse? Sepse, secili prej nesh, ka njė veēori, qė e dallon prej tjetrit. Kėshtu, dikush prej nesh, mbase, ėshtė njė inxhinjer i shkathėt, por ky njeri ka kėrkesa pėr nevojat e tij tė pėrditshme, nė ushqim, veshmbathje e tė tjera. Pra, ky njeri, ėshtė i veēuar dhe i dalluar vetėm nė njė segment tė jetės sė tij, ndėrkohė qė ka nevojė pėr tė tjerėt, tė cilėt janė tė dalluar nė specializime tė tjera.

    Tjetri, mbase, ėshtė njė mjek i dalluar. Ai ka disa veēori specifike tė tij nė mjekėsi, por ky ka nevojė pėr inxhinjerin, qė t’ia ndėrtojė shtėpinė pėr tė banuar. Gjithashtu, ka nevojė qė dikush tjetėr t’a veshė, e dikush tjetėr prej bujqve, t’a ushqejė, etj.

    Ky tjetri, mbase ėshtė rrobaqepės i mirė. Por, ai ka nevojė pėr mjekun dhe pėr barėrat, ka nevojė pėr inxhinjerin qė t’ia ndėrtojė vendbanimin, gjithashtu, edhe pėr bujkun qė t’ia sigurojė ushqimin, etj.

    Pra, secili prej nesh ėshtė i dalluar nė njė fushė, sepse posedon disa veēori, qė tjetri nuk i ka. Kėshtu ėshtė edhe me pastruesin, i cili pastron rrugėt, ose ai qė bart materialin ndėrtimor, qoftė me krahė apo me vinē, pėr tė ndėrtuar njė godinė. Pra, secili prej nesh, ka nevojė pėr tjetrin, sepse sikur t’i linim mbeturinat (nė rrugė pa u mbledhur), do tė pėrhapeshin sėmundje tė shumta dhe, padyshim, toka do tė mbushej e tėra me plehėra. Ai njeri ėshtė i veēuar prej nesh, sepse ėshtė pastrues. Kėshtu ėshtė edhe me ata qė punojnė nėpėr kanalizimet e ujėrave tė zeza. Ata janė tė veēuar nga tė tjerėt, nė kėtė fushė. Sikur kėta persona t’i linin punėt e tyre, ujėrat e zeza do tė vėrshonin rrugėve, dhe kėshtu tė jetuarit nė tokė do tė bėhej i pamundur.

    Por, mjerė ti, o njeri, qė e pėrbuz punėn e tjetrit, e thua se je mbi atė, pasi ai punon nė kanalizime, ndėrsa ti je mjek, apo ai tjetri, qė ėshtė inxhinjer, dhe e sheh veten mė tė dalluar se tjetri. Ti ke nevojė pėr atė, dhe jo vetėm nevojė, por ke nevojė tė madhe pėr tė. Shoqėria nuk mund tė jetojė ndryshe, pa nevojėn e njėri-tjetrit, ne tė gjithė e plotėsojmė njėri tjetrin, prej zejtarit mė tė vogėl, deri tek ai mė i madhi.

    Pėr tė jetuar dhe pėr tė pėrparuar njė shoqėri, duhet tė ketė lidhje midis vete. Kjo lidhje ėshtė rezultat i furnizimit qė bėri All-llahu i Lartėsuar, qė secili t’a prezantojė punėn e vet para njerėzve tė tjerė. Ai do tė jetė i kėnaqur, se me tė ka siguruar furnizimin e vet dhe tė fėmijėve tė tij. Njeriu endet, duke kėrkuar punė, pėr t’u furnizuar. Kjo sjellje ėshtė e domosdoshme, sepse aty qėndron themeli i sė bukurės nė kėtė univers. Sikur tė gjithė ne tė ishim mjekė ose inxhinjerė, atėherė kush do tė na ofronte bukėn e mėngjesit? Kush do t’i pastronte rrugėt? Kush do tė punonte nėpėr kanalizime, etj?

    Njė shoqėri, qė nuk bazohet nė mbėshtetjen e njerėzve tek njėri-tjetri, nuk mund tė ekzistojė, dhe si rrjedhim do tė shkatėrrohej brenda pak kohe, sepse jeta e tyre do tė ishte e pamundshme. Pra, ėshtė vullneti i All-llahut xh.sh., qė secili prej nesh tė ketė veēoritė e veta, dhe kėshtu tė pėrmbushim zbrazėtirat e njėri tjetrit, pėr tė bėrė tė mundur vazhdimin e jetės.

    Kjo, ishte njė hyrje e domosdoshme mbi tė bukurėn nė univers. All-llahu i Lartėsuar e krijoi universin mbi binarėt e sė bukurės, ashtu sikurse e krijoi edhe tė mirėn mbi kėto binarė. Ndėrsa e keqja, ishte rezultat i pėrzgjedhjes sė keqe tė njeriut, pasi All-llahu xh.sh. i kishte mundėsuar atij qė tė zgjidhte ndėrmjet tyre. All-llahu, atij (njeriut) i mundėsoi lirinė pėr tė vepruar, apo pėr tė mosvepruar. Kėshtu, me pretendime tė tilla, njeriu po e shkatėrron botėn, duke propaganduar, gjoja, se ėshtė duke e sendėrtuar shoqėrinė. Citojmė thėnien e All-llahut xh.sh., prej Kur’anit Kerim:

    " واذا قيل لهم لا تفسد في الأرض قالوا انما نحن مصلحون
    ألا انهم المفسدون و لكن لا يشعرون "

    “ Kur atyre ju thuhet, mos bėni ērregullime nė tokė, ata thonė: ne jemi reformistė (po mbajmė rendin dhe paqen). A nuk janė ata, qė po bėjnė ērregullime!? Por, ata, nuk po e ndiejnė.”

    All-llahu xh.xh. e krijoi universin mbi themele tė shėndosha, dhe e caktoi atė, pėr njė jetė tė mirė dhe tė harmonishme pėr secilėn krijesė. Sikur njeriu tė ndiqte mėsimet e All-llahut tė Lartėsuar, qoftė nė pėrbėrje, qoftė nė veprim, nė specifika, apo nė shkaqe, atėherė, nė univers, nuk do tė ishte prezent as e keqja, e as mjerimi. Ēdo gjė, qė vendosi i Lartėsuari, ka tė bėjė me rregullat e sė bukurės. Ato (rregullat) janė shumė tė pėrpikta, dhe i mundėsojnė secilit qė t’a kryejė detyrėn e vet. Ato nuk kanė nevojė pėr diturinė e njeriut, i cili vazhdimisht mundohet qė t’i ndryshojė apo t’i zėvendėsojė gjėrat.

    E keqja nuk bėn pjesė nė krijim, e as nuk ėshtė pjesė e rregullave tė vendosura tė krijimit, por ėshtė rezultat i ndėrhyrjes sė njeriut nė tė, dhe mund t’a shkatėrrojė atė (krijimin). Qėllimi i krijimit tė universit ėshtė tė shpikurit (e gjėrave tė dobishme), tė cilat i kryejnė funksionet e tyre, ashtu si ka dėshiruar All-llahu i Lartėsuar. Tė gjitha kėto, veprojnė nė harmoni dhe nė qetėsinė mė tė madhe tė mundshme. Kėto qėndrojnė shumė larg shpikjes sė gjėrave tė dėmshme, qė shkaktojnė vuajtje dhe mjerim, dhe qė pėrhapin sėmundje dhe ngatėrresa nė univers.

    Njeriu me largimin e tij prej programit tė All-llahut, u pėrball me sėmundje dhe ngatėrresa nė shoqėri. U pėrball me mjerimin dhe keqbėrjen. Pėr kėtė arsye, i Lartėsuari, iu dėrgoi atyre tė dėrguar (pejgamberė), tė pajisur me programe, pėr t’a rikthyer universin nė harmoninė dhe bukurinė e vet.

    Gjatė leximit tė Kur’anit, hasim thėnien:


    " و ننزل من القران ما هو شفاء و رحمة للمؤمنين "

    “ Ndėrsa Ne, ju kemi shpallur Kur’anin pėr tė qenė shėrues dhe mėshirues pėr besimtarėt...”

    Nga ky ajet, kuptojmė se qėllimi i zbritjes sė Kur’anit, qenka tė shėruarit prej sėmundjeve kritike, qė rrjedhin prej ekstremizmave tė ndryshme. Kėto sėmundje vijnė si rezultat i largimit nga programi i All-llahut. Ata, qė do ta ndjekin programin e All-llahut, konsiderohen tė shėruar dhe tė pastruar nga sėmundjet qė vuanin. Kėtyre (kėsaj shoqėrie) do t’ju zbresė mėshira e All-llahut. Kėto sėmundje nuk pastrohen tėrėsisht, por ato shuhen (pėrkohėsisht), dhe ato nuk kthehen pėr t’i shqetėsuar njerėzit pėrsėri (pėr aq kohė sa ata ndjekin me pėrpikmėri programin e All-llahut).

    All-llahu i Lartėmadhėruar e ngriti kėtė univers mbi bazat e ligjeve dhe rregullave, qė bėjnė qė e bukura tė jetė cilėsia e universit, por njeriut duke iu dhėnė liria e veprimit, ndėrhyri nė bukurinė e universit dhe po e shkatėrron atė. Duke abuzuar me lirinė e dhėnė, ai zgjodhi gjėra qė nuk janė nė pėlqim me vullnetin e All-llahut xh.sh., nė univers. Prej kėtu, filloi e keqja dhe prej kėtu filloi shkatėrrimi.

    Habitem kur dėgjoj propagandimet e disa njerėzve, tė cilėt thėrrasin pėr “transformime” tė universit. Ata e dinė fare mirė se janė shkatėrruesit e tij, por kur vetė ata e pėsojnė, dhe vuajnė dhe ndiejnė dhembjet e keqbėrjes sė tyre, atėherė ata kthehen pėrsėri nė programin e All-llahut dhe nė rregullat e sė bukurės nė univers. Por, fatkeqėsisht, kėta nuk kthehen tek kėto rregulla nė bazė tė imanit tė tyre, por kthehen pa dėshirė – me zor, (pasi e kuptojnė dhe binden) se jeta nuk mund tė vazhdojė, pa kėto ligje dhe pa kėto rregulla.

    Ne, pėr fat tė keq, vijmė prej shoqėrive jobesimtare. Prej atyre, qė po shthurin jetėn tonė, pėr shkak se e kanė lėnė programin e All-llahut, qė ėshtė i vetmi rregullator i problemeve tona. Por, kėto shoqėri, kanė filluar tė kthehen, kundėr vullnetit tė tyre, nė programin e Krijuesit, sepse ėshtė vėrtetuar pėrfundimisht, se nuk ka kuptim vazhdimi i jetės pa programin qiellor. Kėta tė kthyer, e bėjnė kėtė kthesė, qoftė nga besimi tyre, qoftė nga domosdoshmėria, sepse nuk mund t’i evitojnė stėrlodhjet e tyre tė jetės, jashtė kėtij programi qiellor.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    E shėmtuara nė univers

    Ashtu siē theksuam mė herėt, i Lartėsuari All-llah, bėri qė e bukura tė jetė prezente tek secila krijesė nė univers. Pėr t’i mbajtur dhe pėr t’i ruajtur kėto krijesa nė bukurinė e tyre, Ai solli dhe caktoi edhe ligjet. All-llahu na shtrin duart, na ofron mundėsinė pėr tė vepruar mirė. Ai, i cili bėhet shkaktar pėr tė mirė, ka fituar, ndėrsa, ai, i cili mundohet tė marrė diēka, tė cilėn All-llahu e ka ndaluar, ai konsiderohet shthurės dhe shkatėrrues nė univers.

    Universi ėshtė krijuar sipas programit tė All-llahut, pėr t’a shijuar harmoninė nė ēdo gjė, nė punė, familje, fėmijė, risk dhe nė ēdo lėvizje tė jetės sė universit. Nėse jeton sipas ligjeve tė All-llahut do tė gėzosh mirėsi, nėse largohesh prej ligjeve tė Tij, padyshim se do t’a pėsosh, jo vetėm nė kėtė botė, por edhe nė ahiret (nė botėn tjetėr). Prandaj thuhet: ‘Nuk ka dobi nga mirėsia, e cila tė shpie nė zjarr, e as dėmi nga e keqja qė tė shpie nė xhennet.’

    Atėherė, si mund tė kuptohet qė: e mira tė shpie nė zjarr? Le tė sjellim njė shembull. Njeriu mund tė vjedhė me qėllim qė tė japė lėmoshė, dhe ai jep nga ajo, qė e ka vjedhur! Ua merr (pasurinė) tė pasurve pėr t’ua dhėnė tė varfėrve. Kėtė person, ndryshe e cilėsojnė si hajdut tė “ndershėm”! Por atij nuk i takon aspak ky epitet, pra epiteti “i ndershėm”. Ai mendon se ėshtė duke vepruar mirė, por, nė realitet, ai ka bėrė njė vepėr tė shėmtuar dhe dėm tė madh. Ai ka vjedhur, gjė qė All-llahu xh.sh. e ka ndaluar, edhe pse ai ka menduar qė atė qė ka vjedhur, t’ua shpėrndajė tė varfėrve. Atij (hajdutit) nuk i sjell asnjė dobi e mira qė ka bėrė, dhe atij nuk do t’i pranohet kjo vepėr, sepse ai e ka bėrė atė, nė mėnyrė jo tė rregullt dhe joligjore.

    I Lartėsuari All-llah, nuk kėrkoi nga askush qė t’a ndihmojė Atė, pėr t’i dhėnė riskun dikujt tjetėr. Ai ėshtė Furnizuaesi i tė gjithėve. Edhe pasuria e ndaluar (vjedhur) ėshtė risk, por kjo pasuri, apo ky risk, ėshtė i ndaluar (haram).

    All-llahu xh.sh., nuk e lejoi askėnd qė tė marrė (vjedhė) pasurinė e ndaluar, e pastaj tė thotė se bėri mirė. Njeriut nuk i lejohet dhe nuk ka kompetenca qė tė sjellė ligje. Ai nuk mund t’a lejojė atė qė ėshtė e ndaluar, e as t’a ndalojė atė qė ėshtė e lejuar. Pėr kėtė, All-llahu i Lartėsuar, nė Kur’anin Kerim, na thotė:


    " قل ارءيتم ما أنزل الله لكم من رزق فجعلتم منه حراما و حلالا قل ءالله أذن لكم أم علي الله تفترون"

    ًًًًًًًًًًًًًًًًًًًً“Thuaj: a shikoni (keni menduar ndonjėherė) se All-llahu e zbriti riskun pėr ju, (ndėrsa) ju atė (disa prej ushqimeve i konsideroni) se janė tė lejuara e (disa) tė palejuara (haram e hallall). Thuaj: mos vallė ishte All-llahu qė ju dha leje pėr kėtė, apo ju shpifni me (emrin) e All-llahut.”

    Kėshtu, i Lartėsuari xh.sh., na mėsoi se harami dhe hallalli janė me lejen e Tij, dhe nė dipozicionin e Tij. Njeriut nuk i lejohet t’a ndalojė atė, qė e ka lejuar All-llahu, e as tė lejojė atė, qė e ka ndaluar All-llahu. I Lartėsuari nuk dėshiron, e as qė ka kėrkuar prej ndokujt qė t’a ndihmojė Atė nė univers, sepse Ai ėshtė Absolut, i Gjithėmundur pėr ēdo gjė, ashtu siē thamė mė sipėr: ‘nuk ka dobi nga mirėsia, e cila tė shpie nė zjarr.’

    Ose shembulli i njė gruaje, e cila e shet nderin e saj, pastaj mundohet t’a arsyetojė vetveten, duke thėnė se (me kėtė veprim) po mundohet t’i ushqejė fėmijėt, pėr t’i edukuar!! Asaj i themi se, ajo ēka ka bėrė, ėshtė e ndaluar dhe e gjithė mirėsia e saj do tė shkojė bosh, sepse ajo nuk do t’i pranohet. All-llahu ėshtė mė i pasuri nga tė gjithė, sikur tė duronte vetėm pak, ajo do tė furnizohej nga All-llahu me hallall, pėr t’i edukuar fėmijėt e saj.

    Kėshtu ėshtė edhe me shprehjen: ‘nuk ka dėm nga e keqja, e cila tė shpie nė xhennet.’ Nėse njė njeri ngadhėnjen ndaj mizorisė, por pėson plagė, prej tė cilave ndien dhembje tė mėdha, kjo pėr tė, nuk do tė konsiderohej e dėmshme, por e dobishme. Sepse ai do tė shpėrblehet nė mėnyrėn mė tė mirė. Nėse njė njeri posedon njė pasuri, me tė cilėn i plotėson nevojat e veta, por edhe i tepron diēka, dhe fillon tė japė sadaka nga pasuria qė ka, ai nuk do tė jetė humbės, por fitues. Pa pikė dyshimi, ajo sadaka, do tė shumėfishohet tek All-llahu i Lartėmadhėruar.

    Tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s., i ishte dhuruar njė dele e pjekur. Ai dha urdhėr qė ajo dele, t’u shpėrndahej tė varfėrve dhe tė gjorėve. Kėtė detyrė e mori Aishja r.a.
    Ajo e dinte se i Dėrguari i All-llahut e kishte qejf kofshėn e deles dhe e ruajti pėr tė. Kur erdhi i Dėrguari All-llahut s.a.v.s., dhe e pyeti pėr delen, Aisha r.a., i tha: e kemi shpėrdarė tė tėrėn, me pėrjashtim tė kofshės. I Dėrguari i All-llahut tha: paska mbetur e tėra, me pėrjashtim tė kofshės.

    Kėto janė standartet e vėrteta, si pėr tė mirėn, ashtu dhe pėr tė keqen. Janė standarte tė cilat, i ka vendosur All-llahu xh.sh. Por, fatkeqėsisht njeriu gabon nė pėrzgjedhje. Kėtė mundėsi, njeriut, nė kėtė univers, ia dha All-llahu xh.sh. Nė vend se ai tė zgjidhte pėr tė zbatuar standartet e shėndosha e tė sakta, ato tė cilat rrjedhin nga natyrshmėria e tij, ai mundohet qė t’i pėrgėnjeshtrojė kėto standarte nga egoja e tij.

    Pėr t’a kuptuar kėtė realitet, ne duhet t’i qasemi mė gjėrėsisht studimit tė krijesave nė univers. Le t’u drejtohemi atyre krijesave, tė cilat nuk e kanė lirinė e zgjedhjes. Le tė shohim sistemin e veprimit tė tyre. Do tė shohim se ato kanė njė sistem tė mrekullueshėm dhe se ato veprojnė nė harmoni tė plotė midis tyre. Ato janė shumė precize. Secila krijesė kalon njė jetė tė qetė, pa mjerim, pa vuajtje, e pa mundim.

    Dielli, hėna, yjet, planetet, ajri dhe mbarė ato krijesa, tė cilat nuk ka mundėsi zgjedhjeje, e kryejnė detyrėn e tyre pa ndonjė ankesė, ndaj dikujt tjetėr, dhe pa e lodhur askėnd. Askush nuk ėshtė ankuar se dielli ėshtė vonuar nė lindjen e tij, apo nuk ėshtė ankuar se ai ka lindur tek njė popull, dhe nuk ka lindur tek populli tjetėr. Rregullat e yjeve nuk e kanė lodhur askėnd, dhe kur ato do t’a humbin kontrollin, sė bashku me to, do tė humbė i tėrė rregulli i universit. Gjithashtu, askush nuk ėshtė ankuar, se nuk ka mundėsi tė gjejė ajėr pėr tė marrė frymė. Askush, gjithashtu, nuk mund tė thotė se tė reshurat u ndalėn dhe ēdo gjė mori fund: do tė shkatėrrohen arat, kafshėt dhe njeriu. Askush nuk mund tė thotė se toka ka devijuar nga trajektorja e saj dhe se ka dalė nga orbita, dhe se tani jemi mbi shtresat qiellore dhe se jemi duke shėtitur nėpėr galaktikė pa drejtues, nėpėr hapėsirėn e gjėrė.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Bota e kryen detyrën e vet, e nënshtruar

    Të gjitha këto (çka përmendëm më sipër) nuk janë duke ndodhur. Por çdo gjë, çdo veprim i është nënshtruar All-llahut të Lartëmadhëruar. Të gjitha këto, e kryejnë detyrën e tyre, pa e ndier dhe pa kuptuar. Ato e kryejnë detyrën e tyre plotësisht, duke qenë se nuk e kanë lirinë e zgjedhjes. Por, shfrenimi dhe e keqja, në tokë, erdhi prej atij që e ka lirinë e zgjedhjes, pra, prej njeriut. Fatkeqësisht, ndërhyrja njerëzore, zakonisht po paraqitet në shfrenim, e jo në përmirësim!

    Nëse i referohemi fillimit të jetës, shohim se All-llahu i Lartësuar e drejtoi perceptimin tonë drejt programit të jetës të kësaj gjithësie. Ky program, u shfaq që prej momentit të ardhjes së Ademit në planetin Tokë. Nga ai, u kërkua që t’ua përcjellë pasardhësve të tij këtë program, duke ju thënë se ai, i cili do t’i përmbahet këtij drejtimi, do të jetë i lumtur dhe do të jetë i mbrojtur nga vështirësitë.

    Kështu, All-llahu xh.sh., në Kur’anin Kerim, thotë:

    " قال اهبطا جميعا بعضكم لبعض عدو فاما يأتينكم مني
    هدي فمن ا تبع هداي فلا يضل ولا يشقي "


    “)All-llahu ju)Tha: zbrisni prej saj ju të dy , se të gjithë ju do të jeni midis vete armiq . Prej Meje do t’iu vijë udhëzimi, ai i cili do t’a ndjekë këtë udhëzim, nuk do të humbasë, e as nuk do të ketë vështirësi.”

    Pra, siç e shohim, që prej fillimit të paraqitjes së njeriut në tokë, ne jemi të informuar nga All-llahu i Lartësuar, se mjerimet dhe të këqiat do të vijnë nëse largohemi nga programi i All-llahut xh.sh.. Pra, nëse ky program do të praktikohej ashtu siç kërkohej, e keqja nuk do të jetë prezent në univers. Pra, po e shohim se All-llahu xh.sh. na ka treguar rrugën e vërtetë, që prej fillimit të jetës sonë.

    Ademi a.s. kur zbriti në tokë, kishte me vete programin, të cilin ua përcolli fëmijëve të tij, me qëllim që edhe ata t’ua përcillnin pasardhësve të tyre.

    Këtu, tani, kemi të bëjmë edhe me vullnetin e njeriut, i cili mbolli farën e së keqes në tokë. Kjo (e keqe) filloi me fëmijët e Ademit. Kur’ani na tregon konfliktin midis Habilit dhe Kabilit. Ishte krimi (vrasja) i parë, që ndodhi në planet, midis bijve të Ademit. Sikur Kabili t’a dëgjonte dhe t’a kuptonte thënien e All-llahut të Lartëmadhëruar:


    " و لا تقتلوا النفس التي حرم الله الا بالحق "

    “E mos i vrisni qeniet njerëzore, të cilat i ka ndaluar All-llahu, me përjashtim të atij që do t’a meritojë (vrasje me drejtësi).”

    nuk do të ndodhte kjo e keqe. Por ajo që ndodhi, ishte se njëri prej tyre, në këtë rast Kabili, e theu programin e All-llahut, dhe e vrau një njeri, ndërkohë që All-llahu e kishte ndaluar vrasjen e njerëzve, përveçse me të drejtë (ata që e meritojnë vdekjen, sipas Ligjit Islam).

    Tregimi është si vijon më poshtë:
    All-llahu i Lartësuar kishte caktuar që Hava të lindte, në çdo shtatzënësi, nga një djalë dhe nga një femër. Mbase, me qëllim të shtimit të qenies njerëzore, në planetin tokë. Ishte caktuar, gjithashtu, që mashkulli i lindur i shtatzënësisë së parë, do të martohej me femrën e lindur në shtatzënësinë e dytë. Ndërsa, mashkulli i shtatzënësisë së dytë, do të martohej me femrën e shtatzënësisë së parë. Kabilit nuk i pëlqeu ky përcaktim, dhe protestoi. Motra e tij, që kishte lindur me të, ishte shumë më e bukur se motra, e cila kishte lindur me Habilin. Për këtë arsye, u mundua që t’a ndryshojë këtë përcaktim. Ai propozoi që të martohej me motrën e tij, me të cilën kishte lindur. Ata iu drejtuan babait të tyre, Ademit a.s. Nga ai kërkuan, që ai të gjykojë drejtë. Ademi për t’a stabilizuar situatën, iu drejtuar All-llahut:

    Kur’ani Kerim, na transmeton se si ka ndodhur ngjarja:

    " واتل عليهم نبأ ابني ءادم بالحق اذ قربا قربانا فتقبل من احدهما و لم يتقبل من الأخر
    قال لأقتلنك قال انما يتقبل الله من المتقين "

    “) O Muhammed) informoji me të vërtetën e dy bijve të Ademit, kur ata prenë nga një kurban (për All-llahun). Njërit iu pranua, ndërsa tjetrit jo. (Atij që nuk iu pranua) Tha: do të të vras, (ndërsa atij që iu pranua kurbani) tha: Pa dyshim, se i pranohen (lutjet – kurbanet) vetëm atyre, që kanë frikë-respekt ndaj All-llahut”.

    Ky tregim, na përkujton se All-llahu xh.sh,. kur e ka zbritur Ademin në planetin tokë, ia ka dhënë atij edhe programin. All-llahu, pra, nuk e ka lënë njeriun pa udhëzues, për asnjë moment, që prej fillimit të jetës së tij. E ka udhëzuar, dhe i ka treguar se cila është rruga e jetës së lumtur, pra cila rrugë e afron atë tek Ai, dhe cila e largon nga Ai. Kemi disa njerëz që thonë se Ademi ka zbritur në tokë pa program, dhe se ai dhe pasardhësit e tij janë lënë pa udhëzues, derisa nuk erdhi Idrisi a.s., e më pas edhe Nuhu a.s. Këta individë, mbështeten në tregimet e pejgamberëve, duke filluar prej Nuhut a.s. Këta mendojnë se para tij (Nuhut) nuk kishte pejgamber. Atyre ju themi se, kjo nuk është e saktë. Unë mendoj se këtyre do t’iu mjaftonte argumenti i All-llahut dhe drejtësia e Tij, i Cili, në Kur’anin Kerim, thotë:

    " و ما كنا معذبين حتي نبعث رسولا "

    “ ...ndërsa, Ne, nuk e ndëshkojmë (asnjë popull), derisa nuk i kemi dërguar pejgamber.”

    Pra, ishte e domosdoshme, që njeriu të informohej mbi programin e All-llahut. Për të pasur drejtësi, njeriu duhej të informohej, përndryshe nuk do të kishte kuptim shpërblimi, apo ndëshkimi për mëkatarët. Sikur, të mos të kishin program, si do të gjykoheshin Kabili dhe Habili tek All-llahu i Lartëmadhëruar? Ata kishin informacionin dhe diturinë e duhur bindëse, se All-llahu xh.sh., detyrimisht ekziston. Sikur të mos ishte informuar Ademi dhe bijtë e tij, për programin e All-llahut, ne nuk do të dinim asgjë për të.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Të metat e mendjes së njeriut

    Vetëm me anën e mendjes sonë, ne nuk do të mund të arrinim asnjëherë tek kërkesat e All-llahut, nuk do të dinim se si t’a adhuronim Atë, gjithashtu, nuk do të dinim se çka do t’i pëlqente, e çka do t’a hidhëronte. Mendja mundi t’ia arrijë qëllimit, sepse arriti t’a njohë ekzistencën e Hyjnisë të universit, pasi ishte munduar të njohë universin, krijimin e qiejve dhe të tokës, të diellit dhe të hënës, e të tjera.

    Ajo (mendja) arriti t’a kuptojë se kemi të bëjmë me një Krijues madhështor. Ky është Ai, i Cili i kish krijuar të gjitha këto, sepse njeriu nuk posedon forcë për t’i bërë ato. Askush nuk ka mundësi t’a krijojë diellin, hënën, yjet apo tokën. Askush nuk do të pretendonte të thoshte se ato janë vepra e tij, ose të thoshte se ai e ka krijuar vetveten. Këto gjëra, janë mbi mundësinë e njerëzve, edhe sikur t’i grumbullonin të gjitha forcat e tyre. Pra, ishte e domosdoshme, që të pranohej Krijuesi i këtij universi, i Cili i bëri të gjitha këto, dhe i Cili na krijoi edhe neve.

    Kush është Krijuesi? Çfarë do Ai nga ne? Këto janë pyetje që e tejkalojnë mundësinë e të kuptuarit të mendjes sonë. Ajo nuk mund të arrijë deri tek një përgjigje. Mendja këtu ndalet, pra stagnon, tek njohja e ekzistencës së Krijuesit. Pra, si e ka emrin Ai? Ç’ka dëshiron nga ne? Si t’i afrohemi Atij? Cilat gjëra i pëlqejnë, e cilat jo? Të gjitha këto pyetje, janë mbi mundësinë e mendjes së njeriut.

    Le t’a afrojmë këtë edhe më afër mendjes sonë. Le t’a zemë se jemi ulur në një dhomë të mbyllur. Pas pak dëgjojmë se dikush është duke na trokitur në derë. Ajo çka ne mund të dimë, është se dikush është duke trokitur në derë. Po, kush është ai? A është burrë, grua apo fëmijë? Çfarë do ai? Na i do neve të mirën apo të keqen, ka ardhur me qëllim të mirë, apo me qëllim të keq, apo nuk ka asgjë kundër nesh, apo ka ardhur për të na informuar për gjëra, që ne nuk i kemi marrë vesh? Të gjitha këto përgjigje nuk do t’i marrim, pa u ngritur dhe pa ia hapur derën trokitësit, i cili është duke pritur jashtë derës.

    All-llahu i Lartësuar është fisnik në dhurimet e Tij. Për këtë arsye, Ai nuk na ka lënë që këto përgjigje, ne t’i marrim nga vetja jonë. Ai na dërgoi pejgamberë, na hapi dyert e qiellit dhe na informoi se Krijuesi i këtij universi është All-llahu xh.sh. Ai kërkoi nga ne që t’a adhurojmë Atë, në mënyrë që të mos humbim. Ai përcaktoi për ne adhurimin, dhe këtë formë lutjeje. Ai na mësoi se, përveç kësaj jete, kemi edhe një jetë tjetër, e cila është e amshueshme. Gjithashtu, na ka treguar se Ai, ka paraparë begati të panumërta për ata që kanë besuar, dhe dënim të madh për ata që kanë mëkatuar.

    Për këtë arsye, nga Mëshira e Tij, ka caktuar që jeta njerëzore të fillojë në tokë, ka dërguar të dërguar apo pejgamberë. Këta do të jenë ata, të cilët do të na informojnë për All-llahun, rreth asaj se çfarë dëshiron Ai, në mënyrë që njeriu të dijë për Të, se Ai është All-llahu, Krijuesi i gjithçkaje, po ashtu edhe Krijues i vetë neve qenieve njerëzore. Ai, gjithashtu, na ka vendosur programin e jetës, të cilin ne duhet t’a ndjekim.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Programi u zbrit në tokë me Ademin a.s.


    Problemin e pazgjidhur, ndërmjet Kabilit dhe Habilit, ia kishin lënë për gjykim vendimit të All-llahut xh.sh. Ky është një prej argumenteve, se ata dinin për ekzistencën e All-llahut, dhe e njihnin Atë, si Krijues të këtij universi. Përderisa kishin vendosur që çështjen t’ia linin All-llahut për t’a gjykuar, ata ia afruan kurbanët. Edhe ky veprim argumenton se ata kishin dijeni për programin e All-llahut xh.sh. Ndryshe si do të kuptohej fakti se ata kërkuan ndihmë nga All-llahu xh.sh? Ata e dinin se All-llahu i Lartëmadhëruar iu afrohej atyre sipas veprimeve (lutjeve) të veçanta dhe hidhërohej me anë të disa veprimeve (të këqia) të kufizuara. Kjo ishte sa për t’a kuptuar se All-llahu nuk e ka lënë njeriun, për asnjë moment të vetëm, pa program. Pra, programi u zbrit në tokë me Ademin a.s.

    Ne mësuam se All-llahu ia pranoi kurbanin Habilit e nuk ia pranoi kurbanin Kabilit. Thuhet se Habili kishte marrë kurbanin më të mirë që kishte, ndërsa Kabili kishte marrë kurbanin më të dobët që kishte. All-llahu është i mirë, dhe i do vetëm të mirët. Gjithashtu, thuhet se Habili ishte pajtuar me gjykimin e All-llahut, i Cili kishte caktuar që ai të martohej me motrën nga shtatzënësia e parë (më e madhe se ai), me atë që kishte lindur me Kabilin, ndërsa Kabili protestoi ndaj vendimit të All-llahut, dhe vazhdoi të këmbëngulë në kërkesën e tij, sepse i dukej më e drejtë të martohej me motrën e dytë, ngase kishte lindur nga e njëjta shtatzënësi.

    Sado të flitet rreth shkaqeve të ngjarjes, ne na intereson ajo që shkruar në Kur’anin Fisnik, se All-llahu ia pranoi kurbanin Habilit, e nuk ia pranoi kurbanin Kabilit. Do të duhej që Kabili t’a pranonte dhe respektonte vendimin e All-llahut, edhe pse Ai nuk ia pranoi kurbanin atij. Ai duhej t’i kërkonte falje (istigfar) All-llahut xh.sh., të shikonte veten dhe të metat e tij dhe të orvatej të përmirësohej duke këshilluar veten. Por, fatkeqësisht, ai nuk e bëri këtë. Ai u mbush plot mllef dhe hidhërim, dhe duke shpërthyer prej zemërimit i tha Habilit: do të të vras.

    Habili ia ktheu: Unë nuk e ndiej veten fajtor, për çka ndodhi mes nesh. All-llahu xh.sh. nuk e pranoi kurbanin tënd. All-llahu pranon veprat e individëve të pastër e të dlirë.

    Do të ndalojmë këtu pak, e përsëri të pyesim: Kush e informoi Habilin, se All-llahu i pranon lutjet e individëve të pastër? Pra, s’do mend, ata kishin para tyre programin, prej të cilit ishin informuar. Habili e dinte se All-llahu nuk i pranon lutjet e mëkatarëve apo pabesimtarëve.

    Më pas, All-llahu xh.sh. vazhdon të na tregojë neve të vërtetën mbi ngjarjen, se Kabili e vrau vëllain e vet, Habilin. I Lartësuari thotë:

    " فطوعت له نفسه قتل أخيه فقتله فأصبح من الخاسرين "

    “Fryma e tij e shpuri në vrasjen e vëllait, dhe e mbyti atë. Kështu (me këtë vepër ai) u bë prej të humburve.”

    Akti i kryerjes së vrasjes, pra mënyra se si u krye vrasja, nëpërmjet goditjes me një pjesë hekuri, guri, apo çfarëdo sendi tjetër, neve nuk na intereson. Ajo, që neve na duhet dhe na intereson, është se, ky akt veprimi, konsiderohet si krimi i parë që ka ndodhur tek qenia njerëzore. Është ndryshimi i parë i programit dhe refuzimi i parë i vullnetit të All-llahut xh.sh., prej qenies njerëzore në univers.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Mëkati nuk u ndërpre

    Ishte kjo një paraqitje e shpejtë e fillimit të temës sonë mbi të keqen në univers. Ishte All-llahu, i Cili me vullnetin e Tij dëshiroi të na tregojë se e keqja vjen vetëm atëherë kur ndryshohet programi i Tij. Sikur Kabili t’i bindej programit të All-llahut, ai nuk do ta vriste vëllain e tij. Ky ishte fillimi i mëkateve, që barti me vete të këqijat, të cilat nuk u ndalën. Në këtë mënyrë, na transmetohen edhe tregimet e pejgamberëve dhe të dërguarve në Kur’anin Kerim, për Nuhin, Hudin, Salihin, Shuajbin, Lutin, Musain, e të tjerë. Për ta ruajtur rendin në univers, ishte e domosdoshme ndërhyrja e qiellit në shkatërrimin e këtyre popujve. Kështu, në Kur’anin Kerim, na transmetohet:

    " فكلا أخذنا بذنبه فمنهم من أرسلنا عليه حاصبا و منهم من أخذته الصيحة و منهم من خسفنا به الأرض و منهم من أغرقنا و ما كان الله ليظلمهم و لكن كانوا أنفسهم يظلمون "

    “Kështu, secilin e kemi dënuar sipas mëkateve të tyre: disa prej tyre, u kemi dërguar furtunën (e përzier) me gurë . Disave u kemi lëshuar zë të madh tmerrues , disa të tjerë i ka gëlltitur toka , kurse disa i përmbytëm . All-llahu nuk ju bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë mizori vetvetes së tyre.”

    Por, shtrohet pyetja: si u largua njerëzimi nga rruga e drejtë, ndërkohë që e kish pasur programin hyjnor me vete? Këtë, na e tregon All-llahu i Lartësuar. Ne jemi betuar në emër të veteve tona, duke qenë ende në botën e Dherr-it :
    Në lidhje me këtë, i Lartësuari thotë:


    31

    " و اذ اخذ ربك من بني ادم من ظهورهم ذريتهم و أشهدهم علي أنفسهم ألست بربكم قالوا بلي شهدنا أن تقولوا يوم القيامة انا كنا عن هذا غافلين. او تقولوا انما أشرك ءاباؤنا من قبل و كنا ذرية من بعدهم أفتهلكنا بما فعل المبطلون"

    “(Përkujtoni kohën) Dhe kur Zoti yt, nxori nga ijet (kryqet) e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe kërkoi të dëshmojnë për vetvetet e tyre: “A nuk jam Unë Zoti juaj?” “(Njerëzit) Thanë: po gjithësesi, ne këtë e dëshmojmë” që të mos thoni në Ditën e Ringjalljes “Ne për këtë nuk kishim fare dijeni”.
    Apo të thoni: “Prindërit tanë ishin politeistë para nesh, ndërsa ne ishim gjenerata pas tyre. Vallë, do të na dënoje për atë se ç’bënë të degjeneruarit !?”

    Largimi nga programi i All-llahut, vjen në dy forma, ose rrugë. Rruga e parë, vjen prej injorimit të programit. Ndodh që të harrohet, apo të devijohet e vërteta e programit, apo kemi të bëjmë edhe me tradhëtira. Dikujt i teket të flasë në emër të All-llahut, ndërkohë që ato, që thotë, nuk janë fjalët e All-llahut. Për shkak të pasioneve njerëzore, grupi që ka harruar se çfarë i është paraqitur prej programit të All-llahut, ndjek dhe pëlqen atë drejtim, ndërsa ata që nuk e kanë harruar programin, e shtrembërojnë drejtimin dhe njollosin programin e vërtetë. Ata, që devijojnë rrugën, sjellin mendime njerëzore, e këto ia atribuojnë thënieve të All-llahut të Lartësuar. Për këtë arsye, i Lartësuari në Kur’anin Kerim, thotë:

    " فويل للذين يكتبون الكتاب بأيديهم ثم يقولون هذا من عند الله ليشتروا به ثمنا قليلا فويل لهم مما كتبت أيد يهم وويل لهم مما يكسبون"

    “ Dhe, mjerë ata, që me duart e tyre shkruajnë Librin, e pastaj thonë: “Kjo është prej All-llahut” që me të, të kenë përfitime të vogla. Dhe, mjerë ata, që me duart e tyre e kanë shkruar, dhe mjerë ata, që në këtë mënyrë fitojnë!”

    Kjo është një injorancë e thellë. Me kalimin e kohës, (ky deformim) bëhet rutinë dhe kështu hyn në zemrat e atyre, të cilët frymëzohen me “programin” e All-llahut xh.sh.

    Ndërsa rruga e dytë, është të pasuarit e veprimeve të trashëguara nga të parët (baballarët). Prindërit fillojnë të largohen pak nga programi i All-llahut xh.sh., ndërsa fëmijët e tyre ndjekin hapat e prindërve, dhe madje ua tejkalojnë edhe atyre. Kështu vazhdojnë të devijojnë prej rrugës. Këto devijime bëhen shkak për shtimin e pasioneve dhe përfitimeve të kësaj bote. Pastaj, kjo transmetohet nëpër gjenerata dhe shtresohet si trashëgimi e të parëve të tyre, e kështu me radhë. All-llahu i Lartëmadhëruar, na lë t’a kuptojmë këtë, kur Ai thotë:

    " و اذا قيل لهم اتبعوا ما أنزل الله قال نتبع ما ألفينا عليه ءاباءنا أولو كان ءاباؤهم لا يعقلون شيئا و لا يهتدون "

    “Dhe kur atyre u thuhet, “Ndiqni revelatën e All-llahut (Kur’anin), ata thonë: ne, do të ndjekim rrugën e prindërve tanë. Por, a nuk ishin prindërit e tyre, që nuk kuptonin asgjë e as që ishin të përudhur !?”

    Pra injoranca ndaj programit, dhe ndjekja e rrugës së baballarëve, janë themelet e mëkateve dhe mosbesimit. Për këtë arsye, dashti All-llahu me vullnetin e Vet, që të na tërheqë vëmendjen për këto dy arsye, të cilat nuk do të jenë të pranueshme në ahiret. Neve na është tërhequr vërejtja, qysh kur kemi qenë në botën e Dherr-es, për arsye që askush të mos të ketë mundësi polemike në Ditën e Gjykimit, duke i përdorur këto dy argumente.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Muhammedi a.s., mėshirė pėr besimtarėt dhe mosbesimtarėt

    Qielli ka ndėrhyrė gjithmonė tek ata popuj, qė e lėshonin rrugėn. Me kėtė ndėrhyrje kuptohet shkatėrrimi tyre. Kjo vazhdoi derisa i zbriti mesazhi Muhammedit s.a.v.s. Me ardhjen e tij, u ndėrpre ndėshkimi nga qielli, pėr mosbesimtarėt nė kėtė botė. Kjo ndodhi pėr dy shkaqe:

    Shkaku i parė ėshtė se Muhammedi s.a.v.s. ėshtė dėrguar mėshirė pėr botėrat . Kėtu pėrfshihen si besimtarėt, ashtu edhe jobesimtarėt. Kjo mėshirė i ėshtė dhuruar secilit, qė ka lirinė e tė shprehurit nė kėtė botė. Kėtyre u ėshtė hapur dera e pendimit. Pra, u ėshtė hapur tė gjithėve, deri nė momentin e fundit tė jetės sė tyre.

    All-llahu i Lartėmadhėruar i pranon pendimet e tė gjithė robėrve tė Tij, derisa tė vazhdojė jeta nė tokė. Kjo mėshirė ėshtė e vlefshme deri nė atė kohė, kur do tė lindė dielli nga perėndimi – pra kur tė fillojė kataklizma. Kjo mėshirė, i ėshtė dhuruar secilit njeri, pėr
    hir tė zotėrisė sė njerėzimit, Muhammedit s.a.v.s.

    Ndėrsa, shkaku i dytė, ėshtė se All-llahu i Lartėmadhėruar ka siguruar se Ummeti i Muhammedit s.a.v.s., do t’i ftojė vazhdimisht pabesimtarėt nė edukim dhe pėrudhje. Kėtė e vėrteton thėnia e All-llahut xh.sh. nė Kur’anin Kerim, ku Ai thotė:

    " كنتم خير أمة أخرجت للناس تأمرون بالمعروف و تنهون عن المنكر و تؤمنون بالله"

    “Jeni ummeti mė i mirė qė jeni nxjerrė pėr njerėzimin. Besuat All-llahun, urdhėroni nė (vepra) tė mira dhe ndaloni nė (vepra) tė kėqia...”

    Nėse, deri tani, ishim duke shpjeguar tė keqen dhe mjerimin nė univers, tani duhet domosdo, tė trajtojmė kohėn tonė bashkėkohore, sepse tani, e keqja dhe mjerimi ndėr ne, i ka tejkaluar tė gjitha kohėrat e mėparshme. Cili ėshtė shkaku i kėtij mjerimi?

    Shkaqet e mjerimit vijnė pėr shkak tė lėnies sė programit tė All-llahut, nga ana e njerėzve, tė cilėt e zėvendėsuan atė me programet e tyre, qė ne i quajmė ligje pozitiviste. Mbi bazėn e kėtyre ligjeve funksionon shumica e shteteve tė botės, dhe kėshtu, u devijuan ligjet qė vinin nga programi i All-llahut tė Lartėsuar, i cili ishte pėr tė mirėn njerėzore dhe tė universit.

    Ky ėshtė sekreti i mjerimit dhe i plogėshtisė qė po pėrjeton bota sot, edhe pse kemi tė bėjmė me njė qytetėrim dhe zhvillim shumė tė madh teknologjik dhe shkencor.

    Sado e shkathėt dhe e aftė qoftė, mendja e njeriut ėshtė e cekėt dhe e kufizuar. Sado qė njerėzit tė arrijnė nė pėrparimin e shkencės, atyre ju zbulohen gjėra tė reja. Mendja njerėzore nuk mund t’i zgjidhė tė gjitha problemet qė na rrethojnė. Kėtė na e vėrteton edhe ndryshimi permanent i ligjeve pozitiviste, pasi pa mbaruar ende njė vit, ligjet ndėrrohen, pasi duhet tė zėvendėsohen me tė tjera “mė tė mira”.

    Ky ndryshim, vjen si rezultat i mungesės sė njohurive gjithėpėrfshirėse, prandaj njerėzit detyrohen t’i zėvendėsojnė ato “ligje”, dhe kėshtu jeta shkon duke zėvendėsuar tė zėvendėsuarėn. Ne jemi dėshmitarė tė kėsaj tolerance nga ana e All-llahut xh.sh. Kjo, mbase, bėhet vetėm pėr tė qenė dėshmitarė tė ndryshimeve tė tyre, dhe kjo do tė jetė argument dhe vėrtetim pėr mendjelehtėt dhe mendjekufizuarit. Me kėtė, vėrtetohet se ata nuk janė kompetentė tė sjellin legjislacion tė pėrshtatshėm pėr jetėn njerėzore.

    Njeriu nuk ka kohė tė mendojė dhe tė studiojė prej ngarkesės dhe dinamikės jetėsore qė ka, si edhe prej anarkisė sė ligjeve qė ekzistojnė nė botė. E pyes shpesh veten, pse nuk duam ta praktikojmė programin e All-llahut, kur Ai ėshtė mė i Dituri, dhe Atij nuk i shpėton asgjė pa ditur, qoftė e vogėl ose e madhe!? Ai, qė e krijoi njeriun, e di mė mirė se ēfarė i duhet dhe i nevojitet atij. Prodhuesi i njė objekti, e di mė mirė se tė gjithė tė tjerėt, se ku, dhe si duhet tė sigurohet ai objekt. Ne, nė jetėn tonė njerėzore, nėse duam qė t’a riparojmė njė mjet, sė pari shkojmė tek prodhuesi i atij mjeti, ose tek katalogu tė cilėn e ka pėrgatitur vetė prodhuesi. Aty mbėshtetemi, pasi ajo ėshtė regullorja e sigurimit tė mjetit, ose shkojmė tek personi qė ka marrė mėsime praktike nga prodhuesi i mjetit, dhe aty e bėjmė riparimin.

    Ne kėshtu po kundėrshtojmė vetveten. Ne nuk duam tė shkojmė tek programi i All-llahut (prodhuesi) e t’i ndjekim udhėzimet e Tij, pėr qenien tonė, ashtu siē ndjekim rregullat kur kemi tė bėjmė me mjetet e jetės sonė tė pėrdishme. Nė kėtė rastin e fundit ne riparimet i bėjmė tek pronari i atij mjeti dhe programin pėr mbikqyrje e marrim prej tij, ashtu siē ai e ka pėrshkruar pėr ne. Pra, ky ėshtė shkaku i parė i sė keqes dhe mjerimit nė botė.

    Disa shtete, janė zhgėnjyer prej ligjeve pozitiviste, qė kanė votuar pėr veten e tyre. Ata i kanė zėvendėsuar ish-amandamentet e tyre prej ligjit tė All-llahut, duke e shlyer dėnimin me vdekje. Mė vonė, filluan tė vajtojnė, sepse u penduan pėr shkak tė rritjes sė tepėrt tė krimeve dhe vrasjeve nė shoqėritė e tyre. Nuk kishin rrugėdalje tjetėr, kėshtu qė u detyruan qė tė kthehen pėrsėri tek programi i All-llahut, i Cili e ka caktuar dėnimin me vdekje, pėr ata qė e meritojnė.

    Kėshtu ėshtė edhe me shkurorėzimin. I Lartėmadhėruari e ka lejuar shkurorėzimin. Ai, nė Kur’anin Kerim, thotė:

    " الطلاق مرتان فامساك بمعروف او تسريح باحسان"

    “(Gruaja) mund tė shkurorėzohet dy herė, e (pastaj) ose jetė e njerėzishme (bashkėshortore), ose shkurorėzohuni me mirėkuptim...

    Por kisha katolike, solli njė ligj qė e ndaloi shkurorėzimin, duke thėnė se: martesa ėshtė e pėrjetshme dhe nuk duhet tė ketė shkurorėzim. Ky ėshtė njė ligj pozitivist. A zgjati ky ligj? Jo, asesi. Ky ligj solli dėshpėrim tė madh dhe mundime tė tepėrta pėr shkak tė problemeve tė panumėrta familjare, etj. Prandaj, katolikėt e detyruan kishėn qė ta lejojė shkurorėzimin. Ky ndryshim nuk ndodhi pėr shkak tė besimit (imanit) qė kishin pėr fenė islame, por ishte njė kthim i detyrueshėm. Jeta nuk mund tė parashihet pa kėtė ligj. Ka raste, kur jeta bashkėshortore bėhet e padurueshme. Midis ēifteve ndodhin probleme dhe i vetmi shėrues, pėr kėto ēifte, mbetet shkurorėzimi.

    Sot kisha katolike e ka lejuar shkurorėzimin, sepse nė Romė shkonin mbi 20 mijė ankesa pėr shkurorėzim, vetėm nė njė ditė tė vetme.

    Ndėrsa, sa i pėrket gjidhėnies, All-llahu i Lartėmadhėruar thotė:

    " والوالدات يرضعن اولادهن حولين كاملين لمن اراد أن يتم الرضاعة "

    “Nėnat le t’u japin gji fėmijėve tė tyre plot dy vjet, pėr ata qė dėshirojnė qė gjidhėnia tė jetė e plotė...

    Perėndimorėt filluan tė propagandojnė se gjidhėnia artificiale ėshtė mė e mirė dhe mė e dobishme pėr foshnjėn. Menjėherė pas kėsaj propagande, u krijuan fabrika tė mėdha tė qumėshtit pėr fėmijė. Gjithashtu, thonin se qumėshtit po i shtojnė edhe disa preparate shtesė vitaminash, tė cilat e bėjnė foshnjėn mė tė fuqishme se qumėshti natyral i nėnės!!

    Mė pas doli se njė fėmijė, i cili nuk ushqehet me gjirin e nėnės, pėr dy vjet, mundet tė pėrfitojė sėmundje mendore, tė cilat edhe mund ta ē’ekuilibrojnė atė pėrfundimisht. Krahas kėsaj, pėr mungesė tė gjidhėnies, fėmijės i shkaktohen disa veti tė mosrespektit dhe mosafrimit me prindėrit. Pėr tė mos thėnė se ai pėrfiton ndjenja tė tilla negative, tė cilat edhe e largojnė atė prej tyre pėrfundimisht. Gjithashtu, ėshtė vėrtetuar se ata bien shumė mė lehtė pre e sėmundjeve psiqike, dhe kėshtu, e gjejnė shėrimin tek drogat dhe pijet e ndryshme, etj. Nga ankesat e shumta qė janė marrė, pėr kėtė lloj sėmudjeje, del se shkaktarėt kryesorė kanė qenė prindėrit e tyre, pėr mosafrimin prindėror tė tyre.

    Ēuditėrisht, ata qė dje kėrkonin qė foshnjet tė ushqeheshin me qumėsht artificial, tani kėrkojnė me ēdo kusht, qė tė kthehet gjidhėnia natyrale. Pėr tė realizuar kėtė kthim u mbajtėn shumė kongrese, tė cilat u pėrpoqėn tė kthenin bindjen, se foshnja ėshtė shumė mė e shėndetshme, mė normale, mė e sigurtė dhe do tė ketė njė rritje shumė mė tė natyrshme me gjirin e nėnės, se sa me atė artificial.

    Shpreh habi qė edhe ne, pra bota islame, filloi heshtazi t’a praktikojė ndėrrimin e gjidhėnies natyrale me atė artificiale, edhe pse ne kemi Kur’anin, programin e All-llahut, i Cili na ka mėsuar se gjidhėnia ėshtė dy vjet, dhe se (kėshtu) edukimi i fėmijėve tanė do tė jetė mė i mirė. Ata pasuan nė heshtje rrugėn e “mirė” dhe ndoqėn perėndimorėt. Kjo na kushtoi shumė, sepse prej nesh humbėn disa gjenerata. Por, ėshtė e kotė qė ankohemi pėr disa gjenerata tė “humbura”, pasi ne, ende nuk po i thėrasim mendjes, dhe tė pranojmė, se ne, ndryshuam programin e All-llahut dhe pėr kėtė shkak i humbėm disa gjenerata.

    Tani, pas gjithė kėsaj, mund tė sjellim dhjetėra shembuj, nėse shtrohet arsyeja rreth mjerimit, qė solli pėrvoja pozitiviste, e cila u largua nga programi i All-llahut xh.sh.

    Na thuhet se: prerja e dorės sė hajdutit ėshtė veprim shtazarak. Por ata harrojnė se Islami, me kėtė, ka pėr qėllim qė t’a ndalojė krimin dhe tė marrė masa preventive ndaj kriminelit. Sikur ta dinte hajduti se nė njė shtet (vend) i pritet dora pėr vjedhje, ai nuk do tė vidhte, dhe pikėrisht kjo edhe synohet (prej ligjit islam). Por kur hajduti e di se, nėse vjedh, nuk i pritet dora, atėherė hajdutėt shtohen, lindin klane kriminelėsh tė shumtė, sa qė e gjithė bota do tė pushtohet prej tyre. Tani, veē sa nuk jemi nė atė situatė qė ta kufizojmė veten pėr tė mos dalė nė rrugė, pėr shkak se siguria ėshtė zero, sepse ēdo ditė po vriten, me qindra njerėz nė botė, duke mos llogaritur tė lėnduarit.

    Sikur t’a praktikonim programin e All-llahut, dhe t’ia pritnim dorėn hajdutit, do tė zvogėlohej numri i hajdutėve nė botė, tė mos themi se do tė zhdukej fare. Por ne, me ligjet tona njerėzore, po ia shtojmė vetes akoma mjerim, dhe po e ndihmojmė ose po e ngrejmė nivelin e tė keqes nė botė, pa pėrfituar asgjė. Pėrkundrazi, nėse vazhdojmė kėshtu, e keqja do tė shtohet edhe mė shumė, pėr arsye se jemi duke u larguar prej programit tė All-llahu xh.sh. Ai me dijen e Tij tė pakufizuar, tė Cilit nuk mund t’i shpėtojė asgjė pa ditur, dhe duke qenė se ėshtė Krijuesi i qenies njerėzore, ėshtė i Vetmi ligjdhėnės, sepse ne (njerėzimi), nuk do tė mund tė gjejmė ligj mė tė mirė kurrėn e kurrės. Programi i Tij, bėn qė jeta jonė tė jetė stabile, e qėndrueshme dhe e drejtė.

    E tėrė bota sillet rreth njė qarku. Atė e ka kapluar e keqja dhe mjerimi dhe ajo nuk po e merr vetveten dhe nuk po gjen drejtimin e duhur pėr t’i zgjidhur problemet qė ka. Pa dyshim se ajo do t’a gjente rrugėn, sikur t’i kthehej ligjit tė All-llahut xh.sh., qoftė pėr shkak tė imanit, qoftė pėr shkak tė tė qenit e detyruar.

    Dhe nė fund tė kėtij kapitulli, mendoj se duhet tė paraqes dy pika shumė tė rėndėsishme:

    Pika e parė, ka tė bėjė me atė qė flasin njerėzit, se drejtėsia dhe mirėsia nuk ėshtė e shpėrndarė (nė mėnyrė tė njėjtė) nė tokė. Disa popuj kanė bollėk dhe tepricė, ndėrsa disa popuj tė tjerė janė nė mjerim, sepse nuk ju mjafton ushqimi pėr tė jetuar.

    Pika e dytė, ka tė bėjė me ata njerėz, tė cilėt e shohin tė mirėn vetėm nė pasuri. Atė qė All-llahu e ka begatuar me pasuri, mendojnė se ai gėzon kėnaqėsinė e All-llahut, ndėrsa atė qė All-llahu nuk e ka begatuar me pasuri, mendojnė se All-llahu ėshtė i hidhėruar me tė dhe nuk ia pranon lutjet atij.

    Kėto mendime janė tė gabuara. All-llahu xh.sh. ka sjellė nė kėtė botė furnizim, qė do tė ishte i mjaftueshėm pėr tė gjitha krijesat, deri nė Ditėn e Gjykimit. All-llahu xh.sh. i sprovon njerėzit me pasuri. Ndodh qė mospasja e pasurisė tė jetė hakmarrėse, apo qė ajo mos t’a ketė pėlqimin e All-llahut xh.sh. Gjithashtu, ndodh qė ajo tė bėhet shkaktare pėr mosbesimin e atij personi (qoftė larg nesh). Njeriu sprovohet nė forma tė ndryshme.

    Kemi prej tyre qė mendojnė se janė bosat e botės dhe nuk kanė nevojė pėr asgjė. Pėr kėtė arsye edhe nuk i luten Zotit. Ata e pėrfundojnė kėtė jetė pa bėrė asnjė tė mirė tė vetme, qė do tė mund t’u shėrbente nė ahiret.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Imagjinuesi dhe i binduri


    Tė gjithė njerėzit e kėrkojnė tė mirėn, por pak kush prej tyre e di se cila ėshtė e mira e vėrtetė dhe ku ėshtė ajo e mirė. Nė tė shumtėn e rasteve, njerėzit kėrkojnė tė mirėn e kėsaj bote, dhe e harrojnė tė mirėn e botės tjetėr. Ky ėshtė njė vizion shumė shkurtpamės dhe i ngushtė. Sepse ai, i cili e bėn kėtė, ka blerė njė gjė tė imagjinuar, kundrejt vlerės shumė tė ēmuar qė ka. Nuk dyshoj se kjo do tė ishte njė humbje e madhe dhe ofenduese.

    Kemi prindėr tė cilėt sakrifikojnė veten pėr fėmijėt e tyre. Kėtė e bėjnė, nė mėnyrė qė fėmijėt e tyre tė kenė njė jetė sa mė tė mirė nė kėtė botė. Ata, pėr hir tė kėsaj ndjenje, investojnė ndoshta tė gjithė pasurinė qė kanė. Mundohen t’i sigurojnė fėmijės shkollėn mė tė mirė, edhe pse tė ardhurat vjetore i kanė tė pakta. Ata do tė mundohen (duke kursyer dhe privuar vetveten) qė nė ēdo mėnyrė t’ia sigurojnė ato tė ardhura. Mė pas e regjistrojnė nė fakultetin mė tė mirė, edhe pse ajo barrė materiale vazhdon t’u rėndojė pėrmbi supe. Nėse e pyesim prindin: pse vepron kėshtu? Do tė thotė: pėr t’a ndėrtuar ardhmėrinė e tij. Pėr tė pasur njė jetė tė mirė dhe njė ardhmėri tė mirė. Nėse i themi: ti po e dėmton veten pėr njė gjė qė s’ėshtė e sigurtė, sepse ti je duke investuar pėr diēka qė po e supozon. Ti, ndoshta, supozon se fėmija yt do tė jetojė gjatė dhe do tė bėhet njė prej figurave mė eminente nė botė.

    Por kush tė siguron ty, se kjo do tė ndodhė? Kush tė siguron ty, se fėmija yt do t’i pėrballojė tė gjitha kėto mėsime? Por edhe sikur tė arrinte t’i kalonte kėto mėsime, kush tė siguron ty, se ky fėmijė nuk do tė bierė pre e ndonje femre, apo se nuk do tė martohej me ndonjė grua, e cila do t’a shfrytėzonte ndjeshėm? Kush tė siguron se nuk do t’a mashtrojė atė shejtani, dhe tė kthehet kundėr teje dhe tė t’a shkatėrrojė pasurinė, shėndetin dhe tė t’a humbė krejt ardhmėrinė? Kush tė siguron se nuk do t’i afrohet alkoolit, bixhozit apo drogės, dhe veprave tė tjera tė shėmtuara, e t’a humbė tėrė ardhmėrinė, dhe t’a shkatėrojė, nė kėtė mėnyrė, tė gjithė atė qė ti e ngrite me aq mund? Ose sė fundi, kush tė siguron se nuk ėshtė jetėshkurtėr? I vjen vdekja dhe gjithė ai mund, qė ke bėrė, tė shkon bosh. Ti po e pėrgatit pėr kėtė botė. Por, a ke llogaritur pėr botėn tjetėr?

    A ke investuar pėr ahiretin e tij, gjysmėn apo njė ēerek, tė asaj qė ke investuar pėr kėtė botė? A e ke mėsuar si tė falet, ose t’a lexojė Kur’anin? A e mėsove se ē’ėshtė sadakaja, amaneti, mirėsjellja ndaj tė varfėrve, nevojtarėve dhe jetimėve? Apo, kėto gjėra i ke lėnė anash dhe nuk je marrė me to?

    Nuk e ke urdhėruar tė falet asnjėherė, dhe mė vonė ti pret qė ai tė falet. Nuk i ke folur asnjėherė pėr pėlqimin e All-llahut, ndėrsa mė vonė ti pret nga ai qė tė jetė i respektueshėm. Pra, as nuk e ke mėsuar se si t’a ruajė amanetin, as pėr sadakanė, e as se si duhet tė mbrohet nga mizoria. Tė gjitha kėto gjėra nuk i ke bėrė, edhe pse ke qenė i detyruar qė t’ia japėsh programin e All-llahut, si mėsimin e parė tė domosdoshėm.

    Pėr ardhmėrinė e kėsaj bote e mundove veten, investove pėr fėmijėn tėnd njė investim, pėr tė cilin nuk je i sigurtė, nėse do t’a realizojė, apo nuk do t’a realizojė synimin tėnd. Por, pa dyshim, ti, ashtu sikurse edhe fėmija yt, ashtu sikurse edhe tė gjitha krijesat e tjera, do tė gjykohemi nė Ditėn e Gjykimit. Padyshim se, tė gjithė do tė merremi nė pyetje, dhe padyshim se do tė jemi prej atyre qė do tė kėnaqemi nė xhennet, ose prej atyre qė do tė dėnohemi me xhehennem.

    Ti pra, me sjelljet e tua, i ke vendosur tė gjitha forcat e tua nė supozimet e tua. Ndėrsa ke lėnė anash, dhe nuk ke investuar, nė gjėra tė sigurta, tė padyshimta, e qė do tė ndodhin nė momentin kur t’a takojmė All-llahun e Lartėmadhėruar. Sikur tė kishe logjikuar dhe tė kishe pasur mendje tė shėndoshė, ti do tė investoje pėr djalin dhe pėr mbarė familjen nė rrugėn bindėse dhe tė padyshuar, dhe ky do tė ishte njė investim i sigurtė. Por, nėse ende mendja jote anon mė shumė nga e supozuara, se sa nga ajo e sigurta, kthehu dhe logjiko, ose, tė paktėn nėse je prej atyre, qė gjendesh midis kėtyre dy drejtimeve, kthehu pėrsėri kah e vėrteta, e mos u vono.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Jeta e vërtetë

    Shumica e njerëzve mendojnë se janë vetë në gjendje t’a përcaktojnë të mirën, por kjo nuk është e saktë. Këtë të vërtetë nuk e përcaktojnë kriteret e kësaj bote, sepse të gjitha këto kritere nuk shërbejnë për të gjykuar, se ku është e mira, e ku e keqja. All-llahu i Lartësuar na ka caktuar neve këtë, kur Ai thotë në Kur’anin Kerim:

    " وان الدار الأخرة لهي الحيوان لو كانوا يعلمون "

    “ ...vërtetë, bota tjetër (ahireti) është jeta e vërtetë, sikur ata ta dinin këtë!

    Pra, Ahireti qenka jeta e vërtetë, për të cilën njeriu duhet të punojë. Pa dyshim se këtë e pranon edhe logjika. Ajo e di se një ditë do të shkojmë atje, dhe do të jetojmë përgjithmonë në të. Jeta e njeriut në këtë botë, ndodh të jetë disa orë, ose edhe më gjatë. Ndërsa, jeta në ahiret do të jetë e përhershme. Të mirat e kësaj bote mund të zhduken, gjithashtu, edhe ti vetë do të zhdukesh me vdekjen, ndërsa të mirat dhe begatitë e ahiretit nuk zhduken kurrë, ato qëndrojnë përgjithmonë.

    Por ne, a e marrim jetën si të tillë? Një pakicë e vogël prej nesh, e bën këtë. Ndërsa shumica e tyre, llogarisin vetëm të mirat e kësaj bote. Ata të mirën e shohin tek pasuria, personaliteti dhe pozita në këtë botë, dhe përveç këtyre nuk dinë ndonjë të mirë tjetër.

    Shumëkush mendon se ai që ka pasuri, dhe që ka risk të madh, është nën hijen e kënaqësisë së All-llahut xh.sh., ndërsa ai që nuk ka pasuri, por përkundrazi ka risk të pakët, mendon se All-llahu është i hidhëruar me të. Për këtë, All-llahu xh.sh., në Kur’anin Kerim thotë:


    " فأما الأنسان اذا ماابتلاه ربه فأكرمه و نعمه فيقول ربي أكرمن وأما اذا ماابتلاه فقدر عليه رزقه فيقول ربي أهانن كلا بل لا تكرمون اليتيم ولا تحاضون علي طعام المسكين و تأكلون التراث أكلا لما و تحبون المال حبا جما "

    “Ndërsa njeriu, kur sprovohet prej Zotit të tij, (Ai) e nderon atë dhe i dhuron begati (ky njeri me plot elan dhe mburrje) thotë: “Zoti im, më ka nderuar ” . Por, kur atë do t’a sprovojë me mungesë të riskut, (kur ia zvogëlon furnizimin, ky njeri do t&#235 thotë: Zoti im, më ka përulur (nënçmuar). Jo, asesi! Por ju nuk po respektoni bonjakun (jetimin). Dhe nuk keni inkurajuar njëri-tjetrin për t’i ushqyer të varfërit. Kurse trashëgiminë e hanit me ëndje. (Mjerisht) edhe pasurinë e donit për së tepërmi”.

    Tek këto ajete kur’anore, doemos, duhet të ndalemi pak më shumë. All-llahu është duke ia përmirësuar njeriut të kuptuarit e vërtetë të së mirës dhe së keqes. Sepse, nga këndet prej të cilave shumica e njerëzve gjykon, shumica e tyre gabon. All-llahu i Lartësuar thotë:
    " فأما الأنسان اذا ماابتلاه ربه فأكرمه

    “Ndërsa njeriu, kur sprovohet prej Zotit të tij, (Ai) e nderon atë...”

    Kjo jep të kuptohet se e mira vazhdimisht e rrit riskun, çdo gjë që vjen në këtë botë është sprovim prej All-llahut të Lartësuar, për robërit e Tij. Sprovimi është provim. Sprovimi në vetë brendinë e tij, nuk do të thotë se ai person është i denigruar. Ajo që e bën të denigrueshëm, ose të falënderueshëm, është vetë rezultati.

    All-llahu xh.sh. i sprovon robërit e Tij në këtë botë, si me të mira ashtu edhe me të këqija, ose me atë, që ata mendojnë se është e mirë, ose me ato gjëra, që ata i njohin si të këqija. Këtë e vërteton thënia kur’anore:

    " و نبلوكم بالشر و الخير فتنة"

    “...Ne do t’ju testojmë, duke ju sprovuar me të këqija dhe me të mira...”

    Ashtu siç konsiderohet e keqja provim për njeriun, në të njëjtin rangim është edhe e mira. Sepse jeta, në tërësi, në këtë botë, është e mbushur me sprovime dhe provime për njerëzimin. Kur Robi i Mirë, ia solli Sulejmanit a.s. fronin e mbretëreshës Belkizë sa hap e mbyll sytë, ai (Sulejmani) e kuptoi se All-llahu po e sprovonte. Ku është këtu sprovimi ose provimi? Sulejmani a.s.e kuptoi se kishte më të ditur se ai, në këtë botë. Ai ishte Robi i Mirë, i cili ia solli atij fronin mbretëror të Belkizës, sa hap e mbyll sytë.

    Sprova këtu ishte për Sulejmanin a.s., i cili e kuptoi se ishte dikush tjetër prej robërve të All-llahut xh.sh., që ishte më i ditur se ai në shkencë. Në këtë situatë ai (Sulejmani) ishte i lirë, - ose të ishte njëri prej atyre që do t’a falenderonte All-llahun e Lartësuar, dhe të mos bëhej xheloz për të kërkuar më tepër se sa i kishte dhënë prej mbretërisë, dhe ta kuptonte se All-llahu xh.sh. i jep kujt të dëshirojë, sa të dëshirojë dhe të mos mendonte se ai qëndronte mbi gjithë të tjerët, pasi çdo mendim tjetër do të konsiderohej fillimi i mosbesimit (Zoti na mbroftë prej tij), - ose do të shkatërrohej i tëri, duke i thënë All-llahut: O Zot, më nënçmove me këtë rob, pasi ma dhe mua tërë këtë mbretëri! Në këtë rast, sikur të ndodhte kjo, ai do të ishte mosmirënjohës ndaj All-llahut dhe do të bëhej pabesimtar.

    Sulejmani a.s., u paralajmërua për këtë sprovim, për këtë arsye ai vetëm tha, ashtu siç thotë Kur’ani Kerim:

    " ومن شكر فانما يشكر لنفسه "

    “...pra, kush falënderon, do të falënderojë për veten e tij...

    Kjo do të thotë se ai ishte falenderues ndaj All-llahut xh.sh., edhe pse Atij nuk i shtohet gjë prej pasurisë së Tij, nëse e falënderon Atë. Nëse e lartëmadhërojnë, ose i përkulen Atij, kjo aspak nuk ia shton fuqinë All-llahut xh.sh. All-llahu është i Përkryer dhe Absolut. Falënderimi kthehet tek vetë ai që e ka falenderuar, me sevapet të cilat ia jep All-llahu atij, kur e shpërblen me të mira. Kështu është edhe me mosbesimin. Atë, mosbesimi njerëzor nuk e dëmton aspak, sepse All-llahu është Absolut dhe i Përkryer.

    Sikur të gjitha krijesat e All-llahut t’a mohonin Madhërinë e Tij, Atij nuk i bëhet asnjë dëm në Pushtetin e Tij. Ai është më i pasuri nga të gjitha botërat. Për këtë arsye, All-llahu xh.sh. thotë:

    " ومن كفر فان ربي غني كريم"

    “ ...e kush mohon, (dijene se) Zoti im është më i pasuri (nuk ka nevojë për asgj&#235 dhe është bujar.”

    Kur All-llahu i Lartëmadhëruar e begaton njeriun me mirësira të shumta, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar”. Ndërsa kur e sprovon njeriun me risk, e ai mbetet keq materialisht, thotë: “Zoti im më ka përulur (nënçmuar).”

    Këto janë standartet njerëzore rreth të mirës dhe të keqes. Kur dikush fiton dhe i shtohen begatitë, ai mendon se të gjitha këto janë mirësi, dhe konkludon se All-llahu xh.sh. është i kënaqur me të. Ndërkaq, kur ai nuk fiton, mendon se All-llahu është i hidhëruar me të, dhe se Ai nuk është i kënaqur me veprimtarinë e tij.

    All-llahu xh.sh. na tregoi se këto mendime janë të gabuara tek njerëzit dhe për të na i përmirësuar ato, na thotë: “Jo”! Pra, ne jemi duke i kuptuar ato gabimisht. Pasuria e madhe dhe mirësitë nuk duhet të konsiderohen se janë pëlqime të All-llahut, e as skamja dhe varfëria nuk duhet të konsiderohen se janë hidhërime të All-llahut, por ne duhet t’a kuptojmë, se të dyja ato, janë sprovë për njerëzit. Ata duhet të jenë dëshmitarë të vetes së tyre, në Ditën e Gjykimit. A pranohet vallë vendimi i All-llahut, vetëm me anë të pajtimit dhe falënderimit, apo pranohet me anë të mosbesimit dhe refuzimit?!

    Pastaj, i Lartëmadhëruari, na tregoi shkaqet e largimit të begative prej njeriut, shkaqet të cilat i pakësojnë begatitë ose bëjnë që ato të humbasin krejt prej tyre.

    Shkaku i parë: All-llahu xh.sh., në Kur’anin Kerim, na mësoi kështu: “Jo, asesi! Por ju nuk po i respektoni jetimët”. All-llahu xh.sh. e ka paraparë që jetimit t’i jepet haku, e me këtë kuptohet të kujdesurit apo të mbikqyrurit e jetimit. Përbuzja apo nënçmimi i jetimit është njëri prej shkaqeve të largimit të begatisë. Pse? Për shkak se udhëheqësi i shoqërisë duhet t’a mbrojë të dobëtin nga arroganca e të fuqishmëve. Jetimi, është ai, i cili e ka humbur babanë, duke qenë i vogël. Ai, pa atë (baban&#235, është i thyer, i dobët dhe i shkretë. Njeriu e ka shumë lehtë që t’ia marrë pasurinë atij dhe t’a shpërdorojë atë. Ai e ka të lehtë të bëjë me të çfarë të dojë, sepse ai (jetimi) nuk ka forcë, e as mudësi që t’i kundërpërgjigjet.

    All-llahu xh.sh. dëshiron që secili të jetojë i qetë në shoqërinë islame, dhe që t’i rritë fëmijët e tij pa brenga, pa marrë parasysh, a është apo nuk është prezent në shtëpi, apo nëse ka ndërruar jetë. Ai, për këtë arsye, i ka ngritur në shkallën më të lartë ata, që i mbështesin ose kujdesen për jetimët. Madje, edhe sikur t’ia fshish kokën me butësi mallëngjyese jetimit, do të fitosh të mira të shumta, për arsye se ia ke ledhatuar kokën me ngrohtësi. All-llahu xh.sh. ka për të shpërblyer për secilën qime që ia ke ledhatuar.

    All-llahu xh.sh. ka paralajmëruar, se shpërblimet më të mëdha, do t’u takojnë atyre që kujdesen për jetimët dhe i përkëdhelin ata. Për përbuzjen e jetimëve, dënimi nuk do të jetë vetëm në ahiret, por dënimi do të jetë edhe në këtë botë. Për këtë arsye, All-llahu i Lartëmadhëruar ua injoron dhe ua zvogëlon pasurinë atyre njerëzve, që i përbuzin jetimët, apo tregohen të ashpër me ta.

    Lexo thënien e All-llahut xh.sh. :

    " أرءيت الذي يكذب بالدين فذلك الذي يدع اليتيم"

    “A e pe atë (njeri), që përgënjeshtroi fenë . Po ai (njeri) dëbon vrazhdë bonjakun (jetimin).”

    Një musliman, sjelljet dhe paraqitjet e ashpra ndaj jetimit, nuk mund t’i kapërdijë, pasi një person i tillë klasifikohet prej atyre që e kanë përgënjeshtruar fenë.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Shkaqet e largimit tė begative

    All-llahu xh.sh. na mėson edhe njė shkak tjetėr, i cili shkakton largimin e begatisė, duke na thėnė:

    " و لا تحاضون علي طعام المسكين"

    “...Dhe nuk keni inkurajuar njėri-tjetrin pėr t’i ushqyer skamnorėt...”

    Pra, nuk keni inkurajuar njėri- tjetrin pėr t’i ushqyer skamnorėt, ata qė nuk kanė ushqim tė bollshėm. Disa njerėz mendojnė se skamnor, ėshtė ai person, i cili nuk posedon asgjė mbi vete. Por jo, skamnor ėshtė edhe ai, i cili nuk ka aq sa i nevojitet. Kėtė e vėrteton thėnia e All-llahut tė Lartėmadhėruar:

    " أما السفينة فكانت لمساكين يعملون في البحر"

    “Ndėrsa, sa i pėrket anijes, ajo u takonte disa skamnorėve qė punonin nė det”

    Pra, skamor ėshtė ai, i cili nuk posedon mjete pėr jetesė, aq sa ai ka nevojė. Sepse All-llahu, ata njerėz i quan tė skamur edhe pse, ata kishin nė dispozicion njė anije.

    Nga shkaqet e tjera tė largimit tė pasurisė ėshtė edhe amullia mes njerėzve, nganjėherė mosinkurajimi, dhe jo vetėm kaq, por ndonjėherė propagandohet qė tė skamurve tė mos t’u ndihmohet, qoftė edhe me ushqim (kafshata buke). Kush kėrkon ushqim, nuk ėshtė gėnjeshtar pėr atė qė kėrkon, sepse njė nevojtar qė kėrkon prej teje para, mund tė jetė prej tyre qė grumbullon para pėr t’u pasuruar, kur ai tė kėrkon rroba, mund tė mos ketė nevojė pėr to, por i do ato pėr t’i shitur. Ndėrsa ai, i cili tė kėrkon bukė pėr tė ngrėnė, padyshim se ėshtė i uritur, sepse nuk ka pėr tė ngrėnė, prandaj edhe kėrkon bukė, prandaj ne kėsaj i themi: kėrkesė e drejtė, e jo e gėnjeshtėrt. Ndėrsa ata, qė pengojnė pėr t’i ushqyer skamnorėt, kanė bėrė krim dhe mėkat tė madh, pasi ata bėhen shkaktarė qė skamnorėve tė mos u jepet ushqim.

    Pėr kėtė, All-llahu xh.sh., thotė:

    " و تأكلون التراث أكلا لما و تحبون المال حبا جما"

    “...Kurse trashėgiminė e hanit me ėndje. (Mjerisht) edhe pasurinė e donit pėr sė tepėrmi.”

    Edhe kjo sjellje, gjithashtu, konsiderohet njė prej atyre qė tė largojnė nga begatia (nimeti). Tė hani trashėgiminė nė mėnyrė tė padrejtė! Si mund tė hahet ajo, qė i ėshtė pėrcaktuar dikujt tjetėr. T’a hani hakun e tjetėrkujt, ndėrkohė qė ata janė tė vegjėl! Ose tė ėndėrrosh qė tė marrėsh njė pjesė tė trashėgimisė sė tyre, sepse ju keni qenė i rritur, nė kohėn kur pronari i pasurisė ka ndėrruar jetė. Dhe tė kesh guxim qė tė manipulosh, pa u frikėsuar fare, se do tė zbulohesh njė ditė prej njerėzve tė tjerė. Duke qenė se tė ishte dhėnė mundėsia tė mbizotėroje nė kėtė situatė, ti e keqpėrdore, dhe arrite tė pėrvetėsosh njė “pasuri” tė ndaluar. All-llahu do tė dėnojė nė kėtė botė, sepse Ai do t’a largojė begatinė prej teje, ndėrsa llogarinė (ndėshkimin) e plotė do t’a marrėsh nė ahiret.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Pasuria është punësim në jetë

    Dashuria për pasurinë e motivon pronarin që të grumbullojë sa më shumë thesare. Ky “hob” bën që shumë persona t’a humbin punën në jetë. Për të fituar pasurinë, njeriu duhet të punësohet. Ky punësim mundëson qarkullimin e jetës. Nëse njeriu ndalohet që të punësohet, ky qarkullim do të shthuret, sepse ndalen apo mbyllen dyert e riskut për njerëzit. Njeriu, për secilën pasuri që e jep (e investon), hap dyert e riskut (për të tjerët) në shoqëri, qoftë ky veprim i dëshiruar, apo i padëshiruar, qoftë me qëllim, apo pa qëllim. Nëse dikush dëshiron të ndërtojë p.sh. një ndërtesë, atij, ndoshta, nuk i shkon ndërmend se sa e ndihmon shoqërinë (pasi aty punësohen shumë njerëz), por dëshira e tij është që ai, të jetë pronari i ndërtesës, dhe dëshiron të investojë, pasi ai, në këtë botë, e ka siguruar veten prej së keqes, që vjen prej varfërisë.

    Ai, vërtet, i hap dyert e riskut, sepse do t’a paguajë arkitektin për t’ia skicuar projektplanin, do të paguajë pronarët e tokave, në të cilat do të ngrejë godinën, do t’i paguajë dhe ata që do të gërmojnë tokën për hapjen e themeleve të godinës, gjithashtu, do të paguajë edhe të gjithë ata, që do të merren me mjeshtërinë e ndërtimtarisë, kush me hekur, e kush me beton. Më pas, vijnë edhe muratorët, e kështu me radhë kryerësit e të gjitha punimeve të vrazhgëta të ndërtimtarisë. Kemi pastaj, mjeshtërit e tjerë, që merren me shtrimin e pllakave, parketit, banjove, interierin, e kështu me radhë... Këtu janë të angazhuar edhe të gjithë ata, që merren me sigurimin e lëndës së parë, sikurse janë fabrikat e çimentos, tullave, hekurit, xhamave, aluminit etj...

    Me këtë veprim, vërtet, hapen dyert e riskut për mijëra punëtorë, për qindra mjeshtër dhe për dhjetra fabrika, kështu jeta qarkullon dhe shoqëria gjallëron. E tërë shoqëria fiton, edhe pse ti ndërtove një ndërtesë ose kompleks ndërtesash, pa të shkuar fare ndërmend se, realisht, me ty, ka fituar dhe është gjallëruar e gjithë shoqëria. Përderisa ti investove, të tjerët patën qarkullim, patën gëzim dhe gjithashtu e shijuan jetën. Sikur ti të mos e realizoje këtë projekt, pasuria do të qëndronte e grumbulluar tek ti, ndërsa shoqëria do të vazhdonte të vuante dhe të përkeqësohej.

    Nëse i ndalon paratë prej qarkullimit të tyre, duhet t’a dish se ke bërë një mëkat të madh, ndaj së drejtës së shoqërisë dhe të mbarë njerëzimit (për të pëftuar të mira dhe dobi prej tyre). All-llahu xh.sh. nuk do që shoqëria islame të jetë e varfër, e vyshkur dhe me risk të ngushtuar. Nëse, vërtet, je i dashuruar pas pasurisë, i Dashuri yt xh.sh., dëshiron gjithmonë të jetë me ata, të cilët e duan Atë! Pasi, nëse ti, do t’i spostosh në një vend, që ato (parat&#235 t’a ndiejnë veten si të burgosura, që ato të mos mundin t’a kryejnë detyrën e vet, atëherë çfarë do të ndodhë (si do të vejë halli) me ty në Ditën e Gjykimit?

    All-llahu i Lartëmadhëruar, për këta grumbullues të thesareve, thotë:

    " والذين يكنزون الذهب و الفضة ولا ينفقونها في سبيل الله فبشرهم بعذاب أليم. يوم يحمي عليها في نارجهنم فتكوي بهاجباههم و جنوبهم و ظهورهم هذا ما كنزتم لأنفسكم فذوقوا ما كنتم تكنزون"

    “...gjithashtu, ata, të cilët e grumbullojnë floririn dhe argjendin dhe nuk e shpenzojnë në rrugë të All-llahut, përgëzoji me një dënim të dhembshëm. Atë ditë, kur ajo (pasuri e deponuar- në thesar) do të skuqet në zjarrin e xhehennemit, pastaj me të, do t’iu lyhet balli, krahët dhe shpina. Ky ishte (shpërblimi) për atë, që kishit grumbulluar për vetet tuaja, shijojeni pra, atë që keni grumbulluar.”

    Dashuria për pasuri, e bën njeriun që t’a gjejë atë, në çdo mënyrë. Kjo nuk e ndalon atë (njeriun) as nga hallalli, e as nga harami, as nga e mira, e as nga e shëmtuara. Njeriu e grumbullon pasurinë prej çdo këndi, që i mundësohet, pa marrë parasysh prejardhjen e saj. Atij kjo nuk i intereson, ajo që është me rëndësi tek ai, është që pasuria të shtohet sa më shumë, edhe pse ajo që ai vepron, e ndalon dashurinë e All-llahut ndaj tij. Madje, njeriu formon edhe klanin e vet për t’ia shtuar shoqërisë vuajtjet edhe më tepër (për shkak të padrejtësive që bën). Por dijeni se, kur çdo gjë e bëni në emër të pasurisë, atëherë All-llahu do t’ua marrë atë pasuri, dhe do t’a largojë begatinë nga ju.

    Pasuria dhe shoqëria janë begati apo sprovë?

    Njerëzit besojnë se e mira qëndron tek pasuria, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Ndodh që pasuria të bëhet sprovë për ty, në vend që ajo të ishte mirësi për ty. Ndërsa, ti mendon në vetvete, se je në rregull me Zotin tënd (pra se gëzon kënaqësinë e Tij), për shkak të pasurisë, shoqërisë ose pushtetit që ke. Por gabohesh, sepse mund të ndodhë që të gjitha këto që ti i posedon, nuk konsiderohen si të pëlqyera tek i Lartëmadhëruari.

    All-llahu xh.sh.e ka përshkruar mjaft saktë, këtë ndjenjë njerëzore, në Librin e Tij të madhëruar. Ai na ka dhënë shembuj të shumtë, se pasuria mund të bëhet shkak i mosbesimit, i diktaturës dhe i ngasjes për mëkate nga ana e njerëzve. Shembuj të tillë ka shumë, por ne do të përkujtojmë vetëm disa prej tyre.

    Lexoni thënien e All-llahut xh.sh., kur thotë:

    " الم تر الي الذين حاج ابراهيم في ربه أن ءاتاه الله الملك اذ قال ابراهيم ربي الذي يحي و يميت قال أنا أحي و أميت قال ابراهيم فان الله يأتي بالشمس من المشرق فأتي بها من المغرب فبهت الذي كفر و الله لا يهدي القوم الظالمين"

    “A nuk i pe, ata, që u fjalosën me Ibrahimin për Zotin e tij? Atij, që All-llahu i kishte dhënë pushtet? Atëherë, kur Ibrahimi i tha: “Zoti im është Ai, i Cili jep jetë dhe merr jetë (ngjall dhe vdes)”, ai iu përgjegj (me arroganc&#235: “(edhe) unë ngjall dhe vdes! (jap dhe marr jet&#235”. Ibrahimi i tha: Vërtet, All-llahu ka bërë që dielli të dalë në lindje, bëje ti që ai (dielli të lind&#235 nga perëndimi! Ai, mosbesimtari u shtang! All-llahu, pra, nuk udhëzon (në rrugë të drejt&#235 popullin mizor.”

    Ne nuk na intereson se kush ishte ai person konkretisht, sepse Kur’ani nuk meret me personalitetin dhe historikun e tij, por Ai na tregon cilësitë e imanit të tij. Tregimet e Kur’ani Kerimit janë të vlefshme për secilën gjeneratë, sepse ngjarjet përsëriten nëpër gjenerata. Ato shtegtojnë nga një vend, në një vend tjetër. Tregimet e Kur’anit janë të përgjithësuara, ato nuk merren me vetë ngjarjen, për të nxjerrë heronj prej tyre. Në Kur’an, është bërë përjashtim vetëm në rastin e tregimit të Merjemes, bijës së Imranit, nënës së Isaut (All-llahu qoftë i kënaqur me ta). Ky është tregimi i vetëm, që është veçuar nga All-llahu në Kur’an, sepse kjo ngjarje nuk do të përsëritet më kurrën e kurrës.

    Ibrahimi a.s. i shkoi këtij njeriu për t’a udhëzuar, dhe i ofroi atij programin e All-llahut xh.sh., por ai iu kundërvu argumentave të tij. Këtij personi, All-llahu xh.sh., i kishte dhënë mbretëri. Duke qenë se ishte mbret, ai kishte elitën e tij, pushtet të madh dhe pasuri të tepërta. Ai duhej të ishte falenderues ndaj All-llahut xh.sh., për gjitha ato mirësi dhe begati që Ai i kishte dhënë, dhe duhej t’a pranonte se të gjitha ato, ishin dhuratë prej All-llahut, por përkundrazi, ai u paraqit arrogant, mosmirënjohës dhe, qysh në fillim, filloi të polemizojë me Ibrahimin a.s. Kuptohet se agrumentet e tij ishin argumente të një pabesimtari. Mbretëria e tij kishte orientim laik, pasi dukej qartë se u mungonte orientimi i bazave të imanit. Si duket kjo (mbretëri), e kishte shtyrë atë t’a mohonte All-llahun, (larg nesh qoftë ky mosbesim). Ai nuk e njihte, ose më mirë nuk e pranonte, ekzistencën e All-llahut të Lartëmadhëruar.

    Kur, Ibrahimi a.s., ia përkujtoi atij se All-llahu xh.sh. është i Vetmi, i Cili jep jetë dhe merr jetë, ai nuk u dakordua me të. Ai shfaqi arrogancën e vet, menjëherë për ato që dëgjoi. Mendjemadhësia e tij nuk e lejoi të “mposhtej” dhe tha: “(edhe) Unë jap dhe marr jetë.” Si është e mundur që njeriu të marrë dhe të japë jetë? Mbreti pabesimtar tha: ma sillni këtë njeri para meje, duke bërë me gisht, për njërin prej tyre që ishte prezent tek mbreti, midis njerëzve që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarjeje. Pastaj tha: vriteni. Në momentin kur ata filluan ekzekutimin tha: ndaluni, ia kam falur. Me këtë shembull, ai deshi t’i tregojë Ibrahimit a.s., se ai jep dhe merr jetë. Ai mendonte se urdhëri tij për vrasje do të ekzekutohej dhe kështu ai person do të konsiderohej i vdekur. Kur, pas këtij urdhëri, ai ia fali jetën, ai deshi t’u linte të tjerëve përshtypjen të mendojnë se ishte ai, që i dha jetë.

    Historia na tregon se këtij mbreti, prej atij momenti, nuk i është shtuar as begatia, as pasuria, as imani e as falenderimi për All-llahun, por përkundrazi, ai u bë edhe më arrogant, dhe edhe shumë pabesimtar.

    Atëherë, Ibrahimi a.s., e sfidoi atë me një gjë, që ishte mbi mundësitë e qenies njerëzore. Ai mori diellin si shembull dhe i tha atij: Zoti im bën që dielli të dalë nga lindja, bëje ti atë të dalë nga perëndimi. Kur i dëgjoi këto fjalë, ai mori goditje të rëndë dhe u shtang. Nuk kishte se si t’i përgjigjej, sepse nuk e priste që një djalosh, do t’a sfidonte atë, me krijesat e universit të All-llahut.

    Me këtë shembull, i Lartësuari, i përkujton secilit njeri, se pasuria, pushteti etj, nuk duhet të bëhen kurrë shkak i mosnjohjes dhe shkak që ata të paraqiten arrogantë dhe dhunues në popull. Këta, që kanë arritur pasuri, të mos harrojnë mirësitë e All-llahut xh.sh., të mos harrojnë se pasuria e tyre është prej riskut të All-llahut, dhe nuk u ngelet pas vetes asgjë. Le të mos shprehin arrogancë në të tilla raste, dhe le të mos e teprojnë me sjelljet e tyre, e të shndërrohen në diktatorë që i tejkalojnë të gjitha kufijtë. Nëse arrijnë në këtë gjendje, le t’a dinë se e tërë kjo, është si rezultat i punëve të padrejta. Për këtë arsye, i Lartëmadhëruari, thotë:

    " كلا ان الأنسان ليطغي ان رءاه استغني"

    “Jo! Njeriu, vërtet, kërkon t’i kalojë të gjitha kufijtë, kur ai e ndien veten të pavarur.”

    Pasuria ndikon që njeriu, shpeshherë, t’i kalojë kufijtë njerëzorë, sepse atij i duket se pasuria është mbi të gjitha, dhe mund të bëjë çfarë të dojë me forcën e saj. E pse jo, kur ai posedon mbretëri të madhe, pasuri të shumta dhe kështu ka mundësi t’a “realizojë atë, që ai dëshiron”. Atij, shpeshherë, i duket se është ngritur shumë lart, aq saqë mendon se ka më shumë pasuri, se edhe vetë Zoti. Prandaj, mendon se nuk duhet të kërkojë ndihmë prej Tij, e as nuk duhet të marrë pëlqimin e Tij, prandaj sillet me arrogancë dhe terrorizon masën.

    Ndoshta, tregimi i Karunit, e qartëson edhe më shumë këtë lloj karakteri. Karuni ishte sprovuar nga All-llahu xh.sh. (me dhënien e begative të mëdha nga ana e Tij). Atij i ishte dhënë mundësia të grumbullonte pasuri aq shumë, saqë askush në botë nuk ka pasur më shumë se ai. Por shtrohet pyetja, vallë a ia shtoi lutjet dhe besimin atij, kjo pasuri!? Apo e bëri atë të bëhet akoma më mosmirënjohës, me egoizmin e tij, pasi ai meritën për arritjen e pasurisë ia atribuoi vetes së vet. Ai thoshte se, këtë pasuri, e kish fituar në sajë të shkathtësisë së vet, dhe me forcat e tij vetjake. Ai nuk pranoi se, e gjithë kjo, ishte prej mirësive të All-llahut!

    Kur’ani Kerim, na e tregon kështu tregimin e Karunit:

    " ان قارون كان من قوم موسي فبغي عليهم وءاتيناه من الكنوز ما ان مفاتيحه لتنوأ بالعصبة أولي القوة اذ قال له قومه لا تفرح ان الله لا يحب الفرحين "

    “Karuni ishte prej popullit të Musait, ishte oguri i zi për ta (çifutët), ndërsa Ne i kishim dhënë aq shumë thesare, saqë disa të fuqishëm (individ&#235 me shumë mundime arrinin t’ia bartnin çelësat (e depove) të tij; (megjithat&#235 populli i tij i thoshte: Mos u kreno, sepse All-llahu nuk i do ata që krenohen.”

    All-llahu xh.sh. i kishte dhënë Karunit thesare dhe pasuri të shumta. Askujt prej robërve të Tij, më parë, nuk i kishte dhënë sa i kishte dhënë këtij personi. Por, fatkeqësisht, kjo pasuri nuk i ndihmoi atij të jetë rob falenderues ndaj Zotit, por përkundrazi, ai merrej me përgojime, përbuzje dhe sillte ngatërresa mes njerëzve në tokë. Kur atij ia përkujtuan programin dhe begatitë e All-llahut xh.sh., ai u përgjigj:


    " قال انما أوتيته علي علم عندي "

    “Ai (Karuni) thoshte: por këto (thesare) që unë i posedoj, janë (rezultat) vetëm i dijes sime.”

    Karuni ia atribuoi meritat vetvetes për pasjen e kësaj pasurie, pra sipas tij, ajo ishte rezultat i aftësive të tij. Kështu mendonte ai. Ai harroi mirësitë e All-llahut dhe mendoi se tani, ai është më i pasur, madje, se edhe vetë Zoti. Por si e dënoi i Lartëmadhëruari, meqënëse ai e kishte tepruar në mosmirënjohjen e mirësisë së All-llahut xh.sh.?

    Le t’a shohim Kur’anin, se si e dënoi Zoti atë:

    " فخسفنا به وبداره الأرض فما كان له من فئة ينصرونه من دون الله وما كان من المنتصرين"

    “Dhe Ne bëmë, t’a përpinte toka me gjithçka kishte, në pallatin e tij. (Kështu) Askush prej ithtarëve të tij nuk arriti t’a ndihmojë, pa (urdhërin e) All-llahun, e ai, as që ka mundur të mbrohet (prej dënimit të All-llahut).”

    Në të shumtën e rasteve, pasuria është sprovë për poseduesin e saj. Sepse në momentet kritike të imanit, ai mendon se është më i pasur dhe më i fuqishëm se vetë All-llahu xh.sh. dhe nuk mendon shumë për ato që flet, aq sa kalon deri në mohim. Ai ia atribuon të mirat vetvetes. Por, ai dikur do të vdesë dhe do t’a lërë të tërë pasurinë e vet. Kështu, ai do t’i paraqitet All-llahut, i vetëm, pa pasuri, pa forcë dhe pa pushtet, dhe Ai do t’a dënojë me dënimin më të rëndë.

    Pasuria, në këtë rast pasuria, konsiderohet begati apo sprovë?

    Kur njeriut i mungon ndonjëherë risku, ai mendon se duhet të jetë më afër All-llahut (me lutje dhe vepra të mira). Por, kur atë (njeriun), e sprovon me pasuri, ai e shkatërron jetën e vet dhe të familjes së vet, sespe mund të ndodhë që, as ai vetë, të mos t’a gëzoje atë pasuri, pasi mund t’ia humbin fëmijët në drogë, në bixhoz (kumar), etj.

    All-llahu mund t’a sprovojë njeriun me ndonjë sëmundje, që nuk i gjendet shërimi. Ai detyrohet të shpenzojë qindra mijëra dollarë për t’u shëruar, por pa sukses. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë aso dhimbjesh, sa që të vuajë tërë jetën prej tyre. Ndodh që t’i ndalohet ngrënia e ushqimeve të caktuara. Edhe pse ai ka para vetes çdo gjë, atij i është ndaluar ushqimi dhe pija, edhe pse ia ka ënda shumë për t’i ngrënë ato. Shikon mishin dhe nuk mund t’a kafshojë, edhe pse dikur i shijonte mishi shumë. Nëse, nga nefsi, do t’a hante ndonjë copë, kjo do t’i shkaktonte dhembje të padurueshme. A mos vallë, është e mirë kjo?

    Kur’ani Kerim na jep këta shembuj dhe shumë shembuj të tjerë, shumicën e të cilëve do t’i shpjegojmë hollësisht, derisa të bindemi se pasuria nuk është e mira absolute e kësaj bote, siç paramendojnë disa njerëz. Kemi njerëz, të cilët e mallkojë ditën që filluan të pasurohen, pasi ajo (pasuria) iu është bërë shkaktare e shkatërrimit të jetës dhe e qetësisë që kanë pasur. Ata jo vetëm që i sollën probleme, vuajtje e mërzi vetes, por edhe fëmijëve të tyre.

    Nëse nuk keni qenë mirënjohës ndaj All-llahut xh.sh., për pasurinë që ua dhuroi, ajo s’do të jetë veçse dënim në këtë botë. Të jeni të sigurtë se All-llahu nuk shikon (vlerëson) pasurinë, por iu kap dhe iu shpie në xhehennem (për shkak të veprave tuaja të këqija), – kërkojmë mbrojtje nga All-llahu që të na ruajë prej atij vendi.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe


    Para se të fillojmë të flasim për të mirën dhe të keqen, e shoh të domoshme të paraqes se çfarë është e mira dhe çfarë është e keqja, sepse njerëzit kanë opinione të ndryshme për to. E mira është ajo, e cila të përcjell deri tek qëllimi, që nuk ka më të mirë pas tij. Njeriu lind në këtë botë, pastaj fillon e rritet, më pas mbaron shkollën fillore, të mesmen, dhe mbase e mbaron edhe fakultetin, magjistraturën, doktoraturën dhe, në një formë apo në një tjetër, e jeton jetën e vet në këtë botë dhe më në fund edhe vdes. Pastaj ringjallet, dhe nëse ishte i mirë në këtë botë, do të hyjë në xhennet. Kjo, në tërësi, është begatia e përhershme dhe, pas kësaj, nuk ka gjë. Pra, pas xhennetit nuk ka asgjë më tutje, këtu përfundon e mira.

    Pra, destinacioni ose qëllimi i kësaj jete është të arrijmë deri tek begatia e përhershme-xhenneti. Këtë qëllim nuk e arrijmë dot, përveçse atëherë kur i kemi peshuar dëshirat me programin e All-llahut xh.sh. Vetëm atëherë kemi arritur deri tek e mira e vërtetë, pas së cilës nuk ekziston diçka tjetër më e mirë se ajo.

    Ndërsa e keqja, sipas nesh, është çdo gjë që përplaset me dëshirat e egos (nefsit). Çdo gjë që na shijon dhe që e kërkojmë, por që nuk arrijmë që t’a realizojmë, apo nuk arrin që të ndodhë, (gjithçka që bëhet shkak për t’ i penguar ato) ne e konsiderojmë të keqe. Ne ëndërronim dhe shpresonim se do të ndodhte ajo gjë, por ndodhi diçka, që ajo u pengua prej nesh.

    Nëse je p.sh. tregëtar, dhe të paraqitet shansi për të bërë një kontratë, prej së cilës mendon se do të arrish fitime të mëdha, por ndodh, që për arsye të ndryshme, të ndërrohen çmimet në treg, dhe në vend se të fitosh, ti do të pësosh humbje. Duke qenë në këtë situatë, ti mendon se kjo ishte një e keqe e madhe për ty. Gjithashtu, t’a zemë se je duke kërkuar punë, por “fatkeqësisht” punët u sollën në mënyrë të tillë, që t’i nuk arrin të punësohesh aty ku dëshiron. Edhe këtë, njeriu e konsideron të keqe. Ose, sikur të të ishte dhënë rasti të kaloje në një pozitë më të mirë, apo pushtet më të lartë, por punët rrjedhin ashtu, që ti nuk mund t’a zesh atë pozitë. Edhe këtë, gjithashtu, ti do t’a konsideroje të keqe.

    Nga kjo kuptohet se e keqja dhe tradita njerëzore ndeshen midis dëshirave, pasioneve dhe epsheve. Pa marrë parasysh, nëse kanë qëlluar rastësisht të ishin në përputhje me programin e All-llahut, ose nuk kanë qëlluar. Njeriu kur shfaq dëshirë të arrijë deri tek qëllimi i tij, ai domosdo, duhet të planifikojë mënyrën se si do të arrijë deri tek ajo dëshirë, gjë që atij do t’i marrë kohë dhe mund.

    Ta zemë se dikush synon (ka qëllim), p.sh. të ketë sukses në provim. Për këtë arsye, ai shkon në shkollë çdo ditë, kalon kohën në mësime dhe vërtet derdh shumë mund. Ai, ia ndalon vetes që kohën e lirë t’a kalojë me shokët e tij, ose të shikojë ndonjë program televiziv që ia ka ënda, ose e ndalon veten të shkojë me familjen e tij diku, në ndonjë gosti gazmore, etj. Vazhdon të mësojë vazhdimisht, dhe gjithashtu fle shumë pak. Të gjitha këto, i bën vetëm për të arritur qëllimin.

    Nga përvoja njerëzore, është vërtetuar se njeriu, i cili nuk e ndal veten prej asgjëje që dëshiron për t’a shijuar, nuk mund t’a realizojë asnjë synim të mirë në jetën e tij. Pse? Sepse atij, për të arritur deri tek ajo e mirë, i duhet të punojë, të jetë i përpiktë dhe të sakrifikojë nga vetvetja.

    P.sh. nxënësi, i cili pjesën më të madhe të kohës e kalon në lojëra, nuk e frenon veten, por i plotëson të gjitha dëshirat e tij, dhe çdo minutë e kalon me gjëra të kota, ai në këtë mënyrë, realizon vetëm dëshirat e tij të atypëratyshme. Ky njeri, kurrë nuk do të arrijë deri tek qëllimi tij final, asnjëherë. Ai do të mbetet pa ardhmëri, pa jetë të ndershme, dhe nuk do të arrijë t’a shijojë dhe përjetojë atë. Kështu është në secilin sektor të jetës. Tregtari, nëse nuk endet shumë në kërkim të mallit të mirë, dhe nëse nuk gjen çmime të volitshme apo mesatare, ai nuk ka arritur të bëjë asgjë, sepse konsumatori e dikton çmimin.Tregtari duhet të ketë edhe bashkëpunëtorë besnikë, se përndryshe do të falimentojë. Kështu, nuk do të mund t’a realizojë atë, që ai dëshiron.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    E mira absolute

    Nëse dëshirojmë të veprojmë për hir të së mirës, (duhet t’a dimë se) e mira e vërtetë vjen vetëm prej All-llahut të Lartësaur. Ajo, që vjen prej Tij, mbetet dhe nuk zhduket. Ajo vetëm rritet, dhe asesi nuk pakësohet. Pra zhvillohet dhe nuk zvogëlohet. Çdo gjë, që është në botë, zvogëlohet me përjashtim të mirës, që vjen prej All-llahut xh.sh., sepse ajo gjithnjë shkon duke u shumëfishuar.

    Një shembull thotë: Pasuria është shërbëtor i mirë, ndërsa zotëriu është i lig. Pra, nëse arrin të kesh pasuri, arrin që të realizosh shumë gjëra, ndonëse jo të gjitha. Nëse atë e vë në shërbimin tënd, mund të blesh me të çfarë të duash, dhe çfarë të shijon. Por, nëse ti, e konsideron atë si zotëruesin tënd, atëherë ti do t’a grumbulloje atë. Ti nuk ke qëllim tjetër, përveç ambicies për të grumbulluar sa më shumë pasuri, ngado që të vijë ajo, qoftë nga rruga e hallallit, qoftë nga e haramit.

    Këtë e bën, sepse je bërë rob i pasurisë. Prej saj nuk ke kurrfarë dobie, por përkundrazi, ajo të ka burgosur dhe të ka ndaluar të shijosh ato që dëshiron, sepse ke frikë se mos po të shpenzohet ajo (pasuria). Gjithashtu, pasurinë nuk e përjeton, sepse dëshira e madhe për të, nuk të lejon që ajo të ikë nga ti (të të dalë nga duart).

    Duhet t’a kesh parasysh, se pasuria nuk është risku yt i drejtëpërdrejtë. Ajo është risku yt, por në mënyrë të tërthortë. Ti, me të, blen gjëra, por të gjitha ato që i blen nuk i përdor, sepse ti nuk ke dobi të drejtëpërdrejtë. Për ta sqaruar këtë le të marrim si shembull ushqimin. Le të supozojmë se ti ke dy kodra, njërën me flori dhe tjetrën me argjend, ndërkohë që ti je i uritur dhe i etur. A do të mund të ushqehesh prej kodrës me flori? A do të mund të pish prej kodrës me argjend? Sigurisht që jo. Sikur të vijë një njeri me një bidon me ujë, dhe të kërkojë prej teje gjysmën e kodrës me flori, (në këmbim të një gote me uj&#235, ndërkohë që ti je duke vdekur nga etja, a nuk do t’ia jepje gjysmën e pasurisë? Ndërsa tjetri sjell ushqim, ndërkohë që ti je duke vdekur nga uria, dhe të kërkon gjysmën e kodrës me argjend. A nuk do t’ia jepje? Sigurisht që po.

    Pra, çdo gjë që njeriu e përjeton në këtë botë, dhe e mbështet në programin e All-llahut do të ishte e mirë, dhe çdo gjë që e largon prej këtij programi, do të ishte e keqe. Nëse e përdor pasurinë për t’i ndihmuar të varfërit, të gjorët, jetimët, apo për vepra të mira bamirësie, kjo do të ishte e mirë, por nëse e përdor atë për shkatërrimin e njerëzimit, kjo do të ishte e keqe, ose pasuri e pavlerë. Nëse e shpenzon pasurinë për të evituar tiraninë, ose për të pastruar të keqen mes njerëzve, dhe gjykon me drejtësi, kjo do të ishte e mirë. Por, nëse e përdor atë për të rritur vuajtjet e njerëzve, apo për të ushtruar mizori, apo perversitet, kjo do të ishte e keqe. Nëse e kalon jetën me vepra fisnike e të ndershme, kjo do të ishte e mirë, ndërsa nëse e përdor për t’iu shkaktuar dhembje dhe armiqësi njerëzve, kjo do të ishte e keqe.

    Kështu pra, nuk kemi të kuptuar absolut të gjësendeve. Por, secila gjë, vlen aq, sa dhe si e shfrytëzon. Nëse e përdor për të keq, siç thamë më sipër, ajo do të llogaritet si mjet i së keqes në univers.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Njeriu dhe ngjarjet nė univers

    Ngjarjet nė univers janė tė shumta. Ato nuk kalojnė nė mė shumė, se nėpėr tre kanale kryesore:

    1. Ngjarje qė e godasin njeriun, por, nė fakt, ai nuk ka tė bėjė fare me to. Brenda kėsaj ngjarje ėshtė prezent dora e njeriut, por jo edhe zgjedhja e tij. Kėto njihen si kadere tė All-llahut tė Lartėmadhėruar. Le tė themi p.sh., se njė njeri ėshtė duke ecur nėpėr trotuar (rrugės sė vet) dhe i bie ndonjė gur, ose e pėrplas ndonjė makinė, ose mund t’i pėsojė djali ndonjė aksident, ose e godet ndonjė sėmundje e pashėrueshme, etj. Tė gjitha kėto ndodhi nuk janė rezultat i veprimit tė njeriut, ato konsiderohen tė jashtme. Njeriu goditet pa vullnetin e tij, dhe s’ka mundėsi tė shpaguhet nga dikush pėr atė dėmtim, pėrveēse vetja e tij, qė do tė vuajė.

    2. Ngjarje qė e godasin njeriun, pėr shkak tė tjerėve. Le tė themi p.sh. se njė njeri tė del pėrpara, tė huton dhe kėrkon tė zihehet me ty, ose tė sulmon nė rrugė, ose tė shtyn dhe tė
    rrėzon nė tokė, e tė tjera tė kėsaj natyre.

    3. Ngjarje qė ndodhin, por qė kanė pasur mundėsi alternative... Kjo rjedh nga programi i All-llahut tė Lartėsuar, nė dhėnien e lirisė ‘vepro ose mos vepro’. Pėrderisa All-llahu xh.sh. tė ka thėnė ‘bėje’, ti nė sajė tė lirisė qė posedon mund qė mos t’a bėsh, se pėrndryshe nuk do tė kishte thėnė ‘bėje’. Kur Ai. xh.sh., tė thotė: ‘mos e bėj kėtė’, ti gjithashtu, nė sajė tė lirisė qė posedon mund qė t’a bėsh, se pėrndryshe All-llahu nuk do tė thoshte ‘mos e bėj’.

    All-llahu i Lartėmadhėruar, ka paraparė qė njeriu tė ketė lirinė e zgjedhjes, dhe nė sajė tė saj, ai do tė japė pėrgjigje. Me tė, ai (njeriu) do tė shpėrblehet pėr tė mirė, ose do tė ndėshkohet pėr tė keqen e bėrė. Qė tė dyja kėto, shpėrblimi dhe ndėshkimi, janė drejtėsi. Kėshtu do tė jetė edhe pėr jetėn tėnde tė pėrditshme. Ēfarė ke ngėnė? Me kė po rri? Ēfarė po vesh? E tė tjera pyetje, prej gjėrave tė jetės sė pėrditshme.

    Gjėrat, tė cilat nuk kanė qenė nė dorėn tėnde, pra, qė nuk kanė ndodhur sipas dėshirės tėnde, dhe pėr tė cilat nuk ke pasur mundėsi zgjedhjeje, janė caktime tė All-llahut xh.sh., pra ato vijnė nga vullneti i Tij absolut, nė univers.

    Secila ndodhi, qė vjen drejtėpėrdrejt nga All-llahu i Lartėmadhėruar, padyshim, qė duhet tė njihet si e mirė, sado qė ajo tė jetė ngarje tragjike, sipas syrit tonė, apo teorive tona. Dituria jonė ėshtė e kufizuar, ne nxitojmė nė gjykime dhe llogaritė tona e nxjerrin (atė ndodhi) si diēka shumė tė keqe. Por, ēdo gjė, qė vjen prej All-llahut, padyshim qė ėshtė e mirė, por ai qė e ka zemrėn e ngushtė, dhe ėshtė i padurueshėn (pa sabėr), ai humbet. Ne, kėtė lloj njeriu, e shohim si jo tė plotė nė vetvete.

    All-llahu, me vullnetin e Vet, na dha shembuj pėr kėtė lloj tė natyrės sė njerėzve, nė kaptinėn kur’anore ‘Shpella’ – ‘Kehf’. Musai a.s. kishte njė takim me Robin e Mirė . Tė gjitha veprat, qė i bėri Robi i Mirė, nga pikėpamja e Musait a.s. ishin vepra tė gabuara. Ata hipėn nė njė anije tė disa skamnorėve, dhe ai (Njeriu i Mirė) e zhbiroi anijen nė mėnyrė qė tė fundosej. Ai vrau njė fėmijė pa pasur faj fare, pasi ai ende nuk kishte arritur nė moshėn e pubertetit, dhe sė fundi, ata hynė nė njė fshat, populli i tė cilit ishte koprac, pėr arsye se ata nuk iu servuan atyre asnjė kafshatė buke, edhe pse ata i kishin parė se ishin tė uritur. Megjithatė, Robi i Mirė iu riparoi atyre njė mur, i cili ishte duke u shembur!

    Tė gjitha kėto veprime, nga pikėpamja e Musait a.s. ishte tė gabuara. Por, qė tė gjitha kėto ndodhi ishin prej kaderit tė All-llahut. Ato, me vete, bartnin pėrplot tė mira (hajre). Ai e zhbiroi anijen qė tė fundosej, sepse mbreti i atij populli kishte sjellė njė vendim qė t’i uzurponte tė gjitha anijet e qytetarėve tė atij shteti. Kur xhandarmėria e pa se anija e tyre ishte e shkatėrruar, u largua dhe nuk ia mori atė skamnorėve. Ata, me njė riparim tė vogėl, arritėn qė tė punojnė pėrsėri, po me atė anije.

    Ndėrsa fėmija kishte pasur njė ardhmėri tė keqe, dhe ai, gjithashtu, do tė bėhej shkaktar qė prindėrit e tij tė mirė, tė mohonin Zotin dhe tė pėrfundonin nė xhehennem. Atyre, All-llahu, ua zėvendėsoi atė me njė fėmijė tjetėr. Ishte pra, mėshira e All-llahut qė e mori para se tė mbushte kohėn e pubertetit dhe t’a shpinte atė nė xhennet, pa e marrė nė llogari.

    Ndėrsa muri, kishte nė themel njė thesar florinjsh, i cili ishte pronė e jetimėve tė njė njeriu tė mirė. Me riparimin e atij muri, ai pėrforcoi atė mur qė tė qėndrojė (pa u rrėzuar) derisa tė rriten fėmijėt. Kur ata do tė rriteshin, do t’a riparonin murin qė nga themeli, dhe aty, do t’a gjenin thesarin qė ua kishte lėnė babai tyre. Eshtė edhe njė qortim i popullit tė atij fshati, por, pėr mė gjėrė, mund tė lexoni nė librin ‘Tregimet e Kur’anit’, nė kaptinėn ‘Kehf’ – ‘Shpella’.

    Pra, ajo se ēfarė paraqitet nė sipėrfaqe tė ngjarjeve, nuk ėshtė e tėra, prandaj ne nuk mund tė japim konkludimin pėrfundimtar (vetėm nė bazė tė gjėrave sipėrfaqsore). Pėr arsye se, ne, nuk kemi para vetes tė tėrė ngjarjen dhe pėrfundimin e saj. Ne, vetėm, sa shohim disa skena, por ende na kanė ngelur pa parė skenat e tjera tė shumta. All-llahu i Lartėmadhėruar, nė Kur’anin Kerim, thotė:

    " و ما أوتيتم من العلم الا قليلا "

    “ ...kurse juve, ju ėshtė dhėnė shumė pak dituri.”

    Gjithashtu, thotė:

    "و لكن أكثر الناس لا يعلمون"

    “...por, shumica e njerėzve nuk dinė (nuk kuptojnė).”

    Tani le t’i kthehemi vetvetes. Kur neve na godet diēka, le ta dimė se ajo ishte nga All-llahu xh.sh., prandaj t’a presim si njė vepėr me tė ardhme tė mirė, edhe pse nuk e dimė urtėsinė e saj. All-llahu xh.sh. na ka argumentuar, se ne nuk jemi kompetentė, qė tė japim konkludimet pėrfundimtare pėr ngjarjet, e as pėr ato gjėra qė nuk na pėrkasin neve, e qė janė nė univers.

    Pėr kėtė arsye, gjejmė versete tė shumta nė Kur’anin Kerim, tė cilat kėrkojnė nga ne, qė mos t’i parafrazojmė ngjarjet dhe tė japim konkludime, duke u bazuar nė dijen tonė, sepse ne jemi tė kufizuar dhe shumė tė cekėt.

    Kėshtu, le ta lexojmė kėtė ajet kur’anor:

    " و عسي ان تكرهوا شيئا و هو خير لكم و عسي أن تحبوا شيئا وهوشرلكم و الله يعلم و أنتم لا تعلمون"

    “Ndodh qė ju t’a urreni ndonjė gjė, por ajo (nė realitet) ėshtė (pėrcaktuar tė jetė) e mirė pėr ju, gjithashtu, ndodh qė ju tė dėshironi diēka, por ajo (nė realitet) ėshtė e keqe pėr ju. All-llahu e di, ndėrsa ju nuk e dini.”

    Kėshtu, All-llahu i Lartėmadhėruar, na informon, se ne nuk jemi kompetentė qė t’i gjykojmė ngjarjet qė ndodhin tek ne, e aq mė tepėr ato qė ndodhin nė univers. Ndodh qė ne t’a urrejmė njė send, por nė realitet, aty, ka tė mira tė shumta, pėr tė cilat ne nuk kemi dijeni, ndėrkohė qė ne mendojmė se ai ishte njė ndėshkim, apo diēka tjetėr.

    Por, nė realitet, ai “ndėshkim” ishte njė ndodhi, qė solli tė mira tė shumta pėr ne. Por ngjan, qė midis nesh tė ndodh diēka, qė tė jetė e “mirė” sipas nesh, por qė nė realitet ėshtė njė e keqe dhe dėm i madh pėr ne.

    Ne duhet qė t’a mbėshtesim ndodhinė, tė cilėn e patėm kader, sepse njerėzit nuk i dallojnė ngjarjet midis tė mirės dhe tė keqes (hajrit dhe sherrit). Njerėzit nuk mund t’a kuptojnė, sepse atyre u ėshtė i panjohur realiteti, pėr sa ndodhi, dhe si ndodhi. Pėr kėtė arsye, ne duhet t’a marim si njė ngjarje qė ka tė mirėn brenda, sepse kur vijnė kaderet e All-llahut, ato janė pėrplot tė mira (hajre). Ndėrsa e keqja vjen prej dorės sė njeriut.

    Le tė diskutojmė pėr njė njeri, i cili ka qenė i pasur, apo i pushtetshėm, e mė pas All-llahu xh.sh. e ka rrėzuar atė nga pushteti, apo ia ka marrė atij pasurinė, etj. Ky njeri mendon se, ajo qė i ndodhi, ishte njė e keqe e madhe pėr tė, dhe nuk ndalet sė vajtuari, aq sa e dėgjojnė tė gjithė. Ai nuk i ndėrpret ankesat e tij, nė drejtim tė All-llahu xh.sh., pėr kaderin qė i ndodhi, por realiteti nuk ėshtė absolutisht i tillė.

    Le t’a lexojmė thėnien e All-llahut xh.sh.:

    " قل اللهم مالك الملك تؤتي الملك من تشاء وتنزع الملك ممن تشاء وتعز من تشاء و تذل من تشاء بيدك الخير انك علي كل شيء قدير"

    “Thuaj: O All-llahu im, qė e ke tėrė pushtetin, Ti i jep pushtet atij, qė do dhe ia merr pushtetin atij, qė do. Ti e lartėson kė do, dhe e poshtėron kė do, nė dorėn Tėnde ėshtė mirėsia. Ti, me tė vėrtetė, ke mundėsi pėr ēdo send.”

    Pėrderisa, i Lartėmadhėruari, kėrkoi prej nesh qė, pėr ēdo gjė, t’i drejtohemi Atij me thėnien: “Nė dorėn Tėnde ėshtė mirėsia”, ajo qė do tė vijė nga Mbreti i Mirėsisė ėshtė e mirė, gjithashtu edhe nėse tė merret, edhe ajo ėshtė e mirė. Tė mirėn, qė vjen nga Mbreti i Mirėsisė, askush nuk mund tė ta ndalojė, dhe askush nuk dyshon se ajo ėshtė e mirė. Kur All-llahu i jep pushtet dikujt, ai duhet t’a kuptojė, ose t’a shpjegojė kėtė, si njė dhuratė tė mirė pėr tė, sepse secili njeri e shpjegon kėtė si njė gjė tė mirė, por si mund tė kuptohet tė larguarit nga pushteti, si njė gjė e mirė!?

    All-llahu xhele xhelaluhu thotė: “ ...dhe ia merr pushtetin atij qė do...” Marrja e mbretėrisė ose pasurisė, nuk ndodh nėpėrmes lirisė (me vullnet tė lirė), por domosdo qė All-llahu ua merr ato njerėzve me anė tė puēit, edhe pse kėta njerėz dėshirojnė qė tė vazhdojnė tė qėndrojnė sipas atij sistemi. All-llahu xh.sh., ua merr atyre me zor dhe nė mėnyrė tė vrazhdė. Atėherė si mund tė quhet, ky puē, gjė e mirė!?

    Themi se All-llahu e di pėrfundimin e plotė, qė prej fillimit, deri tek mbarimi i ngjarjes. Ai i njeh gjėrat, dhe ndodhitė e njerėzve, para se tė ndodhin, dhe si do tė pėrfundojnė. Ai e di se kush prej tyre do tė shpėrblehet me xhennet, e kush do tė dėnohet me zjarr. Pėr Tė, nuk ka ndėrprerje tė ngjarjeve, sikur qė i kemi ne, nė formė sekuencash. Pėr Tė, ēdo gjė, ėshtė e pėrkryer dhe absolute. Fillimet dhe pėrfundimet janė tė lidhura njėra me tjetrėn . Ai, i cili bėn njė punė tė mirė, do t’a gjejė atė nė xhennet, ndėrsa ai, i cili ka bėrė mėkate dhe shkatėrrime nė tokė, do tė ndėshkohet nė ahiret.

    Pėrderisa, prej fillimit tė mbarė pritet rezultat i mirė, atėherė nga fillimi i keq pritet rezultat i keq. Kėshtu ėshtė edhe me mbretėritė. Ato demostrojnė forcėn, pushtetin, urdhėrat, dhe nėnshtrimet. Ato ndonjėherė sillen ndaj popullit me arrogancė, mizori e nganjėherė i kalojnė kufijtė duke terrorizuar masėn. Kur, All-llahu xh.sh., ua merr me zor pushtetin disa njerėzve, ata nuk e dinė se ua ka marrė atė, pėr t’i shpėtuar nga zjarri i pėrhershėm nė ahiret.

    All-llahu i Lartėsuar, me dijen e Tij tė pafundme, si i Gjithėdijshėm, e di se cili njeri do tė shndėrrohet nė diktator dhe nė tiran. Pėr kėtė arsye, mbase prej Rahmetit tė Tij, dėshiron qė t’a shpėtojė atė nga dėnimi i rreptė, prandaj edhe ia mer pushtetin pėr t’a ndaluar katastrofėn qė do tė mund tė vinte. Njėkohėsisht, do t’a shpėtonte nga vuajtja e pėrhershme. Kjo pra, a do tė ishte hajėr apo sherr?!

    Sikur tė mos ia merrte pushtetin, ai do tė vazhdonte tė qėndronte edhe pėr pak vite nė pushtet, por, mė nė fund, pak para se tė mbaronte jetėn e tij, do t’a humbiste atė. Marrja e pushtetit do tė duhej tė konsiderohej mėshirė ndaj tij. Ai do tė ndahej prej aty me mirėsjellje, dhe kėshtu nuk do tė bėhej prej tė hidhėruarve tė All-llahut.

    Njeriu nė momentin kur i mirret mbretėria (pasuria), mendon se pėr tė ēdo gjė ėshtė keq e mė keq, por kur tė shkojė nė ahiret do t’i jetė falenderues dhe do t’i bėjė sexhde All-llahut xh.sh., sepse Ai e ka shpėtuar nga zjarri i xhehennemit.

    Kėshtu ėshtė edhe me tė krenuarit nė kėtė botė, kur njeriu pason mėkatin. Tė krenuarit (mburrja) e largon njeriun nga All-llahu xh.sh., dhe e bėn atė arrogant dhe keqbėrės. Kur All-llahu i Lartėsuar, ia merr atij kėtė krenari, Ai e kthjell atė dhe ia tėrheq vėrejtjen. Atėherė njeriu do ta kuptojė se paska qenė i nevojshėm shumė pėr All-llahun xh.sh. Ai do t’i ngrejė duart kah qielli dhe do tė thotė: O Zot! Dhe ndoshta, pas kėtij momenti, do tė fillojė tė ecė drejt rrugės sė vėrtetė, e tė largohet prej rrugės sė shtrembėr, qė ishte duke shkuar, prej asaj rruge qė do t’a dėrgonte nė shkatėrrimin total.

    Pra, secili kader (caktim), qė vjen prej All-llahut xh.sh., sado i dhimbshėm tė jetė nė shikimin sipėrfaqėsor, apo tė jetė i dėmshėm sipas kuptimeve njerėzore, nė realitet, ai ėshtė i mirė dhe i hajrit. All-llahu i Lartėmadhėruar ėshtė Ai, i Cili na krijoi dhe nėnshtroi pėr ne ēdo gjė, qė ka nė qiej dhe nė tokė. Lartėmadhėria e Tij na do tė mirėn, por njeriu dėshiron t’i pėrshpejtojė gjėrat dhe nga injoranca e tij nuk e di se All-llahu xh.sh, pėr tė ka caktuar (mė tė mirėn), pasi Ai ka Urtėsinė e Tij absolute nė Mretėrinė e Tij, ndėrsa ne, edhe nėse arrijmė tė kuptojmė ndonjė gjė, mbetemi pa kuptuar diēka tjetėr.

    Disa njerėz, i shohim t’iu ngushtohen zemrat, kur thonė se e kam lutur All-llahun xh.sh. pėr kėtė e atė, por nuk mė ėshtė pėrgjigjur. Atyre iu themi: Pėrgjigja, nė brendi, ka tė mirat e veta, gjithashtu edhe mospėrgjigja ka tė mirat e veta. Ndoshta, ajo qė ke kėrkuar nga All-llahu i Lartėsuar, ka qenė nė dėmin tėnd, sepse t’i e nuk e di nė fakt, nėse ajo do tė ishte e mirė apo e keqe, pėr ty. Sikur t’i pėrgjigjej kėrkesės tėnde ndoshta do t’a pėsoje shumė mė keq!?

    A nuk i mallkon nėna nganjėherė fėmijėt e vet para Zotit, kur ajo ėshtė gjendur ngushtė dhe ėshtė hidhėruar prej tyre!? A nuk e lut (pėr keq) njeriu All-llahun, kur ai ėshtė i zemėruar, pėr njerėzit mė tė afėrt tė tij!? Ēfarė do tė ndodhte sikur tė pranohej lutja e nėnės, pėr t’ia marrė fėmijėt, nga kjo jetė, pėrnjėmend? A do tė gėzohej nėna nė kėtė rast? A do t’a kishte falėndruar All-llahun, sikur t’i pranohej lutja?
    Kėshtu ėshtė edhe lutja e babės ndaj fėmijėve tė tij, ose e gruas pėr burrin e saj, kur ata janė tė zemėruar. Sikur qielli t’ua pranonte lutjet atyre, do tė shtohej mėrzia dhe zemėrimi edhe mė shumė. Por, duke mos ju pėrgjigjur atyre, ju ka dhėnė mirėsi tė shumta. Pėr kėtė, i Lartėsuari, nė Kur’anin Kerim, thotė:

    " و يدع الأنسان بالشر دعاءه بالخير و كان الأنسان عجولا"

    “Dhe njeriu e thėrret tė keqen, edhe pse lutjen e ka pėr tė mirė; njeriu (nga natyra e tij) ėshtė i vrullshėm.”

    Kėshtu pra, ėshtė me ata qė mendojnė se lutja do tė ishte e mirė, sikur t’iu pranohej, por realiteti do tė ishte i dėmshėm pėr ta. Kėto kėrkesa tė ngutshme dalin nga injoranca dhe mosnjohja e pėrfundimit tė ngjarjeve. Mosnjohja e tyre, se ēfarė mund tė ndodhė, ėshtė sekrtet. Ty sipas parallogaritjeve tė tua tė duket se ėshtė e mirė, ajo (ndoshta) koiēidon me kohėn dhe vendit nė tė cilėn je duke jetuar, por mund tė ndodhė qė parallogaritja jote tė jetė e gabueshme. Pse? Sepse mė vonė, mund tė dalin disa gjėra tė tjera, dhe do tė konkludoje se ajo (kėrkesa e parė) paska qenė e keqe e madhe, e ti mė parė nuk mendoje se ajo ishte e dėmshme, edhe nė tė vėrtetė nuk ndaleshe duke u lutur qė tė tė pranohej sa mė shpejtė duaja! Por, All-llahu i Lartėmadhėruar, me Urtėsinė e Tij, nuk tė ėshtė pėrgjigjur ty “pozitivisht”. Ai, nga Dituria e Tij, ka dėshiruar tė tė shpėtojė nga e keqja, e cila do tė vinte pėr ty, sepse e dinte se ajo pėr ty ishte e panjohur.

    Ti, mbase, dėshiroje tė ishe pranė sundimtarit, apo tė bėheshe prijėsi i njė grupi njerėzish.
    Por ditėt qė pasuan, e ndryshuan situatėn dhe ai sundues, u zėvendėsua me njė tjetėr tė ri, i cili do t’i spastronte nėpunėsit e sundimtarit tė vjetėr. Ndoshta, edhe ai sundues tė cilin e ėndėrroje do tė tė mundonte, do tė zemėronte me ngarkesa, tė cilat nuk do tė ishe nė gjendje qė t’i pėrballoje.

    A nuk kemi dėgjuar pėr sundimtarė, tė cilėt u rrėzuan nga pushteti me puē, prej njerėzve mė tė afėrt tė tij dhe madje qė edhe i ekzekutuan? Kemi dėgjuar, shumė raste tė tilla, veēanėrisht nė revolucionet, qė ndodhėn nė disa shtete. Kėto parafytyrime nuk janė tė vjetra pėr ne, por le t’a lexojmė thėnien e All-llahut nė Kur’anin Kerim:

    " و يذيق بعضكم بأس بعض"

    “...dhe tė shijoni vuajtjet e njėri-tjetrit...”

    Ti, kur drejtohesh drejt qiellit me duar e ngritura, lutesh pėr diēka, dhe shpreson se ajo lutje do tė pranohet. Me siguri, mendon se kjo lutje, sikur tė pranohet, do tė ishte e mirė pėr ty. Por, duhet qė edhe sikur ajo tė tė mos tė pranohet, po ashtu duhet t’a kuptosh se kjo ėshtė e mirė pėr ty. Sepse All-llahu xh.sh., me kėtė mospėrgjigje, tė ka ndaluar nga njė sherr i madh.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Kėmbėngulja pėr pasuri tė hajrit

    Njerėzit nė jetėn e tyre, kėmbėngulin gjithnjė pėr pasuri tė mirė. Kemi shumė njerėz qė habiten, kur shohin se si All-llahu xh.sh., i jep krenari dhe pasuri edhe pabesimtarit?!

    All-llahu xh.sh. na bėn me dije se njerėz tė tillė nuk i pėlqejnė. Nganjėherė, i furnizon pabesimtarėt pėr t’ua shtuar mėkatet dhe mohimin. Sikur t’ua ndėrpriste begatitė, mbase ata do tė kthjelleshin dhe do tė pendoheshin. Pėr shkak tė hidhėrimit tė lartė ndaj tyre, Ai ia lehtėson atyre pėrparimin nė botė.

    Le t’a lexojmė thėnien e All-llahut xh.sh. nė Kur’anin Kerim, se ē’thotė pėr pabesimtarėt:

    " فلا تعجبك أموالهم و لا أولادهم انما يريد الله ليعذبهم بها في الدنيا و تزهق أنفسهم و هم كافرون"

    “Le tė mos ngazėllejė ty (o Muhammed) pasuria, e as fėmijėt e tyre! All-llahu dėshiron t’i dėnojė me tė, nė kėtė botė, dhe t’a pėrfundojnė jetėn si jobesimtarė.”

    Nė kėtė ajet kur’anor, All-llahu i Lartėmadhėruar e kėshillon Muhammdein s.a.v.s., e kur kėshillohet ai, kjo do tė thotė se kjo kėshillė vlen pėr tė gjithė besimtarėt muslimanė.

    I Lartėsuari thotė: mjerė ai, i cili mendon vetėm pėr shtimin e pasurisė dhe fėmijėve, sepse ato janė dhuratė dhe vullnet i All-llahut. Mos mendoni se e mira qėndron nė to! Nėse ti vėren atė se ēka u jepet tė tjerėve, mos e lakmo atė, sepse ti nuk e di qė ajo mund tė jetė shkak i dėnimit tė tyre. Pasuria dhe fėmijėt e bėjnė njeriun tė mendojė se ato janė begati pėr tė, por nuk ėshtė thėnė se ato janė dhuruese begatish, nėse njeriu nuk e pėrkujton All-llahun xh.sh.

    Njeriu frikėsohet tė ndahet nga kjo botė, pėr shkak tė pasurisė dhe fėmijėve. Ai, i cili nuk e beson ahiretin, mendon se ka vetėm jetėn e kėsaj bote. Nėse i ikin ato (pasuria dhe fėmijėt), pėr tė ėshtė katastrofa mė e madhe, por edhe ky nėse u ikėn atyre, edhe kjo gjithashtu, do tė ishte njė katastrofė e madhe pėr tė. Sikur ai tė besonte nė All-llahun xh.sh. dhe nė Ditėn e Gjykimit, do tė ishte i bindur se edhe sikur atij t’i iknin tė mirat e kėsaj bote, ai do tė gjente tė mira tė shumta, nga All-llahu xh.sh., nė ahiret.

    Verseti kur’anor na lė tė kuptojmė, se pasuria pėrmban nė vete ngazėllimin (mahnitjen), gjithashtu, edhe fėmijėt pėrmbajnė nė vete ngazėllimin. Ai, i cili ka pasuri, ngazėllehet me pasurinė qė e ka. Gjithashtu, edhe ai qė ka fėmijė, mahnitet me fėmijėt qė ka. Nėse, All-llahu xh.sh., mundėson qė njė njeri t’i ketė tė dyja kėto tė mira, ai do tė ngazėllehej akoma mė tepėr.

    All-llahu i Lartėsuar dėshiron tė na tregojė se grumbullimi i pasurisė, dhe shtimi i fėmijėve nuk duhet t’i habitė njerėzit, pasi kur All-llahu xh.sh., i dhuron pabesimtarit pasuri dhe fėmijė, nuk e bėn kėtė pėr t’a nderuar atė, por pėr t’a dėnuar me to, nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.

    Skllavi i pasurisė edhe pse ka arritur pasuri tė madhe, gjithmonė jeton me frikė. Imani i tij ka humbur, sepse ai i frikėsohet skamjes. Pėr kėtė arsye, ai bėhet koprac, edhe me veten, edhe me fėmijėt e tij. Ai ėshtė i kujdesshėm pėr secilėn qindarkė qė shpenzon. Do tė shohim se, gjithnjė, ai ėshtė duke u frikėsuar (se mos varfėrohet), edhe pse posedon pasuri tė majme. Ai nuk ia plotėson dėshirat vetes, nga frika se po i harxhohet ajo (pasuria), apo se po e humbet atė! Ai, gjithnjė, ėshtė i stresuar, prej ankthit pėr t’i ruajtur ato. Ai ėshtė nė gjendje tė bėjė gjithēka, edhe sikur tė mėkatonte apo gabonte, vetėm nė emėr tė ruajtjes sė pasurisė sė tij. Ai drithėrohet prej ēfarėdo ndodhie, nga frika e humbjes sė pasurisė sė tij.

    Nė pamje tė jashtme, njerėzve u duket se ai po i gėzohet pasurisė sė tij, por nė realitet, ai jeton njė jetė plot ankth dhe frikė brenda qenies sė tij.

    E keqja e parė, qė i shkakton vetvetes njeriu i robėruar pas pasurisė sė tij, ėshtė se ai i harron shokėt e tij dhe All-llahun xh.sh. Ai i thyen zemrat e tė tjerėve dhe i mashtron njerėzit, duke ua marrė tė pafuqishmėve tė drejtat e tyre.

    Nga kjo, sa thamė mė sipėr, kuptohet se tė dhėnurit e pasurisė njė jobesimtari, nuk duhet tė merret si dashuri ndaj tij, por All-llahu ua jep atyre, qė gradualisht t’a bėjė ralitet fjalėn e Tij (dėnimin e tyre). Ky i harron kėta mohues, pėr shkak tė mosbesimit dhe joimanit tė tyre ndaj programin tė Tij, prandaj atyre u jep dhe ua shton pasurinė, derisa tė bėhen adhurues tė pasurisė sė tyre dhe t’a harrojnė adhurimin e All-llahut xh.sh. Kėshtu, pasuria e tyre, do tė vazhdojnė tė bėhet shkak, qė ata t’a injorojnė adhurimin e Tij, derisa tė vijė koha, qė ata do tė ndėrrojnė jetė (vdekja), e atyre t’iu merret shpirti, duke qenė pabesimtarė (qafirė). Atėherė, ēfarė do tė ndodhė nė Ditėn e Gjykimit?

    Lexojeni thėnien e All-llahut xh.sh., i Cili thotė:

    "ان الذين كفروا وماتوا و هم كفار فلن يقبل من أحدهم ملء الأرض ذهبا ولوافتدي به أولاءك لهم عذاب أليم وما لهم من ناصرين"

    “Ata, tė cilėt mohojnė dhe vdesin si mosbesimtarė, me siguri asnjėrit nuk do t’i pranohet pėr kompensim, qoftė edhe e tėrė pasuria e kėsaj bote. Ata i pret dėnim i dhembshėm. Atyre, askush, nuk do t’u ndihmojė.”

    A mos vallė, floriri dhe pasuria e tyre, ishte e mirė pėr ta? Apo, ishte e keqe dhe e dėmshme?

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    E mira dhe bota

    Disa njerëz supozojnë se bota nuk është e krijuar në mënyrë të mirë dhe të drejtë. Si është e mundur kjo?
    Ne, para vetes, shohim pamje të llojllojshme. Shohim të pasur, të varfër, shohim prej atyre që vdesin prej urisë, si edhe prej atyre që vdesin prej mbipeshës. Shohim, gjithashtu, reprezalje të ndryshme, shohim të verbër, të paralizuar që nuk lëvizin fare. Pastaj, ku mund të jetë ajo drejtësi, kur edhe fëmija vdes i uritur? Apo, kur vërejmë njeriun, që e ka kapluar sëmundja, apo plakën, e cila jeton në këtë botë e dëshpruar dhe e vetmuar?

    Nëse i hedhim, vetëm pak, vështrimin kësaj që më sipër thamë, do të shohim se, të gjithë këto ndodhi, janë fakte të vërteta. Por, është i vërtetë edhe fakti tjetër, se njerëzit e kanë lënë rrugën e programit të All-llahut xh.sh. Njeriu me arrogancën dhe me injorancën e tij, është ai vetë fajtori, i cili po e shkatërron botën, të cilën, ashtu siç e përshkuam, e ka kapluar skamja dhe mjerimi, në tërësi.

    All-llahu xh.sh., në Librin e Tij të Madhëruar, thotë:

    " و جعل فيها رواسي من فوقها وبارك فيها و قدر فيها أقواتها في أربعة أيام سواء للسائلين"

    “Dhe Ai, në të (në tok&#235, nga sipër vendosi kodra të palëvizshme, i bekoi dhe caktoi prodhimet e saj, në të. (të gjitha këto) I bëri për katër ditë (kjo është përgjigja) sqarim për ata që pyesin.”

    Përderisa, i Lartësuari All-llah, ka thënë: “dhe caktoi prodhimet e saj në të”, kjo do të thotë se ushqimi në tokë është me bollëk, dhe i mjaftueshëm për secilin njeri, që prej kohës së Ademit, e deri në Ditën e Kataklizmës. Këtë e argumenton edhe vetë realiteti ynë, pasi nëse ndodh që një shtet t’a kaplojë uria, administratorët e atij shteti importojnë artikuj ushqimorë të nevojshëm prej vendeve të tjera, ose ato ua japin atyre në shenjë bamirësie.

    Pra, ushqimi që u nevojitet njerëzve për ngrënie është i bollshëm në sipërfaqen e tokës. Nganjëherë, ose për çdo vit, një shtet mund të ketë tepricë, ndërsa një tjetër ka mungesë. Problemi është tek shpërndarja, e jo tek mungesa e ushqimit për njerëzimin. All-llahu xh.sh., e ka nënshtruar tokën dhe gjithçka tjetër në shërbim të krijesave të Tij.

    I Lartësuari, në Kur’an, thotë:

    " و الأرض وضعها لللأنام"

    “Dhe tokën e bëri për (dobinë e) krijesat.”

    Fjala ‘Enam’ do të thotë: krijesat e All-llahut, që prej kohës së Ademit, e deri në Ditën e Fundit. Por, a e përcaktoi All-llahu i Lartëmadhëruar, ndarjen e tokës për ndokënd prej krijesave të tij? Jo, nuk e ka bërë dhe nuk e ka përcaktuar. Toka, në tërësi, është e të gjithë njerëzve, por njeriu vetë krijoi shtete dhe, natyrisht, vendosi kufij midis tyre. Këto shtete dhe kufij, janë shkaktarët e problemeve në botë, ato shkaktojë luftërat dhe kështu betejat janë rezultat i këtyre ndarjeve.

    Sot jemi dëshmitarë, se kemi shtete që janë shumë të pasura, por që janë të pakta në numër. Fatkeqësisht, shumë pak prej tyre, janë në shërbim të së mirës. Ndërsa kemi shtete të varfëra, që janë të shumta në numër, por që, edhe prej tyre, shumë pak janë në shërbim të së mirës. Ky është një prej shkaqeve të mosbarazpeshimit ekzistues, në kohën të cilën po jetojmë. Sikur gjërat të liheshin të rridhnin, ashtu siç e ka paraparë ligji (sheriati i All-llahut), nuk do t’i kishte probleme, e aq më tepër nuk do të ekzistonte problemi i të ushqyerit. Ushqimi, njerëzve do t’u vinte pa strese dhe pa ndonjë lodhje, sikur t’a kishim këtë barazpeshim.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •